Connect with us

Horoskopi

E zbulon astrologia e famshme kosovare: Ja çfarë e pret secilën shenjë në vitin 2022

Published

on

Në këtë sezon festash, janë të shumtë njerëzit që janë kurioz se si do të jetë viti 2022 sa i përket dashurisë, karrierës, financave. Astrologia Velsa Dragusha e cila hapi letrat tarot për cdo shenjë horoskopi.

Sipas Astrologes, dashi duhet të fokusohet tek ndjenjat.

“Nuk duhet t’i ikë ndjenjave të veta sepse sa herë që del një problem, ju vraponi prej problemeve, sepse nuk keni dëshirë të ballafaqoheni”, u shpreh Velsa teksa shtoi se në romancë do të ketë shumë fat.

Demi

Për vitin 2022 në fokus do të jenë paratë dhe financat.

Binjakët

Binjakët kanë pasur ndryshime të mëdha këto kohë, por ka ardhur momenti që këtë vit të shërohen prej problemeve.Në vitin 2022 do të keni gjeni edhe dashurinë.

Gaforrja

Viti 2022 do jetë një vit i mirë për gaforren dhe të do përfundojnë situatat e pakëndshme.Gjithashtu një pjesë e madhe e gaforreve do të jenë beqarë

Luani

Do të ketë ndryshim në pikpamjen tuaj.Do të ketë një lidhje të re për shumicën e shenjës së Luanit.

Virgjëreshat

Këtë vit duhet bërë një ndryshim dhe nuk duhet ta gënjeni veten dhe duhet të pranoni emocionet që keni.

Peshorja

Peshoret do krijojnë një fillim të ri dhe do lënë pas veset dhe marrëdhëniet toksike.Do t’I jepni fund lidhjeve dhe do fokusohuni tek miqtë, lidhjet e reja.

Akrepi

Akrepi në vitin 2022 duhet të marrë një vendim sepse nga ky vendim varet i gjithë drejtimi I këtij viti. Akrepi do jetë në mes të të pasurit një jetë të organizuar dhe nga ana tjetër në mes të të qëndruarit në prapaskenë.

Shigjetari

Viti 2022 për ju do të jetë i mbushur me vitalitet. Do të shëroheni nga mendimet e këqia, po lini pas dyshimet tuaja. Financiarisht do të jeni në rregull.

Bricjapi

Bricjapi do të kalojë në një revolucion financiar.Do të shtohen përgjegjësitë dhe nga ana tjetër edhe të ardhurat.

Ujori

Ky vit do të jetë një vit i lumtur për ju. Më në fund do të merrni vëmendjen që meritoni. Do të ndiheni më të lidhur me fëmijën tuaj të brendshëm.

Peshqit

Një numër i madh i peshqëve mund të jenë beqar për këtë vit të ri ose mund të përjetoni ndarje.

Horoskopi

Kane gjithmone mendjen e tyre gjeniale/ Keto jane 4 grate e horoskopit qe jane gjithmone te parat

Published

on

Gjithnjë e më shumë gra po përqafojnë lirinë. Kanë jetën e tyre profesionale, miqtë dhe dalin e kanë jetë sociale aktive. Nga ana tjetër shumë të tjera u binden stereotipeve gjinore për të kaluar më shumë kohë në shtëpi, tek lavamani dhe soba. Shumë mendojnë ende se burri, si kryefamiljar ka të drejtën të menaxhojë oraret e gruas dhe të kërkojë llogari për axhendën e saj. Sido që të jetë situata, 5 nga gratë e horoskopit nuk do lejojnë kurrë të kontrollohen për shkak të karakterit të tyre. Cilat janë ato?

Gruaja Dash

Jo vetëm që janë të pavarura, por shpeshherë synojnë t`u imponojnë mendimet e tyre të tjerëve.

Gruaja Akrep

Nëse provon t`i cënosh lirinë dhe pavarësinë, mund të bëhet hakmarrëse.

Gruaja Binjak

Rrallë e zbulojnë natyrën e tyre të vërtetë, domethënë atë të njerëzve shumë të pavarur dhe disi anarkikë. Kur diçka nuk u përshtatet largohen pa shumë diskutime.

Gruaja Bricjap

Edhe gratë e kësaj shenje reflektojnë karakteristikat e pavarësisë dhe krenarisë. Ato i duan partnerët me të njëjtat karakteristika dhe mbi të gjitha të aftë për t’i respektuar.

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi javor 20-26 Qershor 2022/ KEto jane 3 shenjat qe do te kene 1 kthese 180 grade

Published

on

Dashi

Duket se këtë javë do të gjeni vetveten. Duke filluar nga dita e hënë do ta ndieni shumë ndikimin e yjeve dhe do të tregoheni më të matur në fjalë dhe sjellje, sidomos kur të kritikoni punën apo gjërat që ju imponohen. Por ai do të jetë edhe momenti më i mirë për të gjykuar dhe për t’i dhënë rëndësi çdo gjëje. Gjithë ky angazhim do të bëjë që t’ju shterojnë energjitë duke filluar që nga dita e martë. Rekomandohet të tregoheni të matur edhe nga mesi javës, sepse edhe një herë sjellja juaj mund të jetë e ekzagjeruar dhe e pavend. Bëni kujdes!

Demi

Yjet nuk do ta trazojnë shumë qiellin tuaj dhe kjo nuk përbën ndonjë problem për ju. Mundet që Mërkuri t’ju vërë në provë të hënën dhe s’do ta keni shumë të qartë çfarë ju lejohet të bëni dhe çfarë ju ndalohet. Dielli, me fillimin e sezonit të gaforres, do t’ju dhurojë ngrohtësi. Me pak fjalë, do t’i transmetoni pak dritë atyre që ju shikojnë dhe dëgjojnë dhe nuk do t’ju vijë keq për këtë. Do ta mbyllni bukur javën mes pasionit që ju dhuron Plutoni dhe butësisë së Jupiterit, gjë që do t’ju bëjë të besoni se në fund të fundit ka qenë një javë e bukur.

Binjakët

Mërkuri nuk ka asnjë qëllim që java juaj të fillojë në heshtje. Kjo gjë do të duket qartë pikërisht të hënën, atëherë kur do të kalojë në pozicion të kundërt me Saturnin dhe do t’ju detyrojë të rebeloheni ndaj rregullave dhe anarkisë së fjalëve dhe ideve. Ju duket e vështirë? Mbase. Ndërkohë, hëna e plotë ju bën të merrni në konsideratë raportet personale, por sigurohuni më parë që të jeni mjaftueshëm objektivë për ta bërë këtë. Dhe nëse të mërkurën Jupiteri dhe Mërkuri nuk do të ndikojnë për mirë në fushën e ndjenjave, në fundjavë do të gjendeni përballë njerëzve dhe një partneri pasionant. Si t’ia bëni?

Gaforrja

Këtë javë duhet të përpiqeni të jeni energjikë, të bëni gjëra cilësore dhe të kujdeseni për mirëqenien tuaj. Vërjani veshin hënës ditën e hënë, sepse do të dijë t’ju sugjerojë për çfarë keni nevojë. Më pas, të martën me kalimin e diellit në shenjën e gaforres, përfitoni nga fillimi i sezonit që të kërkoni maksimumin nga fiziku, të mos duroni limitet dhe të kaloni në veprim. Të dielën do të mund të çlironi pasionin edhe në praninë e personave që i doni pranë. Mos kërkoni me çdo kusht të bëni dialog me partnerin, sepse tani pak gjasa ka të ndodhë.

Luani

Me siguri ju mendoni se mund të kërkoni maksimumin nga qielli gjatë sezonit të verës. Ndoshta, nën ndikimin e Hënës së plotë do të pretendoni shumë nga yjet dhe gjërat përreth edhe atëherë kur logjika ju këshillën të bëni të kundërtën. Në ditët në vazhdim, të lindurit e shenjës së Luanit do të jenë të etur për gjërat e bukura dhe argëtimet në mënyrë që të harrojnë rregullat e mërzitshme. Të mërkurën, pavarësisht se e kërkoni optimizmin me çdo kusht, do të përballeni me realitetin. Në fundjavë, do të jeni të bindur se mund t’ia dilni mbanë dhe se ju lejohet gjithçka. Ky është një mendim optimist, por që duhet ta shqyrtoni me maturi.

Virgjëresha

Të hënën do të përballeni me disa ndryshime dhe duhet të përpiqeni t’ia lehtësoni punën vetes në ditët në vazhdim. Hëna e plotë në fillim të javës do t’ju detyrojë të bëni llogaritë me atë pjesë tuajën, e cila ka nevojë të reflektojë, të mendojë dhe të kuptojë më mirë gjithçka. Do ta bëni këtë duke iu shmangur rregullave dhe kaosit që shkakton Neptuni në të tashmen tuaj. Dhe nëse të martën dielli do t’ju çlirojë nga angazhimet tuaja duke ju lehtësuar edhe ritmin e ditëve, të mërkurën do të duhet t’i kushtoni vëmendje raporteve më të rëndësishme. Pritet që të keni një fundjavë të nxehtë dhe të mbushur me pasion.

Peshorja

Mërkuri do t’ju ofrojë një rast të rrallë që të provoni t’i kuptoni më mirë gjërat. Ai ushtron gjithmonë ndikim pozitiv në shenjën tuaj dhe të hënën do t’ju bëjë të mendoni nëse vërtet duhet t’i respektoni rregullat apo nëse është rasti të ndiheni më të lirë. Dhe që të kuptoni nëse kaosi është një e keqe më e madhe se skemat e kota. Vërjani veshin në mënyrë që të vendosni si është më mirë të silleni. Të martën do të bëhet kalimi i diellit në shenjën tuaj, një fenomen që do të zhvendosë energjinë tuaj në angazhimin dhe ndërtimin e së ardhmes. Por, në fund, do të jeni jashtëzakonisht të kënaqur me atë që keni arritur.

Akrepi

Ndonjëherë është e nevojshme të reflektojmë mbi aftësitë tona reale për të jetuar një të tashme që është vazhdimisht në evoluim. Yjet gjatë kësaj jave do t’ju ndihmojnë të kuptoni vërtet çfarë ju nevojitet për të bërë gjërat e nevojshme dhe nëse jeni në gjendje të kuptoni sfidat e ditëve në vazhdim apo nëse duhet të bëni diçka që disa situata të përmirësohen. Është e vështirë t’ju bindësh të hiqni dorë, sepse në fund të fundit janë sfidat ato që ju ndezin dhe ju bëjnë të ndiheni pasionalë. Duke filluar që nga e marta, dielli do t’jua bëjë më të lehta raportet me punën dhe angazhimet.

Shigjetari

Ka momente kur qielli duket se përqendrohet sidomos te një shenjë dhe këtë herë ju ka rënë ju për pjesë. Ndikimi i yjeve do të ndihet që të hënën. Të lindurit e shenjës së shigjetarit do të ndiejnë ndikimin e hënës së plotë duke përjetuar një moment të pasur me reflektime. Mërkuri në pozicion të kundërt me shenjën tuaj do të vërë në diskutim rregullat, por edhe kaosin që ndieni brenda vetes. Dhe nëse të martën dielli s’do t’i bëjë më të lodhshme raportet tuaja, të mërkurën duhet të bëni shumë kujdes të mos përballeni me njerëz apo situata të rëndësishme për hir të sfidës. Vetëm në fundjavë do të ndiheni të çliruar të shijoni gjërat që ju pëlqejnë.

Bricjapi

Të hënën do të keni të bëni me njerëz plot ide dhe të aftë për të reflektuar. Me pak fjalë, mundeni dhe duhet t’u besoni aftësive të tyre intelektuale dhe t’ua lini gjërat në dorë atyre që dinë të tregohen të logjikshëm. Edhe sepse Mërkuri jo gjithmonë ju bën të jeni objektivë dhe të kthjellët për të vlerësuar gjithçka. Të martën, dielli do të kalojë në pozicion të kundërt me shenjën tuaj duke ju bërë të sforcoheni. Më pas, java do të karakterizohet nga heshtja e yjeve, por ju ndërkohë i keni hedhur bazat për të ardhmen.

Ujori

Gjithçka varet nga fakti sa të hapur jeni ju mendërisht apo nga mënyra si i perceptoni gjërat. Mërkuri do t’ju bëjë të dyshoni për shumë gjëra të hënën dhe të provoni të kuptoni nëse vërtet limitet tuaja kanë një kuptim apo nëse duhet të veproni ndryshe. Besojini mendjes tuaj, njerëzve dhe situatave që do t’ju bëjnë të ndiheni të lirë duke ju çliruar nga lidhjet e kota klaustrofobike. Bëni kujdes të mërkurën atëherë kur nevoja juaj për t’u ndier të lirë mund t’ju bëjë ta ekzagjeroni.

Peshqit

Ka ardhur koha të bëni bilancin dhe që të kuptoni se ato që keni ndërtuar në muajt e gjatë të pranverës kanë sjellë diçka të rëndësishme. Saturni do të ndikojë në shenjën tuaj deri në shtator, kurse hëna e re e ditës së hënë do t’ju bëjë që të vlerësoni sa të kënaqur jeni vërtet dhe të kuptoni sa rrugë ju ka mbetur ende për të bërë. Shfrytëzoni entuziazmin e diellit, që tani është mik i shenjës tuaj, të mërkurën që të përballoni me sukses mosmarrëveshjet. Yjet parashikojnë pasion ditën e diel.

Continue Reading

Horoskopi

Do merrni 1 shume te mire parashe/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Horoskopi Paolo Fox Dashi: yjet ju buzëqeshin këtë të shtunë, përpiquni të përfitoni prej tyre. Puna vjen me një sasi të caktuar stresi, ndaj më mirë pushoni këtë fundjavë.

Horoskopi i Paolo Fox Demi: dashuria ka nevojë për një qëndrueshmëri të caktuar ndaj ju duhet të luftoni për këtë. Kolegët vlerësojnë punën tuaj në ekip.

Horoskopi i Binjakëve Paolo Fox: pasioni dhe ndjenjat janë bërë si në slow motion, por në fund të muajit diçka do të zhbllokohet. Bëni mirë llogaritë se do të çuditeni nga faturat tuaja në javët e ardhshme.

Horoskopi për Gaforren Paolo Fox: një pushim me partnerin është ajo që duhet për të rivendosur ekuilibrin. Për punonjësit e vetëpunësuar, ka lajme në horizont.

Horoskopi Paolo Fox Luani: jeni të pasionuar nga natyra, por ndonjëherë qëndrueshmëria është më e rëndësishme në marrëdhënie. Kujdes për ditët e ardhshme mos dilni me shpatë në punë.

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: energjitë lëngojnë, edhe në dashuri. Plogështia po vazhdon. Deri në fund të muajit, ata që nuk kanë gjetur ende një punë mund të kenë mundësi.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: pak tension në raportet me partnerin tuaj, shtyni diskutimet për të dielën. Është e vështirë të bësh miq në punë, por nuk ka mbaruar çdo gjë, ndaj mos nxitoni të arrini në përfundime pezmatuese.

Horoskopi i Paolo Fox Akrepi: fundjava hapet me një hënë të mirë. Jupiteri gjithashtu buzëqesh sepse fati po ju prin në biznesin tuaj.

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: gjërat po ecin mirë dhe vera dihet se ushqen pasionin. Javë e vështirë, më mirë pushoni pak duke e fjetur mendjen në ca gjëra.

Horoskopi i Paolo Fox Bricjapi: mëngjes pozitiv ky i kësaj të shtune 18, pak rënie entuziazmi do ta përjetoni pasdite. Javën e ardhshme do të ketë propozime interesante në punë.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: nëse ende keni dyshime për të kaluarën, ndoshta është më mirë të përpiqeni të zbërtheni problemin. Ju pëlqen të punoni në një ekip, por preferoni të vazhdoni të punoni sipas planit tuaj. Qartësohuni me veten!

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: dashuria e kaluar, nëse kthehet, atëherë sigurisht që nuk është më një historie që i përket të tashmes, por ka qenë gjithnjë aty. Puna hap mundësi të reja, por kjo pritet në muajt e ardhshëm.

Continue Reading

Trending