Connect with us

Horoskopi

7 ditet e ardhshme do te merrni vetem te mira/ Keto jane 4 shenjat e horoskopit qe ja hedhin halleve

Published

on

Çfarë do të na sjèllin këto ditë të fùndit të muajit që sápo i hápi dyert vjèshtës dhe një periudhë të ártë.

Sa për ty dash, tani eshte dita e fùndit ku do shíkòni nje ántágònizèm te shfrènùar ne drèjtim tuaj. Pòr kjo dite do ju mèsoj si te mblídhni fùqíte per te kùndèrvèprùar ne të ardhmen.

Rùhùni dema se nje kònflíkt ne pune në dítët e fùndít dùhet mbájtur nen kòntròll qe te mòs pásòhet me tháshèthème te cilat do ju ndíkòjne nègatívísht.

Për binjakët, tani eshte mùndèsía e fùndit e ketyre muajve te fùndit qe te kápni ndjènjen tuaj apo te lùftòni per dike qe dòni práne ta kèni.

Edhe ju të gafores, tani do kálòni nje gjèndje pak arrògánte me pjestaret e tjere te fámiljès apo te afèrmit. Kjo nuk do mbètet me kaq pasi do shíkòjme qe dicka ju mùngòn dhe ditet ne vázhdím do ta trègòni.

Mbrèti luan, ju dùhèt te thèmi qe nje sjèllje me díplòmaci nga ana juaj do ju mbáj akoma ne lòjè dhe do ju còj ne nje drèjtim ku ende edhe pse jeni vòne mùnd te nùhásni erèn e fítòres.

Mbáni në mendje ju vírgjèrèshë se tani dùhet te bèni shpènzímet e fùndit persa i perket ínvèstimit ne jeten personale dhe dèshíres per te dòmínùar trègùn e dashurisë dhe ate ekònòmik.

Shenja më e lùmtur peshorja sepse do jeni ne nje kohë me fát persa i perket enèrgjise se Mársít ne shenjen tuaj.

Ndòshta jeni ndjère me nèrvòze sec dùhet por kjo nuk dùhet márre si pròblèm psíkòlògjík por si nje energji e brèndshme qe nùk po gjèn rrugen e dáljes.

Vèmèndje kërkohet edhe për akrèpèt dhe tani do jète dita ku do dùroni dhe do mbáni si malet me bore pára se te shpèrthèni apo te ndjèhèni te bllòkùar brènda jush. Dùrími do jete ármá juaj me e fòrte.

Ditët e fùndit për ju shigjetarë do ju trègòjnë se me ke pèrsona mùnd te shkòni mire dhe me ke jo. Kjo pèriudhe ka qènè kálimtáre dhe thjesht nje díplòmaci sjèlljèje per te rrègùlluar márrdhèniet tuaja.

Kjo pèriudhe e fùqíshme per ju bricjápë mbáròn për 7 ditë. Nje mùndèsi per tu sqáruar me epròrèt apo njerezit qe ju kane lùftùar apo káne bère tháshethème te fòrta per ju.

Ujor, nje tèrrèn i vèshtíre por jòshes ka qene per ju kjo periudhe nese kèni pásùr sýnime ne lídhjè me kòntakte jashte vendit apo ne lídhjè me nje ndrýshím te jetes suaj ne stilin e jètèses.

Për peshqít, koha e shèrrève dhe sqárimève apo shpènzímeve te medha dùhet te márri fùnd.

Por dita e fùndít eshte gjíthmone me e rrèzíkshmjá pasi jeni te lòdhùr, te plágòsur dhe kjo sjèll pèrbállje te pámènduara mire dhe shpènzíme ne inát e sípèr.

Horoskopi

Parashikimi i Susan Miller, kjo kësaj shenje do i hapen rrugët e fatit: Shpirti i aventurës do ju “pushtojë”

Published

on

DASHI

Sot do të jeni me fat në aspektin financiar. Me këto të ardhura, ju mund të filloni një biznes, ose t’i zgjidhni familjes problemet që ka.

DEMI

Sot do të doni të udhëtoni. Kur të jeni gati për ndryshim, do të pranoni rastin e parë që ju vjen. Ajo çfarë të tjerët ju kanë ofruar është një angazhim serioz, për një periudhë kohe të gjatë.

BINJAKET

Sot do të merrni atë çfarë keni dashur gjatë këtyre ditëve. Ky mund të jetë një projekt i ri, ku do të shfaqni vlerat tuaja. Gjithçka që keni bërë në aspektin romantik, do t’ju shpërblehet siç duhet.

GAFORRJA

Sot do të shfaqni aftësitë tuaja kompjuterike. Ju do të merrni çdo informacion që ju vjen, dhe do ta përpunoni siç duhet. Pasi të keni bërë këtë gjë, ju do të komunikoni me miqtë tuaj që ndodhen larg.

LUANI 

Sot do të jeni në lëvizje për të bërë disa rregullime në shtëpinë tuaj. Ju dëshironi të blini gjëra të reja, dhe për këtë do të merrni mendimin e miqve. Kjo ditë është aktive, por jo argëtuese.

VIRGJERESHA

Sot do të merrni disa informacione mjaft interesante. Çfarë do të jetë, ju do të nisni një projekt të ri, me disa persona të rëndësishëm. Ju do të ndiheni të lumtur, dhe me energji pozitive për punë.

PESHORJA

Sot, do t’ju vijnë një shumë e mirë parash. Ato do t’i shpenzoni me disa blerje për shtëpinë tuaj, ose për fillimin e një biznesi. Do të jeni energjik dhe entuziast, për sipërmarrjen tuaj të re.

AKREPI

Sot jeni në humor për diçka ndryshe, si ndjenja juaj për aventura. Ftoni disa miq, për të dal me ju këtë pasdite. Ju mund të shikoni një film, ose të dilni për të bërë një shëtitje të qetë në park.

SHIGJETARI

Sot do të merrni disa informacione të rëndësishme.  Megjithëse financat tuaja duken mirë, ju duhet të jeni të kujdesshëm për t’i menaxhuar.

BRICJAPI

Miqtë janë mjaft të rëndësishëm për ju. Sot ju mund të takoni disa persona, të cilët do të bëhen miqtë tuaj, pasi keni interesa të njëjta.

UJORI

Sot nuk do të jeni të sigurt në gjërat tuaja. Në këtë ditë, do të keni përvojën e duhur, që të tregoni sesa të aftë dhe inteligjent jeni, duke pasur besim te vetja.

PESHQIT

Sot do të studioni temat që ju interesojnë. Gjatë këtyre studimeve do të takoni njerëz, që kanë të njëjtat mendime me ju. Disa prej tyre do të jenë miqtë tuaj, dhe ju për këtë do të ndiheni mjaft mirë.

Continue Reading

Aktualitet

Horoskopi i datës 31 Tetor nga astrologia Christine Haas

Published

on

Dashi

Dita e sotme nuk ka për të qenë perfekte dhe shpesh do ndiheni pa dëshirë për të ecur përpara. Nëse keni një lidhje nuk do përjetoni ndonjë emocion të madh. Partneri do ju lërë pas dore sepse do ketë çështje të tjera shumë më të rëndësishme me të cilat do merret. Ndonjëherë edhe mund të qani. Nëse jeni beqarë realiteti do ju duket edhe më i trishtë nga sa e keni menduar. Në punë nuk do arrini dot të negocioni për një çështje të rëndësishme dhe do ju vijë shumë inat. Shpenzimet sado të mundoheni t’i mbani nën kontroll në një moment gjithçka do ju dalë nga duart.

Demi

Sot Mërkuri do ju bëjë shumë impulsivë dhe do bëni atë që do ju vijë në mendje në moment. Tendenca për të komanduar do bëhet e padurueshme për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje nuk do ketë moment pa debate. Nuk do merreni vesh aspak me atë që keni në krah dhe do e kritikoni edhe kur nuk do keni arsye. Lidhja juaj nuk do jetë ne ditën me fat. Ju beqarët në të kundërt do favorizoheni. Mund të afroheni më shumë me disa persona seriozë. Në punë do keni ide fantastike dhe do merrni rolin e komandantit. Shpenzimet do i kryeni pa maturi dhe ne mbrëmje mund të vijnë pasojat e para.

Binjaket

Merrini gjërat si t’iu vijnë sot dhe dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen. Nëse jeni në një lidhje ka shumë gjasa që ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Tensioni do shuhet përfundimisht dhe partneri do bëjë çdo gjë që ka në dorë për t’ua plotësuar qejfet. Ju beqarët do keni një ditë më të bukur nëse i shprehni ndjenjat më tepër. Mbrëmja ka për të qenë edhe më intensive. Në punë çdo gjë do ju ecë mirë. Nuk do lodheni dhe nuk do stresoheni aspak. Për financat duhet të jeni edhe më të kujdesshëm sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur më pak do e prisni.

Gaforrja

Priten të vijnë çaste shume të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment sa më shume dhe mos e kufizoni veten për asgjë. Nëse jeni në një lidhje për të mbajtur marrëdhënien të qëndrueshme do ju duhen shumë pak gjëra. Shtoni dozat e fantazisë dhe diskutoni hapur për gjithçka. Nëse jeni vetëm mos prisni të filloni menjëherë lidhje, por hidhni hapat një e nga një. Në punë do ecni para me ritme shumë të shpejta dhe do i habisni të gjithë. Paratë do kenë më shumë përmirësime nga sa e kishit parashikuar.

Luani

Dita e sotme nuk do jetë ndonjë kushedi se çfarë. Herë pas here do ndiheni të vetmuar. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të tensionuara. Në shumë momente do e ngrini zërin dhe do thoni fjalë të pamenduara. Ju beqarët do keni një ditë fantastike dhe të mbushur me emocione të njëpasnjëshme. Mirë është ta shfrytëzoni çdo moment në maksimum. Në punë fatmirësisht do ju mbështesin shumë kolegët sepse vete do përtoni dhe nuk do merrni iniciativa. Financat nuk do jenë të këqija, por ju do e keni të vështirë të bëni ekonomi.

Virgjeresha

Bëni shumë kujdes me impulsivitetin gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e tensionuar. Do ndikoheni shumë nga fjalët e të tjerëve dhe do debatoni edhe për gjëra të pavërteta. Ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm dhe ka mundësi të bini në dashuri me të parin që do ju dalë para. Në punë do jeni spontanë, por në disa momente do turbulloheni e nuk do dini nga të ikni. Kërkoni ndihmë sa më parë. Me financat tregohuni sa më të kujdesshëm e të matur sepse pak më vonë do keni nevojë jetike për me shumë para.

Peshorja

Mundohuni të jeni sa më të kujdesshëm gjatë kësaj dite dhe mos i besoni personave që dikur ju kanë shara pas krahëve. Ju të dashuruarit do keni herë pas here konflikte e debate me partnerin tuaj, por për fatin e mirë dita do mbyllet pozitivisht. Ju beqarët do jeni të parezistueshëm dhe do merrni propozime të njëpasnjëshme. Nëse do doni vetë do e ndryshoni shpejt statusin. Në punë mos u nevrikosni nëse nuk ja dilni me tentimin e parë. Të gjithë kanë vështirësi në fillim, por lum ata që bëjnë durim dhe këmbëngulin. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur dhe do jeni shumë më të qetë kur të kryeni shpenzime.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do kaloni shumë kohë duke medituar dhe në fund do merrni vendimet e duhura. Ju të dashuruarit do jeni më të duruar, të logjikshëm dhe tolerantë. Të gjitha këto karakteristika do bëjnë që marrëdhënia me partnerin të ecë mirë dhe të mos keni debate. Ju beqarët do ndiheni si nëpër ëndrra pas gjërave që do ju ndodhin. Në punë Jupiteri do forcojë komunikimin dhe lirinë e të shprehurit. Shumë gjëra do qartësohen dhe orientimi mund të ndryshojë. Edhe në planin financiar keni për të pasur më tepër fat nga më parë. Shfrytëzojeni rastin për të bërë çdo shpenzim që keni ëndërruar.

Shigjetari

Dita e sotme do jetë e përshtatshme për reflektim dhe për të sqaruar disa probleme. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë e bukur dhe e mbushur me emocione të forta. Do merreni vesh më së miri me njëri-tjetrin dhe për çdo gjë do bashkëpunoni para se të hidhni hapa. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër sepse sot mund të jetë dita e njohjeve të rëndësishme. Në punë do jeni shumë krenarë dhe nuk do doni ta ulni hundën për asnjë moment sado vështirësi të hasni. Financat do mbeten të qëndrueshme dhe aspak problematike.

Bricjapi

Sot bëni aq sa mundeni dhe ndihmojini të afërmit tuaj. Përvoja dhe vështirësitë që keni kaluar në jetë ju kanë mësuar shumë. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të lirë se më parë dhe do ndiheni të çliruar për të shprehur ndjenjat ashtu si do i keni në zemër. Nuk do ketë më izolime për ju. Ju beqarët do keni gjithashtu ndryshime. Do e shihni me një sy tjetër një mik dhe mund të filloni të ndieni për të. Venusi do e privilegjojë jetën tuaj profesionale. Do jeni në humor shumë të mirë dhe dinamizmi do ju shoqërojë gjithë kohës. Asgjë nuk ka për të qenë e pamundur për ju. Shpenzime mund të bëni pak më tepër dhe gjendja do mbetet e mirë.

Ujori

Mëngjesi mund të jetë paksa i vështirë sot për ju, por për fat të mirë Venusi do riktheje gëzimin dhe harenë gjatë pasdites. Nëse jeni në një lidhje bëni gjëra interesante, gatuani së bashku, argëtohuni dhe mos qëndroni asnjë moment në heshtje. Vetëm kështu jeta juaj nuk do jetë e mërzitshme. Nëse jeni ende beqarë mendoheni gjatë para se të hidhni hapa. Nuk është e thënë që ta pranoni me patjetër sot një ftesë që do iu bëhet. Në punë vendosni disa limite dhe mos pranoni çdo gjë që do ju kërkojnë shefat. Për financat ka për të qenë një ditë shume e mirë.

Peshqit

Sot do e vlerësoni shumë pavarësinë që keni dhe do bëni më të mirën për të ruajtur këtë mënyrë të jetuari. Vetëm se jo të gjithë do ju përshtaten dhe disa as nuk do i kuptojnë zgjedhjet që do bëni. Nëse jeni në një lidhje duhet të jeni shumë më të kujdesshëm me çdo veprim sepse ndonjëherë gjërat pa ndonjë rëndësi të madhe mund të ndryshojnë gjithë të ardhmen. Ju beqarët do e keni çdo gjë shumë më të thjeshtë dhe do arrini të realizoni takimet e ëndrrave. Një etapë e re ka për të filluar për ju. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe di e dini mirë si të veproni edhe në situatat më të vështira. Shpenzimeve duhet t’iu vini fre sa pa qenë shumë vonë.

Continue Reading

Aktualitet

Qëllimet në jetë për secilën shenjë të horoskopit na i zbulon sot astrologia Meri Shehu

Published

on

Çdo shenjë e horoskopit ka një qëllim në jetë, e ndërsa qëllimi kryesor për çdo njeri mund të ndryshojë, janë pothuajse njësoj për ata të shenjës së njëjtë.

DASHI

Dashi janë ata të cilët kërkojnë gjithmonë të jenë më të mirë se të tjerët. Kjo shëenjë është entuziaste dhe konkurruese dhe do gjithmonë të krijojë gjërat më të mira, si p.sh të thyejë një rekord botëror. E vetmja gjë që një dash nuk do të dojë të bëjë në këtë jetë, është të flejë gjumë.

Qëllimi I një dashi në jetë është të bëjë progress, qoftë në teknologji, shkrim, shkencë etj. Sido që të jetë gjithmonë do të gjesh një dash që përpiqet të arrijë një qëllim.

DEMI

Si nje shenjë e tokës, demi dëshiron stabilitet. Ky është motivi dhe qëllimi I një demi në jetë, të krijojë një bazë të besueshme me këdo që takon në jetë.

Sipas horoskopi.vip Demi do të jetë ai të cilit mund ti kesh besim, që do të jetë gjithmonë aty kur tit ë kesh nevojë. Kjo shenjë do tu japi të tjerëve atë që ata kanë nevojë kur gjenden keq, dhe do të sigurohen që ata të ndihen që kanë dikë që I ndihmon.

BINJAKËT

Binjakët janë fluturat e botës. Qëllimi I tyre është të bashkojë njerëzit. Ata I ndihmojnë të tjerët të takojnë dikë special, ose një mik të ri në një qytet të ri. Janë të aftë apo jo?

GAFORRJA

Gaforrët kanë ardhur në jetë për ti treguar dashurinë të gjithëve. Si një shenjë e ujit, ata janë shumë në kontakt me ndjenjat e tyre, por edhe të të tjerëve, dhe kjo veti u është dhënë si avantazh.

Nuk është një avantazh I keq, mbajeni mend. Gaforret dashurojnë të përdorin inteligjencën emotive për ata që I rrethojnë. Janë ata që do të jenë aty kur të kesh nevojë, një shpatull ku mund të qash dhe nuk do të lënë të biesh në një moment të keq.

LUANI

Kush udhëheq botën? Luan e udheheqin botën, duan të jenë të njohur dhe të adhuruar, kështu që mos u çudisni nëse qëllimi I tyre është që të shkëlqejnë.

Një gjë është e sigurtë, që luanët do të mbahen mend gjatë dhe kur most ë jenë më në këtë botë.

VIRGJËRESHA

Virgjëreshat janë analizuese dhe të besueshmë dhe sigurohen që bota të vazhdojë të rrotullohet. Kjo shenjë e tokës preferon të sigurohet që çdo gjë ecën ashtu siç duhet dhe janë aty për ta rregulluar nëse diçka nuk ecën ashtu siç duhet.

Duan që gjërat të ecin vaj dhe të ruajnë paqen. Janë gjithë kohës duke punuar për ti bërë gjërat më të mira që të funksionojnë mirë sepse për këtë janë këtu. Mos pusho se punuari virgjëreshë, bota ka nevojë për ty.

PESHORJA

Shenjat e ajrit si peshorja adhurojnë komunikimin e mirë  dhe duan të desgjojnë të dyja anët e historisë. Kjo e bën qëllimin e tyre në jetë akoma me të rëndësishëm.
Peshoret janë këtu për të siguruar që në botë ka ekuilibre dhe në një farë mënyre janë gjykuesti jo zyrtarë të botës që dëgjojnë problemet dhe gjejnë një mënyrë për ti zgjidhur.

Një peshore mund të qëndrojë neutral, për të luftuar për kauza që ta bëjnë botën një vend më të mirë.

AKREPI

Akrepat janë këtu për ti treguar pasionin botës. Janë të apasionuar dhe e shfaqin atë. Nuk mund ta kapësh një akrep në diçka ku ai nuk do ti jepet 100%.

Akrepat bëjnë gjithçka ose asgjë dhe të gjithë rrotull mund ta dallojnë kur ata janë të përfshirë në diçka. Ata janë këtu ti tregojnë botës sesi bëhen gjërat kur ti I hedh një dozë të fortë pasioni.

SHIGJETARI

Një shenjë e lirë dhe kurioze si shigjetari është në tokë për ta zbuluar atë.

Janë duke udhëtuar gjithë kohës dhe dukë kërkuar mënyra të reja për ti bërë gjërat dhe nuk mund të evitojnë kërkimin e kulturave apo teknikave të reja. Ky është motivi përse një shigjetar ka qëllimin të kërkojë të renë kudo.

BRICJAPI

Janë në këtë tokë tu tregojnë të tjerëve se miqtë mund të jenë dhe të familjes. Investojnë shumë në familjet e tyrë të vërteta. Të gjithë e dinë që gjaku ujë s’bëhet.

Bricjapët duan të tregojë se miqtë gjithashtu janë të rëndësishëm sa edhe familja. Ata I japin një kuptim të veçantë miqësisë dhe duan që bota ta shikojë që miqtë e vërtetë janë si një familje.

UJORI

Ujorët janë këtu për të treguar anën humane të gjithsecilit. Investimi I tyre personal është dashuria për njerëzit në përgjithësi. Përqafojnë faktin që jemi humanë dhe bëjmë gabime, dhe janë të arët që ecin përpara dhe angazhohen në kauza të mira. Ujorët duan që që të gjithë në tokë të duhen dhe të kujdesen për të tjerët sesa të urrehen dhe të shfaqin dhunë dhe urrejtje.

PESHQIT

Më shumë mundësi shenja e peshqve është në harmoni me ndjenjat e saj dhe si shenjë e ujit, arti është një mënyrë e të shprehurit shumë e vlerësuar. Qëllimi I tyre është që të nënvijëzojnë rëndësinë e kreativitetit.

E dinë që vetshprehja është e mirë për shpirtin dhe arti është një nga menyrat më të njohura për tu shprehur. Peshqit promovojnë muziken. Artin, poezinë dhe çdo lloj kreativiteti që njerëzit përdorin për të shprehur emozionet dhe mendimet.

Continue Reading

Trending