Connect with us

Horoskopi

Horoskopi javor nga Paolo Fox, këto janë shenjat më fatlume gjatë datave 6-12 Shtator

Published

on

Dashi/Të mendosh vazhdimisht për të kaluarën dhe problemet që keni, nuk është me siguri mënyra më e mirë për të bërë përpara. Të lindurit e Dashit janë të ndërgjegjshëm për këtë, por për shkak të karakterit të tyre krenar nuk janë në gjendje të kërkojnë ndihmë ose t’u shfaqin ndjenjat e tyre të tjerëve. Hapjani zemrën së paku partnerit, kështu do të përmirësoni jetën tuaj në çift.  

Demi/Dihet tashmë që të lindurit e shenjës së Demit kanë një temperament hakmarrës. Është pikërisht kjo anë e karakterit të tyre që i bën më të papërmbajtur në këtë periudhë. Mendojini mirë gjërat dhe tregohuni të matur përpara se t’i ktheni përgjigje dikujt, në mënyrë që të shmangni grindjet dhe diskutimet e panevojshme. Nëse do të dini ta menaxhoni mirë situatën, do ta kaloni këtë javë të qetë. 

Binjakët/Yjet thonë se të lindurit në shenjën e Binjakëve mund të gjenden përballë situatave të paqarta, por që në asnjë mënyrë nuk do t’i pengojnë të kalojnë ditë të qeta. Disa teka kalimtare mund të kuptohen lehtësisht dhe të anashkalohen, veçanërisht gjatë kësaj fundjave që do të sjellë shumë lajme interesante.

Gaforrja/Kjo periudhë mund të jetë e bukur dhe emocionuese për të lindurit e shenjës së Gaforres. E vetmja masë paraprake që duhet të merrni në ditët në vijim është që të mos bini në përsëritje. Të përpiqeni që të mos jepni gjithmonë të njëjtat argumente mund të jetë paksa e ndërlikuar, por është shumë e nevojshme për të kaluar një javë të qetë në vazhdim.

Luani/Ju të lindurit e shenjës së Luanit do të ndiheni gjatë kësaj periudhe më energjikë, duke ju dhënë kështu mundësinë që të bëni përmirësime në fusha të ndryshme të jetës. Yjet ju këshillojnë vetëm që të mos merrni vendime të nxituara. Marrja e një mendimi apo një këshille nga njerëzit tuaj të dashur mund t’ju vijë shumë në ndihmë.

Virgjëresha/Jo të gjitha ëndrrat mund të realizohen brenda një kohe të shkurtër dhe disa situata mund të sjellin nota hidhërimi në jetën tuaj. Gjëja kryesore është të mos e humbni kurrë besimin në aftësitë tuaja. Të dashurit do të vazhdojnë të japin ndihmën e tyre, por nëse nuk bëni edhe vetë përpjekje, do të mbeteni në vend numëro.

Peshorja/Me raste edhe të lindurit e shenjës së Peshores e nxjerrin në pah temperamentin e tyre sanguin, veçanërisht kur është në rrezik realizimi i ëndrrës së tyre apo edhe kur bëhet fjalë për një trill të thjeshtë. Yjet ju këshillojnë të mos nxitoheni dhe të mos i harxhoni energjitë për të përmbushur dëshirat e kota, por të fokusoheni në gjërat më fitimprurëse për të ardhmen. Shikoni larg dhe tregohuni ambiciozë.

Akrepi/Gjithmonë bujarë ndaj të tjerëve, të lindurit e Akrepit mund të jenë në shënjestër të atyre që kërkojnë pa dhënë kurrë asgjë në këmbim. Gjatë kësaj periudhe do të jetë e nevojshme të lini mënjanë njerëzit që ju rrethojnë për t’u fokusuar te vetja. Plotësimi qoftë edhe i një dëshire të thjeshtë do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.

Shigjetari/ Nuk pritet që kjo të jetë një javë emocionuese për Shigjetarin. Kjo ndodh jo për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të yjeve, por sepse të lindurit e kësaj shenje vazhdojnë të mendojnë për të kaluarën e tyre pa u shkëputur kurrë nga ajo. Kërkoni ndihmën e të tjerëve, kënaquni me gjërat që keni arritur deri tani dhe shikoni drejt së ardhmes me ambicie dhe kjo me siguri që do t’ju ndihmojë të mëkëmbeni.

Bricjapi/Jeni në kërkimin e stimujve të rinj për të shmangur rënien në monotoni. Asnjë re e zezë nuk duket në horizont  dhe për këtë arsye mund të shpresojmë se do ta kaloni këtë javë të shtatorit në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është koha e përshtatshme për të vënë punën përpara, madje edhe të merrni periudha të shkurtra pushimi.

Ujori/Të përfitosh nga dobësitë e të tjerëve sigurisht që nuk është diçka për t’u krenuar, por në disa raste duket se është e nevojshme të nxjerrësh dhëmbët dhe kthetrat për të treguar sa vleni. Të tregoni vlerta tuaja në një kohë kur të tjerët duken hezitues dhe jo të gatshëm për t’u angazhuar, do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja më shpejt. Aftësitë e Ujorit nuk do të kalojnë pa u vënë re.

Peshqit/Nuk mund të themi asgjë negative për shenjën e Peshqve. Kjo periudhë do të jetë mjaft e mbarë dhe duket se më në fund do të keni mundësinë të angazhoheni më shumë në punë dhe në familje dhe të shijoni frytet e sakrificave tuaja. Gjatë ditëve në vijim pritet që të merrni shpërblime të ndryshme, duke jua kthyer kështu buzëqeshjen që dukej sikur e kishit humbur.

Horoskopi

Shenja më me fat dhe ajo më me probleme këtë shtator, astrologu Hysgen Dauti tregon parashikimin e yjeve

Published

on

Muaji shtator do të jetë më i favorshëm për shenjën e Peshqve, të cilët do të kenë jashtëzakonisht fat, si në anën financiare, ashtu edhe në aspektin e dashurisë.

Ndërsa shenja, që do të ketë më pak fat do të jetë Peshorja. Kjo e fundit do të përballet me keqkuptime në çift, të cilat do të jenë të papritura tregon astrologu Hysgen Dauti.

Peshqit

Ka qenë viti i Peshqve, le ta mohojnë sa të duan. Kanë vendosur pikat mbi i për shumë gjëra. Kanë ndarë më shumë prioritete, kanë gjetur punë shumë të mira. Është momenti që të gjejnë edhe një partner, që me shumë gjasa mund të jetë në shtator. Kalojnë pak pengesa me kthimin e eks-ave, do kalojnë disa sqarime që nuk do jenë shumë të nevojshme. Këshilla ime është që të mos kthehen se Peshqit e kanë natyrë që të mos kthehen, ama për atë që do njohin do jetë person shumë familjarë për ta. Do i shoqërojë për të arritur një stabilitet shumë stabilitet.

Peshorja

Dy gjëra kanë pasur në këtë periudhë vere, ose kalimi në fejesë dhe martesë, ose ndarje. Pra, kanë qenë vendime drastike. Kështu që në shtator, do t’i rikthehen planeve të tyre, punës. Stili i jetesës do të jetë i mirë. Ana shëndetësore do të jetë e lartë në performancë. Ana e dashurisë do të jetë akoma pezull. Për ata që do të kenë arritur në stad fejese apo martese do të përballen me keqkuptime. Çfarë do të thotë kjo jetesë në çift për ta. Kjo lloj gjëje do të jetë e papritur në jetën e Peshoreve.

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi javor 6-11 Shtator sipas astrologut Jorgo Pulla/ Kesaj shenje te horoskopit do i vije bollek i madh

Published

on

Java na dergon  drejt  Hënës se Plotë që do të ndodhë në aksin Virgjëreshë-Peshk në datën 10/09 dhe ndryshimin e kursit të Mërkurit për shkak të retrogradit të tij. 

Çështjet e emocioneve dhe komunikimit na bëjnë të ndihet prania e tyre. Fillimisht, më 05.09 Aferdita  kalon në Virgjëreshë, duke e përqendruar vëmendjen tonë në detaje dhe çështje praktike që ndikojnë në marrëdhëniet personale. Fakti është se në këtë shenjë Aferdita është në rënie dhe mund të çojë në ankesa dhe pakënaqësi.

Duhet të jemi tepër të kujdesshëm në mënyrën se si i shprehemi partnerit tonë pasi është e lehtë të fiksohemi pas detajeve që nuk kanë rëndësi dhe krijojnë probleme. Është mirë të punojmë me harmoni dhe përbuzje duke u shprehur se na shqetëson vërtet. Ne kemi ende aftësinë për të zgjidhur çështje praktike që mund të shkaktojnë probleme. Mund të ndryshojmë edhe rutinën në jetën tonë personale, duke e zbukuruar jetën e përditshme.

Më datë 10.09 Hëna e Plotë në boshtin Virgjëreshë-Peshqit përforcon nevojën për të mbyllur situatat e kaluara që shkaktojnë tension emocional. Lidhja e Hënës me Neptunin tek Peshqit nuk na lejon të operojmë me një pamje të qartë të gjërave. Zbukurimi i njerëzve dhe situatave mund të çojë në zgjedhje që janë të gabuara.

Është më mirë të marrim kohë dhe distanca nga gjërat, në mënyrë që të shikojmë çdo situatë që na shqetëson me realizëm dhe qetësi absolute. Treshja e Diellit nga Virgjëresha me Uranin në Dem do të funksionojë në mënyrë të dobishme , pasi ka mundësi që të nxjerrë në pah mundësi të rëndësishme në vendin e punës që do të ngrisin në qiell vetëbesimin tonë.

Në të njëjtën ditë, Mërkuri fillon kursin e tij retrogradë në Peshore , duke ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhëniet dhe partneritetet. Po kalojmë në një periudhë ku procesi i brendshëm që po zhvillohet në lidhje me marrëdhëniet profesionale dhe personale është më intensiv se kurrë. Është thelbësore të mos vazhdohet me diskutime të rëndësishme pasi keqkuptimet dhe keqinterpretimet nuk do t’i lejojnë ato të kenë një rezultat pozitiv. Le të përfitojmë nga kjo gjendje e veçantë astrologjike për të menduar se çfarë na kënaq vërtet dhe çfarë duam të ndryshojmë në marrëdhëniet tona.

Njerëz nga e kaluara mund të shfaqen, duke krijuar kushtet më të mira të mundshme për një ribashkim që do të na emocionojë. Duhet të kemi kujdes edhe në çështjet profesionale pasi nënshkrimet e marrëveshjeve dhe kontratave nuk favorizohen në këtë periudhë të caktuar.

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi i muajit Shtator 2022 sipas astrologes Susan Miller/ Keto jane 4 shenjat qe do mbushin xhepat

Published

on

LUANI

Hëna e re që ndodhi disa ditë para fillimit të shtatorit më 27 gusht dhe ndezi sektorin e të ardhurave do të sjellë që në javët në vijim të shihni një fluks parash. Ditët e para të shtatorit, deri më 8 shtator apo më shumë, do të ishin një kohë e mirë për të kërkuar një rritje page.

Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 9 shtatori deri më 2 tetor, ndaj qëndroni realist. Marsi do të vizitojë shtëpinë e njëmbëdhjetë për një kohë të gjatë, kështu që miqtë tuaj do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj – ata ju duan dhe duan më të mirën për ju.

Mendoj se me fillimin e shtatorit, ju mund të udhëtoni për të parë miqtë dhe ndoshta të ftoheni të qëndroni në shtëpinë e tyre.

Deri më 10 shtator, Hëna e plotë te Peshqit, do të përfundoni një marrëveshje financiare, duke finalizuar të gjitha detajet. Nëse keni aplikuar për një hipotekë, kapital sipërmarrës ose një kredi bankare, ajo mund të miratohet në këtë moment. Burime të tjera mund të rrjedhin nga një honorar, komision, paradhënie parash, rimbursim taksash ose fitime në shfaqje televizive. Mund të merrni lajme për një bursë kolegji ose të miratoheni për ndihmë financiare universitare.

Pas gjithë çështjeve të parave, do të doni të largoheni pak nga rutina e zakonshme. Mund t’ju duhet papritur të udhëtoni për punë dhe të vendosni të kombinoni biznesin me kënaqësinë.

Një nga fundjavat tuaja më romantike do të jetë 1-2 tetor, kështu që mund të jeni këtë herë me partnerin/en.

Nëse takoni një klient dhe duhet të nënshkruani një kontratë këtë muaj (shumë e mundur), prisni derisa avokati juaj t’ju japë dritën jeshile dhe planifikoni të nënshkruani disa ditë pasi Merkuri të shkojë në pozicion normal, më 2 tetor.

Afërdita është në sektorin tuaj të të ardhurave të fituara. Fantastike!

VIRGJERESHA

Karriera tani është [fire emoji] dhe jeni gati të shihni se reputacioni juaj rritet. Nga tani deri në fund të marsit 2023 asgjë nuk do t’ju ndalojë.

1 shtatori sjell një ndërveprim të bukur mes Jupiterit dhe Marsit, duke sugjeruar se një projekt i profilit të lartë që ju drejtuat është gati të nxisë një shumë të rregullt parash për ju.

Marsi do të shkojë në prapavijë nga 30 tetori deri më 12 janar, ndaj nisni një projekt të ri në ditët e para të shtatorit. Nëse nuk mund të veproni kaq shpejt, synoni kohën nga 7 deri më 10 tetor.

Hëna e re në fund të muajit të kaluar, 27 gusht, pak para fillimit të shtatorit, ishte në Virgjëreshë dhe ju ndihmoi të planifikoni për vitin e ri të ditëlindjes. Çfarë do të dëshironit të arrinit në këtë kohë vitin e ardhshëm, e dashur Virgjëreshë? Shihni jetën tuaj si një film me ju si protagonist, skenarist dhe regjisor – çfarë do të bënit me vitin përpara?

Pasi të mendoni “unë”, do të mendoni “ne” në Hënën e plotë të 10 shtatorit në shtëpinë e shtatë të biznesit dhe partneritetit romantik, një shtëpi që zakonisht kërkon një angazhim solemn që vuloset me një kontratë. Kjo zonë e grafikut mbulon gjithashtu martesën, dhe për shkak se ky është muaji i ditëlindjes, mund të vijë një propozim surprizë.

Nëse po nënshkruanim  një bashkëpunëtor të ri në biznes, mos nënshkruani asnjë kontratë deri në fillim të tetorit – Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 9 shtatori deri më 2 tetor.

Zhvillime të lumtura dhe të papritura që rrjedhin nga partneri/ja – është e mundur që surpriza të sjellë një udhëtim të gjatë jashtë shtetit, dhe nëse po, do të jeni të emocionuar për të shkuar. Këto ditë, njerëz dhe vende të huaja do të jenë me fat për ju.

Në aspektin romantik, ky është një muaj i mirë dhe i fortë për ju, sepse Afërdita do ta zbukurojë Virgjëreshën nga 4 shtatori deri më 29 shtator. Zgjidhni një aromë të re për vjeshtën, një prerje flokësh elegante dhe rroba të reja.

Hëna e re në Peshore më 25 shtator mund t’ju sjellë më shumë para dhe ky duhet të jetë një lajm i mirë. Afërdita, sundimtarja e Peshores, do të jetë në bisedë me Uranin. Urani ka për qëllim të sjellë surpriza, kështu që mund të habiteni nga ndonjë fluks i papritur parash ose një dhuratë e vlefshme.

Tashmë është e qartë se karriera do të shkojë mirë dhe zakonisht suksesi në karrierë shkon krah për krah me rritjen parave.

DASHI

Muaji fillon i lumtur. Hëna e re e muajit të kaluar, 27 gusht, në Virgjëreshë po ju sjell një shans për të punuar në projekte të reja në javët në vijim. Do të jeni të etur për të filluar.

Të paktën një person i rëndësishëm ka vënë re përsosmërinë e punës suaj dhe është gjithashtu i impresionuar me entuziazmin dhe etikën solide të punës. Bëni një punë të shkëlqyeshme në detyrat e këtij muaji dhe do të jeni në radhë për një promovim, lavdërim ose publicitet të favorshëm më vonë. Hëna e re e 23 dhjetorit do të jetë koha më jetike e vitit për avancimin e karrierës, ndaj kini besim.

Këtë muaj do t’ju duhet të monitoroni nga afër çdo detyrë sepse Mërkuri do të jetë prapavijë nga 9 shtatori deri më 2 tetor. Mërkuri do të jetë në Peshore, kështu që rutina e përditshme do të ndikohet. Përpara se të përfundoni një projekt pune, shiheni me kujdes për gabime.

Marsi, sundimtari juaj, kohët e fundit u zhvendos te Binjakët dhe do të rrisë shanset për arratisje të shkurtra për të zbuluar vende interesante në afërsi – vende që mund të mos i keni eksploruar kurrë. Java e parë e shtatorit do të jetë dita ideale për të blerë paketat dhe për të shkuar për disa ditë.

Do të kaloni orë intensive në zyrë dhe brenda pesë ditëve nga Hëna e plotë e 10 shtatorit do të jeni gati për të marrë frymë. Shihni nëse mund të gjeni një vend të mrekullueshëm me ujë për të pushuar.

Urani, planeti i befasisë, do të jetë në një kënd ideal me Diellin dhe Hënën e plotë. Duke qenë se Urani është në shtëpinë tuaj financiare. Mund të merrni lajme për një rritje page, ose familja mund t’ju dërgojë para thjesht sepse ju duan dhe mendojnë se mund t’i përdorni paratë. Paratë mund t’ju vijnë papritmas sepse do të shisni pronë.

Vëmendja juaj do të kthehet tek partneri në Hënën e re në Peshore më 25 shtator. Ju mund të jeni duke menduar për bashkëshortin/en, ose nëse jeni duke dalë seriozisht me dikë dhe nëse po përgatiteni për të bërë një tjetër hap, një propozim mund të shfaqet menjëherë pasi Hënës së re.

Nëse nuk jeni të martuar dhe nuk jeni në lidhje, kjo Hënë e re mjaft e mirë mund t’ju ndihmojë të hartoni dokumente për të nënshkruar me një bashkëpunëtor biznesi ose ekspert për të ndihmuar biznesin tuaj të përparojë.

DEMI

Ky është një muaj i lumtur, ndaj mos lejoni që lajmet se Mërkuri do të jetë në parapavijë nga 9 shtatori deri më 2 tetor, të zbehë gëzimin tuaj.

Pa dyshim, mund t’ju duhet të tërhiqeni kur një klient bën një ndryshim në drejtim të një projekti. Meqenëse ndoshta e keni përjetuar këtë lloj situate më parë, mirësia dhe durimi juaj do të vlerësohet.

Beqar apo i martuar, Hëna e re e muajit të kaluar më 27 gusht do të ndezë aktivitetin shoqëror në javët në vijim, në shtator dhe më tej. Nëse jeni beqar, kjo Hënë e re është ajo që keni pritur për të ndezur fillimin e një lidhjeje të re dhe të vërtetë dashurie. Mund të mos e dini menjëherë se sapo keni takuar dikë që mund të përbëjë një pjesë të madhe të së ardhmes suaj.

Ju gjithashtu mund të keni fat me çështjet që lidhen me fëmijët, shtatzëninë dhe gëzimin me lindjen e një fëmije. Ose mund ta përdorni këtë Hënë të re për të nisur një projekt të ri dhe shumë të rëndësishëm krijues që mund të transformojë jetën tuaj.

Nëse nuk jeni beqarë, mund të gjeni kohën për një udhëtim romantik.

Hëna e re më 25 shtator do ta kthejë vëmendjen te zyra dhe gjithçka që po ndodh atje. Me siguri çdo projekt për të cilin po punoni do të kërkojë shumë nga ju për sa i përket shijes dhe stilit. Ju mund të jeni duke punuar në diçka që zbukuron jetën – parfum, bizhuteri, shampanjë, të brendshme, lule – e kuptoni idenë.

Më vonë, ky projekt ka të ngjarë të ndikojë te emri juaj në industrinë ku punoni. Do të kënaqeni duke punuar.

Continue Reading

Trending