Horoskopi
Horoskopi i detajuar i dates 5 Qershor 2021/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Dashi
Horoskopi i datës 5 qershor 2021
Gjatë kësaj dite do mundoheni të jeni sa më realistë dhe të mos bëni gjëra të pamenduara mirë. Njerëzve të dashur do iu kushtoni më shumë kohë. Nëse keni një lidhje do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet entuziazmuese gjithë kohës. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurte është që asgjë nuk do jetë ashtu si më parë dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Në punë, pavarësisht yjeve që do mundohen t’iu shpërqendrojnë, ju do arrini të qëndroni të fokusuar plotësisht tek ajo që keni për të bërë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni. Matuni disa herë para se të investoni.
Demi
Horoskopi i datës 5 qershor 2021
Dita e sotme ka rrezik të jetë shumë e vështirë. Shmangni marrjen e vendimeve të mëdha dhe bëni kujdes me menaxhimin e financave. Për ju që keni një lidhje, Urani do provokojë një stuhi të lehtë. Do jeni pak më shumë sesa duhet dyshues ndaj partnerit dhe për këtë do e bezdisni me pyetje atë. Nëse jeni ende vetëm do keni takime, por nuk duhet të shkoni shumë larg që herën e parë. Sipas Dritare.net, në punë shumë gjëra do ecin keq dhe as vetë nuk do e kuptoni pse jeni kaq pa fat. Mos ndërmerrni as rreziqe të mëdha për ta ndryshuar gjendjen. Nëse tregoheni më të organizuar në planin financiar nuk do keni asnjë problem.
Binjakët
Horoskopi i datës 5 qershor 2021
Gjatë kësaj dite do kërkoni kurdoherë drejtësi dhe do e kontrolloni veten. Në tërësi do përçoni energji pozitive. Ju që keni një lidhje do i merrni gjërat më seriozisht dhe do mendoni të jetoni së bashku. Përgatituni mirë sepse jo gjithçka është fushë me lule. Ju beqarët do mund të takoni persona të veçante me të cilat ja vlen të njiheni më tepër. Në punë do hasni goxha vështirësi dhe mund të keni edhe vonesa. Idetë do i keni të mira, por ka rrezik që shefat të mos ju përkrahin. Në planin financiar do ketë goxha vështirësi, por falë ndihmës së disa miqve të specializuar në këtë fushë do ia dilni mbanë me sukses.
Gaforrja
Horoskopi i datës 5 qershor 2021
Gjatë kësaj dite do adhuroni aventurat dhe askush nuk do ju ndalë të bëni atë që mendoni. Sektori i dashurisë për ju që keni një lidhje do jetë i favorizuar nga planetët. Lidhja juaj do bëhet më e qëndrueshme dhe ju do ndiheni mirë pranë të dashurit tuaj. Ju beqaret do jeni mahnitës dhe do bëni për vete atë që doni. Do jetë një ditë shumë e bukur. Në punë do jeni edhe më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Shefat do kenë besim të verbër tek ju dhe do ju besojnë një sektor vërtet të rëndësishëm. Plutoni do iu mbrojë në sektorin financiar. Do keni shumë fat. Përfitoni sa më shumë, por tregohuni në çdo moment edhe vigjilentë.
Luani
Horoskopi i datës 5 qershor 2021
Sot do preferoni të jeni përherë ju që do thoni fjalën e fundit. Ju duket vetja më superiorë dhe me më shumë besim tek vetja. Nëse jeni në një lidhje, më në fund do afroheni më pranë partnerit tuaj dhe do ia shprehin gjitha ato që keni menduar prej kohesh. Nëse jeni ende vetëm, mos kërkoni të bëni asgjë me ngut sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit dhe keni për të vuajtur. Në punë duhet të bëni gjithçka për të vënë edhe më në pah vlerat tuaja. Vetëm në këtë mënyrë do i kënaqni shefat dhe do merrni atë që dëshironi. Për financat do jetë ditë delikate dhe nuk do mund të kryeni asnjë shpenzim të madh.
Virgjëresha
Horoskopi i datës 5 qershor 2021
Nën ndikimin e madh të Hënës dhe Neptunit sot do jeni të gatshëm të përballeni me realitetin dhe t’iu jepni zgjidhje edhe disa telasheve që ju kishin dalë. Pas një periudhe jo shumë të mirë për ju që keni një lidhje, sot situata do fillojë të ndryshojë rrënjësisht. Do e dëgjoni me kujdes tjetrin dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni dhe nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar statusin. Në punë duket se asgjë nuk do shkojë mirë. Do merrni refuzime, do keni vonesa dhe plot vështirësi të tjera. Të ardhurat do i keni më në vëmendje se kurrë dhe situata do stabilizohet. Do i shlyeni edhe borxhet e vjetra.
Peshorja
Horoskopi i datës 5 qershor 2021
Do tregoni shumë kujdes për imazhin tuaj gjatë kësaj dite dhe për këtë mund të vendosni të mbani larg disa persona të dëmshëm. Ju që jeni në një lidhje do keni një ditë plot me ndodhi të këndshme. Së bashku me partnerin do bëni edhe plane për të ardhmen. Bëni vetëm kujdes mos këto emocione iu bëjnë të humbisni drejtimin. Ju beqarët do filloni të pëlqeni dike që e njihini prej kohesh, por që kurrë nuk e keni pasur qejf. Sipas Dritare.net, në punë dita do jete e qëndrueshme dhe pa ndonjë problem serioz. Vazhdoni të tregoheni të kujdesshëm dhe të mendoheni gjatë para se të veproni. Në planin financiar kënaquni me ato qe do iu sjellin planetët. Po të kishit më shume para do shpenzonit më shumë.
Akrepi
Horoskopi i datës 5 qershor 2021
Sot do jeni shumë të kujdesshëm për veten dhe për ata që doni. Nuk do lejoni askënd t’ua prishë imazhin ju dhe personave të zemrës. Nëse keni një lidhje, planetët do ua mbrojnë gjatë gjithë kohës marrëdhënien. Nga ana tjetër ata do ju nxitin të përgatisni surpriza të njëpasnjëshme dhe të dy palët do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët do merrni vendime të rëndësishme mbi të ardhmen dhe do ndiheni të plotësuar. Jeta profesionale nuk do ecë ashtu si do dëshironit megjithatë probleme serioze nuk do ju dalin. tregohuni vetëm pak më të logjikshëm dhe të duruar. Sektori i financave do jetë mjaft konfuz. Mendohuni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi pasi nuk është koha për të rrezikuar.
Shigjetari
Horoskopi i datës 5 qershor 2021
Intuita nuk do funksionojë si duhet gjatë kësaj dite dhe herë pas here nuk do dini si të veproni. Nëse keni një lidhje mos u tregoni shumë mosbesues kundrejt partnerit. Nëse ju e ruani në çdo hap që hedh ai me të drejtë mund të mërzitet. Ju beqarët do filloni të pëlqeni një koleg pune. Edhe ai ka kohë që iu pëlqe, por nuk ua ka shprehur nga frika se mund të humbe edhe miqësinë tuaj. Në punë lëreni mënjanë imagjinatën tuaj të zhvilluar dhe kthehuni në realitet. Merrni edhe disa masa që askush të mos ndërhyjë në planet që keni bërë. Për sektorin e financave dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive me shpenzimet sepse situata mund të ndryshojë menjëherë.
Bricjapi
Horoskopi i datës 5 qershor 2021
Gjatë kësaj dite do keni shumë vullnet dhe dëshirë për të vendosur paqen. Gjithçka për ju do ecë më së miri. Nëse keni një lidhje, dëshira për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme do iu bëjë të merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bërë më parë këtë, përsëri nuk është vonë. Ju beqarët do keni edhe takime, por do ëndërroni shumë me lart. Do jeni përsëri te mërzitur. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do keni arritje të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër nuk do ju mungojë as maturia dhe durimi. Financat do jene në përgjithësi te mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mirë sa para do harxhoni.
Ujori
Horoskopi i datës 5 qershor 2021
Neptuni do ju bëjë të logjikshëm sot dhe do kërkoni ta siguroni çdo sektor të jetës. Pritet një ditë shumë e ngrohtë. Ju që keni një lidhje do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurt është se asgjë nuk do jetë ashtu si më pare dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Në punë do jeni shumë kompetentë dhe të kujdesshëm. Para se të veproni do logjikoni përherë dhe kjo do shmangë problemet. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni. Matuni disa herë para se të veproni.
Peshqit
Horoskopi i datës 5 qershor 2021
Gjatë kësaj dite do e dini shumë mirë se çfarë doni, por shumë persona do ju pengojnë dhe do ju prishin rehatinë. Nëse jeni në një lidhje, dashuria nuk do ju ecë shumë mirë. Do qëndroni pak larg njëri tjetrit dhe vetëm në fund të ditës do kuptoni se nuk mund të bëni dot pa të. Edhe për ju beqarët dita do jetë pak delikate. Fillimisht do entuziazmoheni, por më vonë do e kuptoni se jeni gabuar për atë që pëlqenit. Jeta profesionale ka për të ecur mirë. Nëse keni aplikuar diku mund të merrni përgjigjen e shumë pritur. Financat do jenë shumë të mira, gjithsesi nuk duhet të tregoheni të pamatur me shpenzimet e ta teproni.
Horoskopi
Do te marrin 1 surprize te madhe/ Keto jane 4 shenjat me FAT te muajit PRILL 2022

Prilli do të jetë një muaj me shumë lajme interesante për disa shenja të horoskopit po vetëm tre prej tyre do të kenë surpriza të vërteta.
Peshqit Të lindurit në këtë shenjë do të kenë mjaft fat në anën e tyre, do të presin surpriza të këndshme,veçanërisht nga familjarët apo partnerët. Për beqarët, fokusi do të jetë tek kërkimi i një shpirti binjak, dikush që i kupton dhe di t’i dëgjojë më shumë se kushdo tjetër. Kjo perspektivë do të jetë shumë më e rëndësishme se çdo dhuratë materiale.
Ujori Një tjetër shenjë që do të ketë disa surpriza të mëdha sigurisht që do të jetë ajo e Ujorit. Arsyeja gjendet në faktin se një pjesë e madhe e mundimit në punë do të shpërblehet pikërisht në muajin prill, kur gjithçka do të jetë më e relaksuar. Këta persona do të jenë më të fokusuar te vetja. Dashuria mund të jetë një surprizë që ndoshta do të vijë papritur.
Luani Shenja e tretë që mund të ketë një surprizë të mrekullueshme do të jetë ajo e Luanit. Javët e para të marsit e dobësuan vërtet këtë shenjë dhe padyshim që meriton një surprizë shumë origjinale, siç do të ndodhë gjatë muajit prill. Ndoshta surpriza do të vijë nga një miqësi e rëndësishme.
Akrepi Shenja e fundit që mund të marrë një surprizë do të jetë Akrepi. Pas shumë javësh mjaft të ndrydhura, muaji prill mund të përfaqësojë një kthesë të mirë për karrierën ose një surprizë financiare nga ana e njerëzve të dashur. Edhe dashuria mund të sjellë disa surpriza, si për shembull një lajm që pritej me shumë frikë.
Horoskopi
Do te merrni shume para dhe do te beheni milionere/ Keto jane 3 shenjat pasanike per vitin 2022

Në ditën e sòtme, do t’ju máhnítím fare, sepse sot línd pyetja se gjáte vítit 2022 cilat nga shènjat ka më shumë shánse për t’u bèrè i/e pásùr.
Edhe pse ndònjèherë është shumë e vèshtírë që të páráshikòjmë të ardhmen, sepse ende nuk i kèmi ato fùqí, ne mùnd të pèrdòrim shenjat dhe shumë mètòda të tjera për të mèsùar ç’do na ndòdhè.
Pra, a do bèjmè párá në vitin 2022?
Përgjígjen më të sáktë për këtë na e jèp vetëm zònja Mèri, e cila deri më táni nuk ka gábùar në asnjë nga lèxímet e saj të yjeve.
Ajo thòtë se ata njerëz që pèrpíqen shumë në jetë për të ecùr sa më párá dhe për t’u bèrè të pásùr, tashmë gjíthë bota i njèh, dhe shumica e emrave të pásánikève në botë jánë të shenjës së Bínjákëve.
Pra, me pák fjalë, kjo është një nga shenjat më të fávòrízuar që për gjátë vitit 2022 dhe për një kohë shumë të gjátë drèjt të ardhmes, të bèjè shumë lèk.
Gjátë kësaj períudhe, Jùpíterí ndòdhèt në shenjën e Ujòrëve dhe për këtë arsýe shumë nga më të përkèdhèlurit e fátit do të jènë shenjat e ajrit.
Për ta do të ndòdhín vetëm lajme të mira dhe në fámíljet e tyre do të hýjë shumë energjí e mirë dhe do të shíjòjnë edhe ngrítje në fínánca.
Pra, të dáshùr njerëz, ata që janë të shenjës së Bínjakève këto kohë dùhèt që të ndíhèn njerëzít më me fát.
Lájme shumë të mira víjnë edhe nga pláneti i fátit, sepse ai është shumë afèr shenjës së Ujòrève dhe kësaj shenje i jèp shumë mùndèsi për hápje èkònomíke dhe për kríjimín e dyerve të reja në jetë.
A dòni edhe një tjetër sùrprízë? Këtë rrádhë fávòrízohen shumë edhe Peshoret me Gáfòrret dhe Dèmát, ku do të kènë afèr fátin si në dashùri, ashtu edhe në punë dhe shèndèt.
Të gjítha veprímtáritë që ata do të bèjnè dhe do të ndèrrmárrin, do të kùròrèzohen vetëm me shumë sùksès.
Në fámíljèt e këtyre shenjave, fátin në fíllím do ta márrín fèmijët të cilëve në çdo fushë të jetës do t’u shkòjè mbárë e mirë.
Nëse ndòkùsh nga këto shenja do të jètë i përfshírè në fùshën e bíznèsít, do të ndèrmárrin edhe këtu një rrítjè.
Pra për ta permblèdhùr të gjithë këtë páráshíkim, janë Bínjákët, Ujòrët, Peshoret, Gáforrèt dhe Dèmat që do kènë shumë pèrpárësi në çèshtjet ekònòmíke.
Pa pèrjáshtùar edhe Shígjètarët që u bllòkùan tèrèsísht vjet, fùsha e flùtùrimit, e udhètimít apo e psíkòlògjísë u bllòkùa dhe këtë vit do kènë një hápje.
Ajo do të ndòdhè në lídhjèt ekonòmíke ose një ndrýshím të spèktrít të shíkímit të mùndèsive të tyre në këto aspèktè.
Horoskopi
Do takoni 1 person qe do ju ndryshoje jeten/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 31 MARS 2022
Dashi
Sot do keni nje perjetim shume te gjalle brenda jush dhe kjo do ju inspiroj si nje ide e re per te rregulluar rremjujen shpirterore brenda vet jush
Demi
Do takoheni me nje person shume te gjalle dhe me energji ne diten e sotme qe do ju fusi ne nje rrjedhe te re me moderne dhe te kendshme ne jeten tuaj
Binjaket
Nje asteroid i Quajtur Urania sot do ju ngrej ne qiell aty ku keni pasur frike te shkelni me mendjen tuaj Rendesi ka qe Urania te mos jete zhgenjyese si nje person i gabuar ne jeten tuaj .
Gaforrja
Keni mundesi ne diten e sotme te mbyllni nje detyrim apo te sqaroni nje plan qe e keni ne mendje dhe ju ka ardhur si frymezim sidmos ne lidhje me kontaktet jashte vendit dhe nje biznes turizmi
Luani
Ne punen tuaj sot nuk duhet te ndaleni tek varka e shpetimit por te velat dhe te era e re qe mund te fryj ne favorin tuaj Nese nuk e gjeni rrymen e duhur te drejtimit ka varke qe ju con ne breg
Virgjeresha
Asteroidi Urania me Jupiterin perball jush ju hap nje shteg te ri po qe nuk mund ta shikoni nese nuk keni pergatitjen e duhur dhe shpirtin e duhur krijues Takimi me nje femer qe ju frymezon eshte detyre
Peshorja
Dita e sotme do kete nje ndikim te madh ne nje ceshtje ekonomike me nje investim qe prek ekstremin e rrezikut dhe deshires per te bere dicka te re
Akrepi
Frymezimi qe vjen nga asteroidi Urania ne diten e sotme ju sjell nje ide te re se si mund te shijoni erotizmin tuaj edhe pa nje partner te cilesuar ne krahun tuaj
Shigjetari
Sot do perpiqeni te gjeni nje rigjenerim te ri ne lidhje me ambjentin ku jetoni dhe nje menyre te re per te shijuar ditet brenda shtepise tuaj pa e ndjere se jeni brenda
Bricjapi
Dita e sotme do ju tregoj qe keni nje mundesi te re ne miqesi dhe dashuri por qe duhet ta pershtasni me nje sjellje te re Nje shoqe ju prish pak drejtimin ne dashuri duke ju folur per nje person tjeter
Ujori
Asteroidi Urania ju tregon nje rruge te re duke ju frymezuar me se shumti ne aspektin ekonomik dhe erotik Nje fytyre e re do futet ne jeten tuaj
Peshqit
Keni nevoj sot per nje mendim te dyte por edhe te pare ne drejtimin e marrdhenieve tuaja ne jeten personale dhe bashkepunuese Ju duhet nje rigjenerim ne pamje
-
Sot2 years ago
Rudina Magjistari fton ne emision bashkeshorten e Arian Canit/ Shikoni sa e bukur eshte ajo
-
Sot2 years ago
Ja tregoi te gjitha format e trupit/ Xhensila dhe Marina bejne ”XING” me te njejtin fustan
-
Aktualitet2 years ago
E lindur për të qenë E PARA, kjo është shenja kardinale e horoskopit që e kanë zili të gjithë
-
Sot2 years ago
Kane blere rroba te ”gabi”/ Keto jane 9 vajzat VIP qe cfare nuk kane gjetur duke kerkuar
-
Keshilla2 years ago
Harrojini metodat e dhimbshme të depilimit, ja si të hiqni qimet me paste dhembesh, ruajeni receten
-
Sot2 years ago
I kane qare operacionet plastike/ Ja kush jane vajzat VIP qe kane ndryshuar per mire pas nderhyrjeve
-
Magazina1 year ago
Mobilje te shtrenjta dhe 100 pale kepuce/ Ja si duket nga brenda shtepia luksoze e Jonida Maliqit
-
Aktualitet2 years ago
Do te merrni nje oferte nga jashte vendit/ Horoskopi i detajuar i muajve Nentor dhe Dhjetor 2020