Connect with us

Horoskopi

Mbani shenim daten 18 Dhjetor / Astrologu Paolo Fox paralajmeron keto 3 shenja horoskopi

Published

on

DASHI:

Do të keni disa konflikte, veçanërisht në mesjavë. Mundohuni që pësimi t’ju bëhet mësim. Kështu, do të jeni më të përgatitur për gjithçka që mund të ndodhë. Jeni në vështirësi financiare, prandaj investimet nuk rekomandohen! Mos u lodhni me shqetësime të kota dhe nëse mundeni, shmangini përgjegjësitë e tepërta. Nëse do t’ju ngarkojnë detyra të reja, mendohuni mirë përpara se të pranoni. Në dashuri dhe në familje do të duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të durueshëm. Merreni veten me të mira, duke shkuar tek estetisti, duke bërë shëtitje në ajër të pastër. Qëndrimi i tepruar në ambiente të mbyllura nuk është i mirë për shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

DEMI:

Gjatë kësaj jave do të jeni të paqartë për situatën tuaj sentimentale. E mira është që të sqaroheni përpara ardhjes së festave, pasi duket sikur keni humbur dhe se nuk dini më si të veproni. Mund të mendoni për një gabim që keni bërë në të kaluarën, por përpiquni të mos e mbani mendjen tek e shkuara. Përqendrohuni më shumë tek e ardhmja. Keni pasur disa probleme në familje, por me dashuri dhe dialog gjithçka mund të zgjidhet. Ata që janë në marrëdhënie pune ose vazhdojnë studimet, të bëjnë kujdes nga e mërkura e në vazhdim, sepse dikush mund t’i fusë në grackë. Mbani distancë dhe mos u përfshini në problemet e njerëzve të tjerë. Kujdes çfarë thoni, sepse fjalët tuaja mund të keqkuptohen. Bëni kujdes edhe me shpenzimet, që të shmangni problemet financiare.

BINJAKËT:

Kjo do të jetë një javë e mbarë për ju që nuk e pëlqeni monotoninë dhe të qëndruarit në një vend. Do të keni shumë gjëra për të bërë në këtë prag festash. Mos harroni megjithatë periudhën në të cilën po jetojnë dhe mos e humbni vigjilencën, respektoni distancën dhe rregullat e higjienës. Mos e stërmundoni veten dhe bëni një agjendë të punëve që do të kryeni. Situata familjare dhe sentimentale parashikohet e mirë dhe do të ketë zhvillime të reja. Edhe ata që janë në çift prej vitesh do të ndihen mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Për beqarët parashikohen takime të reja emocionuese me një person që ju simpatizon shumë.

GAFORRJA:

Bëni durim, pasi në fund të kësaj jave do t’i lini pas të gjitha shqetësimet. Vazhdoni të qetë në rrugën tuaj pa u shpërqendruar nga gjërat e parëndësishme. Të dielën më datë 19 dhjetor Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe pritet që të nisë një javë më e mirë se kjo. Mos harroni se çdo e keqe e ka një të mirë, sepse siç ndodh rëndom, njeriu mëson nga gabimet e kaluara. Kujdesuni për shëndetin dhe kuroni dhembjet e kyçeve. Situata financiare parashikohet e mirë, edhe nëse do të tundoheni të bëni blerje të mëdha. Mos u bëni impulsivë, yjet rekomandojnë të merrni kohë për të reflektuar në lidhje me atë që dëshironi vërtet dhe mos harroni se jo gjithçka që shkëlqen është flori. Mos e lakmoni gjënë e tjetrit.

LUANI:

Në aspektin profesional situata nuk paraqitet fort e mirë. Do të jetë një javë e mbushur me shqetësime, por në aspektin shëndetësor do ta merrni veten, sidomos nëse keni qenë duke luftuar me një sëmundje të keqe. Do të përfshiheni nga atmosfera festive dhe do të ndiheni më mirë shpirtërisht. Organizimi i mirë është gjithçka, veçanërisht në sferën e punës dhe të familjes. Çlirohuni nga gjërat që nuk ju nevojiten më dhe lini vend për gjërat e reja që do të bëhen pjesë e jetës suaj. Diçka mund t’jua prishë ekuilibrat, por deri në pranverë situata do të jetë qetësuar. Do të viheni në provë të vështirë, por mos u tërhiqni përpara vështirësive. Ndjenjat në çift mund të jenë zbehur, mbase është rasti që të ktheni faqe pa mbajtur mëri.

VIRGJËRESHA:

Pritet që kjo të jetë një javë e çmendur, gjatë së cilës do të përpiqeni të përmbushni objektivat që i keni vënë vetes vitin e kaluar. Gjithë ky tension mund t’ju shkaktojë shqetësime fizike, prandaj mundohuni ta ndryshoni stilin e jetës sedentare. Ushtrimet do t’ju ndihmojnë dhe do t’ju garantojnë një gjumë të qetë. Marrëdhënia në çift nuk po shkon fort mirë, por me dëshirë dhe vullnet mund të rregulloni gjithçka. Pra, kapeni demin nga brirët dhe planifikoni diçka emocionuese për të bërë në fundjavë. Të dielën, Hëna e plotë te Binjakët do të ngjallë entuziazëm në shenjën tuaj. Për të qenë sa më të suksesshëm, zgjeroni horizontet tuaja. Përqendrohuni në ato gjëra që nuk i keni përfunduar pa u vonuar më tej.

PESHORJA:

Pritet që kjo të jetë një javë e mbushur me gjallëri. Ata që gjatë gjysmës së parë të dhjetorit nuk kanë qenë mirë me shëndet, tani do ta marrin veten. Disa ngjarje të paparashikuara mund të kenë shkaktar vonesa në punët tuaja, por do të jetë mirë të mos nxitoni, pasi rrezikoni të përkeqësoni situatën. Pritet që të keni të reja pozitive, edhe sepse kohët e fundit keni hequr dorë nga disa gjëra në mënyrë që t’ia dilni mbanë. Rritjet e çmimeve ju kanë prekur edhe ju, por nuk është mirë ta privoni veten nga shumë gjëra vetëm për të kursyer pak. Përpiquni të përqendroheni te shëndeti dhe mirëqenia psikofizike para çdo gjëje tjetër. Në aspektin profesional do t’ju duhet të merreni me zgjidhjen e disa problemeve, por mos u dekurajoni përballë vështirësive.

AKREPI:

Ky ka qenë një vit plot peripeci. Edhe nëse nuk i keni arritur objektivat që i kishit vënë vetes, mos u dekurajoni, por nisjani nga e para. Keni disa plane të mëdha për vitin 2022, megjithatë përpiquni të mos e teproni siç bëni gjithmonë. Gjatë javës do t’ju duhet të bëni disa punë. Kërkoni ndihmë, nëse nuk ia dilni dot mbanë, ose delegoni punët aty ku është e mundur. Një organizim i mirë është baza e gjithçkaje, ndaj mësoni të planifikoni. Kushdo që ka fëmijë të vegjël do të duhet të marrë pjesë në ngjarje emocionuese që i prekin personalisht. Në fundjavë do të bëni ekskursione dhe shpenzime të mëdha. Kujdes nga problemet e tretjes që mund të ndikojnë në fizikun tuaj.

SHIGJETARI:

Edhe pse këtë javë nuk do të keni një gjendje shumë të mirë shpirtërore, do të arrini gjithsesi të përfundoni diçka të rëndësishme. Do të keni mundësi të reflektoni dhe të bëni një bilanc të jetës suaj. Hiqni qafe modelet e vjetra, që nuk ju çuan askund. Nëse ndiheni të pashpërblyer, merrni rrugë të tjera dhe mos i nënvlerësoni shtigjet e pashkelura. Tregohuni mendjehapur dhe mos bëni gjykime të nxituara. Të vetmuarit do të lidhin miqësi me njerëz të rinj, që mund të kthehen në diçka më shumë verën e ardhshme. Të dielën pritet që të merrni lajme të rëndësishme. Kushtojini vëmendje dietës tuaj, mos e teproni me ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer. Dikush mund të ketë probleme me dhëmbët dhe duhet të shkojë te dentisti. Deri në janar do të duhet të kontrolloni makinën ose të rinovoni sigurimin.

BRICJAPI:

Pritet që kjo të jetë një javë e larmishme. Në pjesën e parë do të jeni mjaft të angazhuar dhe do të jepni më të mirën në çdo sektor, nga puna e deri te çështjet familjare. Problemet do të fillojnë të shfaqen pas ditës së mërkurë. Mund të filloni të ndjeni lodhje për shkak të stresit. Mundohuni që të mos e mbingarkoni veten me punë. Gjatë fundjavës dikush do t’ju përfshijë në një aktivitet që do t’ju shkëputë nga rutina e përditshme. Do të keni mosmarrëveshje brenda familjes. Ata që ende jetojnë me prindërit ose që kanë fëmijë në varësi, duhet të përpiqen të jenë tolerantë dhe të vendosin veten në vendin e tjetrit. Kushtojini rëndësi fizikut tuaj. Një telefonatë ose një mesazh nga një person i veçantë për ju do t’ju bëjë të lumtur.

UJORI:

Kjo javë e tretë e dhjetorit do të jetë e mbushur me angazhime. Do të keni afate për të përmbushur dhe zgjedhje për të bërë. Kërkoni ndihmë nëse do të lindë nevoja dhe mos e stërmundoni veten. Ndani punën nga jeta private dhe mos fajësoni të dashurit tuaj nëse diçka nuk shkon si duhet, sepse nuk është e drejtë! Tani për tani keni shumë përgjegjësi mbi vete, ndaj mësoni të thoni “jo”. Dikush do t’ju drejtohet për këshilla ose për t’ju kërkuar një nder. Përpara se të pranoni, mundohuni që t’i jepni peshën e duhur çdo situate. Dashuria në çift duket se është zbehur. Tani me rastin e Krishtlindjes mund të afroheni sërish, por gjatë vitit 2022 shumë çifte mund të përfundojnë në ndarje. Në çdo rast, përpiquni të përqendroheni te vetja dhe tek ata që ju duan vërtet. Jeni munduar shumë për ata që nuk e meritojnë!

PESHQIT:

2021-shi ka qenë viti i ndryshimeve të mëdha. Dikush ka bërë hapa të mëdhenj përpara në nivel profesional ose ndërpersonal. Megjithatë, viti 2022 do t’ju rezervojë ndryshime të tjera dhe do t’ju nxjerrë nga gjendja e ngërçit në të cilën keni rënë. Me njeriun e duhur në krah, do ta keni më të lehtë të ndiqni rrugën që keni zgjedhur. Kjo do të jetë një javë e mbushur me punë. Mundohuni që të përfshiheni në atmosferën e Krishtlindjes, edhe nëse nuk keni shumë dëshirë. Po ta mendoni mirë, koha kalon shpejt, prandaj mos u bëni ju shkak për ta prishur atmosferën festive. Për beqarët parashikohen takime interesante, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale. Krijoni një rutinë të re për veten tuaj dhe mos e teproni me ëmbëlsirat dhe ruhuni nga i ftohti. Marrja me aktivitet fizik ju bën mirë për trupin edhe mendjen. Bëni kujdes me shpenzimet e tepruara.

Horoskopi

Do keni 1 takim qe do ju ndryshoje jeten/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Keshilla e dt 18 Qershor 2022

Sot behemi gati per nje nate romantike ku Hena ne Peshk do japi gjith ngjyrat per te dal nga realiteti i merzitshem !Gjithsesi mund te lumturohemi me nje keshtjelle rere por do jemi aty per ta shijuar Virghrresh Shigjetar Binjak dhe Peshq me se shumti !

Dashi

Nivelet tuaja të energjisë do të jenë të larta. Vendosjet planetare të sotme mund të mos jenë më të favorshmet për ju për sa i përket parave, kështu që jini vigjilent në financat tuaja. Fëmijët do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë për arritjet e tyre.

Demi

Mundohuni të mos e humbni qetësinë, veçanërisht në një kohë krize. Sot mund të jeni dëshmitarë të fitimeve të moderuara në aktivitetet e biznesit. Një vizitë nga një mysafir mund të pushtojë mbrëmjen tuaj.

Binjakët

Ata që kanë shpenzuar më shumë para sesa duhet, do ta kuptojnë vlerën e kursimit të parave, pasi mund të lindë një nevojë urgjente financiare. Bashkohuni me familjen ose miqtë e ngushtë për ta bërë këtë një ditë të mbushur me argëtim.

Gaforrja

Përdorni nivelet tuaja të larta të energjisë sot. Dëshira juaj për njohuri do t’ju ndihmojë të bëni miq të rinj. Mos u dorëzoni para kërkesave të panevojshme të të dashurit tuaj. Besnikëria dhe aftësia juaj për t’i bërë gjërat me përsosmëri do t’ju sjellë atë çfarë prisnit.

Luani

Mos e humbni energjinë tuaj duke menduar për të pamundurën, përqendrohuni më shumë në atë që mund të arrini. Do të jeni në humor për të udhëtuar dhe për të shpenzuar para, por kjo mund t’ju bëjë të pendoheni.

Virgjëresha

Edhe pse pozicioni juaj financiar do jetë i qëndrueshëm, një dalje e vazhdueshme e parave do t’ju pengojë të realizoni plane të reja. Kjo është një ditë e favorshme për të dhënë dhe marrë dhurata nga ata që doni. E dashura/I dashuri juaj do t’ju mungojë gjatë gjithë ditës.

Peshorja

Entuziazmi dhe sipërmarrja juaj do t’ju mundësojnë të arrini diçka të dukshme. Një lajm i mirë i papritur drejt mbrëmjes do të sjellë lumturi për të gjithë familjen. Romanca do të jetë emocionuese, ndaj mos hezitoni të kontaktoni personin që doni.

Akrepi

Mund ta keni të vështirë të kontrolloni emocionet tuaja, sjellja juaj e pazakontë do të ngatërrojë njerëzit përreth jush. Sot mund të shpenzoni para për riparimin e një pajisjeje shtëpiake me defekt. Mund të ketë emocione dhe një energji të re në jetën tuaj të dashurisë.

Shigjetari

Mos u shqetësoni kur përballeni me situata të ndërlikuara. Merrni pjesë në aktivitete sociale për të mbajtur veten në humor të mirë. Ndjenjat romantike do jene reciproke sot me personin që pëlqeni.

Bricjapi

Bëni kujdes nga konsumimi i ndonjë ushqimi të ndenjur apo të keq sot. Mundësitë për punë do të vijnë përmes një të afërmit tuaj. Në mes të jetës suaj të ngarkuar, do të gjeni kohë për të kaluar me fëmijët tuaj. Kalimi i kohës me ta do t’ju bëjë të mendoni për gjërat që po humbisni.

Ujori

Natyra juaj fëmijërore do të dalë në sipërfaqe dhe do të jeni lozonjarë. I dashuri/ e dashura juaj mund të jetë i/e mërzitur nga diçka që mund të thoni. Pranoni gabimet tuaja dhe korrigjojini ato.

Peshqit

Sot do të jeni të relaksuar dhe në humorin e duhur për t’u kënaqur. Një letër me postë do të sjellë një lajm të rëndësishëm për ju. Një rritje e përgjegjësisë duket e mundshme në frontin profesional.

Continue Reading

Horoskopi

Kane gjithmone mendjen e tyre gjeniale/ Keto jane 4 grate e horoskopit qe jane gjithmone te parat

Published

on

Gjithnjë e më shumë gra po përqafojnë lirinë. Kanë jetën e tyre profesionale, miqtë dhe dalin e kanë jetë sociale aktive. Nga ana tjetër shumë të tjera u binden stereotipeve gjinore për të kaluar më shumë kohë në shtëpi, tek lavamani dhe soba. Shumë mendojnë ende se burri, si kryefamiljar ka të drejtën të menaxhojë oraret e gruas dhe të kërkojë llogari për axhendën e saj. Sido që të jetë situata, 5 nga gratë e horoskopit nuk do lejojnë kurrë të kontrollohen për shkak të karakterit të tyre. Cilat janë ato?

Gruaja Dash

Jo vetëm që janë të pavarura, por shpeshherë synojnë t`u imponojnë mendimet e tyre të tjerëve.

Gruaja Akrep

Nëse provon t`i cënosh lirinë dhe pavarësinë, mund të bëhet hakmarrëse.

Gruaja Binjak

Rrallë e zbulojnë natyrën e tyre të vërtetë, domethënë atë të njerëzve shumë të pavarur dhe disi anarkikë. Kur diçka nuk u përshtatet largohen pa shumë diskutime.

Gruaja Bricjap

Edhe gratë e kësaj shenje reflektojnë karakteristikat e pavarësisë dhe krenarisë. Ato i duan partnerët me të njëjtat karakteristika dhe mbi të gjitha të aftë për t’i respektuar.

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi javor 20-26 Qershor 2022/ KEto jane 3 shenjat qe do te kene 1 kthese 180 grade

Published

on

Dashi

Duket se këtë javë do të gjeni vetveten. Duke filluar nga dita e hënë do ta ndieni shumë ndikimin e yjeve dhe do të tregoheni më të matur në fjalë dhe sjellje, sidomos kur të kritikoni punën apo gjërat që ju imponohen. Por ai do të jetë edhe momenti më i mirë për të gjykuar dhe për t’i dhënë rëndësi çdo gjëje. Gjithë ky angazhim do të bëjë që t’ju shterojnë energjitë duke filluar që nga dita e martë. Rekomandohet të tregoheni të matur edhe nga mesi javës, sepse edhe një herë sjellja juaj mund të jetë e ekzagjeruar dhe e pavend. Bëni kujdes!

Demi

Yjet nuk do ta trazojnë shumë qiellin tuaj dhe kjo nuk përbën ndonjë problem për ju. Mundet që Mërkuri t’ju vërë në provë të hënën dhe s’do ta keni shumë të qartë çfarë ju lejohet të bëni dhe çfarë ju ndalohet. Dielli, me fillimin e sezonit të gaforres, do t’ju dhurojë ngrohtësi. Me pak fjalë, do t’i transmetoni pak dritë atyre që ju shikojnë dhe dëgjojnë dhe nuk do t’ju vijë keq për këtë. Do ta mbyllni bukur javën mes pasionit që ju dhuron Plutoni dhe butësisë së Jupiterit, gjë që do t’ju bëjë të besoni se në fund të fundit ka qenë një javë e bukur.

Binjakët

Mërkuri nuk ka asnjë qëllim që java juaj të fillojë në heshtje. Kjo gjë do të duket qartë pikërisht të hënën, atëherë kur do të kalojë në pozicion të kundërt me Saturnin dhe do t’ju detyrojë të rebeloheni ndaj rregullave dhe anarkisë së fjalëve dhe ideve. Ju duket e vështirë? Mbase. Ndërkohë, hëna e plotë ju bën të merrni në konsideratë raportet personale, por sigurohuni më parë që të jeni mjaftueshëm objektivë për ta bërë këtë. Dhe nëse të mërkurën Jupiteri dhe Mërkuri nuk do të ndikojnë për mirë në fushën e ndjenjave, në fundjavë do të gjendeni përballë njerëzve dhe një partneri pasionant. Si t’ia bëni?

Gaforrja

Këtë javë duhet të përpiqeni të jeni energjikë, të bëni gjëra cilësore dhe të kujdeseni për mirëqenien tuaj. Vërjani veshin hënës ditën e hënë, sepse do të dijë t’ju sugjerojë për çfarë keni nevojë. Më pas, të martën me kalimin e diellit në shenjën e gaforres, përfitoni nga fillimi i sezonit që të kërkoni maksimumin nga fiziku, të mos duroni limitet dhe të kaloni në veprim. Të dielën do të mund të çlironi pasionin edhe në praninë e personave që i doni pranë. Mos kërkoni me çdo kusht të bëni dialog me partnerin, sepse tani pak gjasa ka të ndodhë.

Luani

Me siguri ju mendoni se mund të kërkoni maksimumin nga qielli gjatë sezonit të verës. Ndoshta, nën ndikimin e Hënës së plotë do të pretendoni shumë nga yjet dhe gjërat përreth edhe atëherë kur logjika ju këshillën të bëni të kundërtën. Në ditët në vazhdim, të lindurit e shenjës së Luanit do të jenë të etur për gjërat e bukura dhe argëtimet në mënyrë që të harrojnë rregullat e mërzitshme. Të mërkurën, pavarësisht se e kërkoni optimizmin me çdo kusht, do të përballeni me realitetin. Në fundjavë, do të jeni të bindur se mund t’ia dilni mbanë dhe se ju lejohet gjithçka. Ky është një mendim optimist, por që duhet ta shqyrtoni me maturi.

Virgjëresha

Të hënën do të përballeni me disa ndryshime dhe duhet të përpiqeni t’ia lehtësoni punën vetes në ditët në vazhdim. Hëna e plotë në fillim të javës do t’ju detyrojë të bëni llogaritë me atë pjesë tuajën, e cila ka nevojë të reflektojë, të mendojë dhe të kuptojë më mirë gjithçka. Do ta bëni këtë duke iu shmangur rregullave dhe kaosit që shkakton Neptuni në të tashmen tuaj. Dhe nëse të martën dielli do t’ju çlirojë nga angazhimet tuaja duke ju lehtësuar edhe ritmin e ditëve, të mërkurën do të duhet t’i kushtoni vëmendje raporteve më të rëndësishme. Pritet që të keni një fundjavë të nxehtë dhe të mbushur me pasion.

Peshorja

Mërkuri do t’ju ofrojë një rast të rrallë që të provoni t’i kuptoni më mirë gjërat. Ai ushtron gjithmonë ndikim pozitiv në shenjën tuaj dhe të hënën do t’ju bëjë të mendoni nëse vërtet duhet t’i respektoni rregullat apo nëse është rasti të ndiheni më të lirë. Dhe që të kuptoni nëse kaosi është një e keqe më e madhe se skemat e kota. Vërjani veshin në mënyrë që të vendosni si është më mirë të silleni. Të martën do të bëhet kalimi i diellit në shenjën tuaj, një fenomen që do të zhvendosë energjinë tuaj në angazhimin dhe ndërtimin e së ardhmes. Por, në fund, do të jeni jashtëzakonisht të kënaqur me atë që keni arritur.

Akrepi

Ndonjëherë është e nevojshme të reflektojmë mbi aftësitë tona reale për të jetuar një të tashme që është vazhdimisht në evoluim. Yjet gjatë kësaj jave do t’ju ndihmojnë të kuptoni vërtet çfarë ju nevojitet për të bërë gjërat e nevojshme dhe nëse jeni në gjendje të kuptoni sfidat e ditëve në vazhdim apo nëse duhet të bëni diçka që disa situata të përmirësohen. Është e vështirë t’ju bindësh të hiqni dorë, sepse në fund të fundit janë sfidat ato që ju ndezin dhe ju bëjnë të ndiheni pasionalë. Duke filluar që nga e marta, dielli do t’jua bëjë më të lehta raportet me punën dhe angazhimet.

Shigjetari

Ka momente kur qielli duket se përqendrohet sidomos te një shenjë dhe këtë herë ju ka rënë ju për pjesë. Ndikimi i yjeve do të ndihet që të hënën. Të lindurit e shenjës së shigjetarit do të ndiejnë ndikimin e hënës së plotë duke përjetuar një moment të pasur me reflektime. Mërkuri në pozicion të kundërt me shenjën tuaj do të vërë në diskutim rregullat, por edhe kaosin që ndieni brenda vetes. Dhe nëse të martën dielli s’do t’i bëjë më të lodhshme raportet tuaja, të mërkurën duhet të bëni shumë kujdes të mos përballeni me njerëz apo situata të rëndësishme për hir të sfidës. Vetëm në fundjavë do të ndiheni të çliruar të shijoni gjërat që ju pëlqejnë.

Bricjapi

Të hënën do të keni të bëni me njerëz plot ide dhe të aftë për të reflektuar. Me pak fjalë, mundeni dhe duhet t’u besoni aftësive të tyre intelektuale dhe t’ua lini gjërat në dorë atyre që dinë të tregohen të logjikshëm. Edhe sepse Mërkuri jo gjithmonë ju bën të jeni objektivë dhe të kthjellët për të vlerësuar gjithçka. Të martën, dielli do të kalojë në pozicion të kundërt me shenjën tuaj duke ju bërë të sforcoheni. Më pas, java do të karakterizohet nga heshtja e yjeve, por ju ndërkohë i keni hedhur bazat për të ardhmen.

Ujori

Gjithçka varet nga fakti sa të hapur jeni ju mendërisht apo nga mënyra si i perceptoni gjërat. Mërkuri do t’ju bëjë të dyshoni për shumë gjëra të hënën dhe të provoni të kuptoni nëse vërtet limitet tuaja kanë një kuptim apo nëse duhet të veproni ndryshe. Besojini mendjes tuaj, njerëzve dhe situatave që do t’ju bëjnë të ndiheni të lirë duke ju çliruar nga lidhjet e kota klaustrofobike. Bëni kujdes të mërkurën atëherë kur nevoja juaj për t’u ndier të lirë mund t’ju bëjë ta ekzagjeroni.

Peshqit

Ka ardhur koha të bëni bilancin dhe që të kuptoni se ato që keni ndërtuar në muajt e gjatë të pranverës kanë sjellë diçka të rëndësishme. Saturni do të ndikojë në shenjën tuaj deri në shtator, kurse hëna e re e ditës së hënë do t’ju bëjë që të vlerësoni sa të kënaqur jeni vërtet dhe të kuptoni sa rrugë ju ka mbetur ende për të bërë. Shfrytëzoni entuziazmin e diellit, që tani është mik i shenjës tuaj, të mërkurën që të përballoni me sukses mosmarrëveshjet. Yjet parashikojnë pasion ditën e diel.

Continue Reading

Trending