Connect with us

Horoskopi

Horoskopi i dashurisë për 2022-shin doli! Kujt do t`i qeshë fati?

Published

on

Bëhuni gati të merrni mësime të mëdha në departamentin e romancës! Horoskopi juaj i dashurisë për vitin 2022 ka dalë. Lexo parashikimin shenjë për shenjë.

Dashi

Jeni gati të hiqni dorë nga besimet tuaja të vjetra rreth partneriteteve dhe kjo do të ndodhë këtë vit. Në kohën kur Venusi do të hyjë në shenjën tuaj në fillim të majit, do të jeni gati të nisni një romancë.

Demi

Fillimi i vitit do t`ju bëjë të ndiheni pak çuditshëm, por gjërat do të përmirësohen. Madje ato do të bëhen kaq emocionuese! Për ju, kulmi në aspektin romantik do të arrijë midis 28 majit dhe 22 qershorit. Nëse guxoni, kjo do të jetë një kohë e mirë për të provuar disa gjëra të çuditshme në dhomën e gjumit, ose, ose të lidheni me dikë që nuk është tipi juaj.

Binjakët

Viti i ardhshëm do të jetë i ngarkuar për ju në karrierë, ndaj sigurohuni që t’i lini hapësirë edhe romancës për të mbajtur një ekuilibër të shëndetshëm. Periudha më e mirë e vitit për ju do të jetë mes 23 qershorit deri më 17 korrik, duke i bërë këto ditë ideale për të bërë pushime qoftë vetëm, qoftë me gjysmën tjetër. Më pas, duke filluar nga 30 tetori mund të përfshiheni në një dramë serioze në marrëdhënien tuaj. Zgjidhini sprovat romantike me mençuri!

Gaforrja

Ju pëlqen një romancë e mirë Gaforre, dhe në vitin 2022, do të përqendroheni në këto punët e dashurisë! Retrogradi i Venusit në janar do t’ju bëjë të rishikoni qasjen tuaj ndaj partneritetit, kështu që mos u shmangni. Në kohën kur të vijë nëntori, bëhuni gati për të çliruar të gjitha frikërat dhe pasiguritë e rrënjosura thellë.

Luani

Nëse marrëdhëniet kanë qenë të vështira, ky trend vazhdon edhe në vitin 2022. Marrëdhëniet e mira kërkojnë përpjekje, ndaj mos përtoni të veproni. Nëse një marrëdhënie ju duket mbytëse, mund të jetë më mirë të mos vazhdoni më tej. Muaji mars mudnd të shërbejë për të kuptuar se çfarë dëshironi në të vërtetë. Nëse jo në verë, vjeshta patjetër do të sjellë lumturi ose një njeri të ri në jetën tënde.

Virgjëresha

Dashuria duket e ëmbël për ty këtë vit, e dashur Virgjëreshë. Shënoni javën e 12 prillit në kalendarin tuaj si një kohë fantastike, kur marrëdhënia juaj do kalojë në një tjetër nivel. Më 6 mars mund të përjetoni diçka të veçantë gjithashtu. Ju jeni një bletë punëtore, por vitin e ardhshëm, do të përfitoni më shumë nga jeta kur t`i kushtoni më shumë kohë romancës, lidhjes dhe argëtimit!

Peshorja

Ju do ta filloni vitin me intensitet e dashur Peshore. Ndryshimet në marrëdhënien tuaj mund t`ju marrin shumë energji. Lajmi i mirë është se përpjekjet tuaja së shpejti do të shpërblehen. Atmosfera rreth jetës suaj të dashurisë përmirësohet në mes të muajit shkurt dhe më pas përsëri në fillim të marsit. Sidoqoftë, koha juaj më e mirë për t’u dashuruar ose për t’u angazhuar me dikë të ri vjen në vjeshtë, midis 29 shtatorit dhe 22 tetorit.

Akrepi

Bëhuni gati të lini pas gjithçka që dini (ose mendoni) për dashurinë! Besimet e vjetra janë në dispozicion – duke përfshirë ato rreth partneritetit. Një nga fokuset tuaja për këtë vit është përkushtimi. Ju po mësoni se si të bashkoheni me dikë në një mënyrë më të lirë dhe më të çliruar. Nëse jeni beqar, mund të përfundoni duke takuar një njeri të çuditshëm, por magjepsës. Një datë e rëndësishme mund të jetë 17 shkurti, kur kozmosi mund t’ju vërë ballë për ballë me fatin tuaj. Do t’ia hapni derën?

Shigjetari

Po hyni në një vit interesant kur bëhet fjalë për dashurinë. Në vitin 2022-shin, jeta juaj romantike do të jetë në mëdyshje. Ndonjëherë, do të ndiheni gati për t’u lidhur me dike, më pas do të dëshironi të jeni të lirë, të dilni gjatë gjithë kohës dhe të flirtoni!

Bricjapi

Ju e filloni dhe e përfundoni vitin me Venusin, planetin e kënaqësisë dhe dashurisë. Gjatë vitit të ardhshëm, përqendrimi në vetëvlerësimin tuaj do t’ju fuqizojë për të ndjekur llojin e përvojave romantike që mund të transformojnë jetën tuaj. Gjërat nuk duhet të jenë gjithmonë serioze pasi ky nuk është një vit për të mbajtur të njëjtën rutinë të takimeve. Qoftë nëse jeni beqar apo keni tashmë një partner, ky është një vit për të zgjeruar horizontet tuaja në romancë, takime dhe seks. Mos hezitoni!

Ujori

Jeta do të ecë me një shpejtësi kaq të madhe, saqë ndonjëherë mund të mos jeni edhe aq të interesuar për takimet. Nga 1 shkurti deri më 9 prill, mund të ndiheni të ndarë mes nevojës momentale për të qenë me dikë dhe anës suaj që dëshiron të mbetet e lirë përgjithmonë. Marsi dhe tetori do të jenë dy muaj të bukur përsa i takon aspektit romantik.

Peshqit

Mirë se vini në vitin tuaj, të dashur Peshq! Në vitin 2022, yjet do të shkëlqejnë mbi ju pasi të dy sundimtarët tuaj planetarë – Jupiteri dhe Neptuni – do të kenë një takim të rrallë në shenjën tuaj më 12 prill. Nëse jeni beqar, kjo mund të jetë koha kur do të takoni dikë të veçantë. Nëse keni partner, ringritja e marrëdhënies tuaj në një nivel tjetër ose zgjerimi i familjes suaj mund të jetë në plan!

Horoskopi

Kjo e enjte sjell për këtë shenjë të Horoskopit një rast për të mos u humbur

Published

on

Kjo e enjte do jetë përrallore për Luanin, dedikuar sidomos ndjenjave të sinqerta. Nën mbrojtjen e Hënës në shenjë, shumë prej jush nuk do kenë vështirësi në zgjidhjen e problemeve sentimentale, madje edhe kur janë shumë të koklavitura.

Romantizmi dhe pasioni do jenë aleatët tuaj gjatë ditës, e cila nuk do ju zhgënjejë aspak. Prania e Hënës në shenjë do ju risjellë një buzëqeshje të bukur në fytyrë. Mendimet negative që ju kanë rënduar ditët e fundit do zbehen me lehtësi, duke ju dhuruar paqe të cilën mund ta shijoni në shoqërinë e njeriut të zemrës.

Nëse jeni single, ju pret një ditë e këndshme, ndaj përfitoni për të organizuar një shëtitje, pushime të shkurtra apo ndonjë udhëtim të këndshëm. Mos refuzoni asnjë ftesë për zbavitje.

Në punë më në fund një lajm i mirë do ju gëzojë, por mund të bëhet fjalë edhe për një propozim, një rast për të mos u humbur.

Continue Reading

Horoskopi

Do keni 1 mundesi qe vjen 1 here ne jete/ Astrologia Meri Gjini paralajmeron keto 2 shenja horoskopi

Published

on

Dashi

Mos bëni ndryshime të mëdha në marrëdhëniet tuaja me persona të caktuar. Mos e shpenzoni kohën duke argumentuar për çështje që nuk janë shumë të rëndësishme për ju. Mënyra më e mirë për ta kaluar ditën sot është të takoni një mik të vjetër.

Demi

Sot do të merreni me disa riparime në shtëpi. Sapo të përfundoni këto punë, mund të mendoni për të organizuar diçka argëtuese. Mos harroni të ftoni disa miq shumë të rëndësishëm, të cilët ju kanë qëndruar pranë në çdo problem.

Binjakët

Do të surprizoheni dhe lumturoheni njëkohësisht, pasi do të merrni një dhuratë shumë të vlefshme. Kjo mund të jetë ajo që keni pritur prej kohësh. Ka gjasa të takoni një mik të mirë. Shmangni sportet ekstreme.

Gaforrja

Përpara se t’i futeni rutinës së përditshme, përpiquni të kuptoni se çfarë po ndodh përreth. Bëni mirë të jeni i pranishëm kur bëhen diskutime, dëgjoni me vëmendje ato çfarë thuhen. Ndiqni instinktet, pasi po ndodhin gjëra të rëndësishme për ju.

Luani

Gjatë ditë së sotme do përpiqeni të eliminoni problemet në jetën tuaj personale. Nëse jeni i/e martuar, apo keni një partner, siguroji atij/asaj që jeni i/e qëndrueshëm në mënyrë që të shmangni xhelozitë. Nëse jeni beqar, bëni mirë të mendoni për të ardhmen.

Virgjëresha

Do të kaloni një ditë plot pasion. Nëse ju vjen një ftesë për në mbrëmje, mos refuzoni edhe nëse do t’ju duhet të shkoni në anën tjetër të qytetit. Mund të realizoni edhe një udhëtim, i cili do t’ju relaksojë pafund.

Peshorja

Dita do të kalojë pa e kuptuar fare, megjithatë nuk do të përjetoni ndonjë gjë të veçantë. Veproni siç ta ndjeni. Madje, ka gjasa të qëndroni edhe vetëm në shtëpi duke kaluar kohën nëpër rrjete sociale. Në darkë, një miku juaj mund t’ju kërkojë ndihmë urgjente për të zgjidhur një problem.

Akrepi

Disa persona të kësaj shenje mund të arrijnë një marrëveshje shumë të mirë financiare, çfarë do të ndikojë menjëherë në jetën tuaj. Sot do të jeni me fat, pasi do të takoni dikë me të cilin mund të nisni një lidhje romantike.

Shigjetari

Mund të dekurajoni nga gjithçka që iu ndodh. Mund të pësoni shumë ndryshime në jetën tuaj personale. Mos u dorëzoni, por gjeni një mënyrë për të kaluar këtë krizë. Ajo çfarë do t’ju mërzisë më shumë është mungesa e partnerit/partneres për të diskutuar rreth shqetësimeve.

Bricjapi

Do të kaloni një fundjavë ideale në çdo aspekt. Do të ndiheni të relaksuar dhe shumë të qetë. Do të vizitoni disa vende dhe do të kënaqeni pafund. Nuk është çudi që të takoni edhe dikë nga e kaluara.

Ujori

Sot do të keni dëshirë të fokusoheni në disa çështje individuale. Megjithatë, ka mundësi të humbisni një event ose situatë të rëndësishme. Do të keqkuptoheni me partnerin/partneren tuaj, çfarë do ta zhgënjejë pafund atë.

Peshqit

Rr ezikoni ta shndërroni të sotmen në një ditë plot shqetësime. Ndoshta mund të përballeni me detyra urgjente, çfarë do të kërkojnë shumë kohë. Në mbrëmje lodhja do të kalojë. Tregoni më shumë kujdes për jetën tuaj personale.

Continue Reading

Horoskopi

“Bëni kujdes nga shpenzimet e tepërta, dashuria do ndriçojë!”, ja shenjat që paralajmëron Paolo Fox

Published

on

Paolo Fox ka bërë parashikimin e yjeve për të gjitha shenjat, për ditën e nesërme 25 Nëntor.

Dashi: Ditë pozitive në dashuri, polemikat e ditëve të kaluara janë larg. Megjithatë, në punë gjërat nuk po shkojnë ashtu siç do të dëshironit.

Demi: Në dashuri, Hëna ju shkakton njëfarë shqetësimi. Në punë kushtojini vëmendje shpenzimeve të shumta.

Binjakët: Në dashuri sot ju këshilloj të keni kujdes, qëndroni larg diskutimeve. Në punë rezultatet e angazhimit tuaj nuk do të vonojnë të vijnë.

Gaforrja: Në dashuri, mos i tronditni shumë gjërat me njerëzit e Dashit apo Peshores. Megjithatë në punë ka pak tension për shkak të çështjeve të pazgjidhura.

Luani: Koha e mirë për dashuri falë Hënës në shenjë. Nga ana tjetër në punë duhet të realizoni një projekt të madh për të ardhmen.

Virgjëresha: Në dashuri, marrëdhëniet që kanë lindur tani mund të bëhen të rëndësishme. Në punë, megjithatë, ka pak tension.

Peshorja: Në dashuri është një kohë e mirë për të bërë takime të reja. Në punë, kushtojini vëmendje shpenzimeve të shumta.

Akrepi: Mund të jeni nervoz në aspektin e dashurisë. Në punë, megjithatë, ndikimi i Uranit ju bën të ndiheni jashtë grupit edhe nëse nuk është e vërtetë.

Shigjetari: Kjo është një ditë pozitive për të dëgjuar partnerin tuaj. Në punë kushtojini vëmendje çështjeve ekonomike.

Bricjapi: Në dashuri sot, xhelozia mund t’ju bëjë të flisni. Në punë, nga ana tjetër, janë të favorizuar sektorët e modës dhe estetikës.

Ujori: Në dashuri, kundërshtimi i Hënës kërkon vëmendje. Në punë keni emocione kontradiktore dhe nuk jeni plotësisht të qetë.

Peshqit: Në dashuri largoni bezditë, sot Saturni fillon një tranzit të vogël. Në punë mund të thirreni për të bërë zëvendësime.

Continue Reading

Trending