Connect with us

Horoskopi

Horoskopi javor 29 Nëntor-5 Dhjetor nga Susan Miller: Probleme për Gaforren, sukses për Bricjapin, ja si do jenë 12 shenjat

Published

on

Dashi

Kjo javë nuk do jetë ashtu si e kishit imagjinuar. Dashuria sidomos ka rrezik të ketë probleme. Yjet do ua vështirësojnë gjërat dhe shpesh nuk do e duroni dot ta keni pranë partnerin. Mundohuni të kafshoni gjuhën dhe të mos merrni vendime të nxituara për të cilat do pendoheni. Ju beqarët do keni takime shumë të bukura, por që nuk do mund të çohen më tej. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. Shëndeti do jetë problematik dy ditët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes profesionale. Sido që të jetë mos neglizhoni asnjë shqetësim. Në punë fillimi i javës do jetë goxha pozitiv, ndërkohë që pas të enjtes ka rrezik që situata t’iu dale jashtë kontrollit.

Demi

Nëse nuk doni të keni probleme sillni ndërmend gabimet që keni bërë dhe mësoni prej tyre. Mos bëni shumë ndryshime në jetën tuaj në çift sepse nuk do jenë të nevojshme. Nëse keni pasur zënka mund të keni edhe një përmirësim të lidhjes tuaj. Për ju beqarët do ketë shumë takime, flirte dhe aventura. Megjithatë dashuria e vërtetë nuk do të vije. Me financat do keni tendencë të shpenzoni shumë pa menduar fare sesa e keni buxhetin. Tregohuni të kujdesshëm sepse do lindin probleme të mëdha. Asnjë planet nuk do ndikojë tek gjendja juaj shëndetësore prandaj do jeni në formë të mirë. Sipas Dritare.net, në punë do merrni edhe rreziqe mbi supe, por në fund do ia dilni mbanë me sukses.

Binjakët

Asnjë fushë nuk do kalojë krizë këtë javë, përkundrazi optimizmi do mbizotërojë. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të plotësuar se më parë, por do kërkoni nga partneri që t’i mbajë disa premtime. Mos e bëni këtë gjë me ngulm nëse nuk doni mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni nevojë të ndiheni të sigurt dhe të keni mbështetje para se të hidhni hapa prandaj nuk do nxitoheni për asgjë. Financat herë pas herë mund të kenë edhe disa tronditje të vogla, por asgjë për t’u alarmuar nëse merrni masa. Shëndeti do jetë i mirë edhe për ata që mund të kenë kryer ndërhyrje kirurgjikale. Do rikuperohen shpejt. Në punë përqendrohuni tek objektivi kryesor dhe keni për t’ia dalë.

Gaforrja

Këtë javë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të qetë. Partneri nuk do jetë dakord me çdo gjë që ju do dëshironi të bëni dhe kjo mund të sjellë debate. Sido që të vijnë punët, mos bëni asgjë që atij nuk i pëlqen nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë. Ju beqarët duhet të shihni rreth e rrotull kudo që të shkoni sepse personat interesante mund të shfaqen papritur. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme. Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do jeni të fiksuar edhe pas detajeve më të vogla. Suksesi këtë javë do jete i garantuar.

Luani

Këtë javë gjërat do marrin më shumë kuptim dhe do ndiheni më të plotësuar. Marrëdhënia në çift do shkojë mirë në përgjithësi. Tensioni do te ulet dhe do filloni t’i shfrytëzoni prioritetet e të qenit ne një lidhje. Ju beqaret që kërkoni dashuritë e mëdha do keni shumë fat këtë javë. Do filloni të mendoni edhe për një lidhje serioze. Falë mbështetjes së Merkurit ju do keni fat edhe në planin financiar. Megjithatë nuk duhet absolutisht të rrezikoni shumë. Shëndeti pritet të jetë i mirë, por për të mos pasur probleme konsumoni sa me shumë vitamina, merruni me aktivitet fizik dhe mbrohuni nga djersitja. Në punë gjërat do shkojnë mirë dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi.

Virgjëresha

Tregohuni më të organizuar këtë javë dhe mos lini asgjë pas dorë nëse doni që gjithçka t’iu shkojë mirë. Ndikimi i planetëve do ju bëjnë që të jeni më të mbyllur në lidhjen tuaj. Edhe pse mund të keni ndonjë konflikt të vogël, do e kaloni lehtë. Do jetë një javë e qetë, harmonike dhe do bashkëpunoni me njeri-tjetrin. Ju beqarët do joshni shumë, por nuk do e gjeni personin ideal. Buxheti do përmirësohet, por kjo nuk do të thotë që ju mund të shpenzoni sa të doni. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Vetëm moshat më të mëdha mund të kenë probleme me gjumin. Në pune duhet të përfitoni nga mbështetja që po iu jep Jupiteri. Mos e lini t’iu ikë nga duart asnjë rast që do iu jepet.

Peshorja

Kjo javë ka për të qenë më ë qëndrueshme edhe pse jo me të veçanta të mëdha, Venusi do ua pudrojë jetën ju të dashuruarve me romantizëm dhe hare. Do jeni të dyja palët me shprehës, por nuk do ulërini që ta marrin vesh që të gjithë. Nëse jeni beqarë, do jeni më të disponueshëm ndaj takimeve dhe do e merrni çdo gjë me qetësi. Diçka e bukur do ndodhë në momentin më të papërshtatshëm. Sipas Dritare.net, në planin financiar do iu gjeni shpejt zgjidhje problemeve dhe do jeni më të qetë. Edhe shëndeti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do kenë shqetësime. Në punë do jeni të kujdesshëm, diplomatë dhe gati për të provuar edhe sfida të reja. Më të privilegjuarit do jenë ata që punojnë në aktivitete private.

Akrepi

Jo çdo gjë do ju ecë shumë mirë këtë javë megjithatë nuk duhet ta lëshoni veten. Nëse keni një lidhje mos i shtyni shumë gjërat e rëndësishme sepse situata do ju ndërlikohet. Nëse jeni beqarë më mirë shmangini dashuriçkat mes kolegësh sepse mund të lëndoheni pamasë. Më mirë prisni edhe pak kohë sepse gjërat do ju përmirësohen. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin se gjithçka do rregullohet, vetëm se duhet të bëni edhe ju më shumë përpjekje. Për shëndetin do jetë periudhë goxha e vështirë. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme nga pjesë të ndryshme të trupit. Në punë mund të arrini më lart nëse punoni në ekip dhe nëse nuk ndaleni për asnjë çast.

Shigjetari

Ka rrezik që gjërat t’iu ndërlikohen tej mase këtë javë. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të forta me partnerin pasi për asgjë nuk do bini dakord me njeri-tjetrin. Në shumë momente do ndiheni vërtet keq dhe do qani. Ju beqarët ka gjasë t’i riktheheni një historie te vjetër, por kësaj here gjerat kanë për të qenë tërësisht ndryshe. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, gjithsesi nëse tregoheni te kujdesshëm dhe mendoni edhe për të ardhmen gjerat do normalizohen. Shëndeti do jetë më i kënaqshëm se një javë më parë. Nuk do keni më shqetësimet nga barku apo mesi. Edhe në punë do i keni gjërat shumë më të thjeshta dhe do arrini rezultate të larta.

Bricjapi

Pritet që qielli të hapet dhe dielli të shkëlqejë gjatë kësaj jave. Nëse kohët e fundit keni pasur probleme e vështirësi me partnerin, tani situata do ndryshojë për mirë. Do jeni në humor për të bërë shaka dhe për te hapur edhe rrugë atëherë kur duhet. Ju beqarët më në fund do takoni një person që do iu përshtatet në çdo pike dhe do filloni me të një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm. Në punë do fillojë një periudhe shumë e kënaqshme dhe me arritje të njëpasnjëshme. Zbatojini ende rekomandimet e dhëna nga miqtë.

Ujori

Ka rrezik që gjatë kësaj jave të ndodhin incidente të ndryshme. Ju të dashuruarit do jeni të palogjikshëm dhe mund të bëni gjëra që do e lëndojnë tjetrin. Mos përfitoni nga dashamirësia e tij sepse në një moment ai mund t’iu braktisë përfundimisht. Ju beqarët do keni disa takime, por për fat të keq do përballeni me zhgënjime. Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët. Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund të keni përfitime shumë shpejt nga një punë që do nisni.

Peshqit

Me bekimin e yjeve, jeta juaj do jetë edhe më harmonike gjatë kësaj jave. Do dilni më shumë, do argëtoheni dhe do përjetoni ndjesi të paimagjinueshme ju të dashuruarit. Nëse jeni beqarë do jeni në kërkim të lidhjeve serioze dhe të rafinuara, çka nuk do ju mundësohet dot këtë periudhë. Sektori i financave do jetë tej mase i privilegjuar dhe situata do ketë përmirësime të konsiderueshme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë më e mirë se më parë dhe do e rifitoni energjinë e humbur. Në punë do ketë probleme, sfida, por edhe arritje të mëdha. Bëhuni gati për ndryshime të mëdha. /dritare.net

Horoskopi

Do te merrni 1 oferte nga jashte vendit/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Dashi

Gjatë kësaj dite shpesh do ju pushtojë pesimizmi dhe do ju duket sikur asgjë nuk ka për t’iu ecur mirë. Nëse jeni në çift, bëni kujdes që të mos provokoni xhelozi ndaj partnerit pasi ajo mund të sjellë mjaft probleme në jetën tuaj. Nëse jeni beqarë duhet të ndryshoni pak pamjen tuaj që të bini edhe më shumë në sy. Në fakt mund t’iu bëhen edhe propozime, por ju duhet të reflektoni dhe të pranoni personin që iu përshtatet më tepër. Në punë Dielli mund t’iu nxitë të reagoni me impulsivitet ndaj kritikave që do ju bëhen dhe mund te gaboni. Dëgjojini të tjerët deri në fund dhe mësoni nga gabimet që keni bërë. Financat nuk do jenë fort të mira. Do bëni më shumë shpenzime dhe kjo do e pakësojë buxhetin tuaj.

Demi

Gjatë kësaj dite do ndikoheni mjaft nga personat që ju rrethojnë . Ata do ju nxitin të jeni më të vendosur ne vetvete dhe do bëni më të mirën e mundshme. Ju që keni një lidhje do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurt është që asgjë nuk do jetë ashtu si më parë dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Sektori profesional nuk do ketë asnjë problem, përkundrazi diplomacia dhe maturia do ju bëjnë edhe më të vlerësuar nga eprorët. Sipas Dritare.net, financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni. Matuni disa herë para se të veproni.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do doni të jepni çdo gjë nga vetja vetëm për të jetuar të qetë dhe për të nderë disa çaste lumturie. Nëse keni një lidhje, ndikimi i yjeve do jetë tej mase pozitiv. Pranë partnerit do ndiheni si asnjëherë më parë dhe do e adhuroni pafund. Mbrëmja gjithashtu ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat në dashuri dhe do mbeteni ende vetëm. Në punë shumë veta do ju kundërshtojnë, por askush nuk do arrijë dot t’ua prishë të gjitha planet e bëra. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, por pas masave që do merrni shumë shpejt gjithçka do ndryshojë.

Gaforrja

Do jeni më pak nervozë sot dhe disi më të qetë se më parë. Do logjikoni dhe nuk do ju vijë mirë për ndonjë gabim të bërë. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e ngrohtë edhe pse pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Mundohuni të jeni sa më realistë dhe t’i shprehni ndjenjat ashtu si t’i keni në zemër. Ju beqarët do i keni idetë shumë herë më të qarta dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni. Priten ndryshime. Në punë do realizoni çdo detyrë ashtu si ua kanë kërkuar shefat dhe kjo do shpërblehet pafundësisht. Plutoni do iu ndihmojë në planin financiar. Ai jo vetëm që do ua mbrojë të ardhurat që keni, por do iu nxitë edhe të bëni diçka për të pasur përmirësime.

Luani

Hëna mund të sjellë disa probleme në jetën tuaj sot dhe shumicën e kohës do jeni në ankth. Do i bëni vetes shumë pyetje, por nuk do gjeni dot përgjigje. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëheni gati për probleme të njëpasnjëshme. Do keni debate të forta me personin në krah dhe për asgjë nuk do toleroni. Ju beqarët duhet të jeni sa më realistë që të mundeni pasi në të kundërt do përballeni me zhgënjime të shumta. Në punë nuk do ju mungojnë idetë, por do hezitoni t’i shprehni. Bëni kujdes nga disa kolegë që nuk janë aq të mirë sa duken. Gjendja financiare do ketë më shumë përmirësime nga sa ju e kishit menduar ndonjëherë.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do kërkoni falje për çdo gabim të bërë dhe do mendoni të rifilloni çdo gjë nga e para. Ju të dashuruarit do afroheni edhe më shumë me partnerin tuaj dhe do arrini t’i zgjidhni edhe disa probleme të vogla që ju kanë dalë më herët. Toleranca dhe mirëkuptimi do jenë vlera të çmuara. Ju beqarët do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket i hidhur. Në punë pozita juaj do përforcohet edhe më shumë pas rezultateve të mira që do arrini në projektin që iu është dhënë. Me shpenzimet tregohuni kursimtarë sepse po e tepruat do mbeteni shpesh pa para.

Peshorja

Gjatë gjithë kësaj dite do reflektoni me kujdes para se të hidhni hapa dhe kjo do shmangë problemet. Asnjëherë nuk do e lini veten të drejtoheni nga emocionet. Ju që keni një lidhje nuk do keni një ditë aspak rutinë. Gjatë gjithë kohës do e mbani ndezur zjarrin e pasionit dhe kënaqësitë do jenë të forta. Ju beqarët nuk do tërhiqeni aspak nga aventurat kalimtare, përkundrazi do bëni të pamundurën për të filluar sa më parë një lidhje serioze e të qëndrueshme. Në punë do e keni të nevojshme të ndryshoni veprimtarinë. Dëgjojini me kujdes edhe këshillat e miqve të ngushtë sepse do ju drejtojnë ku duhet. Sipas Dritare.net, me shpenzimet do keni probleme të mëdha nëse nuk mateni para se të shpenzoni.

Akrepi

Gjatë gjithë kësaj dite do shkëlqeni dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Nëse keni një lidhje, Merkuri do kujdeset tej mase për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Gjate gjithë kohës do mbizotërojë harmonia dhe mirëkuptimi. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit te tyre, por ne momentin qe me pak do e presin do ju ndodhe diçka e magjishme. Në punë do arrini të zgjidhni disa çështje të rëndësishme dhe do jen më të qetë. Nëse ju bëhet ndonjë propozim pranojeni pa u menduar dy herë. Financat mbajini gjithë kohës nen kontroll sepse shume shpejt do ju nevojitet te kryeni pak me tepër shpenzime.

Shigjetari

Nën ndikimin e Mërkurit dhe Plutonit gjërat nuk do ju ecin shumë mirë sot. Nuk do jeni shumë të përqendruar dhe herë pas here do gjendeni në udhëkryqe. Nëse keni një lidhje, ndikimi i yjeve nuk do jetë shumë i mirë. Mund të keni disa mosmarrëveshje me partnerin dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Për ju beqaret ka gjasa që të konkretizohen ëndrrat dhe jeta juaj do marre drejtimin e shumëpritur. Në punë mundohuni të jeni sa më të matur dhe shprehini të gjitha mendimet hapur. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse shumë shpejt mund të përballeni me situata të pakëndshme.

Bricjapi

Ka mundësi që gjatë kësaj dite të mendoni më shumë për të mirën e të tjerëve sesa për tuajën. Sido që të jetë do ndiheni mirë edhe kur të kënaqni ata që doni. Për ju që keni një lidhje qetësia do mbizotërojë gjithë kohës. Kjo do iu japë mundësinë të flisni hapur për çdo gjë me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë do qëndroni gjatë gjithë kohës me miqtë e ngushtë dhe do ndiheni të plotësuar. Në punë do ecni përherë me plane dhe do arrini t’i kaloni edhe pengesat që do iu dalin. Financat kanë për të qenë goxha më të mira se më parë, kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.

Ujori

Sot do jetë ditë shumë e përshtatshme për të ndjekur të gjitha ëndrrat që keni pasur. Gjithçka do ju ecë më së miri dhe nuk do zhgënjehen. Ju të dashuruarit do i merrni gjërat më seriozisht dhe do mendoni të jetoni së bashku. Përgatituni mirë sepse jo gjithçka është fushë me lule. Nëse jeni beqarë do mund të takoni persona të veçantë me të cilët ja vlen të hedhësh hapa. Në punë do iu jepet një detyrë e re e cila vërtet do ju lodhë më shumë nga zakonisht, por ama do ua ndriçojë edhe më shumë rrugën drejt së ardhmes. Në planin financiar do ketë goxha vështirësi, por falë disa miqve të specializuar në këtë fushe do ia dilni mbanë ta mbani situatën nën kontroll.

Peshqit

Mos u bëni armiq të vetvetes gjatë kësaj dite sepse keni për të vuajtur gjatë. Merreni çdo gjë me qetësi dhe bëhuni të duruar. Ju të dashuruarit do keni një ditë shumë normale dhe pa asgjë të jashtëzakonshme. Bëni thjesht atë që ndjeni. Ju beqarët do tregoheni të arsyeshëm dhe nuk do ju besoni të gjitha premtimeve që do iu bëjnë disa persona. Në punë shprehini idetë e mendimet që kemi dhe tregohuni më kompetentë. Nëse i vini qëllime vetes askush nuk do mund t’iu ndalë. Me financat duhet të merreni më shumë se disa kohë më parë. Vetëm kjo gjë mund t’iu nxjerrë nga situata delikate në të cilën jeni zhytur kokë e këmbë.

Continue Reading

Horoskopi

Vuajnë shumë me veten e tyre! 4 shenja të horoskopit e kanë vetëbesim përtokë

Published

on

Ka raste kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe ndodh natyrshëm të dyshojmë në aftësitë dhe talentin tonë.

Kjo është diçka e zakonshme dhe ndodh me të gjithë në një moment të jetës, por disa shenja të horoskopit kanë vetbesim vërtetë të ulët.

Sipas astrologjisë këto janë 4 shenjat e zodiakut që kanë vetëbesim të ulët.

Binjakët

Binjakët janë shpesh viktima të vetëvlerësimit. Ata priren t’i japin pak vlerë opinioneve të tyre dhe u duhet shumë guxim për t’u shprehur sepse mund të mendojnë se mendimi i tyre nuk ka rëndësi. Ata priren të humbasin besimin në aftësitë e tyre herë pas here prandaj familjes dhe miqve të tyre mund t’u duhet t’u japin një dozë të shëndetshëm vetëvlerësimi.

Gaforrja

Këta njerëz me zemër të butë kanë vetëbesim të ulët. Ata dyshojnë në aftësitë, mendimet dhe talentin e tyre. Mund të preferojnë të qëndrojnë të heshtur në një takim sesa të ndajnë ide. Kiijo vjen shpesh si rezultat i përvojave të kaluara.

Virgjëresha

Virgjëreshat gjithashtu mund të vuajnë ndonjëherë nga vetëvlerësimi i ulët, mund të kenë mungesë besimi dhe ta shohin veten si të paaftë. Ata mund të preferojnë të anashkalojnë detyrat sepse nuk kanë besim në vetvete.

Dashi

Dashi në përgjithësi nuk ka shumë besim tek vetja dhe si rezultat, ata gjithmonë luftojnë me vetëbesim të ulët. Ata janë të mirët në atë që bëjnë, megjithatë, ata gjithmonë nënvlerësojnë vlerën dhe talentin e tyre. Ata e shohin veten si të papërshtatshëm në çdo gjë që bëjnë, dhe kjo është ajo që shton nivelet e tyre të ulëta të vetëbesimit.

Continue Reading

Horoskopi

Viti ka nisur në mënyrë perfekte, ja 3 shenjat më me fat deri në fund të Janarit

Published

on

Janari 2022 ka dy planetë retrogradë, Venusin dhe Mërkurin, ku klima është kërkuese dhe e lodhshme. Gjithashtu, është dhe Hëna e Plotë me 18 Janar që formohet në Gaforre në krahasim me Plutonin duke krijuar një klimë tensioni dhe emocionesh negative.

Kështu që muaji i parë i vitit të ri do të na testojë qëndrueshmërinë, kufijtë dhe nervat, por mesa duket përjashtim do të jenë 3 shenjat e horoskopit, ku do të kalojnë shumë mirë.

Bricjapi

Janari është muaji i ditëlindjes suaj dhe ka kuptim që të gjitha dritat të bien mbi ju. Do të keni dëshirë të bëni shumë ndryshime, nga pamja e jashtme deri te puna, por mos ndërmerrni rreziqe të mëdha. Ndiheni më ambicioz dhe mund t’i jepni fund një lidhjeje që mendoni se është toksike për ju.

Ujori

Pas pak keni edhe ditëlindjen dhe ditët pas 20 janarit do të fitojnë më shumë ekuilibër dhe shkëlqim. Më 15 janar, Mërkuri kthehet në dukje retrogradë në shenjën tuaj të zodiakut, duke krijuar shumë detyrime. Kini kujdes që të mos bëni gabime në ëndërrim dhe mund të hasni tensione në punë.

Peshqit

Ky muaj do të jetë mjaft social për ju. Më 24 janar do të keni nevojë për të ndjekur ëndrrat tuaja. Nëse jeni beqar, një person nga shoqëria juaj mund të tregojë interes për ju ose mund të ndjeni se keni ndjenja për një person nga mjedisi juaj miqësor.

Continue Reading

Trending