Connect with us

Horoskopi

Duhet te prisni deri ne daten 4 Korrik/ Astrologu Jorgo Pulla paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

DASHI

Natyra adventuriere dhe pasionante vjen në sipërfaqje falë Afërditës në shtëpinë tuaj të pestë diellore, të dashurisë dhe fëmijëve. Këtë periudhë do ndjeni më shumë nevojën për shumë adventura dhe argëtim pafund, doni të dilni jashtë, të hapni krahët tuaj. Nëse keni tashmë një lidhje, pasioni dhe tërheqja midis jush do shpërblehen, ndërkohë nuk përjashtohet të dëshironi ta zyrtarizoni apo të keni me partnerin tuaj, fëmijën tuaj të parë. Nëse bëni pjesë tek beqarët, mundësitë erotike shumfishohen dhe përcillnji një siguri, një vetbesim që tërheq ekzistenca interesante. S eksualiteti juaj është i lartë dhe mbrëmjet tuaja marrin kuptim, pasion dhe flakë

DEMI

Jeni optimist dhe të lumtur në shtëpinë tuaj dhe familjen tuaj pasi Afërdita në shtëpinë tuaj të katërt diellore, të shtëpisë dhe të familjes, ju ofron mbështetje dhe caste të lumtura. Kështu bëhet fjalë për një periudhë, gjatë së cilës do keni mundësinë ti kushtoni më shumë kohë shtëpisë dhe familjes tuaj, të rinovoni apo të ndryshoni estetikisht hapësirën tuaj, akoma dhe të zhvendoseni. Në përgjithësi cështjet e pasurisë së paluajtshme vinë në plan të parë, ndërkohë ekzistojnë mundësi të larta dhe për ndryshime në përditshmërinë apo në hapësirën e punës tuaj. Në c’do rast, ndiheni më mirë me veten tuaj dhe arrini të merrni kohë për momente privat, që ju ofrojnë relaks dhe qetësi. Por fokusoheni në sa mungojnë në dashuri

BINJAKET

Afërdita në shtëpinë tuaj të tretë komunikuese diellore, rrit aftësitë tuaja të lindura të dipllomacisë dhe komunikimit, gjeni fjalët e duhura në momentin e duhur, jeni të gatshëm të kundërpërgjigjeni në njohje të reja. Mund të udhëtoni pak më shumë se zakonisht këto javëve apo të merrni ndihmë nga të afërm. Jeni më shumë energjik, doni të argëtoheni më shumë dhe të dilni nga rutina juaj, duke shkuar një udhëtim të afërt për të shijuar ajër të freskët. Shfaqni idetë dhe talentet tuaja komunikuese, ndoshta akoma vendosni të shfaqni një projektin tuaj krijues apo idetë tuaja në mjetet informuese. Propozimet dhe mendimi juaj nuk do kalojnë të pa vëna re nga të tjerët

GAFORRJA

Përmirësohet situata juaj ekonomke, bëni plane të reja ekonomike për të ardhmen falë Afërditës në shtëpinë tuaj të dytë diellore, të parave. Mund të merrni një cek bujar apo një dhuratë të bukur dhe cmuar, ndoshta nga dikush që ju do dhe ju mbështet. Jeni më shumë lehtësi të shpenzoni para për argëtim dhe për kënaqësi personale, ndërkohë nëse kishit një marrveshje ekonomike ndër mend, tani do e shihni të zhvillohet. Përderisa i përket pjesës sentimentale, duket se perëndesha e dashurisë ju fal qëndrueshmëri dhe përskeptivë në lidhjet tuaja, keni aftësinë të vlersoni më mirë dhe partnerët e mundshëm erotik dhe situatat që ju prezantohen.

LUANI

Natyra juaj argëtuese dhe e lumtur vjen në sipërfaqje, jeni të hapur në eksperienca të reja erotike falë Afërditës në shenjën tuaj krijuese dhe pasionante. Hapet një rrugë e re në dashuri, ndiheni optimist, gëzoni dashurinë dhe jetën. Mund të prisni gjithcka të rrjedhë sipas dëshirave dhe preferencave tuaja, ndiheni me fat, si të jeni vetëm, ose në lidhje. Nëse keni patur probleme në lidhjen tuaj, sjellja juaj bujare dhe korrekte, ju ndihmon të afroheni më tepër me partnerin tuaj, gjërat do jenë shumë më të lehta për ju. Nëse jeni vetëm, ka mundësi të njihni ndonjë person që do ju zgjojë shpirtin tuaj argëtues dhe lumtur. Kini kujdes vetëm datat e rrezikshme në fillim të artikullit.

VIRGJERESHA

Rrugëtimi Afërditës në shenjën e Luanit deri dhe në 22 Korrik, aktivizon shtëpinë tuaj të 12 diellore dhe inaguron një periudhë, gjatë se cilës do doni të bëni një kthesë drejt vetes, një meditim që do lidhet me jetën tuaj personale. Koha që do keni për veten tuaj rritet dhe do doni ta shprenzoni për relaskim dhe shplodhje, brenda arratisjesh apo aktivitetesh argëtuese, që ju kënaqin. Paralelisht, ndoshta keni më shumë nevojë për vecim dhe seleksionim, për të sqaruar brenda vetes ndjenjat tuaja të vërteta dhe dëshirat tuaja të vërteta . Mund të ndjeni gjithashtu zhgënjim nga disa persona që morën pa dhënë. Nëse jeni në lidhje, mund të ndiheni pak cuditshëm apo akoma dhe dyshime për partnerin tuaj, duke sjellë në mëndjen tuaj disa situata të vështira të kaluarës apo duke bërë disa zbulime.

PESHORJA

Udhëheqësi juaj, Afërdita, fillon rrugëtimin e saj tek Luani, kështu që bëhet fjalë për një periudhë socializimi të theksuar, ku shokët tuaj do përbëjnë burim gëzimi dhe momentesh të lumtura, ndërkohë nuk përjashtohet të shfaqen dhe njohje erotike nëpërmjet rrethit tuaj social . Nëse keni lidhej, do dëshironi të zgjeroni rrethin tuaj me partnerin tuaj dhe të filloni aktivitete të përbashkta, që rinovojnë lidhjen tuaj. Paralelisht, qëllimet profesionale që keni patur periudhën e kaluar, vazhdojnë drejt realizimit të tyre këtë periudhë, duke ju bërë vecanërisht krijues, ndërkohë nuk përjashtohet të bëni veprimet e nevojshme për tu përfshirë në një grup të ri apo një organizatë që do ju falë akoma më shumë të mira për të ardhmen tuaj profesionale.

AKREPI

Afërdita në shtëpinë tuaj të dhjetë diellore, të punës dhe aspiratave, jep shtysë në karrierën tuaj, shihni qëllimet tuaja të mëdha të realizohen. Merrni brohoritje për një projektin tuaj krijues, keni njohjen e më të lartëve tuaj, luftoni me më shumë pasion dhe xhelozi për të patur sukses në karrierën tuaj. Do keni një mundësi të shkëlqyeshme për të përparuar në biznesin tuaj, të tërhiqni një klient të pasur apo të merrni një pozicion të ri udhëheqës Shihni fundja me shumë optimizëm dhe shpresë rrugëtimin e kryqëzimit tuaj, vendosni qëllime të larta dhe hasni persona interesantë të cilat mund t’ju ndihmojnë të ngritjen tuaj profesionale dhe suksesin. Në fund, siklete të rëndësishme dhe problematika fillojnë më të fund të largohen nga ju.

SHIGJETARI

Natyra juaj e lindur optimiste dhe e gëzuar vjen në sipërfaqje falë Afërditës në shtëpinë tuaj të nëntë diellore, të zgjerimit dhe të udhëtimeve të largta. Këtë periudhë do doni të risillni vizionin në jetën tuaj, duke bërë plane të reja për të ardhmen tuaj. Cështje që lidhen me jashtë vëndit favorizohen vecanërisht dhe nuk përjashtohet të doni të realizoni një udhëtim për arsyje profesionale apo qetësuese. Në përgjithësi, kaloni në një fazë ku botkuptimi juaj ndryshon për më mirë, pasi shihni dhe kuptoni gjërat nga një këndvështrim më pozitiv dhe optimist. Dashuri me persona nga një kulturë të ndryshme, shtet apo dhe fe, kanë mundësi të larta të shfaqen në jetën tuaj

BRICJAPI

Përqafoni fatin e mirë në jetën tuaj erotike dhe financat që keni së bashku me të tjerët, pasi Afërdita do lëvizë në shtëpinë tuaj të tetë seksuale dhe ekonomike. Bëhet fjalë për një periudhë, gjatë së cilës do keni mundësinë të sistemoni cështje të lëna pezull ekonomike dhe borxhe, të përparoni në një marrveshje ekonomike, të merreni me trashgimi, borxhe dhe organizata ekonomike, duke përmirësuar në c’do rast, ndjenjën e sigurisë tuaj ekonomike. Paralelisht, nëse ju shqetëson një dashuri nga e kaluara, këtë periudhë do doni ti afroheni, të korigjoni gabime dhe hapësira boshe, të fshini pishmane dhe dëshira të ndrydhyra . Gjithashtu, nëse ruani tashmë një lidhje, pasioni për partnerin tuaj do jetë akoma më i theksuar dhe shumë probleme ndoshta hynë nën qilim, nëpërmjet seksualitetet të fortë që do ekzistojë midis jush.

UJORI

Afërdita kalon në shenjën e Luanit dhe në shtëpinë e shtatë të horoskopit tuaj diellor, ku do qëndrojë deri dhe në 22 Korrik. Këtë periudhë do dëshironi të përkushtoni më shumë kohë në lidhjet tuaja ndërpersonale dhe të zëvëndësoni ndryshimet e mundshme që ekzistojnë me të tjerët. Në përgjithësi, planeti dashurisë sjell më shumë qëndrueshmëri dhe harmoni në të gjitha lidhjet tuaja, ju ndihmon të rigjallëroni sentimentalisht lidhjen tuaj erotike, të ndiheni më ngrohtë dhe romantik. Castet e këndshme erotike midis jush dhe lidhjes tuaj shtohen, ndërkohë nëse jeni beqarë, ekzistojnë mundësi për një njohje jashtzakonisht interesante, që mund të zhvillohet dhe në një lidhje të përhershm , për të ditur me siguri. Gjithashtu, pozicioni i ri i Afërditës favorizon dhe bashkpunimet tuaja profesionale, si nëpërmjet krijimin të rejave, ose me fitime nga ato ekzistente.

PESHQIT

Rrugëtimi Afërditës në shenjën e Luanit dhe në shtëpinë tuaj të gjashtë diellore deri dhe në 22 Korrik, kthen interesin tuaj në cështjet profesionale dhe përditshmërinë tuaj! Kështu që këtë periudhë, mundet tuaj zënë vënd në fushën e punës tuaj, ndërkohë paralelisht ndoshta merrni përsipër një projekt të ri krijues, që do ju sjellë shpërblimin përkatës. Paralelisht, lidhjet me kolegë përmirësohen dhe do keni mundësinë të organizoni më mirë proramin tuaj të përditshëm, për të arritur të merrni dhe kohë personale. Nga ana tjetër, do doni të merreni më shumë me situatën tuaj fizike, ose nëpërmjet palestrës ose nga përmirësimi i zakoneve tuaja ushqimore. Në fund, për shkak se shtëpia e gjashtë udhëheq shëndetin, vendosni zakone të reja më të shëndetshme në jetën tuaj dhe ndjeni më shumë fleksibilitet dhe gjallëri.

Horoskopi

Do te keni ngritje ne detyre dhe rritje rroge/ Astrologia Meri Gjini paralajmeron keto 2 shenja horoskopi

Published

on

Horoskopi Ditor 16 Qershor 2022

Horoskopi për diten e enjte, 16 qershor 2022, Permbledhja: Dita nuk është e favorshme për aktivitetin e biznesit, ndaj duhet të përmbaheni nga takime të rëndësishme dhe fjalime publike. Horoskopi këshillon t’i kushtoni një ditë reflektimeve: gjeni një mundësi për të pushuar në mënyrë që të mos nxitoni të mendoni për planet tuaja të ardhshme. Në periudhën e zbehjes së hënës, trupi juaj është në gjendje t’i rezistojë tendosjes së shtuar fizike. Megjithatë, është më mirë të zëvendësoni ushtrimet e forcës me joga ose shëtitje pa nxitim në ajër të pastër. Disa probleme mund të lindin në jetën tuaj personale: Hëna në Bricjap forcon aftësitë tuaja drejtuese. Mundohuni t’i kushtoni sa më shumë vëmendje të dashurit tuaj, organizoni atij një darkë romantike nën dritën e qirinjve. Yjet ju këshillojnë të mos i frenoni ndjenjat dhe emocionet: sa më shumë të jepni, aq më shumë merrni. Jini krijues, origjinal dhe mos kini frikë të eksperimentoni, shikoni me guxim në të ardhmen.

Horoskopi i Dashit

E enjte, 16 qershor: Kjo ditë do t’ju ndihmojë të arrini harmoninë e brendshme. Horoskopi këshillon Dashin të përshtatet me një valë pozitive: gjithçka është për mirë. Mos kërkoni një mashtrim të ndyrë në ngjarjet që ndodhin, mos nxitoni të fajësoni të tjerët për të gjitha fatkeqësitë dhe problemet, thjesht përpiquni të kuptoni veten. Faza e zbehtë e hënës është e favorshme për kryerjen e procedurave që synojnë heqjen e toksinave dhe skorjeve. Nëse nuk i besoni dietave, thjesht përfshini ushqime me pak kalori në dietën tuaj. Gjithçka që ka të bëjë me jetën personale të Dashit, tani ka një rëndësi të veçantë. Hëna në Bricjap përkeqëson ndjenjën e vetmisë, përpiquni të ndryshoni status: komunikoni më shumë me seksin e kundërt. Përsa i përket aktivitetit profesional, nuk duhen pritur ndryshime të mëdha. Ndoshta do të ketë një burim të ri të ardhurash, i cili përfundimisht do të bëhet kryesori. Sidoqoftë, mos nxitoni të ndaheni me vendin aktual të punës.

Horoskopi i Demit

E enjte, 16 qershor: Ditë me një humor të mirë që ndihmon për të hequr qafe mendimet e errëta. Horoskopi i ofron Demit të angazhohet në krijimtari: arti frymëzon kreativitetin. Ndoshta talenti i një poeti apo një artisti dremit në ju, thjesht besoni në veten tuaj. Nëse nuk jeni të kënaqur me jetën tuaj familjare, mos nxitoni të vendosni një kryq mbi të. Hëna në Bricjap mpreh ndjenjën e detyrës dhe përgjegjësisë, ndaj kushtojini më shumë vëmendje partnerit tuaj, kënaquni me të gjitha tekat e tij. Ky është një moment i përshtatshëm për ndryshimin e profesionit, nëse, natyrisht, ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Megjithatë, mos merrni vendime të shpejta dhe të nxituara, kërkoni këshilla nga kolegët dhe miqtë.

Horoskopi i Binjakëve

E enjte, 16 qershor: Dita disponon pushim dhe reflektime të pangutura. Horoskopi i këshillon Binjakëve që të mos e nënshtrojnë trupin e tyre në prova të rënda. Do të ishte më mirë nëse gjeni mundësinë për të ndryshuar situatën, bëni diçka të këndshme, siç është kreativiteti. Në jetën personale të Binjakëve mbretëron harmonia e plotë: Hëna në Bricjap rrit ndjenjën e përgjegjësisë. Tani për ju në radhë të parë është komoditeti i njerëzve të dashur, kështu që problemet familjare do të zgjidhen veçanërisht lehtë. Ka mundësi që të keni një burim të ri të ardhurash dhe në një mënyrë shumë të papritur. Jini të hapur ndaj propozimeve të reja, merrni parasysh të gjitha opsionet e mundshme, pavarësisht sa absurde mund të duken.

Horoskopi i Gaforres

E enjte, 16 qershor: Kjo ditë optimizëm dhe krijon një humor të vetëkënaqur. Horoskopi u ofron Gaforreve të ndalojnë së vuajturi për ngjarje që nuk mund të ndryshohen më. Vetëm një qëndrim pozitiv do t’ju ndihmojë të kapërceni të gjitha fatkeqësitë: lini shqetësimet pas. Tani Gaforret mund të bëjnë planifikimin familjar: hëna në Bricjap jep një qasje pragmatike. Prandaj, gjeni një mundësi për të diskutuar me gjysmën tuaj planet e përbashkëta të parave. Yjet ju këshillojnë të mos i kushtoni rëndësi thashethemeve. Mos nxitoni të njihni të metat e tyre, por mos e ekzagjeroni dinjitetin. Hiqni dorë nga paragjykimet, jetoni në harmoni me veten tuaj.

Horoskopi i Luanit

E enjte, 16 qershor: Kjo ditë do t’ju ndihmojë të hidhni negativin e akumuluar dhe t’i hidhni një vështrim të ri gjithçkaje që ndodh. Horoskopi i këshillon Luanët të mos tundojnë fatin me veprimet e tyre të nxituara. Mos nxitoni rrjedhën e ngjarjeve, thjesht shikoni dhe koha do të vendosë gjithçka në vendin e vet. Luanët e dashuruar mund të rrëfejnë ndjenjat e tyre: Hëna në Bricjap i bën njerëzit më të ndjeshëm dhe të hapur. Mos kurseni në fjalët e buta dhe të ëmbla, do të jeni në gjendje të arrini zemrën e të dashurit tuaj. Është e mundur që ju të gjeni një burim shtesë të ardhurash. Megjithatë, mos nxitoni të largoheni nga vendi i mëparshëm i punës, mund të kombinoni disa aktivitete.

Horoskopi i Virgjëreshës

E enjte, 16 qershor: Dita nuk është e favorshme për aktivitete të vrullshëm, përkundrazi, mund të ndjeni një lodhje të lehtë dhe letargji. Horoskopi nuk i këshillon Virgjëreshat të shpenzojnë kohë dhe energji për zbatimin e planeve ambicioze. Jepini vetes një pushim, mos planifikoni ndonjë gjë të rëndësishme për këtë ditë. Tani nuk mund të keni frikë nga grindjet dhe skandalet familjare: Hëna në Bricjap forcon aftësitë diplomatike. Sapo të sillni një partner në një bisedë të sinqertë, marrëdhënia do të përmirësohet menjëherë. Mblidhni forcën dhe mendimet tuaja, mendoni se në cilin drejtim do të dëshironit të zhvilloheni. Jini aktivë dhe të relaksuar, merrni iniciativën në biznes, patjetër do t’i arrini planet tuaja.

Horoskopi i Peshores

E enjte, 16 qershor: Dita shoqërohet me një humor soditës, me dëshirën për t’u larguar nga ngutja. Horoskopi i ofron Peshores që të përpiqet të gjejë përgjigje për të gjitha pyetjet, duke u kthyer ndërgjegjeshëm. Ndoshta punët e përditshme dhe shqetësimet ju pengojnë të përqendroheni në gjërat thelbësore. Tani Peshorja duhet të shmangë stresin emocional: Hëna në Bricjap rrit plogështinë, frenimin e vetëdijes. Prandaj, përmbahuni nga risitë dhe eksperimentet. Natyrisht, do t’ju duhet të flisni shumë për meritat tuaja. Në aspektin profesional, keni arritur lartësi të tilla që mund të shpresoni për përmirësim. Mos ngurroni t’ju kujtoni meritat tuaja Eprorëve.

Horoskopi i Akrepit

E enjte, 16 qershor: Qetësi dhe përshtatje me harmoninë soditëse. Horoskopi i sugjeron Akrepëve të kalojnë pak kohë në paqe dhe qetësi, në mënyrë që asgjë të mos e shkëpusë mendjen nga të menduarit. Kështu që ju mund të kuptoni veten dhe të përcaktoni perspektivat e ardhshme. Tani Akrepat janë në gjendje të mendojnë në mënyrë racionale: hëna në Bricjap i jep kuptim çdo veprimi. Nëse nuk ndjeni dëshirën për të ruajtur lidhjet e vjetra, ndërpritini ato pa u penduar. Natyrisht, ju duhet të vendosni për qëllimet tuaja. Yjet nuk e përjashtojnë rimbushjen në familje, mendoni se sa të përgatitur jeni për ndryshime dramatike. Nëse nuk jeni të sigurt për nesër, prisni pak me këtë vendim.

Horoskopi i Shigjetarit

E enjte, 16 qershor: Shigjetari mund të jetë paksa i ashpër dhe jomikpritës ndaj të tjerëve. Horoskopi ju këshillon të mos refuzoni ndihmën dhe këshillën e dikujt tjetër. Sigurisht, aftësia juaj për të kuptuar shpejt thelbin e gjërave është e admirueshme, por ndonjëherë është e dobishme të dëgjoni një këndvështrim tjetër. Shigjetari nën ndikimin e hënës në Bricjap mund të tregojë ashpërsi të tepruar në marrëdhëniet me fëmijët. Lëreni tonin tuaj paralajmërues, filloni të tregoni më shumë interes për punët e brezit të ri. Yjet këshillojnë të prisni dhe të shihni qëndrimin. Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat tuaja ose keni frikë të hidhni poshtë, lini mënjanë çështjen e rimbushjes së familjes për një kohë të pacaktuar.

Horoskopi i Bricjapit

E enjte, 16 qershor: Horoskopi i këshillon Bricjapët të përdorin talentin e tyre diplomatik, bën thirrje për qetësi dhe maturi. Prandaj, hiqni dorë nga të gjitha çështjet e rëndësishme dhe nëse nuk ekziston një mundësi e tillë: zgjidhni çështjet e diskutueshme vetëm përmes negociatave. Me shumë mundësi, ju mund të gjeni një gjuhë të përbashkët me brezin e vjetër. Hëna në Bricjap nxit mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë mes njerëzve, prandaj nuk duhet të ketë probleme për sa i përket marrëdhënieve me të afërmit e moshuar. Yjet ju këshillojnë të mos ngadalësoni: nuk është ende koha për të pushuar. Ju nuk duhet të mbështeteni vetëm tek fati, mosveprimi mund të çojë në faktin se ju mungon lumturia juaj.

Horoskopi i Ujorit

E enjte, 16 qershor: Kjo ditë krijon një humor të qetë, shkakton dëshirën për të pushuar. Horoskopi i Ujorit këshillon një pushim nga nxitimi i përditshëm: lërini mënjanë të gjitha gjërat për më vonë. Asgjë e keqe nuk do të ndodhë nëse i lejoni vetes të përtoni pak, por duke i kushtuar vëmendje rrethanave. Për Ujorin prind, tani nuk ka asgjë më të rëndësishme se qetësia e fëmijëve. Hëna në Bricjap promovon mirëkuptimin e ndërsjellë midis njerëzve, kështu që ju mund të zgjidhni konfliktet e gjata. Ajri i pastër dhe ndryshimi i peizazhit janë të nevojshëm për të gjithë, ndaj ftoni prindërit në vilë. Pyesni për shëndetin e tyre, ofroni ndihmë në zgjidhjen e problemeve shtëpiake. Tani gjithçka varet nga ju. inalbania.al

Horoskopi i Peshqve

E enjte, 16 qershor: Horoskopi i Peshqve premton zbulime të mahnitshme dhe ngjarje të këndshme. Kjo ditë rrit intuitën, ndihmon për të parë atë që fshihet nga sytë kureshtarë: mundësi të reja, rreziqe të afërta. Prandaj, ju jeni në gjendje të gjeni një qasje jo standarde për zgjidhjen e problemeve të gjata. Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën se si zhvillohet marrëdhënia me seksin e kundërt, merrni iniciativën. Hëna në Bricjap jep këmbëngulje në arritjen e qëllimeve: flirto, tërhiq vëmendjen tek vetja dhe gjithçka do të funksionojë. Kujdes nga thashethemet, ndani më pak detajet e jetës suaj. Lehtësia e tepërt mund të çojë në pasoja të trishtueshme, mos e rrezikoni reputacionin tuaj.

Continue Reading

Horoskopi

Do takoni 1 person qe do ju ndryshoj jeten/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Mund të ketë një diskutim të vogël që t’ju prishë planet. Nga ana tjetër, në punë, edhe nëse situata është e ndërlikuar, do ta gjeni zgjidhjen.

Horoskopi i Paolo Fox Demi: Mos e humbisni mundësinë për të takuar njerëz të rinj. Mund të lindë diçka vërtet e rëndësishme. Kjo e enjte është një ditë e mirë për të pyetur shefin tuaj për diçka.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Mund të takoni njerëz shumë interesantë. Në punë ndiqini dhe çojini përpara idetë tuaja sepse janë shumë të vlefshme.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Bëni kujdes me mënyrën se si po silleni, ka disa lajme që vijnë. Do të duhet të zgjidhni një problem të vogël.

Horoskopi i Paolo Fox Akrepi: Fokusohuni në këtë ditë të enjte 16 për të kuptuar se çfarë nuk shkon me ju dhe me lidhjen tuaj. Edhe në punë gjërat nuk do jenë të lehta.

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Do të dëshironit që dikush t’jua kthejë të mirat që jepni. Ju po vuani faktin se jepni shumë e merrni thuajse asgjë mbrapsht. Do të përjetoni një moment të fortë stresi.

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Asgjë për t’u shënuar deri në fundjavë, por të shtunën do të keni një lajm të madh. Mos hiqni dorë nga ideja për të punuar vetë, në vend që të punoni për të tjerët.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë të mira për shenjën tuaj. Në punë ka pasur diskutime, por do të gjeni një mënyrë për t’i zgjidhur.

Horoskopi i Peshqve Paolo Fox: Së shpejti do të keni disa lajme, juve ju mbetet vetën të përpiqeni të fokusoheni në atë që dëshironi më shumë.

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi 16-22 Qershor 2022/ Keto jane 4 shenjat e horoskopit qe do kene shume FAT te mira

Published

on

Horoskopi i Dashit

Katër yje për Dashin. Lajm i mirë për dashurinë sepse Jupiteri dhe Venusi janë në anën tuaj dhe tani është koha e duhur për t’u rebeluar kundër kufizimeve, marrëdhënieve obsesive. Ata që po përjetojnë një histori konfliktuale, në fakt, do të jenë në përpiqen të thonë atë që mendojnë, por mos e bëni këtë në mënyrë të paqartë.

Në punë, përpiquni të përgatiteni për të ardhmen, sepse pas një situate disi të sikletshme, më në fund do të ketë disa lajme të mira! Ndërkohë që sa i përkët parave do të “lundroni” mes tyre gjatë kësaj jave.

Horoskopi i Demit

Katër yje për Demin. Në dashuri tani mund të ketë ndryshime: Sepse ç’është e vërteta, jeni një person bujar, por sigurisht keni dhënë shumë dhe… keni marrë pak. Jeni njeri që keni shumë entuziazëm, por përpiquni të qëndroni të qetë dhe të bëni gjërat që ju interesojnë duke ecur me kujdes, të paktën deri të enjten.

Në punë, figura juaj në periudhën e fundit është bërë më pak e domosdoshme dhe kur, tani, që ju prisni të kapni ndonjë shpërblim apo duke parë për më lart.

Horoskopi i Binjakëve

Pesë yje për Binjakët. Në dashuri, nëse po përjetoni marrëdhënie disi të paqarta dhe sipërfaqësore, ndoshta duhet të lexoni veten, të bëni një udhëtim brenda vetes për të kuptuar se kush jeni dhe çfarë po kërkoni. Për këtë mund tju vijë në ndihmë dhe shpallja e qershorit si një muaj rikuperimi, si mendoni? Në çdo rast duhet doemos të kuptoni se si të ndryshoni kartat në tryezë, në çdo moment që do të vijë puna.

Në punë, lajme të reja po vijnë: projektet që nisin tani ose po merreni aktualisht, mund të jenë thelbësore për atë që pritet në verë. Me pak fjalë, gjithçka duket mirë, por ju vazhdoni punën!

Horoskopi i Gaforres

Tre yje për shenjën e Gaforres. Në dashuri duhet të lini ca gjëra pas, të harroni të kaluarën dhe të vazhdoni për të ecur përpara. Mundohuni të mbani distancë dhe të largoheni nga polemikat. Kini kujdes sepse të gjitha marrëdhëniet tuaja do të përballen me shqetësime apo kokëçarje.

Në punë, tani duhet të jeni të zënë deri në “grykë” sepse situatat ekonomike po bëhen më të mira dhe që kjo të vazhdojë, gjithçka do të varet nga ju dhe vullneti juaj!

Horoskopi i Luanit

Pesë yje për Luanin. Dëshironi të përjetoni një emocion apo pasion të bukur? Epo, horoskopi premton gjëra të mëdha dhe madje mund të lindin dashuri të qëndrueshme. Mundohuni të besoni më shumë, t’u besoni miqve.

Në punë, tani duhet të gjeni guximin për të ecur përpara, aq më tepër që Jupiteri është në anën tuaj. Dhe mos harroni, edhe në sferën profesionale, gjithmonë mund të mbështeteni te miqësia! Sa i përket parave do të jetë java jua, do u hyjnë dhe nga dritarja, vetëm mos harroni ta lini hapur.

Horoskopi i Virgjëreshës

Tre yje për shenjën e Virgjëreshës. Muajin e kaluar Afërdita vuri në dyshim dashurinë, por tani fillon faza e rikuperimit. Së pari do t’ju duhet të zgjidhni një problem me veten: jeni emocional, por çfarë është më e keqja, edhe shumë dyshues. Dhe kjo nuk është aspak e mirë në një raport.

Në punë keni të drejtë të jeni racionalë në çështjet ekonomike, Mërkuri është kundër dhe është më mirë të kurseni.

Horoskopi i Peshores

Katër yje për shenjën e Peshores. Në dashuri po jetoni nën një presion të vogël: përpiquni të reflektoni, të qëndroni të qetë dhe të kuptoni se ata që lindin rrumbullakët nuk vdesin katrorë, e thonë më shkoqur, njeriu nuk ndryshon dhe gjërat që janë për t’u bërë do të bëhen. Duhet të ecni përpara dhe të bëni zgjedhje. Por ta dini se ato, në mënyrë të pashmangshme do të çojnë në sakrifica.

Në punë, disa nga ju po përpiqen të arrijnë një marrëveshje, bëni kujdes për të mos nxitur polemika. Edhe një këshillë tjetër: Kujdes nga aksidentet e vogla rrugore!

Horoskopi i Akrepit

Katër yje për shenjën e Akrepit. Ju që jeni single po ndiheni mirë vetëm dhe disa të tjerë që janë me dikë, thjesht ju duket se nuk ju tërheq çmendurisht, ose e thënë troç, nuk ndjeni se keni kapur mrekullinë e shtatë. Por ka ardhur koha që të fokusoheni në atë që ju pëlqen vërtet, pa qenë nevoja të sforcoheni apo të bëni qoka ose ndjeni keqardhje, ca më keq, të ndjeheni të detyruar.

Në punë, përpiquni të bëni kërkesa për vjeshtën, e cila ndoshta duket shumë e largët, por është fare afër kur vjen puna të organizohen ndryshime në karrierë! Ngrihuni për veten tuaj!

Horoskopi i Shigjetarit

Pesë yje për shenjën e Shigjetarit. Qielli premton gjëra të mëdha dhe dashuria është te porta. Sepse Jupiteri dhe Venusi ushqejnë pasionet, ndaj takimet janë të favorizuara dhe do të keni mundësi të njiheni me më shumë njerëz. Epo, me Hënën në shenjë, ditët e së martës dhe të mërkurës janë ideale për këtë qëllim.

Në punë po filloni të korrni shpërblimet e para. Ata që studiojnë, nga ana tjetër, duhet të përballen me një provim, por mund të rrini të qetë: gjithçka do të shkojë mirë!

Horoskopi i Bricjapit

Tre yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Aktualisht ju ja përfshirë dëshira që të qëndroni vetëm për pak kohë dhe kjo po ju ndodh sepse dashuria në periudhën e fundit nuk ju shell sadisfaksion. Nga njëra anë jeni në gjendje të pranoni shumëçka dhe nga ana tjetër nuk bëni dot kompromis me ndjenjat. E mesmja e artë ju takon ju.

Në punë nuk duhet të nxitoheni. Bëjini gjërat me mend në kokë e jo të zhyteni me kokë! Nga ana tjetër, kohë të tjera kanë ardhur, ndaj duhet të përpiqeni të mbani atë që keni sepse mundësitë nuk janë të pambarimta.

Parashikimet për Ujorin

Pesë yje për Ujorin. Lajm i mirë për sferën e ndjenjave, pasi keni Venusin në anën tuaj. Pranë jush gjendet një njeri i cili është në gjendje t’ju kuptojë dhe i gatshëm të pranojë gjërat tuaja, apo më mirë, t’ju pranojë siç jeni. Bëni vend, sepse së shpejti mund të vijë një histori e jashtëzakonshme, pothuajse transgresive.

Në punë, disa po përpiqen të zgjidhin një problem, të arrijnë një marrëveshje. Jupiteri po kalon në shenjën tuaj dhe do të favorizojë zgjedhjet që do të bëni!

Horoskopi i Peshqve

Katër yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Një pikë kthese po vjen në dashuri, por keni edhe disa dilema që ju kanë futur në mendime. Mes të martës dhe të mërkurës përpiquni të qëndroni të qetë dhe nëse jeni beqarë lëreni veten të shkojë pas rastësisë, sepse në fundjavë takimet janë goxha të mundshme.

Në punë jeni gati për çdo gjë, qoftë edhe për t’u rikthyer në lojë. Nëse punoni për veten tuaj, sukseset dhe kënaqësitë e mëdha janë fare afër

Continue Reading

Trending