Connect with us

Horoskopi

Vuajnë shumë me veten e tyre! 4 shenja të horoskopit e kanë vetëbesim përtokë

Published

on

Ka raste kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe ndodh natyrshëm të dyshojmë në aftësitë dhe talentin tonë.

Kjo është diçka e zakonshme dhe ndodh me të gjithë në një moment të jetës, por disa shenja të horoskopit kanë vetbesim vërtetë të ulët.

Sipas astrologjisë këto janë 4 shenjat e zodiakut që kanë vetëbesim të ulët.

Binjakët

Binjakët janë shpesh viktima të vetëvlerësimit. Ata priren t’i japin pak vlerë opinioneve të tyre dhe u duhet shumë guxim për t’u shprehur sepse mund të mendojnë se mendimi i tyre nuk ka rëndësi. Ata priren të humbasin besimin në aftësitë e tyre herë pas here prandaj familjes dhe miqve të tyre mund t’u duhet t’u japin një dozë të shëndetshëm vetëvlerësimi.

Gaforrja

Këta njerëz me zemër të butë kanë vetëbesim të ulët. Ata dyshojnë në aftësitë, mendimet dhe talentin e tyre. Mund të preferojnë të qëndrojnë të heshtur në një takim sesa të ndajnë ide. Kiijo vjen shpesh si rezultat i përvojave të kaluara.

Virgjëresha

Virgjëreshat gjithashtu mund të vuajnë ndonjëherë nga vetëvlerësimi i ulët, mund të kenë mungesë besimi dhe ta shohin veten si të paaftë. Ata mund të preferojnë të anashkalojnë detyrat sepse nuk kanë besim në vetvete.

Dashi

Dashi në përgjithësi nuk ka shumë besim tek vetja dhe si rezultat, ata gjithmonë luftojnë me vetëbesim të ulët. Ata janë të mirët në atë që bëjnë, megjithatë, ata gjithmonë nënvlerësojnë vlerën dhe talentin e tyre. Ata e shohin veten si të papërshtatshëm në çdo gjë që bëjnë, dhe kjo është ajo që shton nivelet e tyre të ulëta të vetëbesimit.

Horoskopi

Viti ka nisur në mënyrë perfekte, ja 3 shenjat më me fat deri në fund të Janarit

Published

on

Janari 2022 ka dy planetë retrogradë, Venusin dhe Mërkurin, ku klima është kërkuese dhe e lodhshme. Gjithashtu, është dhe Hëna e Plotë me 18 Janar që formohet në Gaforre në krahasim me Plutonin duke krijuar një klimë tensioni dhe emocionesh negative.

Kështu që muaji i parë i vitit të ri do të na testojë qëndrueshmërinë, kufijtë dhe nervat, por mesa duket përjashtim do të jenë 3 shenjat e horoskopit, ku do të kalojnë shumë mirë.

Bricjapi

Janari është muaji i ditëlindjes suaj dhe ka kuptim që të gjitha dritat të bien mbi ju. Do të keni dëshirë të bëni shumë ndryshime, nga pamja e jashtme deri te puna, por mos ndërmerrni rreziqe të mëdha. Ndiheni më ambicioz dhe mund t’i jepni fund një lidhjeje që mendoni se është toksike për ju.

Ujori

Pas pak keni edhe ditëlindjen dhe ditët pas 20 janarit do të fitojnë më shumë ekuilibër dhe shkëlqim. Më 15 janar, Mërkuri kthehet në dukje retrogradë në shenjën tuaj të zodiakut, duke krijuar shumë detyrime. Kini kujdes që të mos bëni gabime në ëndërrim dhe mund të hasni tensione në punë.

Peshqit

Ky muaj do të jetë mjaft social për ju. Më 24 janar do të keni nevojë për të ndjekur ëndrrat tuaja. Nëse jeni beqar, një person nga shoqëria juaj mund të tregojë interes për ju ose mund të ndjeni se keni ndjenja për një person nga mjedisi juaj miqësor.

Continue Reading

Horoskopi

Helena Biehl jep shpresë! Viti 2022 premton financa të mira për këto 2 shenja të Zodiakut

Published

on

2021-shi nuk ka qenë një vit dhe aq me fat për shumë prej nesh, kjo edhe për shkak të emergjencës shëndetësore që vazhdojmë të kemi përreth. Pasojat e pandemisë kanë goditur veçanërisht planin e punës dhe atë ekonomik. Por pavarësisht kësaj, mund të themi se viti 2022 do të jetë me shumë fat për të lindurit nën shenjat zodiakale që do të zbulojmë më poshtë:

Një nga shenjat më të favorizuara në këtë drejtim, do të jenë Peshqit. 2021-shi për ta, ishte një vit kaotik, i shoqëruar nga shumë ulje dhe pak ngritje. Por tashmë, e gjithë pasiguria do t’i lërë vend sigurisë, sidomos në punë. Dhe 2022-shi do ta zbulojë këtë që në muajt e parë të tij.

Edhe për Demin do të ketë mundësi të shkëlqyera për të ndërmarrë një përgjegjësi të reja, një promovim të shumëkërkuar ose një rritje të ardhurash.

Paratë nuk do të mungojnë edhe për shenjën zodiakale të Binjakëve. 2022-shi do t’u sjellë të lindurve nën këtë shenjë një fat të mirë në aspektin e punës. Yjet për këto shenja zodiakale janë shumë pozitive dhe do t’i ndihmojnë të arrijnë objektivat e tyre profesionale.

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi 7 janar nga Russell Grant, 3 shenja do rregullojnë mirë punët me paratë

Published

on

Dashi

Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Kjo do iu japë mundësinë te flisni hapur për çdo gjë me atë qe keni ne krah. Beqaret do qëndrojnë gjate gjithë kohës me miqtë e ngushte dhe do ndihen te plotësuar. Financat kane për te qene goxha me te mira se me pare, kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht.

Demi

Sot do jete si një rizgjim nga gjumi letargjik ku kishit rene ju te dashuruarit. Atmosfera do filloje te ngrihet dhe do përjetoni emocione me te veçanta se me pare. Beqaret duhet te dalin me personat qe do i ftojnë, por ne asnjë mënyrë nuk duhet te nxitohen te hedhin hapa. Buxhetin do e ekuilibroni me pare nga sa kishit menduar, kjo edhe fale ndihmës se disa familjareve.

Binjaket

Ndikimi i yjeve tek jeta juaj ne çift do jete tej mase pozitiv gjate kësaj dite. Pranë partnerit do ndiheni si asnjëherë me pare. Mbrëmja gjithashtu ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret nuk do jene te gjithë me fat ne dashuri dhe disa kane për te mbetur ende vetëm. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, por pas masave qe do merrni shume shpejt gjithçka do ndryshoje.

Gaforrja

Dite e ngrohte edhe pse pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithë kohës keni për t’u ndier mire. Beqaret do i keni idetë shume here me te qarta dhe do e dine mire çfarë hapash te hedhin. Priten ndryshime. Plutoni do iu ndihmoje ne planin financiar. Ai jo vetëm qe do ua mbroje te ardhurat qe keni, por do iu nxite edhe te bëni diçka për te pasur përmirësime.

Luani

Ju qe jeni ne çift duhet te flisni me takt dhe përkujdes për çdo gjë sepse ne çdo moment situata mund te dale jashtë kontrollit. Beqaret ka rrezik te jene naive dhe do bëjnë gabime te pafalshme. Me shume do lëndohen sesa do gëzohen ne momentin e takimeve. Për fat te mire ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe gjendja do përmirësohet goxha.

Virgjeresha

Ata qe janë ne një lidhje duhet te bëhen gati për probleme gjate kësaj dite. Do kenë debate te forta me personin qe kane ne krah dhe për asgjë nuk do tolerojnë. Beqaret duhet te jene sa me realiste qe te munden pasi ne te kundërt do përballen me zhgënjime te shumta. Gjendja financiare do ketë me shume përmirësime nga sa ju e kishit menduar ndonjëherë.

Peshorja

Sot do afroheni edhe me shume me partnerin tuaj dhe do arrini t;i zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe ju kane dale me herët. Toleranca dhe mirëkuptimi do jene vlera te çmuara. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet dhe realiteti do ju duket i hidhur. Me shpenzimet tregohuni kursimtare sepse po e tepruat do mbeteni shpesh pa para.

Akrepi

Dite e turbullt do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit menduar dhe ne disa moment do keni edhe debate te forta. Beqaret do takohen me dike gjate një darke pune ose gjate një mbledhjeje. Financat di fillojnë te kenë goxha përmirësime, kjo fale masave qe keni marre, por edhe nga ndihma e disa te afërmve.

Shigjetari

Nëse keni dyshime për besnikërinë e partnerit tuaj sot, flisni hapur me te dhe vendosini pikat mbi “i”. Po i shtytë gjerat situata mund te ndërlikohet edhe me shume. Beqaret duhet te jene me te duruar ne mënyrë qe ta gjejnë personin me te përshtatshëm. Gjendja e financave do jete goxha e mire. Përfitoni për te shlyer borxhet dhe pse jo për te hequr disa para mënjanë.

Bricjapi

Dite e vështirë do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni një komunikim te mire me personin ne krah dhe here pas here mund te lindin edhe probleme mes jush. Beqaret me ne fund do realizojnë një takim fantastik i cili do ua ndryshoje humorin. Urani do jete planeti qe do iu nxite te ndërmerrni rreziqe ne planin financiar, por për fat te mire nuk do keni probleme serioze.

Ujori

Harmoni, komunikim, bashkëpunim. Dite e begate do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri ne çdo moment. Beqaret nuk duhet te tregohen impulsive sepse do bëjnë gabime te pafalshme. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme, por me një menaxhim me te kujdesshëm situata mund te filloje te përmirësohet.

Peshqit

Dite e jashtëzakonshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do ndiheni si neper ëndrra dhe nuk do doni te zgjoheni për asnjë çast. Beqaret edhe sikur te duan nuk do e shmangin dot një dashuri me shikim te pare. Buxheti do mbetet gjithë kohës i qëndrueshëm dhe nuk do ketë asnjë lloj problemi. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë investim.

Continue Reading

Trending