Connect with us

Horoskopi

Horoskopi i datës 17 Dhjetor nga Helena Biehl: Ja shenjat fatlume!

Published

on

Dashi – Ju pret një ditë e ngarkuar, prandaj përpiquni të mos stresoheni. Nëse jeni në një marrëdhënie është momenti t’i tregoni partnerit dashurinë tuaj. Beqarët nuk duhet të refuzojnë ftesat, pasi ky është momenti i duhur për të ndryshuar statusin.

Demi – Yjet janë në anën tuaj, prandaj merreni me qetësi dhe mos u ndikoni nga të tjerët. Shmangni çdo debat në çift dhe dëgjojeni deri në fund mendimin e tjetrit, më pas merrni vendime. Beqarët duhet të presin dhe pak, për momentin shijon daljet me miqtë.

Binjakët – Jeni të favorizuar pasi Marsi dhe Plutoni do të jenë gjithë kohës në anët tuaj. Gjatë ditës do kaloni momente emocionuese. Falini më shumë dashuri partnerit. Beqarët do të kënë mundësi të njohin sot njerëz të rinj.

Gaforrja – Sot do të jeni optimistë. Në dashuri do të ketë zhvillime pozitive, në sajë të ndikimit të Hënës. Ndërsa në punë do të vijnë mirënjohje dhe shpërblime lidhur me një projekt. Beqarët duhet t’i japin më shumë mundësi vetes, pasi partneri mund të jetë duke i pritur.

Luani – Sot do i merrni gjërat me përtese, por pasditja do të jetë ndryshe. Në çift duhet të bëni një dialog për gjithçka që ju shqetëson. Në punë, situata do të jetë në ujëra të qeta. Kujdes me financat.

Virgjëresha – Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj ka bërë që te jeni të stresuar. Bëni kujdes më partnerin, pasi gjërat po iu dalin nga duart. Edhe për beqarët nuk është akoma koha e duhur për të nisur një marrëdhënie, prandaj duhet të presin dhe pak.

Peshorja – Do përballeni me situata jo shumë të këndshme, prandaj ruani qetësinë. Në çift situata duket e qetë, por mos e lini pas dore. Beqarët duhet të qartësohen me veten, më pas të kërkojnë për një partner.

Akrepi – Sot ju presin lajme të mira. Në dashuri gjërat do ndryshojnë për mirë. Është dita që ti thoni partnerit se ka ardhur koha që marrëdhënia juaj të marrë një drejtim tjetër. Beqarët janë shumë pranë një fillimi të ri.

Shigjetari – Dita do të nisë pozitive, por ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do të bëjë që të ndryshoni sjellje.  Në çift do përballeni me një debat të fortë, ndërsa për beqarët është mirë që të mbajnë këtë status edhe për pak kohë.

Bricjapi – Guxoni pasi fati është në anë tuaj. Në dashuri do merrni mjaft kënaqësi Përgjithësisht dita do të jetë e qetë. Beqarët do realizojnë disa takime interesante që do i bëjnë të ndjehen mirë.

Ujori –  Ndikimi i Diellit dhe Marsit do bëjë që dita juaj të jetë shumë pozitive. E keni ju në dorë që të vendosni si ta organizoni ditën tuaj. Marrëdhënia në çift do  të jetë shumë argëtuese sot. Edhe për beqarët fati do ju buzëqeshë.

Peshqit – Edhe pse keni kaluar ditë të vështira, sot harrojeni stresin dhe debatet. Lajmet e mira nuk do të vonojnë, për ata që janë në një marrëdhënie, ndërsa për beqarët duhet të jenë më këmbëngulës në atë që kërkojnë. Kujdes me financat./

Horoskopi

Java e kater e Qershorit parashikon surpriza/ Keto jane 3 shenjat e horoskopit qe do bekohen mga fati

Published

on

Java e re fillon me një ndjenjë optimizmi. Pak para solsticit të verës, disa shenja do të përjetojnë momente shumë të bukura me partnerin apo do të krijojnë njohje të reja.

Binjakët

Tani do të ndiheni më mirë mendërisht. Stresi reduktohet dhe peizazhi pastrohet. Tani, keni arritur në pikën që nuk keni nevojë të diskutoni gjithçka me partnerin tuaj dhe po përgatitet një dalje romantike.

Gaforrja

Ditëlindja juaj po afron dhe ju ndiheni sikur po ju shtrohet tapeti i kuq. Çfarë do të ndodhë pas saj varet nga ju, edhe pse partneri juaj ju sheh dhe “shkrihet”, ndaj momentet e bukura janë të sigurta. E njëjta gjë vlen edhe për njohjet e reja që mund të lindin, ndaj mos u thoni “jo” ftesave.

Shigjetari

Pas disa mosmarrëveshjeve me partnerin, më në fund do të arrini në pikën ku do të gjeni gjuhën e përbashkët. Tani që gjithçka duhet e barabartë, ju duhet të ecni së bashku në një vendim të madh për marrëdhënien tuaj.

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi javor 20-26 Qershor sipas astrologut Paolo Fox/ Kjo eshte shenja me FAT e javes ne cdo gje

Published

on

Dashi: Gjithçka do të shkojë për mrekulli. Të enjten Venusi do të vendoset në pozicion të favorshëm për Dashin, duke shënuar fillimin e një periudhe mjaft interesante në sferën e dashurisë. Gjatë muajit korrik beqarët do të përjetojnë histori pasionante. E marta dhe e mërkura janë ditët me fat të javës, për shkak të pranisë së Hënës në shenjë. Edhe në punë situata parashikohet e mirë. 

Demi: Këtë javë Venusi do ta braktisë shenjën tuaj për t’u zhvendosur në atë të Binjakëve, prandaj shfrytëzojeni në maksimum praninë e tij deri më datë 22 qershor. Kështu do të keni një mundësi të fundit për të sqaruar çështjet që i keni më për zemër me partnerin, ose për të bërë përpara nëse jeni beqar. Të enjten dhe të premten Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar shumë fat. 

Binjakët: Këtë javë planeti i dashurisë do të kalojë në shenjën tuaj. A ndiheni të gatshëm që t’i uroni mirëseardhjen? Do të fillojë për ju një periudhë me të vërtetë intensive, ku nuk do të mungojnë aventurat, emocionet edhe dramat, tamam si ju pëlqen ju. Edhe Mërkuri do t’i bashkohet shenjës suaj, ndërkohë që Jupiteri gjithashtu ju favorizon. Në sferën profesionale pritet që të merrni një lajm të mirë. Dita më me fat e javës është e diela. 

Gaforrja: Planeti Venus do të qëndrojë aktiv dhe në favor të shenjës suaj deri ditën e enjte. Përfitoni nga kjo periudhë për të folur me partnerin dhe për t’u përballur me  çështjet e lëna pezull. Të  martën e të mërkurën Hëna në prapavijë do t’ju krijojë vështirësi, sidomos në aspektin profesional, ndërsa të enjten dhe të premten do t’ju favorizojë. Ka rrezik që diçka të mos shkojë sipas parashikimeve.

Luani: Këtë javë pritet që të merrni lajme të mira. Të enjten më datë 23 qershor, planeti Venus do ta mbështetë shenjën tuaj. Do të nisë për ju një periudhë me shumë fat në dashuri dhe në fushat e tjera në përgjithësi. Mërkuri dhe Marsi në pozicion të favorshëm do t’ju dhurojnë mundësi të reja në aspektin profesional. E diela do të jetë dita më me fat e javës. 

Virgjëresha: Ditën e enjte planeti Venus do të fillojë një transit të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke ju shkaktuar turbullira në jetën sentimentale. Edhe në sferën e punës do të hasni pengesa, për shkak të pozicionit të pafavorshëm të Mërkurit. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditët me fat të javës, sepse Hënën do ta keni aleate.

Peshorja: Të martën dhe të mërkurën Hëna do të jetë vendosur në prapavijë për shenjën tuaj, duke ju bërë të ndiheni nervozë. Por ditën e enjte situata do të përmirësohet, sepse Venusi do të kthehet nga Peshorja, prandaj gjatë javëve në vazhdim do të përjetoni momente emocionuese në aspektin e ndjenjave. Ndërsa ndikimi negativ i Marsit do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur.

Akrepi: Këtë javë do të ketë lajme të mira për ju. Duke filluar që nga dita e enjte, Venusin nuk do ta keni më kundërshtar. Vështirësitë që keni përjetuar së fundmi në sferën e ndjenjave do të daraviten pak nga pak dhe do të ndiheni më të qetë e të sigurt në vete. Hëna në prapavijë në datat 23, 24, dhe 25 qershor do t’ju krijojë vështirësi të mëtejshme. 

Shigjetari: Gjatë muajit korrik situata do të bëhet më e ndërlikuar në sferën e ndjenjave, për shkak se Venusin do ta keni kundërshtar. Do të keni periudha krize, kur do ta vini në diskutim lidhjen me partnerin. Edhe në aspektin profesional do të hasni pengesa. E marta dhe e mërkura do të jenë ditët më me fat të javës, sepse Hënën do ta keni aleate. 

Bricjapi: Kjo është një periudhë stresuese për të lindurit e kësaj shenje, pasi do t’ju duhet të përballeni me Marsin dhe  Jupiterin në pozicion të pafavorshëm. Do të ndiheni të lodhur dhe disa përgjigje që prisni në lidhje me çështjet e punës do të vonojnë të vijnë ose nuk do të jenë ato që prisni. Ditët fatlume me Hënën në shenjë do të jenë e enjtja, e premtja dhe e shtuna, kurse ato më terse, e marta dhe e mërkura.

Ujori: Gjatë këtyre javëve të fundit nuk i keni pasur gjërat të lehta në aspektin e ndjenjave, por tani situata do të ndryshojë. Nga data 23 qershor e në vazhdim Venusi nuk do t’ju bëhet më pengesë, por do të jetë më aktiv se më parë në favorin tuaj, duke ju ndihmuar të zgjidhni çështjet e mbetura pezull me partnerin. Për beqarët parashikohen takime me njerëz të veçantë. Falë mbështetjes së Jupiterit dhe Mërkurit, do të merrni lajme të mira në sferën e punës.

Peshqit: Këtë javë, për fat të keq, Venusi do të kalojë në prapavijë, duke ju sjellë më shumë pengesa në jetën në çift dhe duke shkaktuar kriza. Edhe në punë diçka mund të mos shkojë sipas parashikimeve, për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Mërkurit. Për fat, Hëna aleate në shenjë ditën e hënë do të ndihmojë për t’jua ngritur moralin

Continue Reading

Horoskopi

Muaji Korrik dhe Gusht do e keni fatin te madh/ Keto jane 3 shenjat e horoskopit qe do kalojne vere speciale

Published

on

Vera do të sjellë kthesa të pabesueshme ndjenjash sidomos për njerëzit e lindur në shenjat e mëposhtme , të cilët do të shijojmë dashurinë gjatë korrikut dhe gushtit. Nëse bëni pjesë në listën e fatlumëve buzëqeshni dhe jetojeni në maksimum këtë periudhë të re në jetën tuaj.

Dashi

Këtë verë jeni ju ylli i spektaklit. Në fund të fundit, Jupiteri do të lëvizë nëpër shtëpinë tuaj të parë, duke ju sjellë një burim të pafund vetëbesimi. Dhe kur ndiheni të sigurt, ju gjithashtu ndiheni të vërtetë. Kur je i vërtetë, tërheq njerëz që e vlerësojnë këtë gjë. Ata do të admirojnë shpirtin tuaj të guximshëm, duke ndezur flakën e pasionit.

Luani

Duhet të dini se vera është koha kur shkëlqeni më shumë. Kthimi diellor bëhet nga 22 korriku deri më 22 gusht, gjë që ju bën personazhin kryesor të stinës së verës. Megjithatë, ditëlindja juaj nuk është arsyeja e vetme pse tërhiqni dashurinë. Gjatë verës, Jupiteri do të sjellë kaq shumë lumturi në shtëpinë tuaj të 9-të aventureske, e cila mund t’ju prezantojë me dikë që nuk keni menduar kurrë se do të dashuroheni.

Peshorja

Kjo verë ju sjell shumë dashuri. Jupiteri do ta kalojë sezonin duke lëvizur nëpër shtëpinë tuaj të 7-të të marrëdhënieve, duke bërë që të merrni sa më shumë pozitivitet. Megjithatë, ndërsa Saturni vazhdon të lëvizë nëpër shtëpinë tuaj të pestë romantike, do të vendosni të punoni për çdo gjë që ju pengon të shpreheni. Mos u shqetësoni nëse fiksoheni shumë ndaj dikujt, sepse meritoni dikë të veçantë në jetë.

Continue Reading

Trending