Connect with us

Horoskopi

Horoskopi i muajit Nentor nga astrologu Vincenzo Lagana/ Keto jane 4 shenjat e horoskopit me te favorizuara

Published

on

Dashi

Tregohuni të guximshëm dhe të zgjidhni problemet që keni lënë pas dore që prej shtatorit. Rreth datës 4 mund të ndieni një lloj tensioni. Nëse ushtroni një profesion tuajin në mënyrë të pavarur, duhet të mjaftoheni me mundësitë që keni për momentin dhe të zhvilloni atë që keni ndërtuar gjatë dy vjetëve të fundit. Gjithçka varet edhe nga aktiviteti që ushtroni, gjithsesi duhet të tregoheni largpamës. Kujdes! Nëse nuk jeni të sigurt, mos investoni për momentin. Për ju të lindurit në shenjën e Dashit, është momenti që të stabilizoheni, pas gjithë ndryshimeve që keni bërë deri më tani. Rreth datave 18, 24, 25 dhe 29 mund të zemëroheni shumë me disa persona. Mendojeni mirë përpara se të çoni në djall ndonjërin prej tyre. Duhet të tregoni shumë kujdes në zgjidhjen e problemeve ekonomike. Gjithsesi, jeni ende në anën e fituesit. Nëse keni mungesë organizimi, mund t’ju shkojë mundi dëm.

Kjo yjësi do t’jua bëjë më të thjeshta edhe çështjet e zemrës. Gjatë dy javëve të para të muajit mund të lindin histori të reja. Nga ky këndvështrim, e diela e datës 6 mund të jetë shumë e bukur dhe e rëndësishme për ju. Por, duke filluar nga data 15, mund të pasojë një periudhë e errët dhe për shumë çifte do të jetë e nevojshme t’i rivlerësojnë disa gjëra. Nëse keni kohë që po përjetoni një krizë, tashmë po e mendoni seriozisht ndarjen. Ka edhe nga ata që pavarësisht krizave, ndihen ende të dashuruar me njëri-tjetrin. Që ta përballoni këtë situatë duhet të përpiqeni të gjeni gjuhën e përbashkët. Nëse gjërat në çift nuk shkojë mirë për meshkujt e lindur në shenjën e Dashit, ndodh që edhe të tradhtojnë. Femrat që i përkasin kësaj shenje janë më besnike, por në raste të tilla, edhe ato mund të lodhen. Kështu, ju këshilloj që të zgjidhni të gjitha problemet që kanë të bëjnë me pasuritë e patundshme, me shtëpitë dhe ndarjen e gjërave të tilla. Mund ta humbisni ekuilibrin tuaj të brendshëm nëse nuk tregoheni racional dhe udhëhiqeni vetëm nga instinkti. Do të merrni lajme të mira që prej 21 nëntorit dhe do të takoni njerëz interesantë tri ditët e fundit të muajit.

Gjatë gjithë muajit do t’ju duhet ta mbani situatën në kontroll. Mund të vuani nga stresi prej problemeve që do të hasni në punë. Në datat 13, 17, 24 dhe 25 duhet të tregoni kujdes, pasi do të jenë më të vështirat për t’u menaxhuar. Hëna e vendosur në një pozicion jo të favorshëm për shenjën tuaj do të kushtëzojë gjithçka. Tregohuni të kujdesshëm ndaj këshillave të mjekut.

Demi

Disa prej jush mund t’i kenë marrë disa konfirmime të rëndësishme gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit. Është momenti që të bëni disa zgjedhje të rëndësishme. Le të shpresojmë që te ju nuk do të mbizotërojë më pesimizmi. Ndodh që frika se mos gaboni ju bllokon dhe kështu shpresoni se koha do t’i zgjidhë problemet vetvetiu. Gjatë kësaj periudhe do të bëni disa blerje të rëndësishme. Do të debatoni me familjarët tuaj për shkak të disa investimeve në shtëpi, të një transferimi të mundshëm, të një udhëtimi e kështu me radhë. Rreth datës 21 do të jetë momenti më i përshtatshëm për të përmbyllur disa çështje pune. Gjatë javës së parë të muajit do të tregoheni shumë kokëfortë. Ndaj prisni që të keni debate me shefin apo ortakët tuaj. Është e rëndësishme të përpiqeni të mos bëni armiq. Do të jetë një periudhë shumë e mirë për njerëzit që bëjnë pjesë në botën e spektaklit, modës apo ata që merren me punë të tjera krijuese.

Do të ndieni një rizgjim për sa i takon fushës së ndjenjave. Le të shpresojmë që nuk do t’i mbartni problemet e muajit që shkoi. Tashmë, problemet do t’ua lënë vendin emocioneve pozitive. Edhe nëse nuk keni shumë që jeni shkëputur nga një lidhje, nuk duhet të dëshpëroheni. Do të keni mundësinë të rigjeni menjëherë një dashuri të re. Venusi do të jetë në favorin tuaj. Do të përjetoni një emocion shumë të veçantë gjatë fundit të muajit, pasi do të merrni pjesë në një event. Nëse keni kohë që përjetoni histori paralele dashurie dhe në tetor kishit vendosur që t’i jepnit fund njërës, tashmë keni ndërruar mendje. Ndërkohë, të martuarit që kanë pasur keqkuptime, tashmë do të gjejnë gjuhën e përbashkët. Edhe beqarët duhet të përveshin mëngët, pasi që prej datës 18 mund të lindin histori të reja. Nëse jeni në një marrëdhënie që e keni nisur së fundmi, nuk ka gjasa të zgjasë shumë.

Tashmë do t’i ndieni më efikase kurat që keni nisur prej disa muajsh. Do të shikoni që do të përmirësoheni. Bëni kujdes gjatë ditëve të para të muajt, pasi do të jenë më të lodhshmet. Gjatë datave 1, 6, 7, 19 dhe 22 duhet të shmangni aktivitetet e ngjeshura që mund t’ju lodhin fizikisht.

Binjakët

Nëse ushtroni një aktivitet privat, bëni mirë që mos të bëni lëvizje të tjera për momentin dhe të kënaqeni me atë që keni. Në të kundërt, ju që i keni shkëputur marrëdhëniet me punën për rreth një vit, tashmë duhet të lëvizni dhe të bëni zgjedhjet e duhura, por pa qenë nevoja të guxoni tepër. Për shembull, nuk duhet të investoni në ndonjë biznes që nuk e njihni sa duhet. Duhet të bëni hapa për të cilët të ndiheni të sigurt. Të lindurit në shenjën e Binjakëve kanë më shumë mundësi tani, krahasuar me situatën e një apo dy vjetëve më parë. Keni pasur arsye për t’u nxehur gjatë pranverës dhe verës që shkoi. Tashmë, gjithçka varet nga sjellja juaj. Nëse u keni vendosur barriera disa njerëzve dhe u keni kthyer shpinën, tashmë është momenti të përballeni me pasojat. Gjatë këtij viti duhej të ishit treguar më diplomatë, jo arrogantë apo armiqësorë.

Nëse keni pasur momente shpërqendrimi që prej gushtit, por gjithsesi keni vazhduar normalisht marrëdhënien tuaj, mundet që problemet e pazgjidhura të rishfaqen gjatë ditëve të para të nëntorit. Ky është momenti i llogarive. Disa prej çifteve mund të jenë më të rrezikuara ndaj problemeve, por nëse ekziston dëshira e mirë dhe vullneti, gjithçka është e zgjidhshme. Nëse sapo jeni martuar dhe jeni bërë me fëmijë, është normale që të ndiheni më të lodhur. Ndoshta nuk bëni dashuri si më parë dhe jeni mërzitur me partnerin. Bëni kujdes edhe me problemet ekonomike, nëse sapo keni blerë shtëpi apo gjëra të tilla të rëndësishme. Gjithashtu duhet të tregoni tepër kujdes nëse jeni ortakë me partnerin. Nëse gjendeni vetëm, duhet të vlerësoni njerëzit që ju ofrojnë dashuri dhe jo lidhjet kalimtare. Nuk duhet t’u zini shumë besë marrëdhënieve që do të lindin në këtë periudhë. Ndoshta keni pak faj edhe vetë, pasi nuk po tregoni interesin e duhur karshi njerëzve që ia vlejnë. Do të ndiheni konfuzë rreth datës 22.

Muajt e fundit të vitit 2021 do të jenë shumë herë më të mirë sesa ata që kaluan. Kujdes! Mos u lodhni më tepër seç duhet, sidomos pas datës 21. Të rinjtë nuk do ta ndiejnë shumë lodhjen fizike, por mund të rrezikojnë t’i shpërdorojnë energjitë e tyre. Pozicioni i Marsit dhe Jupiterit do t’ju ndihmojë me kurat që do të filloni që prej datës 27.

Gaforrja

Që prej gushtit keni mbartur ankth dhe tension. Kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tuaja profesionale. Nëse keni kohë që bëni të njëjtën punë, ndoshta nuk ndiheni të kënaqur, por të paktën duhet të kënaqeni që çoni të ardhura në shtëpi. Nëse keni mbetur në vend numëro që prej shtatorit, është momenti që të ngarkoheni me energji të reja. Në të vërtetë, edhe profesionistët më të mirë kanë pasur probleme me shpenzimet apo me pagesa të vonuara. Në këtë aspekt do ta merrni veten që prej datës 12. Nëse keni çështje ligjore të pazgjidhura, sikur edhe me një lidhje të kaluar, do të jetë e pamundur ta zgjidhni përpara pranverës që vjen. Kërkohet shumë diplomaci nga ana juaj, për të zgjidhur çështje pune apo edhe sociale. Për fat të keq, nuk jeni treguar aspak tolerant. Nëse e drejtoni ju vendin ku punoni, do të dëshironit të ndryshonit bashkëpunëtorët, për të kuptuar se ku qëndron problemi. Do t’ju duhet të rregulloni marrëdhëniet tuaja me ndonjë të shenjës së Binjakëve apo të Peshores.

Ky do të jetë një muaj mjaft intrigues për sa i takon fushës së ndjenjave. Le të themi se dy javët e para të muajit do të jenë më të mirat. Kjo pjesë e dytë e vitit do të vërë në provë shumë çifte dhe eksperienca të shkuara që nuk kanë qenë të lehta për t’u menaxhuar nga ana juaj. Nëse po kërkoni për një histori kalimtare, ditët e para të muajit do të jenë më të mirat. Kujdes rreth datës 24, pasi mund të përballeni me debate në familjen tuaj. Në rast se tashmë keni një lidhje të qëndrueshme, nuk është ende momenti për të zgjidhur çështje shtëpiake. Personat që muajt e fundit kanë marrë një hua apo i kanë kërkuar para një ish-partneri, si rrjedhojë mund të përjetojnë disa tensione në këtë moment. Për ata që kanë bërë investime, rezultatet mund të vonojnë, por nuk do të bllokohen. Do të keni më tepër fat gjatë vitit 2022. Kjo situatë e nderë në këtë aspekt do të ndikojë edhe në fushën e ndjenjave. Do t’i shikoni gjërat me më tepër kujdes, nëse nuk po kërkoni thjesht një aventurë, pasi në këtë rast rrezikoni më pak të lëndoheni. Gjatë fundit të muajit do të ndiheni të zhgënjyer nga një person prej të cilit prisnit më tepër nga ç’do t’ju japë.

Gjatë dy javëve të para të nëntorit do të përmirësoheni fizikisht. Ndërkohë, vihet re një rënie rreth datës 24. Gjithsesi, kjo mbetet një periudhë mjaft stresuese edhe prej monotonisë që shkakton përditshmëria. Shmangini hapat e pasigurt, pasi shpesh janë shkaku i ngarkesës negative që përjetoni. Bëni kujdes sidomos pas datës 25.

Luani

Dy muajt e fundit kanë qenë mjaft pozitivë për ju. Nëse jeni ndier të pasigurt për t’u përballur me gjërat e reja në jetën tuaj, është momenti që të fitoni besimin në vetvete. Disa prej jush kanë mundur të fitojnë më shumë para kohët e fundit dhe shpenzimet në shtëpi janë rritur ndjeshëm. Mund të rishfaqet një projekt i vjetër pune, të cilin e kishit lënë në harresë. Do të lulëzojnë iniciativat që keni ndërmarrë që prej shtatorit, sidomos nëse do të keni nevojë për miratimin nga ana e publikut. Do t’ju duhet të mos tregoheni mendjemëdhenj apo arrogantë. Përpiquni të mos keni tendencën të tregoni se keni përherë të drejtë. Në këtë moment është i rëndësishëm edhe mendimi i të tjerëve. Ditët më të mira do të jenë ato që prej datës 7 deri më 12. Do të përjetoni disa debate për shkak të konflikteve të interesit, lidhur me ngjarje nga e shkuara juaj. Duhet të shkëputeni nga njerëz apo situata që e vështirësojnë jetën tuaj.

Pas një periudhe gjatë së cilës keni qëndruar vetëm, më në fund po vjen një dashuri e madhe. Shëndeti i mirë dhe optimizmi do t’ju vijnë në ndihmë. Një takim, një lidhje e re dashurie apo edhe një miqësi e re do t’ju dhurojnë shumë emocione. Është e vështirë të mos e gjeni personin tuaj të zemrës në këtë yjësi të favorshme. Mund të pritet edhe një vendim për dasmë nga ana juaj, nëse keni kohë me personin tuaj të zemrës. Do të ndesheni me telashe vetëm nëse e keni një lidhje dhe gjithsesi kërkoni eksperienca paralele. Bëni kujdes, pasi çdo tradhti e ka një çmim. Është e vërtetë që për të lindurit në shenjën e Luanit nuk është e thjeshtë të gjendet qetësia, por tashmë është momenti të qetësoheni dhe të shijoni marrëdhënien tuaj. Ndiheni më të çliruar shpirtërisht dhe situata juaj paraqitet më harmonike.

Shëndeti juaj do të përparojë me hapa të mëdhenj. Do të ndiqni terapitë e duhura. Do të ndiheni më mirë me veten tuaj dhe do të sëmureni më pak. Bëni kujdes vetëm ditën e parë të muajit. Gjithashtu, mund të ndiheni të lodhur më datë 14. Në përgjithësi, gjendja juaj fizike do të jetë shumë e mirë.

Virgjëresha

Yjësia do të jetë më e favorshme këtë muaj edhe për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Do të jetë një muaj i përshtatshëm për të fituar më shumë apo për të bërë marrëveshje të volitshme, të gjitha këto në bazë të rrethanave. Bëni kujdes për çështje që i takojnë punës suaj, pasi nga ky moment do të marrin hov iniciativa të reja. Shumë nga projektet e reja që do të ndërmerrni tani, do të korrin shumë sukses në vitin 2022. Do të keni shumë shpenzime nëse jeni familjarë. Disa prej jush kanë shpenzuar më tepër seç duhet që prej viti që shkoi, për shkak të ndonjë transferimi apo për çështje shtëpie. Mund të keni bërë fjalë me shefin tuaj, apo për ndonjë tjetër arsye nuk arrini të jeni të qetë në vendin ku punoni. Për momentin, duhet të rezistoni. Do t’u jepni zgjidhje problemeve gjatë fundit të muajit. Është momenti të përpiqeni të bini në sy. Mjedisi që ju rrethon është në zhvillim e sipër dhe gjatë fundit të muajit do të merrni lajme të shkëlqyera. Pozicioni tepër i favorshëm i Jupiterit do t’u vijë në ndihmë sipërmarrësve, punonjësve të pavarur apo atyre që do t’u duhet të mbyllin ndonjë kontratë apo marrëveshje.

Pas një faze konfuze për sa i takon fushës së ndjenjave, nëntori do të jetë shumë më interesant. Madje për disa mund të themi se do të jetë një muaj plot pasion. Prej datës 12, situata do të jetë shumë e favorshme dhe duhet ta shfrytëzoni nëse jeni ende vetëm. Ky muaj do të jetë fatsjellës, edhe nëse keni kohë që prisni dikë për t’u sqaruar apo për t’u ribashkuar. Takimet që do të bëni në këtë periudhë do të jenë më të rëndësishme për ju. Duhen nënvijëzuar datat 17 deri më 20 nëntor dhe 21 deri më 27. Pikërisht më datë 27 do të mund të bëni njohje që do të ndikojnë pozitivisht tek ju. Gjatë këtij muaji, Venusi do të ndërmarrë një “udhëtim” që do të ndikojë te ju edhe gjatë dhjetorit. Do të keni shumë dëshirë të përjetoni dashuri të reja apo të takoni njerëz të veçantë. Mund të rikthehet edhe ndonjë lidhje nga e shkuara. Nëse sapo jeni ndarë, mund ta keni të vështirë ta harroni plotësisht ish-partnerin tuaj. Është një yjësi e përshtatshme edhe për çiftet që kanë projekte për të realizuar. Në fakt, po punoni prej disa muajsh për projekte të tilla.

Ky është një moment i rëndësishëm për t’u përballur me një problem shëndetësor dhe për të nisur një kurë. Do të gjeni dhe shkakun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike. Kështu do t’i jepni zgjidhje këtij problemi të hershëm dhe madje do të mund të shëroheni. Datat 21 dhe 22 do të jenë të rëndësishme në këtë aspekt, pasi do të keni mundësi të flisni me ekspertë të fushës. Bëni kujdes të mos e teproni me angazhimet.

horoskop 7

Peshorja

Nëntori nis në një mënyrë interesante për të lindurit në shenjën e Peshores. Raportet në punë do të përmirësohen dhe fitimet do të rriten ndjeshëm për ata që zotërojnë një aktivitet privat. Qëndroni vigjilentë! Mund të ketë ardhur koha që të rriteni në detyrë apo të zgjidhni një problem ligjor të mbartur. Javët e para të këtij muaji do të jenë më të rëndësishme për ju që duhet të kaloni një provë apo që do të jepni ndonjë provim. Ju këshilloj që ta mbani situatën në kontroll gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit. Më datë 24 mund të nevrikoseni me ndonjë të shenjës së Bjricjapit apo me ndonjë shef. Gjatë shtatë ditëve të fundit të muajit mund të ndieni tension, sidomos nëse do të merrni ndonjë lajm që nuk do t’ju pëlqejë. Shumë gjëra që prisni mund të vonojnë në nëntor, por mos u bllokoni nga ky fakt. Iniciativat tuaja do të marrin hov gjatë vitit 2022. Dëshira e mirë përkthehet në pushtet.

Edhe pse keni përjetuar debate dhe probleme në çift, ende ka dashuri midis jush. Rreth datës 18 do të ndiheni të lodhur dhe të largët midis jush. Gjatë dy javëve të fundit të muajit do të hasni vështirësi edhe ju që e keni nisur si një lojë marrëdhënien tuaj. Do të ndiheni në vështirësi nëse keni kaluar kriza në lidhjen tuaj, edhe pse shpresojmë që më të keqen ta keni lënë pas krahëve. Edhe nëse nuk keni pasur probleme më parë, këtë nëntor do të lindin konflikte për çështje të tilla si edukimi i fëmijëve apo për shkak të shpenzimeve. Ju që keni përjetuar histori paralele në dashuri, do të kuptoni që keni gabuar gjatë gjithë kohës që keni tradhtuar. Kini parasysh që kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda. Gjatë ditëve të fundit të muajit do të merrni vesh disa të vërteta për njerëz që nuk keni shumë kohë që i njihni.

Do t’ju duhet të përballeni me probleme të ndryshme dhe kjo do të ndikojë për keq në shëndetin tuaj. Situata do të përmirësohet që prej datës 21, pasi Dielli do të jetë në favorin tuaj. Yjësia e favorshme ju fton të bëni udhëtime për t’u ndjerë më mirë.

Akrepi

Edhe ky muaj do të shkojë mirë për të lindurit në shenjën e Akrepit. Nuk do të habitesha nëse ndonjëri nga ju do të vendoste të transferohej, të ndërronte shtëpi apo të gjente bashkëpunëtorë të tjerë në qytete të tjera. E njëjta gjë do t’ju ndodhë edhe për sa i takon dashurisë, por këtë fenomen do ta shpjegoj më poshtë. Nga ky moment nuk do të ndesheni më me pengesa. Nëse nuk arrini të korrni sukses, duhet të ndryshoni rrugëtimin dhe të ndërmerrni një tjetër drejtim. Nëse arrini të fitoni të ardhura falë njohjeve dhe kontakteve tuaja, do të ndesheni me një yjësi shume të favorshme rreth datës 12. Lajme të mira edhe për ju që punoni me komision. Disa prej jush do të hasin vështirësi për çështje që do t’i ndjekin në rrugë institucionale. Në këtë periudhë do t’ju duhet të mbështeteni te miqtë tuaj. Nuk do të jetë e thjeshtë të ruani qetësinë, sidomos që prej datës 21 deri më 28. Mos i prishni marrëdhëniet me njerëz që vlejnë për ju.

Mund të keni përjetuar një zbehje të ndjenjave në të shkuarën, por tashmë është momenti që të rimëkëmbeni për sa i takon fushës së ndjenjave. Përveç kësaj, do të keni mundësinë të realizoni takime mjaft interesante që prej datës 21, deri më 30. Mundohuni të gjeni shkakun, nëse gjendeni akoma vetëm. Bëni mirë të bëni përpara nëse një histori ka përfunduar. Mos e mbani më mendjen aty. Këto dy vjetët e fundit ju ka marrë me vete rrjedha e ngjarjeve të përditshme. Përpiquni të rigjeni njëri-tjetrin dhe intimitetin e humbur mes jush. Hapni sytë përqark, nëse po kërkoni njeriun e përshtatshëm për ju. Në këtë yjësi të shkëlqyer do t’ju rizgjohen edhe dëshirat erotike. Është e rëndësishme t’i jepni fund një lidhjeje prej së cilës keni kohë që doni të çliroheni. Shmangni situatat e padobishme për ju.

Fizikisht do të ndiheni më të fuqishëm. Rreth datës 7 mund të përjetoni stres, kështu që bëni mirë t’i shmangni problemet. Ndërsa rreth datës 22 do t’ju duhet të zgjidhni disa probleme personale që kanë të bëjnë me shëndetin. Bëni kujdes me nyjat e këmbëve, pasi janë edhe pika juaj e dobët. Gjithashtu, kujdesi për lëkurën do të jetë i rëndësishëm gjatë dy javëve të para të muajit.

Shigjetari

Gjatë këtij muaji do t’ju duhet t’i kushtoni tepër vëmendje çështjeve të punës apo takimeve të ndryshme. Për shkak të ndikimit që kanë planetët në shenjën tuaj, këtë nëntor mund të merrni oferta për të punuar edhe jashtë. Mund të keni edhe vetë dëshirë që të kërkoni për diçka tjetër. Në fakt, gjatë gjithë vitit keni pasur dëshirë për të lëvizur, por tani, kjo mund të bëhet realitet, pasi planetët nuk do të jenë më kundër jush. Nëse ndiheni mirë në punën tuaj aktuale, mund të kërkoni më tepër nga vetja për të arritur edhe më shumë. Edhe studentët që kanë marrë me sukses provime të dhëna gjatë viti 2021, tashmë mund të presin për oferta shumë të mira. Ju këshilloj që ta vlerësoni veten. Datat 2, 3 dhe 29 do të jenë të rëndësishme për të dhënë intervista apo për të takuar njerëz që ia vlejnë. Bëni kujdes që të kërkoni gjëra të realizueshme dhe që nuk i tejkalojnë aftësitë tuaja. Në rast se ëndërroni më shumë seç duhet, as yjësia nuk mund t’ju vijë në ndihmë. Në të kundërt, nëse i zotëroni aftësitë e duhura, kjo është një periudhë shumë e mirë për të bërë përpara dhe për t’ia dalë mbanë.

Do të përjetoni një dashuri plot pasion. Mund të bëhen problem ato lidhje që do të ndërtohen jashtë një marrëdhënieje zyrtare. Për shembull, nëse martesa ju është bërë e mërzitshme, do të kërkoni për dikë tjetër dhe në këtë rast do t’i ndërlikoni shumë gjërat. Mbi të gjitha, ju të lindurit në shenjën e Shigjetarit nuk mund t’i duroni kufijtë. Kjo do të theksohet edhe më shumë më datë 21, kur dielli do të hyjë në shenjën tuaj zodiake. Kjo është arsyeja që ndjenjat do të kalojnë në plan të parë dhe do të dyfishohen mundësitë për t’u dashuruar. Në rast se yjësia është në favorin tonë, nuk mund të mjaftohemi me kaq. Duhet të kërkojmë për personin e zemrës! Shkoni nëpër festa apo vende ku mund të takoheni me njerëz. Mund të filloni një aventurë fantastike. Gjithashtu, do të mund të zgjidhni disa çështje ligjore të mbartura nga e kaluara. Kjo është një periudhë e përshtatshme edhe për çështje të pasurive të patundshme. Kjo është shumë pozitive për ato çifte që kanë probleme parash.

Ju të lindurit në shenjën e Shigjetarit do ta merrni veten fizikisht, pasi nuk i keni më planetët kundër jush. Rreth datës 24, Marsi do të futet në shenjën tuaj dhe do ta përmirësojë ndjeshëm situatën. Jeni gjithë kohës në lëvizje këto kohë, por kjo gjë mund të kthehet në disfavorin tuaj nëse nuk pushoni paksa. Tregoni kujdes në datat 9, 10 dhe 22.

Bricjapi

Ky muaj do të jetë më i mirë se ai që shkoi. Përpiquni të ruani ekuilibrat në punë. Nëse keni kërkuar me ngulm që të rriteni në detyrë që prej fillimit të këtij viti, tashmë është momenti të kuptoni se i keni shpenzuar energjitë më kot. Përpiquni të rigjeni forcat dhe t’ia nisni nga e para. Gjatë dy muajve të fundit jeni treguar mjaft të duruar, edhe pse nuk keni arritur ndonjë rezultat të dukshëm. Gjithsesi, situata do të përmirësohet sapo Venusi të hyjë në shenjën tuaj, duke filluar prej datës 12. Dielli do të jetë gjithashtu në favorin tuaj dhe në këtë yjësi do të merrni vendime të rëndësishme më datë 14. Marrëveshjet që do të bëni gjatë kësaj periudhe do të jenë të suksesshme, edhe pse jo shumë fitimprurëse. Ose ju i keni rritur shpenzimet këto kohë, ose janë ulur fitimet tuaja. Me Marsin në shenjën tuaj, do ta keni më të thjeshtë të mbyllni një marrëveshje.

Mund të keni kaluar disa mosmarrëveshje në çift, por tashmë është momenti të rigjeni gjuhën e përbashkët. Do të nisin edhe histori të reja dashurie, por nuk përjashtohen edhe rikthimet me ish-partnerët. Gjithçka është e mundur gjatë gjysmës së dytë të muajit. Nëse do të takoni dikë që do t’ju tërheqë shumë, kini parasysh të mos këmbëngulni më kot para datës 13. Një ditë e mirë për të bërë një propozim të tillë do të jetë e marta e datës 22. Vendosja jo e favorshme mes Marsit dhe Jupiterit mund të ndikojë për keq në aktivitetin tuaj të përditshëm, si çështjet që kanë të bëjnë me ushqimet, paratë apo edukimin e fëmijëve. Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën si po ju shkojnë gjërat, duhet të rishikoni pozicionin tuaj në familje.

Pas gjithë kokëçarjeve të muajit që shkoi, do ta merrni veten këtë nëntor. Që prej datës 14, kurat që do të ndiqni do të jenë tepër efektive. Përpiquni të shmangni sëmundjet e stinës apo ato që shkaktohen prej lodhjes së tepërt. Ju të lindurit në shenjën e Bricjapit keni shpesh probleme me reumatizmin apo me vështirësitë në të folur. Gjithsesi, fjala e fundit i takon mjekut.

Ujori

Nëntori është një prej muajve më interesantë të vitit. Është momenti për të bërë gjërat që doni, pasi jo gjithmonë ndodh me ju të lindurit në shenjën e Ujorit të shkoni pas parave apo promovimit të vetvetes. Ju njiheni tashmë si një shpirt i lirë. Ky mund të jetë momenti i duhur për të realizuar ëndrrën tuaj dhe për të bërë një kthesë në jetë me paratë që keni kursyer mënjanë. Tashmë, gjithçka duket më e thjeshtë për t’u zgjidhur, edhe pse disa çështje të mbetura pezull kërkojnë më tepër angazhim nga ana juaj. Shpesh, nuk mjafton vetëm kuraja që ju karakterizon. Duhet të tregoheni më të arsyeshëm. Nëse nuk keni shumë që keni hapur një aktivitet privat, mund edhe t’ia dilni mbanë, pasi situata duket mjaft pozitive për momentin. Më në fund do të kenë sukses edhe sipërmarrësit e vegjël. Prej datës 25 do të vini re si situata po kthehet e gjitha në favorin tuaj. Yjësia është e shkëlqyer.

Yjësia është shumë e bukur dhe e favorshme edhe për ju që doni të martoheni apo të bashkëjetoni. Kjo, falë Marsit, i cili do të hyjë në shenjën tuaj zodiake që prej datës 9. Situata juaj e astrologjisë duket shumë ndryshe në krahasim me të shkuarën. Do ta keni më të thjeshtë të bëni të ditur lidhjen tuaj, që deri më tani e kishit mbajtur të fshehtë. Duke qenë se ju pëlqen të shkoni kundër rrymës, mund të martoheni edhe në dimër, duke qenë se të gjithë vendosin të martohen në verë. Gjithashtu, nëse keni kohë që jetoni historinë tuaj të dashurisë, tashmë është momenti të mendoni për të bërë fëmijë. Do të ketë edhe raste kur dashuria do të lindë prej një miqësie. Një erë e re vjen edhe për personat që janë ndarë, pasi do të mund të rigjejnë dashurinë. Do të përmirësohen marrëdhëniet në familjen tuaj, pasi do të arsyetohet më mirë. Do të zgjidhni probleme ekonomike apo do të rimbursoheni për pagesa që keni bërë në të shkuarën. Të ardhurat tuaja do të jenë në varësi të aftësisë apo mundësive që do t’ju ofrohen.

Fundviti do të jetë mjaft i rëndësishëm për ju. Do të rifitoni besimin te vetja juaj. Yjësia do të jetë mjaft pozitive për të gjithë të lindurit në shenjën e Ujorit. Nëse keni shumë vite që bëni të njëjtën punë, tashmë do ta keni më të thjeshtë të ndërroni faqe dhe kjo do të ndikojë edhe në gjendjen tuaj fizike. Do të ndiheni më pak të stresuar dhe do të shkëputeni prej monotonisë.

Peshqit

Yjësia e këtij muaji paraqitet shumë herë më e mirë, krahasuar me të pjesës së parë të vitit. Është koha e duhur edhe për të vënë në jetë një projekt tuajin. Pjesa e dytë e muajit është edhe më interesante për ta realizuar këtë gjë. Ditët për t’u mbajtur shënim janë ato të datave 18 dhe 28, në të cilat do të merrni lajme të rëndësishme. Tashmë është momenti i përshtatshëm edhe për të udhëhequr një grup, për të realizuar projektet për të cilat folëm më sipër dhe për të dalë fitimtarë. Disa prej të lindurve në shenjën e Peshqve do ta gjejnë veten në një rol të rëndësishëm brenda vitit 2022, pas një periudhe të gjatë lodhjeje dhe eksperimentimesh. Situata do të kthehet në avantazhin tuaj. Mos bëni mbrapa, vazhdoni të jeni këmbëngulës në kërkesat tuaja. Brenda këtij viti do të merrni përgjigjet që prisnit prej kohësh, duke qenë se Jupiterin do ta keni në krah. Oferta të mira do të vijnë edhe për ata që presin të punësohen për herë të parë.

Ditët e nëntorit do të jenë të mbushura me dashuri. Edhe nëse sapo jeni ndarë, këto ditë që vijnë do të ndiheni më mirë. Ju qe keni nisur një histori dashurie gjatë muajve të fundit, nuk e keni pasur të thjeshtë për ta çuar përpara. Jeni përballur edhe me probleme jashtë lidhjes suaj, por që kanë ndikuar në marrëdhënie. Do t’ju rikthehet dëshira për të komunikuar mes jush pa frikë, që t’ia bërë të ditur partnerit se sa vleni. Mund të përmirësohet marrëdhënia që keni me një Bricjap. Ndërkohë, të lindurit në shenjën e Akrepi janë ata që ju kuptojnë më mirë. Keni qenë shumë të angazhuar me punë dhe tashmë është momenti që t’i kushtoni kohë edhe dashurisë. Ka shumë gjasa që të përjetoni emocione shumë të bukura rreth datës 18. Kërkohet më tepër durim nga ju për sa u takon marrëdhënieve me të lindurit në shenjën e Shigjetarit apo Binjakëve. Nëse lidhja juaj është penguar deri më tani nga shkaqe të jashtme, tashmë problemet do të zhduken si me magji. Data 26 e këtij muaji do të përjetohet me shumë pasion. Lidhjet e dashurisë që nuk kanë shkuar shumë mirë gjashtë muaji e fundit, tashmë do të përmirësohen.

Është shumë e dukshme që energjia në këtë pjesë të vitit është më pozitive, krahasuar me periudhën e pranverës. Bëni kujdes me dietën tuaj ushqimore nëse keni prirje për t’u shëndoshur. Nëse keni ndërmend të bëni ndonjë ndërhyrje të vogël estetike, do të dalë me sukses dhe paraqitja juaj do të përmirësohet. Datat 9 dhe 10 janë më të përshtatshmet për të nisur kura. Gjithsesi, tri javët e para të muajit do të jenë shumë efikase.

Horoskopi

“Do ju bíen pára nga qíelli dhe rrògat ju rríten këtë ditë…”/ Dùroni në datën 18

Published

on

Ajo është një nga astrologet më të mira britanike dhe jo më kot ajo na ka befasuar shumë herë me leximin e letrave të saj. Por, këtë radhë ajo ka një paralajmërim dhe një mesazh për të gjithë ju, ndáj dhe ju tashmë shikoni dhe gjeni menjëherë shenjën tuaj dhe më pas do të zbuloni vetë gjithçka.

Dashi: Zgjidhni çështjet me partnerin tuaj, I dashur Dash këto ditë të ngròhta vere ju bëjnë më të shqe.tësuar se kurrë dhe ai që paguan më shumë në lidhje me këto shqe.tësime është partneri.

Venusi i pafav.orshëm për shenjën tuaj së bashku me Marsin sjell gr.indjet dhe diskutimet në rendin e ditës. Kushtoji vëmendje të veçantë fundjavës kur do të keni gjithashtu dhe një Hënë jo harmonike. Megjithatë lajme të mira do të vijnë nesër dhe të premten.

Demi: Hëna në lidhje, I dashur Dem kjo periudhë për ju do të jetë e mirë: Hëna do të jetë në lidhje me shenjën tuaj të hënë, gjithë javës duke ju dhënë fat dhe qetësi, veçanërisht përsa i përket ndjenjave. Një Venus i bukur është gati të ndriçojë javën tuaj dhe ta mbush atë me emocione dhe rráhje ze.mre.

Binjakët: Mbretëresha e festës, Të dashur Binjak ju gjithmonë dini si të argëtoheni dhe sigurisht nuk ju mun.gojnë aftësitë për tu shoqëruar, por këtë periudhë në veçanti do të bëheni mbretëresha e festës.

Mërkuri dhe Marsi në një pozitë të favorshme do t’ju bëjë energjik më shumë se kurrë duke ju dhënë fl.irte dhe miqësi të reja: veçanërisht deri më datën 19 qershor kur Hëna gjithashtu do të jetë në lidhje me shenjën tuaj. Momente për tu kujtuar ju pr.esin.

Gaforrja: Ditë të paharrueshme, E dashur Gaforre hyrja e Venusit në shenjën tuaj fillon të ndjehet: dashuria ju buzëqesh, e gatshme për t’ju dhuruar mbrëmje dimërore plot emocione të bukura dhe shumë romancë. E shtuna dhe e diela në veçanti kur të keni dhe një Hënë në lidhje do të jenë dy ditë të paharrueshme.

Luani: Shumë lajme, I dashur Luan planeti Mërkur ka hyrë në shenjën tuaj dhe është gati këtë javë t’ju sjellë përfitimet e para: takime emocionuese, lajme dhe mundësi ju pr.esin, veçanërisht deri këtë fundjavë.

Një Hënë e bukur dhe me fat është në anën tuaj. Megjithatë në fillim të javës do të keni një humor jo të mirë për shkák të një Hëne në një pozicion të pafav.orshëm në shenjën tuaj .

Virg.jëresha: Takime me fat, E dashur Virg.jëresh më në fund planeti Venus është rikthyer në anën tuaj: kr.iza sentimentale e periudhës së fundit së shpejti do të jetë vetëm një kujtesë e l.argët dhe do të keni mu.ndësi të filloni përsëri, para së gjithash nga vetja.

Beqarët do të jenë në gjendje të bëjnë takime me fat veçanërisht të favorizuar nga një Hënë romantike. Dhe në vendin e punës nuk do të mu.ngojnë kënaqësitë.

Peshorja: Hëna kujdeset për ju, E dashur Peshore në këtë periudhë po grumbulloni shumë st.res kryesisht për shk.ak të Marsit në kund.ërshtim dhe mosmi.ratimit të Jupiterit dhe Saturnit, të cilat pen.gojnë planet tuaja në fushën e punës.

Tani gjithashtu ju duhet një Venus që t’ju mu.ndojë me gr.indje të vogla dhe të mëdha me partnerin tuaj.. përp.iquni të mos e hu.mbisni du.rimin dhe të përqendroheni në të gjitha në këtë periudhë. Një Hënë e bukur dhe e favorshme do t’ju ndihmojë të sh.uani tens.ionet. Ngus.hëlloni veten me një pica të shijshme.

Akrepi: Periudhë strèsùese, I dashur Akrep java juaj që do të vijë për fat të kèq fillon me tre ditë mjaft str.esuese: të hënë, të martën dhe të mërkurën, kur Hëna në kundë.rshtim rrez.ikon të ju bëjë të hu.mbni du.rimin lehtë dhe t’ju sjellë pak humor.

Disa pen.gesa të vogla mund të shfa.qen veçanërisht në vendin e punës ndërsa nga pikëpamja sentimentale do të keni një Venus të bukur dhe të favorshëm për t’ju mbr.ojtur dhe për t’ju dhënë nota pozitive.

Shigjetari: Qetësia para stùhísë, I dashur Shigjetar këtë periudhë për shenjën tuaj do të jetë pak a shumë si qetësia pas stùhísë, Venera në opozitë muajt e fundit ka mërz.itur jetën tuaj të dashurisë dhe tani që ajo më në fund ka nda.luar se tor.turuari do t’ju marr marrë ca kohë për të riku.peruar energjitë dhe qetësinë në jetën si çifit.

Për fat të mirë, ju mund të mbës.hteteni në planetët Mars dhe Mërkur të favorshëm për shenjën tuaj të cilat do t’ju japin shumë energji dhe mu.ndësi për të bërë takime të reja.

Bricjapi: Pro.bleme me partnerin, I dashur Bricjap Venera në opozitë ka filluar të ndihet vetvetiu për fat të k.eq: kjo periudhë rrez.ikon të jetë e tens.ionuar, veçanërisht të shtunën dhe të dielën kur Hëna gjithashtu do të jetë në kund.ërshtim. Me partnerin mund të lindin diskutime të nx.ehta, të cilat duhen të zvog.ëlohen.

Ujori: Mendime për punën, I dashur Ujor rrèzíkoni të zhýteni nga shqe.tësimet në punë dhe ngad.alësimet në përgjithësi në projektet tuaja: mos u shqe.tësoni nga fundi i qershorit situata do të kthehet e favorshme për shenjën tuaj. Ndërkohë, kushtojini vëmendje të veçantë ditëve të tens.ionuara: të hënën, të martën dhe të mërkurën.

Peshqit: Një rikuperim i shkëlqyer, Të dashur Peshq, Venusi më në fund është rikthyer të buzëqeshë për ju që do të thotë një rikupërin i vërtetë i energjisë në 360 gradë.

E hëna, e marta dhe e mërkura, e javës që vjen, kur të keni një Hënë të bukur në anën tuaj, do të jenë ditë plot emocione. Për më tepër, këtë fundjavë të shtunën dhe të dielën, planifikohen takime interesante për beqarët.

Continue Reading

Horoskopi

Hena e plote do ju ndryshoje jeten/ Keto jane 4 shenjat e horoskopit qe fillojne 1 jete te re

Published

on

Dashi

Niveli juaj i energjisë do të jetë në kulmin e tij për shkak të kalimit të Hënës në Gaforre. Koha e mirë për të zgjidhur të gjitha problemet tuaja. Mos hezitoni të shprehni ndjenjat. Do të merreni me punë bamirësie që do të sjellin paqe mendore. Do të shihni hyrje të papritur të fondeve. I dashuri juaj do t’ju bëjë presion për angazhim. Ju nuk do të arrini të kuptoni mendimet tuaja për ta por, mos e përballoni stresin. Udhëtimi në një vend të afërt do të jetë i këndshëm. Të martuarit e kësaj shenje të zodiakut do të kenë një bisedë të këndshme me bashkëshortët e tyre.

Ngjyra me fat: E kuqe.

Koha e favorshme: 14:00 deri në 15:00.

Demi

Një ditë e dobishme për ju. Mund të merrni shumë vendime nga emocionet. Do të hasni në mundësi të shumta. Do të çliroheni nga një sëmundje e zgjatur. Do të keni fitime në biznes. Mbani mend, problemet me të cilat po përballeni janë afatshkurtër. Gjithçka do të thahet me kalimin e kohës. Romanca është e mundur të ndodhë. Ju mund t’i drejtoheni të dashurit tuaj për ta bërë më të mirë ditën. Do të gjeni paqe dhe lumturi mendore. Bashkëshorti juaj do t’ju çojë në ditët e adoleshencës kur bënit gjëra famëkeqe.

Ngjyra me fat: Blu.

Koha e favorshme: 6 pasdite deri në 19:00.

Binjakët

Do të ndiheni të lumtur në shoqërinë e njerëzve të dashur në familjen tuaj. Një ditë shumë e mirë për t’u fokusuar në aktivitete të lidhura me shëndetin për fitnesin fizik. Do të qëndroni të gëzuar dhe të sigurt në kryerjen e detyrave tuaja. Do të keni ikje të vazhdueshme parash, por do të keni vështirësi në grumbullimin e tyre. Mund të merrni një propozim për martesë. Jeta juaj e dashurisë do jetë e gjallë. Do të mendoni të bëni një projekt të ri në kohën tuaj të lirë. Meqenëse jeni të zënë me detyra të tjera, plani juaj nuk do të zbatohet. Vishni një byzylyk ose zinxhir argjendi për stabilitet mendor. Do kaloni një mbrëmje romantike me bashkëshortin.

Ngjyra me fat: E kuqe.

Koha e favorshme: 4 pasdite deri në 5 pasdite.

Gaforrja

Nëse po kaloni një stres prej kohësh, mund të rikuperoheni nga të gjithë ato tensione. Ju duhet të ndryshoni stilin e jetës tuaj për të mbajtur tensione të tilla larg. Disa biznesmenë të kësaj shenje të zodiakut mund të kenë fitime të mira. Duhet të planifikoni diçka për të kaluar pak kohë cilësore me të dashurit tuaj në mbrëmje. Mund të takoni një person i cili do t’ju japë këshilla për t’u rritur në jetë. Ndihmoni dhe shërbeni gratë e varfra dhe në nevojë dhe sillni pozitivitet në jetën tuaj të dashurisë. Ndihma e bashkëshortit tuaj në gatim mund të forcojë marrëdhënien tuaj.

Ngjyra me fat: E verdha

Koha e favorshme: nga 11 deri në 12 pasdite

Luani

Mundohuni të ruani qetësinë pasi dita duket se nuk është e mirë për sa i përket parave. Merrni pak kohë për familjen tuaj dhe kaloni kohë cilësore me ta. Mund të keni një debat serioz me të dashurin tuaj për disa çështje. Mundohuni të përfundoni punën tuaj në zyrë dhe të shkoni në shtëpi herët. Kjo do të sjellë lumturi për anëtarët e familjes suaj. Mos u mërzitni nëse plani juaj për të takuar dikë anulohet për shkak të shëndetit të bashkëshortit tuaj.

Ngjyra me fat: E bardha

Koha e favorshme: 14:00

Virgjëresha

Ju duhet të kënaqeni me joga dhe meditim për përfitime shpirtërore dhe fizike. Do të merrni para nga disa burime të cilat do t’ju çlirojnë nga shumë probleme financiare. Mos i ndani problemet tuaja personale me njerëz të rastësishëm përreth jush. Disa ngjarje fetare do të kryhen në shtëpinë tuaj. Ditë e mirë për jetën tuaj bashkëshortore. Bëni disa aktivitete fizike si vrapimi për të qëndruar në formë.

Ngjyra me fat: E bardha

Koha e favorshme: 10:00 deri në 11:00

Peshorja

Kjo ditë është një ditë shumë e mirë për ju nga pikëpamja shëndetësore. Të kesh një gjendje shpirtërore të gëzuar do t’ju mbajë të sigurt. Për të fituar më shumë, përdorni idenë tuaj inovative. Do të keni kohë të mjaftueshme me familjen dhe miqtë. Bashkëshorti juaj mund të jetë i shqetësuar për shkak të jetës tuaj të zymtë. Gjatë shëtitjes në mëngjes mund të hasni dikë me të cilin keni pasur mosmarrëveshje më herët. Komentet nga të afërmit e bashkëshortit tuaj mund të prishin harmoninë e lumturisë tuaj martesore. Do të ndiheni të përtërirë nëse dilni dhe vizitoni vende.

Ngjyra me fat: E bardhë

Koha e favorshme: 12:00 deri në 14:00

Akrepi

Kushtojini vëmendje udhëzimeve astrologjike nga një mik. Kjo do t’ju inkurajojë të përmirësoni shëndetin tuaj. Paratë që keni kursyer për një kohë të gjatë do t’ju jenë të dobishme, megjithatë, shpenzimet mund t’ju ulin shpirtin! Këshillohet që të shkoni për një darkë ose të shikoni film në teatër me bashkëshortin në mbrëmje për të qenë të relaksuar dhe për të pasur një humor të mrekullueshëm. Por plani për një shëtitje me të dashurin tuaj mund të mos jetë i frytshëm pasi do të shfaqen disa punë të rëndësishme. Kjo do të rezultojë në një debat të ashpër mes jush dhe të dashurit tuaj. Ju mund ta shfrytëzoni kohën e lirë duke bërë disa punë fetare. Mos u futni në konflikte të panevojshme. Mos gënjeni, mos shqetësoni askënd, në mënyrë që të keni mundësi të mbani një lidhje të mirë me partnerin tuaj. Partneri juaj mund të tregojë një anë të mrekullueshme të tij. Konsumimi i tepërt i alkoolit ose i cigareve mund të përkeqësojë shëndetin tuaj.

Ngjyra me fat: Maroon

Koha e favorshme: 15:00 deri në 17:00

Shigjetari

Vetëbesimi dhe energjia juaj do të jenë të larta. Biznesmenët e njohur të shenjës së zodiakut duhet të investojnë paratë e tyre me shumë mendim. Dita është e përshtatshme për të përfunduar punët në pritje të shtëpisë. E dashura juaj do të jetë një engjëll për ju. Pas përfundimit të punëve të shtëpisë, amvisët e kësaj shenje të zodiakut mund të shikojnë një film në TV ose të mbeten të zënë me celularët e tyre në kohën e lirë. Nuk do të jeni në gjendje të çliroheni nga krahët e partnerit tuaj të jetës. Ju mund të ndjeni se miqtë nuk ju ndihmojnë në kohë nevoje.

Ngjyra me fat: E kuqe e thellë

Koha e favorshme: 16:00 deri në 17:00

Bricjapi

Ka mundësi keqkuptimi mes jush dhe mikut tuaj. Të kesh një bisedë të qartë është çelësi për t’i kthyer gjërat në normalitet. Fëmijët tuaj do t’ju sjellin lumturi. Ka mundësi për përfitime ekonomike. Jeta juaj e dashurisë do të jetë në ekstazë. Ju do të menaxhoni pak kohë dashurie për veten nga orari juaj i zënë. Ju mund të kaloni një kohë të bukur me nënën tuaj. Jeta juaj bashkëshortore do të mbetet e mrekullueshme.

Ngjyra me fat: E gjelbër smerald.

Koha e favorshme: ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00.

Ujori

Çfarëdo vështirësie që mund të përballeni, do të jetë më e lehtë pasi bashkëshorti juaj do të jetë aty për t’ju gëzuar. Një këshillë nga babai juaj mund të jetë e dobishme për ju në vendin e punës. Të detyrosh dashurinë ndaj dikujt është e padrejtë. Jini të kujdesshëm me gjërat tuaja ose përndryshe mund t’i humbni ato për shkak të grabitjes. Mund të ketë pak muzikë, vallëzim dhe kohë argëtuese me miqtë.

Ngjyra me fat: E bardhë e zbrazët.

Koha e favorshme: ndërmjet orës 14:00 dhe 15:00.

Peshqit

Mund të jeni të stresuar për shkak të mosmarrëveshjeve familjare dhe presionit në vendin e punës. Kjo do ta bëjë të vështirë për ju të përqendroheni. Marrëveshjet e pronave do të materializohen dhe do të sjellin fitime përrallore. Do të ishte e mençur të qëndroni larg çështjeve konfliktuale që mund të çojnë në një debat. Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, do të ndiheni më mirë deri në fund të ditës, sepse bashkëshorti juaj do të jetë pranë jush. Përdorni mjaltë të pastër çdo ditë.

Ngjyra me fat: E kuqe e verës.

Koha e favorshme: ndërmjet orës 15:15 dhe 16:30.

Continue Reading

Horoskopi

Do te keni 1 kthese te forte 180 grade/ Astrologia Meri Gjini paralajmeron keto 2 shenja horoskopi

Published

on

Dashi

Per ata qe e kane tashme nje lidhje, kjo dite do jete e mrekullueshme. Nuk ka nevoje te beni asgje duke qene se gjerat do rrjedhin shume mire. Nese jeni beqare, mundesite per takime interesante nuk do jene te shumta. Beni edhe pak durim qe te mos lendoheni. Ne planin financiar do keni surpriza te kendshme. Me ne fund do arrini te beni shpenzimet e domosdoshme.

Demi

Marredhenia me partnerin do jete me e mire se kohet e fundit. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe kjo do iu ndihmoje t’i zgjidhni ne cast problemet qe do iu dalin. Beqaret duhet te reflektojne mire para se te marrin vendime. Mos u nxitoni te krijoni shpejt e shpejt nje lidhje. Nje fllad suksesi do fryje edhe ne planin financiar. Me ne fund buxheti do te stabilizohet.

Binjaket

Jeta sentimentale e cifteve do jete me e animuar gjate kesaj dite. Do i shprehni me teper ato qe ndjeni si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah. Vazhdoni ne kete rruge. Pjesa me e madhe e beqareve do bien ne dashuri. Do i provoni edhe ju emocionet e te qenit me dike prane. Ne planin financiar mos enderroni me teper sesa duhet. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.
Gaforrja

Jeta juaj ne cift nuk do jete e trishte sot, perkundrazi ju do jeni te gezuar dhe te buzeqeshur. Do krijohet nje ambient harmonik dhe ne mbremje me seksual. Beqaret do vazhdojne edhe sot te jene vete. Mos e mbani mendjen tek dashuria por dilni argetohuni me miqte ose me familjaret. Ne planin financiar kerkohet me teper maturi. Limitoni shpenzimet qe te mos keni probleme.
Luani

Dielli do shkelqeje me shume sot ne jeten tuaj ne cift. Do kaloni momente shume te kendshme prane atij qe dashuroni dhe kenaqesite do jete te shumta. Per beqaret jo vetem qe do vijne dashuri por ato do jene mjaft pasiononte dhe te vecanta. Perfitoni nga kjo dite. Ne planin financiar nuk duhet te ndermerrni rreziqe te medha nese nuk doni te ngeleni pa asnje lek.

Virgjeresha

Jeta juaj ne cift do jete e influencuar shume mire gjate kesaj dite. Do merrni ate qe gjithmone keni kerkuar dhe emocionet do jene te njepasnjeshme. Shfrytezojeni cdo sekonde. Edhe beqaret do jene ne humor te mire dhe do shfrytezojne cdo mundesi qe do iu jepet per takime. Financat do jene te pastabilizuara keshtu qe shmangni cdo shpenzim te tepruar.

Peshorja

Dite e bukur dhe plot diell kjo e sotmja. Ne cift ambienti do jete mjaft romantik dhe i kenaqshem. Perfitoni per te diskutuar edhe ndonje teme delikate. Vetem sot mund t’i jepni zgjidhje. Per beqaret ka mundesi te ndodhin takime te vecanta. Megjithate yjet keshillojne te mos krijoni menjehere nje lidhje. Njihuni me mire me te. Financat do jene me te mira se kohet e fundit.

Akrepi

Nen influencen e Jupiterit jeta sentimentale e atyre qe jane ne nje lidhje do jete e paqendrueshme. Kujdes, mos kerkoni me cdo kusht te behet ashtu si thoni ju sepse do e nderlikonit edhe me teper situaten. Beqaret do mund te takojne shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar ka ardhur kohe te beni nje riorganizim. Vetem keshtu do e shihni cila eshte gjendja.

Shigjetari

Jeta ne cift do jete pergjithesisht e mire sot. Ne shume momente do ndiheni te lumtur prane partnerit tuaj dhe do deshironit qe minutat te mos kalonin. Do tregoheni edhe me tolerante. Beqaret do kene shume takime, por kjo do ua veshtiresoje zgjedhjen. Menaxhojeni pak me kudjes buxhetin sot nese nuk doni te keni as me te voglin problem me te. Mundesite i keni.

Bricjapi

Dite mjaft e thjeshte kjo e sotmja per ciftet. Do kaloni momente te kendshme prane atij qe dashuroni. Disa mund te fillojne edhe ndonje projekt te perbashket. Beqaret duhet te bejne edhe pak durim per ta arritur ate qe deshirojne. Po u nxituat nuk do krijoni lidhjen e enderruar. Ne planin financiar nuk do dini cfare te beni sepse situata do jete goxha problematike.

Ujori

Jupiteri do e zbukuroje edhe me teper jeten tuaj ne cift sot. Do merrni te gjitha kenaqesite qe kishit deshiruar. Gjithashtu do ndodhe edhe dicka shume e madhe te cilen as qe e kishit menduar me pare. Pergatituni! Beqaret do kerkojne gjate gjithe kohes dashurine, por nuk do e gjejne dot ate. Dite e veshtire edhe per financat. Nuk rekomandohet te behet asnje shpenzim i tepruar.

Peshqit

Mos u mbyllni ne vetvete gjate kesaj dite sepse jo vetem qe do merziteshit vete, por do e merzitnit edhe ate qe keni ne krah. Beqaret duhet te eprgatiten per nje aventure dhume te kendshme dhe emocionuese. Zemra juaj do rrahe pa pushim. Financat do jene gjate gjithe kohes te mbrojtura nga yjet. Mund te shpenzoni pak me teper pa u shqetesuar aspak.

Continue Reading

Trending