Connect with us

Aktualitet

Ja cila është frika juaj më e madhe sipas shenjës suaj të horoskopit / Parashikimet nga astrologu Paolo Fox

Published

on

Edhe sikur të jeni guximtarë dhe të fortë, nga diçka me siguri keni frikë.

Dashi: Frikë nga humbja e personit të dashur. Qoftë një ndarje apo një vdekje, dashët nuk duan kurrë të përballen me fundin e një lidhjeje të gjatë. Në fakt jeta është ë tillë dhe ata duhet të mundohen ta pranojnë realitetin.

Demi: Frikë nga kaosi. Personat e shenjës së demit janë ndër më të qëndrueshmit e zodiakut, prandaj kur diçka nuk ju shkon si duhet stresohen pafund, Kaosi i frikëson më shumë se çdo gjë tjetër në këtë jetë.

Binjakët: Frikë nga humbja. Binjakët kanë tendencë të jenë perfeksionistë, prandaj as që e mendojnë dhe as nuk mund ta pranojnë humbjen. Kjo lloj frike mund t’i bëjë ata edhe më të përkushtuar, por edhe mund t’iu trazojë shpirtin.

Gaforrja: Frikë nga të qenit të përjashtuar. Ndjeshmëria dhe përkujdesi i bën gaforret ndër më të butët dhe të ëmblit në botë. Edhe pse këto janë cilësi, ndonjëherë mund t’i mbajnë të tjerët larg. Pikërisht të ndjerit të përjashtuar dhe të lënë mënjanë i frikëson më shumë personat e kësaj shenje.

Luani: Frikë nga mediokriteti. Duke qenë se punojnë shumë luanët duan të arrijnë përtej asaj që të gjithë presin. Në momentet e shkëlqimit ata duan që miqtë dhe të afërmit t’i dallojnë e t’i përgëzojnë pasi kur nuk e marrin këtë ata lëndohen. në njëfarë mënyre frika nga mediokriteti i shoqëron ata gjithë kohës.

Virgjëresha: Frika nga të qenit i varur prej dikujt tjetër. Mbështetja tek tjetri është më shumë paqëndrueshmëri në jetën e virgjëreshave. Të qenit pranë personave të paorganizuar është ajo që i tremb më shumë ata.

Peshorja: Frikë nga shkaktimi i dhimbjes. Personat e shenjës së peshores\s janë shumë të dashur dhe përkujdesen përherë për tjetrin. Frika e tyre më ë madhe është të shkaktojnë dhimbje tek dikush pa e menduar dhe pa dashje.

Akrepi: Frikë nga intimiteti. Personat e shenjës së akrepit duken të parrëzueshëm dhe sikur nuk mund të lëndohen asnjëherë, por në fakt nuk është ashtu. Për këtë arsye ata kanë frikë t’i hapen dikujt dhe të afrohen shumë.

Shigjetari: Frikë nga humbja e pavarësisë. Shpirti i lirë dhe spontan i shigjetarëve është ai që i veçon nga të tjerët. Një shef kontrollues apo një partner dominues s\dhe kufizues është makthi i tyre.

Bricjapi: Frikë nga gjykimi publik. Personat e shenjës së bricjapit luftojnë fort për të realizuar ëndrrat e tyre dhe duan që të tjerët t’i vlerësojnë. Frika më e madhe e tyre është mospranimi dhe gjykimi i rezultateve që kanë arritur.

Ujori: Frikë nga dobësia. Personat e shenjës së ujorit duan t’i mbrojnë gjithmonë të tjerët dhe të jenë të fortë. Ata janë krenarë që e bëjnë këtë gjë dhe nga ana tjetër janë të besueshëm. Frika e tyre më ë madhe është të mos kenë kurajën dhe forcën për t’iu bërë ballë kundërshtarëve.

Peshqit: Frikë nga braktisja. Personat e shenjës së peshqve duan të jene gjithë kohës në komunikim me të tjerët dhe vetëm ideja se mund të lihen pas dore e të braktisen i tmerron.

Aktualitet

Astrologia Susan Miller na zbulon çiftet më të papërshtatshme të horoskopit që nuk kanë një të ardhme së bashku

Published

on

Jo të gjitha shenjat astrologjike mund të krijojnë një lidhje, e disa madje janë aq të papërshtatshëm saqë lidhja është e destinuar të përfundojë shpejt. Nëse ende nuk keni krijuar një lidhje më mirë shmangini këta persona sipas shenjës astrologjike që keni.

Dashi dhe Gaforrja

Dashi është shenjë zjarri dhe gaforrja uji. Personat e shenjës së dashit janë shumë energjikë e plot jetë, ndërkohë që ata të shenjës së gaforres janë më të mbyllur dhe duan kohën e duhur para se t’iu hapen të tjerëve. Duke qenë njëra palë shprehëse dhe tjetra jo e hapur mund të kenë konflikte dhe debate. Njëra palë dëshiron të dalë sa më shumë, të argëtohet e të takojë njerëz, ndërsa pala tjetër, gaforret, preferojnë më shumë të qëndrojnë në shtëpi e të shohin televizor.

Demi dhe Ujori

Demat njihen për ndershmërinë dhe besnikërinë, prandaj janë edhe ndër partnerët më të mirë për të krijuar marrëdhënie të forta dhe afatgjata. Ujorët nga ana tjetër janë shumë të lirshëm dhe mund të flasin më shumë sesa duhet. Ndërkohë që demat janë praktikë dhe realistë ujorët janë ëndërrimtarë të mëdhenj dhe dalin shpesh nga realiteti. Një lidhje mes të dyve mund të ketë shpesh tronditje e probleme dhe nuk do zgjasë.

Virgjëresha dhe Binjakët

Virgjëreshat kërkojnë perfeksionin kudo, madje edhe në një lidhje. Ata presin që partneri të jetë i përgjegjshëm, i përkujdesur, i kuptueshëm dhe të ofrojë të njëjtën dashuri dhe përkujdes si ata në një lidhje. Nga ana tjetër binjakët, njihen për sjelljen e këndshme, por duan t’i bëjnë gjërat sipas ritmit të tyre. Ndryshe nga personat e shenjës së parë ata janë të pavendosur dhe duan të dominojnë mbi partnerin. Marrëdhënia mes dy shenjave mund të fillojë mirë, por shumë shpejt do përfundojë.

Peshorja dhe Bricjapi

Peshoret janë shumë socialë, kanë shumë miq dhe urrejnë monotoninë e rutinën. Bricjapët nga ana tjetër janë shpesh shumë të pasigurt dhe nuk duan që partneri të retë i rrethuar nga shumë miq gjithë kohës. Në një lidhje të dyja palët do e kenë të vështirë të gjejnë ekuilibrin dhe do ju duhet shumë mund dhe punë për t’i bërë gjërat të funksionojnë.

Luani dhe Akrepi

Personat e këtyre dy shenjave mund të kenë një fillim lidhjeje shumë të mirë, por gjërat do marrin shpejt tatëpjetën. Akrepat janë shumë kokëfortë dhe luanët gjithashtu. Secili do të dalë e veta, nuk arsyetojnë dhe nuk hapin rrugë.

Shigjetari dhe Gaforrja

Shigjetarët mund të krijojnë një lidhej vetëm kur të binden plotësisht dhe nuk mendohen dy herë për t’i dhënë fund gjithckaje nëse nuk ndihen mirë. Gaforret njihen për besnikërinë, por janë shumë emocionale e ndonjëherë edhe manipulatore për të mbajtur një lidhje. Personat e kësaj shenje duan të jenë gjithmonë në zonën e tyre të rehatisë dhe nuk joshen nga ideja për të eksperimentuar e për të privuar gjëra të reja.

Continue Reading

Aktualitet

Renditja e shenjave të horoskopit sipas parashikimeve të Meri Shehut për fatin e tyre rreth financave

Published

on

Dimë shumë gjëra për një person në bazë të shenjës së tij astrologjike, për karakterin, preferencat, sjelljen.. Po për financat? Vërtet paraja nuk ka aromë, por ndonjëherë ajo të tërheq më shumë sesa duhet. Zbuloni se cilat janë shenjat astrologjike me të varfra dhe ato me të pasurat.

12. Peshqit

Peshqit janë më të varfrit e zodiakut. Pse? Ata nuk dini t’i menaxhojnë si duhet ato dhe gabojnë. Ata nuk ndërtojnë struktura për ta ruajtur gjendjen sa më të mirë sepse sipas tyre nuk është paraja ajo që sjell lumturinë. Dakord jemi me shprehjen, por pa para nuk bën dot asgjë në këtë botë.

11. Peshorja

Personat e shenjës së peshoret dinë të ruajnë ekuilibrin, por nuk janë të pasur. Vërtet mundohen të bëjnë ekonomi, por as nuk e kufizojnë shumë veten kur shpenzojnë. Epo në fund të fundit paratë për t’u shpenzuar janë.

10. Shigjetari

Shigjetarëve ju pëlqen ta jetojnë ditën si t’iu vijë dhe urrejnë të mendojnë gjithë kohës për sigurinë, qoftë kjo materiale apo jo. Për ta paraja duhet thjesht për të mos pasur uri dhe nuk mundohen të bëjnë përpjekje për t’i shtuar financat. Kjo i çon shpesh në kriza të vështira.

9. Bricjapi

Sektori financiar i bricjapëve është plot ulje e ngritje. Shpesh ata janë të arsyeshëm dhe nuk tregohen të pamatur, por në disa momente e humbasin realizmin dhe ju besojnë shumë të tjerëve. Këta të fundit i këshillojnë keq dhe përfitojnë prej tyre.

8. Binjakët

Për binjakët paratë siç hyjnë ashtu edhe dalin. Ata shpenzojnë pa menduar për te ardhmen, por për fat dinë të gjejnë zgjidhje në momentet më të vështira.

7. Ujori

Për ujorët paraja është bërë për të qarkulluar e për të kaluar nga njëri xhep në tjetrin. Ata nuk mendojnë të bëjnë ekonomi, por ato që fitojnë i shpenzojnë. E nesërmja për ta është një ditë e re me kësmet të ri.

6. Demi

Shumë të dhënë pas të mirave materiale, demat dinë të bëjnë llogari. Ata janë gjithë kohës me këmbë në tokë dhe dini t’i menaxhojnë si duhet paratë. I vetmi problem është se ata nuk pasurohen dot sepse në disa momente i pushton dëshira për shpenzime.

5. Virgjëresha

“Gur, gur bëhet mur”- ky është lajtmotivi i virgjëreshave. Ata shpenzojnë nga pak dhe nuk e rrezikojnë qëndrueshmërinë. Për ta llogaria bankare përfaqëson sigurinë dhe kanë përherë para mënjanë për ditët e vështira.

4. Gaforrja

Gaforret kanë një marrëdhënie fëmijënore me paratë dhe shpenzojnë për çdo kaprico. Ata nuk bëjnë përpjekje për ta mbajtur gjendjen të stabilizuar dhe presin mrekulli që situata të përmirësohet. Në fakt fati është me ta dhe gjithmonë kanë goxha para nëpër duar.

3. Dashi

Personat e shenjës së dashit renditen në vendin e tretë si më të pasurit e zodiakut. Në fakt ata as nuk shpenzojnë shumë dhe as nuk fiksohen për t’u pasuruar. Ato qe fitojnë i harxhojnë, por kanë fat pafund. Optimizmi dhe entuziazmi i ndihmojnë përherë.

2. Luani

Paraja shkon vetë tek luanët. Ata janë të organizuar dhe duan gjithnjë e më shumë. Në fakt ata kanë një ide në kokë: ‘Të fitojnë më shumë për të shpenzuar më shumë”. Personat e kësaj shenje nuk mbeten asnjëherë të varfër.

1. Akrepi

Nuk është rastësi që akrepat renditen në krye të listës si më të pasurit. Ata dinë si të fitojnë para dhe gjithashtu si t’i menaxhojnë ato. Mjaft ambiciozë dhe punëtorë ata do kenë përherë shumë para nëpër duar.

Continue Reading

Aktualitet

Horoskopi i datës 27 Tetor / Parashikimet nga astrologia Christine Haas

Published

on

Dashi

Personaliteti juaj i fortë do vihet më në pah gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë mund të bëhet edhe objekt tensioni. Tregohuni të kujdesshëm. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni gjithçka që të rizgjoheni nga gjumi dhe të bëni gjëra sa më interesante me partnerin. Vetëm kështu do ndiheni më të plotësuar edhe vetë. Ju beqarët nuk duhet të pranoni të bëni asnjë ndryshim për të gjetur dashurinë. Mos pranoni lidhje me kushte. Në punë do ndërmerrni iniciativa dhe do jeni mjaft këmbëngulës. Buxheti nuk do jetë i kë, por do ju futeni me kokë shpenzimeve dhe kjo ka për të sjellë shumë shpejt përkeqësime.

Demi

Dielli do bashkëpunojë me Plutonin gjatë kësaj dite dhe do ju shtojë dëshirën për ndryshme më të mëdha. Do jeni shumë altruistë. Nëse keni tashmë një lidhje do mundoheni të ruani qetësinë, por edhe në raste debatesh nuk do i kaloni limitet me fjalët pavarësisht asaj që mund të ndieni në brendësi. Ju beqarët do doni shumë t’i thoni po një historie të re dashurie, por e shkuara nuk do ju lerë rehat. Në punë do bëni mirë të shmangni konfliktet me kolegët sepse gjërat do ju bëhen edhe më të vështira. Financat do jene më të normalizuara megjithatë kjo nuk do të thotë që ta hapni thesin e të shpenzoni pafund.

Binjaket

Dita do fillojë mirë sot, por pas mesditë gjërat do fillojnë të përkeqësohen. Tregohuni të kujdesshëm më fjalët, por edhe me gjestet. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të jeni impulsive, te thoni gjëra të gabuara dhe të lëndoheni menjëherë. Vetëm momentet intime në mbrëmje mund ta rregullojnë marrëdhënien me partnerin. Ju beqarët nuk do i mendoni gjërat mirë dhe mund të hidhni hapa të gabuara. Në punë do bëni çdo përpjekje për të arritur më të mirën, por jo çdo gjë do varet prej jush. Mos u brengosni dhe mos e shani veten. Në planin financiar nuk do ju ndodhë asnjë e papritur, përkundrazi gjendja do mbetet e kënaqshme.

Gaforrja

Sot nuk do jetë dita juaj më me fat dhe nuk do mund t’iu plotësohen të gjitha dëshirat. Nëse jeni në një lidhje do doni që marrëdhënia me partnerin të jetë dinamike, por pa bërë asnjë përpjekje gjërat nuk mund të ndodhin me magji. Tregohuni më të dashur, më të ëmbël dhe mos ngurroni të bëni surpriza. Ju beqarët do e dini shumë mirë se çfarë do bëni dhe nuk do ecni në rrugën e gabuar. Në punë do mbizotërojë gjithë kohës qetësia. Vërtet nuk do keni arritje të jashtëzakonshme, por as probleme serioze nuk do ju dalin. Paratë do dini si t’i mbani gjate gjithë kohës nën kontroll.

Luani

Kundërshtimet nuk do mungojë aspak gjatë kësaj dite. Humori juaj do ndryshoje shpesh dhe do keni si momente pozitive ashtu edhe negative. Ju që jeni në një lidhje duhet të bëni çmos që të ndryshoni rutinën e përditshme dhe të shtoni imagjinatën. Kjo recetë do japë frytet e veta. Ju beqarët do njihni dashurinë e rafinuar. Ai që do takoni do jetë inteligjent dhe me personalitet. Do keni të përbashkëta në mendime, politikë, fe apo edhe aspirata. Në punë nuk do i lini asgjë rastësisë, megjithatë mund ta kaloni edhe momente kur nuk do jeni shumë të sigurt për hapat që duhet të hidhni. Duhet t’i menaxhoni me më shumë maturi financat dhe të jeni sa më të kthjellët.

Virgjeresha

Durimi juaj do vihet në provë gjatë kësaj dite pavarësisht vullnetit që do keni. Nëse keni një lidhje jepini fund rivalitetit me partnerin tuaj sepse nëse vazhdoni kështu jeta juaj do të kthehet në ring boksi. Gjeni me çdo kusht mënyrat për të filluar bashkëpunimin. Ju beqarët nuk do vuani nga vetmia sepse mundësitë do jenë të shumta për aventura. Në punë do jeni edhe më të përgjegjshëm dhe rrallë herë do ju mungojë diplomacia. Do bëni toleroni dhe kolegët do ju afrohen më shumë. Klima në sektorin financiar do jetë e mirë, por gjithsesi mbrohuni. Mos bëni çmenduri me shpenzimet.

Peshorja

Do jeni shumë të këndshëm, ndihmues dhe mbështetës gjatë kësaj dite. Do doni dhe do ju duan të gjithë. Është Jupiteri planeti që do ndikojë më tepër në jetën sentimentale nëse keni një lidhje. Duke bashkëpunuar edhe me Venusin dhe Jupiterin jeta juaj do jetë më e mirë. Për ju beqarët do jetë një nga ditët më të mira të vitit. Do keni fat dhe një takim mjaft të rëndësishëm. Në punë do e përforconi pozicionin tuaj prej lideri dhe do ndiheni shumë më të fortë. Takti dhe diplomacia do ju bëjnë të vlerësoheni edhe më shumë. Sektori i financave do influencohet negativisht nga yjet. Tregohuni shumë të kujdesshëm sepse mund të keni surpriza atëherë kur nuk e prisni.

Akrepi

Sot ka për të ndodhur një revolucion i vërtetë në jetën tuaj. Priten gjëra pozitive në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni më shumë kohë me partnerin, do dashuroheni hapur dhe pa e kufizuar veten e madje mund të merrni edhe disa vendime. Ju beqarët do ju tërheqin mjaft personat e qeshur dhe alegro kështu që do ju ngjiteni pas derisa t’i bëni për vete. Në punë do jeni shumë kreativë, te vendosur, guximtare dhe të pandalshëm. Për ju asgjë nuk do jetë e pamundur. Në planin financiar do jetë Urani ai që do ju udhëheqë dhe do ju ndihmojë të gjeni zgjidhje për çdo problem.

Shigjetari

Disa ngjarje qe do ndodhin sot do ua ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Do jeni edhe më të vetëdijshëm se jeta është e shkurtër e duhet jetuar plotësisht. Nëse jeni në një lidhje bëni çdo gjë që do mendoni të arsyeshme sepse nesër mund të jetë vonë. Lëreni veten të lirë dhe mos vendosni limite as për veten dhe as për partnerin. Ju beqarët do jeni në kërkim të dashurisë së madhe dhe nuk do ju pëlqejnë shumë mundësitë që do iu shfaqen. Në punë do ju bëhen propozime mjaft interesante që vërtet do kërkojë më shume impenjim, por do ju ndihmojnë për te ecur më përpara. Financat nuk do jenë të këqija.

Bricjapi

Hëna do jetë planeti më pozitiv që do ju ndihmojë sot. Ajo do ju nxitë të afroheni edhe më shumë me familjarët dhe të kërkoni kurdoherë harmoninë. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do jetë më e këndshme se më parë, megjithatë ende jo në periudhën me të favorshme. Përfitoni nga çdo moment i lirë për të kaluar më shumë kohë me partnerin e për të folur hapur për çdo gjë. Ju beqarët nuk do dini si të veproni kur të merrni propozime dhe ka rrezik t’ia mbathni. Në punë nuk do mungojë asnjë çast energjia dhe kreativiteti kështu që nuk duhet të ankoheni. Financat do rriten akoma dhe më shumë.

Ujori

Plutoni do ju bëjë shpesh me ankth gjatë kësaj dite. Mund të kaloni goxha vështirësi, por familjarët nuk do ju lënë në baltë. Ju të dashuruarit duhet të prisni shumë. Gjithçka do marrë një pamje të këndshme dhe do jetë ne favorin tuaj. Ajo që dukej e pamundur, do duket edhe më e lehte sot. Ju beqarët, falë kombinimit yjor të dominuar nga Venusi do jeni të favorizuar dhe mund të takoni personin e duhur. Në punë do jeni të detyruar të rishikoni ato që keni bërë dhe të bëni disa ndryshime të vogla në planet e programuara. Në përgjithësi situata financiare do jetë e qëndrueshme. Gjithsesi mos merrni vendime të rëndësishme.

Peshqit

Mos kërkoni që çdo gjë të bëhet ashtu si doni ju sot, por dëgjoni, merrni mendime e më pas vendosni. Jeta në çift do jetë e qetë dhe e kënaqshme. Nëse keni pasur vështirësi do keni mundësi të pajtohen dhe të rregulloni problemet. Ju beqarët, falë Venusit do shkëlqeni dhe vështirë se do kaloni diku pa tërhequr vëmendjen. Do bëni hapa të mëtejshme në dashuri. Në punë asgjë nuk do ju trembë sot. Do jeni të përqendruar dhe nuk do i lini asgjë rastësisë. Mos e lini veten te rrezoheni nga një problem financiar që mund t’iu dalë para. Luftoni dhe ulni sa më shumë shpenzimet.

Continue Reading

Trending