Connect with us

Horoskopi

Horoskopi 2022, cilat janë shenjat që do të kenë më shumë para

Published

on

Sipas astrologëve, është shumë e thjeshtë të kuptosh se si renditen shenjat e horoskopit që do të kenë më shumë fat në punë dhe do fitojnë më shumë para gjatë vitit 2022. Mjafton të shohësh pozicionin e Jupiterit, planetit të mirëqenies dhe Saturnin, planetin e punës dhe vështirësive..

Më poshtë ju tregojmë parashikimin e astrologes italiane Ginny Chiara Viola për Vitin e Ri, shenjë pas shenje.

12. Shigjetari

Puna do t’ju sjellë rezultate shumë të mira dhe përfitime ekonomike në 2022-shin.  Megjithatë problem do të jetë se si dhe sa do të mund t’i mbani paratë e fituara sepse, me Jupiterin dhe Neptunin në shenjën tuaj, mund të jeni shumë të pavendosur për një investim, i cili, në fakt, nuk është as i nevojshëm dhe as i frytshëm. Kur bëhet fjalë për blerje apo investime, dëgjoni paralajmërimet dhe mendimet e atyre që dinë më shumë se ju.

11. Virgjëresha

Duke ju renditur në vendin e 11-të për sa i përket fitimeve,  për ju të shenjës së Virgjëreshës  do të thotë t’ju rrisësh ankthin dhe ndjesinë e falimentimit (pavarësisht se sa para keni në llogarinë tuaj bankare ). Qëndroni të qetë dhe thjesht mendoni se për aq kohë sa Jupiteri është në anën e kundërt të shenjës suaj, do të duhet të jeni edhe më të kujdesshëm se zakonisht përpara se të nënshkruani një çek ose kontratë pune. Ky paralajmërim i vogël tashmë do të jetë i mjaftueshëm për të parandaluar çdo dëm në portofolin tuaj.

10. Binjakët

Në fakt, Binjakët nga natyra nuk janë shenja e parë së cilës do i kërkonim ndonjë këshillë sa i përket menaxhimit ekonomik. Dhe le të themi që në këtë 2022 gjërat do të përkeqësohen pak.  Në fakt, Jupiteri do të jetë në prapavijë për një pjesë të mirë të vitit, por duhet thënë se Saturni në qendër  (d.m.th. në favorin tuaj) mund t’ju bëjë të dëshironi të provoni një mënyrë të re të organizimit të të ardhurave dhe shpenzimeve. Kjo sfidë e re madje mund t’ju pëlqejë.

9. Peshorja

Gjatë gjithë periudhës së verës, nga maji deri në tetor 2022, planeti i mirëqenies ekonomike do të jetë larg shenjës suaj të horoskopit dhe, konkretisht, mund të bëjë që disa shpenzime të papritura të bien si shi nga qielli për Peshoren e lindur në shtator. Nga ana tjetër, falë Saturnit që ju ka bërë më të ndërgjegjshëm që nga viti i kaluar (dhe në përgjithësi gjatë gjithë jetës) sigurisht që nuk do të jetë problem t’i përgjigjeni këtyre problemeve me ndonjë truk të vogël fati. Nëse kanë menduar  t’ju kapin në gabim, do ta kuptojnë se gabohen.

8. Luani

Lajmi i mirë është se në këtë 2022 Jupiteri, planeti i mirëqenies ekonomike, nuk do të jetë më përballë shenjës suaj të zodiakut dhe për këtë arsye mund të shpresoni fare mirë se asnjë shpenzim i papritur nuk do t’ju prishë ritmin. Nga ana tjetër, Saturni do të dojë t’ju shohë se sa jeni pjekur dhe sa keni mësuar të menaxhoni me zell shpenzimet. E di se është shumë e vështirë t’i rezistoni çdo tundimi për të shpenzuar. Por ju do t’ia dilni.

7. Demi

Edhe pse ju jeni shenja e zodiakut që dini të jeni një kursimtar ekselent dhe i kujdesshëm, në këtë 2022 do t’ju duhet të rishikoni rrjedhën e shpenzimeve tuaja. Urani në shenjën tuaj shpesh do t’ju bëjë të veproni pa u menduar dhe konsultuar për shpenzimet e përbashkëta në shtëpi, por Saturni në kuadraturë duket se do ju bëjë të përhumbeni vërtet. Në gjithë këtë atmosferë risie dhe rinovimi ju mund të humbni kontrollin e financave tuaja. Për fat të mirë Jupiteri do të jetë në anën tuaj për shumicën e vitit, si një strofull që ju mbron për çdo rast.

6. Ujori

Saturni do të jetë akoma në shenjën tuaj të zodiakut për vitin 2022 dhe dëshiron që ju të jeni veçanërisht të ndërgjegjshëm, edhe në lidhje me menaxhimin ekonomik. Fatkeqësisht, ndryshe nga viti 2021, Jupiteri nuk do t’jua bëjë më jetën të lehtë për sa i përket të ardhurave ekonomike, por do të thonim që nuk ka nevojë të vendosni duart në kokë sepse në fakt Saturni do t’ju sigurojë që të mos keni fare frikë dhe të përvishni mëngët në punë për të fituar atë që dëshironi. E kush mund t’ju ndalojë?

5. Bricjapi

Kur bëhet fjalë për mirëqenien ekonomike, sigurisht që nuk mund  të pajtohemi me ju, i dashur Bricjap, se cilado qoftë marrëdhënia juaj e përkohshme me Jupiterin, keni akoma shumë për të mësuar rreth mikroekonomisë. Për fat të mirë, në këtë 2022 Jupiteri do të jetë kryesisht në favorin tuaj, ndërsa Saturni do të jetë larg kufizimeve edhe shpenzimeve. Paralajmërimi i vetëm: për Bricjapët e lindur në dhjetor do të ishte më mirë të shmangnin çdo investim të panevojshëm dhe jo  të kujdesshëm gjatë gjithë verës. Për pjesën tjetër, vazhdoni duke arsyetuar.

4. Akrepi

Nëse Saturni dëshiron që ju të jeni të pjekur, me mend në kokë dhe gjithashtu të aftë të vendosni se si të menaxhoni investimet tuaja, Jupiteri duket se do t’ju japë një moment paqeje dhe frymëmarrjeje në vitin 2022. Pra, po, paratë nuk do të jenë kurrë të thjeshta, por të fituara me djersë por edhe rezultatet ekonomike nuk do të vonojnë. Duke ju njohur besoj se këto para që kanë ardhur nga puna juaj do t’ju pëlqejnë edhe më shumë. Mos harroni se ju jeni shenja më e mirë e zodiakut për të bërë marrëveshje, veçanërisht këto ditë.

3. Gaforrja

Jupiteri në shenjën tuaj, për një pjesë të mirë të vitit 2022 mund t’ju sjellë vetëm të mira.  E dashur Gaforre, ju jeni ndër shenjat e horoskopit më të prirura për t’i kushtuar vëmendje menaxhimit ekonomik, veçanërisht në mjedisin familjar dhe shtëpiak. Nuk është nevoja t’ju them mos rrezikoni  me shpenzimet dhe investimet sepse e di që nuk jeni tipi i tillë. Nga ana tjetër, menaxhoni mirë të ardhurat, veçanërisht ato që nuk ishin parashikuar dhe shijoni rezultatin.

2. Peshqit

Si një shenjë e mirë uji, nuhatja për investime dhe biznes është vërtet e fortë. E bukura është se në këtë 2022 Jupiteri në shenjën tuaj të horoskopit do të zgjerojë mundësitë e fitimit, dhe lehtësia me të cilën do të siguroni të ardhura do të duket vërtet si dhuratë nga parajsa.

1. Dashi

Me Jupiterin dhe Saturnin, ju jeni shenja që do të keni më shumë fat dhe para gjatë vitit 2022.  Ju që zakonisht nuk ju pëlqen planifikimi dhe kontrolli, këtë vit do ta gjeni veten duke bërë investime që do të rezultojnë, pjesërisht për aftësi dhe pjesërisht për fat, zgjedhjet më të mira që mund të bëni. Do të keni mirëqenie ekonomike, por edhe të menaxhuar me mend në kokë. Bravo!

Horoskopi

Do fitoni 1 shume te mire parashe/ Astrologia Meri paralajmeron keto 2 shenja horoskopi

Published

on

Dashi

Do arrini nepermjet parandjenjave te keni nje fitim ekonomik !Ne ceshtjet e zemres keni kujdes Nuk keni fat ne dashuri !

Demi

Hena ne shenjen tuaj e kthen vemendjen drejte jush !Ne jeten ne cift gjerat nuk jane sic i mendonit !Kujdes !

Binjaket

Nese do kishte nje dite ku duhet te iknit nga te gjitha dhe te qetesoheshit ,,eshte kjo e sotmja ! Pergatitni hapat e metejshem !

Gaforrja

Keni shume vrap per te bere nga detyrimet Por sot mund te kenaqeni me miqte dhe te materializoni nje qellim !

Luani

Vetem me bekimin e Aferdites ne shenjen tuaj ,sot mund te fitoni edhe njeriun me disanthrop!

Virgjeresha

Me shikimin nga e ardhmja do vazhdoni me kete tendence ,megjithese e ardhmja duket pak large !Njerez qe jane large lozin rol ne jete moment !

Peshorja

Ne jeten personale do keni shume ankesa !Nje ceshtje ekonomike fillon e perparon !Ju duhet nje mbeshtetje shpirerore !

Akrepi

Jeni ne nes te nje rruge shume te rendesishme !Shikoni me qarte cfarre ju pershtatet !Shume provokime !

Shigjetari

Merruni sot me ceshtjet e punes Nje projekt mund te materializohet me sukses ! Kujdes akoma me shendetin !

Bricjapi

Mund te buzeqeshni sot pasi hena ne Dem ju jep kenaqesi !Mjafton ta jepni tek te tjeret sjelljen e plote !

Ujori

Sot do jeni macoku i shtepise ne te gjitha kuptimet !Vemendjen kryesore e merr familja dhe shteipa !

Peshqit

Sot dite pozitive per takime dhe kontakte te cilat do perparojne planet tuaja !

Continue Reading

Horoskopi

Do filloni 1 jete te re jashte vendit/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron kete shenje horoskopi per ndryshime

Published

on

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Duhet të filloni të jeni më shumë aktiv dhe i pranishëm, ndoshta mund të merrni surpriza të papritura që do t’ju lënë vërtet pa fjalë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Ka disa të reja, sidomos në punë. Gjatë këtyre ditëve të pushimit, përpiquni të përqendroheni në atë që dëshironi vërtet.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Duhet të filloni të ndryshoni këndvështrimin tuaj sepse kjo mënyrë aktuale e të vepruarit nuk është e mirë. Nuk keni gjithmonë të drejtë dhe njerëzit rreth jush nuk do të kenë durim përgjithmonë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Ditë e vështirë për ata që kanë pasur një mbrëmjes të trazuar. Flini pak dhe ftilloni mendimet tuaja, mund të ketë sfida të reja!

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Vendosmëria juaj me siguri do t’ju çojë në majë. Por tani provoni të pushoni sepse është pjesë e programit!

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Lëreni veten të çlirët dhe do të shihni që gjithçka do të duket më e thjeshtë. Ka kaq shumë gjëra që do t’ju duhet të rregulloni, por ia vlen.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Karakterizoheni nga një qetësi që shumë njerëz e kanë zili. Kjo gjë, për fatin tuaj, po ju sjell suksesin që keni dashur gjithmonë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Telashe po shfaqen për ata që nuk i kanë gjërat e qarta dhe janë të pavendosur. Mundohuni të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë, por bëjeni këtë, pa i lënë të tjerët të ndikojnë tek ju.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Nëse filloni të besoni tek vetja, do të shihni që gjërat dalëngadalë bëhen, marrin formë. Kini kujdes në fund të muajit, mund të merrni lajme të papritura.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Aftësia juaj për të rregulluar gjërat, më në fund po bëhet e dobishme. Gjithçka që mendonit se e kishit të humbur, po kthehet, ndaj mos u dorëzoni.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Mos lejoni që paranoja t’ju pushtojë kaq shumë. Ju me të vërtetë keni gjithçka nën kontroll, ndaj mos merrni për kot!

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Mos u besoni atyre që në lidhje me diçka, po ju thonë se nuk mund ta bëni. Ju keni të gjitha kartat në tavolinë për të fituar betejën tuaj.

Continue Reading

Horoskopi

Do te beheni milioner/ Keto jane 4 shenjat e horoskopit qe do i bjere shiu i parave kete muaj

Published

on

“Paratë, paratë, paratë, duhet të jenë qesharake në botën e pasanikëve”, tha ABBA dhe kishin absolutisht të drejtë, me disa shenja të zodiakut që argëtohen pak më shumë se të tjerat.

Fitimi i parave mund të mos jetë një çështje fati në shumicën e rasteve, por duket se disa kanë më shumë gjasa të shohin të ardhurat e tyre të rriten, ndërsa të tjerët vetëm ankohen.

Dashi

Dashi dhe ata që kanë një ashendente apo Venus në Dash janë të apasionuar pas fitores dhe sigurisht fitimeve të larta. Ata nuk karakterizohen nga kompromis dhe përulësi dhe luftojnë fort për të imponuar vullnetin e tyre dhe për të provuar vlerën e tyre. Ata punojnë me entuziazëm dhe guxim për të pasur një të ardhme më të mirë dhe qëllimi i tyre përfundimtar është të arrijnë sukses financiar.

Pavarësisht mungesës së durimit që i karakterizon, me shtytjen, guximin dhe vendosmërinë për të marrë role të vështira dhe kërkuese, ata arrijnë të gjejnë lehtësisht rrugën drejt suksesit dhe përfundimisht të mbushin portofolin. Por impulsiviteti dhe nevoja e tyre për të marrë rreziqe, shpesh i bën ata të humbasin arritjet e tyre dhe të shkatërrohen. Sigurisht, ata mund të fillojnë nga e para dhe të rindërtojnë pasurinë që kanë pasur dhe ta shumëfishojnë atë, sepse entuziazmi dhe guximi i tyre nuk shuhet kurrë.

Luani

Luanët e dinë se duhet të ndjekin qëllimet e tyre dhe të mos dorëzohen, edhe kur të tjerët u thonë se nuk kanë shpresë për sukses. Kreativë dhe instinktivë, ata “i nuhasin” mundësitë pranë tyre dhe i kapin kur mendojnë se do të kenë një rezultat të mirë.

Atyre nuk u pëlqen të shkelin trupat e vdekur për të arritur rrugën e tyre, kështu që mund të duhet pak më shumë që arritjet e tyre të shfaqen.

Virgjëresha

Virgjëresha metodike dhe funksionale nuk dëshiron të bëjë shpikje për t’u pasuruar. Ai di të përmirësojë atë që ekziston. Kur të ketë sukses, ai do të kapë frytet e punës së saj. Ai dëshiron të përmirësohet vazhdimisht, është e vendosur dhe realiste.

Prirja e tij drejt perfeksionizmit funksionon pozitivisht edhe në fushën e punës, si rezultat i së cilës shpesh arrin të korrë shumë përfitime financiare.

Akrepi

Për ata që nuk i njohin, Akrepat mund të duken si njerëz të “mbyllur” dhe jo shumë të besueshëm. Ata që i njohin dhe i besojnë, megjithatë, e dinë se këta janë njerëz të destinuar për gjëra shumë të mëdha. Pasioni dhe instinkti i tyre do t’i ndihmojnë ata të shkëlqejnë kur të zbulojnë atë që u pëlqen më shumë.

Ata shikojnë në heshtje konkurrentët dhe studiojnë taktikat e tyre në mënyrë që t’i kombinojnë ato me planet e tyre dhe të dalin me ato që u sjellin më shumë përfitim.

Bricjapi

Të pakënaqur me atë që nuk shkon, Bricjapët nuk do t’u thonë ‘po’ punëve që nuk i vlerësojnë siç duhet. Ata dëshirojnë majën, ndaj e ndjekin atë.

Ata bëhen të pamëshirshëm kur bëhet fjalë për suksesin e tyre dhe vështirë se kënaqen me diçka më pak se vendi i parë dhe shumë para.

Continue Reading

Trending