Connect with us

Horoskopi

Do te merrni 1 oferte pune/ Ky eshte horoskopi i detajuar i dates 12 Qershor 2021

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 12 qershor 2021

Sot nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here do mbylleni në vetvete. Rreziku për mosmarrëveshje në çift do jetë edhe më i madh gjatë kësaj dite. Nuk do bëni as hapin më të vogël për t’u marrë vesh me atë që keni në krah dhe ky do jetë një gabim i madh. Beqarët duke u marrë me gjëra të parëndësishme ka rrezik të humbasin mundësitë e jetës. Në punë do jeni super të ngarkuar dhe lodhja do jetë goxha e madhe. Në disa momente do gjendeni edhe para vështirësive. Sektori i financave do jetë shumë më pozitiv se më parë kështu që përfitoni për të bërë disa investime të nevojshme.

Demi

Horoskopi i datës 12 qershor 2021

Ditë shume entuziaste dhe plot të papritura të këndshme në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, sot do njihni emocionet e vërteta që mund të falë dashuria. Pranë partnerit do ndiheni të përmbushur dhe zemra do ju rrahë fort në çdo moment. Nëse jeni beqarë do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për të gjetur dashurinë dhe keni për ta gjetur vërtet atë sot. Sipas Dritare.net, në punë do merrni vendime me rëndësi, por do ju duhet të luftoni fort që të arrini majat. Bëni durim dhe keni për ta parë që çdo gjë do ju realizohet. Financat mund të bëhen delikate sepse disa objekte do ju tundojnë aq shumë saqë nuk do e frenoni dot veten për t’i blerë.

Binjakët

Horoskopi i datës 12 qershor 2021

Do i shihni gjërat me një sy tjetër sot dhe do ju gjeni zgjidhje problemeve të së shkuarës. Ju të dashuruarit do keni një ditë të begatë dhe mund të merrni vendime shumë të rëndësishme. Periudha e pritjes dhe hezitimit do marrë fund njëherë e mirë. Ju beqarët do jeni më pak kërkues dhe do gjeni persona për të cilët do bëni çdo gjë. Një periudhë e bukur do fillojë për ju. Në punë do jeni goxha të ngarkuar dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni më parë. Kërkoni ndihmë nga kolegët sepse vetë nuk do ja dilni dot. Në planin financiar veproni me më shumë maturi e kujdes nëse nuk doni të keni probleme serioze.

Gaforrja

Horoskopi i datës 12 qershor 2021

Sot do zgjoheni me energji pozitive dhe me shumë humor kështu qe do bëni që çdo gjë t’iu ecë sa më mirë. Sektori i dashurisë për çiftet do jetë plotësisht i qetë sot. Do merreni vesh aq mirë me partnerin saqë nuk do keni asnjë lloj ankese për të bërë. Ju beqarët do jeni goxha të favorizuar në dashuri dhe do e gjeni më në fund personin tuaj të ëndrrave. Në mbrëmje do ndiheni më gati se kurrë për të filluar lidhje. Në pune do jeni shumë të motivuar, seriozë dhe të guximshëm. Për ju nuk do ketë aspak pengesa të pakalueshme. Në planin financiar ka ardhur koha të bëni pak ekonomi sepse në të kundërt situata mund të ketë probleme.

Luani

Horoskopi i datës 12 qershor 2021

Të gjithë planetët do jenë në anën tuaj sot dhe do ua zbukurojnë çdo çast. Do i vini njëherë e mirë kapak të shkuarës së hidhur. Ju të dashuruarit nuk do mërziteni aspak sot sepse planetët do ua bëjnë çdo moment emocionues. Asnjë debat apo mosmarrëveshje nuk ka për të ndodhur. Për ju beqarët do jetë një ditë premtuese, megjithatë mirë është që ata të mos nxitoheni. Çdo gjë ka kohën e vet kur duhet të ndodhë. Në punë do luftoni fort për të arritur majat. Mund të bëni edhe disa sakrifica, por do arrini atje ku doni. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni më asnjë lloj rreziku sepse përndryshe do mbeteni pa para.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 12 qershor 2021

Sot do reflektoni me kujdes për çdo hap që do hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Në tërësi dita do jete shumë e qetë . Nëse jeni në një lidhje, tensioni dhe debatet do qetësohen ndjeshëm. Do jeni shumë më të logjikshëm sot dhe do pranoni edhe vetë se keni gabuar. Sipas Dritare.net, nëse jeni beqarë do jeni në gjendja ta joshni atë që doni dhe do filloni lidhjen tuaj të ëndrrave. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e mirë për ju. Në punë do provoni veten në fusha të reja dhe do arrini atë që doni. Për financat perspektivat duken të mira megjithatë mirë është të merrni masa për të mos shpenzuar pa mbarim.

Peshorja

Horoskopi i datës 12 qershor 2021

Dite mjaft interesante do jetë kjo e sotmja dhe do mund t’i zgjidhni edhe disa probleme te mbetura pezull prej kohesh. Në dashuri do jeni shumë më të arsyeshëm ju çiftet. Kjo do shmangë keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet. Pasditja dhe mbrëmja kanë për të qenë edhe më të mira. Nëse jeni beqarët do dini si të veproni dhe çfarë të bëjnë që të filloni një lidhje. Sipas Dritare,net, në punë vërtet do debatoni me disa kolegë që do ju pengojnë, por nga ana tjetër në momente te caktuara do i dëgjoni këshillat e gjithkujt. Nëse doni të përmirësoni buxhetin mos merrni para hua sepse kjo do jetë gjëja më e gabuar që mund të bëni.

Akrepi

Horoskopi i datës 12 qershor 2021

Ditë negative do jetë kjo e sotmja. Keqkuptimet do jenë të shumta në çdo fushë. Për ju do që jeni në një lidhje do ketë trazira të shumta. Me partnerin do keni debate të vazhdueshme dhe asnjëri nuk do tolerojë. Situata në disa momente do jetë vërtet alarmante. Ju beqarët me shumë gjasë do mbylleni në vetvete dhe nuk do pranoni të dilni me askënd që do iu ftojë. Në planin profesional duhet të tregoheni sa më diplomatë që të mundeni sepse vetëm ashtu do arrini te ruani qëndrueshmërinë dhe nuk do humbisni pozicionin që keni. Sektori i financave do vazhdojë të mbetet i mbrojtur edhe sot. Do dini si t’i bëni llogaritë dhe nuk do gjendeni në vështirësi.

Shigjetari

Horoskopi i datës 12 qershor 2021

Mërkuri do ju bëjë më të dashur sot dhe do i shprehni më tepër pëlqimet. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni jashtëzakonisht mirë. Partneri do ju plotësojë çdo dëshirë që do i shprehni. Nëse jeni beqarë mund të takoni personin e duhur me të cilin do kaloni gjithë jetën. Në punë situata do jetë goxha e qëndrueshme. Do dini si të veproni në çdo moment dhe gjithçka do ju ec sipas planeve që keni bërë. Nëse jeni të papunë do ju ofrohet një mundësi goxha e mirë. Financat do i keni kujdes. Jo vetëm që nuk do shpenzoni, por do filloni te hiqni edhe disa para mënjanë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 12 qershor 2021

Dita e sotme do jetë më pozitive dhe ju do jeni shumë më realiste e te logjikshëm për çdo gjë. Për ju që keni një lidhje, prezenca e Venusit në qiellin e dashurisë do e bëjë jetën tuaj në çift edhe më harmonike, më të qetë dhe më të sigurt sot. Edhe për ju beqarët planetët premtojnë takime shumë të veçanta që mund ta ndryshojnë përgjithmonë rrjedhën e jetës. Mundohuni t’i bëni sytë katër kudo që të shkoni. Në punë do iu gjeni zgjidhje të gjitha problemeve dhe do arrini atje ku e keni programuar. Për sa iu përket financave do keni gjithë interesin për të frenuar shpenzimet dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar.

Ujori

Horoskopi i datës 12 qershor 2021

Gjërat që nuk do ju pëlqejnë gjatë kësaj dite do keni tendencë t’i shtyni ose t’i lini pas dore. Ky në fakt do jetë një gabim që mund të sjelle edhe konflikte. Nëse keni një lidhje duhet të bëni më shumë përpjekje për të ulur tensionin gjatë kësaj dite. Partner do jetë më i gatshëm të bashkëpunojë, por edhe ju duhet të bëni pjesën tuaj. Ju beqarët mund të keni edhe dashuri me shikim të parë, por me persona që nuk do ju ofrojnë asnjë të ardhmen. Në punë mos kërkoni të jeni perfeksionistë, por mbyllni sa më parë gjërat kryesore që iu janë kërkuar sepse mund të merrni kritika. Financat duhet pasur jashtëzakonisht kujdes sepse përndryshe do keni probleme serioze.

Peshqit

Horoskopi i datës 12 qershor 2021

Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë përgjithësisht pozitiv gjatë këtij dite, ju sërish do ndiheni keq në disa momente. Nëse keni një lidhje gjërat do fillojnë të normalizohen sot dhe here pas here mund të bëni gjëra të veçanta me atë që keni në krah. E rëndësishme është që zemra do ndihet përgjithësisht mirë. Nëse jeni beqarë do bini kokë e këmbë në dashuri me dikë dhe do bëni të pamundurën që ta afroni sa më parë pas vetes. Në punë nuk do ju mungojë asnjë çast ambicia dhe këmbëngulja, vetëm se do i besoni verbërisht disa kolegeve që nuk ua duan të mirën. Në planin financiar përmirësimet do jenë edhe më të mëdha nga sa ju e imagjinonit.

Horoskopi

Do te keni 1 takim te rendesishem/ Astrologia Susan Miller paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Dashi

Një kuadër yjor vërtet shumë i mirë për të dashuruarit e kësaj shenje bën që dita të jetë shumë pozitive. Edhe erosi do jetë i stimuluar nga Hëna e Afërdita. Beqarët do kenë një ditë euforike dhe të mbushur me takime. Financat do dini si t’i menaxhoni.

Demi

Pozicioni i Marsit është në një orbitë aspak të favorshme për ju që jeni në një lidhje, gjë që do të vështirësojë edhe gjërat më elementare për ju. Megjithatë ju sugjerohet të mos bini pre e viktimizimit. Beqarët duhet të reflektojnë mirë përpara se të bëjnë zgjedhjen. Kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Pas një periudhe deri diku pozitive sot dita për ju që jeni në çift duket se do të fillojë me të “përpjeta”. Megjithatë, rezultatet që do të arrini do t’ju sjellin një farë sodisfaksioni. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime mjaft mbresëlënëse. Në planin financiar do merrni vendime të rëndësishme.

Gaforrja

Nuk është një periudhë e lehtë edhe për ju që i përkisni kësaj shenje. Vetëm Hëna duket se sot do të jetë e predispozuar t’ju ndihmojë në jetën tuaj sentimentale. Beqarët duhet të presin ende para se të hedhin hapa më tej, në të kundërt mund të lëndohen. Situata e financave do mbetet e njëjtë.

Luani

E zbehtë fusha e dashurisë. Një situata yjore e trazuar, me hyrjen në shenjë të Uranit, do të reflektohet te ju duke bërë që t’ju mungojë qetësia shpirtërore. Beqarët duhet të qartësohen njëherë me veten para se të vendosin. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi.

Virgjëresha

Me gjithë vështirësitë në të cilat ndodheni me partnerin/en, sot me Merkurin në shenjë do të mund të përballoni një ditë të ngarkuar me shumë punë. ”Kokëfortësia” nuk ju ndihmon aspak. Beqarët do marrin shumë ftesa sot, vetëm duhet të vendosin. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur.

Peshorja

Pritet një ditë pozitive për ju të dashuruarit, por duhet të veproni me shpejtësi sa jeni në kohë, sepse situata mund të kthehet shumë shpejt në disfavorin tuaj. Merkuri është stresues. Beqarët do kenë takime, por asgjë më shumë se kaq dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Duket se ”marshimi” juaj do të vazhdojë i pandalshëm, aq më tepër tani që ”opozita” e Saturnit në shenjë duket shumë më e dobësuar. Mundohuni të mbani pranë vetes partnerin/en. Beqarët nuk duhet të privojnë veten nga asgjë, por të shfrytëzojnë lirinë e tyre. Financat do stabilizohen.

Shigjetari

Qielli për ju që jeni në një lidhje edhe sot pritet të jetë i ”ngrysur”, pasi Marsi vazhdon të jetë në një orbitë aspak të favorshme. Megjithatë, së shpejti do ju vijnë edhe sinjale pozitive. Beqarët do kenë plot aventura, por asgjë serioze. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Bricjapi

Tashmë tensionet dhe streset për ju të dashuruarit i përkasin plotësisht të kaluarës dhe shenja juaj sot është nën ndikimin e mjaft yjeve të mirë. Nëse do të ketë diçka që s’ecën, kjo mund të vijë vetëm për fajin tuaj. Beqarët do kenë ndihmën e yjeve dhe çdo gjë do ju eci mirë. Me shpenzimet tregohuni vigjilentë.

Ujori

Dyshja Mars-Afërditë do të jetë edhe sot një binom ”fituesish”, për ju që jeni në një marrëdhënie, prandaj sot nuk do të keni asnjë pengesë në rrugën tuaj. Beqarët do nxitohen me vendimet dhe mund të lëndohen. Financat nuk parashikohen të jenë të këqija.

Peshqit

”Shtrëngoni dhëmbët dhe duroni”. Ky mund të jetë mesazhi për ju që i përkisni kësaj shenje, dhe që gëzoni një marrëdhënie, pasi gjërat priten të ndryshojnë për mirë. Beqarët nuk do duan të bëjnë ndryshime dhe do ndihen mirë edhe me atë status që kanë. Financat nuk do jenë aspak të mira, kujdes me shpenzimet.

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi i muajit Prill sipas astrologut Jorgo Pulla/ Keto jane 3 shenjat me FAT te muajit

Published

on

Astrologu Jorgo Pulla ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku tregoi se si është parashikimi i yjeve për shenjat e horoskopit për muajin prill.

Pulla thotë se Dashi, Peshorja, Peshqit nuk duhet të bëjnë gabim në asnjë mënyrë këtë muaj se do ta paguajnë shtrenjtë.

Dashi ndikohet shumë në çështjet që lidhen me punën aktuale. Mund t’i bëhen disa padrejtësi, por ndonjëherë ndikojnë. Fokusohen më tepër tek çështjet ekonomike financiare. Nga ana shpirtërore, lidhjet me virgjereshën dhe ujorin kanë ndikim shumë të madh. Nga 15 ditëshi i dytë, priten dhe lajme të mira.

Demi – Janë shumë të ndërlikuar sa i përket kësaj periudhe se lidhen shumë me çështjet ekonomike. Afërdita, planeti i ekonomisë dhe i dashurisë lidhet ngushtë këtë muaj dhe mund të marrë një lajm të mirë nga një çështje dokumentacioni.

Binjakët nuk janë shumë të kënaqur se kanë pasur disa debate. Gjithashtu do të kenë takime të rastësishme për punën. Ky muaj do të ketë ndikim të madh për muajt që do vijnë, prandaj duhet të vendosin tani. Për takimet shpirtërore, duhet të kenë kujdes me çfarë do të bëjnë.

Gaforrja – Është shumë e rëndësishme se çfarë bëni, por jeni në kohë dhe nëse do të keni një kontratë, firmosni tani. Nga data 7 deri më 22 është perfekt ideal për të zgjidhur çështjet ligjore.

Luani – Duket se jeni në kohën e duhur, megjithëse është periudhë që do ju japë mundësi dhe rëndësi për një punë. Do lëvizni nga puna që jeni dhe do bëni diçka të re. Është momenti ideal për riinvestime sepse mundësitë janë të mëdha, sidomos nga data 7 deri më 14. Lidhjet me Dash dhe Shigjetar i keni perfekte.

Virgjeresha – Mundësitë që keni do i fokusoni në lidhjet shpirtërore. Lidhjet me bricjap apo shigjetar, mund ta ktheni njohjen në lidhje serioze. Do ju jepet një punë e dytë për rritje të ardhurash, sidomos nga data 13 deri me 24. Është momenti tani për të bërë dokumente të rëndësishme.

Peshorja- Është e rëndësishme koha dhe momenti kur ndodhi fenomenet. Do bëni kujdes 10 ditëshin e parë të këtij muaji. Juve bëni atë që dini të bëni më mirë, të arrini qëllimin tuaj. Një blerje shtëpie të re ose sendi mund ta realizoni pas datës 17 deri më 26. Nga ana shpirtërore, një lidhje me pengesa me demin ose ujorin do e zgjidhni dhe do shkoni deri në martesë.

Akrepët janë të mërzitur për çështjen e pasurive të paluajtshme. Duket se tani duhet të bëni disa dokumentacione dhe ta realizoni këtë gjë. Koha më e përshtatshme është periudhë shumë e mirë duke pasur parasysh që pas datës 20 do realizoni gjëra që nuk i keni realizuar më parë. Për çështjet shpirtërore, me dem dhe luan po shkon shumë mirë. Nëse doni të zgjeroni familjen, është momenti tani për ta realizuar.

Shigjetari – tani është momenti për të arritur qëllimin dhe për të marrë vendime për punën tuaj aktuale. Nëse doni të merrni një objekt me qera, bëjeni pas datës 12. Mundësitë janë të mëdha. Nga ana sentimentale, bëni kujdes nga peshorja, dashi apo luani, mos u nxitoni.

Bricjapi – Lodheni shumë, keni marrë përsipër gjëra që të tjerët nuk i merrnin dot. Është koha tani të vini pikat mbi i. Duket se të tretët mund t’ju prishin ekuilibrin, por jo nismat që keni marrë. Nga ana shpirtërore, gjërat janë në vijë. Lidhjet me demin, virgjëreshën apo gaforren janë të mira.

Ujori – Deri me datën 9 do të arrini qëllimin tuaj që e keni menduar prej 3 muajsh. Është momenti për të bërë për veten tuaj, boll bëtë për dynjanë. Fokusohuni edhe tek shëndeti. Në çështjet ekonomike, nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Do keni edhe një ofertë pune për të rritur të ardhurat. Në fushën sentimentale, një lidhje është mëse e mundur.

Peshqit – Keni dy gëzime në një kohë. Mund të keni takime të rëndësishme në fushën ekonomike financiare. Mund të merrni disa dokuemente që ju gëzojnë, por pas datës 11, është koha më ideale për punën. Ndërkohë është momenti ideal për të zgjidhur çdo keqkuptim.

Continue Reading

Horoskopi

Iken 3 muajt e pare te vitit 2022/ Keto jane 4 shenjat e horoskopit qe i vene gjerat vaj deri ne fund te vitit

Published

on

Muajt e ardhshëm do të jenë plot surpriza. Fati do të jetë në anën e disa prej shenjave të horoskopit, të cilat pavarësisht sfidave do të bëjnë çmos për të arritur suksesin e dëshiruar dhe qëllimet që i kanë vendosur vetes.

1.DEMI

Personaliteti i Demit gjithmonë me “këmbë në tokë” e ka ndihmuar atë të kapërcejë sfidat përgjatë këtij viti. Në muajt e ardhshëm, planet që kanë në mendje do të jenë të suksesshme. Shijojini këto muaj, pasi do të jenë shumë të veçantë.

LUANI

Në përgjithësi, Luanët kanë qenë një ndër shenjat më me fat në vitin 2022. Pavarësisht nga të gjitha sfidat, ata kanë arritur të ecin përpara profesionalisht. Gjatë muajve të ardhshëm ata do të ecin më me vetëbesim, duke eliminuar çdo pengesë dhe duke arritur atë që duan.

3.BRICJAPI

Për personat që i përkasin kësaj shenje, muajt e ardhshëm do të sjellin gjëra të mira në jetën e tyre. Do të arrijnë të marrin frytet e punës së palodhur. Edhe kur sfidat duket se shtohen, kini besim pasi gjithçka do të ndodhë në mënyrën më të mirë të mundshme.

4.PESHQIT

Personat e kësaj shenje kanë pasur një vit të lumtur dhe të begatë. Edhe në ditët e vështira, energjia pozitive do të vazhdojë t’i bekojë edhe për muajt që kanë mbetur. Do të afrohen një hap më shumë drejt realizimit të ëndrrave dhe qëllimeve.

Continue Reading

Trending