Connect with us

Horoskopi

Nuk dinë të gënjejnë dhe nuk kanë kurrë keqdashje, Linda Goodman tregon vlerat e mëdha të një Shigjetari

Published

on

Si të njohim Shigjetarin

Shigjetari nuk ka asnjë grimcë keqdashje brenda tij. Ai i lëshon fjalët e tij të drejtëpërdrejta dhe shokuese me pafajësinë më të madhe. Madje edhe kur tenton të justifikohet, atij sërish i shpëtojnë ofendime nga goja. Mos e gjykoni atë shumë ashpër. Sepse një Shigjetar e ka gjithmonë pa të keq. Jo se ai ka nevojë për simpatinë time apo tuajën. Pas mënyrës së tij pa takt, është një mendje jashtëzakonisht e zgjuar dhe me standarde të larta. Kombinimi unik i zgjuarsisë, inteligjencës dhe lëvizjes së zjarrtë, zakonisht e çon shigjetën e harkut të shigjetarit direkt në qendër të tabelës. Ajo që të bën përshtypje si të Shigjetari mashkull, ashtu edhe te femra, është fakti që ata janë krejtësisht të pavëmendshëm ndaj fjalëve të tyre. Ata janë të bindur se janë njerëzit më diplomatë në botë. Ata i dëgjon gjithmonë duke thënë: “Çfarë, unë nuk i lëndoj ndjenjat e askujt për asgjë në botë. Unë jam shumë i kujdesshëm për këtë.” Dhe ata sinqerisht e besojnë atë që janë duke thënë. Në fakt, ata çdo gjë e bëjnë më ndershmëri. Shtirja dhe mashtrimi i çfarëdo forme nuk ka lidhje me ta.

Karakteristikat e tyre fizike nuk janë të vështira për t’u dalluar. Shiko për një kafkë mjaft të madhe, të mirë formuar dhe një ball të lartë dhe të gjerë. Tiparet do të jenë të sinqerta dhe të gëzuara, të hapura ndaj miqësive dhe ideve të reja; normalisht lëvizjet janë të vrullshme dhe të shpejta (edhe pse mund të takoni shigjetarë të ngadaltë në lëvizje). Ata shpesh do të bëjnë gjeste të shtrira në hapësirë, gjithëpërfshirëse, të cilat mund të jenë të befta dhe energjike, por ndoshta jo shumë të hijshme. Shigjetari mund të ngre krahun për të treguar diçka dhe në të njëjtën kohë të derdhë gotën me ujë. Ai mund të jetë duke ecur me kokën lart dhe të pengohet në një gur. Ndërkohë çanta e tij mund të hapet dhe të gjitha dokumentat do të shpërndahen në rrugë.

Sytë e personave që udhëhiqen nga Jupiteri, janë aq të ndritshme dhe vigjilente si të një harabeli dhe ata vetëtijnë dhe vezullojnë me nga një humor rigjenerues. Shigjetarët, pra harkëtarët janë ose trupa shumë të gjatë dhe atletik ose më të shkurtër se mesatarja, por me trup të fuqishëm. Ata të gjatët do t’ju kujtojnë kuajt e racës së pastër apo mëzat gjithë vrull. Në veçanti, në rininë e hershme, shumë prej tyre kanë një baluke të pabindur që bie vazhdimisht në ballë, njësoj si krifa e një kali. Ata do ta lëvizin këtë tufë flokësh me një lëvizje të kokës ose me një lëvizje të pandërgjegjshme të dorës- një zakon ky që do të mbetet edhe shumë kohë pasi modeli i flokëve të ketë ndryshuar.

Shigjetarët janë zakonisht të papërtuar. Ata e urrejnë të qëndrojnë thjesht ulur, por edhe të qëndrojnë kot në këmbë.  Shigjetari ka një fizik të spikatur, qoftë edhe duke u nisur nga besimi i dukshëm dhe shpërfillja e sjelljeve të duhura.  Ai ecën sikur gjithmonë është duke shkuar “diku”. Nuk ka ndalesa apo hezitime për të.

Kur takoni për herë të parë një Shigjetar, ai ose do jetë duke shëtitur qenin e tij ose duke kalëruar kalin. Kafshët janë pasioni i tij më i madh.Shigjetarët që kanë shqetësime te planeti i kafshëve , mund të kenë një frikë patologjike nga kafshët, por kjo nuk ndodh shpesh. Zakonisht, njerëzit e lindur nën ndikimin e Jupiterit nuk kanë frikë nga asgjë. Shigjetari tipik tërhiqet nga rreziku- në sport, në punë apo në hobet e tij. Një element rreziku i emocionon dhe i sfidon harkëtarët. Ata e duan shumë shpejtësinë. Makinat e shpejta, madje edhe aeroplanët i tërheqin ata si me magnet. Personi mesatar i Jupiterit i gëzohet më shumë së çdo gjëje tjetër arratisjes qoftë fizike , qoftë emocionale. Kjo gjë  i gjallëron ata.

Ka një ndryshim të madh midis të qenit i prerë në të folur si Shigjetari dhe të folurit brutal të Akrepit. Akrepi kur thotë të vërtetën, është plotësisht i vetëdijshëm për efektin e saj, por sërish  refuzon të bëjë kompromis. Shigjetari nuk është aspak në dijeni të efektit që shkakton, kur ndershmëria e tij e detyron atë të flasë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Akrepi ndihet pakëz pishman në lidhje me deklaratat e tij që shkaktojnë plagë.  Për të, e vërteta është e vërtetë dhe në qoftë se ju nuk mund ta duroni atë, atëherë mos e pyesni. Personi i udhëhequr nga Jupiteri, Shigjetari, nga ana tjetër, tmerrohet dhe i copëtohet zemra kur zbulon se fjalët e tij ju kanë lënduar juve.

Çfarë është në mendjen dhe zemrën e Shigjetarit është pothuajse menjëherë në buzët e tij. Ai është po aq i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë si një fëmijë gjashtë vjeçar. Ju mund ta merrni këshillën e vjetër, “Nëse ju doni të vërtetën, shkoni te një fëmijë”, dhe ta ndërroni me “Nëse ju doni të vërtetën, të shkoni te një Shigjetar”.

Shumë pak njerëz nuk mund ta durojnë Shigjetarin për një kohë të gjatë, pasi qëllimet e tij janë kaq dukshëm ta padëmshme. Ju do ta shihni këtë idealist të dashur, të pëlqyeshëm, inteligjent, pothuajse kudo dhe në çdo kohë. Mund të jëtë ai prezantuesi në ekranin tuaj çdo të dielë mbrëma, duke hedhur shigjeta të pakujdesshme dhe duke i lënë të ftuarit në studio pafjalë nga sinqeriteti i tij. Mund të jetë shoferi i taksisë suaj një mëngjes të hëne, i cili me gjallëri ju shpjegon pse ai i urren klientët kopracë- ose ju mund ta gjeni atë duke ju shërbyer në një restorant, një të premte në mbrëmje dhe me zell ju këshillon të mos porositni biftek, sepse janë djegur pak nga njëra anë.

Shumica e Shigjetarëve, përpiqen me të vërtetë t’ju ngrenë humorin. Të paktën, kjo është ajo që ata fillojnë të bëjnë, por ndonjëherë nuk e arrijnë dot, madje mund të shkaktojnë të kundërtën. Unë dikur kisha një menaxher të shenjës së Shigjetarit, i cili u përpoq të më rriste moralin, duke më thënë se flokët e mi dukeshin më bukur se zakonisht. Ndërkohë që unë kisha një javë pa i bërë krehje, madje as i kisha larë prej ditësh. Por ai është ende një mik i mirë, kështu që ju mund ta shihni se është e padobishme të zemëroheni me ta. Ata mund të ofrojnë këshilla thellësisht të mençura, kur ju keni pasur kohë për të analizuar pikëpamjet e tyre.

Kjo është një shenjë zjarri, kështu që shumica e Shigjetarëve janë të hapur dhe fjalëshumë.  Ka disa që janë shumë të turpshëm dhe të ndrojtur, por edhe këta janë plot me ide origjinale. Në fakt, Shigjetarët e qetë janë ata që mund të ëndërrojnë ëndrrat më të mëdha dhe të synojnë drejt qëllimeve më të larta. Tip i mbyllur apo i hapur, Shigjetari është një nxitës brenda zemrës e tij. Mendja e tij është e zënë edhe kur gjuha e tij nuk është ende, kështu që ju duhet të mbani mend se kjo shenjë Dielli është gjithmonë atje, në brendësi të natyrës së tij; që ai të mos ju vë në gjumë dhe të jeni të përgatitur për veprim e tij të ardhshëm befasues.

Shumicën e kohës Shigjetari tipik është i lumtur dhe i shoqërueshëm, por durimi i tij mund të shpërthejë si një raketë në qiell, nëse ai nxitet nga njerëz, të cilët abuzojnë me sjelljen e tij miqësore të lindur ose krijojnë shumë afrimitet me të. Rebelimi kundër autoritetit dhe gjërave të shoqërisë është gjithashtu diçka e zakonshme. Shigjetari kurrë nuk do të largohet nga një grindje apo të kërkojë ndihmë. Gratë mund të humbasin pozicionet e tyre normalisht të këndshme dhe të lëshojnë një breshëri të papritur gjatë bisedës që do ti vendosin shkaktuesit e problemeve në vendin e vet. Burrat do të përdorin grushtat  dhe armën e përbuzjes. Një personi i vrazhdë dhe fyes, i cili ka sfiduar natyrën e mirë të Jupiterit, shpesh e gjen veten të shtrirë në trotuar duke pyetur veten se nga i erdhi goditja.

Njerëzit e udhëhequr nga Jupiteri nuk mund të durojnë të akuzohen për pandershmëri. Një akuzë e padrejtë apo një shpifje kundër integritetit të tyre do të bëjnë që indinjata të arrijë kulmin, por pas një shfaqjeje të zjarrtë të temperamentit të tyre, Shigjetari tipik do të ndiejë keqardhje dhe do të përpiqet të justifikohet. Ai do t’ju nxijë syrin dhe do t’ju çojë në spital, por të nesërmen do t’ju dërgojë lule dhe embëlsira në shenjë simpatie. Zakonisht, Shigjetari flet dhe vepron më parë dhe më vonë i merr në konsideratë pasojat.

Shumë Shigjetarë kërkojnë skenën dhe askush nuk është i lumtur se ai, kur shikon një audiencë të ngazëllyer.  Ai do të këndojë vetë me zë të ngjirur ose të vallëzojë pa këpucë, vetëm për kënaqësinë e performancës. Biznesi i spektakleve është i mbushur plot me Shigjetarë.

Ka një brez të fortë fetar te burrat dhe gratë e udhëhequr nga Jupiteri, veçanërisht në rininë e tyre. Ata janë intensivisht të interesuar në çështjet e fesë, por pasi rriten ata mund të bëhen skeptikë ndaj dogmës dhe priren të vënë në pikëpyetje besimet e mëparshme si dhe kërkojnë  përsosjen e vlerave. Shumë rrallë mund të ketë ndonjë Shigjetar që nuk ka një komplet valixhesh të gatshme për udhëtime. Ata dashurojnë të udhëtojnë dhe kanë gati të paktën një valixhe, të mbushur me gjerat që mund të duhen për 100 udhëtime, e gatshme  për përdorim të menjëhershmë.

Ju gjithmonë do të vëreni diçka prej fëmije tek natyra optimiste,naive, guximtare e Shigjetarit.  Ai refuzon të pranojë seriozitetin e jetës, edhe pse disa prej tyre e menaxhojnë me përgjegjësi dhe ndërgjegje të admirueshme në vitet e mëvonshme. Megjithatë, ata asnjëherë nuk janë me të vërtetë të lumtur, kur ndihen të ngarkuar nga përgjegjësitë e jetës. Natyra rebele e Jupiterit ngre krye ndaj izolimit dhe shumë izolim mund të sjellë edhe sëmundje serioze. Pleqëria nuk është pothuajse kurrë një problem.

Zonat e tij të ndjeshme janë mushkëritë, mëlçia, krahët, supet, duart, zorrët dhe këmbët. Dashuria e Shigjetarit për sportin dhe lojrat jashtë shtëpisë mund ti shkaktojë aksidente gjatë aktiviteteve. Ai rrallë mund të qëndrojë i shtruar në spital, më shumë se disa ditë. Ai sëmuret shpesh dhe zakonisht rimëkëmbet me shpejtësi të mahnitshme. Jeta rrallë i mposht këta njerëz përgjithmonë. Ata besojnë se e nesërmja, me siguri do të jetë më mirë se djeshmja dhe dita e sotme është mjaft interesante. Gjendjet e këqija shpirtërore, zhduken pothuajse para se retë të arrijnë të fshehin diellin në jetën e Shigjetarit.

Çdo Shigjetar është pak “kumarxhi” brenda tij, përveç rasteve kur në grafikun e tij te lindjes ka një ndikim konservator dhe të kujdesshëm. Shumë pak prej tyre mund të rezistojnë pa hedhur disa kartëmonedha në tavolinën jeshile. Në varësi të vendndodhjes së planeteve në lindje, një Shigjetar mund të rrezikojë të vë në lojë një pasuri të tërë, ose paratë e qerasë së shtëpisë,  për kalin e preferuar që po garon në pistën e garave. Las Vegasi e tërheq Shigjetarin, si mjalti bletët. E njëjta gjë ndodh edhe me tregun e bursave apo pasurive të paluajtshme.  Për fat të mirë, shumica e tyre e mbajnë nën kontroll dëshirën për të hamendësuar, por edhe këta , sërish do të rrezikojnë herë pas herë në një lojë pokeri apo biletë llotarie.

Përsa i përket sektorit të dashuri, si shigjetari i turpshëm, ashtu edhe ai i fortë, e kërkojnë dashurinë në çdo kohë. Shigjetarët zhyten në romancën e dashurisë me symbyllur, por ata kthjellohen menjëherë sapo përmendet martesa. Ata mendojnë sërish për atë që po bëjnë, pastaj vazhdojnë përpara dhe ndonëse bëjnë analiza të kujdesshme sërish mund të bien në gabim. Edhe pse Shigjetari është i ngrohtë dhe i mrekullueshëm në marrëdhëniet e dashurisë, ai është pak i ndërlikuar për tu kapur. Simbolikisht ai është “gjysmë njeri dhe gjysëm kalë “, gjë që padyshim i jep atij mundësinë për të udhëhequr çdo lojë ndjekjeje, gjithmonë nëse ai nuk pengohet me këmbët e veta.

Ndër tiparet më të pakëndshme të disa Shigjetarëve,mund të përmend tendencën e një temperamenti të dhunshëm, dashurinë për ushqimin apo pijen më shumë seç duhet, që mund të çojë drejt obezivitetit apo alkoolizmit, sarkazmën djegëse që vjen nga një mendje brilante,  apo sjelljen e çuditshme dhe pamundësinë për të mbajtur një sekret. Por asnjë nga këto tipare nuk janë difekte të përhershme. Ato mund të çrrënjosen lehtësisht me vendosmërinë e Shigjetarit.

Shigjetarët kanë një tendencë për të dalë jashtë linjës. Shigjetari do të marrë përsipër një kauzë të madhe me përkushtim të verbër dhe të besojë se mundësitë peshojnë më shumë se të metat, një qëndrim ky që rrjedh nga imagjinata e tij brilante dhe të menduarit përparimtar. Ai kurrë nuk dështon së prezantuari rastin e tij, me argumente të arsyeshme dhe llogjikë të ftohtë, ndonjëherë duke i’u adresuar kundërshtarëve me satirë të mprehtë dhe i përmbajtur për tu përleshur. Zjarri është gjithmonë i gatshëm për tu ndezur, kur dikush sulmon padrejtësisht mrekullinë apo kauzën e tij të momentit. Ai është një armik i frikshëm, sepse ai e vendos në shënjestër viktimën e tij, kur përqëndrohet te ajo.  Atëherë, shigjetat e tij, rrallë e humbasin objektivin e tyre. Ata me zgjuarsi lëshojnë goditjen më të fortë nga harku i tyre i shigjetave.

Ndonëse pak njerëz të lindur në dhjetor janë me të vërtetë humoristë, është i çuditshëm fakti që shumica e tyre kur thonë një shaka, e bëjnë këtë në një kohë të papërshtatshme dhe e katranosin fare situatën.  Audienca-në shtëpi ose në teatër ndoshta – do të zgërdhihen nga ngathtësia e dukshme dhe shpirti i qeshur i Jupiterit, do të mendojë se gjithkush është duke qeshur me sensin e tij të humorit. Kjo vërtet mund të jetë për të qeshur me të madhe.

Edhe pse Shigjetarët kanë kujtime fantastike lidhur me ngjarje të shkuara, si përshembull ku ishin më 14 prill 1939 dhe mund të kujtojnë çdo detaj të librave që kanë lexuar, ata mund të harrojnë ku kanë lënë xhaketën e tyre Shumica e tyre në mënyrë të  vazhdueshme humbin doraçkat,çelësat e makinës, kuletat dhe disa njerëz mjaftueshëm të pasjellshëm, do të  thoshin se personat Shigjetar, mund të humbasin edhe kokat, në qoftë se ato nuk do të ishin të lidhura në qafën e tyre.

Një Shigjetar kurrë nuk mund të arrijë të tregojë një gënjeshtër në mënyrë të suksseshme. Askush nuk e beson atë as për një minutë. Mashtrimi është i panatyrshëm për Shigjetarin dhe kur ai përpiqet ta praktikojë atë, ekspozimi është zakonisht i shpejtë dhe i sigurt. Për të është më mirë të ngecet te e vërteta , pavarësisht pasojave që mund të ketë. Madje as mendja e tij vëzhguese dhe shumë e vetëdijshme, nuk mund ta shpëtojë atë nga pasojat e një mashtrimi, vetëm nëse ka Akrepin në shenjën e tij.

Për Shigjetarin, jeta është një cirk dhe ai është kllouni, që hidhet dhe bën kollotumba i veshur në një kostum me ngjyra. Fytyra e tij është e lyer me ngjyra të ndritshme dhe sytë e tij ndriçojnë nga kurioziteti dhe argëtim. Nuk ka rëndësi nëse ai është tip i tërhequr apo guximtar, natyra e vërtetë e këtij idealist bujar është aq e gëzueshme sa Festa e Krishlindjeve. Me trimëri ai ngul një trëndafil mbi zemrën e tij të madhe dhe e drejton harkun e tij drejt qiellit. Ndërsa merr shenjë drejt, ai e lëshon shigjetën më lart sesa syri i njeriut mund të shohë- në vendin ku lindin të gjitha ëndrrat.

Personalitete të famshme të shenjës së Shigjetarit

Beethoven, Arthur Brisbane, William Buckley, Jr. Maria Callas, Andrew Carnegie, Edith Cavell, Winston Churchill, Noel Coward, Sammy Davis, Joe DiMaggio, Walt Disney, Betty Grable, Grimaldi, Mark Twain, Julie Harris, Papa Gjon Pali XX, John Lindsay, Mary Martin, David Merrick, John Milton, Robert Moses, John Osbonae, Lee Remick, Lillian Russell, Frank Sinatra, David Susskind, James Thurber, Julie Harris.

Horoskopi

Surpriza në çdo fushë të jetës dhe ndoshta dashuri të reja, ju tregojmë 3 shenjat me FAT të javës tjetër

Published

on

Demi

Gratë: do të duhet ta organizojnë kohën e tyre më mirë, pasi kjo javë do të jetë e mbushur me më shumë takime dhe kontakte me njerëz nga distanca të ndryshme. Një situatë e paqartë ose e papritur do të lindë në punën tuaj me një burrë: një koleg, klient ose partner.

Burrat: mbi moshën 35 vjeç do të kenë një nevojë të madhe për përvoja emocionuese për t’i rikthyer në rininë e tyre, për t’i bërë ata të pëlqejnë dhe duan përsëri. Miqtë fëmijëve tuaj do të krijojnë shqetësim për ju nëse jeni familjar.

Virgjeresha

Burrat: do të duhet kenë durim dhe të mos detyrojnë zhvillimin e gjërave që janë të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Surprizat mund të ndodhin në pothuajse çdo fushë të jetës tuaj. Një grua mbi 35 vjeç do të bëjë diçka të mirë për ju ose do të ketë një ndikim pozitiv në veprimet tuaja.

Gratë: do të jenë energjike, të prirura për eksperimente ose risi të ndryshme. Marrëdhënia juaj me njerëzit e lindur nën shenjat e ajrit do të jetë e dobishme dhe produktive për ju. Konfliktet mund t’ju kthejnë në fillimin e disa prej planeve ose ideve tuaja. Shmangni panikun në çdo lajm të papritur ose të pakëndshëm.

Ujori

Gratë: do të kenë një javë të favorshme për të kryer detyrat e tyre profesionale ose të biznesit. Karriera do të jetë e rëndësishme për ju sepse tani do të keni mundësinë të bëni përparim ose të arrini rezultate të rëndësishme. Ju jeni gati për të bërë një bisedë të rëndësishme me një grua të re ose do t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm.

Burrat: do të kërkojnë kohën dhe mënyrën më të mirë për të vepruar në çështje të rëndësishme që lidhen me dokumentet, paratë ose një kontratë. Gjatë javës do të keni disa takime interesante ose të paktën një mbledhje të dobishme, të rëndësishme për ju. Ju do të merrni më shumë se sa ka përgatitur fati juaj për këto shtatë ditë. Ndiqni me kujdes ngjarjet në jetën e njerëzve të lindur nën shenjën e Dashit, Luanit ose Shigjetarit.

Continue Reading

Horoskopi

Nga data 20 deri në 25 këto shenja do fitojnë një MAL me para! Ja kujt do t’i ndryshojë jeta!

Published

on

Tashmë është koha që ky lèxím i yjeve të tèrhèqë shumë vèmènjen tuaj dhe t’ju sjèllë gjèra që ju do dònit t’i dègjònit.

Ajo nuk gábòn në páráshíkimet e saj dhe këtë rádhë sjèll një lájm shumë të vèçantë për një kátegori shenjash që dùke fílluar nga java tjetër do të kènë një ngrítje në punë e kárríerë dhe në lèk.

“Nëse doni që të shùáni kuríozítetin se kush përfíton nga një rrítje páge është dèmi dhe akrèpèt që njíhen për njerëz shumë punëtorë dhe mèritòjnë ato që do ju víjnë”.ADVERTISEMENT

Por, lájmi më i madh është se jo vetëm ato dy shenjat, por do të jènë edhe disa të tjera që më në fùnd kjo ngrítje fínáncíare, do t’i shpètojë nga pròblèmet.

“Nga e hëna dhe për 15 ditët që víjnë do të arríni të prèkni një rrítje të të ardhùráve dhe lèk më shumë ndáj lùmtùròhuni dhe trègòni sa më shumë dùrím”, thotë ajo.

Për binjakët nga 19 deri më 22 të këtij muaji do të víjë një fòrcím dhe mbròjtje në shèndètin e tyre dhe në fíllim të muajit tjetër një rrítje në èkònòmi.

Ndrýshím pune dhe një bíznès me shumë fítíme dhe ide do të jetë ajo që do të ndòdhë në jetën e bricjapëve dhe ju tashmë hýni në periudhën më të gùxímshme të jetës tuaj.

Bèhùni gáti ju të vírgjèrèshës sepse më në fùnd çlíròheni nga mjáftùèshëm hálle. Mòs jètoni me pròblèmet e të káluarës, por shíjòjeni sa më shumë atë dhùrátë që ju vjèn më 21 të muajit.

Ju të shígjetarit, dùhet që sa më párë të pránòni òfèrtën që do t’ju bèhèt nga një i afèrm dèm dhe nga ky bashkëpunim do të “líndín” lèk.

Disa nga bòrxhèt që ju gafore kèni, do të fíllojnë të márrín fùnd duke fílluar nga e hëna dhe për një kohë të gjátë nuk do përjètoni më síklète. Një e mirë e madhe ju ndòdh në fùndin e këtij muaji.

Edhe peshoret, që kánë prítur kaq shumë, tashmë do të hýjnë në një dímènsíon ky párátë, dashùria dhe shèndèti, márrin fùqínë më të madhe. Nuk bèni kèq që në tetor të pròvòni me një bíznès.

Një nga shenjat që mbèshtètet kaq shumë në një ngrítje të madhe në fínánca është demi të cílit do t’i prèzántohen 3 pròjekte që do t’u sjèllin vetëm sùksèse në të ardhmen. Kríza e lèkève mèrr fùnd pas dátës 21.

Dýert e fátit hápen pas dátës 20 edhe për akrèpët që këtë mùaj do të jènë me shumë fát në lídhjè me çdo çèshtje fínáncíare. Edhe për ju dáta 21 e këtij muaji sjèll një dhùrátë që shtòn më shumë llògárinë në bánkë.

Dashi dhe ujori është një dyshe që këto kohë dùhet të rrínë sa më shumë bashkë dhe të kríjòjnë një fùqí së bashku pasi ky báshím do t’ju plòtèsojë çdo dèshírë që kèni në vitin 2021.

Edhe një dyshe tjetër që ka fát nëse rrínë së bashku janë Luanët dhe shígjetari dhe ju do të mèrrni kaq shumë bèkíme nga Unívèrsi sa me shèndètin dhe lèkèt do ju shkòjnë fáre mirë punët. Tashmë nuk ka më “rrèmùjë” në të tashmen tuaj.

Continue Reading

Horoskopi

“Duket se po troket dashuria e vërtetë!”, Russell Grant tregon shenjë me fat për të dielën: Gati për të dalë me dikë!

Published

on

Dashi

Jeni mërzitur nga rutina. Dilni jashtë dhe mbajeni veten të zënë. Nuk keni nevojë të udhëtoni shumë larg për të shijuar një ndryshim të peizazhit. Një udhëtim i shkurtër për kënaqësi do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Po përpiqeni të hiqni mendjen nga diçka që dëshironi ta harroni. Të qenit aktiv është një mënyrë e mirë për të përballuar situatat.

Demi

Qasja e një partneri ndaj planeve të përbashkëta që po bëni po ju krijon shqetësim. Do të jetë humbje kohe lutja ndaj tij për të përmbushur detyrimet. A po shkoni në të njëjtin drejtim? Ju nuk mund të merrni një vendim nëse nuk i besoni njëri-tjetrit.

Binjakët

Jeni gati të bëni një pushim nga aktivitetet e komunitetit dhe lajmet. Dëgjimi i asaj që po ndodh në botën e jashtme po ju shqetëson. Aktivitetet në internet dhe ato me miqtë do t`ju sjellin kënaqësinë më të madhe.

Gaforrja

Nëse nuk jeni të sinqertë për ndjenjat tuaja, një keqkuptim i vogël mund të zhvillohet në diçka me serioze. Një partner beson në sinqeritetin tuaj. Nëse ndjeni një farë tendosjeje në një marrëdhënie të ngushtë, nxitni një bisedë të hapur.

Luani

Një mungesë parash po krijon tension në shtëpi. Sigurohuni që të bëni numëroni sa keni para se të shpenzoni. Kjo nuk është një kohë e mirë për të blerë gjëra të panevojshme. Ndiheni mirë kur blini gjëra për veten, por jo nëse nuk keni mundësi. Jini realist. Ju nuk duhet të injoroni faturat e papaguara.

Virgjëresha

Duket se nuk mund të shkoni mirë me një koleg ose fqinj të ri. Fjalët e tij duken si të thëna qëllimisht për t’ju plagosur. Sa më shumë që përpiqeni t’i kënaqni, aq më cinikë bëhen. Ju kishit shpresuar se do ishit miq, por kjo nuk është e mundur. Ndaj është më mirë t`i shmangni.

Peshorja

Jeni gati të dilni me dikë. Flisni me njerëz të rinj dhe njihuni më mirë me ta. Ju mund të krijoni miqësi të papritura që do ju ndihmojnë për karrierën ose jetën personale.

Akrepi

Një partner po ju kërkon që të shikoni më përpara sesa zakonisht. Ata duhet të dinë se cilat mund të jenë planet tuaja afatgjata. Një projekt i përbashkët për të cilin keni diskutuar shpesh, por nuk keni bërë asgjë, do të dalë përsëri në bisedë e sipër. Ju ndiheni të sigurt.

Shigjetari

Shmangni përfshirjen në thashetheme. Mund të duket sikur diçka që dëgjoni konfirmon dyshimet tuaja për dikë, por a mund të mbështeteni te personi që përhap këtë thashethem? Ata mund t’ju tregojnë se çfarë doni të dini. Do të ishte turp të lejonit njerëzit që t’ju tërheqin drejt thashethemeve negative.

Bricjapi

Në vend që të dilni me miqtë, ju me siguri do të qëndroni në shtëpi. Familja juaj është gjithashtu në shtëpi. Të gjithë do ta vlerësoni këtë gjë dhe do diskutoni mbi mundësitë e ardhshme. Kjo do t`ju lidhë më shumë me njëri-tjetrin.

Ujori

Një ish-mik i juaji po ju bezdis. Po lodheni me mesazhet në telefon e email. Nëse vazhdon t`ju ngacmojë bllokojeni numrin e tij. Dilni me miqtë e vërtetë dhe argëtohuni.

Peshqit

Jini të gatshëm të kaloni kohë me familjen tuaj dhe të diskutoni për qëllimet e ardhshme. Nëse të gjithë mund të bini dakord për qëllimet e përbashkëta, mund të shpresoni të bëni përparim. Për çfarëdo vendimi që bihet dakord, sigurohuni që të ndiqni angazhimet. Nuk doni të fitoni një reputacion si njeri jo i besueshëm.

Continue Reading

Trending