Connect with us

Horoskopi

Horoskopi i muajit Dhjetor 2021/ Gaforrja me pune te re, Akrepi te kete kujdes me parate

Published

on

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Sa u përket punëve, këtë muaj mund të presin bashkëpunim me partnerë të rinj. Do të hapet edhe shansi për të shkuar jashtë shtetit. Kjo mund të jetë pjesë e planit afarist, por mund të jetë edhe pushim. Çdo gjë që është e lidhur me shtetet e jashtme, këtë muaj duhet ta pranoni, sepse do të keni sukses në atë rrugë. Gjithashtu, të gjithë ata Desh të cilët planifikojnë të përfundojnë apo të fillojnë shkollimin e ri, dhjetori është koha e duhur.

Në pjesën e dytë të dhjetorit prisni ftesa të rëndësishme afariste, por janë të mundshme edhe vështirësi financiare. Do të keni vështirësi të papritura, mirëpo do të arrini deri në vitin e ri t’i rregulloni të gjitha obligimet. Atmosfera në punë ju krijon presion, sepse nga ju presin shumë më tepër se deri tani. Fokusohuni që vitin ta përfundoni me bashkëpunime pozitive afariste.

Shëndeti: Kujdesuni për ushqimin dhe përpiquni që të ushqeheni shëndetshëm. Është e mundshme që kilogramët të grumbullohen për shkak të ushqimit të pashëndetshëm dhe të shpejtë.

Dashuria: Për Deshtë, ky do të jetë një muaj dinamik plot ngjarje. Deshtë e zënë do të kenë problem t’ia sqarojnë partnerit përse ndonjëherë kënaqen në vetmi dhe përse u është me rëndësi që disa vendime t’i marrin vetë. Do të hasni në mirëkuptim, andaj më së miri është të bisedoni sinqerisht për çdo gjë që ju mundon. Jini të gatshëm dhe mos hyni thellë në debate me partnerin, sepse debatet do t’ju sjellin emocione negative. Deri në fund të muajit, situata do të stabilizohet dhe do të mund të krijoni komunikim më të lirë dhe më të relaksuar.

Deshtë e lirë janë të gatshëm të fillojnë një romancë të re. Do të kenë shumë oferta romance dhe u takon atyre ta zgjedhin më të mirën.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Muaji dhjetor është i mirë edhe për ndërmarrje financiare. Vazhdoni me të njëjtin ritëm si edhe deri tani, sepse do të arrini të përfundoni çdo gjë që pritet nga ju. Mos pranoni më shumë punë seç mund t’i përfundoni, sepse një pranim i tillë do të jetë hap i papërgjegjshëm juaji.

Financat po përmirësohen, andaj shfrytëzoni këtë periudhë që të kurseni para dhe në vitin e ri të hyni me llogari të pastra. Kushtoni kujdes korrespondencave, është e mundshme të ndodhin gabime. Atmosfera në punë është shumë pozitive, gëzohuni që përfundimisht mund të keni mbështetje te kolegët tuaj. Prisni ndihmë nga ata, mu në momentet kur ju është më e nevojshme.

Shëndeti: Kushtoni kujdes organeve riprodhuese. Janë të mundshme infeksionet.

Dashuria: Demat e zënë i pret periudhë e bukur në marrëdhëniet dashurore. Keni synuar drejt stabilizimit dhe forcimit të marrëdhënieve dhe përfundimisht ka ardhur ajo periudhë. Tani është koha që të relaksoheni dhe të kënaqeni në momentet e bukura me partnerin. Planifikoni një udhëtim të shkurtër apo vikend romantik, me siguri do t’ju kënaqë. Nga fundi i dhjetorit janë të mundshme grindje me partnerin rreth financave, mirëpo të gjitha këto grindje janë kalimtare.

Demat e lirë gjithashtu mund të fillojnë lidhje të qëndrueshme dhe të mirë në dhjetor. Do të takojnë personin i cili do t’i joshë dhe për të cilin konsiderojnë që është i fatit. Yjet në dashuri ju përkrahin dhe kjo periudhë do të ndikojë dukshëm në vendimet e ardhshme.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Nuk keni shumë elan të punoni, andaj është mirë të ndani disa ditë dhe të mblidhni forcë, në mënyrë që të arrini t’i përfundoni çdo gjë që nga ju pritet. Prisni që në dhjetor rastin për njohje të reja, por edhe për bashkëpunime të reja afariste. Shfrytëzoni këtë energji që të krijoni kontakte të reja dhe të këmbeni idetë.

Nga fundi i muajit do të keni sukses financiar apo rritje page. Kjo është mënyra e shkëlqyeshme që ta filloni vitin e ri dhe të jeni të motivuar në planin afarist. Është koha të ktheni elanin dhe sërish të jeni aktiv në fushën afariste.

Shëndeti: Kujdes nga lëndimet. Pakujdesia mund t’ju shkaktojë lëndime të rastësishme.

Dashuria: Binjakët në fillim të muajit do të kenë nevojë të qëndrojnë në vetmi dhe të jenë të lirë. Kjo mund t’i çojë në grindje të ashpra dhe deri në situata të papëlqyeshme me partnerin i cili dyshon në besnikërinë e tuaj. Gjakrat do të ftohen deri në gjysmën e dhjetorit dhe pastaj sërish do të mund ta përmirësoni komunikimin. Shumica e Binjakëve në këtë periudhë do të vendosin të përfundojnë martesën apo lidhjen, sepse nuk ndihen mirë në atë marrëdhënie. Reagimet mund të jenë të shpejtuara, andaj është mirë që, para së gjithash, të mendoni mirë dhe të mos nguteni me vendime.

Binjakët e lirë kanë rastin të njohin persona interesantë, si në punë ashtu edhe në argëtimet e natës. Është e mundshme që t’ju pëlqejë një person nga shtetet e jashtme, i cili jeton larg nga ju. Mendoni a jeni në përgjithësi të gatshëm për lidhje në largësi. Jeni të fokusuar që t’i përfundoni të gjitha që i keni planifikuar dhe do të jeni nën stres për këtë shkak. Nuk jeni mjaft të motivuar dhe mezi i prisni ditët e pushimit. Mbahuni edhe pak, sepse së shpejti ju presin ditë të mira në të cilat nuk do të ketë edhe aq shumë brenga.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Gaforret mund të presin ndryshime dhe risi në punë. Janë të mundshme ndërrimi i punës apo ndërrimi i pozitave në punën aktuale. Do të ketë shumë ngjarje, ndërkaq ju thjesht nuk do të jeni të gatshëm për to. Ju duket sikur çdo gjë po ecën shumë shpejt dhe sikur jeni nën stres të madh. Nuk do të mundeni të lini punën dhe të pushoni, por për pushim do të jeni të detyruar të prisni të kalojë muaji dhjetor. Do të jetë mirë që së paku ditët e pushimit t’i kaloni në shtëpi dhe sa më shumë të flini gjumë, në mënyrë që të mblidhni sa më shumë forcë për t’i përfunduar të gjitha obligimet.

Edhe pse disa gjëra ju duken shumë të rënda, deri në fund të muajit do të arrini t’i përfundoni të gjitha obligimet, t’i shlyeni borxhet e mbetura dhe të hyni në vitin e ri të qetë dhe të ndiheni të relaksuar, gjë që do t’ju sjellin një dozë vetëbesimi dhe mundësi që të avanconi tutje.

Shëndeti: Stresi është i theksuar. Përpiquni që sa më shumë të pushoni dhe të ushqeheni sa më shëndetshëm.

Dashuria: Ky është muaji i rëndësishëm për ngjarje dashurore. Gaforret e zëna mund të presin përmirësim të marrëdhënieve me partnerin. Kjo është periudhë e mirë për fejesa, martesa, konfirmim zyrtar të dashurisë. Nga gjysma e muajit do të ketë emocione të theksuara dhe do ta keni të qartë se çfarë duhet të ndryshoni, çfarë ju duhet për të pasur marrëdhënie të qëndrueshme dashurie. Do të keni marrëdhënie më të qëndrueshme dhe lidhje më të fortë me të cilat do të kënaqeni. Në dhjetor mund të prisni dhurata, kënaqësi, udhëtime. Do të ketë emocione të mëdha, por edhe ndryshime humori nga ana juaj. Nga fundi i muajit do të keni grindje të vogla me partnerin. Dëgjoni emocionet e brendshme dhe kujdes se çfarë fjalësh thoni.

Gaforret e lira do të ballafaqohen me dëshirat e tyre, por edhe me frikën e tyre. Derisa të mendoni për kohët e kaluara, nuk do të jeni të gatshëm të filloni lidhje të re. Ende nuk jeni krejtësisht të gatshëm të vazhdoni tutje.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Puna do të lulëzojë në periudhën e ardhshme dhe tani është momenti i duhur që të jepni prova. Kur të gjithë pushojnë, ju do të detyroheni të përpiqeni si kurrë më parë dhe do të siguroni vendin tuaj. Tani nuk është koha të filloni projekte të reja, duhet të fokusoheni dhe të përfundoni çdo gjë që keni filluar.

Deri në fund të vitit do të keni rastin të kurseni para, sepse do të keni fitime nga të gjitha anët. Ato para është më së miri t’i përdorni për udhëtime, sepse juve, më së shumti do t’ju jetë i domosdoshëm pushimi, së paku disa ditë. Mos ua tregoni të gjithëve planet tuaja, sepse dikush mund t’i përdor kundër jush. Do të jetë mirë që më parë të organizoni veprimet afariste në dhjetor, në mënyrë që të arrini të përfundoni çdo gjë që keni premtuar.

Shëndeti: Shëndeti nuk është edhe aq i mirë. Filloni të merrni vitamina dhe forconi imunitetin tuaj.

Dashuria: Luanët e zënë kanë dëshirë të madhe që të organizojnë më mirë kohën e tyre dhe t’i harmonizojnë të gjitha obligimet dhe momentet dashurore me partnerin. Ky muaj do të jetë goxha aktiv, andaj do të jetë e vështirë t’i harmonizoni çdo gjë që keni dëshiruar. Do të jeni nën tension, andaj përpiquni që energjinë negative të mos e kaloni dhe në familje. Keni nevojë për pushim dhe për më shumë kujdes, takime dhe ngjarje të bukura, mirëpo për këto patjetër duhet të prisni edhe pak. Partneri ju kupton dhe do të arrini që bashkë t’i zgjidhni të gjitha problemet që ju kanë kapluar.

Luanët e lirë kanë rastin të shkëlqejnë dhe para të gjithëve të tregohen në formën më të mirë. Jeni të gatshëm për romancë të re, mirëpo ende nuk jeni të gatshëm që tërësisht të krijoni lidhje. Ende do të kënaqeni me jetën pa obligime.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Ky muaj do të jetë aktiv dhe argëtues për ju kur është fjala për obligimet afariste. Prisni takime, shumë ftesa, madje edhe udhëtime të shkurtra afariste. Do të përpiqeni të punoni shumë gjëra përnjëherë, mirëpo nuk do ta keni të vështirë, sepse keni shumë energji dhe dëshironi që të provoheni në mënyrën më të mirë. Është me rëndësi që të organizoheni mirë dhe të mos hiqni dorë, kur hasni në pengesa. Jini të gatshëm edhe për ndonjë gabim dhe lëshim, më së miri është të pranoni kur gaboni.

Është me rëndësi që sa më shumë para të fitoni në këtë muaj, por edhe do të keni mjaft edhe shpenzime të cilat nuk i keni pritur. Mos u brengosni, deri në fund të dhjetorit, të gjitha do të zgjidhen në favorin tuaj.

Shëndeti: Janë të mundshme dhembje koke dhe ndjeshmëri ndaj kushteve atmosferike.

Dashuria: Virgjëreshat e zëna kanë emocione të shtuara gjithnjë deri në fund të muajit. Do të hidhërohen, do të jenë të lumtura, xheloze. Partneri do të ndihet mjaft çuditshëm, mirëpo me komunikim të drejtë, nuk do të shkaktoni probleme. Në këtë muaj do të merrni vendime të rëndësishme që do të kenë të bëjnë me të ardhmen tuaj me partnerin. Do të keni dëshirë që të stabilizoheni dhe të forconi marrëdhënien dhe kjo dëshirë do t’ju plotësohet. Disa marrëdhënie në dhjetor edhe do të përfundojnë, sepse shumë Virgjëresha nuk dëshirojnë që pranë vetes të kenë personin me të cilin nuk shohin ardhmëri. Është me rëndësi që në këtë periudhë të jeni të hapur dhe të sinqertë dhe të tregoni çfarë prisni dhe çfarë mendoni.

Virgjëreshat e lira do të gjejnë personin i cili u përshtatet, ndërsa ai mund të jetë personi të cilin tashmë një kohë të gjatë e njohin. Përfundimisht jeni të gatshëm të filloni një lidhje romantike.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Do të keni përshtypjen që vazhdimisht po l uftoni për vendin tuaj. Vazhdimisht jeni në lëvizje dhe përpiqeni të harmonizoni punën tuaj me të gjitha obligimet. Shumica e punëve në dhjetor do të përfundojnë ashtu siç keni pritur. Çdo gjë do të jetë në vendin e vet, edhe pse brengoseni shumë. Peshoret të cilat dëshirojnë të fillojnë punën në shtete të jashtme, tani është koha ideale për fillim të tillë.

Financat po ju shkaktojnë probleme, sepse nuk keni pritur shpenzime kaq të mëdha brenda një muaji. Vëmendjen duhet ta orientoni në punën ekipore, sepse vetëm ajo mund t’ju sjellë shumë fitime. Bashkëpunoni vetëm me njerëzit të cilëve në tërësi u besoni dhe nga të tillët do të keni ndihmën e cila ju është e nevojshme.

Shëndeti: Janë të mundshme ftohjet, kujdes nga viruset, tranmseton Telegrafi.

Dashuria: Muaj të tërë keni fshehur pakënaqësinë nga partneri, mirëpo në këtë muaj patjetër duhet të jeni të sinqertë dhe t’i zgjidhni të gjitha problemet të cilat tashmë një kohë të gjatë po ju mundojnë. Janë të mundshme debatet dhe konfliktet. Shumë Peshore do të provojnë t’i stabilizojnë marrëdhëniet nga fundi i muajit dhe t’u vënë pikën të gjitha vuajtjeve të deritashme. Disa do t’ia arrijnë të stabilizohen, mirëpo disa do t’u japin fund marrëdhënieve. Nëse arrini t’i zgjidhni të gjitha problemet dhe ta përballoni këtë periudhë, kjo patjetër do të forcojë marrëdhënien me partnerin dhe do të hyni në të pangarkuar dhe të lumtur në vitin e ri. Bëhuni të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, mos ngurroni këtë herë.

Peshoret e lira kënaqen me miqtë dhe familjen, mirëpo do të kenë edhe mjaft oferta nga gjinia tjetër për t’u shoqëruar. Mbase tani është koha e duhur që të përjetoni romancën.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Kur është fjala për aspektin afarist, Akrepave dhjetori ju sjell mjaft sfida. Vetëm nga fundi i muajit do të kenë kohë të pushojnë dhe të kënaqen me rezultatet e arritura. Në fund, do t’ia vlejë që keni punuar dhe jeni angazhuar aq shumë. Do të ishte mirë që të gjitha obligimet t’i përfundoni deri në fund të muajit dhe në vitin e ri ta filloni pa obligime të mbetura. Do të duhej t’i kushtoni kujdes nënshkrimit të dokumenteve dhe kontratave, lexoni mirë para se t’i nënshkruani.

Shumë gjëra të rëndësishme në këtë muaj do t’i përfundoni – ka mundësi të shpërnguleni apo të ndërroni punën.

Shëndeti: Gjithsesi, ky muaj shërben t’i përfundoni të gjitha ato obligime që i keni zvarritur dhe që pastaj të relaksoheni dhe të kënaqeni. Jeni nën stres. Do t’ju bëjë mirë një masazh.

Dashuria: Akrepave dhjetori u sjell qetësi. Përfundimisht do të mund të relaksoheni dhe të kënaqeni në momente të bukura me partnerin. Keni ndjenjën që të gjitha gjërat e këqija i keni lënë pas shpine dhe më në fund mund të merrni frymë lirisht. Para jush është një periudhë e mirë në të cilën mbisundon dëshira e kalimit sa më të mirë të kohës. Më shumë do të dilni nga shtëpia, më shumë do të shoqëroheni, do t’i përmirësoni marrëdhëniet me familjen dhe miqtë. Jeni më të hapur dhe më lehtë u qaseni problemeve. Afshet do të jenë më të forta në këtë muaj dhe do të keni nevojë që të gjitha sekretet t’ia tregoni partnerit, sikur dëshironi që të mësojë sa më shumë për ju. Kjo do ta përmirësojë dhe forcojë marrëdhënien tuaj dhe është e mundshme që të bëni plane konkrete për të ardhmen.

Akrepat e lirë fantazojnë për dashuri të vërtetë, mirëpo vështirë krijojnë kontakte. Do të kenë disa takime interesante ku do të njohin një person që ia vlen t’i përkushtohen.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Do të keni elan që të gjitha obligimet t’i përfundoni në afatin e caktuar dhe t’i rregulloni të gjitha shpenzimet monetare. Keni pritur që situata financiare të jetë më e mirë në këtë muaj, mirëpo vetëm nga fundi i dhjetorit do të ndieni lehtësim, kur është fjala për financat. Keni pasur mjaft pengesa dhe situata stresuese, mirëpo në fund do të jeni të kënaqur me rezultatet të cilat i keni arritur. Para së gjithash, ju është me rëndësi që të avanconi në karrierë dhe tani jeni në rrugë të mirë. Do të merrni oferta të reja për bashkëpunim, mirëpo ndonjëherë është më mirë të qëndroni me njerëzit të cilët ju ofrojnë siguri. Shkuarjet jashtë shtetit gjithashtu janë të mundshme deri në fund të muajit.

Shëndeti: Shëndeti është i qëndrueshëm. Pini më shumë lëngje.

Dashuria: Kjo është periudhë e shkëlqyeshme për të gjithë Shigjetarët! Edhe pse muajt e mëparshëm kanë qenë plot surpriza, në dhjetor mund të qetësoheni dhe të kënaqeni me gjërat të cilat ju gëzojnë. Vetëm që patjetër duhet të gjeni pak kohë edhe për veten, sepse vazhdimisht jeni të rrethuar me miqtë dhe familjen, kjo ndonjëherë di t’ju jetë e mundimshme. Shigjetarët e zënë kanë arritur t’i rregullojnë marrëdhëniet me partnerin dhe të përmirësojnë atmosferën dashurore. Do të keni edhe në vazhdim konflikte të vogla, por jo të tilla që tashmë i keni kaluar. Kurdo që të kapni veten duke menduar për të kaluarën, përpiquni vetëm të vazhdoni dhe të shikoni përpara.

Shigjetarët e lirë në dhjetor do të provojnë të fillojnë lidhje romantike dhe do të kenë rastin që të krijojnë lidhje, mirëpo sa do të zgjasë kjo – varet nga dëshirat dhe pritjet tuaja, andaj do të jetë mirë të bëheni të sinqertë, që në fillim.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Kur është fjala për punën, Bricjapët duhet t’i kushtojnë kujdes që të mos sforcojnë shumë dhe të mos marrin më shumë obligime seç mund t’i plotësojnë. Keni dëshirë për ndryshime, andaj është e mundshme që do të vendosni që diç të re ta filloni apo që me pasionin tuaj të fitoni para.

Edhe pse këto janë obligime të tepërta, ju synoni drejt stabilizimit të situatës financiare dhe asgjë nuk do t’ju pengojë që atë qëllim ta arrini. Do të bëni shumë gjëra përnjëherë, do të jeni të lodhur, por edhe të kënaqur. Përpiquni që të mos harroni diçka dhe t’i përmbaheni punës cilësore, me të cilën eprorët janë mësuar me ju.

Shëndeti: Mos harroni që ushtrimet e rregullta do të jenë shumë të rëndësishme.

Dashuria: Bricjapët e zënë do ta testojnë lidhjen e tyre dhe deri në fund të muajit do të shohin a është marrëdhënia e mirë për ta apo jo. Jeni të qetë dhe të hijerëndë dhe të fokusuar që ta kënaqni veten. Si kurrë më parë, do të keni nevojë t’i bëni gjërat të cilat një kohë të gjatë nuk i keni bërë dhe t’i vizitoni vendet në të cilat një kohë të gjatë nuk keni qenë. Tani është koha e duhur që të vendosni çfarë do të dëshironi në të ardhmen dhe do ta merrni guximin të bëni hapa konkretë.

Bricjapët e lirë do të zgjedhin midis më shumë personave, madje mund të jetë edhe zgjedhje e vështirë. Keni dëshirë për lidhje të qëndrueshme në të cilën do të ndiheni të sigurt, ndërkaq, nga ana tjetër, lehtë hyni në aventura dashurore. Do të jetë ky muaj i interesant dhe do të kënaqeni në ngjarjet e paplanifikuara.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Nuk do të arrini të shmangni problematikën afariste në javën e parë të dhjetorit. Ju nevrikos shkaku që eprorët kurrë nuk i dëgjojnë mendimet tuaja dhe nuk dëshirojnë t’i aprovojnë. Se a keni ju të drejtë apo jo, ndonjëherë nuk është momenti i duhur që të bëni ndryshime në punë. Përpiquni të mos filloni grindje me kolegët, sepse ndihma e tyre do t’ju jetë e domosdoshme deri në fund të dhjetorit.

Janë të mundshme fitime të parave, mirëpo ju në këtë muaj po shpenzoni më shumë seç do të duhej. Është rast i mirë nëse dëshironi t’i shtoni fitimet, do të keni më shumë oferta se më parë. Deri në fund të muajit, jini të kujdesshëm në komunikim me partnerët afarist.

Shëndeti: Dhembje e kokës dhe pagjumësi. Më shumë pushoni.

Dashuria: Ujorët e zënë dinë të transmetojnë mendime dhe emocione negative te partnerët e tyre. Sado që partneri të ketë mirëkuptim për ndryshimin e humorit tuaj, do të ishte mirë që ndonjëherë të ndaleni dhe të qetësoheni. Fundi i dhjetorit ju sjell edhe zgjidhjen e shumë problemeve, pra edhe marrëdhëniet me partnerin do të përmirësohen dukshëm. Është koha që partnerit t’i ofroni më shumë kujdes dhe që të organizoni momente romantike, në shtëpinë tuaj dhe jashtë saj. Kjo partnerit do t’i jetë shumë e rëndësishme, ndërkaq juve do t’ju sjellë lehtësim.

Ujorët e lirë mund të presin surpriza të ndryshme në planin dashuror – vardisje, flirt, romanca të reja – të gjitha këto ju presin nga fundi i dhjetorit.

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Puna: Shumica e Peshqve në dhjetor do të vendosin të ndërrojnë punën, sepse ky muaj për Peshqit është shumë i rëndësishëm. Dëshironi punë ku anët tuaja më të mira do të vihen në pah. Peshqit të cilët janë të kënaqur me punën e tyre do të arrijnë të avancohen. Përfundimisht eprorëve tuaj zëshëm dhe qartë do t’u thoni se çfarë prisni nga puna. Duhet t’u kushtoni kujdes parave, ka mundësi që t’ju vidhen apo të humbni kuletën, pra jini të kujdesshëm.

Peshqve u këshillohet të mos hyjnë në konflikte me kolegët, sepse tani nuk është momenti i duhur që të tregoheni autoritarë. Nga fundi i muajit do ta keni më lehtë, çdo gjë do të zgjidhet në kohë dhe do të hyni në vitin e ri me shumë më pak obligime.

Shëndeti: Shëndeti nuk është në gjendjen më të mirë dhe nuk do të duhej të shmangni vizitën te mjeku, nëse shpesh ndieni rraskapitje.

Dashuria: Ky muaj Peshqve u sjell lehtësim të vërtetë. Keni qenë nën stres në muajt e kaluar, mirëpo tani është koha të pushoni nga çdo gjë dhe t’i përkushtoheni vetes dhe partnerit tuaj. Do të keni më shumë kohë dhe do të punoni në përmirësimin e marrëdhënieve dashurore. Do t’ju nevojitet kohë që t’i kompensoni të gjitha ato që ju kanë ikur, andaj do të jetë shumë mirë të planifikoni një udhëtim të shkurtër.

Peshqit e lirë kënaqen me kujdesin të cilin ua ofron partneri. Sado që të ikni nga lidhja dhe romanca, do të takoheni me personin të cilit nuk do të mund t’i rezistoni. Për shkak të zhgënjimeve të mëparshme, do të keni një dozë frike, por jeni të padurueshëm dhe mezi prisni ftesën e partnerit. Kënaquni në periudhën e cila është ideale për komunikim dhe marrëdhënie dashurore. 

Horoskopi

“Do ju bíen pára nga qíelli dhe rrògat ju rríten këtë ditë…”/ Dùroni në datën 18

Published

on

Ajo është një nga astrologet më të mira britanike dhe jo më kot ajo na ka befasuar shumë herë me leximin e letrave të saj. Por, këtë radhë ajo ka një paralajmërim dhe një mesazh për të gjithë ju, ndáj dhe ju tashmë shikoni dhe gjeni menjëherë shenjën tuaj dhe më pas do të zbuloni vetë gjithçka.

Dashi: Zgjidhni çështjet me partnerin tuaj, I dashur Dash këto ditë të ngròhta vere ju bëjnë më të shqe.tësuar se kurrë dhe ai që paguan më shumë në lidhje me këto shqe.tësime është partneri.

Venusi i pafav.orshëm për shenjën tuaj së bashku me Marsin sjell gr.indjet dhe diskutimet në rendin e ditës. Kushtoji vëmendje të veçantë fundjavës kur do të keni gjithashtu dhe një Hënë jo harmonike. Megjithatë lajme të mira do të vijnë nesër dhe të premten.

Demi: Hëna në lidhje, I dashur Dem kjo periudhë për ju do të jetë e mirë: Hëna do të jetë në lidhje me shenjën tuaj të hënë, gjithë javës duke ju dhënë fat dhe qetësi, veçanërisht përsa i përket ndjenjave. Një Venus i bukur është gati të ndriçojë javën tuaj dhe ta mbush atë me emocione dhe rráhje ze.mre.

Binjakët: Mbretëresha e festës, Të dashur Binjak ju gjithmonë dini si të argëtoheni dhe sigurisht nuk ju mun.gojnë aftësitë për tu shoqëruar, por këtë periudhë në veçanti do të bëheni mbretëresha e festës.

Mërkuri dhe Marsi në një pozitë të favorshme do t’ju bëjë energjik më shumë se kurrë duke ju dhënë fl.irte dhe miqësi të reja: veçanërisht deri më datën 19 qershor kur Hëna gjithashtu do të jetë në lidhje me shenjën tuaj. Momente për tu kujtuar ju pr.esin.

Gaforrja: Ditë të paharrueshme, E dashur Gaforre hyrja e Venusit në shenjën tuaj fillon të ndjehet: dashuria ju buzëqesh, e gatshme për t’ju dhuruar mbrëmje dimërore plot emocione të bukura dhe shumë romancë. E shtuna dhe e diela në veçanti kur të keni dhe një Hënë në lidhje do të jenë dy ditë të paharrueshme.

Luani: Shumë lajme, I dashur Luan planeti Mërkur ka hyrë në shenjën tuaj dhe është gati këtë javë t’ju sjellë përfitimet e para: takime emocionuese, lajme dhe mundësi ju pr.esin, veçanërisht deri këtë fundjavë.

Një Hënë e bukur dhe me fat është në anën tuaj. Megjithatë në fillim të javës do të keni një humor jo të mirë për shkák të një Hëne në një pozicion të pafav.orshëm në shenjën tuaj .

Virg.jëresha: Takime me fat, E dashur Virg.jëresh më në fund planeti Venus është rikthyer në anën tuaj: kr.iza sentimentale e periudhës së fundit së shpejti do të jetë vetëm një kujtesë e l.argët dhe do të keni mu.ndësi të filloni përsëri, para së gjithash nga vetja.

Beqarët do të jenë në gjendje të bëjnë takime me fat veçanërisht të favorizuar nga një Hënë romantike. Dhe në vendin e punës nuk do të mu.ngojnë kënaqësitë.

Peshorja: Hëna kujdeset për ju, E dashur Peshore në këtë periudhë po grumbulloni shumë st.res kryesisht për shk.ak të Marsit në kund.ërshtim dhe mosmi.ratimit të Jupiterit dhe Saturnit, të cilat pen.gojnë planet tuaja në fushën e punës.

Tani gjithashtu ju duhet një Venus që t’ju mu.ndojë me gr.indje të vogla dhe të mëdha me partnerin tuaj.. përp.iquni të mos e hu.mbisni du.rimin dhe të përqendroheni në të gjitha në këtë periudhë. Një Hënë e bukur dhe e favorshme do t’ju ndihmojë të sh.uani tens.ionet. Ngus.hëlloni veten me një pica të shijshme.

Akrepi: Periudhë strèsùese, I dashur Akrep java juaj që do të vijë për fat të kèq fillon me tre ditë mjaft str.esuese: të hënë, të martën dhe të mërkurën, kur Hëna në kundë.rshtim rrez.ikon të ju bëjë të hu.mbni du.rimin lehtë dhe t’ju sjellë pak humor.

Disa pen.gesa të vogla mund të shfa.qen veçanërisht në vendin e punës ndërsa nga pikëpamja sentimentale do të keni një Venus të bukur dhe të favorshëm për t’ju mbr.ojtur dhe për t’ju dhënë nota pozitive.

Shigjetari: Qetësia para stùhísë, I dashur Shigjetar këtë periudhë për shenjën tuaj do të jetë pak a shumë si qetësia pas stùhísë, Venera në opozitë muajt e fundit ka mërz.itur jetën tuaj të dashurisë dhe tani që ajo më në fund ka nda.luar se tor.turuari do t’ju marr marrë ca kohë për të riku.peruar energjitë dhe qetësinë në jetën si çifit.

Për fat të mirë, ju mund të mbës.hteteni në planetët Mars dhe Mërkur të favorshëm për shenjën tuaj të cilat do t’ju japin shumë energji dhe mu.ndësi për të bërë takime të reja.

Bricjapi: Pro.bleme me partnerin, I dashur Bricjap Venera në opozitë ka filluar të ndihet vetvetiu për fat të k.eq: kjo periudhë rrez.ikon të jetë e tens.ionuar, veçanërisht të shtunën dhe të dielën kur Hëna gjithashtu do të jetë në kund.ërshtim. Me partnerin mund të lindin diskutime të nx.ehta, të cilat duhen të zvog.ëlohen.

Ujori: Mendime për punën, I dashur Ujor rrèzíkoni të zhýteni nga shqe.tësimet në punë dhe ngad.alësimet në përgjithësi në projektet tuaja: mos u shqe.tësoni nga fundi i qershorit situata do të kthehet e favorshme për shenjën tuaj. Ndërkohë, kushtojini vëmendje të veçantë ditëve të tens.ionuara: të hënën, të martën dhe të mërkurën.

Peshqit: Një rikuperim i shkëlqyer, Të dashur Peshq, Venusi më në fund është rikthyer të buzëqeshë për ju që do të thotë një rikupërin i vërtetë i energjisë në 360 gradë.

E hëna, e marta dhe e mërkura, e javës që vjen, kur të keni një Hënë të bukur në anën tuaj, do të jenë ditë plot emocione. Për më tepër, këtë fundjavë të shtunën dhe të dielën, planifikohen takime interesante për beqarët.

Continue Reading

Horoskopi

Hena e plote do ju ndryshoje jeten/ Keto jane 4 shenjat e horoskopit qe fillojne 1 jete te re

Published

on

Dashi

Niveli juaj i energjisë do të jetë në kulmin e tij për shkak të kalimit të Hënës në Gaforre. Koha e mirë për të zgjidhur të gjitha problemet tuaja. Mos hezitoni të shprehni ndjenjat. Do të merreni me punë bamirësie që do të sjellin paqe mendore. Do të shihni hyrje të papritur të fondeve. I dashuri juaj do t’ju bëjë presion për angazhim. Ju nuk do të arrini të kuptoni mendimet tuaja për ta por, mos e përballoni stresin. Udhëtimi në një vend të afërt do të jetë i këndshëm. Të martuarit e kësaj shenje të zodiakut do të kenë një bisedë të këndshme me bashkëshortët e tyre.

Ngjyra me fat: E kuqe.

Koha e favorshme: 14:00 deri në 15:00.

Demi

Një ditë e dobishme për ju. Mund të merrni shumë vendime nga emocionet. Do të hasni në mundësi të shumta. Do të çliroheni nga një sëmundje e zgjatur. Do të keni fitime në biznes. Mbani mend, problemet me të cilat po përballeni janë afatshkurtër. Gjithçka do të thahet me kalimin e kohës. Romanca është e mundur të ndodhë. Ju mund t’i drejtoheni të dashurit tuaj për ta bërë më të mirë ditën. Do të gjeni paqe dhe lumturi mendore. Bashkëshorti juaj do t’ju çojë në ditët e adoleshencës kur bënit gjëra famëkeqe.

Ngjyra me fat: Blu.

Koha e favorshme: 6 pasdite deri në 19:00.

Binjakët

Do të ndiheni të lumtur në shoqërinë e njerëzve të dashur në familjen tuaj. Një ditë shumë e mirë për t’u fokusuar në aktivitete të lidhura me shëndetin për fitnesin fizik. Do të qëndroni të gëzuar dhe të sigurt në kryerjen e detyrave tuaja. Do të keni ikje të vazhdueshme parash, por do të keni vështirësi në grumbullimin e tyre. Mund të merrni një propozim për martesë. Jeta juaj e dashurisë do jetë e gjallë. Do të mendoni të bëni një projekt të ri në kohën tuaj të lirë. Meqenëse jeni të zënë me detyra të tjera, plani juaj nuk do të zbatohet. Vishni një byzylyk ose zinxhir argjendi për stabilitet mendor. Do kaloni një mbrëmje romantike me bashkëshortin.

Ngjyra me fat: E kuqe.

Koha e favorshme: 4 pasdite deri në 5 pasdite.

Gaforrja

Nëse po kaloni një stres prej kohësh, mund të rikuperoheni nga të gjithë ato tensione. Ju duhet të ndryshoni stilin e jetës tuaj për të mbajtur tensione të tilla larg. Disa biznesmenë të kësaj shenje të zodiakut mund të kenë fitime të mira. Duhet të planifikoni diçka për të kaluar pak kohë cilësore me të dashurit tuaj në mbrëmje. Mund të takoni një person i cili do t’ju japë këshilla për t’u rritur në jetë. Ndihmoni dhe shërbeni gratë e varfra dhe në nevojë dhe sillni pozitivitet në jetën tuaj të dashurisë. Ndihma e bashkëshortit tuaj në gatim mund të forcojë marrëdhënien tuaj.

Ngjyra me fat: E verdha

Koha e favorshme: nga 11 deri në 12 pasdite

Luani

Mundohuni të ruani qetësinë pasi dita duket se nuk është e mirë për sa i përket parave. Merrni pak kohë për familjen tuaj dhe kaloni kohë cilësore me ta. Mund të keni një debat serioz me të dashurin tuaj për disa çështje. Mundohuni të përfundoni punën tuaj në zyrë dhe të shkoni në shtëpi herët. Kjo do të sjellë lumturi për anëtarët e familjes suaj. Mos u mërzitni nëse plani juaj për të takuar dikë anulohet për shkak të shëndetit të bashkëshortit tuaj.

Ngjyra me fat: E bardha

Koha e favorshme: 14:00

Virgjëresha

Ju duhet të kënaqeni me joga dhe meditim për përfitime shpirtërore dhe fizike. Do të merrni para nga disa burime të cilat do t’ju çlirojnë nga shumë probleme financiare. Mos i ndani problemet tuaja personale me njerëz të rastësishëm përreth jush. Disa ngjarje fetare do të kryhen në shtëpinë tuaj. Ditë e mirë për jetën tuaj bashkëshortore. Bëni disa aktivitete fizike si vrapimi për të qëndruar në formë.

Ngjyra me fat: E bardha

Koha e favorshme: 10:00 deri në 11:00

Peshorja

Kjo ditë është një ditë shumë e mirë për ju nga pikëpamja shëndetësore. Të kesh një gjendje shpirtërore të gëzuar do t’ju mbajë të sigurt. Për të fituar më shumë, përdorni idenë tuaj inovative. Do të keni kohë të mjaftueshme me familjen dhe miqtë. Bashkëshorti juaj mund të jetë i shqetësuar për shkak të jetës tuaj të zymtë. Gjatë shëtitjes në mëngjes mund të hasni dikë me të cilin keni pasur mosmarrëveshje më herët. Komentet nga të afërmit e bashkëshortit tuaj mund të prishin harmoninë e lumturisë tuaj martesore. Do të ndiheni të përtërirë nëse dilni dhe vizitoni vende.

Ngjyra me fat: E bardhë

Koha e favorshme: 12:00 deri në 14:00

Akrepi

Kushtojini vëmendje udhëzimeve astrologjike nga një mik. Kjo do t’ju inkurajojë të përmirësoni shëndetin tuaj. Paratë që keni kursyer për një kohë të gjatë do t’ju jenë të dobishme, megjithatë, shpenzimet mund t’ju ulin shpirtin! Këshillohet që të shkoni për një darkë ose të shikoni film në teatër me bashkëshortin në mbrëmje për të qenë të relaksuar dhe për të pasur një humor të mrekullueshëm. Por plani për një shëtitje me të dashurin tuaj mund të mos jetë i frytshëm pasi do të shfaqen disa punë të rëndësishme. Kjo do të rezultojë në një debat të ashpër mes jush dhe të dashurit tuaj. Ju mund ta shfrytëzoni kohën e lirë duke bërë disa punë fetare. Mos u futni në konflikte të panevojshme. Mos gënjeni, mos shqetësoni askënd, në mënyrë që të keni mundësi të mbani një lidhje të mirë me partnerin tuaj. Partneri juaj mund të tregojë një anë të mrekullueshme të tij. Konsumimi i tepërt i alkoolit ose i cigareve mund të përkeqësojë shëndetin tuaj.

Ngjyra me fat: Maroon

Koha e favorshme: 15:00 deri në 17:00

Shigjetari

Vetëbesimi dhe energjia juaj do të jenë të larta. Biznesmenët e njohur të shenjës së zodiakut duhet të investojnë paratë e tyre me shumë mendim. Dita është e përshtatshme për të përfunduar punët në pritje të shtëpisë. E dashura juaj do të jetë një engjëll për ju. Pas përfundimit të punëve të shtëpisë, amvisët e kësaj shenje të zodiakut mund të shikojnë një film në TV ose të mbeten të zënë me celularët e tyre në kohën e lirë. Nuk do të jeni në gjendje të çliroheni nga krahët e partnerit tuaj të jetës. Ju mund të ndjeni se miqtë nuk ju ndihmojnë në kohë nevoje.

Ngjyra me fat: E kuqe e thellë

Koha e favorshme: 16:00 deri në 17:00

Bricjapi

Ka mundësi keqkuptimi mes jush dhe mikut tuaj. Të kesh një bisedë të qartë është çelësi për t’i kthyer gjërat në normalitet. Fëmijët tuaj do t’ju sjellin lumturi. Ka mundësi për përfitime ekonomike. Jeta juaj e dashurisë do të jetë në ekstazë. Ju do të menaxhoni pak kohë dashurie për veten nga orari juaj i zënë. Ju mund të kaloni një kohë të bukur me nënën tuaj. Jeta juaj bashkëshortore do të mbetet e mrekullueshme.

Ngjyra me fat: E gjelbër smerald.

Koha e favorshme: ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00.

Ujori

Çfarëdo vështirësie që mund të përballeni, do të jetë më e lehtë pasi bashkëshorti juaj do të jetë aty për t’ju gëzuar. Një këshillë nga babai juaj mund të jetë e dobishme për ju në vendin e punës. Të detyrosh dashurinë ndaj dikujt është e padrejtë. Jini të kujdesshëm me gjërat tuaja ose përndryshe mund t’i humbni ato për shkak të grabitjes. Mund të ketë pak muzikë, vallëzim dhe kohë argëtuese me miqtë.

Ngjyra me fat: E bardhë e zbrazët.

Koha e favorshme: ndërmjet orës 14:00 dhe 15:00.

Peshqit

Mund të jeni të stresuar për shkak të mosmarrëveshjeve familjare dhe presionit në vendin e punës. Kjo do ta bëjë të vështirë për ju të përqendroheni. Marrëveshjet e pronave do të materializohen dhe do të sjellin fitime përrallore. Do të ishte e mençur të qëndroni larg çështjeve konfliktuale që mund të çojnë në një debat. Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, do të ndiheni më mirë deri në fund të ditës, sepse bashkëshorti juaj do të jetë pranë jush. Përdorni mjaltë të pastër çdo ditë.

Ngjyra me fat: E kuqe e verës.

Koha e favorshme: ndërmjet orës 15:15 dhe 16:30.

Continue Reading

Horoskopi

Do te keni 1 kthese te forte 180 grade/ Astrologia Meri Gjini paralajmeron keto 2 shenja horoskopi

Published

on

Dashi

Per ata qe e kane tashme nje lidhje, kjo dite do jete e mrekullueshme. Nuk ka nevoje te beni asgje duke qene se gjerat do rrjedhin shume mire. Nese jeni beqare, mundesite per takime interesante nuk do jene te shumta. Beni edhe pak durim qe te mos lendoheni. Ne planin financiar do keni surpriza te kendshme. Me ne fund do arrini te beni shpenzimet e domosdoshme.

Demi

Marredhenia me partnerin do jete me e mire se kohet e fundit. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe kjo do iu ndihmoje t’i zgjidhni ne cast problemet qe do iu dalin. Beqaret duhet te reflektojne mire para se te marrin vendime. Mos u nxitoni te krijoni shpejt e shpejt nje lidhje. Nje fllad suksesi do fryje edhe ne planin financiar. Me ne fund buxheti do te stabilizohet.

Binjaket

Jeta sentimentale e cifteve do jete me e animuar gjate kesaj dite. Do i shprehni me teper ato qe ndjeni si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah. Vazhdoni ne kete rruge. Pjesa me e madhe e beqareve do bien ne dashuri. Do i provoni edhe ju emocionet e te qenit me dike prane. Ne planin financiar mos enderroni me teper sesa duhet. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.
Gaforrja

Jeta juaj ne cift nuk do jete e trishte sot, perkundrazi ju do jeni te gezuar dhe te buzeqeshur. Do krijohet nje ambient harmonik dhe ne mbremje me seksual. Beqaret do vazhdojne edhe sot te jene vete. Mos e mbani mendjen tek dashuria por dilni argetohuni me miqte ose me familjaret. Ne planin financiar kerkohet me teper maturi. Limitoni shpenzimet qe te mos keni probleme.
Luani

Dielli do shkelqeje me shume sot ne jeten tuaj ne cift. Do kaloni momente shume te kendshme prane atij qe dashuroni dhe kenaqesite do jete te shumta. Per beqaret jo vetem qe do vijne dashuri por ato do jene mjaft pasiononte dhe te vecanta. Perfitoni nga kjo dite. Ne planin financiar nuk duhet te ndermerrni rreziqe te medha nese nuk doni te ngeleni pa asnje lek.

Virgjeresha

Jeta juaj ne cift do jete e influencuar shume mire gjate kesaj dite. Do merrni ate qe gjithmone keni kerkuar dhe emocionet do jene te njepasnjeshme. Shfrytezojeni cdo sekonde. Edhe beqaret do jene ne humor te mire dhe do shfrytezojne cdo mundesi qe do iu jepet per takime. Financat do jene te pastabilizuara keshtu qe shmangni cdo shpenzim te tepruar.

Peshorja

Dite e bukur dhe plot diell kjo e sotmja. Ne cift ambienti do jete mjaft romantik dhe i kenaqshem. Perfitoni per te diskutuar edhe ndonje teme delikate. Vetem sot mund t’i jepni zgjidhje. Per beqaret ka mundesi te ndodhin takime te vecanta. Megjithate yjet keshillojne te mos krijoni menjehere nje lidhje. Njihuni me mire me te. Financat do jene me te mira se kohet e fundit.

Akrepi

Nen influencen e Jupiterit jeta sentimentale e atyre qe jane ne nje lidhje do jete e paqendrueshme. Kujdes, mos kerkoni me cdo kusht te behet ashtu si thoni ju sepse do e nderlikonit edhe me teper situaten. Beqaret do mund te takojne shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar ka ardhur kohe te beni nje riorganizim. Vetem keshtu do e shihni cila eshte gjendja.

Shigjetari

Jeta ne cift do jete pergjithesisht e mire sot. Ne shume momente do ndiheni te lumtur prane partnerit tuaj dhe do deshironit qe minutat te mos kalonin. Do tregoheni edhe me tolerante. Beqaret do kene shume takime, por kjo do ua veshtiresoje zgjedhjen. Menaxhojeni pak me kudjes buxhetin sot nese nuk doni te keni as me te voglin problem me te. Mundesite i keni.

Bricjapi

Dite mjaft e thjeshte kjo e sotmja per ciftet. Do kaloni momente te kendshme prane atij qe dashuroni. Disa mund te fillojne edhe ndonje projekt te perbashket. Beqaret duhet te bejne edhe pak durim per ta arritur ate qe deshirojne. Po u nxituat nuk do krijoni lidhjen e enderruar. Ne planin financiar nuk do dini cfare te beni sepse situata do jete goxha problematike.

Ujori

Jupiteri do e zbukuroje edhe me teper jeten tuaj ne cift sot. Do merrni te gjitha kenaqesite qe kishit deshiruar. Gjithashtu do ndodhe edhe dicka shume e madhe te cilen as qe e kishit menduar me pare. Pergatituni! Beqaret do kerkojne gjate gjithe kohes dashurine, por nuk do e gjejne dot ate. Dite e veshtire edhe per financat. Nuk rekomandohet te behet asnje shpenzim i tepruar.

Peshqit

Mos u mbyllni ne vetvete gjate kesaj dite sepse jo vetem qe do merziteshit vete, por do e merzitnit edhe ate qe keni ne krah. Beqaret duhet te eprgatiten per nje aventure dhume te kendshme dhe emocionuese. Zemra juaj do rrahe pa pushim. Financat do jene gjate gjithe kohes te mbrojtura nga yjet. Mund te shpenzoni pak me teper pa u shqetesuar aspak.

Continue Reading

Trending