Connect with us

Horoskopi

Kokëfortë e të drejtpërdrejtë, ja karakteristikat e Dashit, sipas astrologes Linda Goodman

Published

on

Dashi ka të lindur një aspekt të pafajësisë dhe besim të përjetshëm, të gëzueshëm, naiv, përzier me zellin e verbër të revolucionarit të lindur. Metali i tij është hekuri dhe forca e pathyeshme e tij i jep Dashit nëntë jetë më shumë se të tjerët dhe nëntë herë më shumë shanse për të fituar betejën. Zjarri që djeg shpirtin e tij mund të jetë një pishtar i zjarrtë, që ndriçon rrugën për të inkurajuar këdo që njeh idealizmin e tij të madh.
Ai është pionieri, gjithmonë në krye për të drejtuar të tjerët drejt një qëllimi të pamundur. Besimi i tij i hekurt është i pastër dhe i papërzier më elementët e hipokrizisë dhe lakmisë.

Dashi është shenja e parë e zodiakut. Kjo shenjë përfaqëson lindjen, ashtu si Peshqit përfaqësojnë vdekjen dhe ndërgjegjen. Dashi është i vetëdijshëm vetëm për veten e tij. Ai është i mituri i zodiakut – foshnja e porsalindur – duke thithur plotësisht gishtërinjtë e duarve dhe këmbëve të tij. Nevojat e tij vijnë të parat. Një të mituri nuk i intereson nëse prindërit apo fqinjët e tij janë duke fjetur. Kur ai është i uritur ose i lagur, ai qan nga sikleti. Ai dëshiron biberonin e tij dhe t’i ndërrohet pelena me çdo kusht. Kur personi Dash ka një ide apo diçka që ai dëshiron ta nxjerrë nga mendja e vet, ai do t’ju marrë në telefon në katër të mengjesit pa u ndjerë në siklet fare. Pse mos të jeni ju zgjuar për ta dëgjuar atë? Ai është zgjuar. Vetëm kjo ka rëndësi. Atë që e dëshiron ai e merr.

Ashtu si një i mitur, Dashi është i shqetësuar për botën vetëm për mënyrën sesi bota lidhet me veten e tij. Por kush mund ta quajë foshnjën e vogël egoiste? Ai është plotësisht i gatshëm që t’i dhurojë buzëqeshjet e tij bujare për ata që kënaqin kërkesat e tij. Është e vështirë t’i rezistosh një fëmije të vogël, sepse ai është plotësisht i paditur që po shkakton edhe bezdinë më të vogël te të tjerët. Pra, ky është Dashi. Pafajësia e tij zbut agresivitetin, ashtu si pafajësia e një të porsalinduri e bën më të butë egoizmin e tij.

Ky naivitet çarmatosës është edhe arsyeja pse njerëzit Dash janë kaq të patrembur. Fëmija nuk frikësohet nga asgjë dhe askush, derisa të digjet. Madje edhe atëherë, ai do të përpiqet përsëri në mënyrë të sigurtë, pasi ta ketë harruar dhimbjen e plagës. Nuk ka asnjë gjurmë të lajkave dhe të dinakërisë te një Dash, ai do të mbetet i tillë gjatë gjithë jetës së tij: Gjithmonë duke besuar me gjithë zemër, gjithmonë duke u rrëzuar dhe duke u ngritur përsëri për ta provuar edhe një herë. Dashi mund të besojë sot për nesër dhe të thurrë ëndrra të pabesueshme, por ai nuk mund të thotë as një gënjeshtër të bardhë.


Ajo cfarë ju shihni kur keni një person Dash përpara jush është çfarë ai është në të vërtetë. Nuk ka asnjë gjë të fshehtë apo të komplikuar rreth tij. Ai është po aq i cënueshëm dhe i pafuqishëm sa një foshnje.

Kur njerëz më të rritur dhe më të fuqishëm e detyrojnë atë ose i marrin gjërat e tij, Dashi reagon në të vetmen mënyrë që di – duke bërtitur dhe duke shkaktuar kaq shumë shqetësim, sa njerëzit dorëzohen vetëm për të patur pak qetësi. Ai nuk ka nevojë për strategji “delikate”. Mushkeritë e fuqishme dhe këmbëngulja e lindur i japin mundësi të funksionojë në këtë mënyrë.

Është shumë e rëndësishme të njohim pamjen fizike të Dashit. Njerëzit e shenjës së Dashit kanë tipare të mirë vendosura, zakonisht të mprehta, rrallë të buta ose të paqarta. Ju mund të vini re që vetullat shpesh bashkohen me urën e hundës, duke formuar shenjën e brirëve të dashit, ndoshta si një paralajmërim për të ndaluar këdo që mund ta cënojë atë. Ju gjithashtu mund të ndjeni shkëndija të padukshme në të gjitha anët. Lëvizjet zakonisht i ka të shpejta dhe të prera, në përputhje me proçesin mendor. Personat Dash, qoftë burra apo gra, zakonisht kanë shpatulla të gjera dhe mund të ecin me trupin pak të kërrusur përpara, duke udhëhequr me kokë, gati për të folur dhe pothuajse gjithmonë janë me nxitim të madh. Struktura e kockave është e mirë dhe e fortë, dhe pak njerëz Dash mund të rrëzohen. Qëndrimi i tyre reflekton egon e tyre shumë të lartë dhe dhe vetëbesimin. Nëse ju shikoni një person Dash me supet e ulura, ai ndoshta është një lloj deleje, i cili ishte lënduar keq në ego, kur ishte më i ri. Atij mund t’i duhet disa kohë të shërohet, nëse plagët janë të thella, por ai do të ngrihet dhe do t’i drejtojë supet një ditë. Ju mund të mbështeteni tek ai. Asgjë nuk i mban këta njerëz të rrëzuar, aq më pak dështimi.

Personi që udhëhiqet nga planeti Mars do t’ju shikojë drejt e në sy, me ndershmëri dhe besim të palëkundur. Ju jeni miku i tij, apo jo? Ju e pëlqeni atë, apo jo? Jo? Atëherë lotët do të fillojnë të rrjedhin, por brenda shpirtit të tij ai kurrë nuk do ta tregojë lëndimin hapur. Nëse e shikoni atë duke qarë, të jeni të sigurt se atij i është copëtuar zemra në një farë mënyre. Personat Dash do preferonin t’i kapnin të vdekur, sesa t’i gjenin të “dobët” dhe të “lënduar”.

Dashi rrallë shikon me nervozizëm nëpër dhomë. Kur e bën këtë, ai nuk është më i interesuar për të folur me ju. Diçka tjetër ka kapur vëmendjen e tij dhe për momentin, juve ju ka harruar, bashkë me ato që ishit duke thënë. Por mos u ofendoni. Mbani mend cfarë thamë për foshnjën që luan me duart dhe këmbët.

Ai padyshim do të jetë në krye të karrierës profesionale që ka zgjedhur apo i përfshirë në një profesion të vetin. Nëse ai nuk është në një situatë të tillë, atëherë ju mund ta dalloni lëhtësisht atë nga pakënaqësia që shpreh kur të tjerët i imponohen në ambientin e punës. Ju mund të shikoni te Dashi një qëndrim liberal dhe bujari të madhe si me kohën ashtu edhe me gjërat materiale. Gjithashtu edhe një dëshirë të dukshme për të udhëhequr të gjitha marshimet – duke trumbetuar me zë të lartë. Por mos kërkoni për finesë, takt apo përulje. Ai nuk dallohet për durim të madh. Në një lokal, ai shumë shpejt do të kritikojë kamarierin dhe sanduiçin, nëse kamarieri është i ri në punë dhe sanduiçi nuk eshtë i freskët. Por ai ndoshta do të lërë një bashkish shumë të madh kur shërbimi të jetë i mirë.

Dashi është shumë i drejtpërdrejtë, për të qenë i butë. Mashtrimi dhe dredhia janë krejtësisht të huaja për natyrën e njerëzve që udhëhiqen nga Marsi. Sinqeriteti dhe ndershmëria janë tiparet dalluese të personave Dash, por sërish nuk e bëjnë atë të ketë besueshmërinë më të mirë. Disa prej tyre u mungon stabiliteti ashtu si tek fëmija mungon përgjegjësia. Edhe ata që janë më të pjekur, mund të harrojnë borxhet nga entuziasmi i momentit , i cili gjithmonë merr gjithë vëmendjen e tyre. Përfundimisht do t’i paguajnë borxhet e tyre me dëshirë, por juve mund t’ju jetë marrë fryma për t’i arritur ata.
Ndonëse Dashi është një njeri i guximshëm që e drejton jetën e tij përmes sfidave dhe iniciativave, ka dicka të çuditshme në trimërinë e tij. Ai nuk e duron dot dhimbjen fizike. Dashi asnjëherë nuk është një frikacak moral, por mund të bëhët një qaraman për cdo gjë që i dhemb fizikisht. Dentisti nuk është një nga njerëzit e tij të preferuar.

Çdo Dash, në një moment të jetës së tij, do të përfshihet në një sjellje të nxituar që do t’i shkaktojë një lëndim në kokë apo fytyrë. Gjithashtu të prerat dhe vragat, kanë të ngjarë të ndodhin, si dhe dhimbje te kokës të forta apo edhe migrena, të cilat mund të jenë si rrjedhojë e infeksioneve në veshka. Dashi është aq i zgjuar sa të kujdeset për shëndetin e vet, për dietën, për shikimin, për dhëmbët si dhe të qëndrojë larg alkoolit. Skuqjet e lëkurës, dhimbjet e gjunjëve dhe çrregullimet e stomakut , prekin më shumë të lindurit në fund të Marsit ose në fillim të Prillit.

Konstrukti i Dashit është i fortë, nëse ai nuk e keqpërdor, gjë që zakonisht ndodh duke e injoruar atë. Kur e shihni të shtrihet në shtrat pa thënë shumë fjalë, e dini se ai është me të vërtetë i sëmurë. Edhe në këtë gjendje, mund të duhen pranga për ta mbajtur shtrirë. Ai mund të përballojë temperatura shumë të larta, të mjaftueshme për të vënë poshtë një njeri të zakonshëm dhe këtë e arrin përmes kokëfortësisë për t’i bërë gjërat sipas mënyrës së tij. Padurimi dhe frustrimi janë shkaku i vërtetë i problemeve të tij të shëndetit. Reagimi i tij ndaj vonesave mund ta çojë drejt sëmundjeve dhe kultivimi i vetëdijëshëm i durimit dhe reflektimit të kujdesshëm, do ta mbajë doktorin larg prej tij. Jo se ai do të marrë parasysh një këshillë të tillë. Ai prej vitesh i qëndron larg mjekut, derisa vjen një moment që ndihet shumë keq ose arrin një moshë ku bëhet më i ndjeshëm nga problemet shëndetësore. Nuk ka rrezik të madh që një Dash të bëhet i varur nga droga. Zakonisht, një Dash nuk pranon të marrë asnjë kokërr qetësuesi për gjumë, sepse preferon të rrijë zgjuar sa më shumë të jetë e mundur. (Ka frikë se mund të humbasë diçka në kohën që është në gjumë).

Për shkak të optimizmit të tij të madh, Dashi (së bashku me shenja të tjera të zjarrit, Luani dhe Shigjetari) rrallë bie viktimë e sëmundjeve kronike – për të cilat astrologjia gjithmonë ka thënë dhe shkenca mjekësore e ditëve të sotme ka kuptuar, se intensifikohen nga melankolia dhe pesimizmi. Shenjat e zjarrit janë më të ndjeshëm ndaj etheve, infeksioneve të ndryshme, presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve akute.

Mund të thoni ç’të doni për impulsivitetin e tij, por Dashi rrallë herë bie në depresion. Farat e depresionit, edhe në qoftë se do të mbillen, do të thahen shpejt në një tokë si të Dashit. Por ideja fikse që ka Dashi, se askush nuk mund t’i bëjë gjërat aq me efikasitet sic i bën ai, mund ta çojë atë në shumë fatkeqësi, njëra pas tjetrës. Ai do të vazhdojë të veprojë sipas skemave të tij me besim dhe nxitim, pa kuptuar që është duke dëmtuar shëndetin, kryesisht duke shkaktuar probleme me stomakun dhe me sistemin nervor. Të paktën, asnjë nuk mund ta akuzojë se është njeri dembel apo përtac.

Për shkak të natyrës së tyre të çiltër, hiletë ose strategjitë janë të pamundura për këta njerëz. Njerëzit të cilët kanë arritur në krye me punë dhe vështirësi, janë të durueshëm dhe e justifikojnë Dashin e rrëmbyer, i cili mendon se di më shumë, pavarësisht eksperiencës së pakët. Personi i Dashit e mëson modestinë dhe përuljen, vetëm pas shumë dështimeve të mjera dhe të dhimbshme. Por pasi ta mësojë këtë, ai mund të bëjë lëvizje të sakta dhe të marrë vendimet e duhurabnë mënyrë intuitive, si dhe të japë ide krijuese. Ai arrin pozicionin e lidershipit, vetëm duke respektuar së pari ata që janë sipër tij në nivel dhe pozicion, por kur suksesi vjen, ai është normalisht shumë i madh dhe mbresëlënës. Çuditërisht, shumica e njerëzve të shenjës së Dashit, shpesh krijojnë pasuri për të tjerët, sesa për veten e tyre. Shumë prej tyre, paguajnë qera pjesën më të madhe të jetës së tyre dhe rrallë kanë në pronësi shtëpinë e tyre. Duket sikur atyre nuk u thyhet shpirti, pse paraja nuk shkon tek ta, ndoshta për shkak se ajo që kërkon Dashi, nuk është domosdoshmërisht e lidhur me lekët dhe nuk ndodhet në bankë.


Megjithëse Dashi ecën përpara me besim, duke mos u merakosur shumë për ndjenjat e të tjerëve dhe qëndrimi i tij, veçanërisht në rininë e hershme është “unë në fillim”, ai mund të jetë shenja më bujare dhe më e përzemërt nga të gjitha shenjat e tjera të zodiakut. Ai nuk është aspak mizor. Thjesht beson me sinqeritet, se ai mund të bëjë çdo gjë më mirë se kushdo tjetër. Jepini atij mundësinë për të zgjedhur midis parave dhe lavdisë dhe ai do të zgjedhë pa mëdyshjen më të vogël lavdinë. Ai është po aq i dhënë pas lekëve, njësoj si njerëzit e tjerë, por tërheqja e tij drejt lavdisë dhe famës është pak më shumë e fuqishme. Dashi ka një mënyrë të vetën, për të marrë vendime të menjëhershme, pa autorizimin e eprorëve të tij. Fjalimi i tij mund të jetë me nota satire dhe i prerë. Zemërimi i Dashit mund të shfaqet me shpejtësinë e zërit, por ai zakonisht zhduket, para se viktima e radhës të kuptojë se çfarë po ndodh dhe fëmija i lumtur Dash, me buzëqeshjen në fytyrë kthehet mënjëherë. Por kur Dashi injorohet dhe nuk i kushtohet vëmendje, ai tërbohet nga zemërimi, njësoj siç mund t’i thyhet zemra kur humbet mundësinë për të shijuar magjinë e mrekullisë së Botës së Çudirave të Disney-it.


Njerëzit e udhëhequr nga planeti i Marsit, akuzohen shpesh se kanë një një temperament të tmerrshëm. Ata realisht e kanë këtë temperament. Por ata gjithashtu janë komplet të paaftë për të qëndruar të zemëruar për një kohë të gjatë dhe sapo ankesa e tyrë është shprehur, harrohet edhe inati i tyre. Ai lëndohet dhe befasohet që ju ende i mbani mend fjalët e nxituara që ai tha, por të cilat nuk i kishte me gjithë mend. Nëse i jepet mundësia, Dashi do t’i kërkojë falje edhe armikut të tij më të keq, pavarësisht kërcënimeve të tmerrshme që ai bëri në momentet e zemërimit. Ai kërkon që të tjerët ta falin, edhe kur ata refuzojnë ta dëgjojnë atë. Njerëzit e Dashit rrallë zemërohen me individët. Juve mund t’ju prekin shkëndijat e zjarrit, por në fakt shigjetat janë për idenë e gabuar apo situatën e patolerueshme për Dashin.


Dashi është në gjendje të paktën të përpiqet për të thënë një gënjeshtër të vogël të bardhë, në qoftë se ajo do ta ndihmojë të shpëtojë atë ose një nga idetë e tij, por shumicën e kohës, ai ka shumë pak shanse ta përdorë gënjeshtrën, sepse ajo zbulohet pothuajse gjithmonë. Sinqeriteti dhe e vërteta është më e shpejtë dhe duke qenë se interesi kryesor i tij është të arrijë në një pikë me nxitim, ai preferon të thotë të vërtetën. Ai nuk ka kohë për t’u marrë me thashetheme. Kjo përfshin edhe diskutimet për të tjerët dhe Dashi është shumë i dhënë pas vetes së vet, për të harxhuar energji dhe kohë duke spekuluar për sekretet e fshehta, sjelljet apo qëllimet e njerëzve të tjerë. Përveç kësaj, njerëzit zakonisht janë ose të zinj ose të bardhë për të. Ai nuk merret dhe as merakoset për ngjyrat e grisë. Megjithatë, mos e ngatërroni këtë me paragjykimin. Nëse ai ka ndikime të mëdha planetare në tabelën e tij të lindjes, mosrespektimi i Dashit impulsiv ndaj fakteve, mund të shfaqet në formën e mizorisë apo paragjykimit, por kjo është jashtëzakonisht e rrallë. Dashi tipik do të darkonte si me lypësat, njësoj edhe me mbretërit, me lehtësi të barabartë dhe dashuri të mirëfilltë. Çdo etiketim që i vendoset lidhur me paragjykimet, vjen nga tendenca e tij për t’i ndarë njerëzit në dy kampe- shokët dhe armiqtë e tij dhe ai do të presë që edhe ju t’i shikoni dhe ndani njërëzit sipas këndvështrimit të tij.


Pavarësisht guximit të tij tronditës, Dashi gjithashtu mund të jetë mishërimi i elegancës dhe hijeshisë sociale. Ai mund të bisedojë me orë të tëra, në një mënyrë emocionuese dhe interesante, mbi tema rreth të cilave ai mund të dijë shumë pak ose aspak. Ka shumë sipërfaqe të lustruar, për të mbuluar agresivitetin e Marsit. Durimi me detajet nuk është pika e tij e fortë. Ai preferon t’ua lërë të tjerëve të dhënat e vogla, të papërfillshme, pasi këto janë çështje shumë delikate për të. Dikush tjetër mund t’i trajtojë ato me më shumë efikasitet. Koha e kaluar duke analizuar faktet, është e harxhuar kot për Dashin, sepse atij nuk i hyjnë në punë mësimet e djeshme dhe e nesërmja është shumë larg për t’u shqetësuar për të. E sotmja është vendbanimi i tij natyral. Kjo orë dhe kjo minutë. Ai konsumohet tërësisht në veprimet e së tashmes.


Njerëzit e udhëhequr nga Marsi, janë të paaftë për të pranuar humbjen. Ata nuk do ta pranojnë atë edhe kur t’ju përplaset në fytyrë. Ata janë optimist të pashërueshëm lidhur me rezultatet përfundimtare në fund të çdo gjëje, që nga dashuria deri te një ndeshje futbolli. Duke qenë shumë të zgjuar në beteja, njerëzit e shenjës së Dashit ndeshen me kokat e tyre, që do të thotë me mendjet e tyre. Ata i gëzohen pozicionit të të qënit kundër, për shkak të sfidës që ajo paraqet dhe do të vazhdojnë rrugën e tyre për të zgjidhur një pengesë, përpara se ajo të vijë te ata. Ata nuk presin që suksesi të bjerë në rrjetën e tyre, përkundrazi, do ta ndjekin atë me një ritëm të furishëm. Kjo është arsyeja, pse ju do të gjeni shumë pak persona të Dashit në listat e ndihmës nga shteti.

Fusha e politikës është e vështirë për një Dash mesatar. Aq më tepër, që ai nuk është një ekonomist shumë i mirë. Pastaj, ai është impulsiv në fjalimet e tij dhe e urren të dredhojë, dy tipare këto, thelbësore për një politikan. Shumica e politikanëve presin për të parë se çfarë njerëzit duan, para të prezantojnë pozicionin e tyre. Dashi tipik ka idetë e tij, rreth asaj cfarë njerëzit kanë nevojë, pa u shqetësuar për atë që ata duan dhe ai arrin ta shohë sesi njerëzit do ta marrin atë, më shpejt sesa është politikisht e leverdisshme.

Megjithatë, ai është kaq shumë idealist, sa që sapo një Dash shfaqet para publikut, ai e ndez imagjinatën e tyre dhe i bën ata të besojnë në veten e tyre përsëri. Por shumica e njerëzve te shenjës së Dashit, janë zakonisht më të lumtur në biznes apo në artet kreative, ku ata janë shumë të nevojshëm. Të tjerët mund të shkëlqejnë në planifikimin e strategjive. Mendjet e ftohta dhe mendjet praktike, mund të jenë më të mirë dhe efikase në organizim. Por pa veprimet e drejtpërdrejta, energjinë dhe origjinalitetin e Deshve, projektet më të mira, nuk do të përparojnë sa duhet ose mund të dështojnë.


Vetëm pasi të fitoni interesin e tij – nëse keni shumë fat – ai do tju dëgjojë me vëmendje, veçanërisht në qoftë se idetë tuaja janë emocionuese dhe përparimtare. Ai do t’ju promovojë ju maksimalisht dhe do tju ofrojë kohën dhe paratë e tij, simpatinë dhe besnikërinë. Kur ju jeni i shtruar në spital, ai mund të harrojë t’ju dërgojë një kartolinë, por ai mund të prenotojë spitalin për ju, t’ju cojë vetë deri aty dhe t’ju rekomandojë tek mjeku i tij (i cili do të jetë padyshim më i miri). Pasi t’ju ndihmojë ju, në këtë periudhë të vështirë të jetës suaj, Dashi do të largohet kilometra të tërë larg, pa hezitimin më të vogël. Por ju lutem, tregoji mirënjohjen tuaj. Ai do të lëndohet thellë, ose ndoshta do të zemërohet, kur ju nuk i vlerësoni veprimet e tij të fuqishme, të cilat shkojnë përtej thirrjes së detyrës dhe ndoshta edhe përtej asaj që keni patur nevojë ose keni kërkuar. Ai gëzon të bëjë favore dhe ndere; sa më e madhe bamirësia, aq më i mirë gjesti. Nëse falenderimet vonojnë, ai me shumë gjasa nuk do ta ndihmojë përsëri personin në fjalë.

Personalitete të famshme të shenjës së Dashit

Dean Acheson, Bismarck, Marlon Brando, Charles Chaplin, Ilka Chase, Julie Christie, Joan Crawford, Gimbel Harry ,Houdini, Henry James, Thomas Jefferson, George Jessel, Nikita Krushchev, Clare Boothe, Henry Luce, Eugene McCarthy, Andrew Mellon, JP Morgan ,Wayne Newton, Lily Pons ,Joseph Pulitzer, Vincent Van Gogh, Wemher von Braun, Tennessee Williams, Rosie-Huntignton Whitely, Lady Gaga, Mariah Carey, Reese Witherspoon, Sarah Jessica Parker, Celine Dion etj.

Horoskopi

“Do ju bíen pára nga qíelli dhe rrògat ju rríten këtë ditë…”/ Dùroni në datën 18

Published

on

Ajo është një nga astrologet më të mira britanike dhe jo më kot ajo na ka befasuar shumë herë me leximin e letrave të saj. Por, këtë radhë ajo ka një paralajmërim dhe një mesazh për të gjithë ju, ndáj dhe ju tashmë shikoni dhe gjeni menjëherë shenjën tuaj dhe më pas do të zbuloni vetë gjithçka.

Dashi: Zgjidhni çështjet me partnerin tuaj, I dashur Dash këto ditë të ngròhta vere ju bëjnë më të shqe.tësuar se kurrë dhe ai që paguan më shumë në lidhje me këto shqe.tësime është partneri.

Venusi i pafav.orshëm për shenjën tuaj së bashku me Marsin sjell gr.indjet dhe diskutimet në rendin e ditës. Kushtoji vëmendje të veçantë fundjavës kur do të keni gjithashtu dhe një Hënë jo harmonike. Megjithatë lajme të mira do të vijnë nesër dhe të premten.

Demi: Hëna në lidhje, I dashur Dem kjo periudhë për ju do të jetë e mirë: Hëna do të jetë në lidhje me shenjën tuaj të hënë, gjithë javës duke ju dhënë fat dhe qetësi, veçanërisht përsa i përket ndjenjave. Një Venus i bukur është gati të ndriçojë javën tuaj dhe ta mbush atë me emocione dhe rráhje ze.mre.

Binjakët: Mbretëresha e festës, Të dashur Binjak ju gjithmonë dini si të argëtoheni dhe sigurisht nuk ju mun.gojnë aftësitë për tu shoqëruar, por këtë periudhë në veçanti do të bëheni mbretëresha e festës.

Mërkuri dhe Marsi në një pozitë të favorshme do t’ju bëjë energjik më shumë se kurrë duke ju dhënë fl.irte dhe miqësi të reja: veçanërisht deri më datën 19 qershor kur Hëna gjithashtu do të jetë në lidhje me shenjën tuaj. Momente për tu kujtuar ju pr.esin.

Gaforrja: Ditë të paharrueshme, E dashur Gaforre hyrja e Venusit në shenjën tuaj fillon të ndjehet: dashuria ju buzëqesh, e gatshme për t’ju dhuruar mbrëmje dimërore plot emocione të bukura dhe shumë romancë. E shtuna dhe e diela në veçanti kur të keni dhe një Hënë në lidhje do të jenë dy ditë të paharrueshme.

Luani: Shumë lajme, I dashur Luan planeti Mërkur ka hyrë në shenjën tuaj dhe është gati këtë javë t’ju sjellë përfitimet e para: takime emocionuese, lajme dhe mundësi ju pr.esin, veçanërisht deri këtë fundjavë.

Një Hënë e bukur dhe me fat është në anën tuaj. Megjithatë në fillim të javës do të keni një humor jo të mirë për shkák të një Hëne në një pozicion të pafav.orshëm në shenjën tuaj .

Virg.jëresha: Takime me fat, E dashur Virg.jëresh më në fund planeti Venus është rikthyer në anën tuaj: kr.iza sentimentale e periudhës së fundit së shpejti do të jetë vetëm një kujtesë e l.argët dhe do të keni mu.ndësi të filloni përsëri, para së gjithash nga vetja.

Beqarët do të jenë në gjendje të bëjnë takime me fat veçanërisht të favorizuar nga një Hënë romantike. Dhe në vendin e punës nuk do të mu.ngojnë kënaqësitë.

Peshorja: Hëna kujdeset për ju, E dashur Peshore në këtë periudhë po grumbulloni shumë st.res kryesisht për shk.ak të Marsit në kund.ërshtim dhe mosmi.ratimit të Jupiterit dhe Saturnit, të cilat pen.gojnë planet tuaja në fushën e punës.

Tani gjithashtu ju duhet një Venus që t’ju mu.ndojë me gr.indje të vogla dhe të mëdha me partnerin tuaj.. përp.iquni të mos e hu.mbisni du.rimin dhe të përqendroheni në të gjitha në këtë periudhë. Një Hënë e bukur dhe e favorshme do t’ju ndihmojë të sh.uani tens.ionet. Ngus.hëlloni veten me një pica të shijshme.

Akrepi: Periudhë strèsùese, I dashur Akrep java juaj që do të vijë për fat të kèq fillon me tre ditë mjaft str.esuese: të hënë, të martën dhe të mërkurën, kur Hëna në kundë.rshtim rrez.ikon të ju bëjë të hu.mbni du.rimin lehtë dhe t’ju sjellë pak humor.

Disa pen.gesa të vogla mund të shfa.qen veçanërisht në vendin e punës ndërsa nga pikëpamja sentimentale do të keni një Venus të bukur dhe të favorshëm për t’ju mbr.ojtur dhe për t’ju dhënë nota pozitive.

Shigjetari: Qetësia para stùhísë, I dashur Shigjetar këtë periudhë për shenjën tuaj do të jetë pak a shumë si qetësia pas stùhísë, Venera në opozitë muajt e fundit ka mërz.itur jetën tuaj të dashurisë dhe tani që ajo më në fund ka nda.luar se tor.turuari do t’ju marr marrë ca kohë për të riku.peruar energjitë dhe qetësinë në jetën si çifit.

Për fat të mirë, ju mund të mbës.hteteni në planetët Mars dhe Mërkur të favorshëm për shenjën tuaj të cilat do t’ju japin shumë energji dhe mu.ndësi për të bërë takime të reja.

Bricjapi: Pro.bleme me partnerin, I dashur Bricjap Venera në opozitë ka filluar të ndihet vetvetiu për fat të k.eq: kjo periudhë rrez.ikon të jetë e tens.ionuar, veçanërisht të shtunën dhe të dielën kur Hëna gjithashtu do të jetë në kund.ërshtim. Me partnerin mund të lindin diskutime të nx.ehta, të cilat duhen të zvog.ëlohen.

Ujori: Mendime për punën, I dashur Ujor rrèzíkoni të zhýteni nga shqe.tësimet në punë dhe ngad.alësimet në përgjithësi në projektet tuaja: mos u shqe.tësoni nga fundi i qershorit situata do të kthehet e favorshme për shenjën tuaj. Ndërkohë, kushtojini vëmendje të veçantë ditëve të tens.ionuara: të hënën, të martën dhe të mërkurën.

Peshqit: Një rikuperim i shkëlqyer, Të dashur Peshq, Venusi më në fund është rikthyer të buzëqeshë për ju që do të thotë një rikupërin i vërtetë i energjisë në 360 gradë.

E hëna, e marta dhe e mërkura, e javës që vjen, kur të keni një Hënë të bukur në anën tuaj, do të jenë ditë plot emocione. Për më tepër, këtë fundjavë të shtunën dhe të dielën, planifikohen takime interesante për beqarët.

Continue Reading

Horoskopi

Hena e plote do ju ndryshoje jeten/ Keto jane 4 shenjat e horoskopit qe fillojne 1 jete te re

Published

on

Dashi

Niveli juaj i energjisë do të jetë në kulmin e tij për shkak të kalimit të Hënës në Gaforre. Koha e mirë për të zgjidhur të gjitha problemet tuaja. Mos hezitoni të shprehni ndjenjat. Do të merreni me punë bamirësie që do të sjellin paqe mendore. Do të shihni hyrje të papritur të fondeve. I dashuri juaj do t’ju bëjë presion për angazhim. Ju nuk do të arrini të kuptoni mendimet tuaja për ta por, mos e përballoni stresin. Udhëtimi në një vend të afërt do të jetë i këndshëm. Të martuarit e kësaj shenje të zodiakut do të kenë një bisedë të këndshme me bashkëshortët e tyre.

Ngjyra me fat: E kuqe.

Koha e favorshme: 14:00 deri në 15:00.

Demi

Një ditë e dobishme për ju. Mund të merrni shumë vendime nga emocionet. Do të hasni në mundësi të shumta. Do të çliroheni nga një sëmundje e zgjatur. Do të keni fitime në biznes. Mbani mend, problemet me të cilat po përballeni janë afatshkurtër. Gjithçka do të thahet me kalimin e kohës. Romanca është e mundur të ndodhë. Ju mund t’i drejtoheni të dashurit tuaj për ta bërë më të mirë ditën. Do të gjeni paqe dhe lumturi mendore. Bashkëshorti juaj do t’ju çojë në ditët e adoleshencës kur bënit gjëra famëkeqe.

Ngjyra me fat: Blu.

Koha e favorshme: 6 pasdite deri në 19:00.

Binjakët

Do të ndiheni të lumtur në shoqërinë e njerëzve të dashur në familjen tuaj. Një ditë shumë e mirë për t’u fokusuar në aktivitete të lidhura me shëndetin për fitnesin fizik. Do të qëndroni të gëzuar dhe të sigurt në kryerjen e detyrave tuaja. Do të keni ikje të vazhdueshme parash, por do të keni vështirësi në grumbullimin e tyre. Mund të merrni një propozim për martesë. Jeta juaj e dashurisë do jetë e gjallë. Do të mendoni të bëni një projekt të ri në kohën tuaj të lirë. Meqenëse jeni të zënë me detyra të tjera, plani juaj nuk do të zbatohet. Vishni një byzylyk ose zinxhir argjendi për stabilitet mendor. Do kaloni një mbrëmje romantike me bashkëshortin.

Ngjyra me fat: E kuqe.

Koha e favorshme: 4 pasdite deri në 5 pasdite.

Gaforrja

Nëse po kaloni një stres prej kohësh, mund të rikuperoheni nga të gjithë ato tensione. Ju duhet të ndryshoni stilin e jetës tuaj për të mbajtur tensione të tilla larg. Disa biznesmenë të kësaj shenje të zodiakut mund të kenë fitime të mira. Duhet të planifikoni diçka për të kaluar pak kohë cilësore me të dashurit tuaj në mbrëmje. Mund të takoni një person i cili do t’ju japë këshilla për t’u rritur në jetë. Ndihmoni dhe shërbeni gratë e varfra dhe në nevojë dhe sillni pozitivitet në jetën tuaj të dashurisë. Ndihma e bashkëshortit tuaj në gatim mund të forcojë marrëdhënien tuaj.

Ngjyra me fat: E verdha

Koha e favorshme: nga 11 deri në 12 pasdite

Luani

Mundohuni të ruani qetësinë pasi dita duket se nuk është e mirë për sa i përket parave. Merrni pak kohë për familjen tuaj dhe kaloni kohë cilësore me ta. Mund të keni një debat serioz me të dashurin tuaj për disa çështje. Mundohuni të përfundoni punën tuaj në zyrë dhe të shkoni në shtëpi herët. Kjo do të sjellë lumturi për anëtarët e familjes suaj. Mos u mërzitni nëse plani juaj për të takuar dikë anulohet për shkak të shëndetit të bashkëshortit tuaj.

Ngjyra me fat: E bardha

Koha e favorshme: 14:00

Virgjëresha

Ju duhet të kënaqeni me joga dhe meditim për përfitime shpirtërore dhe fizike. Do të merrni para nga disa burime të cilat do t’ju çlirojnë nga shumë probleme financiare. Mos i ndani problemet tuaja personale me njerëz të rastësishëm përreth jush. Disa ngjarje fetare do të kryhen në shtëpinë tuaj. Ditë e mirë për jetën tuaj bashkëshortore. Bëni disa aktivitete fizike si vrapimi për të qëndruar në formë.

Ngjyra me fat: E bardha

Koha e favorshme: 10:00 deri në 11:00

Peshorja

Kjo ditë është një ditë shumë e mirë për ju nga pikëpamja shëndetësore. Të kesh një gjendje shpirtërore të gëzuar do t’ju mbajë të sigurt. Për të fituar më shumë, përdorni idenë tuaj inovative. Do të keni kohë të mjaftueshme me familjen dhe miqtë. Bashkëshorti juaj mund të jetë i shqetësuar për shkak të jetës tuaj të zymtë. Gjatë shëtitjes në mëngjes mund të hasni dikë me të cilin keni pasur mosmarrëveshje më herët. Komentet nga të afërmit e bashkëshortit tuaj mund të prishin harmoninë e lumturisë tuaj martesore. Do të ndiheni të përtërirë nëse dilni dhe vizitoni vende.

Ngjyra me fat: E bardhë

Koha e favorshme: 12:00 deri në 14:00

Akrepi

Kushtojini vëmendje udhëzimeve astrologjike nga një mik. Kjo do t’ju inkurajojë të përmirësoni shëndetin tuaj. Paratë që keni kursyer për një kohë të gjatë do t’ju jenë të dobishme, megjithatë, shpenzimet mund t’ju ulin shpirtin! Këshillohet që të shkoni për një darkë ose të shikoni film në teatër me bashkëshortin në mbrëmje për të qenë të relaksuar dhe për të pasur një humor të mrekullueshëm. Por plani për një shëtitje me të dashurin tuaj mund të mos jetë i frytshëm pasi do të shfaqen disa punë të rëndësishme. Kjo do të rezultojë në një debat të ashpër mes jush dhe të dashurit tuaj. Ju mund ta shfrytëzoni kohën e lirë duke bërë disa punë fetare. Mos u futni në konflikte të panevojshme. Mos gënjeni, mos shqetësoni askënd, në mënyrë që të keni mundësi të mbani një lidhje të mirë me partnerin tuaj. Partneri juaj mund të tregojë një anë të mrekullueshme të tij. Konsumimi i tepërt i alkoolit ose i cigareve mund të përkeqësojë shëndetin tuaj.

Ngjyra me fat: Maroon

Koha e favorshme: 15:00 deri në 17:00

Shigjetari

Vetëbesimi dhe energjia juaj do të jenë të larta. Biznesmenët e njohur të shenjës së zodiakut duhet të investojnë paratë e tyre me shumë mendim. Dita është e përshtatshme për të përfunduar punët në pritje të shtëpisë. E dashura juaj do të jetë një engjëll për ju. Pas përfundimit të punëve të shtëpisë, amvisët e kësaj shenje të zodiakut mund të shikojnë një film në TV ose të mbeten të zënë me celularët e tyre në kohën e lirë. Nuk do të jeni në gjendje të çliroheni nga krahët e partnerit tuaj të jetës. Ju mund të ndjeni se miqtë nuk ju ndihmojnë në kohë nevoje.

Ngjyra me fat: E kuqe e thellë

Koha e favorshme: 16:00 deri në 17:00

Bricjapi

Ka mundësi keqkuptimi mes jush dhe mikut tuaj. Të kesh një bisedë të qartë është çelësi për t’i kthyer gjërat në normalitet. Fëmijët tuaj do t’ju sjellin lumturi. Ka mundësi për përfitime ekonomike. Jeta juaj e dashurisë do të jetë në ekstazë. Ju do të menaxhoni pak kohë dashurie për veten nga orari juaj i zënë. Ju mund të kaloni një kohë të bukur me nënën tuaj. Jeta juaj bashkëshortore do të mbetet e mrekullueshme.

Ngjyra me fat: E gjelbër smerald.

Koha e favorshme: ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00.

Ujori

Çfarëdo vështirësie që mund të përballeni, do të jetë më e lehtë pasi bashkëshorti juaj do të jetë aty për t’ju gëzuar. Një këshillë nga babai juaj mund të jetë e dobishme për ju në vendin e punës. Të detyrosh dashurinë ndaj dikujt është e padrejtë. Jini të kujdesshëm me gjërat tuaja ose përndryshe mund t’i humbni ato për shkak të grabitjes. Mund të ketë pak muzikë, vallëzim dhe kohë argëtuese me miqtë.

Ngjyra me fat: E bardhë e zbrazët.

Koha e favorshme: ndërmjet orës 14:00 dhe 15:00.

Peshqit

Mund të jeni të stresuar për shkak të mosmarrëveshjeve familjare dhe presionit në vendin e punës. Kjo do ta bëjë të vështirë për ju të përqendroheni. Marrëveshjet e pronave do të materializohen dhe do të sjellin fitime përrallore. Do të ishte e mençur të qëndroni larg çështjeve konfliktuale që mund të çojnë në një debat. Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, do të ndiheni më mirë deri në fund të ditës, sepse bashkëshorti juaj do të jetë pranë jush. Përdorni mjaltë të pastër çdo ditë.

Ngjyra me fat: E kuqe e verës.

Koha e favorshme: ndërmjet orës 15:15 dhe 16:30.

Continue Reading

Horoskopi

Do te keni 1 kthese te forte 180 grade/ Astrologia Meri Gjini paralajmeron keto 2 shenja horoskopi

Published

on

Dashi

Per ata qe e kane tashme nje lidhje, kjo dite do jete e mrekullueshme. Nuk ka nevoje te beni asgje duke qene se gjerat do rrjedhin shume mire. Nese jeni beqare, mundesite per takime interesante nuk do jene te shumta. Beni edhe pak durim qe te mos lendoheni. Ne planin financiar do keni surpriza te kendshme. Me ne fund do arrini te beni shpenzimet e domosdoshme.

Demi

Marredhenia me partnerin do jete me e mire se kohet e fundit. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe kjo do iu ndihmoje t’i zgjidhni ne cast problemet qe do iu dalin. Beqaret duhet te reflektojne mire para se te marrin vendime. Mos u nxitoni te krijoni shpejt e shpejt nje lidhje. Nje fllad suksesi do fryje edhe ne planin financiar. Me ne fund buxheti do te stabilizohet.

Binjaket

Jeta sentimentale e cifteve do jete me e animuar gjate kesaj dite. Do i shprehni me teper ato qe ndjeni si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah. Vazhdoni ne kete rruge. Pjesa me e madhe e beqareve do bien ne dashuri. Do i provoni edhe ju emocionet e te qenit me dike prane. Ne planin financiar mos enderroni me teper sesa duhet. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.
Gaforrja

Jeta juaj ne cift nuk do jete e trishte sot, perkundrazi ju do jeni te gezuar dhe te buzeqeshur. Do krijohet nje ambient harmonik dhe ne mbremje me seksual. Beqaret do vazhdojne edhe sot te jene vete. Mos e mbani mendjen tek dashuria por dilni argetohuni me miqte ose me familjaret. Ne planin financiar kerkohet me teper maturi. Limitoni shpenzimet qe te mos keni probleme.
Luani

Dielli do shkelqeje me shume sot ne jeten tuaj ne cift. Do kaloni momente shume te kendshme prane atij qe dashuroni dhe kenaqesite do jete te shumta. Per beqaret jo vetem qe do vijne dashuri por ato do jene mjaft pasiononte dhe te vecanta. Perfitoni nga kjo dite. Ne planin financiar nuk duhet te ndermerrni rreziqe te medha nese nuk doni te ngeleni pa asnje lek.

Virgjeresha

Jeta juaj ne cift do jete e influencuar shume mire gjate kesaj dite. Do merrni ate qe gjithmone keni kerkuar dhe emocionet do jene te njepasnjeshme. Shfrytezojeni cdo sekonde. Edhe beqaret do jene ne humor te mire dhe do shfrytezojne cdo mundesi qe do iu jepet per takime. Financat do jene te pastabilizuara keshtu qe shmangni cdo shpenzim te tepruar.

Peshorja

Dite e bukur dhe plot diell kjo e sotmja. Ne cift ambienti do jete mjaft romantik dhe i kenaqshem. Perfitoni per te diskutuar edhe ndonje teme delikate. Vetem sot mund t’i jepni zgjidhje. Per beqaret ka mundesi te ndodhin takime te vecanta. Megjithate yjet keshillojne te mos krijoni menjehere nje lidhje. Njihuni me mire me te. Financat do jene me te mira se kohet e fundit.

Akrepi

Nen influencen e Jupiterit jeta sentimentale e atyre qe jane ne nje lidhje do jete e paqendrueshme. Kujdes, mos kerkoni me cdo kusht te behet ashtu si thoni ju sepse do e nderlikonit edhe me teper situaten. Beqaret do mund te takojne shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar ka ardhur kohe te beni nje riorganizim. Vetem keshtu do e shihni cila eshte gjendja.

Shigjetari

Jeta ne cift do jete pergjithesisht e mire sot. Ne shume momente do ndiheni te lumtur prane partnerit tuaj dhe do deshironit qe minutat te mos kalonin. Do tregoheni edhe me tolerante. Beqaret do kene shume takime, por kjo do ua veshtiresoje zgjedhjen. Menaxhojeni pak me kudjes buxhetin sot nese nuk doni te keni as me te voglin problem me te. Mundesite i keni.

Bricjapi

Dite mjaft e thjeshte kjo e sotmja per ciftet. Do kaloni momente te kendshme prane atij qe dashuroni. Disa mund te fillojne edhe ndonje projekt te perbashket. Beqaret duhet te bejne edhe pak durim per ta arritur ate qe deshirojne. Po u nxituat nuk do krijoni lidhjen e enderruar. Ne planin financiar nuk do dini cfare te beni sepse situata do jete goxha problematike.

Ujori

Jupiteri do e zbukuroje edhe me teper jeten tuaj ne cift sot. Do merrni te gjitha kenaqesite qe kishit deshiruar. Gjithashtu do ndodhe edhe dicka shume e madhe te cilen as qe e kishit menduar me pare. Pergatituni! Beqaret do kerkojne gjate gjithe kohes dashurine, por nuk do e gjejne dot ate. Dite e veshtire edhe per financat. Nuk rekomandohet te behet asnje shpenzim i tepruar.

Peshqit

Mos u mbyllni ne vetvete gjate kesaj dite sepse jo vetem qe do merziteshit vete, por do e merzitnit edhe ate qe keni ne krah. Beqaret duhet te eprgatiten per nje aventure dhume te kendshme dhe emocionuese. Zemra juaj do rrahe pa pushim. Financat do jene gjate gjithe kohes te mbrojtura nga yjet. Mund te shpenzoni pak me teper pa u shqetesuar aspak.

Continue Reading

Trending