Connect with us

Horoskopi

Horoskopi i muajit Shtator 2022 sipas astrologes Meri Shehu/ Kjo eshte shenja me FAT e muajit ne cdo gje

Published

on

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK PER MUAJIN SHTATOR 2022

Renditja e shenjave nga ajo me pak me fat te ajo me e favorizuara:

12. Binjakët: Janë në këtë pozicion, në datën 10 kemi një hënë të plotë për gjithë vitin, kështu që Shtatori ka një As nën mëngë për të gjithë. Binjakët do kenë pasiguri në lidhje me karrierën dhe shtëpinë. Do bëjnë ndryshime shtëpie, pune dhe nuk do jenë të saktë në vendimet që do marrin. Plus Mërkuri i kundërt në shenjën e Peshores do sjellë problematika në jetën erotike dhe disa kthime mbrapsht në vendimet që kanë marrë, ose disa vonesa në vendim martese, ose fejese, pas datës 10 është mirë të mos bëjnë njohje të reja, të sqarohen me të kaluarën dhe të mos lënë afate për martesa apo fejesa.

11- Luani: Nuk qëndron keq këtë muaj. Marsi në Binjak bëri një lidhje të bukur me Jupiterin në Dash. Do merren me çështjet ekonomike. Të merresh me çështjet ekonomike për Luanët është bezdi e madhe. Është si të themi një rutinë e vështirë, sepse Luani do t’i ketë të gatshme, do t’i shpenzojë, do t’i tregojë. Duke u marrë me çështje ekonomike, Luani do humbi pak nga energjia e vet në këtë periudhë.

10- Dashi: Do ketë probleme me Mërkurin e kundërt, është një nga katër shenjat që do kenë probleme, sepse Mërkuri i kundërt i del përballë në fushën e marrëdhënieve, me partnerët në çift me bashkëpunëtorët dhe me bashkëpunimet e reja. Me bashkëpunimet e reja ka probleme deri në datën 10. Në çift nëse kanë probleme duhet të kenë kujdes, dhe në fushën e marrëdhënieve duhet t’u japin më shumë inisiativë të tjerëve. E të mos e mbajnë për vete.

9- Peshorja: Peshoret me Mërkurin e kundërt në shenjën e tyre, por me Marsin në Binjakë do bëjnë namin në çështjet erotike, por do gjjnë zgjidhjen e gabuar, ose njeriun e gabuar për të kaluar këtë periudhë. Peshoret do presin dikë nga e kaluara, do thonë ishte më mirë i vjetri, i riu s’më pëlqen, Peshoret i dua në kontakt me mua.

8- Bricjapët: Do merren shumë me çështjet ekonomike, do merren me ekonominë, me punë, por se ç’kanë një problem në lidhje me karrierën, vendimet që marrin nuk janë të sakta, punët që zgjedhin nuk janë të sakta dhe njerëzit që u japin premtime nuk e mbajnë fjalën. Bricjapët të kenë kujdes në fushën e karrierës dhe familjes. Por në dashuri do shkëlqejnë sepse Afërdita ëhstë në Virgjëreshë dhe sido që të jetë u jep madhështinë e një lidhje të bukur.

7- Demi: Demi është mirë në çështjet erotike, në lidhje me fëmijët në marrëdhëniet punëkrijuese, por ka probleme me punën dhe nga fundi i muajt do ketë probleme në çift, që duhen parë me kujdes. Por kemi një çlirim ekonomik, pas datës 10 do të shikojnë mirë për zgjedhjet që bëjnë me punën.

6-Shigjetarët: Kanë një muaj antagonist, Marsi është në Binjak është përballë shenjës së tyre, çfarëdo të vendosin Shigjetarët, të bëjnë gjëra më të mira, të tjerët do kenë një fazë kritike ndaj tyre. Shigjetarët do e ndiejnë këtë tension dhe nuk do jenë të qetë kështu që do krijojnë probleme, në bashkëpunime, por edhe në martesë. Mund të kenë probleme në çift. Kjo hëna e plotë në Peshk, sjell një lajm të mirë familjar.

5-Gaforrja: Mua s’më pëlqen muaji për Gaforret do i sugjeroja të kenë kujdes me shëndetin, punën. Do kenë shumë punë. Fizikisht dhe psikologjikisht nuk e përballojnë dot punën. Janë në këtë pozicion për t’i përkëdhelur. Megjithëse do kenë njerëz të afërt dhe lajme të mira e deri diku ndonjë grusht lekësh, por nuk i shikoj në fazën më të mirë. Mërkuri i kundërt në Peshore, nuk i jep garanci për çështjet familjare.

4- Ujori: Shkëlqejnë në fushën e marrëdhënieve, kontakteve me jashtë, çështjet ligjore, udhëtimet. Marsi në Binjak u jep gjithë hapësirën që kërkojnë, por Mërkuri i kundërt në Peshore ja u tërheq pak atë euforinë e madhe, ose iniciativat e mëdha, jua anulon pak në kohë, por kjo nuk do të thotë që ua eleminon. Do kenë lajm të mirë ekonomik në datën 10, sepse është hënë e re në Peshk, por kemi dhe një hënë të re shumë të bukur në Peshore në datën 24 që Ujorët do kenë lajme shumë të mira.

3- Akrepët: Me Afërditën në Virgjëreshë, namin do e kenë Virgjëreshat, punën do e bëjnë Akrepët. Do kenë një jetë sociale, do bien në sy, do bëjnë reklama, punë të reja. Do kenë shumë intensitet të madh pune. Ky Mërkuri i kundërt në Peshore i bën pak të menduar dhe pak të stresuar në atë mbylljen e tyre. Mërkuri në Peshore është në shtëpinë e 12-të për Akrepët dhe nuk është në fazën më të mirë logjike apo shpirtërore për ta, pamja do jetë shumë më e bukur por brendësia më e menduar se sa realiteti.

2- Peshqit: Kanë Hënën e plotë në shenjën e tyre, ta shijojnë romantizmin më në fund, Shtatori muaji më romantik për ta, por pastaj të kenë kujdes në marrëdhëniet familjare dhe në karrierë, aty ka ndryshim shtëpie, vendi, pune, rrëmujë e madhe. Por le ta shijojë këtë romantizmin e datës 10, pale çfarë ju sjell, çfarë situatash të këndshme dhe pastaj ata në atë rrëmujën e madhe që do bëjë Mërkuri në Peshore, sidomos në çështjet ekonomike, në marrëdhëniet ekonomike që do kenë vonesa në pagesa në çështje të tjera të rëndësishme, mbase ky romantizmi do e veshi me një lëkurë dhjami të mirë

1-Virgjëresha: E para bukuri, sharmë, martesa, fejesa, marrin fatin më të mirë të mundshëm dhe ta sundojnë apo ta shfrytëzojnë rastin.

Horoskopi

Horoskopi javor nga Paolo Fox, këto janë shenjat më fatlume gjatë datave 6-12 Shtator

Published

on

Dashi/Të mendosh vazhdimisht për të kaluarën dhe problemet që keni, nuk është me siguri mënyra më e mirë për të bërë përpara. Të lindurit e Dashit janë të ndërgjegjshëm për këtë, por për shkak të karakterit të tyre krenar nuk janë në gjendje të kërkojnë ndihmë ose t’u shfaqin ndjenjat e tyre të tjerëve. Hapjani zemrën së paku partnerit, kështu do të përmirësoni jetën tuaj në çift.  

Demi/Dihet tashmë që të lindurit e shenjës së Demit kanë një temperament hakmarrës. Është pikërisht kjo anë e karakterit të tyre që i bën më të papërmbajtur në këtë periudhë. Mendojini mirë gjërat dhe tregohuni të matur përpara se t’i ktheni përgjigje dikujt, në mënyrë që të shmangni grindjet dhe diskutimet e panevojshme. Nëse do të dini ta menaxhoni mirë situatën, do ta kaloni këtë javë të qetë. 

Binjakët/Yjet thonë se të lindurit në shenjën e Binjakëve mund të gjenden përballë situatave të paqarta, por që në asnjë mënyrë nuk do t’i pengojnë të kalojnë ditë të qeta. Disa teka kalimtare mund të kuptohen lehtësisht dhe të anashkalohen, veçanërisht gjatë kësaj fundjave që do të sjellë shumë lajme interesante.

Gaforrja/Kjo periudhë mund të jetë e bukur dhe emocionuese për të lindurit e shenjës së Gaforres. E vetmja masë paraprake që duhet të merrni në ditët në vijim është që të mos bini në përsëritje. Të përpiqeni që të mos jepni gjithmonë të njëjtat argumente mund të jetë paksa e ndërlikuar, por është shumë e nevojshme për të kaluar një javë të qetë në vazhdim.

Luani/Ju të lindurit e shenjës së Luanit do të ndiheni gjatë kësaj periudhe më energjikë, duke ju dhënë kështu mundësinë që të bëni përmirësime në fusha të ndryshme të jetës. Yjet ju këshillojnë vetëm që të mos merrni vendime të nxituara. Marrja e një mendimi apo një këshille nga njerëzit tuaj të dashur mund t’ju vijë shumë në ndihmë.

Virgjëresha/Jo të gjitha ëndrrat mund të realizohen brenda një kohe të shkurtër dhe disa situata mund të sjellin nota hidhërimi në jetën tuaj. Gjëja kryesore është të mos e humbni kurrë besimin në aftësitë tuaja. Të dashurit do të vazhdojnë të japin ndihmën e tyre, por nëse nuk bëni edhe vetë përpjekje, do të mbeteni në vend numëro.

Peshorja/Me raste edhe të lindurit e shenjës së Peshores e nxjerrin në pah temperamentin e tyre sanguin, veçanërisht kur është në rrezik realizimi i ëndrrës së tyre apo edhe kur bëhet fjalë për një trill të thjeshtë. Yjet ju këshillojnë të mos nxitoheni dhe të mos i harxhoni energjitë për të përmbushur dëshirat e kota, por të fokusoheni në gjërat më fitimprurëse për të ardhmen. Shikoni larg dhe tregohuni ambiciozë.

Akrepi/Gjithmonë bujarë ndaj të tjerëve, të lindurit e Akrepit mund të jenë në shënjestër të atyre që kërkojnë pa dhënë kurrë asgjë në këmbim. Gjatë kësaj periudhe do të jetë e nevojshme të lini mënjanë njerëzit që ju rrethojnë për t’u fokusuar te vetja. Plotësimi qoftë edhe i një dëshire të thjeshtë do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.

Shigjetari/ Nuk pritet që kjo të jetë një javë emocionuese për Shigjetarin. Kjo ndodh jo për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të yjeve, por sepse të lindurit e kësaj shenje vazhdojnë të mendojnë për të kaluarën e tyre pa u shkëputur kurrë nga ajo. Kërkoni ndihmën e të tjerëve, kënaquni me gjërat që keni arritur deri tani dhe shikoni drejt së ardhmes me ambicie dhe kjo me siguri që do t’ju ndihmojë të mëkëmbeni.

Bricjapi/Jeni në kërkimin e stimujve të rinj për të shmangur rënien në monotoni. Asnjë re e zezë nuk duket në horizont  dhe për këtë arsye mund të shpresojmë se do ta kaloni këtë javë të shtatorit në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është koha e përshtatshme për të vënë punën përpara, madje edhe të merrni periudha të shkurtra pushimi.

Ujori/Të përfitosh nga dobësitë e të tjerëve sigurisht që nuk është diçka për t’u krenuar, por në disa raste duket se është e nevojshme të nxjerrësh dhëmbët dhe kthetrat për të treguar sa vleni. Të tregoni vlerta tuaja në një kohë kur të tjerët duken hezitues dhe jo të gatshëm për t’u angazhuar, do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja më shpejt. Aftësitë e Ujorit nuk do të kalojnë pa u vënë re.

Peshqit/Nuk mund të themi asgjë negative për shenjën e Peshqve. Kjo periudhë do të jetë mjaft e mbarë dhe duket se më në fund do të keni mundësinë të angazhoheni më shumë në punë dhe në familje dhe të shijoni frytet e sakrificave tuaja. Gjatë ditëve në vijim pritet që të merrni shpërblime të ndryshme, duke jua kthyer kështu buzëqeshjen që dukej sikur e kishit humbur.

Continue Reading

Horoskopi

Shenja më me fat dhe ajo më me probleme këtë shtator, astrologu Hysgen Dauti tregon parashikimin e yjeve

Published

on

Muaji shtator do të jetë më i favorshëm për shenjën e Peshqve, të cilët do të kenë jashtëzakonisht fat, si në anën financiare, ashtu edhe në aspektin e dashurisë.

Ndërsa shenja, që do të ketë më pak fat do të jetë Peshorja. Kjo e fundit do të përballet me keqkuptime në çift, të cilat do të jenë të papritura tregon astrologu Hysgen Dauti.

Peshqit

Ka qenë viti i Peshqve, le ta mohojnë sa të duan. Kanë vendosur pikat mbi i për shumë gjëra. Kanë ndarë më shumë prioritete, kanë gjetur punë shumë të mira. Është momenti që të gjejnë edhe një partner, që me shumë gjasa mund të jetë në shtator. Kalojnë pak pengesa me kthimin e eks-ave, do kalojnë disa sqarime që nuk do jenë shumë të nevojshme. Këshilla ime është që të mos kthehen se Peshqit e kanë natyrë që të mos kthehen, ama për atë që do njohin do jetë person shumë familjarë për ta. Do i shoqërojë për të arritur një stabilitet shumë stabilitet.

Peshorja

Dy gjëra kanë pasur në këtë periudhë vere, ose kalimi në fejesë dhe martesë, ose ndarje. Pra, kanë qenë vendime drastike. Kështu që në shtator, do t’i rikthehen planeve të tyre, punës. Stili i jetesës do të jetë i mirë. Ana shëndetësore do të jetë e lartë në performancë. Ana e dashurisë do të jetë akoma pezull. Për ata që do të kenë arritur në stad fejese apo martese do të përballen me keqkuptime. Çfarë do të thotë kjo jetesë në çift për ta. Kjo lloj gjëje do të jetë e papritur në jetën e Peshoreve.

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi javor 6-11 Shtator sipas astrologut Jorgo Pulla/ Kesaj shenje te horoskopit do i vije bollek i madh

Published

on

Java na dergon  drejt  Hënës se Plotë që do të ndodhë në aksin Virgjëreshë-Peshk në datën 10/09 dhe ndryshimin e kursit të Mërkurit për shkak të retrogradit të tij. 

Çështjet e emocioneve dhe komunikimit na bëjnë të ndihet prania e tyre. Fillimisht, më 05.09 Aferdita  kalon në Virgjëreshë, duke e përqendruar vëmendjen tonë në detaje dhe çështje praktike që ndikojnë në marrëdhëniet personale. Fakti është se në këtë shenjë Aferdita është në rënie dhe mund të çojë në ankesa dhe pakënaqësi.

Duhet të jemi tepër të kujdesshëm në mënyrën se si i shprehemi partnerit tonë pasi është e lehtë të fiksohemi pas detajeve që nuk kanë rëndësi dhe krijojnë probleme. Është mirë të punojmë me harmoni dhe përbuzje duke u shprehur se na shqetëson vërtet. Ne kemi ende aftësinë për të zgjidhur çështje praktike që mund të shkaktojnë probleme. Mund të ndryshojmë edhe rutinën në jetën tonë personale, duke e zbukuruar jetën e përditshme.

Më datë 10.09 Hëna e Plotë në boshtin Virgjëreshë-Peshqit përforcon nevojën për të mbyllur situatat e kaluara që shkaktojnë tension emocional. Lidhja e Hënës me Neptunin tek Peshqit nuk na lejon të operojmë me një pamje të qartë të gjërave. Zbukurimi i njerëzve dhe situatave mund të çojë në zgjedhje që janë të gabuara.

Është më mirë të marrim kohë dhe distanca nga gjërat, në mënyrë që të shikojmë çdo situatë që na shqetëson me realizëm dhe qetësi absolute. Treshja e Diellit nga Virgjëresha me Uranin në Dem do të funksionojë në mënyrë të dobishme , pasi ka mundësi që të nxjerrë në pah mundësi të rëndësishme në vendin e punës që do të ngrisin në qiell vetëbesimin tonë.

Në të njëjtën ditë, Mërkuri fillon kursin e tij retrogradë në Peshore , duke ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhëniet dhe partneritetet. Po kalojmë në një periudhë ku procesi i brendshëm që po zhvillohet në lidhje me marrëdhëniet profesionale dhe personale është më intensiv se kurrë. Është thelbësore të mos vazhdohet me diskutime të rëndësishme pasi keqkuptimet dhe keqinterpretimet nuk do t’i lejojnë ato të kenë një rezultat pozitiv. Le të përfitojmë nga kjo gjendje e veçantë astrologjike për të menduar se çfarë na kënaq vërtet dhe çfarë duam të ndryshojmë në marrëdhëniet tona.

Njerëz nga e kaluara mund të shfaqen, duke krijuar kushtet më të mira të mundshme për një ribashkim që do të na emocionojë. Duhet të kemi kujdes edhe në çështjet profesionale pasi nënshkrimet e marrëveshjeve dhe kontratave nuk favorizohen në këtë periudhë të caktuar.

Continue Reading

Trending