Connect with us

Horoskopi

“Jeni në periudhën më të ngatërruar dhe të fuqishme të vitit”, Meri paralajmëron këtë shenjë: Nëse do fitoni, e zgjidhni ju!

Published

on

HENE E RE NE PESHORE NGA DT 6 TETOR 2021

HENA E ANTITEZES DHE PAJTIMIT

Hene e Re ne Peshore kete vit ne mesditen e dt 6 Tetor dhe ne graden 13 te Peshores ,hedh hije dhe saktifikon Unin per termin . Ne ..! Hena e Re takohet me Marsin dhe Merkurin e Kundert ne Peshore. Kete kombinim e Ploteson kundershtimi qe bene me Xhiron ne Dash dhe trekendshin qe bene me Jupiterin ne Ujor dhe Asteroidin Dhimitra ne Binjak. Ne marrdhenie krijohen tensione dhe xhelozi pasi dominon zoterimi dhe kontrrolli e antagonizmi. Aty ku ka mosmarrveshje do kete arsye te forta per tu evidentuar. Shanset e reja qe do na jepen me Henen e Re do qendrojne ne Pritje pasi ka akoma gjera nga e kaluara te pazgjidhura. Mungesa e ekuilibrit ne bashkepunime apo ne jeten personale dhe ne drejtim te vetes sone tregon dobesite dhe sjelljen egocentrike.

Duhet te pyesim; 1.Cilat te dhena nuk ekuilibrohen ne marrdhenien tone? 2.Cfarre boshlleqesh lene ne jeten tone? 3.Sa veshtire dhe lehte eshte te ruajme harmonine? 4.Me cfarre menyre do kerkojme te arrijme nje bashkepunim te mire? 5.A kemi kod komunikimi me te tjeret? 6.Si perballemi me traumat nga e kaluara? 7.Kemi bere padrejtesi apo na kane bere padrejtesi?

Aferdita ne Akrep qe udheheq henen e re eshte ne nje moment mbyllje cikli dhe dobesie. NJe dhimbje do kaloj dhe do i hapi rrugen clirimit.

Dashi

Forcen dhe bekimin e ka partneri juaj ose bashkepuntoret tuaj. Kjo pasi keni treguar qe ne disa levizje keni vepruar vetem dhe keni deshtuar Antagonizmi dhe deshira per tu bere cift ju bene te leshoni rruge.

Demi

Po ju mbaron dashuria apo vuajtja me partnerin ne cift. Por edhe punet jane disi te ngaterruara. Presim nje zhvillim te ri mbas dt 7 dhe te merrni pak ajer te fresket.

Binjaket

Pasionet e medha kane edhe ato nje afat permbylles. Pastaj fillojne pune dhe situata te reja. Keni edhe dy dite kohe te merrni energjine e nje pasioni apo nje plotesimi shpirteror. Disa ceshtje ekonomike ju fusin ne antagonizem ne pune.

Gaforrja

Mund te ndryshoni shume gjera por jo identitetin dhe familjen. Kete do ta kuptoni sa e rendesishme eshte baza apo familja nga ku vini ne lidhje me perpgatitjen dhe mundesite shpirterore qe keni per te kuptuar filozofine e kohes.

Luani

Akoma disa takime dhe lajme nuk ju favorizojne ne lidhje me planet tuaja. Lemshi do vazhdoj edhe pak. Por me henen e re do arrini te shikoni se nga duhet te merrni drejtimin dhe ku duhet te filloni. Nje ceshtje familjare duhet te marre fund dhe te shpetoni nga fshehja e ndjenjave.

Virgjeresha

Per ju gjerat duken sikur jane te lehta pasi vetem nje ngaterrese ne ceshtjet ekonomike ju penalizon si energji e bllokuar. Por ne fakt do kete persona te afert qe do duan akoma edhe pak vemendjen dhe ndihmen tuaj.

Peshorja

Jeni ne fazen me te fuqishme dhe te ngaterruar te vitit. Si do dilni ne lojen tuaj apo ne deshirat tuaja do percaktohet keto dy dite pasi te hiqni edhe nje dyshim apo fiksim ne lidhje me nje person apo nje ceshtje ekonomike.

Akrepi

Keni nevoj per nje clirim shpirteror ne emer te vetes suaj. Diku ndjeheni si te gjymtuar dhe te pamundur per te qene te lumtur apo te qete pasi shume energji njerzish ju kane renduar frymemarrjen. Pas dt 6 fillon nje periudhe me koshiente per ju.

Shigjetari

Duke i pare perball disa marrdhenie te rendesishme i keni komplikuar me sjelljen tuaj jo te qarte dhe me kthesa. Tashme duhet ti shikoni ne sy dhe te filloni te ekuilibroheni ne ecuri me njerzit qe ju interesojne.

Bricjapi

Deri tani pozicioni juaj ka qene i keqgjykuar apo levizjet tuaja te ngaterruara dhe pa strategji. Tashme do dilni me te cliruar nga grupimet dhe ndikimet e te tjereve.

Ujori

Jeni me fat se tashme do shikoni me korrektesi dhe egzaktesi ku jane pengesat dhe personat qe nuk i keni vleresuar apo nuk ju kane vleresuar sic duhet. Me kete sqarim do merrni vendimet e duhura apo ndryshimet e duhura.

Peshqit

Lemshi i madh psikologjik dhe shpirteror ka nje arsye te rendesishme qe eshte ngaterruar akoma me shume kete periudhe. Vleresimi qe kekroni nga te tjeret nuk ka te beje me shperblimin por me korrektesine.

Horoskopi

Do keni 1 takim qe do ju ndryshoje jeten/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Keshilla e dt 18 Qershor 2022

Sot behemi gati per nje nate romantike ku Hena ne Peshk do japi gjith ngjyrat per te dal nga realiteti i merzitshem !Gjithsesi mund te lumturohemi me nje keshtjelle rere por do jemi aty per ta shijuar Virghrresh Shigjetar Binjak dhe Peshq me se shumti !

Dashi

Nivelet tuaja të energjisë do të jenë të larta. Vendosjet planetare të sotme mund të mos jenë më të favorshmet për ju për sa i përket parave, kështu që jini vigjilent në financat tuaja. Fëmijët do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë për arritjet e tyre.

Demi

Mundohuni të mos e humbni qetësinë, veçanërisht në një kohë krize. Sot mund të jeni dëshmitarë të fitimeve të moderuara në aktivitetet e biznesit. Një vizitë nga një mysafir mund të pushtojë mbrëmjen tuaj.

Binjakët

Ata që kanë shpenzuar më shumë para sesa duhet, do ta kuptojnë vlerën e kursimit të parave, pasi mund të lindë një nevojë urgjente financiare. Bashkohuni me familjen ose miqtë e ngushtë për ta bërë këtë një ditë të mbushur me argëtim.

Gaforrja

Përdorni nivelet tuaja të larta të energjisë sot. Dëshira juaj për njohuri do t’ju ndihmojë të bëni miq të rinj. Mos u dorëzoni para kërkesave të panevojshme të të dashurit tuaj. Besnikëria dhe aftësia juaj për t’i bërë gjërat me përsosmëri do t’ju sjellë atë çfarë prisnit.

Luani

Mos e humbni energjinë tuaj duke menduar për të pamundurën, përqendrohuni më shumë në atë që mund të arrini. Do të jeni në humor për të udhëtuar dhe për të shpenzuar para, por kjo mund t’ju bëjë të pendoheni.

Virgjëresha

Edhe pse pozicioni juaj financiar do jetë i qëndrueshëm, një dalje e vazhdueshme e parave do t’ju pengojë të realizoni plane të reja. Kjo është një ditë e favorshme për të dhënë dhe marrë dhurata nga ata që doni. E dashura/I dashuri juaj do t’ju mungojë gjatë gjithë ditës.

Peshorja

Entuziazmi dhe sipërmarrja juaj do t’ju mundësojnë të arrini diçka të dukshme. Një lajm i mirë i papritur drejt mbrëmjes do të sjellë lumturi për të gjithë familjen. Romanca do të jetë emocionuese, ndaj mos hezitoni të kontaktoni personin që doni.

Akrepi

Mund ta keni të vështirë të kontrolloni emocionet tuaja, sjellja juaj e pazakontë do të ngatërrojë njerëzit përreth jush. Sot mund të shpenzoni para për riparimin e një pajisjeje shtëpiake me defekt. Mund të ketë emocione dhe një energji të re në jetën tuaj të dashurisë.

Shigjetari

Mos u shqetësoni kur përballeni me situata të ndërlikuara. Merrni pjesë në aktivitete sociale për të mbajtur veten në humor të mirë. Ndjenjat romantike do jene reciproke sot me personin që pëlqeni.

Bricjapi

Bëni kujdes nga konsumimi i ndonjë ushqimi të ndenjur apo të keq sot. Mundësitë për punë do të vijnë përmes një të afërmit tuaj. Në mes të jetës suaj të ngarkuar, do të gjeni kohë për të kaluar me fëmijët tuaj. Kalimi i kohës me ta do t’ju bëjë të mendoni për gjërat që po humbisni.

Ujori

Natyra juaj fëmijërore do të dalë në sipërfaqe dhe do të jeni lozonjarë. I dashuri/ e dashura juaj mund të jetë i/e mërzitur nga diçka që mund të thoni. Pranoni gabimet tuaja dhe korrigjojini ato.

Peshqit

Sot do të jeni të relaksuar dhe në humorin e duhur për t’u kënaqur. Një letër me postë do të sjellë një lajm të rëndësishëm për ju. Një rritje e përgjegjësisë duket e mundshme në frontin profesional.

Continue Reading

Horoskopi

Kane gjithmone mendjen e tyre gjeniale/ Keto jane 4 grate e horoskopit qe jane gjithmone te parat

Published

on

Gjithnjë e më shumë gra po përqafojnë lirinë. Kanë jetën e tyre profesionale, miqtë dhe dalin e kanë jetë sociale aktive. Nga ana tjetër shumë të tjera u binden stereotipeve gjinore për të kaluar më shumë kohë në shtëpi, tek lavamani dhe soba. Shumë mendojnë ende se burri, si kryefamiljar ka të drejtën të menaxhojë oraret e gruas dhe të kërkojë llogari për axhendën e saj. Sido që të jetë situata, 5 nga gratë e horoskopit nuk do lejojnë kurrë të kontrollohen për shkak të karakterit të tyre. Cilat janë ato?

Gruaja Dash

Jo vetëm që janë të pavarura, por shpeshherë synojnë t`u imponojnë mendimet e tyre të tjerëve.

Gruaja Akrep

Nëse provon t`i cënosh lirinë dhe pavarësinë, mund të bëhet hakmarrëse.

Gruaja Binjak

Rrallë e zbulojnë natyrën e tyre të vërtetë, domethënë atë të njerëzve shumë të pavarur dhe disi anarkikë. Kur diçka nuk u përshtatet largohen pa shumë diskutime.

Gruaja Bricjap

Edhe gratë e kësaj shenje reflektojnë karakteristikat e pavarësisë dhe krenarisë. Ato i duan partnerët me të njëjtat karakteristika dhe mbi të gjitha të aftë për t’i respektuar.

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi javor 20-26 Qershor 2022/ KEto jane 3 shenjat qe do te kene 1 kthese 180 grade

Published

on

Dashi

Duket se këtë javë do të gjeni vetveten. Duke filluar nga dita e hënë do ta ndieni shumë ndikimin e yjeve dhe do të tregoheni më të matur në fjalë dhe sjellje, sidomos kur të kritikoni punën apo gjërat që ju imponohen. Por ai do të jetë edhe momenti më i mirë për të gjykuar dhe për t’i dhënë rëndësi çdo gjëje. Gjithë ky angazhim do të bëjë që t’ju shterojnë energjitë duke filluar që nga dita e martë. Rekomandohet të tregoheni të matur edhe nga mesi javës, sepse edhe një herë sjellja juaj mund të jetë e ekzagjeruar dhe e pavend. Bëni kujdes!

Demi

Yjet nuk do ta trazojnë shumë qiellin tuaj dhe kjo nuk përbën ndonjë problem për ju. Mundet që Mërkuri t’ju vërë në provë të hënën dhe s’do ta keni shumë të qartë çfarë ju lejohet të bëni dhe çfarë ju ndalohet. Dielli, me fillimin e sezonit të gaforres, do t’ju dhurojë ngrohtësi. Me pak fjalë, do t’i transmetoni pak dritë atyre që ju shikojnë dhe dëgjojnë dhe nuk do t’ju vijë keq për këtë. Do ta mbyllni bukur javën mes pasionit që ju dhuron Plutoni dhe butësisë së Jupiterit, gjë që do t’ju bëjë të besoni se në fund të fundit ka qenë një javë e bukur.

Binjakët

Mërkuri nuk ka asnjë qëllim që java juaj të fillojë në heshtje. Kjo gjë do të duket qartë pikërisht të hënën, atëherë kur do të kalojë në pozicion të kundërt me Saturnin dhe do t’ju detyrojë të rebeloheni ndaj rregullave dhe anarkisë së fjalëve dhe ideve. Ju duket e vështirë? Mbase. Ndërkohë, hëna e plotë ju bën të merrni në konsideratë raportet personale, por sigurohuni më parë që të jeni mjaftueshëm objektivë për ta bërë këtë. Dhe nëse të mërkurën Jupiteri dhe Mërkuri nuk do të ndikojnë për mirë në fushën e ndjenjave, në fundjavë do të gjendeni përballë njerëzve dhe një partneri pasionant. Si t’ia bëni?

Gaforrja

Këtë javë duhet të përpiqeni të jeni energjikë, të bëni gjëra cilësore dhe të kujdeseni për mirëqenien tuaj. Vërjani veshin hënës ditën e hënë, sepse do të dijë t’ju sugjerojë për çfarë keni nevojë. Më pas, të martën me kalimin e diellit në shenjën e gaforres, përfitoni nga fillimi i sezonit që të kërkoni maksimumin nga fiziku, të mos duroni limitet dhe të kaloni në veprim. Të dielën do të mund të çlironi pasionin edhe në praninë e personave që i doni pranë. Mos kërkoni me çdo kusht të bëni dialog me partnerin, sepse tani pak gjasa ka të ndodhë.

Luani

Me siguri ju mendoni se mund të kërkoni maksimumin nga qielli gjatë sezonit të verës. Ndoshta, nën ndikimin e Hënës së plotë do të pretendoni shumë nga yjet dhe gjërat përreth edhe atëherë kur logjika ju këshillën të bëni të kundërtën. Në ditët në vazhdim, të lindurit e shenjës së Luanit do të jenë të etur për gjërat e bukura dhe argëtimet në mënyrë që të harrojnë rregullat e mërzitshme. Të mërkurën, pavarësisht se e kërkoni optimizmin me çdo kusht, do të përballeni me realitetin. Në fundjavë, do të jeni të bindur se mund t’ia dilni mbanë dhe se ju lejohet gjithçka. Ky është një mendim optimist, por që duhet ta shqyrtoni me maturi.

Virgjëresha

Të hënën do të përballeni me disa ndryshime dhe duhet të përpiqeni t’ia lehtësoni punën vetes në ditët në vazhdim. Hëna e plotë në fillim të javës do t’ju detyrojë të bëni llogaritë me atë pjesë tuajën, e cila ka nevojë të reflektojë, të mendojë dhe të kuptojë më mirë gjithçka. Do ta bëni këtë duke iu shmangur rregullave dhe kaosit që shkakton Neptuni në të tashmen tuaj. Dhe nëse të martën dielli do t’ju çlirojë nga angazhimet tuaja duke ju lehtësuar edhe ritmin e ditëve, të mërkurën do të duhet t’i kushtoni vëmendje raporteve më të rëndësishme. Pritet që të keni një fundjavë të nxehtë dhe të mbushur me pasion.

Peshorja

Mërkuri do t’ju ofrojë një rast të rrallë që të provoni t’i kuptoni më mirë gjërat. Ai ushtron gjithmonë ndikim pozitiv në shenjën tuaj dhe të hënën do t’ju bëjë të mendoni nëse vërtet duhet t’i respektoni rregullat apo nëse është rasti të ndiheni më të lirë. Dhe që të kuptoni nëse kaosi është një e keqe më e madhe se skemat e kota. Vërjani veshin në mënyrë që të vendosni si është më mirë të silleni. Të martën do të bëhet kalimi i diellit në shenjën tuaj, një fenomen që do të zhvendosë energjinë tuaj në angazhimin dhe ndërtimin e së ardhmes. Por, në fund, do të jeni jashtëzakonisht të kënaqur me atë që keni arritur.

Akrepi

Ndonjëherë është e nevojshme të reflektojmë mbi aftësitë tona reale për të jetuar një të tashme që është vazhdimisht në evoluim. Yjet gjatë kësaj jave do t’ju ndihmojnë të kuptoni vërtet çfarë ju nevojitet për të bërë gjërat e nevojshme dhe nëse jeni në gjendje të kuptoni sfidat e ditëve në vazhdim apo nëse duhet të bëni diçka që disa situata të përmirësohen. Është e vështirë t’ju bindësh të hiqni dorë, sepse në fund të fundit janë sfidat ato që ju ndezin dhe ju bëjnë të ndiheni pasionalë. Duke filluar që nga e marta, dielli do t’jua bëjë më të lehta raportet me punën dhe angazhimet.

Shigjetari

Ka momente kur qielli duket se përqendrohet sidomos te një shenjë dhe këtë herë ju ka rënë ju për pjesë. Ndikimi i yjeve do të ndihet që të hënën. Të lindurit e shenjës së shigjetarit do të ndiejnë ndikimin e hënës së plotë duke përjetuar një moment të pasur me reflektime. Mërkuri në pozicion të kundërt me shenjën tuaj do të vërë në diskutim rregullat, por edhe kaosin që ndieni brenda vetes. Dhe nëse të martën dielli s’do t’i bëjë më të lodhshme raportet tuaja, të mërkurën duhet të bëni shumë kujdes të mos përballeni me njerëz apo situata të rëndësishme për hir të sfidës. Vetëm në fundjavë do të ndiheni të çliruar të shijoni gjërat që ju pëlqejnë.

Bricjapi

Të hënën do të keni të bëni me njerëz plot ide dhe të aftë për të reflektuar. Me pak fjalë, mundeni dhe duhet t’u besoni aftësive të tyre intelektuale dhe t’ua lini gjërat në dorë atyre që dinë të tregohen të logjikshëm. Edhe sepse Mërkuri jo gjithmonë ju bën të jeni objektivë dhe të kthjellët për të vlerësuar gjithçka. Të martën, dielli do të kalojë në pozicion të kundërt me shenjën tuaj duke ju bërë të sforcoheni. Më pas, java do të karakterizohet nga heshtja e yjeve, por ju ndërkohë i keni hedhur bazat për të ardhmen.

Ujori

Gjithçka varet nga fakti sa të hapur jeni ju mendërisht apo nga mënyra si i perceptoni gjërat. Mërkuri do t’ju bëjë të dyshoni për shumë gjëra të hënën dhe të provoni të kuptoni nëse vërtet limitet tuaja kanë një kuptim apo nëse duhet të veproni ndryshe. Besojini mendjes tuaj, njerëzve dhe situatave që do t’ju bëjnë të ndiheni të lirë duke ju çliruar nga lidhjet e kota klaustrofobike. Bëni kujdes të mërkurën atëherë kur nevoja juaj për t’u ndier të lirë mund t’ju bëjë ta ekzagjeroni.

Peshqit

Ka ardhur koha të bëni bilancin dhe që të kuptoni se ato që keni ndërtuar në muajt e gjatë të pranverës kanë sjellë diçka të rëndësishme. Saturni do të ndikojë në shenjën tuaj deri në shtator, kurse hëna e re e ditës së hënë do t’ju bëjë që të vlerësoni sa të kënaqur jeni vërtet dhe të kuptoni sa rrugë ju ka mbetur ende për të bërë. Shfrytëzoni entuziazmin e diellit, që tani është mik i shenjës tuaj, të mërkurën që të përballoni me sukses mosmarrëveshjet. Yjet parashikojnë pasion ditën e diel.

Continue Reading

Trending