Connect with us

Horoskopi

Kane ngelur edhe 3 muaj nga viti 2021/ Keto jane 4 shenjat e horoskopit qe do e mbullin vitin me suksese te medha

Published

on

Për këto shenja, fundi i vitit do të jetë një periudhë suksesesh të mëdha!

Binjakët

E keni parasysh atë objektivin personal që keni përcaktuar në fillim të vitit dhe keni hasur në disa vështirësi për të arritur? Do të manifestohet në mënyrë shumë të fuqishme.

Jeni në një linjë me Universin dhe po emetoni shumë pozitivistet, i cili po  hap dyert për lumturinë tuaj. Shijojeni shumë këtë moment!

Luani

Dëshira juaj më e madhe kohëve të fundit ka qenë të ccliroheni nga të gjitha peshat që keni  mbi shpatulla dhe kjo do të ndodhë shumë shpesh.

Në muajt e ardhshëm, paqja dhe stabiliteti do të hyjnë në jetën tuaj dhe do të keni mundësi të përqëndroheni në planet tuaja më tepër se sa të merreni me zgjidhjen e problemeve.

Bricjapi

Fati juaj do të jetë shumë intensiv në muajt e ardshëm dhe kjo do t’ju ccojë drejt objektivitetit tuaj të madh të jetës, që ka një ‘shtëpi’ në zemrën tuaj.

Do të zënë vend ndryshime për mirë në jetën tuaj dhe më në fund do ta shihni vetennë rrugën e duhur, duke gjetur prosperitet kudo që të shkoni.

Peshqit

Objektivat tuaj profesionalë po i afrohen realizimit gjithmonë e më shpejt nga cc’e keni menduar. Në muajt e ardhshëm do t’ju ofrohen mundësi të pabesueshme që do t’ju lejojnë të zhvilloni kapacitetet tuaja dhe të merrni shpërblimet që keni merituar prej kohësh.

Do të ndiheni të bekuar para se ky vit të mbarojë dhe do të hyni brenda një deti të madh pozitiviteti dhe suksesesh.

Horoskopi

Do te filloni 1 jete te re jashte vendit/ Astrologu Paolo Fox jep horoskopin javor 11-17 Tetor 2021

Published

on

DASHI:

Do të keni këtë javë zvarritje të punëve dhe të papritura. Pritshmëritë i keni të mëdha ndërkohë që në mendje keni plane të reja. Do të donit të ktheheshit pas në kohë dhe ndoshta të merrnit një vendim tjetër, pa gabuar kësaj radhe. Në jetë duhen marrë përsipër rreziqe, që më pas ndryshimi të vijë. Çfarë iku i përket së kaluarës, tani është momenti që të ktheni faqe e të hapni një kapitull të ri. Në aspektin profesional është e këshillueshme që të mos lini asgjë pezull, kurse në sferën sentimentale mund të themi që disa prej jush po përjetojnë një gjendje amullie.

DEMI:

Do të përballeni gjatë këtyre ditëve me një situatë intriguese. Një problem fizik do t’ju shqetësojë, prandaj mundohuni të mos lodheni shumë. Disa prej jush do të përjetojnë një gjendje mërzie. Do ta keni të vështirë të përqendroheni dhe ndonjëherë me zor do të ngriheni nga krevati. Kjo do të ndikojë në aktivitetin tuaj në punë dhe në shkollë. Kujdes edhe nga sëmundjet e stinës, që në këtë periudhë merren më lehtësisht. Mbani regjim të rreptë dhe dietë të mirë ushqimore.

BINJAKËT: Kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj. Pas një periudhe ku dukej sikur asgjë nuk ecte, diçka ka filluar më në fund të lëvizë. Një familjari juaj mund të ketë probleme dhe ka nevojë për mbështetjen tuaj. Do të përballeni me situata problematike, por yjet ju këshillojnë të mos alarmoheni dhe të bëni durim. Me ndihmën e njerëzve të besuar, do të mund t’ia dilni mbanë. Problemet financiare po ju përndjekin dhe nuk dini ku të mbështeteni. Tani është koha të mendoni për një punë të dytë. Jeta do t’ju përballë me një person që keni kohë pa e takuar.

GAFORRJA: Nuk dini më si ta shtrëngoni rripin, edhe pse keni hequr dorë nga gjithçka dhe me zor arrini të mbyllni muajin. Këtë javë do të keni shpenzime edhe më të mëdha, por mos ia nxirrni inatin partnerit apo familjarëve. Tetori do të jetë muaji i ndryshimeve të mëdha. Diçka që ka lidhje me të ardhmen tuaj do të marrë më në fund drejtim. Dikujt mund të mos i vijë mirë, edhe pse ju jeni shumë të lumtur. Kjo është java e duhur për të përfunduar projektet që i keni nisur prej kohësh. Shikoni interesin tuaj, në mënyrë që t’ia dilni mbanë. Ka ardhur koha që të bëheni egoistë.

LUANI: Jeni altruistë dhe të ndjeshëm, prandaj shpeshherë jeni zhgënjyer. Gjeni kohë dhe kushtojini më shumë vetes suaj. Do të ndiheni konfuzë dhe do të keni mendime kontradiktore, prandaj uleni pak ritmin në këtë javë vendimtare për ju. Në dashuri jo gjithçka shkon mirë, por mos ia nxirrni inatin partnerit. Në familje mund të përjetoni një situatë të tensionuar. Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes në aspektin profesional dhe financiar. Në dhjetor do të keni shpenzime të mëdha, por pas këtij paralajmërimi keni mundësi të merrni masa.

VIRGJËRESHA: Ju pret një javë e zymtë, gjatë së cilës do të ndiheni të lodhur dhe apatikë. Ruhuni nga sëmundjet sezonale, nga të cilat jeni më të prekshëm tani. Prej disa kohësh gjërat nuk po ju ecin mirë si në aspektin sentimental, familjar apo ekonomik. Pikërisht ky i fundit duket se është shkaku i gjendjes suaj të keqe. Ka raste që për shkak të shpenzimeve të mëdha nuk dini ku të përplaseni. Yjet ju ftojnë që të ruani qetësinë dhe të përpiqeni të gjeni zgjidhje të tjera. Mos e lëshoni veten, sepse pas stuhisë do të dalë dielli.

PESHORJA: Një javë kampionësh për ata që do të marshojnë në drejtimin e duhur. Pas një periudhe të vështirë me ulje e ngritje, ku ju është dashur të përballeni me të papritura dhe jeni ndier të vetmuar, tashmë do të arrini të ngriheni më këmbë. Një person i afërt do t’ju shfaqë besnikërinë dhe dashurinë që ka për ju. Vjeshta ju bën melankolikë, por mundohuni t’i përkushtoheni projekteve që i keni zvarritur prej kohësh. Në familje kanë nevojë për ndihmën tuaj, prandaj mos ua kurseni atë. Keni nevojë për para dhe do të gjeni mënyrën për t’i siguruar ato. Shijojeni lidhjen me partnerin, sepse pasioni ju bën mirë për mendjen.

AKREPI: Kjo do të jetë një javë stresuese për ata që pëlqejnë ditët e ngrohta të verës. Do të ndiheni të rënduar, aq sa me zor do të ngriheni nga krevati. I ftohti jua ka mpakur fuqinë për të vepruar. Periudha e vështirë që po kalon vendi dhe problemet tuaja familjare ju bëjnë të ndiheni edhe më keq. Sido që të jetë, mos bini pre e pesimizmit, por përpiquni të reagoni. Çdo medalje ka dy anë, të mirën dhe të keqen. Ju takon juve të zgjidhni nga do të anoni. Lidhjet e krijuara në verë rrezikojnë të prishen dhe prandaj do të përjetoni një periudhë zënkash dhe dyshimesh. Yjet ju këshillojnë të tregoheni të duruar me fëmijët dhe të moshuarit në familje.

SHIGJETARI: Pas një vere plot gjallëri, ku adrenalina ishte në maksimum, vjeshta do t’ju duket e zbehtë. Në javën në vazhdim do të përjetoni ditë të mërzitshme, por nuk përjashtohen as ditët e bukura. Shfrytëzojeni këtë periudhë për ta lënë pas të shkuarën dhe jini të hapur ndaj së resë. Azhurnohuni në lidhje me gjithçka dhe mos u tregoni mendjembyllur, as mos paragjykoni askënd. Të qenët kureshtar ju mban gjallë. Do të takoheni me një person që ka interes të madh ndaj jush. Shumë shpejt do të zbuloni se për kë bëhet fjalë. Në kuzhinë fusni në punë fantazinë.

BRICJAPI: Do t’ju duhet t’i shtoni përpjekjet këtë javë, pasi Hënën do ta keni kundër. Do të jeni të acaruar dhe prandaj çdo debat do të përfundojë në sherr. Nëse është e mundur, numëroni deri në dhjetë përpara se të hapni gojën dhe mbajini për vete mendimet e këqija. Në sferën sentimentale dhe familjare do të përjetoni një situatë të tensionuar. Disa miqësi të krijuara gjatë pushimeve janë të destinuara të dështojnë. Të papritura të pakëndshme parashikohen në mjetet e transportit publik. Merrini gjërat me qetësi, pasi ju pret një vjeshtë e vështirë. Tani keni rastin të përfundoni një projekt që keni që nga vera që e zvarritni.

UJORI: Kjo do të jetë një javë e veçantë për ju, sepse planetët do të jenë të radhitur në anën tuaj. Një projekt juaji do të dalë më në fund në dritë dhe rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë. Do të ishte ide e mirë që ta shfrytëzonit këtë javë për intervista pune dhe për t’u kujdesur më shumë për veten. Mëngjeseve do të ndiheni energjikë, kurse pasditeve të lodhur dhe me raste melankolikë. Merrini gjërat me qetësi dhe vendosni mirëqenien tuaj mbi gjithçka. Ndonjëherë mund të merrni ndonjë kritikë. Nëse bëhet fjalë për vërejtje konstruktive, vërjani veshin dhe përpiquni të përmirësoheni, në të kundërt vazhdoni rrugën tuaj të pashqetësuar nga njerëzit pesimistë e denigrues.

PESHQIT: Do të jeni këtë javë në humor shumë të keq. Në sytë e të tjerëve do të dukeni megalomanë dhe kjo do t’ju vendosë në pozita të këqija. Në punë tregohuni diskretë dhe mos pretendoni se dini më shumë se të tjerët. Një person i dashur ndihet i zhgënjyer nga sjellja juaj dhe nuk po arrin të pajtohet me ju. Pritet që të keni ndarje në familje, dikush mund të dalë më vete. Mendoni më shumë për veten pa pritur asgjë në këmbim nga të tjerët. Kush është i zoti, ia del mbanë. Shikoni përreth dhe mundohuni të kuptoni nëse jeni në rrugën e duhur, mbase do të vëreni diçka që ju ka shpëtuar prej kohësh.

Continue Reading

Horoskopi

Mbani shënim këto DATA! Këto janë Shenjat e horoskopit që do të përjetojnë LUHATJE ekstreme

Published

on

Dashi: Pas datës 11 do të keni një kalim të rëndësishëm të Venusit në shenjën tuaj. Të lindurit në shenjën e Dashit duan të përjetojnë vazhdimisht emocione të reja dhe mërziten shpejt nëse kanë në krah të njëjtin person çdo ditë. Data 22 është dita e duhur për të folur dhe për t’u kuptuar.

Demi: Datat 12 dhe 13 mund të karakterizohen nga tensione në planin personal. Do të keni vazhdimisht debate për sa i takon shtëpisë, kujdesit për fëmijët dhe shpenzimeve. Prej muajsh jeni ndër shenjat më me fat në dashuri, pasi bëni gjithçka për lidhjen.

Binjaket: S’duhet harruar që jeni njerëz me intuitë të jashtëzakonshme. Tetori s’është muaj ndarjesh, as tensionesh, megjithatë do të keni disa debate kalimtare për gjëra të parëndësishme. Duhet të tregoheni të kujdesshëm në marrëdhënien tuaj, sidomos pas datës 18. Do të jenë kalimtare situatat në të cilat do të ndikojë profesioni në dashuri.

Gaforrja: Datat 12, 13, 19 dhe 20 do të karakterizohen nga debate dhe diskutime, ndaj ruani gjakftohtësinë. Tetori nuk është një muaj që karakterizohet nga pasioni i madh, por kjo s’do të thotë që do të ketë situata të pazgjidhshme. Raportet që janë prej kohësh në krizë duhen zgjidhur njëherë e mirë, pasi në tetor dhe në nëntor do të udhëhiqeni vetëm nga zemra.

Luani: Këtë muaj, ndjenjat janë në plan të parë, ndaj dita e duhur për të folur për ndjenjat është data 16. Ky muaj karakterizohet nga dëshira për një histori të re. Stresi i shkaktuar nga puna do të ndikojë në marrëdhëniet tuaja personale, sidomos në datën 28. Ata që kanë një lidhje jashtëmartesore duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi ka mundësi të moa ia hedhin paq.

Virgjëresha: Duke filluar nga data 17, dashuria s’do të jetë më përparësia juaj. Ata që janë të martuar prej vitesh dhe kanë mosmarrëveshje, nuk bëjnë mirë që t’i lënë sqarimet pikërisht në këtë muaj. Ditët vendimtare për t’i dhënë dikujt duart janë datat 18, 19 ose 24. Ndonjëherë duhet të arsyetoni dhe ta pranoni realitetin.

Peshorja: Më datë 13, të gjithë planetët e favorizojnë shenjën tuaj, ndaj duhet të çliroheni nga pesha të kota, të veproni dhe të mos ngatërroheni në histori të pamundura. Duhet të jeni realistë, ndonëse data 19 do të karakterizohet nga kontradiktat.

Akrepi: Dashuria zgjohet, madje do të keni mundësinë të bëni njohje të veçanta. Mërkuri do t’ju befasojë gjatë dy fundjavave të para të muajit, në datat 11, 14, 16 e 18. Të gjithë ata që janë vetëm prej kohësh do të kenë mundësinë për njohje të reja të këndshme. Vendoseni vetë nëse doni të keni një shoqëri të sinqertë apo një dashuri të madhe. Mund të ndahen çiftet që kanë probleme që në fillim të vitit, ndërsa ata që kanë një lidhje më të qëndrueshme duhet të sqarojnë disa gjëra. Ata që mbajnë fëmijë duhet të diskutojnë për shpenzimet e tyre. Të ndarët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët pas muajsh lufte.

Shigjetari: Ndryshimi është i bukur nëse jeni të gatshëm të pranoni të rrezikoni paksa. Ata që nuk mund të veprojnë sipas dëshirës për shkak të detyrimeve familjare ose përgjegjësive të ndryshme, tani mund të lirohen paksa. Ata që duan prej kohësh të ndërrojnë shtëpinë, mund ta bëjnë tani. Duhen shmangur debatet gjatë ditëve të ngarkuara, sidomos më datë 14. Tani keni mundësinë të bisedoni me një ortak për të sqaruar çështje të lëna pezull.

Bricjapi: Në dashuri vendosni ju, sepse tani keni në dorë letrat më të mira. Do të kapërceni vështirësi dhe mosmarrëveshje të vogla, pasi dashuria nuk do të ketë më pengesa. Tetori është muaji i duhur nëse doni të përjetoni një pasion të zjarrtë. Data 19 është fatsjellëse për ju, por edhe ditët e fundit të tetorit do të ndodhë diçka emocionuese ose e rëndësishme në fushën e ndjenjave. Historitë e forta nuk kanë pse druhen, por do të kenë një surprizë të vogël. Tetori është muaj interesant për ata që duan të martohen ose të bëjnë një fëmijë.

Ujori: Ujori kërkon të sistemohet tani në planin sentimental. Ata që kanë një lidhje të bukur duan ta zyrtarizojnë atë, ndërsa ata që janë vetëm do të vazhdojnë me këtë status deri kur të gjejnë dikë për një lidhje serioze. Kush bashkëjeton prej vitesh me një Ujor, krejt papritur do t’i shohin këta të fundit me një sy tjetër. Po ndryshon diçka jo vetëm në sjellje, por edhe në mënyrën si e përjetoni dashurinë dhe jetën në përgjithësi. Tani Ujori është më i parashikueshëm, përllogaritës, më pak i shpërqendruar, vëzhgues i gjithçkaje që ndodh rreth tij. Madje është edhe më xheloz! Do të ketë rregulla të reja dhe stil të ri jete.

Peshqit: Çiftet e reja duhet të zgjidhin një çështje praktike që ka lidhje me shtëpinë ose të ardhurat. Shkëputuni nëse rritet tensioni pas datës 14. Për marrëdhëniet kalimtare nuk ka shumë probleme, mjafton të mos e merrni shumë seriozisht dhe të argëtoheni. Por ata që kërkojnë dashurinë e jetës mund të ndihen të zhgënjyer ose të pasigurt nga njohjet e reja. Gjithsesi, nëntori do të jetë më i favorshëm në këtë drejtim. Mundohuni të mos e vini në dyshim një ndjenjë që do të lindë në javët e ardhshme. Tregohuni të duruar, pasi gjërat do të ndryshojnë gjatë muajit nëntor.

Continue Reading

Horoskopi

Dy shenja do ta nisin shumë mirë javën sipas Jorgo Pullës: Yjet janë në favorin tuaj për gjithçka!

Published

on

Dashi

E sotmja është një ditë mjaft e mirë për cështje të natyrës praktike, ndërkohë që ekzistojnë surpriza të këndshme që do t’jua bëjnë ditën më të këndshme. Në përgjithësi është klimë pozitive për të vënë në një rregull të gjitha ato cështje që kishin mbetur pezull në përditshmërinë tuaj, ndërkohë që njëkohësisht do duhet të merrni pask kohë nga programi juaj, brenda horizontit të ditës për ti kushtuar kujdesit të organizmit tuaj.

Demi

Sot mund të përparoni në cështjet tuaja shumë mirë, pasi pavarsisht vështirësive që keni për tu përballur, ekzistojnë njëkohësisht dhe rrugëdalje apo persona që ju tregojnë rrugën dhe ju mbështesin! Kështu që mund të materializoni planet tuaja produktive që keni ndërmend dhe të gjeni mbështetës!

Binjaket

Nje dite dhe jave sa me te lumtur ju urojme sot data 11/10 Saturni kthehet në kursin e duhur në Ujor, duke prekur kryesisht shenjat e Kryqit fiks ( Demi, Luani, Akrepi, Ujori ). Përfaqësuesit e shenjave specifike të lindura në dhjetë ditëshin  e pare janë të gatshem të marrin iniciativa dhe të sqarojnë çështje që kanë të bëjnë me familjen, jetën personale dhe profesionale. Çështjet në një nivel miqësor dalin në sipërfaqe dhe është e mundur të marin  zgjedhje ceshtjet e personave nga e  kaluara.Sot vëmëndja juaj është e kthyer në cështjet e shtëpisë apo në nevojat e familjes tuaj, problemet jane drejt zgjidhjes.

Gaforrja

Dita e sotme ka shumë mundësi që mund të kapni pasi Hëna, ndodhet në një pozicion favorizues ne Shigjetar që ju ndihmon në planet tuaja. Kështu që mund të sistemoni në mënyrën më të mirë cështjet që ju shqetësojnë, kryesisht falë personave të rrethit tuaj të afërt, por dhe nëpërmjet kontakteve, bisedimeve dhe marrëveshjeve që do mbyllni.

Luani

Dita e sotme ju ofron terren pozitiv për të vënë në një rregull cështjet e përditshmërisë por edhe të ndërtoni rezultatin më të mirë të mundshëm në cështjet e natyrës praktike. Fundja dhe sot jeni fokusuar në nevojat tuaja dhe mbulimin e tye, kështu që dëshirat tuaja janë prioritet parësor.

Virgjeresha

Hëna ndodhet sot në shenjën e Shigjetarit në një kënd pozitiv me Jupiterin dhe sjell shumë mundësi në rrugën tuaj, por edhe surpriza të këndshme ndaj planeve që përgatisni, element që dëshmon se mundeni me lehtësi të përparoni në ato cështje që keni ndërmend, ndërkohë që paralelisht keni si prioritet dëshirat tuaja.

Peshorja

Dita e sotme ju ofron shumë mundësi për të bërë lëvizjet e përshtatshme, për të përgatitur cështjet që do t’ju shqetësojnë periudhën e kaluar, ndërkohë që ka mundësi të largoheni nga turmat për të vënë në një rregull cështjet që ju kanë problematizuar mjaftueshëm. Por mbani mend se do duhet të jeni korrekt përballë detyrimeve që keni marrë përsipër.

Akrepi

Bëhet fjalë për një ditë pozitive për ju, pasi mund të përparoni në cështje që ju shqetësojnë me lehtësi, ndërkohë që paralelisht do të gjeni dhe mbështetës të rëndësishëm në përpjekjet tuaja në ambjentin e afërt. Gjithashtu, Merkuri, ne  rrugëtimin e kundërt të tij në shenjën tuaj, ju shtyn në rishikime të rëndësishme në jetën tuaj, por preferohet të mos vazhdoni akoma në fillime të reja.

Shigjetari

Hëna sot në shenjen tuaj të horoskopit tuaj formon kënde pozitive, gjë që tregon se jeta juaj sociale është e këndshme, ndërkohë që mund të shfrytëzoni mundësitë që ju jepen, për të nxjerrë për jashtë anën tuaj më të mirë, duke fituar përshtypjet. Paralelisht, nga sot Merkuri, duke filluar rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën tuaj të kaluar, sjell hamendësime të shumta, por edhe komente për ju.

Bricjapi

Një ditë favorizuese për planet që keni ndërmend është e sotmja, pasi Hëna ndodhet në një pozicion mjaft ndihmues për shenjën tuaj, kështu që sot me mbarësinë e fatit, do ti merrni situatat në duart tuaja dhe po përparoni në cështjet që ju shqetësojnë, ndërkohë që paralelisht do të shtoni përpjekjet tuaja për të arritur qëllimet që keni vendosur.

Ujori

Ndjeni nevojën për të patur ju frenat e situatave, ndërkohë që bëni disa eksagjerime në fushën që lidhet me shtëpinë apo familjen dhe fshiheni pas justifikimeve që praktikisht duken se ju mbajnë pas. Kështu që sot mundeni, duke u fokusuar dhe në nevojat dhe dëshirat e të tjerëve të gjeni përgjigje në cështjet që ju shqetësojnë.

Peshqit

Hëna qëndron ne shenjen e Shigjetarit , por duke formuar dhe kënd pozitiv me Jupiterin, tregon se dita e sotme sjell zhvillime të këndshme në lidhjet tuaja ndërpersonale, ndërkohë që gjeni balancën midis dëshirave tuaja dhe të cështjeve që shqetësojnë të tjerët, falë mirësisë të fatit. Por do duhet të të lini me një anë vendimet impulsive që përfundimisht krijojnë më shumë probleme sesa zgjidhin.

Continue Reading

Trending

error: Content is protected !!