Connect with us

Horoskopi

Horoskopi i muajit NENTOR 2021/ Keto jane 6 shenjat qe do te kene ndryshime kete muaj te ri

Published

on

DASHI

Muaji nëntor do të shënojë pikënisjen e një periudhe rimëkëmbjeje në shumë aspekte, që do të japë fryte brenda pak muajsh. Të hedhësh pas shpine të shkuarën nuk është e lehtë, ndaj nuk mund t’ju them se do të ngjiteni në majë nga sot nesër, por do të filloni të merrni lajme të mira. Mërkuri dhe Jupiteri do të jenë në pozicion të favorshëm dhe do t’ju dhurojnë mundësi të shkëlqyera në datat 19 dhe 28 nëntor. Edhe propozimet do të jenë më bindëse në këtë periudhë, gjithmonë në sferën profesionale.

Nëse keni ndenjur gjatë në vendnumëro, së shpejti do të merrni një ofertë të re apo do të nisni një projekt afatgjatë. Nëse po përgatiteni për provime, do t’ia dilni mbanë me sukses. Edhe në aspektin financiar priten përmirësime, edhe pse situata mbetet ende disi problematike. Ndjenjat marrin sërish një rol protagonist, por emocionet më të bukura janë ato që përjetohen përmes dialogut. Një person që do ta njihni gjatë këtij muaji mund t’ju stimulojë fantazinë dhe ju do ta pëlqeni më tepër prej zgjuarsisë sesa prej aspektit fizik. Nëse keni kaluar ndonjë krizë apo ndarje, ka ardhur koha që të largoni mendimet pesimiste dhe të hidheni sërish në sulm. Nuk po them se planetët premtojnë hapa të mëdha në këtë aspekt, por marrëdhëniet që nisin tani do të jenë mjaft të rëndësishme dhe do t’i kalojnë me sukses sprovat.

Të rinjtë dhe beqarët mund të përjetojnë ndonjë aventurë të këndshme, pa qenë nevoja të mendojnë për martesë apo bashkëjetesë. Është e lehtë të takoni njerëz interesant në vendet ku banoni apo punoni. Çiftet që duhen vërtet do të fillojnë të bëjnë projekte të rëndësishme si martesa, lindja e fëmijës, apo ndërrimi i shtëpisë, që do të konkretizohen vitin që vjen. Në aspektin fizik, shqetësimet do të jenë më të vogla, edhe pse do t’ju duhet të zgjidhni disa probleme estetike. Marsi do të ketë më ndikim negativ, ndërsa Jupiteri dhe Dielli do t’ju japin forcë. Shmangini aktivitetet tejet të lodhshme, por mos hiqni dorë nga sporti, pasi sporti ju çliron nga energjitë negative aq të dëmshme për organizmin.

DEMI

Do t’ia nisni nga e para, këtë herë me mjaft stil. Projektet që ishin bllokuar gjatë muajve të fundit, apo ndryshimet drastike që sollën si pasojë trazira të mëdha, tanimë do t’i menaxhoni më mirë. Disa probleme organizative duhet të përpiqeni t’i zgjidhni me qetësi. Nëse keni ndryshuar vend pune rishtas, do të filloni të merrni kënaqësi profesionale. Gjendja financiare ende nuk ju lejon të rrezikoni shumë, sepse Mërkuri ka pasur ndikim negativ deri tani, por prej datës 8 situata do të ndryshojë. Nëse puna juaj ka të bëjë me krijimtarinë, do t’ju lindin ide brilante që do t’ju çojnë drejt suksesit. Nëse së fundmi e keni parë botën të errët dhe me pamundësi të shumta, tashmë ka ardhur koha të tregoni se mund të dilni fitimtarë. Do të shfaqen në horizont mundësi të reja apo udhëtime pune.

Edhe dashuria do të zgjohet në muajin nëntor, pavarësisht vështirësive dhe mëdyshjeve që keni hasur në tetor. Prej muajsh keni qenë në ndikimin negativ të planetëve në sferën e ndjenjave, ndaj, nëse marrëdhënia juaj ka qenë në krizë apo e brishtë, tashmë është mbyllur përfundimisht. Disa të tjerë kanë vendosur ta vazhdojnë bashkëjetesën, edhe pse pasioni është shuar, duke i dhënë kështu rëndësi përzemërsisë. Marrëdhëniet e nisura rishtas do të jenë tejet të favorizuara, pasi Marsi do të stimulojë emocione të forta. Marrëdhëniet në çift do të jenë edhe më të konsoliduara pas datës 22, kur dielli nuk do të ndikojë më negativisht.

Kini kujdes me raportet e së shkuarës, vetëm pasiguria mund t’ju stepë në këtë periudhë nismash pozitive. Planetët ju ndihmojnë të përballoni me qetësi raportet problematike familjare. Po ashtu, edhe çiftet që duan të lindin një fëmijë, i pret një 2022 plot surpriza të bukura. Në gjashtëmujorin e fundit keni qenë mjaft të stresuar, është e kotë ta mohojmë. Më e rëndësishmja është të largoni pesimizmin, pasi në shtëpi ju presin risi pozitive apo zgjidhje që e reduktojnë ndjeshëm ankthin dhe ju falin qetësi e stabilitet. Trajtimet mjekësore do të shkojnë mirë prej datës 22.

BINJAKET

Nëntori është muaji i së vërtetës. Të gjitha marrëdhëniet profesionale që nuk kanë ecuri të mirë mund të ndërpriten dhe dikush mund të hidhet në kundërsulm. E kam fjalën këtu për të lindurit në shenjën e Binjakëve, të cilët mendojnë se u është bërë ndonjë padrejtësi. Disa prej jush mund të të ndërmarrin masa ligjore ndaj kompanisë në të cilën punonin. Megjithatë, duhet të dini se nismat ligjore nuk do të kenë rezultate të menjëhershme dhe do t’ju duhet të prisni disa kohë për të marrë një përgjigje.

Thembra e Akilit e këtij muaji mbetet organizimi. Kontratat e punës, telefonatat që prisni apo komunikimi, do të hasin vonesa. Po ashtu edhe aprovimet e kërkesave apo rinovimet e marrëveshjeve. Mbase e keni tepruar disi me shpenzimet. Kujdes, nëse u vini gjithmonë ju në ndihmë të tjerëve, këtë herë duhet t’i bëni mirë llogaritë, sidomos për sa i përket pasurive të patundshme. Bëni kujdes edhe në dashuri! Historitë e reja janë mjaft interesante, por nuk shkojnë më tej. Dikush prej jush mund të ketë nisur ndonjë raport me një person që s’është i lirë për momentin. Çiftet jetëgjata mund të kenë debate për çështje ligjore apo financiare. Normale, nëse njëri nga partnerët ka probleme në punë, duhet t’i diskutojë me partnerin/en. Nëse jeni ndarë nga bashkëshorti/ja, kini shumë kujdes, pasi mund të dalin në skenë probleme që lidhen me fëmijët apo pronat.

Një rol të rëndësishëm për të lindurit në shenjën tuaj do të luajë miqësia. Ngrohtësia e miqve do të jetë një pikë referimi në këtë periudhë të vështirë, të tensionuar dhe të pazakontë. Aftësia për të bashkëvepruar me të tjerët, do t’ju vijë në ndihmë të kapërceni ndjesitë negative. Kini kujdes në aspektin fizik, pasi mund të ndeshni shqetësime të shumta. Mund të ndiheni të pafuqishëm, pasi të lindurit në shenjën tuaj nuk i bëjnë fort ballë lodhjes dhe mundimit të skajshëm. Do të ndiheni të drobitur, sidomos rreth datës 17. Në fund të muajit, mundohuni t’i bëni punët me qetësi, sepse nguti shtyn në gabime.

GAFORRJA

Nismat e reja do të kenë mbështetjen e planetëve. Prej datës 15, Marsi do të nisë ndikimin e tij pozitiv. Nëse keni pakënaqësi në punë apo çështje të mbetura pezull, mund të gjeni zgjidhje me leverdi në ndonjë qytet tjetër. Ata që kanë mundësi të udhëtojnë për punë, do të kenë raste të shumta tejet të volitshme. Ky fundvit do të mbyllë një sërë situatash të vështira dhe ju e dini mirë. Disa prej jush janë detyruar të ndryshojnë titullarin e kompanisë ose pronës së vet e disa të tjerë kanë hequr dorë nga ndonjë projekt që s’u përshtatej më. Planetët ju vijnë në ndihmë, nëse po kërkoni punësim me kohë të pjesshme, sidomos për të rinjtë që duan të provojnë veten. Disa udhëtime do të jenë mjaft fitimprurëse dhe do t’ju vijnë në ndihmë të plotësoni nevojat e familjes.

Historitë e dashurisë duken mjaft bindëse në këtë periudhë, por nëse jeni ndarë rishtas, do të mendoheni mirë para se të nisni diçka të re. Fundjave mes 17-18 nëntorit do të jetë tejet interesante për çiftet që kanë kapërcyer sprovat. Ata mund të hedhin hapa të mëtejshëm si krijimi i familjes, ngjizja e një fëmijë, apo ndërrimi i shtëpisë. Ju pëlqen që dikush ju vjen rrotull, por ngurroni. Dashurisë i duhet dhënë një mundësi e dytë, vetëm kështu do të hidhni pas shpine brengat e së kaluarës. Madje, mund të ndodhë edhe ndonjë ribashkim me personin e zemrës, pa qenë nevoja për ndërmjetës të paftuar. Kujdes me nervozizmin rreth datës 19. Marrëdhëniet e reja jetojini ditë pas dite. Aventurat janë interesante, por mos bëni plane afatgjata. Saturni shkakton mjaft stres e për pasojë edhe lodhje fizike. Megjithatë, do të keni mundësinë të argëtoheni e të largoheni nga vështirësitë e së shkuarës. Marsi dhe Hëna kanë ndikim pozitiv, sidomos më datë 17, kur do të ndiheni shumë mirë me veten. Disa shqetësime stinore, si ftohjet apo të tjera duhen kuruar me kujdes, për të shmangur përkeqësimet.

LUANI

Planetët sjellin lajme të mira këtë muaj, Jupiteri nuk është më në kundërshti me shenjën tuaj. Keni pritur gjatë, por tashmë po filloni të vilni frytet e para. Së fundmi, keni pasur vështirësi ekonomike dhe nuk keni mundur të jetoni të shpenguar. Tanimë, ndryshimet në pozicionimin e planetëve do të sjellin oferta e propozime të volitshme. Ndikimi pozitiv i Jupiterit dhe Uranit deri në fund të muajit do të mundësojë diçka të rëndësishme, apo zgjidhje drastike për një problem, që ju mundon prej kohësh.

Si fillim, duhet të zgjidhni çështjet ekonomike apo ligjore të lëna pezull, që të arrini rezultatet e synuara. Çiftet që kanë mbërritur së bashku në fund të vitit 2021 janë vërtet të forta, pasi muaji tetor i vuri në provë të gjitha marrëdhëniet. Tanimë situata do të ndryshojë edhe në aspektin sentimental. Do të planifikoni ngjarje të rëndësishme si lindja e një fëmije, ndërrimi i shtëpisë, martesa apo bashkëjetesa. Takimet e reja paraqiten mjaft të volitshme. Në nëntor mund të bini në dashuri dhe të hidhni pas shpine gjendjen problematike që keni përjetuar së fundmi. Jupiteri ka ndikim pozitiv edhe nëse keni ndonjë konflikt të hapur me ish-partnerin/e, duke ju dhënë mundësinë t’i përgjigjeni me të njëjtën monedhë.

Përmirësimi është i ndjeshëm edhe në aspektin fizik, shqetësimet do t’i kaloni thuajse përfundimisht ose terapitë apo mjekimet do të japin rezultate më të mira. Aktiviteti fizik këshillohet më së shumti, në mënyrë që rimëkëmbja të jetë sa më e shpejtë. Pritet një shërim i shpejtë edhe për ata që kanë qenë të sëmurë, sidomos për të lindurit në fund të korrikut.

VIRGJERESHA

Së fundmi, jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes, duke shkaktuar kështu xhelozi e zili tek ata që ju rrethojnë. Gurin nuk do ta hidhni ju, por dikush mund të tentojë t’ju vërë shkopinj nën rrota. Disa ditë, si datat 9 dhe 10 nëntor, paraqiten mjaft konfliktuale dhe kërkojnë durim të skalitur. Nëse ju propozojnë ndonjë marrëveshje apo kontratë në gjysmën e dytë të nëntorit, pranojeni vetëm nëse ju japin garanci. Kontrata aktuale e punës mund të jetë objekt rishikimi në kompaninë tuaj, pasi parashikohen ndryshime apo shkurtime stafi. Bëni kujdes gjatë fundjavave të nëntorit dhe kurseni para, sidomos nëse keni detyrime familjare. Marrëdhëniet në çift do të shfaqen siç janë në të vërtetë gjatë nëntorit. Nëse raporti është i konsoliduar, nuk do të keni probleme.

Nëse keni pasur mëdyshje, tanimë do të dalin në sipërfaqe. Raporti me fëmijët do të jetë i tensionuar për arsye të natyrave të ndryshme. Kujdes me konfliktet që mund të lindin në shtëpi në mes të muajit. Do të ndiheni në trysni më shumë se zakonisht dhe disa marrëdhënie dashurore do të vihen në provë të fortë. Nëse raporti ju duket mbytës, do të shqyrtoni mundësinë për t’i dhënë fund. Situata ekonomike në familje paraqitet disi e brishtë dhe partneri/ja ka nevojë për mbështetje, që ta kapërcejë këtë gjendje. Nëntori sjell një gjendje fizike dhe mendore disi më të rënduar, por nuk keni pse të shqetësoheni. Bëni kujdes me shëndetin dhe shmangni sforcimet fizike të panevojshme, në mënyrë që të mbroni pjesët më delikate të trupit. Stresi shkakton lodhje të madhe, po ashtu edhe shqetësime psikike për disa prej jush. Merrini shtruar të gjitha!

PESHORJA

Pozicionimi i favorshëm i planetëve ju fton ta shihni të ardhmen me optimizëm. Jupiteri do të ndikojë pozitivisht prej datës 8. Do të keni mundësi të kapërceni vështirësitë që i keni ndeshur që në fillim të vitit. Horizonte të reja paraqiten në sferën profesionale, mbase jashtë shtetit ose në ndonjë tjetër qytet. Ata që e kanë të pamundur të shpërngulen do të marrin një propozim të rëndësishëm. Raportet e bashkëpunimit do të marrin një hov pozitiv dhe do të jeni sërish në qendër të vëmendjes, pas një periudhe në hije.

Nuk po them se është një periudhë e shkëlqyer dhe zgjidhen të gjitha problemet, por fryma është pozitive dhe entuziazmi me doza të shtuara. Ditët kur priten debate dhe sqarime janë të hënat më datë 12 dhe 19 nëntor, ndërkohë që përgjigje pozitive mund të merrni në harkun kohor 22-30 nëntor. Dashuritë e reja janë të rëndësishme dhe nëntori sjell befasi. Nëse një vit më parë keni qenë vetëm, tanimë keni dikë në krah. Keni kaluar një periudhë të gjatë mosbesimi, por tani situata po përmirësohet. Ndonjëherë, të lindurit në shenjën e Peshores, u bëjnë bisht përballjeve, por kjo gjë i përkeqëson raportet, ndaj duhet të sqaroheni me të tjerët. Nëntori është një muaj shprese në plot kuptimin e fjalës.

Nëse me partnerin/en ju lidh dashuria e madhe, do të bëni plane të rëndësishme për vitin e ri që është në prag. Në familje, mbase keni humbur prej pak kohësh një pikë referimi, por pikat e referimit ndryshojnë shpesh në jetë dhe duhet të mësoni të përshtateni me të tashmen, jo të kapeni pas personave që nuk do t’i keni më pranë. Më në fund, do të gjejnë zgjidhje shqetësimet fizike që keni ndier deri tani. Venusi në shenjë ndihmon në ripërtëritjen psikofizike. Cervikali është pika juaj e dobët. Mos e stërmundoni veten sidomos në harkun kohor 19-26 nëntor.

AKREPI

Nëntori është muaji i të lindurve në shenjën tuaj, jo vetëm sepse Dielli nis të ndikojë në shenjë, por edhe sepse bëni një bilanc të gjithçkaje që ka ndodhur në jetën tuaj. Ka një lajm të mirë: Marsi nuk do të ketë më ndikim negativ dhe prej datës 15 do të nisë një periudhë më e qetë. Më në fund, pas muajsh në vendnumëro, tashmë keni ndërmarrë nisma të reja, apo keni krijuar marrëdhënie me njerëz të rinj. Disa probleme familjare kanë gjetur njëfarë zgjidhjeje dhe do të shkoni në punë pak më të qetë. Fundjava mes datave 17-18 nëntor do të jetë e shënuar për disa prej jush.

Prej datës 26, ju presin telefonata dhe lajme të mira në sferën profesionale. Planetët do t’ju ndihmojnë më tepër në sferën e ndjenjave. Mendohuni gjatë për dëshirat që keni brenda vetes dhe dëgjoni zërin e zemrës dhe shihni pa frikë drejt së ardhmes. Marrëdhëniet në çift që do të nisin pas mesit të muajit do të kenë ecuri mjaft interesante. Të dielën, më datë 25, mund të merrni ose të bëni propozime dashurore që do të rezultojnë të suksesshme. Është një periudhë mjaft e favorshme për çiftet që kanë në plan të shtojnë familjen apo të zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Nëse jeni ndarë rishtas, mos e mbani më mendjen te partneri-ja.

Keni nisur një kapitull të ri të jetës dhe Jupiteri ju garanton se do të shkruhet me germa të arta. E keni vetë në dorë të shmangni rreziqet dhe të shfrytëzoni mundësitë e shumta. Takimet e reja janë të frytshme. Në nëntor, do të ndiheni të fortë fizikisht. Shmangni udhëtimet e gjata apo lodhjen fizike gjatë dyjavëshit të parë të muajit. Dyjavëshi i dytë i nëntorit paraqitet plot energji. Do të ripërtëriheni fizikisht dhe do të kapërceni shqetësimet që kanë të bëjnë me qarkullimin e gjakut. Keni dëshirë më të madhe për të bërë gjëra të reja dhe emocionuese.

SHIGJETARI

Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj më datë 8 nëntor, por kjo nuk do të thotë se të gjitha problemet do të zhduken si me magji. Megjithatë, do të hidhni disa hapa të rëndësishëm. Situata është në përmirësim të ndjeshëm në aspektin profesional, si në rastet kur jeni punësuar diku, ashtu edhe në rastet kur punoni më vete. Nëse keni ndonjë aktivitet artizanal, do t’ju jepen mundësi të shumta për të korrur sukses e fituar më tepër para. Në gjysmën e dytë të nëntorit do të dominoheni nga doza të larta nervozizmi, mbase ngaqë kërkoni me padurim të arrini rezultatet e synuara. Ekziston mundësia që të organizoheni më mirë dhe të bëni plane më të qarta për të ardhmen.

Edhe studentët i presin lajme të mira, sidomos ata që janë në prag të diplomimit. Prej datës 22, Dielli në shenjë do të forcojë rolin tuaj në ambientin ku punoni e jetoni. Çiftet e konsoliduara nuk i druhen asgjëje. Do të rizgjohet dëshira për të eksperimentuar gjëra të reja dhe për të ndenjur bashkë sa më tepër. Do të keni raste të shumta për të biseduar shtruar për të ardhmen, pasi fryma konfliktuale po zbehet dita-ditës. Gjithsesi, frerët e raportit në çift, do t’i keni ju në dorë. Marrëdhëniet e nisura rishtas duhen jetuar me mirëbesim. Nëse keni plane për bashkëjetesë, për të zgjeruar familjen, apo për të ndërruar shtëpi, mund t’ju paraqiten mundësi të arta. Do të komunikoni më tepër me të tjerët dhe do të përballeni me ta, për shkak të ndikimit të Saturnit. Nëse prisni ndonjë leje qëndrimi apo dokument të rëndësishëm, do ta merrni më në fund në dorë.

Takimet e reja do të jenë interesante. Ndiheni të tensionuar për shkak se nguteni të zgjidhni çdo problem. Është tejet e rëndësishme të gjeni sërish ekuilibrin emocional. Në këtë periudhë, mund të kapërceni disa shqetësime fizike që i keni hasur së fundmi. Një kurë e rekomanduar nga mjeku do të jetë vendimtare për të shtuar energjinë e forcën fizike. Shmangini ndjesitë e pakëndshme, për fat të mirë, ju këtë gjë arrini ta bëni në mënyrë të shkëlqyer. Programoni diçka të këndshme!

BRICJAPI

Ky muaj premton rezultatet të mira. Nëse mendoni se keni aftësitë e duhura për një vend pune, mos ngurroni ta kërkoni atë. Nëse synoni përmirësime në sferën profesionale, mos qëndroni në një vend, por shpërndajeni “CV”-të gjithandej. Këto ditë mund të ndodhin ndryshime në kompaninë ku punoni apo që e keni në pronësi, ose në lidhje me një akt shitblerjeje. Nëse merreni me tregti, mund të shihni aktivitetin e të shpërnguleni diku gjetkë. Do të hasni më pak pengesa në jetë dhe problemet do t’i menaxhoni me lehtësi më të madhe. Jupiteri kalon në shenjë tjetër në mes të muajit, megjithatë, ndikimi i tij vazhdon ende. Rreth datës 21, janë disa ditë të shkëlqyera, kur një nismë e lënë pezull në të shkuarën mund të konkretizohet. Në konfliktet me ndonjë ortak të pabesë, do të dilni ju të fituar.

Dashuria paraqitet plot ndodhi. Nëse po përjetoni ndonjë periudhë të vështirë, fajin e keni ju vetë, që nuk keni ditur të përqafoni qasjen e duhur karshi dashurisë. Mos kërkoni gjithmonë persona që nuk mund t’i keni pranë dhe hiqni dorë nga mendësia se jeni më mirë vetëm! Historitë e së shkuarës, që i sillni herë pas herë në kujtesë, ju bëhen pengesë për të nisur marrëdhënie të reja. Nëse jeni në çift, planetët ju vijnë në ndihmë që ta konkretizoni raportin apo të ndërmerrni hapa më të rëndësishëm. Mbase do të ishte interesante të hapnit një aktivitet të përbashkët me partnerin/en. Ditë me fat janë ato pas datës 15 dhe kulmojnë me datë 21. Muaji mbyllet me shumë stil.

Në aspektin psikofizik, keni një përmirësim të ndjeshëm që prej majit të këtij viti. Edhe nëse po ndiqni ndonjë kurë apo terapi të gjatë, do të vëreni përmirësime. E vetmja ditë disi e tensionuar paraqitet data 5. Reumatizmat do t’i mbani në kontroll dhe mjekimet e nisura këto ditë do të kenë ecuri pozitive.

UJORI

Venusi dhe Marsi janë në pozicion mjaft të favorshëm për të lindurit në shenjën tuaj, por më i rëndësishëm do të jetë ndikimi i Jupiterit prej datës 8. Nuk po them se do të zhduken të gjitha vështirësitë me një të rënë të lapsit, por do të hidhni hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes së problemeve. Veprimet me paratë duhet t’i mendoni shtruar. Nëse keni hapur ndonjë aktivitet, pa bërë një bilanc paraprak, mund të vendosni ta shihni dhe ta hiqni nga supet këtë barrë. Yjet u vijnë në ndihmë edhe studentëve, që i pret një vit mjaft interesant në 2022. Me ortakë e bashkëpunëtorë do të keni ende debate, por këtë herë do të arrini një kompromis. Më në fund, do t’i merrni ju vetë në dorë frerët e fatit.

Për pasojë, edhe karakteri juaj do të jetë më i qetë se në të shkuarën. Ditët e këtij muaji nuk janë aspak të ndërlikuara, madje, nxisin të futen në lojë edhe zemrat vetmitare. Është një person interesant, që ia vlen ta njihni. Ditë për t’u mbajtur shënim janë ato mes datave 14-15 dhe 23-24 nëntor. Nëse arsyet nuk kanë qenë të forta, mund t’i riktheheni një historie të ndërprerë në të shkuarën. Filloni të hidhni sytë rreth e qark, por mos lini pas dore edhe komunikimin në rrjetet sociale, gjithmonë në mënyrë të matur e të moderuar. Megjithatë, të lindurve në shenjën e Ujorit u pëlqen ta shohin në sy personin e dëshiruar. Raportet më te tjerët do të kenë një përmirësim të ndjeshëm. Rikthime pasioni?

Vetëm nëse ia vlen barra qiranë! Forma fizike do të jetë në përmirësim të dukshëm. Të gjitha mjekimet apo kurat do të kenë ecuri të mirë. Kini pak kujdes në datat 17-8 dhe 21-22, sepse fluksi i punëve të ditës do t’ju shkaktojë lodhje të madhe. Përpiquni të flisni aq sa duhet, sepse ky është një problem për të lindurit në shenjën tuaj, shpesh zgjoheni në mes të natës dhe mendoni se ç’keni për të bërë nesër. Kështu, në mëngjes do të zgjoheni të lodhur.

PESHQIT

Marsi do të hyjë në shenjë më datë 15 dhe do të shtojë dozën e nervozizmit, po ashtu edhe padurimin për të marrë rezultate pozitive. Uroj të keni nënshkruar një kontratë pune disavjeçare. Në të kundërt, do t’ju shtohen disa shqetësime dhe pasiguri. Rezultatet në sferë profesionale nuk janë fort të kënaqshme, por as katastrofike. Megjithatë, ju, kur ndiheni të lodhur, prireni ta shihni gotën gjysmë plot.

Ndaj, janë disa data të caktuara kur do të ndiheni të tensionuar pa arsye, si për shembull më 9, 10, 16, 219 dhe 25 nëntor. Mos u stepni me vështirësinë e parë, nëse keni dyshime, këshillohuni me njerëz që mund t’ju gjejnë zgjidhje. E vetmja gjë që nuk duhet të bëni këtë periudhë është të shmangni nervozizmin dhe tensionin. Çështjet ekonomike dhe profesionale kanë kaluar në plan të parë. Ndaj, nëntori nuk është muaji i dashurive të zjarrta, por as i ndarjeve. Megjithatë, nëse ndonjëri prej jush, është përfshirë në dy histori paralele, do të ndihet i nervozuar. Fundjavat e nëntorit karakterizohen nga një vetmi shpirtërore, edhe nëse keni në krah partnerin. Veproni me maturi, mos merrni hak duke tradhtuar apo debatuar me çdo kusht. Herë pas here, do t’ju lindë dëshira për t’ia mbathur, por nuk është kaq e lehtë të vihet në zbatim.

Nëse jeni martuar rishtas apo jeni bërë me fëmijë, do të keni vështirësi me përgjegjësitë e reja apo me organizimin e kohës mes punës e familjes. Në aspektin psikofizik, ankthi rrezikon t’ju lërë natën pa gjumë, sidomos gjatë fundjavave. Mbase merrni përsipër shumë përgjegjësi që ju tensionojnë dhe më pas nuk ndiheni mirë. Kujdes në datat 9 dhe 16, pasi do të ndieni doza të larta nervozizmi. Marsi në shenjë ju bën agresivë dhe të gatshëm për t’u konfliktuar me të tjerët.

Horoskopi

“Do ju bíen pára nga qíelli dhe rrògat ju rríten këtë ditë…”/ Dùroni në datën 18

Published

on

Ajo është një nga astrologet më të mira britanike dhe jo më kot ajo na ka befasuar shumë herë me leximin e letrave të saj. Por, këtë radhë ajo ka një paralajmërim dhe një mesazh për të gjithë ju, ndáj dhe ju tashmë shikoni dhe gjeni menjëherë shenjën tuaj dhe më pas do të zbuloni vetë gjithçka.

Dashi: Zgjidhni çështjet me partnerin tuaj, I dashur Dash këto ditë të ngròhta vere ju bëjnë më të shqe.tësuar se kurrë dhe ai që paguan më shumë në lidhje me këto shqe.tësime është partneri.

Venusi i pafav.orshëm për shenjën tuaj së bashku me Marsin sjell gr.indjet dhe diskutimet në rendin e ditës. Kushtoji vëmendje të veçantë fundjavës kur do të keni gjithashtu dhe një Hënë jo harmonike. Megjithatë lajme të mira do të vijnë nesër dhe të premten.

Demi: Hëna në lidhje, I dashur Dem kjo periudhë për ju do të jetë e mirë: Hëna do të jetë në lidhje me shenjën tuaj të hënë, gjithë javës duke ju dhënë fat dhe qetësi, veçanërisht përsa i përket ndjenjave. Një Venus i bukur është gati të ndriçojë javën tuaj dhe ta mbush atë me emocione dhe rráhje ze.mre.

Binjakët: Mbretëresha e festës, Të dashur Binjak ju gjithmonë dini si të argëtoheni dhe sigurisht nuk ju mun.gojnë aftësitë për tu shoqëruar, por këtë periudhë në veçanti do të bëheni mbretëresha e festës.

Mërkuri dhe Marsi në një pozitë të favorshme do t’ju bëjë energjik më shumë se kurrë duke ju dhënë fl.irte dhe miqësi të reja: veçanërisht deri më datën 19 qershor kur Hëna gjithashtu do të jetë në lidhje me shenjën tuaj. Momente për tu kujtuar ju pr.esin.

Gaforrja: Ditë të paharrueshme, E dashur Gaforre hyrja e Venusit në shenjën tuaj fillon të ndjehet: dashuria ju buzëqesh, e gatshme për t’ju dhuruar mbrëmje dimërore plot emocione të bukura dhe shumë romancë. E shtuna dhe e diela në veçanti kur të keni dhe një Hënë në lidhje do të jenë dy ditë të paharrueshme.

Luani: Shumë lajme, I dashur Luan planeti Mërkur ka hyrë në shenjën tuaj dhe është gati këtë javë t’ju sjellë përfitimet e para: takime emocionuese, lajme dhe mundësi ju pr.esin, veçanërisht deri këtë fundjavë.

Një Hënë e bukur dhe me fat është në anën tuaj. Megjithatë në fillim të javës do të keni një humor jo të mirë për shkák të një Hëne në një pozicion të pafav.orshëm në shenjën tuaj .

Virg.jëresha: Takime me fat, E dashur Virg.jëresh më në fund planeti Venus është rikthyer në anën tuaj: kr.iza sentimentale e periudhës së fundit së shpejti do të jetë vetëm një kujtesë e l.argët dhe do të keni mu.ndësi të filloni përsëri, para së gjithash nga vetja.

Beqarët do të jenë në gjendje të bëjnë takime me fat veçanërisht të favorizuar nga një Hënë romantike. Dhe në vendin e punës nuk do të mu.ngojnë kënaqësitë.

Peshorja: Hëna kujdeset për ju, E dashur Peshore në këtë periudhë po grumbulloni shumë st.res kryesisht për shk.ak të Marsit në kund.ërshtim dhe mosmi.ratimit të Jupiterit dhe Saturnit, të cilat pen.gojnë planet tuaja në fushën e punës.

Tani gjithashtu ju duhet një Venus që t’ju mu.ndojë me gr.indje të vogla dhe të mëdha me partnerin tuaj.. përp.iquni të mos e hu.mbisni du.rimin dhe të përqendroheni në të gjitha në këtë periudhë. Një Hënë e bukur dhe e favorshme do t’ju ndihmojë të sh.uani tens.ionet. Ngus.hëlloni veten me një pica të shijshme.

Akrepi: Periudhë strèsùese, I dashur Akrep java juaj që do të vijë për fat të kèq fillon me tre ditë mjaft str.esuese: të hënë, të martën dhe të mërkurën, kur Hëna në kundë.rshtim rrez.ikon të ju bëjë të hu.mbni du.rimin lehtë dhe t’ju sjellë pak humor.

Disa pen.gesa të vogla mund të shfa.qen veçanërisht në vendin e punës ndërsa nga pikëpamja sentimentale do të keni një Venus të bukur dhe të favorshëm për t’ju mbr.ojtur dhe për t’ju dhënë nota pozitive.

Shigjetari: Qetësia para stùhísë, I dashur Shigjetar këtë periudhë për shenjën tuaj do të jetë pak a shumë si qetësia pas stùhísë, Venera në opozitë muajt e fundit ka mërz.itur jetën tuaj të dashurisë dhe tani që ajo më në fund ka nda.luar se tor.turuari do t’ju marr marrë ca kohë për të riku.peruar energjitë dhe qetësinë në jetën si çifit.

Për fat të mirë, ju mund të mbës.hteteni në planetët Mars dhe Mërkur të favorshëm për shenjën tuaj të cilat do t’ju japin shumë energji dhe mu.ndësi për të bërë takime të reja.

Bricjapi: Pro.bleme me partnerin, I dashur Bricjap Venera në opozitë ka filluar të ndihet vetvetiu për fat të k.eq: kjo periudhë rrez.ikon të jetë e tens.ionuar, veçanërisht të shtunën dhe të dielën kur Hëna gjithashtu do të jetë në kund.ërshtim. Me partnerin mund të lindin diskutime të nx.ehta, të cilat duhen të zvog.ëlohen.

Ujori: Mendime për punën, I dashur Ujor rrèzíkoni të zhýteni nga shqe.tësimet në punë dhe ngad.alësimet në përgjithësi në projektet tuaja: mos u shqe.tësoni nga fundi i qershorit situata do të kthehet e favorshme për shenjën tuaj. Ndërkohë, kushtojini vëmendje të veçantë ditëve të tens.ionuara: të hënën, të martën dhe të mërkurën.

Peshqit: Një rikuperim i shkëlqyer, Të dashur Peshq, Venusi më në fund është rikthyer të buzëqeshë për ju që do të thotë një rikupërin i vërtetë i energjisë në 360 gradë.

E hëna, e marta dhe e mërkura, e javës që vjen, kur të keni një Hënë të bukur në anën tuaj, do të jenë ditë plot emocione. Për më tepër, këtë fundjavë të shtunën dhe të dielën, planifikohen takime interesante për beqarët.

Continue Reading

Horoskopi

Hena e plote do ju ndryshoje jeten/ Keto jane 4 shenjat e horoskopit qe fillojne 1 jete te re

Published

on

Dashi

Niveli juaj i energjisë do të jetë në kulmin e tij për shkak të kalimit të Hënës në Gaforre. Koha e mirë për të zgjidhur të gjitha problemet tuaja. Mos hezitoni të shprehni ndjenjat. Do të merreni me punë bamirësie që do të sjellin paqe mendore. Do të shihni hyrje të papritur të fondeve. I dashuri juaj do t’ju bëjë presion për angazhim. Ju nuk do të arrini të kuptoni mendimet tuaja për ta por, mos e përballoni stresin. Udhëtimi në një vend të afërt do të jetë i këndshëm. Të martuarit e kësaj shenje të zodiakut do të kenë një bisedë të këndshme me bashkëshortët e tyre.

Ngjyra me fat: E kuqe.

Koha e favorshme: 14:00 deri në 15:00.

Demi

Një ditë e dobishme për ju. Mund të merrni shumë vendime nga emocionet. Do të hasni në mundësi të shumta. Do të çliroheni nga një sëmundje e zgjatur. Do të keni fitime në biznes. Mbani mend, problemet me të cilat po përballeni janë afatshkurtër. Gjithçka do të thahet me kalimin e kohës. Romanca është e mundur të ndodhë. Ju mund t’i drejtoheni të dashurit tuaj për ta bërë më të mirë ditën. Do të gjeni paqe dhe lumturi mendore. Bashkëshorti juaj do t’ju çojë në ditët e adoleshencës kur bënit gjëra famëkeqe.

Ngjyra me fat: Blu.

Koha e favorshme: 6 pasdite deri në 19:00.

Binjakët

Do të ndiheni të lumtur në shoqërinë e njerëzve të dashur në familjen tuaj. Një ditë shumë e mirë për t’u fokusuar në aktivitete të lidhura me shëndetin për fitnesin fizik. Do të qëndroni të gëzuar dhe të sigurt në kryerjen e detyrave tuaja. Do të keni ikje të vazhdueshme parash, por do të keni vështirësi në grumbullimin e tyre. Mund të merrni një propozim për martesë. Jeta juaj e dashurisë do jetë e gjallë. Do të mendoni të bëni një projekt të ri në kohën tuaj të lirë. Meqenëse jeni të zënë me detyra të tjera, plani juaj nuk do të zbatohet. Vishni një byzylyk ose zinxhir argjendi për stabilitet mendor. Do kaloni një mbrëmje romantike me bashkëshortin.

Ngjyra me fat: E kuqe.

Koha e favorshme: 4 pasdite deri në 5 pasdite.

Gaforrja

Nëse po kaloni një stres prej kohësh, mund të rikuperoheni nga të gjithë ato tensione. Ju duhet të ndryshoni stilin e jetës tuaj për të mbajtur tensione të tilla larg. Disa biznesmenë të kësaj shenje të zodiakut mund të kenë fitime të mira. Duhet të planifikoni diçka për të kaluar pak kohë cilësore me të dashurit tuaj në mbrëmje. Mund të takoni një person i cili do t’ju japë këshilla për t’u rritur në jetë. Ndihmoni dhe shërbeni gratë e varfra dhe në nevojë dhe sillni pozitivitet në jetën tuaj të dashurisë. Ndihma e bashkëshortit tuaj në gatim mund të forcojë marrëdhënien tuaj.

Ngjyra me fat: E verdha

Koha e favorshme: nga 11 deri në 12 pasdite

Luani

Mundohuni të ruani qetësinë pasi dita duket se nuk është e mirë për sa i përket parave. Merrni pak kohë për familjen tuaj dhe kaloni kohë cilësore me ta. Mund të keni një debat serioz me të dashurin tuaj për disa çështje. Mundohuni të përfundoni punën tuaj në zyrë dhe të shkoni në shtëpi herët. Kjo do të sjellë lumturi për anëtarët e familjes suaj. Mos u mërzitni nëse plani juaj për të takuar dikë anulohet për shkak të shëndetit të bashkëshortit tuaj.

Ngjyra me fat: E bardha

Koha e favorshme: 14:00

Virgjëresha

Ju duhet të kënaqeni me joga dhe meditim për përfitime shpirtërore dhe fizike. Do të merrni para nga disa burime të cilat do t’ju çlirojnë nga shumë probleme financiare. Mos i ndani problemet tuaja personale me njerëz të rastësishëm përreth jush. Disa ngjarje fetare do të kryhen në shtëpinë tuaj. Ditë e mirë për jetën tuaj bashkëshortore. Bëni disa aktivitete fizike si vrapimi për të qëndruar në formë.

Ngjyra me fat: E bardha

Koha e favorshme: 10:00 deri në 11:00

Peshorja

Kjo ditë është një ditë shumë e mirë për ju nga pikëpamja shëndetësore. Të kesh një gjendje shpirtërore të gëzuar do t’ju mbajë të sigurt. Për të fituar më shumë, përdorni idenë tuaj inovative. Do të keni kohë të mjaftueshme me familjen dhe miqtë. Bashkëshorti juaj mund të jetë i shqetësuar për shkak të jetës tuaj të zymtë. Gjatë shëtitjes në mëngjes mund të hasni dikë me të cilin keni pasur mosmarrëveshje më herët. Komentet nga të afërmit e bashkëshortit tuaj mund të prishin harmoninë e lumturisë tuaj martesore. Do të ndiheni të përtërirë nëse dilni dhe vizitoni vende.

Ngjyra me fat: E bardhë

Koha e favorshme: 12:00 deri në 14:00

Akrepi

Kushtojini vëmendje udhëzimeve astrologjike nga një mik. Kjo do t’ju inkurajojë të përmirësoni shëndetin tuaj. Paratë që keni kursyer për një kohë të gjatë do t’ju jenë të dobishme, megjithatë, shpenzimet mund t’ju ulin shpirtin! Këshillohet që të shkoni për një darkë ose të shikoni film në teatër me bashkëshortin në mbrëmje për të qenë të relaksuar dhe për të pasur një humor të mrekullueshëm. Por plani për një shëtitje me të dashurin tuaj mund të mos jetë i frytshëm pasi do të shfaqen disa punë të rëndësishme. Kjo do të rezultojë në një debat të ashpër mes jush dhe të dashurit tuaj. Ju mund ta shfrytëzoni kohën e lirë duke bërë disa punë fetare. Mos u futni në konflikte të panevojshme. Mos gënjeni, mos shqetësoni askënd, në mënyrë që të keni mundësi të mbani një lidhje të mirë me partnerin tuaj. Partneri juaj mund të tregojë një anë të mrekullueshme të tij. Konsumimi i tepërt i alkoolit ose i cigareve mund të përkeqësojë shëndetin tuaj.

Ngjyra me fat: Maroon

Koha e favorshme: 15:00 deri në 17:00

Shigjetari

Vetëbesimi dhe energjia juaj do të jenë të larta. Biznesmenët e njohur të shenjës së zodiakut duhet të investojnë paratë e tyre me shumë mendim. Dita është e përshtatshme për të përfunduar punët në pritje të shtëpisë. E dashura juaj do të jetë një engjëll për ju. Pas përfundimit të punëve të shtëpisë, amvisët e kësaj shenje të zodiakut mund të shikojnë një film në TV ose të mbeten të zënë me celularët e tyre në kohën e lirë. Nuk do të jeni në gjendje të çliroheni nga krahët e partnerit tuaj të jetës. Ju mund të ndjeni se miqtë nuk ju ndihmojnë në kohë nevoje.

Ngjyra me fat: E kuqe e thellë

Koha e favorshme: 16:00 deri në 17:00

Bricjapi

Ka mundësi keqkuptimi mes jush dhe mikut tuaj. Të kesh një bisedë të qartë është çelësi për t’i kthyer gjërat në normalitet. Fëmijët tuaj do t’ju sjellin lumturi. Ka mundësi për përfitime ekonomike. Jeta juaj e dashurisë do të jetë në ekstazë. Ju do të menaxhoni pak kohë dashurie për veten nga orari juaj i zënë. Ju mund të kaloni një kohë të bukur me nënën tuaj. Jeta juaj bashkëshortore do të mbetet e mrekullueshme.

Ngjyra me fat: E gjelbër smerald.

Koha e favorshme: ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00.

Ujori

Çfarëdo vështirësie që mund të përballeni, do të jetë më e lehtë pasi bashkëshorti juaj do të jetë aty për t’ju gëzuar. Një këshillë nga babai juaj mund të jetë e dobishme për ju në vendin e punës. Të detyrosh dashurinë ndaj dikujt është e padrejtë. Jini të kujdesshëm me gjërat tuaja ose përndryshe mund t’i humbni ato për shkak të grabitjes. Mund të ketë pak muzikë, vallëzim dhe kohë argëtuese me miqtë.

Ngjyra me fat: E bardhë e zbrazët.

Koha e favorshme: ndërmjet orës 14:00 dhe 15:00.

Peshqit

Mund të jeni të stresuar për shkak të mosmarrëveshjeve familjare dhe presionit në vendin e punës. Kjo do ta bëjë të vështirë për ju të përqendroheni. Marrëveshjet e pronave do të materializohen dhe do të sjellin fitime përrallore. Do të ishte e mençur të qëndroni larg çështjeve konfliktuale që mund të çojnë në një debat. Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, do të ndiheni më mirë deri në fund të ditës, sepse bashkëshorti juaj do të jetë pranë jush. Përdorni mjaltë të pastër çdo ditë.

Ngjyra me fat: E kuqe e verës.

Koha e favorshme: ndërmjet orës 15:15 dhe 16:30.

Continue Reading

Horoskopi

Do te keni 1 kthese te forte 180 grade/ Astrologia Meri Gjini paralajmeron keto 2 shenja horoskopi

Published

on

Dashi

Per ata qe e kane tashme nje lidhje, kjo dite do jete e mrekullueshme. Nuk ka nevoje te beni asgje duke qene se gjerat do rrjedhin shume mire. Nese jeni beqare, mundesite per takime interesante nuk do jene te shumta. Beni edhe pak durim qe te mos lendoheni. Ne planin financiar do keni surpriza te kendshme. Me ne fund do arrini te beni shpenzimet e domosdoshme.

Demi

Marredhenia me partnerin do jete me e mire se kohet e fundit. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe kjo do iu ndihmoje t’i zgjidhni ne cast problemet qe do iu dalin. Beqaret duhet te reflektojne mire para se te marrin vendime. Mos u nxitoni te krijoni shpejt e shpejt nje lidhje. Nje fllad suksesi do fryje edhe ne planin financiar. Me ne fund buxheti do te stabilizohet.

Binjaket

Jeta sentimentale e cifteve do jete me e animuar gjate kesaj dite. Do i shprehni me teper ato qe ndjeni si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah. Vazhdoni ne kete rruge. Pjesa me e madhe e beqareve do bien ne dashuri. Do i provoni edhe ju emocionet e te qenit me dike prane. Ne planin financiar mos enderroni me teper sesa duhet. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.
Gaforrja

Jeta juaj ne cift nuk do jete e trishte sot, perkundrazi ju do jeni te gezuar dhe te buzeqeshur. Do krijohet nje ambient harmonik dhe ne mbremje me seksual. Beqaret do vazhdojne edhe sot te jene vete. Mos e mbani mendjen tek dashuria por dilni argetohuni me miqte ose me familjaret. Ne planin financiar kerkohet me teper maturi. Limitoni shpenzimet qe te mos keni probleme.
Luani

Dielli do shkelqeje me shume sot ne jeten tuaj ne cift. Do kaloni momente shume te kendshme prane atij qe dashuroni dhe kenaqesite do jete te shumta. Per beqaret jo vetem qe do vijne dashuri por ato do jene mjaft pasiononte dhe te vecanta. Perfitoni nga kjo dite. Ne planin financiar nuk duhet te ndermerrni rreziqe te medha nese nuk doni te ngeleni pa asnje lek.

Virgjeresha

Jeta juaj ne cift do jete e influencuar shume mire gjate kesaj dite. Do merrni ate qe gjithmone keni kerkuar dhe emocionet do jene te njepasnjeshme. Shfrytezojeni cdo sekonde. Edhe beqaret do jene ne humor te mire dhe do shfrytezojne cdo mundesi qe do iu jepet per takime. Financat do jene te pastabilizuara keshtu qe shmangni cdo shpenzim te tepruar.

Peshorja

Dite e bukur dhe plot diell kjo e sotmja. Ne cift ambienti do jete mjaft romantik dhe i kenaqshem. Perfitoni per te diskutuar edhe ndonje teme delikate. Vetem sot mund t’i jepni zgjidhje. Per beqaret ka mundesi te ndodhin takime te vecanta. Megjithate yjet keshillojne te mos krijoni menjehere nje lidhje. Njihuni me mire me te. Financat do jene me te mira se kohet e fundit.

Akrepi

Nen influencen e Jupiterit jeta sentimentale e atyre qe jane ne nje lidhje do jete e paqendrueshme. Kujdes, mos kerkoni me cdo kusht te behet ashtu si thoni ju sepse do e nderlikonit edhe me teper situaten. Beqaret do mund te takojne shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar ka ardhur kohe te beni nje riorganizim. Vetem keshtu do e shihni cila eshte gjendja.

Shigjetari

Jeta ne cift do jete pergjithesisht e mire sot. Ne shume momente do ndiheni te lumtur prane partnerit tuaj dhe do deshironit qe minutat te mos kalonin. Do tregoheni edhe me tolerante. Beqaret do kene shume takime, por kjo do ua veshtiresoje zgjedhjen. Menaxhojeni pak me kudjes buxhetin sot nese nuk doni te keni as me te voglin problem me te. Mundesite i keni.

Bricjapi

Dite mjaft e thjeshte kjo e sotmja per ciftet. Do kaloni momente te kendshme prane atij qe dashuroni. Disa mund te fillojne edhe ndonje projekt te perbashket. Beqaret duhet te bejne edhe pak durim per ta arritur ate qe deshirojne. Po u nxituat nuk do krijoni lidhjen e enderruar. Ne planin financiar nuk do dini cfare te beni sepse situata do jete goxha problematike.

Ujori

Jupiteri do e zbukuroje edhe me teper jeten tuaj ne cift sot. Do merrni te gjitha kenaqesite qe kishit deshiruar. Gjithashtu do ndodhe edhe dicka shume e madhe te cilen as qe e kishit menduar me pare. Pergatituni! Beqaret do kerkojne gjate gjithe kohes dashurine, por nuk do e gjejne dot ate. Dite e veshtire edhe per financat. Nuk rekomandohet te behet asnje shpenzim i tepruar.

Peshqit

Mos u mbyllni ne vetvete gjate kesaj dite sepse jo vetem qe do merziteshit vete, por do e merzitnit edhe ate qe keni ne krah. Beqaret duhet te eprgatiten per nje aventure dhume te kendshme dhe emocionuese. Zemra juaj do rrahe pa pushim. Financat do jene gjate gjithe kohes te mbrojtura nga yjet. Mund te shpenzoni pak me teper pa u shqetesuar aspak.

Continue Reading

Trending