Connect with us

Aktualitet

Renditja e shenjave të horoskopit sipas parashikimeve të Meri Shehut për fatin e tyre rreth financave

Published

on

Dimë shumë gjëra për një person në bazë të shenjës së tij astrologjike, për karakterin, preferencat, sjelljen.. Po për financat? Vërtet paraja nuk ka aromë, por ndonjëherë ajo të tërheq më shumë sesa duhet. Zbuloni se cilat janë shenjat astrologjike me të varfra dhe ato me të pasurat.

12. Peshqit

Peshqit janë më të varfrit e zodiakut. Pse? Ata nuk dini t’i menaxhojnë si duhet ato dhe gabojnë. Ata nuk ndërtojnë struktura për ta ruajtur gjendjen sa më të mirë sepse sipas tyre nuk është paraja ajo që sjell lumturinë. Dakord jemi me shprehjen, por pa para nuk bën dot asgjë në këtë botë.

11. Peshorja

Personat e shenjës së peshoret dinë të ruajnë ekuilibrin, por nuk janë të pasur. Vërtet mundohen të bëjnë ekonomi, por as nuk e kufizojnë shumë veten kur shpenzojnë. Epo në fund të fundit paratë për t’u shpenzuar janë.

10. Shigjetari

Shigjetarëve ju pëlqen ta jetojnë ditën si t’iu vijë dhe urrejnë të mendojnë gjithë kohës për sigurinë, qoftë kjo materiale apo jo. Për ta paraja duhet thjesht për të mos pasur uri dhe nuk mundohen të bëjnë përpjekje për t’i shtuar financat. Kjo i çon shpesh në kriza të vështira.

9. Bricjapi

Sektori financiar i bricjapëve është plot ulje e ngritje. Shpesh ata janë të arsyeshëm dhe nuk tregohen të pamatur, por në disa momente e humbasin realizmin dhe ju besojnë shumë të tjerëve. Këta të fundit i këshillojnë keq dhe përfitojnë prej tyre.

8. Binjakët

Për binjakët paratë siç hyjnë ashtu edhe dalin. Ata shpenzojnë pa menduar për te ardhmen, por për fat dinë të gjejnë zgjidhje në momentet më të vështira.

7. Ujori

Për ujorët paraja është bërë për të qarkulluar e për të kaluar nga njëri xhep në tjetrin. Ata nuk mendojnë të bëjnë ekonomi, por ato që fitojnë i shpenzojnë. E nesërmja për ta është një ditë e re me kësmet të ri.

6. Demi

Shumë të dhënë pas të mirave materiale, demat dinë të bëjnë llogari. Ata janë gjithë kohës me këmbë në tokë dhe dini t’i menaxhojnë si duhet paratë. I vetmi problem është se ata nuk pasurohen dot sepse në disa momente i pushton dëshira për shpenzime.

5. Virgjëresha

“Gur, gur bëhet mur”- ky është lajtmotivi i virgjëreshave. Ata shpenzojnë nga pak dhe nuk e rrezikojnë qëndrueshmërinë. Për ta llogaria bankare përfaqëson sigurinë dhe kanë përherë para mënjanë për ditët e vështira.

4. Gaforrja

Gaforret kanë një marrëdhënie fëmijënore me paratë dhe shpenzojnë për çdo kaprico. Ata nuk bëjnë përpjekje për ta mbajtur gjendjen të stabilizuar dhe presin mrekulli që situata të përmirësohet. Në fakt fati është me ta dhe gjithmonë kanë goxha para nëpër duar.

3. Dashi

Personat e shenjës së dashit renditen në vendin e tretë si më të pasurit e zodiakut. Në fakt ata as nuk shpenzojnë shumë dhe as nuk fiksohen për t’u pasuruar. Ato qe fitojnë i harxhojnë, por kanë fat pafund. Optimizmi dhe entuziazmi i ndihmojnë përherë.

2. Luani

Paraja shkon vetë tek luanët. Ata janë të organizuar dhe duan gjithnjë e më shumë. Në fakt ata kanë një ide në kokë: ‘Të fitojnë më shumë për të shpenzuar më shumë”. Personat e kësaj shenje nuk mbeten asnjëherë të varfër.

1. Akrepi

Nuk është rastësi që akrepat renditen në krye të listës si më të pasurit. Ata dinë si të fitojnë para dhe gjithashtu si t’i menaxhojnë ato. Mjaft ambiciozë dhe punëtorë ata do kenë përherë shumë para nëpër duar.

Aktualitet

Horoskopi i datës 27 Tetor / Parashikimet nga astrologia Christine Haas

Published

on

Dashi

Personaliteti juaj i fortë do vihet më në pah gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë mund të bëhet edhe objekt tensioni. Tregohuni të kujdesshëm. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni gjithçka që të rizgjoheni nga gjumi dhe të bëni gjëra sa më interesante me partnerin. Vetëm kështu do ndiheni më të plotësuar edhe vetë. Ju beqarët nuk duhet të pranoni të bëni asnjë ndryshim për të gjetur dashurinë. Mos pranoni lidhje me kushte. Në punë do ndërmerrni iniciativa dhe do jeni mjaft këmbëngulës. Buxheti nuk do jetë i kë, por do ju futeni me kokë shpenzimeve dhe kjo ka për të sjellë shumë shpejt përkeqësime.

Demi

Dielli do bashkëpunojë me Plutonin gjatë kësaj dite dhe do ju shtojë dëshirën për ndryshme më të mëdha. Do jeni shumë altruistë. Nëse keni tashmë një lidhje do mundoheni të ruani qetësinë, por edhe në raste debatesh nuk do i kaloni limitet me fjalët pavarësisht asaj që mund të ndieni në brendësi. Ju beqarët do doni shumë t’i thoni po një historie të re dashurie, por e shkuara nuk do ju lerë rehat. Në punë do bëni mirë të shmangni konfliktet me kolegët sepse gjërat do ju bëhen edhe më të vështira. Financat do jene më të normalizuara megjithatë kjo nuk do të thotë që ta hapni thesin e të shpenzoni pafund.

Binjaket

Dita do fillojë mirë sot, por pas mesditë gjërat do fillojnë të përkeqësohen. Tregohuni të kujdesshëm më fjalët, por edhe me gjestet. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të jeni impulsive, te thoni gjëra të gabuara dhe të lëndoheni menjëherë. Vetëm momentet intime në mbrëmje mund ta rregullojnë marrëdhënien me partnerin. Ju beqarët nuk do i mendoni gjërat mirë dhe mund të hidhni hapa të gabuara. Në punë do bëni çdo përpjekje për të arritur më të mirën, por jo çdo gjë do varet prej jush. Mos u brengosni dhe mos e shani veten. Në planin financiar nuk do ju ndodhë asnjë e papritur, përkundrazi gjendja do mbetet e kënaqshme.

Gaforrja

Sot nuk do jetë dita juaj më me fat dhe nuk do mund t’iu plotësohen të gjitha dëshirat. Nëse jeni në një lidhje do doni që marrëdhënia me partnerin të jetë dinamike, por pa bërë asnjë përpjekje gjërat nuk mund të ndodhin me magji. Tregohuni më të dashur, më të ëmbël dhe mos ngurroni të bëni surpriza. Ju beqarët do e dini shumë mirë se çfarë do bëni dhe nuk do ecni në rrugën e gabuar. Në punë do mbizotërojë gjithë kohës qetësia. Vërtet nuk do keni arritje të jashtëzakonshme, por as probleme serioze nuk do ju dalin. Paratë do dini si t’i mbani gjate gjithë kohës nën kontroll.

Luani

Kundërshtimet nuk do mungojë aspak gjatë kësaj dite. Humori juaj do ndryshoje shpesh dhe do keni si momente pozitive ashtu edhe negative. Ju që jeni në një lidhje duhet të bëni çmos që të ndryshoni rutinën e përditshme dhe të shtoni imagjinatën. Kjo recetë do japë frytet e veta. Ju beqarët do njihni dashurinë e rafinuar. Ai që do takoni do jetë inteligjent dhe me personalitet. Do keni të përbashkëta në mendime, politikë, fe apo edhe aspirata. Në punë nuk do i lini asgjë rastësisë, megjithatë mund ta kaloni edhe momente kur nuk do jeni shumë të sigurt për hapat që duhet të hidhni. Duhet t’i menaxhoni me më shumë maturi financat dhe të jeni sa më të kthjellët.

Virgjeresha

Durimi juaj do vihet në provë gjatë kësaj dite pavarësisht vullnetit që do keni. Nëse keni një lidhje jepini fund rivalitetit me partnerin tuaj sepse nëse vazhdoni kështu jeta juaj do të kthehet në ring boksi. Gjeni me çdo kusht mënyrat për të filluar bashkëpunimin. Ju beqarët nuk do vuani nga vetmia sepse mundësitë do jenë të shumta për aventura. Në punë do jeni edhe më të përgjegjshëm dhe rrallë herë do ju mungojë diplomacia. Do bëni toleroni dhe kolegët do ju afrohen më shumë. Klima në sektorin financiar do jetë e mirë, por gjithsesi mbrohuni. Mos bëni çmenduri me shpenzimet.

Peshorja

Do jeni shumë të këndshëm, ndihmues dhe mbështetës gjatë kësaj dite. Do doni dhe do ju duan të gjithë. Është Jupiteri planeti që do ndikojë më tepër në jetën sentimentale nëse keni një lidhje. Duke bashkëpunuar edhe me Venusin dhe Jupiterin jeta juaj do jetë më e mirë. Për ju beqarët do jetë një nga ditët më të mira të vitit. Do keni fat dhe një takim mjaft të rëndësishëm. Në punë do e përforconi pozicionin tuaj prej lideri dhe do ndiheni shumë më të fortë. Takti dhe diplomacia do ju bëjnë të vlerësoheni edhe më shumë. Sektori i financave do influencohet negativisht nga yjet. Tregohuni shumë të kujdesshëm sepse mund të keni surpriza atëherë kur nuk e prisni.

Akrepi

Sot ka për të ndodhur një revolucion i vërtetë në jetën tuaj. Priten gjëra pozitive në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni më shumë kohë me partnerin, do dashuroheni hapur dhe pa e kufizuar veten e madje mund të merrni edhe disa vendime. Ju beqarët do ju tërheqin mjaft personat e qeshur dhe alegro kështu që do ju ngjiteni pas derisa t’i bëni për vete. Në punë do jeni shumë kreativë, te vendosur, guximtare dhe të pandalshëm. Për ju asgjë nuk do jetë e pamundur. Në planin financiar do jetë Urani ai që do ju udhëheqë dhe do ju ndihmojë të gjeni zgjidhje për çdo problem.

Shigjetari

Disa ngjarje qe do ndodhin sot do ua ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Do jeni edhe më të vetëdijshëm se jeta është e shkurtër e duhet jetuar plotësisht. Nëse jeni në një lidhje bëni çdo gjë që do mendoni të arsyeshme sepse nesër mund të jetë vonë. Lëreni veten të lirë dhe mos vendosni limite as për veten dhe as për partnerin. Ju beqarët do jeni në kërkim të dashurisë së madhe dhe nuk do ju pëlqejnë shumë mundësitë që do iu shfaqen. Në punë do ju bëhen propozime mjaft interesante që vërtet do kërkojë më shume impenjim, por do ju ndihmojnë për te ecur më përpara. Financat nuk do jenë të këqija.

Bricjapi

Hëna do jetë planeti më pozitiv që do ju ndihmojë sot. Ajo do ju nxitë të afroheni edhe më shumë me familjarët dhe të kërkoni kurdoherë harmoninë. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do jetë më e këndshme se më parë, megjithatë ende jo në periudhën me të favorshme. Përfitoni nga çdo moment i lirë për të kaluar më shumë kohë me partnerin e për të folur hapur për çdo gjë. Ju beqarët nuk do dini si të veproni kur të merrni propozime dhe ka rrezik t’ia mbathni. Në punë nuk do mungojë asnjë çast energjia dhe kreativiteti kështu që nuk duhet të ankoheni. Financat do rriten akoma dhe më shumë.

Ujori

Plutoni do ju bëjë shpesh me ankth gjatë kësaj dite. Mund të kaloni goxha vështirësi, por familjarët nuk do ju lënë në baltë. Ju të dashuruarit duhet të prisni shumë. Gjithçka do marrë një pamje të këndshme dhe do jetë ne favorin tuaj. Ajo që dukej e pamundur, do duket edhe më e lehte sot. Ju beqarët, falë kombinimit yjor të dominuar nga Venusi do jeni të favorizuar dhe mund të takoni personin e duhur. Në punë do jeni të detyruar të rishikoni ato që keni bërë dhe të bëni disa ndryshime të vogla në planet e programuara. Në përgjithësi situata financiare do jetë e qëndrueshme. Gjithsesi mos merrni vendime të rëndësishme.

Peshqit

Mos kërkoni që çdo gjë të bëhet ashtu si doni ju sot, por dëgjoni, merrni mendime e më pas vendosni. Jeta në çift do jetë e qetë dhe e kënaqshme. Nëse keni pasur vështirësi do keni mundësi të pajtohen dhe të rregulloni problemet. Ju beqarët, falë Venusit do shkëlqeni dhe vështirë se do kaloni diku pa tërhequr vëmendjen. Do bëni hapa të mëtejshme në dashuri. Në punë asgjë nuk do ju trembë sot. Do jeni të përqendruar dhe nuk do i lini asgjë rastësisë. Mos e lini veten te rrezoheni nga një problem financiar që mund t’iu dalë para. Luftoni dhe ulni sa më shumë shpenzimet.

Continue Reading

Aktualitet

Astrologia Meri Shehu dhe yjet na zbulojnë për antipatitë sipas shenjës së horoskopit

Published

on

Janë disa karakteristika të caktuara të cilat, secili nga ne nuk arrin dot t’i tolerojë tek të tjerët. Antipatia është subjektive dhe për çdo shenjë zodiakale, është një shenjë tjetër me të cilën nuk arrin dot të shkojë dakord. Horoskopi dhe yjet na zbulojnë antipatitë zodiakale!

Dashi

Një person i gëzueshëm dhe i shoqërueshëm si ty, vështirë se ka antipati që në vështrimin e parë. Por, duke parë natyrën pak ‘gërnjare’ tënden dhe rebele, shpesh të qëllon të kesh rivalë, si në fushën sentimentale, ashtu edhe në atë profesionale. Është një shenjë që, më shumë se kushdo tjetër të bën të humbasësh durimin: Peshorja. Nuk arrin të kuptosh se si ka mundësi që ka njerëz të tillë, të cilët nuk janë në gjendje të shfaqin vetveten ashtu siç janë apo që nuk japin një zgjidhje. Me një person të tillë nuk provon as të diskutosh.

Demi

Ke tendenca për të qenë shumë posesiv/e. Falë durimit tënd dhe maturisë, arrin gjithnjë rezultate optimale, si në fushën profesionale, ashtu edhe në atë personale. Të pëlqen të shijosh suksesin tënd dhe nuk e pranon faktin se dikush mund të të ‘vjedhë’ protagonizmin dhe të mos marrësh dot komplimentet e merituara. Ja përse, mes personave antipatikë për ty, më antipatiku/ja është personi i lindur nën shenjën e Luanit. Në rastin e rivaliteteve të dashurisë, të shpëtojë kush të mundë!!!

Binjakët

Duke qenë se tenton gjithnjë të sillesh në mënyrë sa më miqësore me të gjithë, nuk kuptohet gjithmonë nëse dikush është i këndshëm për ty, ose jo. Je person që pëlqen zbavitjet, shakatë, qeshjet dhe të bësh vazhdimisht batuta, të cilat për ndonjë mund të jenë të pavend.

Gaforrja

Për ty është thelbësore të kesh rreth vetes njerëz të ndjeshëm, që kanë të njëjtat cilësi me ty dhe që duan të kalojnë kohë me familjen. Nuk arrin të konceptosh idenë se dikush mund të jetë indiferent ndaj kësaj të fundit. Ndaj, sjellja e Ujorit për ty është e papranueshme. Nuk arrin të gjesh ëmbëlsi apo butësi në asnjë nga sjelljet e tij. Sigurisht, nuk do jesh ti që do e ndjekësh sa herë që ‘arratiset’.

Luani

Ti ke namin e një personi shumë të drejtë dhe të ndershëm. Zakonisht nuk ke probleme në deklarimin e antipative të tua që, në shumicën e herëve janë për njerëzi fals, jo korrektë dhe aspak të sinqertë në drejtimin tënd, apo në drejtim të njerëzve që ti i do shumë. Shenja me të cilën nuk arrin dot kurrë të shkosh dakord është Akrepi. Mosbesimi i tij është një ndër gjërat më të padurueshme për ty. Edhe pse ka namin si hakmarrës, ti nuk e ke aspak frikë.

Virgjëresha

Është tejet e thjeshtë që një person të jetë antipatik për ty dhe po ta mendosh mirë, mund të gjesh diçka që nuk shkon tek të gjithë shenjat e zodiakut, përfshirë edhe tënden. Por një shenjë që nuk arrin dot kurrë ta kuptosh është ajo e Peshqve. Duket në fakt se keni koncept të ndryshëm për rregullin dhe përpikmërin dhe moskokçarja e tij të acaron shumë. Sipas teje, peshqit nuk arrijnë dot të kuptojnë se bëhen qesharakë dhe aspak realistë sa herë që ndjekin ëndrrat e tyre.

Peshorja

Nuk je person që do grindjet dhe shpesh i bën bisht. Për ty është e rëndësishme të jetosh në paqe në mënyrë që të ruash ekuilibrin e brendshëm. Je fleksibël dhe të pëlqen ta marrësh jetën me lehtësi. Pikërisht për këtë motiv, nuk shkon dot me njerëzit që i bëjnë gjërat më të vështira se ç’duhet. Antipatia jote mund të jetë për shenjën e Demit, që tregon gjithnjë se nuk është aq elastik në mendime sa do duhej për të folur me ty për çdo gjë.

Akrepi

Ti nuk je, pa diskutim, person i kuptueshëm apo që hap rrugë kollaj dhe në pjesën më të madhe të rasteve të udhëheq ‘shqisa e gjashtë’. Ka shumë njerëz për të cilët ndjen antiati që në shikimin e parë, pa motiv dhe kjo ndjenjë të qëndron edhe pas shumë kohësh. Shenja e horoskopit që pa diskutim të çon në debate të ashpra sipas “Shqip”është ajo e Binjakëve. Ti je mosbesues/e nga natyra dhe sheh tek Binjakët personat më pak të besueshëm të gjithë Universit. Cinizmi i tyre shkon përtej esencës tënde.

Shigjetari

Një person i këndshëm dhe alegro si ty nuk ka probleme të shoqërohet me këdo, edhe me persona me zakone apo tradita kulturore tërësisht të ndryshme nga ty. Të pëlqen të udhëtosh dhe të ‘kapësh në ajër’ të gjitha propozimet aventuriere që të bëhen. Antipatia jote është për shenjën e Gaforres, që ka një stil jete shumë të ndryshëm nga ty. Ajo që të irriton më shumë, është fakti se qajnë shpejt. Ty të pëlqen të qeshësh dhe ke përshtypjen se Gaforrja mund të shuajë entuziazmin tënd.

Bricjapi

Qëndrimi yt i jashtëm jep shpesh përshtypjen se jeni person i ftohtë dhe autoritar. Kjo është arsyeja që shpesh ndesheni me njerëzit që nuk durojnë dot të marrin urdhra nga ty. Shenja me të cilën jeni zakonisht në konflikt është Dashi. Përsa i përket kokëfortësisë, është një luftë titanësh. Ti nuk duron dot faktin që Dashi reagon gjithnjë impulsivisht, pa respektuar një planifikim të detajuar. Është një shenjë që nuk e mban dot nën kontroll dhe ‘nxehtësia’ e tij të tremb.

Ujori

Ti je shenja që tërheq antipatitë e personave që ke përreth dhe shpesh as që ndërgjegjësohesh për këtë. Askush nuk arrin të kuptojë sjelljen tënde: ndonjëherë je personi më i pranishëm në botë në jetën e dikujt dhe të nesërmen je zhdukur. Në çdo rast nuk do rregulla, nuk do kufij dhe për këtë arsye hyn në konflikt me shenjën e Virgjëreshës, e cila përpiqet të të imponojë zakonet e saj të bezdisshme. Në shoqëri me një Virgjëreshë ndihesh si në kurth dhe për këtë arsye largohesh pa dhënë shpjegime.

Peshqit

Je person që përshtatet shumë shpejt në situata të ndryshme, por pavarësisht kësaj, nuk heq dorë nga ankesat kur gjërat nuk shkojnë siç do doje dhe ke tendenca për të bërë rolin e ‘viktimës’. Shenja për të cilën ke më shumë antipati është natyrisht ajo shenjë që injoron ankesat e tua dhe ka qëllimin për të të mësuar çfarë është e drejtë dhe  çfarë e gabuar në jetën tënde: Shigjetari. Prepotenca jote dhe mendjemadhësia e Shigjetarit janë origjina e përplasjeve të ashpra dhe të paharrueshme.

Continue Reading

Aktualitet

Shenjat më kokëfortë të horoskopit / Ja përse ndodh ndarja ne çifte nuk është diçka e çuditshme

Published

on

Ndërsa hëna ndikon në baticat, sjelljet tona gjithashtu mund të ndikohen nga universi. Në fund të fundit, kimia na mëson se materia nga e cila përbëhemi vjen drejtpërdrejt nga yjet. 

Më mirë mos i kundërshtoni kurrë; Shenjat më kategorike të horoskopit janë njerëzit që me të vërtetë janë në gjendje t’ju bëjnë të pendoheni për çdo ankesë!

BRICJAPI: vendi i pestë

Edhe pse Bricjapët janë vetëm në vendin e pestë në këtë renditje, mos u mashtroni. Bricjapët janë njerëz që kur thonë diçka, në përgjithësi e respektojnë atë dhe kjo mund t’ju befasojë vërtet. Edhe nëse janë njerëz që nuk janë  gjithmonë kategorikë (strikt), shpesh mund të ndodhë që t’ju lënë pa fjalë për ashpërsinë me të cilën i qasen një situate apo një zgjedhjeje. Sytë hapur me Bricjapët !

UJORI: vendi i katërt

I dashur Ujor , ndoshta meritoni një vend më të lartë në renditjen e shenjave më kategorike (strikte) të horoskopit . Në fund të fundit, edhe ju jeni njerëz që priren të jenë shumë kategorikë kur flasin! Një nga arsyet që ju vendosim kaq poshtë në tabelën e horoskopit të sotëm është se ju Ujori jeni vërtet shumë të mirë me të tjerët. Jeni kategorik, kjo është e vërtetë, por gjithmonë tentoni të bëni një përjashtim për njerëzit që njihni dhe që doni. Duket e pamundur për ta bërë atë siç duhet me ju, por, në realitet, nuk kërkon shumë!

DEMI: vendi i tretë

Duhet të kemi frikë, ose gati, t’i themi Demit jo: ata nuk do ta pranonin kurrë! Demat janë njerëz që nuk mund të bëjnë një hap prapa (mund të jetë kjo arsyeja pse ata janë edhe në renditjen e shenjave të horoskopit që krijojnë gjithmonë probleme , edhe kur nuk ka nevojë?). Të qenit kategorik (strikt), për Demin , është një mënyrë për të pohuar veten. Ata mendojnë se sa më kokëfortë të jenë, aq më të drejtë do të kenë. Shpesh Demi sillet kështu sepse  kanë të drejtë , por nuk mund ta komunikojnë në asnjë mënyrë tjetër veçse duke u bërë të fortë me zgjedhjet dhe vendimet e tyre!

VIRGJËRESHA: vendi i dytë

Të dashur miq të Virgjëreshës , duhet ta pranojmë me të vërtetë që jeni kategorik! (Strikt) Të lindurit e kësaj shenje, në fakt janë persona që nuk e kanë problem të imponohen! Virgjëresha ka gjithmonë një ide shumë të qartë se çfarë dëshiron nga jetë jeta e saj dhe e njerëzve përreth saj gjithashtu! Kjo është arsyeja pse, kur ka një Virgjëreshë përreth, është praktikisht e pamundur të bësh një gabim ose të bësh diçka të gabuar. Arsyeja është e thjeshtë: Virgjëresha është në gjendje t’u tregojë të gjithëve se çfarë duhet të bëjnë dhe si duhet ta bëjnë atë. Kur ajo është pranë, është absolutisht e pamundur të bësh gjëra ndryshe nga sa i mendonte ajo! Është pothuajse  e pamundur të jesh më I rreptë se kaq!

AKREPI: vendi i parë

Në krye të renditjes Sipas Horoskopi.vip sot gjejmë të gjithë ata që kanë lindur nën shenjën e Akrepit  Sigurisht që nuk duhet të habitemi shumë: Akrepat janë njerëz që janë vërtet të aftë të komandojnë dhe pothuajse gjithmonë në një pozicion “udhëheqësi”. Një Akrep nuk e ka problem të thotë atë që duan dhe si duan. Kur një Akrep ka vendosur diçka, ata nuk mund të pranojnë që dikush të vërë në dyshim mënyrën e tyre të të menduarit ose të jetesës. Kjo është arsyeja pse, sado kategorik (strikt) që është Akrepi , rreth tij krijohet shpesh një botë me njerëz të cilët janë veçanërisht të frikësuar edhe vetëm për ta kundërshtuar atë. Kjo vetëm mund ta bëjë Akrepin edhe më të bindur për idetë e tij/saj nuk ka asnjë më kategorik sa akrepi!

Continue Reading

Trending