Connect with us

Horoskopi

Do te merrni shume surpriza nga miqte e afert/Horoskopi i detajuar per daten 12 Korrik 2021

Published

on

Dashi

Ecni me fakte sot dhe jo kuturu nëse nuk doni të gaboni. Ju të dashuruarit do jeni shumë misteriozë e të çuditshëm prandaj partneri nuk do arrijë dot t’iu kuptojë. Marrëdhënia mes jush në një moment mund të bëhet delikate. Ju beqarët do filloni më në fund lidhjen serioze që e keni ëndërruar gjithë kohës. Në punë ka mundësi t’iu realizohet një projekt i rëndësishëm të cilin e keni ëndërruar prej kohësh. Pa u sforcuar shumë gjërat do ju realizohen më së miri. Buxhetin do arrini ta menaxhoni me kujdes dhe situata në çdo moment do jetë e kënaqshme. Mund të hiqni edhe ndonjë para mënjanë.

Demi

Duke qenë të frymëzuar gjithë kohës dhe pasionantë, sot do arrini ta bëni çdo moment shumë të bukur. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë vërtet fantastike, aq sa ndonjëherë do ju duket sikur jeni në një ëndërr. Mund të tregoni edhe disa të fshehta që askujt nuk ja kishit treguar më parë. Nëse jeni beqarë do fiksoheni tek pamja e jashtme e disa personave pa e njohur si është në të vërtetë si tip. Sipas horoskopit, në punë do dini si të ecni në rrugën që duhet dhe nuk do dekurajoheni as nga ndonjë kritikë që do ju bëjë shefi. Paratë do jenë në një gjendje më të mirë.

Binjakët

Hëna dhe Plutoni do ju bëjnë të jeni të lëkundur sot. Herë do keni dëshirë të veproni e herë do keni frikë nga dështimet. Për ju të dashuruarit gjërat kanë për të ecur më mirë. Partneri do ju bëjë komplimente dhe ju do ndiheni më të plotësuar se më parë. Ju beqarët do jeni edhe më të privilegjuar sepse yjet do krijojnë jo vetëm mjedisin, por do ju gjejnë edhe personin që do ju përshtatet në çdo aspekt. Në punë do fillojë të marrë formë një projekt i ri. Do ju dalin goxha vështirësi dhe do gjendeni në dilema, por në fund do vendosni dhe do arrini atë që doni. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do jeni të ndërgjegjshëm për aftësitë tuaja dhe do merrni vendime të rëndësishme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë tej mase e favorshme për të marrë vendime të mëdha. Me partnerin do ndiheni më mirë se asnjëherë më parë dhe sa herë që të jeni pranë zemra do ju rrahë fort. Ju beqarët do e gjeni më në fund shpirtin binjak dhe jeta do marrë tjetër drejtim. Në punë do ju hapen perspektiva të reja dhe do keni më shumë energji e dëshirë për të ecur përpara. Fati do jetë në anën tuaj gjithë kohës. Për financat mos u qani sepse gjendja do jetë e kënaqshme.

Luani

Nuk do jeni shumë të qartë për ato që doni të bëni sot dhe do stepeni në shumë momente. Nëse keni një lidhje merrini më mirë gjërat me qetësi dhe as mos kërkoni shumë nga partneri e as mos merrni masa strikte nëse ai nuk ju ofron gjithçka që doni. Bëni durim dhe prisni të kalojë kjo ditë. Ju beqarët do keni frikë të hidhni hapa edhe pse disa persona që do ju ftojnë për të dalë i njihni prej kohësh. Nuk pritet asgjë e rëndësishme sot. Në punë kushtet në të cilat do punoni do jenë goxha të mira, megjithatë nuk do keni shumë besim tek vetja. Financat do jenë të mira, megjithatë mirë është të jeni të matur me çdo shpenzim.

Virgjëresha

Falë Jupiterit do jeni më të vendosur të ecni përpara sot pa menduar për ato që keni kaluar. Nëse keni një lidhje, do i harroni njëherë e mirë mosmarrëveshjet dhe do bëni gjithçka që çdo çast të jetë sa më i bukur. Sensualiteti, përkujdesi dhe qetësia do jenë virtytet që partneri do pëlqejë më shumë. Nëse jeni beqarë jetojeni jetën si t’iu vijë dhe mos mendoni çfarë do thonë të tjerët. Në punë Marsi do ju bëjë më të ndërgjegjshëm dhe do i dëgjoni me kujdes ato që do ju thonë eprorët. Sado të vështirë ta keni për të realizuar çdo gjë, duhet fillimisht të tentoni. Financat mund të përkeqësohen në mënyrë të papritur.

Peshorja

Jo të gjitha dëshirat do ju plotësohen gjatë kësaj dite, por kjo nuk duhet t’iu demoralizojë. Nëse keni një lidhje, duke qenë se ajo nuk ka shkuar ashtu si ju e keni pritur, duhet të tregoheni pak më të hapur ndaj dialogut sot. Sqarojini të gjitha ato që ju kane munduar kaq shumë. Ju beqarët do keni aventura, por që nuk do sjellin atë gëzim që keni pritur. Në punë do keni të bëni me kolegë të pavendosur që do ua bëjnë çdo gjë akoma më të vështirë. Merrni guximin dhe veproni edhe vetë në një moment. Sipas horoskopit, në planin financiar do keni fat, gjithsesi shmangni transaksionet e mëdha derisa gjendja të stabilizohet. Mos ndërmerrni shumë rreziqe.

Akrepi

Marsi do ju mbështesë fort gjatë kësaj dite dhe do dini përherë si të veproni. Ju të dashuruarit do kaloni momente të qeta, të qëndrueshme dhe pa asnjë lloj pro blemi. Zemra do ndihet shumë mirë dhe e plotësuar. Ju beqarët do kaloni një dite të gëzueshme që mund të ngjajë me një festë të vërtetë. Më në fund dëshirat tuaja më të mëdha do plotësohen. Në punë do ndodhin disa gjëra që do ju bëjnë të dilni nga vetja e të bëni gabime. Do ua hidhni fajin kolegëve kur në fakt faji më i madh është juaji. Në planin financiar nuk do jetë nevoja të bëni kufizime apo përpjekje të mëdha pasi do jenë yjet ata që do mendojnë për t’ua lehtësuar gjërat.

Shigjetari

Mundohuni të shmangni sa më shumë impulsivitetin gjatë kësaj dite sepse përndryshe do dilni të humbur. Nëse jeni në një lidhje, bashkëpunimi që do keni me partnerin tuaj do jetë i adhurueshëm. Do bëni shumë veta ziliqarë, por askush nuk do mundohet t’iu bëjë keq. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me surpriza, njohje e mund te keni edhe ndryshime. Në punë do mbizotërojë shpirti analitik shumicën e kohës, megjithatë mirë është të bëni edhe kujdes me personat që do ju afrohen dhe do duan t’iu bëjnë miq. Financat nuk do jenë aspak të këqija. Gjithë kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e pritura.

Bricjapi

Venusi dhe Marsi do e bëjnë jetën më intensive sot. Do ndiheni të përmbushur shpirtërisht. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj me partnerin do jetë më e ngrohte edhe pse në momente të caktuara mund të ketë edhe ndonjë debat të vogël. Maturia dhe qetësia juaj do bëjë që gjithçka të kalojë pa u kuptuar. Ju beqarët nuk duhet të reshtni së joshuri sepse sot do jetë dita juaj me fat. Në punë do keni shumë ëndrra dhe do doni t’i realizoni ato sa më parë. Posti aktual nuk ju përmbush dhe do kërkoni diçka më shumë. Gjendja e të ardhurave do varet nga mënyra sesi ju do silleni me to. Po nuk i menaxhuat mirë do keni edhe pro bleme.

Ujori

Do i përmbushni të gjitha detyrat që do ju kërkohen sot dhe dita ka për të qenë goxha më e mirë nga sa e prisnit. Jupiteri pritet të jetë shumë i favorshëm për jetën tuaj sentimentale. Gjithsesi jeni ju që duhet të bëni kujdes me mënyrën e të sjellit që të mos lindin konflikte. Nëse jeni beqarë do ruani distancat nga seksi tjetër sepse nuk do jeni ende gati për të krijuar një lidhje. Ju e dini mirë se çfarë do bëni. Në punë do jepni ide të reja dhe mjaft interesante në kompani. Për t’i realizuar do ju8 duhet më shumë përqendrim dhe këmbëngulje. Buxheti mund të tronditet pak sepse do shpenzoni jashtë mase.

Peshqit

Ka mundësi që sot të bëni gjëra për të cilat keni për t’u penduar shpejt. Pranojini gabimet dhe mos ua hidhni gjithmonë fajin të tjerëve. Ju të dashuruarit do e ngrini në piedestal partnerin tuaj dhe do ua shprehni të gjithëve se jeni me fat që e keni pranë. Do bëni mirë të tregohuni pak më realistë për të shmangur zhgënjimet e mundshme. Ju beqarët do keni takime, por do duhet goxha kohë që të filloni një lidhje serioze. Jeni gati të prisni? Në punë të gjitha përpjekjet dhe mundimi që keni kaluar do japë rezultate. Dijeni që pavarësisht nga sa duket askush nuk e ka të lehtë asgjë. Duke qenë ëndërrimtarë në planin financiar do humbni një mundësi shumë të mirë për të rritur buxhetin.

Horoskopi

Horoskopi javor 28 Qershor-4 Korrik sipas astrologut Paolo Fox/ Kjo eshete shenja me FAT e javes

Published

on

Dashi: Gjithçka do të shkojë për mrekulli. Të enjten Venusi do të vendoset në pozicion të favorshëm për Dashin, duke shënuar fillimin e një periudhe mjaft interesante në sferën e dashurisë. Gjatë muajit korrik beqarët do të përjetojnë histori pasionante. E marta dhe e mërkura janë ditët me fat të javës, për shkak të pranisë së Hënës në shenjë. Edhe në punë situata parashikohet e mirë.

Demi: Këtë javë Venusi do ta braktisë shenjën tuaj për t’u zhvendosur në atë të Binjakëve, prandaj shfrytëzojeni në maksimum praninë e tij deri më datë 22 qershor. Kështu do të keni një mundësi të fundit për të sqaruar çështjet që i keni më për zemër me partnerin, ose për të bërë përpara nëse jeni beqar. Të enjten dhe të premten Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar shumë fat.

Binjakët: Këtë javë planeti i dashurisë do të kalojë në shenjën tuaj. A ndiheni të gatshëm që t’i uroni mirëseardhjen? Do të fillojë për ju një periudhë me të vërtetë intensive, ku nuk do të mungojnë aventurat, emocionet edhe dramat, tamam si ju pëlqen ju. Edhe Mërkuri do t’i bashkohet shenjës suaj, ndërkohë që Jupiteri gjithashtu ju favorizon. Në sferën profesionale pritet që të merrni një lajm të mirë. Dita më me fat e javës është e diela.

Gaforrja: Planeti Venus do të qëndrojë aktiv dhe në favor të shenjës suaj deri ditën e enjte. Përfitoni nga kjo periudhë për të folur me partnerin dhe për t’u përballur me çështjet e lëna pezull. Të martën e të mërkurën Hëna në prapavijë do t’ju krijojë vështirësi, sidomos në aspektin profesional, ndërsa të enjten dhe të premten do t’ju favorizojë. Ka rrezik që diçka të mos shkojë sipas parashikimeve.

Luani: Këtë javë pritet që të merrni lajme të mira. Të enjten më datë 23 qershor, planeti Venus do ta mbështetë shenjën tuaj. Do të nisë për ju një periudhë me shumë fat në dashuri dhe në fushat e tjera në përgjithësi. Mërkuri dhe Marsi në pozicion të favorshëm do t’ju dhurojnë mundësi të reja në aspektin profesional. E diela do të jetë dita më me fat e javës.

Virgjëresha: Ditën e enjte planeti Venus do të fillojë një transit të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke ju shkaktuar turbullira në jetën sentimentale. Edhe në sferën e punës do të hasni pengesa, për shkak të pozicionit të pafavorshëm të Mërkurit. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditët me fat të javës, sepse Hënën do ta keni aleate.

Peshorja: Të martën dhe të mërkurën Hëna do të jetë vendosur në prapavijë për shenjën tuaj, duke ju bërë të ndiheni nervozë. Por ditën e enjte situata do të përmirësohet, sepse Venusi do të kthehet nga Peshorja, prandaj gjatë javëve në vazhdim do të përjetoni momente emocionuese në aspektin e ndjenjave. Ndërsa ndikimi negativ i Marsit do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur.

Akrepi: Këtë javë do të ketë lajme të mira për ju. Duke filluar që nga dita e enjte, Venusin nuk do ta keni më kundërshtar. Vështirësitë që keni përjetuar së fundmi në sferën e ndjenjave do të daraviten pak nga pak dhe do të ndiheni më të qetë e të sigurt në vete. Hëna në prapavijë në datat 23, 24, dhe 25 qershor do t’ju krijojë vështirësi të mëtejshme.

Shigjetari: Gjatë muajit korrik situata do të bëhet më e ndërlikuar në sferën e ndjenjave, për shkak se Venusin do ta keni kundërshtar. Do të keni periudha krize, kur do ta vini në diskutim lidhjen me partnerin. Edhe në aspektin profesional do të hasni pengesa. E marta dhe e mërkura do të jenë ditët më me fat të javës, sepse Hënën do ta keni aleate.

Bricjapi: Kjo është një periudhë stresuese për të lindurit e kësaj shenje, pasi do t’ju duhet të përballeni me Marsin dhe Jupiterin në pozicion të pafavorshëm. Do të ndiheni të lodhur dhe disa përgjigje që prisni në lidhje me çështjet e punës do të vonojnë të vijnë ose nuk do të jenë ato që prisni. Ditët fatlume me Hënën në shenjë do të jenë e enjtja, e premtja dhe e shtuna, kurse ato më terse, e marta dhe e mërkura.

Ujori: Gjatë këtyre javëve të fundit nuk i keni pasur gjërat të lehta në aspektin e ndjenjave, por tani situata do të ndryshojë. Nga data 23 qershor e në vazhdim Venusi nuk do t’ju bëhet më pengesë, por do të jetë më aktiv se më parë në favorin tuaj, duke ju ndihmuar të zgjidhni çështjet e mbetura pezull me partnerin. Për beqarët parashikohen takime me njerëz të veçantë. Falë mbështetjes së Jupiterit dhe Mërkurit, do të merrni lajme të mira në sferën e punës.

Peshqit: Këtë javë, për fat të keq, Venusi do të kalojë në prapavijë, duke ju sjellë më shumë pengesa në jetën në çift dhe duke shkaktuar kriza. Edhe në punë diçka mund të mos shkojë sipas parashikimeve, për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Mërkurit. Për fat, Hëna aleate në shenjë ditën e hënë do të ndihmojë për t’jua ngritur moralin.

Continue Reading

Horoskopi

Do te keni 1 ndryshim te papritur/ Astrologia Meri Shehu paralajmeron keto 2 shenja horoskopi

Published

on

Dashi

Sot lidhja e Henes me Uranin ju rreshket pak kemben dhe i vonon planet tuaja ne pergjithsi !Nje ndjenje corrientuese po ju gerryen shpirtin !

Demi

Sot ndodh nje ndryshim i papritur dhe ndjeheni sikur qetesia eshte prishur nje here e pergjithmone !

Binjaket

Sapo filluat mire diten e djeshme dhe sot dicka ju ngacmon nervat duke ju bere nervoz dhe keni ndjesine qe akoma nje e fshehte e juaja mund tju rrezikoj !

Gaforrja

Nje lajm i papritur ju kthen vemdndjen tek mundesia juaj per te ndryshuar nje situate ne dukje te ngaterruar keq !

Luani

Merruni sot me nje bisede delikate mbi nje ceshtje pune e cila megjithese nuk ishte stabel perseri ju jepte nje kenaqesi !

Virgjeresha

Sot mund te humbni rruges nje mbeshtetje e cila ju kishte dhene siguri Me kete ndryshim ndjeheni se do filloni nga e para nje rrugetim !

Peshorja

Nje femer e afert ju kujton se keni disa shpenzime shtese dhe se do beni nje ndryshim shtepie apo pronesie !

Akrepi

Jeni perseri perball ngjarjeve te reja dhe nje prurje te re njohjesh Spo mbaron cikli i njohjeve !Te tjeret behen shume te paqendrueshem !

Shigjetari

Nje pune e re dhe nje ndryshim nuk ju le te binji ne rutine Mjafton te mos ndjeheni ne mes te askundit

Bricjapi

Dashuria per ju duket mision i pamundur por nese filloni nje bashkejetese mos vini kushte !Mos beni ndryshime sot !

Ujori

Hena mbi Uranin tuaj ju fton te merreni me punen dhe nje ceshtje familjare Natyrisht nese ju ngelen me nerva !

Peshqit

Ska asgje te sigurt per ju qofte plan apo premtim Merrni me nend cfarre mund te ndodh mbi nje baze te paqendrueshme !

Continue Reading

Horoskopi

Do takoni 1 person qe do ju ndryshoj jeten/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Dashi

Mos i anashkaloni gjërat. Tregoni gatishmëri për të diskutuar gjithçka në shtëpi. Nëse ndiheni të pasigurt për disa vendime të fundit, diskutojini ato me familjen. Një familjar nuk do të jetë i gatshëm të ndryshojë mendje. Vetëm mbani mend: ata nuk mund t`i lexojnë mendimet tuaja. Kështu që mos i mbani për vete.

Demi

Takimi juaj i parë me dikë që sapo e keni njohur, ju dha përshtypjen se keni pak, ose aspak të përbashkëta me njëri-tjetrin. Tani që po kaloni më shumë kohë së bashku, mund të habiteni se sa mirë po dukeni bashkë. Kjo thjesht tregon se sa gënjeshtare mund të jenë përshtypjet e para.

Binjakët

Edhe pse do të dëshironit t’i largoni disa angazhime nga rruga juaj, nuk doni t’i nxitoni. Në fakt, në disa raste mund të preferoni t’ju jepet më shumë kohë për të shqyrtuar të gjitha faktet dhe shifrat e përfshira. Nëse vërtet duhet të merrni një vendim të shpejtë, mund të mbështeteni në intuitën tuaj për t’ju ndihmuar të bëni gjënë e duhur.

Gaforrja

Një familjar apo koleg po ju mërzit. Ky nuk është një rast i vetëm. Përtacia e tyre ju ka mërzitur për një kohë të gjatë. Do të jetë një lehtësim kur të shikoni se tashmë po i merr seriozisht detyrat e veta.

Luani

Jeni të etur për të ecur përpara me një projekt të veçantë. Në të njëjtën kohë ju pranoni kufizimet tuaja dhe nuk do ta lejoni veten të jeni tepër të sigurt duke ditur se si kjo mund t’ju shkatërrojë shpresat dhe dëshirat. Ju po mësoni nga gabimet tuaja të së kaluarës. Përparimi i qëndrueshëm do t’ju bëjë të ndiheni më shumë sesa të kënaqur.

Virgjëresha

Kurioziteti dhe vendosmëria e të tjerëve mund të mos pakësohet, por tani do ta keni më të lehtë të ndërmerrni veprime evazive. Ju ndjeni se dikush në shtëpi ka diçka në mendjen e tij. Nxitini ata që t’i nxjerrin hapur ankesat e tyre. Ju nuk mund t’i ndihmoni ata nëse nuk flasin për këtë.

Peshorja

Të folurit dhe jo përbuzja është mënyra e vetme për të zgjidhur keqkuptimet në vendin e punës. Në çështjet e dashurisë dhe miqësisë ju keni filluar të ndiheni më të kënaqur dhe më të lumtur se sa keni qenë për disa kohë. Kjo do të ketë shumë të bëjë me planet që po bëni për pushimet e ardhshme.

Akrepi

Dikush në familje po tregohet jashtëzakonisht kokëfortë dhe ju e dini që nuk jeni aq të paarsyeshëm sa po ju bëjnë të ndiheni. Mund të duket sikur ky njeri po del kastile kundër ideve tuaja vetëm e vetëm për oponencë.

Shigjetari

Një udhëtim i gjatë është një mundësi. Mezi prisni të takoheni me disa miq me të cilët ndani të njëjtin mendim. Ju madje mund të gjeni një mënyrë të shkëlqyer për të realizuar një hobi të përbashkët, ose për të mbledhur fonde për një bamirësi.

Bricjapi

Jeni të fokusuar në arritjen e rezultateve. Mos e humbisni humorin që mu karakterizon ndërkohë. Nëse po shpresoni t’i bëni përshtypje shefit tuaj, përballja me kërkesa të papritura, pa kërkuar udhëzime, do t`ju prishte punë.

Ujori

Imagjinata, origjinaliteti dhe vendosmëria është e juaja dhe mund t`i përdorni plotësisht. Mos u habisni kur të zbuloni se dëshira për t’u çliruar nga tradita është e fortë edhe pse dikush do të përpiqet të pengojë idetë tuaja jo të zakonshme.

Peshqit

Shëndeti juaj është i rëndësishëm dhe nuk duhet neglizhuar. Nëse jeni të përfshirë në ndonjë lloj sporti, do të jetë e rëndësishme të ndërmerrni veprime për të trajtuar çdo sëmundje fizike. Nëse i injoroni ato dhe keni stres të vazhdueshëm në trupin tuaj, kjo do t’ju pengojë të vazhdoni përpara.

Continue Reading

Trending