Connect with us

Horoskopi

Besnik, të dashur, por me paranë nuk kanë lidhje, ja ç’thotë astrologia Linda Goodman për shenjën e demit

Published

on

Si të njohim Demin

Një miku im shumë i dhënë pas udhëtimeve, i cili ka qenë pothuajse në çdo vend të botës  të paktën dy herë, më tha njëherë se kurrë nuk do ta harronte udhëtimin e tij të parë me anije, në jug të Spanjës. Një ditë, ndërsa ai ishte në kuvertë duke admiruar pamjen, një shkëmb gjigand dhe i fortë, u shfaq në  horizont, duke u zmadhuar gradualisht, nën detin e ndritshëm të Mesdheut. Dikush në anije bërtiti: “Shiko! Shkëmbi i Gjibraltarit!”  Shoku im i impresionuar, shkrepi një foto për ta patur kujtim, pastaj u kthye drejt një adoleshenti të mërzitur, të ulur në karrige në kuvertën e anijes dhe e pyet i frymëzuar: “ A nuk është e mrekullueshme”ë Dallgë të pafundme e kanë rrahur këtë shkëmb gjatë shekujve, stuhitë e kanë goditur atë, ushtritë e kanë sulmuar dhe qytetërimet kanë ardhur e ikur, por ai ka mbetur atje, më i fuqishëm se kurrë. Asgjë nuk mund ta ndryshojë dhe as ta lëvizë atë nga vendi”. I riu me përtesë ju përgjigj:  “Po, e di. Më kujton babain tim”.

Babai i tij ka lindur në maj.  Dhe ky është një nga shembujt sesi mund të përshkruash një njeri të shenjës së Demit.  Atë mund ta gjesh në vendet më pjellore, siç do të ishte një fermë, një bankë ose një zyrë e pasurive të patundshme, por ju do ta gjeni atë të kullosë edhe në fusha dhe lëndina të tjera. Ka shumë persona të shenjës së Demit që janë inxhinierë, yje filmash, nëpunës, mbretër dhe mbretëresha, pastrues oxhaqesh, kasapë, furrxhinj dhe orëndreqës. Ju gjithmonë mund ta dalloni Demin  e fortë, nga qëndrimi i tij i heshtur.  Deri sa ju të miqësoheni me të, bisedat më të gjata do të jenë: “Po,” “Jo,” “Faleminderit,” “Mirupafshim,” dhe shpesh “Uh-uh”, një zëvendësim për fjalën “Jo.”  Nëse ai ka në ashedenten e tij Binjakët, Dashin apo Shigjetarin, ai mund të jetë më shumë i dhënë pas të folurës dhe mund të ecë pak më shumë i kapardisur. Por Demi tipik preferon të lëvizë më me ngadalë dhe të flasë me masë.
 Ashtu si Shkëmbi i Gjibraltarit, ai është i fortë dhe i qëndrueshëm dhe asgjë nuk pengon qetësinë e tij.  Ju mund të hidhni ujë mbi të, ose të ndizni një zjarr në mes të këmbëve të tij.  Ju mund ta godisni me grusht në kraharorin e tij, apo të shihni me inat ose ti bërtisni me zë të lartë. Demi nuk do të lëvizë asnjë centimetër, pasi ta këtë vendosur këtë në mendjen e tij. Një person i shenjës së Demit  rrallë nxiton, aq sa të shkelë këmbët tuaja.  Ai thjesht do që ta lënë vetëm. Nëse nuk e shqetësoni atë, ai do të jetë shumë i kënaqur.  Ngacmojeni këtë njeri dhe ai do të acarohet. Cënojeni dhe përgatituni për një luftë të dhunshme.  Ai mund të durojë për muaj e vite me radhë, duke treguar vetëpërmbajtje dhe kontroll të përsosur.  Pastaj një ditë, papritur, dikush mund të hedhë shumë ngarkesë apo peshë në shpinën e tij të gjerë. Atëherë Demi do të hungërijë, do të fillojë të godasë tokën me këmbë dhe do të picërrojë sytë, para se të sulet drejt jush. Largohuni nga rruga e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Temperamenti i Demit rrallë shfaqet impulsiv, por kur një Dem egërsohet nga inati, ai mund të shkatërrojë çdo gjë në rrugën e tij, përfshirë këtu edhe personat e shenjës së Akrepit.  “Shkatërron” nuk është fjala e duhur. “Rrënon” ose “Prish” do ishte më e saktë. Mund të duhet një kohë e gjatë, që pluhuri të largohet dhe paqja të mbretërojë përsëri.  Disa njerëz të shenjës së Demit, mund të kenë një vet-kontroll të tillë, që të shpërthejnë vetëm një ose dy herë, gjatë gjithë jetës së tyre. Edhe ata që zemërohen më shpejt, nuk do të shpërthejnë më shumë se një ose dy herë në vit. Megjithatë, është më mirë që të mbahet mend, se Demi zakonisht nuk acarohet apo nxehet. Në qoftë se incidenti është aq i madh sa për të tronditur emocionet e tij (zakonisht të qeta), ju mund të përballeni me një tërbim të verbër, jo me një inat të zakonshëm.

Ju mund të prisni që shumë njerëz të lindur në Maj, ti ngjajnë me të vërtetë demit dhe si meshkujt ashtu edhe femrat kanë një cilësi shpirtërore të pakapshme me kafshën që  simbolizon shenjën e tyre të horoskopit. Vështrimi në sytë e femrave të Demit, do të jetë i qetë dhe të kthjellët, por edhe i qëndrueshëm.  Ajo do të lëvizë me hijeshi, me plogështi, por pa fshehur forcën brenda saj. Sa për meshkujt, qafa shpesh do të jetë e trashë ose muskuloze, supet, krahaori dhe shpina të gjera dhe të forta.  I gjithë trupi do të jetë i plotë dhe i mbushur, qoftë i shkurtër apo i gjatë.  Veshët janë zakonisht të vogla dhe të ngjitura me kokën.  Kur ata hanë, përtypen ngadalë dhe zakonisht kanë metabolizim të shkëlqyer. Jo të gjithë, por shumë Dem kanë flokë kaçurrel ose me onde. Ata zakonisht kanë sy të errët dhe lëkurë zeshkane. Edhe njerëzit me flokë bjondë, sy me ngjyrë të çelur apo lëkurë të zbehtë, kurrë nuk do të tregojnë brishtësi në mendje apo karakter.

Demi tërhiqet fuqishëm nga gjinia e kundërt, por ndjekjet agresive për të arritur çdo lloj kënaqësie, nuk bëjnë pjesë në manualin e tij. Ai preferon që njerëzit të tërhiqen vetë prej tij. Pse duhet të harxhojë ai energji, gjatë përpjekjes për ti ndjekur ata rreth e rrotull lëndinave të fshatitë Një udhëtim i shkurtër në një fermë dhe disa vëzhgime të mprehta të ligjeve të natyrës, do tju bëjnë të qartë, sesi aktivizohen emocionet e Demit, si në dashuri, edhe në miqësi.  Pasiviteti është sjellje tipike për Demin.  Ai më shumë do ti gëzohet mikpritjes së njerëzve në shtëpi, sesa të vihet në vështirësi dhe të shkojë për vizita tek shtëpitë e të tjerëve. Përpjekjet e nevojshme për të arritur popullaritetin, nuk janë pjesë e natyrës së Demit.  Nëse ju doni që ai të jetë i pranishëm për ju, mund ti telefononi atij.  Ai do të jetë atje.  Jepini atij një shenjë se jeni e interesuar për miqësi apo romancë dhe ai do ta kapë menjëherë, nëse është në interesin e tij. Ata dinë si të sillen në situata të tilla, gjë që nuk ndodh gjithmonë me shenjat e tjera të zodiakut, ndonëse mund të jenë më të shoqërueshme se shenja e Demit.  Demi rrallë shqetësohet apo stresohet, aq  sa të kafshojë thonjtë. Ai mund të shfryjë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç ai do të donte, por nuk është tip nervoz.  Është në natyrën e tij që të jetë stoik dhe ti marrë gjërat me qetësi dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë tendencë themelore.
 Një Dem mesatar, ka një shëndet të shkëlqyeshëm, me një fizik të fortë. Ai mund të mbajë shumë në shpinën e tij, por kur bie nga shëndeti, mund ti duhet një kohë e gjatë që të rikuperohet, për shkak se është shumë kokëfortë për tju bindur mjekut. Duke mos qenë optimist si natyrë, kjo nuk ndihmon në shërimin e tij të shpejtë. Zonat e ndjeshme të tij janë  fyti, qafa, këmbët, shputat e këmbëve, organet riprodhuese, shpina dhe shtylla kurrizore.  Ftohjet shpesh kthehen në acarime fyti dhe mbipesha për shkak të dashurisë së përhershme të Demit për ushqimin dhe pijet, mund të shkaktojë probleme në zemër, por edhe probleme me qarkullimin e gjakut, ne vena dhe variçet, apo ankesa të tjera kronike.  Shumica e njerëzve të lindur në Maj, mund të qëndrojnë lehtësisht të shëndetshëm, në krahasim me ne njerëzit e shenjave të tjera, nëse ata shmangin obezivitetin, pasivitetin dhe infeksionet në veshka. Le ta pranojmë hapur. Nëse Demi do hajë dhe pijë pa kriter, ai do të humbasë fizikun e tij të shkëlqyer dhe shëndetin e tij të mirë, prandaj ai nuk mund ta lejojë diçka të tillë.  Ndërkohë që një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të tij, është mungesa e ajrit të të periferisë dhe mungesa e ushtrimeve fizike.  Sistemi i tij gjithmonë do të ketë nevojë për këto dy elementë, edhe pse ai mund të jetë shumë kokëfortë për ta pranuar këtë.  

 Meqënëse jemi duke folur për kokëfortësinë e Demit, është e kotë ti thuhet një personi të shenjës së Demit, se është shumë kokëfortë. Sipas mendimit të tij, ai nuk është aspak kokëfortë. Ai është thjesht një njeri i durueshëm. Ai nuk e quan vetëm kokëfortë, por vetëm të arsyeshëm dhe të qëndrueshëm.  Madje, ai nuk arrin ta kuptojë, pse njerëzit e gjykojnë atë në mënyrë të padrejtë.

 E vërteta absolute është se Demi është një nga shenjat më kokëforta të zodiakut. Meshkujt dhe femrat e kësaj shenje duket sikur i kanë ngjitur me ngjitës pas karrikes dhe pas mendimeve të tyre.  Një burri i shenjës së Demit, do të refuzojë të shoqërojë gruan e tij në shtëpinë e një mikeshe, nëse aty nuk do të ketë një karrige të rehatshme për të. Ajo do të përpiqet më kot ti ndryshojë mendjen. Ai thjesht nuk do të shkojë me të.  Një grua e shenjës së Demit, e cila nuk i aprovon miqtë e burrit të saj, fare thjeshtë nuk do të bisedojë me ta.  Megjithatë, Demat mund të mbajnë një qëndrim të durueshëm, duke u justifikuar se ky është një virtyt i tyre.  Shumë prej tyre, i mbajnë ngarkesat emocionale dhe fizike në heshtje, pa u ankuar asnjëherë. Sa më shumë probleme të grumbullohen, aq më shumë forca gjen Demi për ti duruar.  Besnikëria dhe përkushtimi për familjen dhe miqtë e tij shpesh tejkalojnë çdo masë. Shumë meshkuj dhe femra të shenjës së Demit, meritojnë medalje të arta për guximin me të cilin i kanë përballuar goditjet e fatit që jeta e ka dhënë. Ndërkohë që këto goditje do kishin thyer shenjat e tjera të zodiakut që në momentin e parë.  

 Lidhur me ushqimin, mund të them që ka shumë pak gjëra që nuk hyjnë në shijet e Demit. Ai zakonisht mund të hajë në një vakt, nga speca të skuqura tek torta me krem çokollate, nga  turshitë e tharta tek frutat me kanellë. Bifteku dhe bërxollat e viçit, janë të preferuarat e tij dhe atij i pëlqen shumë të mbarojë ato që kanë mbetur në pjatë.  Humori i Demit është e ngrohtë dhe paqësor, pa asnjë element  falsiteti në të. Këta njerëz  rrallë janë vërtet mizor apo hakmarrës.  është fakt i çuditshëm që Demët mizorë kanë shumë planete të pozicionuar te Dashi në momentin e lindjes. Këto dy shenja duket sikur nuk përshtaten  mirë me njëra- tjetrën. Hiltleri është një shembull që e vërteton këtë.
 
Tani, në lidhje me çështjen e parave- Demi dhe paratë e tij, rrallë janë të ndarë nga njëri tjetri.  Jo çdo Dem është një milioner, por ju nuk do të gjeni shumë prej tyre duke qëndruar në rradhë për supë të lirë nepër qëndrat sociale.  Demit i pëlqen ta ndërtojë perandorinë e tij ngadalë dhe me siguri maksimale. Ai fillon me një bazë të fortë, pastaj gradualisht shton një histori suksesi, derisa ai ka ndërtuar një biznes të qëndrueshëm dhe një llogari bankare të majme.  Në mënyrë të çuditshme, Demit i pëlqen të grumbullojë pushtet, së bashku me para, por thjesht për kënaqësinë e posedimit. Paraja i jep atij, përveç kënaqësisë edhe siguri.

Ai impresionohet shumë nga madhësia e gjërave. Sa më e madhe diçka, aq më interesante është për të. Kështu, sa më e madhe një ndërtesë, aq më tërheqëse është për Demin. Në një kopësht zoologjik, ai do kalojë, pothuajse pa i vënë re majmunët e vegjël, ndërsa po shkon drejt zonës së elefantëve të fuqishëm dhe gjigandë. Një person i shenjës së Demit, mund ti përballojë me guxim mbresëlënës kafshët e mëdha, por do të trembet për vdekje nga një mi. Një tigër i zgjidhur nga zinxhirët, nuk do ta bëjë Demin ti lëvizë asnjë qerpik, ndërkohë që një grenzë do ta bëjë atë të vrapojë me nervozizëm.

 Pikturat e bukura dhe simfonitë e famshme, e provokojnë thellë një njeri të shenjës së Demit.  Çdo Dem zotëron pak nga dashuria e Afërditës për artin dhe muzikën. Shumë prej burrave dhe grave të shenjës së Demit, kanë zëra të bukur.  Disa prej tyre këndojnë në mënyrë profesionale, të tjerët nën ujin e dushit, apo të zhytur në shkumën e vaskës dhe në ëndrrat për një jetë të sigurt. Në një farë mënyre, muzika gjithmonë do të prekë jetën e tyre dhe vizatimi ose piktura, shpesh do të jenë hobi apo karrierra profesionale.
Nuk ka asnjë gjë të përmasa të vogla për Demin, përfshirë këtu kapacitetin për dashurinë e përjetshme dhe potencialin për pasurinë. Bakri, metali që përfaqëson Demin, është një përçues i shkëlqyer i elektricitetit dhe nxehtësisë, i cili ndriçon me bukurinë e tij përgjatë viteve të gjata të përdorimit dhe konsumimit. Njerëzit e tjerë mund të kenë nevojë për zjarre ndriçues për të ecur përpara, por natyra e qëndrueshme e Demit, nuk ka nevojë për pishtarë flakërues, për të ndriçuar rrugën e tij drejt jetës së sigurtë. Më në fund, suksesi do të vijë tek ai dhe Demi do jetë gati për të. Duke qenë se Afërdita, e spërkat atë me dashurinë për luksin, ai paguan shtrenjtë për pronat dhe zotërimet e veta, prandaj i ruan ato si thesare gjatë gjithë jetës. Gjithsesi, ai është armik i betuar i ekstravagancës dhe shpenzimeve të tepruara.  Shtëpia e tij është kalaja e tij dhe askush nuk duhet të prishë paqen e Demit. Njerëzit e shenjës së Demit, janë po aq të qetë, sa vetë koha, po aq të thellë sa një pyll i dendur dhe kanë një forcë të tillë që mund të lëvizin edhe malet. Por sërish, një Dem është kokëfortë.

Personalitete të famshme Demi

 Fred Astaire Balzac, Lionel Barrymore, Irving Berlin, Gary Cooper, Oliver Cromell, Bing Crosby, Salvador Dali, Stephen A. Douglas, Mbretëresha Elizabeth, Duke Ellington, Ella Fitzgerald, Henry Fonda, Margot Fonteyn, Sigmund Freud, Audrey Hepburn, Hitleri , Vladimir Nabokov, Robespierre, Robinson, Bertrand Russell,William Shakespeare, Peshkopi Fulfon, Barbra Streisand, Norma Talmadge, Shirley Temple, Harry S. Truman, Orson Welles.

 Mashkulli i shenjës së Demit

Ndoshta ju e përfytyroni mashkullin tipik të Demit si të qetë, me shpirt praktik, të arsyeshëm dhe me këmbë të ngulura fort në tokë. Kjo është plotësisht e vërtetë- ai kështu është. Ju gjithashtu mund të vëreni se ai është i ngadalshëm në veprime, i matur dhe i kujdesshëm. E vërtetë përsëri.  Prandaj, ju arrini në përfundimin, se është e logjikshme të supozohet se ai nuk është shumë romantik.  Këtu jeni komplet gabim!!

 Ku e keni marrë idenë se ju mund të analizoni natyrën e Demit, duke përdorur logjikën e pastër vetëmë  Ndoshta nga ndonjë mashkull i shenjës së Peshores, i cili është duke u përpjekur t’ju bëjë përshtypje me idetë e veta brilante.  E pra, ai është gabim.  Logjika nuk hyn shumë në punë, kur doni të zgjidhni enigmën rreth një simboli të fortë dhe maskilist si Demi , i cili drejtohet nga një planet, i dashur dhe paqësor si Afërdita. Dërgoje atë djaloshin mendjendritur të Peshores,  përsëri në bibliotekë.

Demit mund ti duhet një kohë relativisht e gjatë, para se të vendosë se ai ju dëshiron për gruan e tij.  Por pasi ai ta ndajë mendjen se ju jeni femra e duhur dhe të vendosë në trurin e tij që do tju bëjë të vetën, ai do të bëjë që kandidati i Peshores të duket i ngathët para tij. Ai do të bënte me turp edhe Luanin krenar dhe Akrepin pasionant. Ky mashkull i shenjës së Demit, praktik, i ndjeshëm, i matur, i vendosur është në gjendje t’ju dërgojë një trëndafil të vërtetë çdo ditë deri sa të dorëzoheni para propozimit të tij për martesë apo çfarëdo tjetër.  Ai mund edhe të shkruajë një poezi apo prozë dhe tjua dërgojë atë me postë, pa vendosur emrin e tij, i bindur që ju do ta merrni me mend cili është dërguesi. Demi mund të jetë një i dashur i butë, i kujdesshëm dhe mbrojtës. Natyra e tij sensuale, do ta bëjë atë të ndjeshëm ndaj parfumit tuaj ekzotik, butësisë së lëkurës tuaj dhe të flokëve tuaj. Ndjeshmërinë që ka Demi ndaj prekjes, ju pothuajse mund ta prekni.

 Është krejtësisht e vërtetë se Demi nuk është një ëndërrimtar i madh si mashkulli i shenjës së Ujorit.  Demi kurrë nuk do të fshijë nga lista, menjëherë si një Luan, apo tju premtojë se do tju marrë me anije dhe do tju çojë në një kështjellë zanash, ku do të jetoni përgjithnjë të lumtur sëbashku, ashtu siç do të bënte një Dash. Ai me shumë gjasa do të bjerë në gjunjë para teje, një mbrëmje të shtune dhe në duar do ketë projektin e shtëpisë prej druri që ka planifikuar të ndërtojë për ju, sëbashku me një shumë parash.

Ai ndoshta do ta ketë paguar paradhënien e plotë të shtëpisë, ose të paktën, qeranë e apartamentit me qera, para se ju të dy të fejoheni. Ky njeri është një biznesmen i vërtetë.  Kur Demi do tju drejtojë për në shtëpinë e tij, e cila nuk do të ketë asnjë ngjashmëri me kështjellën e zanave, ju mund të jeni e sigurt se hipoteka tashmë është e depozituar në bankë. Kjo është diçka që vështirë se do tju bëjë të ankoheni. Ju do të pyesni veten pse  këni kërkuar që të mbështilleni me ato retë rozë ëndërrimtare, sapo të keni provuar ngrohtësinë e batanijeve të buta dhe të sigurta të Demit. Ju do të jeni shumë e zënë, duke shijuar mobiljet tuaja të reja dhe llogaritë bankare, për të qarë për ëndrrat e mjegullta që ndoshta nuk do të kishin ardhur asnjëherë, gjithsesi. Kjo do të ndodhë, nëse ju jeni një femër që  çmon pasuritë e prekshme. është për të ardhur keq, se jo të gjitha femrat arrijnë ta vlerësojnë këtë. Por vajzat e ndjeshme, nga 18 vjeç deri në 80 vjeç, i vlerësojnë mënyrat e qeta dhe natyrën e butë të Demit. Gjestet e tij sentimentale dhe joshja e këndshme, mund të jenë po aq të kënaqshme sa  ofshamat poetike me shumë ngjyra dhe emocionuese të Don Zhuanëve. Pyesni ndonjë grua që ka qenë në një lidhje të qëndrueshme me një Dem, sesa mirë dhe e sigurt është ndier nga dashuria e tij.
 Natyrisht ka dhe të meta në një aventurë romantike me një mashkull të shenjës se Demit, pasi jo çdo gjë është e përsosur.  Por edhe ju duhet të keni një sjellje prej zonje të vërtetë. Asnjë mashkull i Demit nuk do të merrej me një femër që ka një sjelljë mashkullore, që prej zërit deri te gjestet. Nëse keni ndonjë mendim që doni tia shprehni atij, mos e bëni këtë me zë të lartë, aq më tepër në publik.  Ai e respekton shumë një femër inteligjente,  por ju do të bënit mirë që ta lini atë të jetë ylli i grupit shoqëror, edhe kur ju jeni duke vallëzuar faqe më faqe, edhe kur jeni të ulur krah më krah, në një restorant. Nëse do të bëni si grua e emancipuar para shokëve të tij, ai do të ketë një nga këto dy reagime:  Nëse ai është një Dem i prapambetur ( ju do të habiteni se sa shumë të tillë ka rrotull), ai ka gjasa tju jap një të shtyrë, ndoshta edhe një shuplakë të mirë kur ju të shkoni në shtëpi-ose më keq akoma, para se të shkoni në shtëpi. Nëse ai është një lloj më i sofistikuar, ai thjesht do të kyçë gojën dhe do ulet aty si një copë e madhe guri, duke refuzuar të flasë një fjalë tjetër gjatë gjithë natës, deri sa ju të ndiheni kaq keq sa do donit të hapej toka dhe tju përpinte. Edhe miqtë tuaj do të ndihen shumë në siklet. Pra, me të vërtetë, ky mashkull mund tju prishë mbrëmjen tuaj, për të mos thënë të gjithë stilin tuaj të jetës.

Impulsi juaj i parë do jetë që të rregulloni dëmin që bëtë dhe ti ktheni humorin, para se ai te largohet, por kjo është e pamundur të ndodhë. është njësoj sikur të provoni të lëvizni Shkëmbin e Gjibraltarit! Në fakt, nëse tentoni ta ktheni atë në gjëndjen e mëparshme sociale, do kuptoni më vonë që do ishte më mirë mos ta kishit provuar fare. Madje nëse e nxisni shumë, ai do kthehet nga një copë akulli i heshtur, në një Dem të tërbuar që turfull dhe nga tërbimi mund të marrë çdo gjë përpara. Në këtë situatë, ju do të donit të fshiheshit nga miqtë tuaj për muaj me rradhë.

Horoskopi

“Do ju bíen pára nga qíelli dhe rrògat ju rríten këtë ditë…”/ Dùroni në datën 18

Published

on

Ajo është një nga astrologet më të mira britanike dhe jo më kot ajo na ka befasuar shumë herë me leximin e letrave të saj. Por, këtë radhë ajo ka një paralajmërim dhe një mesazh për të gjithë ju, ndáj dhe ju tashmë shikoni dhe gjeni menjëherë shenjën tuaj dhe më pas do të zbuloni vetë gjithçka.

Dashi: Zgjidhni çështjet me partnerin tuaj, I dashur Dash këto ditë të ngròhta vere ju bëjnë më të shqe.tësuar se kurrë dhe ai që paguan më shumë në lidhje me këto shqe.tësime është partneri.

Venusi i pafav.orshëm për shenjën tuaj së bashku me Marsin sjell gr.indjet dhe diskutimet në rendin e ditës. Kushtoji vëmendje të veçantë fundjavës kur do të keni gjithashtu dhe një Hënë jo harmonike. Megjithatë lajme të mira do të vijnë nesër dhe të premten.

Demi: Hëna në lidhje, I dashur Dem kjo periudhë për ju do të jetë e mirë: Hëna do të jetë në lidhje me shenjën tuaj të hënë, gjithë javës duke ju dhënë fat dhe qetësi, veçanërisht përsa i përket ndjenjave. Një Venus i bukur është gati të ndriçojë javën tuaj dhe ta mbush atë me emocione dhe rráhje ze.mre.

Binjakët: Mbretëresha e festës, Të dashur Binjak ju gjithmonë dini si të argëtoheni dhe sigurisht nuk ju mun.gojnë aftësitë për tu shoqëruar, por këtë periudhë në veçanti do të bëheni mbretëresha e festës.

Mërkuri dhe Marsi në një pozitë të favorshme do t’ju bëjë energjik më shumë se kurrë duke ju dhënë fl.irte dhe miqësi të reja: veçanërisht deri më datën 19 qershor kur Hëna gjithashtu do të jetë në lidhje me shenjën tuaj. Momente për tu kujtuar ju pr.esin.

Gaforrja: Ditë të paharrueshme, E dashur Gaforre hyrja e Venusit në shenjën tuaj fillon të ndjehet: dashuria ju buzëqesh, e gatshme për t’ju dhuruar mbrëmje dimërore plot emocione të bukura dhe shumë romancë. E shtuna dhe e diela në veçanti kur të keni dhe një Hënë në lidhje do të jenë dy ditë të paharrueshme.

Luani: Shumë lajme, I dashur Luan planeti Mërkur ka hyrë në shenjën tuaj dhe është gati këtë javë t’ju sjellë përfitimet e para: takime emocionuese, lajme dhe mundësi ju pr.esin, veçanërisht deri këtë fundjavë.

Një Hënë e bukur dhe me fat është në anën tuaj. Megjithatë në fillim të javës do të keni një humor jo të mirë për shkák të një Hëne në një pozicion të pafav.orshëm në shenjën tuaj .

Virg.jëresha: Takime me fat, E dashur Virg.jëresh më në fund planeti Venus është rikthyer në anën tuaj: kr.iza sentimentale e periudhës së fundit së shpejti do të jetë vetëm një kujtesë e l.argët dhe do të keni mu.ndësi të filloni përsëri, para së gjithash nga vetja.

Beqarët do të jenë në gjendje të bëjnë takime me fat veçanërisht të favorizuar nga një Hënë romantike. Dhe në vendin e punës nuk do të mu.ngojnë kënaqësitë.

Peshorja: Hëna kujdeset për ju, E dashur Peshore në këtë periudhë po grumbulloni shumë st.res kryesisht për shk.ak të Marsit në kund.ërshtim dhe mosmi.ratimit të Jupiterit dhe Saturnit, të cilat pen.gojnë planet tuaja në fushën e punës.

Tani gjithashtu ju duhet një Venus që t’ju mu.ndojë me gr.indje të vogla dhe të mëdha me partnerin tuaj.. përp.iquni të mos e hu.mbisni du.rimin dhe të përqendroheni në të gjitha në këtë periudhë. Një Hënë e bukur dhe e favorshme do t’ju ndihmojë të sh.uani tens.ionet. Ngus.hëlloni veten me një pica të shijshme.

Akrepi: Periudhë strèsùese, I dashur Akrep java juaj që do të vijë për fat të kèq fillon me tre ditë mjaft str.esuese: të hënë, të martën dhe të mërkurën, kur Hëna në kundë.rshtim rrez.ikon të ju bëjë të hu.mbni du.rimin lehtë dhe t’ju sjellë pak humor.

Disa pen.gesa të vogla mund të shfa.qen veçanërisht në vendin e punës ndërsa nga pikëpamja sentimentale do të keni një Venus të bukur dhe të favorshëm për t’ju mbr.ojtur dhe për t’ju dhënë nota pozitive.

Shigjetari: Qetësia para stùhísë, I dashur Shigjetar këtë periudhë për shenjën tuaj do të jetë pak a shumë si qetësia pas stùhísë, Venera në opozitë muajt e fundit ka mërz.itur jetën tuaj të dashurisë dhe tani që ajo më në fund ka nda.luar se tor.turuari do t’ju marr marrë ca kohë për të riku.peruar energjitë dhe qetësinë në jetën si çifit.

Për fat të mirë, ju mund të mbës.hteteni në planetët Mars dhe Mërkur të favorshëm për shenjën tuaj të cilat do t’ju japin shumë energji dhe mu.ndësi për të bërë takime të reja.

Bricjapi: Pro.bleme me partnerin, I dashur Bricjap Venera në opozitë ka filluar të ndihet vetvetiu për fat të k.eq: kjo periudhë rrez.ikon të jetë e tens.ionuar, veçanërisht të shtunën dhe të dielën kur Hëna gjithashtu do të jetë në kund.ërshtim. Me partnerin mund të lindin diskutime të nx.ehta, të cilat duhen të zvog.ëlohen.

Ujori: Mendime për punën, I dashur Ujor rrèzíkoni të zhýteni nga shqe.tësimet në punë dhe ngad.alësimet në përgjithësi në projektet tuaja: mos u shqe.tësoni nga fundi i qershorit situata do të kthehet e favorshme për shenjën tuaj. Ndërkohë, kushtojini vëmendje të veçantë ditëve të tens.ionuara: të hënën, të martën dhe të mërkurën.

Peshqit: Një rikuperim i shkëlqyer, Të dashur Peshq, Venusi më në fund është rikthyer të buzëqeshë për ju që do të thotë një rikupërin i vërtetë i energjisë në 360 gradë.

E hëna, e marta dhe e mërkura, e javës që vjen, kur të keni një Hënë të bukur në anën tuaj, do të jenë ditë plot emocione. Për më tepër, këtë fundjavë të shtunën dhe të dielën, planifikohen takime interesante për beqarët.

Continue Reading

Horoskopi

Hena e plote do ju ndryshoje jeten/ Keto jane 4 shenjat e horoskopit qe fillojne 1 jete te re

Published

on

Dashi

Niveli juaj i energjisë do të jetë në kulmin e tij për shkak të kalimit të Hënës në Gaforre. Koha e mirë për të zgjidhur të gjitha problemet tuaja. Mos hezitoni të shprehni ndjenjat. Do të merreni me punë bamirësie që do të sjellin paqe mendore. Do të shihni hyrje të papritur të fondeve. I dashuri juaj do t’ju bëjë presion për angazhim. Ju nuk do të arrini të kuptoni mendimet tuaja për ta por, mos e përballoni stresin. Udhëtimi në një vend të afërt do të jetë i këndshëm. Të martuarit e kësaj shenje të zodiakut do të kenë një bisedë të këndshme me bashkëshortët e tyre.

Ngjyra me fat: E kuqe.

Koha e favorshme: 14:00 deri në 15:00.

Demi

Një ditë e dobishme për ju. Mund të merrni shumë vendime nga emocionet. Do të hasni në mundësi të shumta. Do të çliroheni nga një sëmundje e zgjatur. Do të keni fitime në biznes. Mbani mend, problemet me të cilat po përballeni janë afatshkurtër. Gjithçka do të thahet me kalimin e kohës. Romanca është e mundur të ndodhë. Ju mund t’i drejtoheni të dashurit tuaj për ta bërë më të mirë ditën. Do të gjeni paqe dhe lumturi mendore. Bashkëshorti juaj do t’ju çojë në ditët e adoleshencës kur bënit gjëra famëkeqe.

Ngjyra me fat: Blu.

Koha e favorshme: 6 pasdite deri në 19:00.

Binjakët

Do të ndiheni të lumtur në shoqërinë e njerëzve të dashur në familjen tuaj. Një ditë shumë e mirë për t’u fokusuar në aktivitete të lidhura me shëndetin për fitnesin fizik. Do të qëndroni të gëzuar dhe të sigurt në kryerjen e detyrave tuaja. Do të keni ikje të vazhdueshme parash, por do të keni vështirësi në grumbullimin e tyre. Mund të merrni një propozim për martesë. Jeta juaj e dashurisë do jetë e gjallë. Do të mendoni të bëni një projekt të ri në kohën tuaj të lirë. Meqenëse jeni të zënë me detyra të tjera, plani juaj nuk do të zbatohet. Vishni një byzylyk ose zinxhir argjendi për stabilitet mendor. Do kaloni një mbrëmje romantike me bashkëshortin.

Ngjyra me fat: E kuqe.

Koha e favorshme: 4 pasdite deri në 5 pasdite.

Gaforrja

Nëse po kaloni një stres prej kohësh, mund të rikuperoheni nga të gjithë ato tensione. Ju duhet të ndryshoni stilin e jetës tuaj për të mbajtur tensione të tilla larg. Disa biznesmenë të kësaj shenje të zodiakut mund të kenë fitime të mira. Duhet të planifikoni diçka për të kaluar pak kohë cilësore me të dashurit tuaj në mbrëmje. Mund të takoni një person i cili do t’ju japë këshilla për t’u rritur në jetë. Ndihmoni dhe shërbeni gratë e varfra dhe në nevojë dhe sillni pozitivitet në jetën tuaj të dashurisë. Ndihma e bashkëshortit tuaj në gatim mund të forcojë marrëdhënien tuaj.

Ngjyra me fat: E verdha

Koha e favorshme: nga 11 deri në 12 pasdite

Luani

Mundohuni të ruani qetësinë pasi dita duket se nuk është e mirë për sa i përket parave. Merrni pak kohë për familjen tuaj dhe kaloni kohë cilësore me ta. Mund të keni një debat serioz me të dashurin tuaj për disa çështje. Mundohuni të përfundoni punën tuaj në zyrë dhe të shkoni në shtëpi herët. Kjo do të sjellë lumturi për anëtarët e familjes suaj. Mos u mërzitni nëse plani juaj për të takuar dikë anulohet për shkak të shëndetit të bashkëshortit tuaj.

Ngjyra me fat: E bardha

Koha e favorshme: 14:00

Virgjëresha

Ju duhet të kënaqeni me joga dhe meditim për përfitime shpirtërore dhe fizike. Do të merrni para nga disa burime të cilat do t’ju çlirojnë nga shumë probleme financiare. Mos i ndani problemet tuaja personale me njerëz të rastësishëm përreth jush. Disa ngjarje fetare do të kryhen në shtëpinë tuaj. Ditë e mirë për jetën tuaj bashkëshortore. Bëni disa aktivitete fizike si vrapimi për të qëndruar në formë.

Ngjyra me fat: E bardha

Koha e favorshme: 10:00 deri në 11:00

Peshorja

Kjo ditë është një ditë shumë e mirë për ju nga pikëpamja shëndetësore. Të kesh një gjendje shpirtërore të gëzuar do t’ju mbajë të sigurt. Për të fituar më shumë, përdorni idenë tuaj inovative. Do të keni kohë të mjaftueshme me familjen dhe miqtë. Bashkëshorti juaj mund të jetë i shqetësuar për shkak të jetës tuaj të zymtë. Gjatë shëtitjes në mëngjes mund të hasni dikë me të cilin keni pasur mosmarrëveshje më herët. Komentet nga të afërmit e bashkëshortit tuaj mund të prishin harmoninë e lumturisë tuaj martesore. Do të ndiheni të përtërirë nëse dilni dhe vizitoni vende.

Ngjyra me fat: E bardhë

Koha e favorshme: 12:00 deri në 14:00

Akrepi

Kushtojini vëmendje udhëzimeve astrologjike nga një mik. Kjo do t’ju inkurajojë të përmirësoni shëndetin tuaj. Paratë që keni kursyer për një kohë të gjatë do t’ju jenë të dobishme, megjithatë, shpenzimet mund t’ju ulin shpirtin! Këshillohet që të shkoni për një darkë ose të shikoni film në teatër me bashkëshortin në mbrëmje për të qenë të relaksuar dhe për të pasur një humor të mrekullueshëm. Por plani për një shëtitje me të dashurin tuaj mund të mos jetë i frytshëm pasi do të shfaqen disa punë të rëndësishme. Kjo do të rezultojë në një debat të ashpër mes jush dhe të dashurit tuaj. Ju mund ta shfrytëzoni kohën e lirë duke bërë disa punë fetare. Mos u futni në konflikte të panevojshme. Mos gënjeni, mos shqetësoni askënd, në mënyrë që të keni mundësi të mbani një lidhje të mirë me partnerin tuaj. Partneri juaj mund të tregojë një anë të mrekullueshme të tij. Konsumimi i tepërt i alkoolit ose i cigareve mund të përkeqësojë shëndetin tuaj.

Ngjyra me fat: Maroon

Koha e favorshme: 15:00 deri në 17:00

Shigjetari

Vetëbesimi dhe energjia juaj do të jenë të larta. Biznesmenët e njohur të shenjës së zodiakut duhet të investojnë paratë e tyre me shumë mendim. Dita është e përshtatshme për të përfunduar punët në pritje të shtëpisë. E dashura juaj do të jetë një engjëll për ju. Pas përfundimit të punëve të shtëpisë, amvisët e kësaj shenje të zodiakut mund të shikojnë një film në TV ose të mbeten të zënë me celularët e tyre në kohën e lirë. Nuk do të jeni në gjendje të çliroheni nga krahët e partnerit tuaj të jetës. Ju mund të ndjeni se miqtë nuk ju ndihmojnë në kohë nevoje.

Ngjyra me fat: E kuqe e thellë

Koha e favorshme: 16:00 deri në 17:00

Bricjapi

Ka mundësi keqkuptimi mes jush dhe mikut tuaj. Të kesh një bisedë të qartë është çelësi për t’i kthyer gjërat në normalitet. Fëmijët tuaj do t’ju sjellin lumturi. Ka mundësi për përfitime ekonomike. Jeta juaj e dashurisë do të jetë në ekstazë. Ju do të menaxhoni pak kohë dashurie për veten nga orari juaj i zënë. Ju mund të kaloni një kohë të bukur me nënën tuaj. Jeta juaj bashkëshortore do të mbetet e mrekullueshme.

Ngjyra me fat: E gjelbër smerald.

Koha e favorshme: ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00.

Ujori

Çfarëdo vështirësie që mund të përballeni, do të jetë më e lehtë pasi bashkëshorti juaj do të jetë aty për t’ju gëzuar. Një këshillë nga babai juaj mund të jetë e dobishme për ju në vendin e punës. Të detyrosh dashurinë ndaj dikujt është e padrejtë. Jini të kujdesshëm me gjërat tuaja ose përndryshe mund t’i humbni ato për shkak të grabitjes. Mund të ketë pak muzikë, vallëzim dhe kohë argëtuese me miqtë.

Ngjyra me fat: E bardhë e zbrazët.

Koha e favorshme: ndërmjet orës 14:00 dhe 15:00.

Peshqit

Mund të jeni të stresuar për shkak të mosmarrëveshjeve familjare dhe presionit në vendin e punës. Kjo do ta bëjë të vështirë për ju të përqendroheni. Marrëveshjet e pronave do të materializohen dhe do të sjellin fitime përrallore. Do të ishte e mençur të qëndroni larg çështjeve konfliktuale që mund të çojnë në një debat. Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, do të ndiheni më mirë deri në fund të ditës, sepse bashkëshorti juaj do të jetë pranë jush. Përdorni mjaltë të pastër çdo ditë.

Ngjyra me fat: E kuqe e verës.

Koha e favorshme: ndërmjet orës 15:15 dhe 16:30.

Continue Reading

Horoskopi

Do te keni 1 kthese te forte 180 grade/ Astrologia Meri Gjini paralajmeron keto 2 shenja horoskopi

Published

on

Dashi

Per ata qe e kane tashme nje lidhje, kjo dite do jete e mrekullueshme. Nuk ka nevoje te beni asgje duke qene se gjerat do rrjedhin shume mire. Nese jeni beqare, mundesite per takime interesante nuk do jene te shumta. Beni edhe pak durim qe te mos lendoheni. Ne planin financiar do keni surpriza te kendshme. Me ne fund do arrini te beni shpenzimet e domosdoshme.

Demi

Marredhenia me partnerin do jete me e mire se kohet e fundit. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe kjo do iu ndihmoje t’i zgjidhni ne cast problemet qe do iu dalin. Beqaret duhet te reflektojne mire para se te marrin vendime. Mos u nxitoni te krijoni shpejt e shpejt nje lidhje. Nje fllad suksesi do fryje edhe ne planin financiar. Me ne fund buxheti do te stabilizohet.

Binjaket

Jeta sentimentale e cifteve do jete me e animuar gjate kesaj dite. Do i shprehni me teper ato qe ndjeni si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah. Vazhdoni ne kete rruge. Pjesa me e madhe e beqareve do bien ne dashuri. Do i provoni edhe ju emocionet e te qenit me dike prane. Ne planin financiar mos enderroni me teper sesa duhet. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.
Gaforrja

Jeta juaj ne cift nuk do jete e trishte sot, perkundrazi ju do jeni te gezuar dhe te buzeqeshur. Do krijohet nje ambient harmonik dhe ne mbremje me seksual. Beqaret do vazhdojne edhe sot te jene vete. Mos e mbani mendjen tek dashuria por dilni argetohuni me miqte ose me familjaret. Ne planin financiar kerkohet me teper maturi. Limitoni shpenzimet qe te mos keni probleme.
Luani

Dielli do shkelqeje me shume sot ne jeten tuaj ne cift. Do kaloni momente shume te kendshme prane atij qe dashuroni dhe kenaqesite do jete te shumta. Per beqaret jo vetem qe do vijne dashuri por ato do jene mjaft pasiononte dhe te vecanta. Perfitoni nga kjo dite. Ne planin financiar nuk duhet te ndermerrni rreziqe te medha nese nuk doni te ngeleni pa asnje lek.

Virgjeresha

Jeta juaj ne cift do jete e influencuar shume mire gjate kesaj dite. Do merrni ate qe gjithmone keni kerkuar dhe emocionet do jene te njepasnjeshme. Shfrytezojeni cdo sekonde. Edhe beqaret do jene ne humor te mire dhe do shfrytezojne cdo mundesi qe do iu jepet per takime. Financat do jene te pastabilizuara keshtu qe shmangni cdo shpenzim te tepruar.

Peshorja

Dite e bukur dhe plot diell kjo e sotmja. Ne cift ambienti do jete mjaft romantik dhe i kenaqshem. Perfitoni per te diskutuar edhe ndonje teme delikate. Vetem sot mund t’i jepni zgjidhje. Per beqaret ka mundesi te ndodhin takime te vecanta. Megjithate yjet keshillojne te mos krijoni menjehere nje lidhje. Njihuni me mire me te. Financat do jene me te mira se kohet e fundit.

Akrepi

Nen influencen e Jupiterit jeta sentimentale e atyre qe jane ne nje lidhje do jete e paqendrueshme. Kujdes, mos kerkoni me cdo kusht te behet ashtu si thoni ju sepse do e nderlikonit edhe me teper situaten. Beqaret do mund te takojne shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar ka ardhur kohe te beni nje riorganizim. Vetem keshtu do e shihni cila eshte gjendja.

Shigjetari

Jeta ne cift do jete pergjithesisht e mire sot. Ne shume momente do ndiheni te lumtur prane partnerit tuaj dhe do deshironit qe minutat te mos kalonin. Do tregoheni edhe me tolerante. Beqaret do kene shume takime, por kjo do ua veshtiresoje zgjedhjen. Menaxhojeni pak me kudjes buxhetin sot nese nuk doni te keni as me te voglin problem me te. Mundesite i keni.

Bricjapi

Dite mjaft e thjeshte kjo e sotmja per ciftet. Do kaloni momente te kendshme prane atij qe dashuroni. Disa mund te fillojne edhe ndonje projekt te perbashket. Beqaret duhet te bejne edhe pak durim per ta arritur ate qe deshirojne. Po u nxituat nuk do krijoni lidhjen e enderruar. Ne planin financiar nuk do dini cfare te beni sepse situata do jete goxha problematike.

Ujori

Jupiteri do e zbukuroje edhe me teper jeten tuaj ne cift sot. Do merrni te gjitha kenaqesite qe kishit deshiruar. Gjithashtu do ndodhe edhe dicka shume e madhe te cilen as qe e kishit menduar me pare. Pergatituni! Beqaret do kerkojne gjate gjithe kohes dashurine, por nuk do e gjejne dot ate. Dite e veshtire edhe per financat. Nuk rekomandohet te behet asnje shpenzim i tepruar.

Peshqit

Mos u mbyllni ne vetvete gjate kesaj dite sepse jo vetem qe do merziteshit vete, por do e merzitnit edhe ate qe keni ne krah. Beqaret duhet te eprgatiten per nje aventure dhume te kendshme dhe emocionuese. Zemra juaj do rrahe pa pushim. Financat do jene gjate gjithe kohes te mbrojtura nga yjet. Mund te shpenzoni pak me teper pa u shqetesuar aspak.

Continue Reading

Trending