Connect with us

Horoskopi

Demi me fillime te reja, Luani me dite te mira/ Astrologu Jorgo Pulla paralajmeron keto 3 shenja per muajin MAJ

Published

on

“Muaji Maj do të jetë muaji i fillimeve të ngjarjeve të mëdha. Jemi në një kohë shumë delikate në fushën ekonomike në rang botëror. Nga data 15 Maj deri në Qershor priten ndryshime ekonomike dhe politike që nuk i kemi parë që në ’90. Sa i takon shenjave më të favorizuara dhe që do të dominojnë përgjatë Majit janë Dashi, Demi dhe Virgjëresha, kjo e fundit do të ketë ndikime shumë të mira në fushën ekonomike. Datat më të rëndësishme të muajit Maj për të gjitha shenjat janë data 2, 4, 11, 16. Eklipsi i hënës vjen me lajme midis datës 14 dhe 18 Maj. Data të tjera të rëndësishme janë 18, 25 dhe 30 Maj. Këtë muaj duhet të tregohemi të kujdesshëm me takimet”, tha ai.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi

Do të jetë një javë e mbarë dhe me përfitime të mëdha në fushën ekonomike-financiare. Për ju që keni të bëni me jashtë, me dokumentacione duket se kjo javë do të sjellë zhvillime pozitive. Sa i takon fushës sentimentale duhet të tregoheni të kujdesshëm sidomos në takime, mos harroni tregohuni të vemendshëm.

Demi

Ky muaj do të jetë vendimtar, shënohen nisma të reja. Ndryshime të mëdha do të ndodhin në fushën ekonomike, por që do të jenë në favorin tuaj. Në fushën sentimentale do të keni pak probleme sidomos në lidhjet në çift. Një lidhje me Akrep dhe Ujor mos e lini pas dore. Një takim apo një vendimmarrje lëreni pas ditës së Mërkurë.

Binjakët

Jeni të zgjuar dhe tepër të mprehtë në fushën ekonomike financiare. Mund të keni një lëvizje nga puna, sidomos ata që punojnë në media apo janë në vende kyçe, por çdo lëvizje do të jetë në favorin tuaj. Ndikim pozitiv në familje për të lidhurit, ndërsa për të pa lidhurit është një moment mjaft i mirë ky për takime, sidomos dita e sotme dhe pasnesër.

Gaforrja

Keni qenë të mërzitur nga java që lamë pas. Jeni prej kohësh në pritje të disa lajmeve, të cilat ka ardhur momenti t’i merrni tani. Kjo javë do të jetë java e mundësive të mëdha për shenjën tuaj. Në fushën sentimentale është një moment i mirë, takimet ideale mund të jenë sot pasdite dhe të premten paradite. Ky muaj do të jetë ideal në ekonomi.

Luani

Si shenjë e maturisë që janë edhe pse kanë patur probleme ekonomike nuk e kanë treguar këtë. Por mos u shqetësoni ditë të mira po vijnë për ju, do të realizoni gjërat që doni. Kjo javë do të jetë pozitive dhe me shumë fat për ju. Nëse jeni në diskutime për një pasuri të paluajtshme ky është momenti ideal.

Virgjëresha

Një muaj shumë i mirë financiar, stabilizimi ekonomik sjell mundësi shumë të mira dhe zhvillime në karrierë. Do të kenë ndryshime pozitive ata që punojnë në fushën e artit si dhe ata që drejtojnë një biznes. Nga pasnesër deri në Shtator do të keni mundësi të mëdha ndaj merrni kohën tuaj. Një drejtësi e mohuar del në pah këto ditë. Moment favorizues edhe fusha shpirtërore. Një lidhje ideale me Binjak, Shigjetar, Peshk dhe Ujor.

Peshorja

Fokusi më i madh për gjatë kësaj jave është të merreni me gjërat që mund të mos jenë thelbësore, por që kalojnë tranzit dhe kanë po aq rëndësi. Javë pozitive për dokumentacione apo lidhje familjare. Do të jetë një periudhë vendimtare në atë që doni të arrini. 10-ditëshi i tretë është me shumë fat, por nuk do mungojnë problemet sentimentale.

Akrepi

Jeni duke ecur në hapa të sigurtë dhe të shpejtë, por kujdes në djersën tuaj “hanë” shumë njerëz, madje pas krahëve. Do të jetë një javë e qetë, kujdes duhet të tregoni nga data 14, tregohuni të vemendshëm dhe me këmbë në tokë. Është një periudhë e mirë për investime. Në Akrep dhe në Dem do të ndodhin gjëra të mëdha botërore. Në fushën sentimentale një lidhje me Gaforre dhe Ujor do të jetë mjaft pozitive.

Shigjetari

Si shenjë e aventurës dhe shpenzimeve të mëdha duhet të tregojnë kujdes, edhe pse asnjëherë nuk ngelen keq. Një punë e dytë mund t’ju ofrohet përgjatë kësaj periudhe. 10-ditëshi i parë dhe i dytë duhet të tregojnë kujdes në kreditime apo çështje bankare. Pas datës 7-14 do të keni mundësi më të mira përfitimi. Në fushën shpirtërore të favorizuar do të jenë lidhjet me Binjak, Luan dhe Virgjëreshë. Mos harroni kurrë këtë thënie ‘Rastësia është mbret i gjithçkaje’.

Bricjapi

Tre vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për ju. Ka ardhur koha për ndryshime të mëdha, por kujdes mos shkelni aty ku keni ecur më parë. Rikthime do të shfaqen në jetën tuaj, por kujdes shikoni vetëm të ardhmen. Edhe në fushën sentimentale jeni pak të ngatërruar, nuk kanë qenë ditë të mira për ju. Ky është momenti për të rregulluar gjërat në jetën tuaj, nisma të reja për të pa lidhurit, një njohje të re mendojeni mirë.

Ujori

Shenja e zemër gjerësisë pret një javë të qetë. Për ata që jetojnë në diasporë mundësi shumë të mira në dokumentacione. Do të bëhet realitet një blerje apo një kredi e kërkuar. Një çështje ligjore penale merr fund dhe ju do të dilni të fituar. Vijon një stabilitet në fushën ekonomike, eshtë një moment ideal ky ku do të jeni vetëm në ngritje.

Peshqit

Sa nevrikë jeni , po aq të dashuruar jeni. Kjo javë sjell ndikim pozitiv në ekonomi, të favorizuar në sipërmarrje. Është një moment i mirë për marrje vendimesh, ju jepen mjaft mundësi. Një udhëtim është mirë që t’a shtyni nëse keni në plan pas datës 6 Maj. Jeni në stabilitet në ekonomi, ndërsa në fushën sentimentale duhet të jeni më të kujdesshëm.

Horoskopi

Do te keni 1 mundesi qe vjen 1 here ne jete/ Astrologia Meri Shehu paralajmeron kete shennje horoskopi

Published

on

Sot keni nje mundesi te beni biseda per nje bashkepunim !Nje ceshtje e hapur ne cift ka mundesi rregullimi !

Demi

Puna mer ne rendesi sot Do keni nje ndryshim pune dhe nje njohje te te ne ambjentet e punes !

Binjaket

Nje ceshtje erotike diskutohet sot dhe ju merrni pozicion per te kenaqur partenren apo partnerin me nje dhurate !

Gaforrja

Shtepia ka rendesi sot dhe nje ndryshim qe mund te beni aty Nje mbremje apo feste familjare eshte e rendesishme !

Luani

Nje lajm shume i rendesishem me nje mesazh komod do ju vij sot nga nje rruge e shkurter apo nga nje femer e aferme apo e njohur per ju !

Virgjeresha

Nje ceshtje ekonomike do jete e rendesishme dhe do ju sjelli nje kenaqesi me menyren si do ta shpenzoni !

Peshorja

Hena ne shenjen tuaj ju sjell nje rigjenerim dhe pak frymemarrje ne inisiativat tuaja !Do keni nje takim personal te rendesishem !

Akrepi

Ju sot do ndjeheni pak te mbyllur ne vetvete dhe ne deshiren per tu shplodhur dhe rigjeneruar energjite tuaja !

Shigjetari

Nje situate e kendshme do ju dhurohet nga dikush qe ju pelqen dhe deshiron ta bej diten tuaj me te bukur !

Bricjapi

Puna behet e rendesishme Sot do keni nje shefe te re apo nje femer drejtuese do behet e rendesishme ne ecurine tuaj !

Ujori

Kontaktet me jashte shtohen dhe ju bejne te ndjeheni se jeta po hapet ne drejtimin e duhur !Nje femer qe jeton large ju ndryshon jeten erotike !

Peshqit

Ekonomia perseri duket e rendesishme akoma dhe sot Nje shpenzim del imediat dhe nje takim erotik ku do zbuloni nje te fshehte te rendesishme !

Continue Reading

Horoskopi

Do takoni 1 person qe do ju ndryshoje jeten/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Dashi

Edhe pse kohët e fundit e keni neglizhuar paksa partnerin/en, bëni mirë t’i kushtoni më shumë kohë atij. Dashuria në çift do shkojë mirë sot. Beqarët do kenë disa takime interesante dhe do mund të ndryshojnë edhe statusin e tyre. Financat do i keni mjaft të ekuilibruara.

Demi

Mbani distancë nga bota e jashtme dhe mos ua vini veshin çfarë do thonë të tjerët. Pasi turbullirat yjore do kërcënojnë gjatë kësaj dite lidhjen tuaj. Beqarët do ndjehen mirë në shoqërinë e disa personave dhe nuk do vendosin dot për asnjërin. Financat do jenë të mira, do keni mundësi edhe për shpenzime.

Binjakët

Do bashkëpunoni mjaft me partnerin/en dhe do jeni mjaft senssual sot ju të dashuruarit. Shkurt jeta juaj në çift do shkojë për mrekulli sot. Beqarët vetëm për të mos qëndruar më vetëm do mund të bëjnë gjëra të gabuara nga të cilat do lëndohen. Financat do jenë të mira.

Gaforrja

Ditë e bukur dhe e mbushur me surpriza kjo e sotmja për ju që jeni në lidhje. Falë mjedisit të këndshëm yjor, jeta juaj në çift do jetë mjaft premtuese. Beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë, por do ndryshojnë mendim pas një takimi të rastësishëm me një person. Financat do jenë problematike.

Luani

Një klimë jo shumë e qetë do mbizotërojë në jetën tuaj në çift sot. Këshillohet që të ruani qetësinë gjatë komunikimit me partnerin/en për të shmangur debatet e forta. Beqarët do jenë të lirë të bëjnë atë që duan dhe nuk do e vrasin mendjen për të tjerët. Financat do jenë të qëndrueshme.

Virgjëresha

Mundohuni të shkëputeni paksa nga rutina e përditshme ju të dashuruarit. Shtoni dozat e fantazisë në jetën tuaj në çift dhe do e shihni që gjërat do shkojnë më së miri. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare dhe asgjë serioze për të ardhmen. Kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Ju që jeni në një marrëdhënie dashurie do merrni një vendim mjaft të rëndësishëm, i cili do ndryshojë njëherë e përgjithmonë të ardhmen tuaj. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm edhe pse një person mund t’i tërheqë shumë. Financat parashikohen goxha të mira.

Akrepi

Gjatë kësaj ditë mundohuni të flisni më hapur me atë që keni në krah në mënyrë që gjithçka të shkojë më së miri. Me mbështetjen e Plutonit do ja dilni në gjithçka. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri as sot dhe ka mundësi të mbeten ende vetëm. Në planin financiar gjithçka po ecën siç duhet.

Shigjetari

Të dashuruarit duhet ta shfrytëzojnë sa më shumë të mundin këtë ditë në mënyrë që të përforcojnë bashkëpunimin dhe jeta në çift të ecë në drejtimin e duhur. Beqarët duhet të reflektojnë mirë para se të hedhin hapa, sepse nga kjo varet e ardhmja e tyre. Në planin financiar nuk parashikohen vështirësi.

Bricjapi

Ditë e mirë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një marrëdhënie. Do i kushtoni rëndësinë e duhur partnerit/es dhe ai nga ana tjetër do i shprehë në çdo moment ato që ndjen. Beqarët do kenë një ditë të veçantë dhe të mbushur me takime. Në planin financiar parashikohen disa probleme.

Ujori

Influenca e yjeve në planin sentimental do jetë dominuese te ju të dashuruarit. Në mbrëmje një darkë romantike me partnerin/en do ju bënte shumë mirë. Beqarët do jenë me fat sot dhe do marrin ftesa të njëpasnjëshme për takime. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj.

Peshqit

Klima në çift ka rrezik të mos jetë shumë harmonike sot. Bëni kujdes me kritikat dhe mos e teproni pasi mund të përfundoni duke mos folur me njeri-tjetrin. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë në momentin që nuk e presin. Financat do jenë të mira, do dini si t’i menaxhoni.

Continue Reading

Horoskopi

Do te merrni 1 shperblim te madh ekonomik/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron keto 2 shenja horoskopi

Published

on

Horoskopi i Dashit nga Paolo Fox:

Aventurat, flirtet dhe netët erotike janë në rend të ditës për ju e megjithatë po kërkoni diçka tjetër apo jo? Nga ana tjetër jini vigjilentë për marrëdhëniet tuaja të punës, mos i humbisni aleatët e çmuar.

Horoskopi Paolo Fox Demi:

Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj duke filluar nga data 28 maj, shfrytëzojeni sa më shumë. Përdorni sharmin që ju karakterizon për të arritur qëllimet tuaja.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët:

Përfitoni nga kjo Hënë e favorshme për të çuar përpara marrëdhëniet tuaja. Në punë keni një periudhë të mirë që do ju shoqërojë gjatë gjithë muajit.

Horoskopi i Gaforres Paul Fox:

Këtë të enjte 12 maj shumë çifte do të jenë në kushtet e debateve të vazhdueshme për gjëra të parëndësishme, përpiquni të mos bini pre duke u marrë me to. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund të keni disa probleme.

Horoskopi i Paolo Fox Luani:

Çiftet që duan të bëjnë hapa para në raportet e tyre do të jenë në një periudhë të favorshme. Nëse jeni duke pritur për një konfirmim për punën, ai do të vijë së shpejti.

Horoskopi i Virgjëreshës Paolo Fox:

Për të dashuruarit do të ketë shumë surpriza. Në punë, megjithatë, kjo është një periudhë që i kushtohet reflektimit.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja:

Hëna në shenjën tuaj fillon të japë fryte, do t’i shihni ato së shpejti. Në përgjithësi, në punë mund të flasim për rikuperim krahasuar me javët e kaluara.

Horoskopi i Paolo Fox Akrepi:

Hëna në shenjën tuaj, me siguri do të sjellë diçka më shumë në marrëdhëniet tuaja. Nëse keni ndonjë çështje të pazgjidhur profesionale, është koha për t’a zgjidhur.

Horoskopi Paolo Fox Shigjetari:

Asgjë nuk mund ta ndalë pasionin e vrullshëm të javëve të ardhshme, ju jeni dashnorë të pamposhtur. Puna vazhdon, por energjitë kanë filluar të pakësohen, përpiquni të relaksoheni.

Horoskopi i Paolo Fox Bricjapi:

Kjo e enjte është një ditë padyshim pozitive për dashurinë dhe marrëdhëniet në çift. Kushtojini vëmendje propozimeve të kësaj periudhe në punë.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori:

Tani që Hëna është rikthyer për t’ju bërë shoqëri, pritet një fundjavë vërtet interesante. Jeni në trazira në punë, por ka perspektiva të mira.

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit:

Mos u dekurajoni, dashuria është gjithmonë afër dhe ju presin të reja të këndshme. Në punë, mjafton edhe pak durim dhe do të shpërbleheni. /noa.al

Continue Reading

Trending