Connect with us

Horoskopi

Do ju hapen portat e fatit te mire/ Ky eshte horoskopi i detajuar i dates 3 Qershor 2021

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 3 qershor 2021

Nëse vazhdoni të tregoheni realistë keni për të pasur një ditë të shkëlqyer sot. Do i përballoni me sukses edhe të gjitha sfidat që do ju dalin. Disa persona do mundohen t’ua prishin harmoninë në çift, por dashuria që ju keni për njeri-tjetrin do i bëjë ballë çdo gjëje. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm ndaj ftesave që do iu bëhen prandaj edhe sot keni për të mbetur vetëm. Në punë asgjë nuk do jetë e thjeshtë, por me përpjekje, guxim dhe pak mbështetje nga kolegët mund të arrini shumë lart. Gjendja financiare do jetë më e privilegjuar prandaj do keni mundësi edhe të dilni e te argëtoheni duke shpenzuar pak më tepër.

Demi

Horoskopi i datës 3 qershor 2021

Do bëni mirë të mos nxitoheni për asgjë sot sepse vetëm ashtu gjërat do ju ecin mirë e pa probleme. Nëse jeni në një lidhje do keni nevojë në çdo moment për partnerin tuaj që të merrni frymë lirisht. Ai nga ana tjetër do ju përgatisë surpriza të njëpasnjëshme. Sipas Dritare.net, nëse jeni beqarë do ndiheni gati për të bërë edhe çmenduri vetëm që ta gjeni personin ideal. Në punë nuk do ju ecin gjërat si duhet dhe në disa momente mund të mendoni edhe të hiqni dorë nga gjithçka e t’ia mbathni. Në planin financiar duhet të bëni disa kursime që gjendja të mos ketë asnjë lloj problemi. Me pak mundim do ja dilni mbanë.

Binjakët

Horoskopi i datës 3 qershor 2021

Mos mendoni për problemet që keni kaluar, por shihni vetëm drejt së ardhmes me sa më shumë pozitivitet. Për ju që jeni në një lidhje nuk do ndodhë asgjë e veçantë. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe bëni atë që do ndjeni sepse në fund të fundit një jetë keni. Nëse jeni beqarë do keni mundësi reale për të ndryshuar statusin dhe për të takuar princin tuaj të kaltër. Në punë do jeni shumë kreativë dhe nuk do keni frikë të provoni gjëra të reja. Çdo gjë do ju realizohet dhe shefat do mahniten. Me financat nuk do i keni punët mirë. Edhe pse do dëshironi, nuk do mundni dot ta frenoni veten kur të shpenzoni.

Gaforrja

Horoskopi i datës 3 qershor 2021

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në humor dhe të gatshëm për të bërë edhe ndonjë çmenduri të vogël. Ju që keni një lidhje do e keni të vështirë t’i rezistoni tundimit dhe ka rrezik ta tradhtoni që në mesdite partnerin tuaj. Do i hapni telashe vetes dhe do i vuani gjatë pasojat. Ju beqarët do influencoheni tej mase nga miqtë dhe do i pyesin ata për çfarëdo lloj gjëje. Në punë nuk duhet të ankoheni për asgjë sepse shefat ua kanë krijuar të gjitha kushtet që ju të ushtroni profesionin tuaj sa më rehat. Në planin financiar do jeni shumë të matur dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Vazhdoni në rrugën e nisur.

Luani

Horoskopi i datës 3 qershor 2021

Do jeni shumë këmbëngulës gjatë kësaj dite, por mirë është të mos ja keni shumë besën askujt. Ndonjëherë personat që duken të heshtur do ju sjellin problemet më të mëdha. Nëse keni një lidhje çdo gjë që keni dashur do ju plotësohet prandaj do ndiheni më mirë se kurrë më parë. Partneri do ju gjendet në çdo moment pranë. Ju beqarëve do ju ndryshojë rrënjësisht jeta pas një propozimi që do ju bëjë dikush. Në punë do jeni shumë ambiciozë dhe të paduruar. Dëgjojini me kujdes këshillat e kolegëve sepse do ju flasin për mirë. Financat do jenë goxha të mira, megjithatë mirë është që të qëndroni larg shpenzimeve të konsiderueshme.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 3 qershor 2021

Çdo gjë do ju duket e vështirë për t’u menaxhuar sot dhe ndonjëherë do mendoni se jeni tërësisht të pazotë. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të turbullt dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Mirë do jetë të mbani paksa distancë nga partneri derisa të qartësoheni. Do ju bëjë mirë të dyve. Ju beqarët do takoni princin e kaltër dhe do futeni në një tjetër etapë. Gjithçka tashmë do ju duket rozë. Në punë duhet t’iu qëndroni besnikë ideve tuaja dhe duhet të vazhdoni të përdorni metodat që jeni mësuar t’i përdorni. Rezultatet do jenë shumë të mira dhe askush nuk do ju kritikojë. Në planin financiar do keni goxha probleme të cilat vetë nuk do arrini dot t’i zgjidhni. Kërkoni sa më parë ndihmë.

Peshorja

Horoskopi i datës 3 qershor 2021

Dita e sotme do jetë e ndriçuar nga yjet prandaj çdo gjë ka për t’iu shkuar si e kishit menduar. Nëse jeni në një lidhje do e bazoni marrëdhënien tek besimi reciprok dhe do i kushtoni më shumë vëmendje intimitetit. Darka do jetë vërtet e nxehtë. Nëse jeni beqarë do keni shumë pretendentë dhe do iu jepet mundësia të bëni zgjedhjen e duhur. Në punë do e bëni çdo gjë më së miri dhe shefat do ua vënë në dukje. Ata ndihen me fat që ju kanë pjesë të stafit e madje mund t’iu japin edhe ndonjë shpërblim. Sipas Dritare.net, buxheti nuk do jetë i keq, por duke qenë se adhuroni të bëni dhurata mundet që ai të pakësohet.

Akrepi

Horoskopi i datës 3 qershor 2021

Sot nuk do jeni asnjë moment të kënaqur me ato që do arrini dhe do kërkoni të bëni shumë më tepër. Për ju që keni një lidhje priten ndryshime të mëdha. Do jeni më të hapur dhe komunikues me partnerin prandaj do sqaroheni për çdo. Ju beqarët do filloni një jetë shumë më ndryshe falë takimeve të mahnitshme që do realizoni. Në punë do merreni vesh shumë mirë me kolegët dhe mund t’iu propozoni atyre një bashkëpunim më të fortë për një projekt të madh. Çështjet e financave do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po u treguat të pakujdesshëm dhe të shpenzoni pa mbarim do keni probleme të jashtëzakonshme.

Shigjetari

Horoskopi i datës 3 qershor 2021

Ka mundësi që Hëna t’iu bëjë shumë impulsivë gjatë kësaj dite dhe mund të merrni vendime që nuk duhet t’i merrnit. Nëse keni një lidhje duhet të bëni të pamundurën për ta dëgjuar më shumë partnerin dhe për të mos vepruar kuturu. Po bëtë gabime sot do i vuani gjatë pasojat. Ju beqaret do keni një nevojë të papërmbajtshme për të krijuar një lidhje dhe do shpreheni pa dorashka. Në punë do jeni shumë të ngarkuar dhe nuk do ndaleni për asnjë moment. Në fakt këshillohet që herë pas here të bëni pushime të shkurtra për t’u frymëzuar edhe më shumë. Buxhetin mbajeni nën kontroll sepse përndryshe do vuani.

Bricjapi

Horoskopi i datës 3 qershor 2021

Hëna do ju bëjë shumë të ashpër gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë as nuk do logjikoni për ato që do bëni. Nëse keni një lidhje mundohuni të gjeni gjuhën e duhur për të folur me partnerin sepse po gabuat do fillojnë konfliktet pa mbarim. Nëse jeni beqarë do keni vetëm disa takime normale dhe do mbeteni serish vetëm. Nuk ka ardhur ende dita juaj me fat. Në punë do ndiheni mirë në mjedisin ku do ushtroni aktivitetin dhe do merrni vlerësime nga shefat. Sido që te jetë mirë është që herë pas here të çlodheni. Ne planin financiar gjithçka do ndryshoje për mire fale mbështetjes se madhe qe do iu japin disa familjare.

Ujori

Horoskopi i datës 3 qershor 2021

Plutoni do ua ndriçojë mendimet gjatë kësaj dite dhe do bëni çdo gjë ashtu siç duhet. Ju që keni një lidhje do jeni mjaft bujarë me partnerin tuaj dhe do e lini më të lire atë. Ai do e vlerësojë këtë gjë dhe do dijë si t’ua shpërblejë. Përgatituni për një mbrëmje të zjarrtë. Nëse jeni beqarë nuk duhet të thurni ëndrra të parealizueshme sepse vetëm sa do e lëndoni veten me tepër. Kthehuni në realitet dhe bëni durim. Në punë do inkurajoheni edhe nga kolegët dhe do mund të hidhni hapa gjigande. Në planin financiar do fryjë një stuhi e madhe për shkak të gabimeve që keni bërë kohët e fundit.

Peshqit

Horoskopi i datës 3 qershor 2021

Duke u shprehur pa dorashka mund të thoni edhe gjëra të gabuara që mund të lëndojnë. bëni shumë kujdes. Nëse keni një lidhje mësoni edhe të falni. Të gjithë bëjnë gabime, por lum ata që i kuptojnë dhe mundoheni t’i ndreqin sa më parë. Nëse jeni beqarë do filloni sa hap e mbyll sytë lidhje serioze, e cila ka për te zgjatur goxha në kohë. Emocionet do shumëfishohen dhe bota do ju duket me shumë ngjyra. Në punë do përballeni me shumë sfida. E mira është të përvishni mëngët dhe t’i futeni punës me themeli. Në planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e familjarëve të cilët nuk do lejojnë të gjendeni në situata të vështirë.

Horoskopi

Do ju ndjek pasuria dhe parate/ Keto jane 3 shenjat e horoskopit qe muaji Prill dhe Maj do i bej te pasur

Published

on

Shigjetari

Shigjetarët kanë mundësi të marrin një rritje rroge. Disa do kenë mundësinë edhe për punë me kohë të pjesshme, gjë që do të përmirësojë financat e tyre. Disa përfaqësues të kësaj shenje të zodiakut, të sunduar nga Jupiteri, planeti i lumturisë dhe prosperitetit, kanë mundësinë të bëjnë biznes jashtë vendit, gjë që mund t’u mundësojë një fluks të madh parash.

Bricjapi

Për Bricjapët, kjo është një nga periudhat më të mira të këtij viti. Ata kanë të gjitha shanset për të avancuar në karrierën e tyre dhe kjo do t’u sjellë performancë më të mirë. Nëse aplikojnë për pozicione drejtuese, do t’i arrijnë ambiciet e tyre dhe kjo do t’u sjellë para shtesë. Bricjapët do të kenë një periudhë të bukur dhe shumë gëzime të jetës.

Ujori

Ujori është në pritje të një mirëqenie të vërtetë materiale këtë pranverë. Këta persona kanë mundësi që të përfundojnë disa projekte të nisura prej kohësh. Nëse mendojnë për një biznes privat, është koha për ta nisur sepse gjithçka që fillojnë në prill dhe maj do t’u sjellë fitim i madh financiar. Mund të ndërmarrin rreziqe të ndryshme sepse fati është në anën e tyre.

Continue Reading

Horoskopi

Kane ngelur edhe 3 dite nga muaji MARS/ Keto jane 2 shenjat e horoskopit qe do e fillojne me FAT muajin PRILL

Published

on

Dashi

Mund të lindë një situatë e pakëndshme në lidhje me një fëmijë, në të cilën do të duhet të impononi vullnetin tuaj, por rezistenca nga ana tjetër do të jetë shumë e pakëndshme ose fyese për ju. Bëni kujdes me një gjendje shëndetësore, pasi simptomat mund t’ju japin informacion të gabuar. Gjatë javës do të diskutoni për çështje të rëndësishme me një person nga rrethi juaj i të afërmve, me të cilin do të diskutoni situata të ndryshme në jetën e familjarëve. Ndryshimet e rëndësishme që ndodhin në jetën e tyre kërkojnë një monitorim më të kujdesshëm për të parandaluar gabimet e pakëndshme dhe të padëshiruara. Mund të habiteni nga një dokument ose njoftim tjetër i rëndësishëm në lidhje me shtëpinë ose pronën që zotëroni. Në përgjithësi, kjo javë do të mbahet mend me disa ngjarje të rëndësishme. Do të jeni të pambrojtur në çështjet tuaja financiare këtë javë, ndaj shmangni pagesat e mëdha apo shpenzimet e mëdha, veçanërisht nëse jeni të shtyrë nga dëshirat dhe tekat tuaja emocionale. Djemtë dhe vajzat do të kuptojnë disa nga përgjegjësitë e reja që do të kenë në familjen e tyre apo me njerëzit e dashur. Shqetësimet për shëndetin e një të dashuri, ka shumë të ngjarë mashkull, janë të mundshme. Meshkujt do të duhet të planifikojnë shumë më mirë detyrat e tyre këtë javë. Shumica e përgjegjësive që do të keni do të kërkojnë më shumë përqendrim nga ana juaj.

Ju mund të prisni ndihmë nga njerëzit e tjerë, por gjithmonë jini të përgatitur që të duhet ta bëni vetë punën. Lajmet e pakëndshme që do të merrni dhe që do të shqetësojnë një person që njihni, mund t’ju ngatërrojnë, mërzitin ose zemërojnë kundër dikujt që shkaktoi situatën përkatëse të pakëndshme. Gratë do të takojnë njerëz të rinj në jetën e tyre, përmes punës, përmes kontakteve të tyre sociale ose në ndonjë mënyrë tjetër. Në një farë mase do të kënaqeni me komunikimin me njerëz të rinj, por nga ana tjetër do të kuptoni nevojën për kujdes dhe vëmendje kur ndani informacione personale. Konfliktet gjatë javës mund të jenë të dhunshme, por të shkurtra. Në përgjithësi, do të keni përvoja interesante, fat dhe mundësi të reja.

Demi

Planifikimi i mirë i detyrave dhe angazhimeve të rëndësishme këtë javë mund t’ju sjellë sukses dhe kënaqësi të rëndësishme. Mos lejoni kaos në jetën tuaj të përditshme për shkak të dembelizmit apo mendjelehtësisë, sepse nuk do t’ju pëlqejnë pasojat. Kjo javë paralajmëron angazhimin tuaj në një farë mënyre me një mbledhje, një vizitë ose një ngjarje publike. Përdorni tendencat e favorshme të kësaj jave për të përmbushur disa nga detyrat tuaja të rëndësishme për shtëpinë ose pronën tuaj familjare. Java do të jetë e favorshme për arritjen e rezultateve të mira në angazhimet tuaja profesionale, në çështjet ligjore, bankare, tatimore dhe në veprime që lidhen me trashëgiminë, pensionet, sigurimet etj. Gjatë javës do të shijoni një ngjarje apo një takim me një person me të cilin do të jetë e rëndësishme të arrini një marrëveshje për një çështje të rëndësishme për të dyja palët.

Gjatë javës mund të shijoni para ose ndonjë përfitim tjetër, si dhe lajme të rëndësishme nga një person i dashur. Shumica e angazhimeve dhe detyrave tuaja urgjente gjatë javës mund t’ju rëndojnë mendërisht dhe emocionalisht. Nëse nuk jepni kohë të mjaftueshme për pushim të plotë, mund të përjetoni ndryshime të humorit ose të ndiheni të rraskapitur. Gjatë javës do të merrni lajme të pakëndshme në lidhje me një person që po përjeton ndonjë humbje në jetën e tij. Mos e lejoni veten të jeni arrogant në veprimet tuaja të përditshme, të cilat mund të shkaktojnë një aksident të pakëndshëm. Kjo javë do të jetë e favorshme për udhëtime dhe kontakte me persona nga jashtë. Një takim i papritur apo kontakt virtual do ju sjellë emocione të këndshme. Lërini djemtë dhe vajzat ta presin dhe ta kalojnë këtë javë jo vetëm me humor pranveror, por edhe me ndërtimin, mendimin, përgatitjen e planeve për muajt e ardhshëm të vitit. Pavarësisht vështirësive që duhet të kapërceni, do të keni një shans për të pasur sukses.

Mund të arrini shumë falë njohurive të fituara tashmë dhe aftësive të zhvilluara. Meshkujt do të duhet të zhvillojnë disa takime, të cilat mund të jenë të rëndësishme për shkak të njohjeve të reja. Do të keni aktivitete të përbashkëta me një grua ku punoni ose do të mbështeteni shumë tek një grua në një detyrë të rëndësishme për ju gjatë javës. Gratë do të duhet të gjykojnë me shumë kujdes se çfarë thonë dhe çfarë bëjnë gjatë javës. Do të ketë të paktën një situatë të rrezikshme ose delikate që mund t’ju vendosë në një pozitë të vështirë. Lajme të pakëndshme ose fatkeqësi do të lindin rreth një vajze ose një gruaje të re. Jeni gati të flisni për një temë serioze me një person të lindur në shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit.

Binjakët

Do të dëshironi të bëni disa ndryshime në shtëpinë tuaj. Padyshim që nuk do të nxitoheni me vendimet dhe veprimet tuaja. Java do të jetë e favorshme për bisedime apo për zhvillimin e planeve lidhur me transferimin e pronave, shitjen e pronave dhe veprime të tjera të ngjashme. Nëse jetoni në një zonë të pasigurt ose keni ndonjë shqetësim, kushtojini më shumë vëmendje mbrojtjes së pronës tuaj nga vjedhjet ose incidente të tjera të pakëndshme. Këtë javë do të merrni pjesë në një ngjarje të rëndësishme që lidhet me një djalë ose një burrë, me shumë mundësi nga rrethi juaj i të afërmve. Janë të mundshme ngjarje që lidhen me lindjen e një foshnjeje. Gjatë kësaj jave, tregohuni të kujdesshëm kur flisni me të dashurin ose bashkëshortin tuaj për çështje financiare. Është e mundur që një kontradiktë të kthehet në një konflikt të pakëndshëm që do të krijojë tension dhe madje do të ftohë marrëdhënien tuaj. Disa prej jush do të jenë të kënaqur me suksesin financiar të një të afërmi. Do të keni kontradikta të pakëndshme me një grua që do të përpiqet me dinakërinë dhe manipulimin për të arritur qëllimin e saj. Ajo mund të jetë e afërmja juaj ose një grua me të cilën punoni dhe që jeton pranë jush. Djemtë dhe vajzat do kalojnë një javë me burime të kufizuara financiare. Kjo ndoshta do të jetë për shkak të shpenzimeve më të larta të shtëpisë ose arsyeve të tjera familjare. Udhëtime të shkurtra që lidhen me të afërmit ose çështjet familjare janë të mundshme. Problemet në shtëpinë tuaj në shumicën e rasteve do të lidhen me paratë ose mund të zgjidhen me para (nëse keni mjaftueshëm fonde të tilla). Burrat do të kalojnë emocione, shpresa dhe pritshmëri të ndryshme. Lajmet dhe informacionet që do të merrni nëpërmjet personave të lindur në shenjën e Peshores, Ujorit apo Binjakëve do të jenë shumë të vlefshme dhe të dobishme për ju. Ju do të prisni një telefonatë, dokument ose njoftim tjetër të rëndësishëm. Gjatë javës do të keni një angazhim urgjent me një mashkull nën 35 vjeç. Gratë do të duhet të kujdesen më shumë për fëmijët, nipërit apo njerëzit më të rinj gjatë kësaj jave. Planet tuaja me një grua tjetër për një takim ose ndonjë aktivitet të përbashkët do të zhvillohen pa asnjë ndërlikim.

Gaforrja

Do ta keni të vështirë të realizoni planet dhe pritshmëritë tuaja paraprake. Pothuajse asgjë nuk do të ndodhë ashtu siç dëshironi, që nuk do të thotë se do të jetë e keqe apo e pakëndshme për ju. Përkundrazi, veprimet tuaja do të kenë nevojë për korrigjim ose do t’ju duhet më shumë durim. Ngjarja e pakëndshme e kësaj jave do të lidhet me një person që njihni. Kjo do të jetë një javë e favorshme për veprimet gjyqësore apo juridike. Gjatë javës do t’ju duhet të angazhoheni për zgjidhjen e problemeve apo telasheve që shkaktohen nga një fëmijë. Java do të favorizojë bisedat apo veprimet me personat e lindur nën shenjat e ujit. Djemtë dhe vajzat e lindura në këtë shenjë horoskopi do të kenë këtë javë një periudhë të rëndësishme për zbatimin e planeve të tyre që lidhen me arsimin, karrierën apo biznesin, duke punuar me institucionet qeveritare. Mund të ketë një shans për një aktivitet të ri ose një punë të re. Java do jetë shumë e favorshme për ju, pasi do të mund të gëzoheni për shfaqjen e një situate pozitive dhe të papritur nga e cila do të përfitoni. Burrat do të organizojnë disa takime dhe biseda të rëndësishme që do t’i ndihmojnë ata të kenë një ide më të qartë për disa marrëdhënie apo ngjarje, mundësinë për të zbatuar një plan apo ide dhe më shumë. Kjo do të jetë një periudhë e fortë për ju, ndikimi i dobishëm i së cilës do të duhet të përdoret mirë nga ju, si në gjërat që lidhen me punën tuaj, ashtu edhe në ato të rëndësishme për familjen tuaj. Mendoni se cilat nga planet dhe idetë tuaja janë prioriteti juaj për momentin dhe veproni shpejt për t’i zbatuar ato. Gratë do të duan të zbukurojnë shtëpinë e tyre, për ta bërë atë unike në sytë e tyre. Ju mund të blini diçka të rëndësishme për shtëpinë tuaj dhe disa do të jenë të kënaqur me një apartament, shtëpi, makinë. Java sjell përvoja interesante për ju.

Luani

Do të përjetoni emocione të këndshme lidhur me ngjarje ndryshe në jetën tuaj personale, që lidhet me udhëtimet apo njerëzit nga larg, me mundësinë për të shijuar përfitime të ndryshme. Kjo do të jetë një javë e mirë për të udhëtuar dhe zhvilluar plane të tilla. Është e mundur të organizoni ose të realizoni një udhëtim në një rast të veçantë. Gjatë kësaj jave do të keni shqetësimet tuaja lidhur me shëndetin e një personi të dashur. Ndoshta ky është një person që është në një proces të gjatë trajtimi dhe terapie. Këtë javë do të habiteni nga një bisedë, ide apo sugjerim i një personi që njihni, i cili do të lidhet në një farë mënyre me mundësinë për të rritur të ardhurat tuaja, ose do të merrni një angazhim të përkohshëm me një fitim të mirë. Mund të lindin marrëdhënie të tjera financiare ose dokumente me njerëz në rrethin tuaj të miqve ose kolegëve. Gjatë kësaj jave, pothuajse çdo ditë do të mbingarkoheni me informacione, lajme të ndryshme ose do të ndiqni zhvillimin e ngjarjeve dinamike. Marrëdhënia juaj me përfaqësuesit e shenjave të ajrit do të jetë e dobishme dhe e rëndësishme. Do të ketë diçka për të mësuar nga njerëz të tillë. Djemtë dhe vajzat do të duhet të marrin parasysh burimet e tyre reale financiare dhe të mos mbështeten në ndihmën shtesë nga prindërit. Disa shpenzime të pamatura nga ana juaj mund të shkaktojnë konflikte të pakëndshme dhe shkëmbim të akuzave të merituara. ekstravaganca juaj. Shmangni ngarkimin e familjes me veprime të pamatura ose emocionale, si dhe gabime që të dashurit tuaj presin t’i korrigjojnë. Burrat do të kalojnë një javë interesante dhe shumë më të qetë. Nuk do të humbasin shansin për të realizuar planet dhe idetë. Njerëz ose rrethana të ndryshme do t’ju japin ndihmë të papritur ose të rëndësishme. Çështjet tuaja financiare mund të kenë një zhvillim shumë të mirë. Java do të mbahet mend me një mbledhje të rëndësishme ose përvojë tjetër emocionale që lidhet me një grua. Java sjell më shumë eksperienca emocionale me partnerin që keni aktualisht. Ata që janë në fillim të një lidhjeje, apo flirti do të kenë arsye të ndihen të veçantë. Java sjell lajme të rëndësishme dhe interesante për ju nga të afërmit apo miqtë që jetojnë larg.

Virgjëresha

Do ta keni të vështirë të bisedoni me gratë, qofshin ato pjesë e familjes, të afërme, apo të njohura. Kokëfortësia ose mosgatishmëria e tyre për të pranuar pozicionin ose këshillën tuaj do t’ju zemërojë ose do t’ju bëjë të ndiheni të pafuqishëm, të ndryshoni gjërat ose të ndikoni në një farë mënyre. Këtë javë do të keni një kohë të mirë për të udhëtuar, për të zhvilluar punët tuaja shtëpiake apo pronësore, si dhe për eksperienca dashurie. Zhvillim interesant do ketë një lidhje dashurie me një partner që jeton në një qytet apo vend tjetër. Janë të mundshme takime të natyrës romantike apo për raste të tjera të rëndësishme familjare. Kini kujdes, gjeni kohën për të hulumtuar se çfarë po ndodh në të vërtetë dhe mos bëni premtime të nxituara. Këtë javë do të habiteni nga një ngjarje apo vendim i një personi, nga familja apo nga rrethi juaj i të afërmve. Kjo do të jetë një javë e favorshme për krijimin e një familjeje të re. Djemtë dhe vajzat do kenë një javë të mrekullueshme për aventura romantike, shpjegime në dashuri, njohje të reja apo eksperienca intime. Të gjitha këto gjëra është mirë t’i mbani si emocion vetëm për veten tuaj, të paktën gjatë këtyre shtatë ditëve. Jo të gjithë i shohin mirë çështjet tuaja të dashurisë. Disa prej jush do ta ndjejnë këtë shumë qartë përmes reagimit të një personi të lindur në shenjën e Demit, Bricjapit ose Virgjëreshës. Burrat do të kalojnë një javë të suksesshme në fund të muajit, në të cilën nuk do ju mungojë fati apo mundësitë e reja. Shumë gjëra mund të ndodhin gjatë këtyre shtatë ditëve dhe të gjitha ato do të kenë një efekt shumë të fortë në të ardhmen tuaj. Bëni plane të guximshme për të ardhmen tuaj, por lërini ato të jenë në kokën tuaj tani për tani. Marrëdhëniet me personat e lindur në shenjën e Gaforres, Peshqve apo Akrepit do jenë shumë problematike. Gratë do kalojnë një javë në të cilën do të marrin shumë lajme për të njohurit apo të afërmit e vjetër dhe të rinj. Shumica prej tyre do të jenë interesante dhe madje pikante, por komentet e tyre le të mos jenë arsye për të përhapur thashetheme. Ata prej jush që janë të përfshirë në një çështje ligjore ose gjyqësore do të marrin informacion këtë javë për zhvillimin e favorshëm të një rasti të tillë. Shfrytëzojeni këtë javë për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me jetën tuaj personale ose të dashurisë.

Peshorja

Java do të jetë e favorshme për të sqaruar dhe zgjidhur disa çështje të diskutueshme me njerëzit në rrethin tuaj të miqve. Konfliktet që kanë lindur mes jush mund të jenë të llojeve të ndryshme, por me shumë mundësi ato kanë çuar në një ftohje të marrëdhënies tuaj me kalimin e kohës. Tani do të keni mundësinë të uleni dhe të flisni me qetësi për këto çështje dhe të gjeni zgjidhjen më të mirë, të rifilloni marrëdhënien tuaj dhe të vazhdoni përpara. Prisni një zhvillim më të favorshëm të çështjeve dhe planeve tuaja financiare këtë javë. Ka të ngjarë të befasoheni këndshëm nga një ngjarje që lidhet me paratë, shlyerjen e një kredie, etj. Java do të favorizojë veprimet dhe planet tuaja në lidhje me edukimin ose zhvillimin e disa talenteve të fëmijës suaj. Ata që kanë fëmijë, do të kenë një kohë të mirë për t’u dhënë atyre njohuri të dobishme të një natyre teknike, praktike ose të tjera që do të jenë të rëndësishme kryesisht për djemtë. Gjatë javës mund t’ju duhet të shpenzoni para në lidhje me një lloj trajtimi, terapie, vizite te dentist. Ndikimi i mirë i të lindurve në shenjën e Gaforres, Akrepit apo Peshqve do t’ju ndihmojë të tejkaloni disa situata të vështira, pa shkaktuar ndonjë konfuzion për ju. Është një javë e vështirë për burrat pasi provokimet do vijnë nga vende të ndryshme dhe ndonjëherë do e keni vërtet të vështirë të kontrolloni acarimin apo padurimin. Do të hasni në rezistencë të ndryshme në zbatimin e disa planeve tuaja, për të cilat keni pasur pritshmëri për sukses ose për zbatimin më të lehtë. Do ta keni të vështirë të komunikoni me meshkujt mbi 35 vjeç, sepse ata jo vetëm do të jenë kokëfortë, por edhe do të përpiqen t’ju komplikojnë veprimet. Këtë javë, gratë do të kalojnë më shumë kohë me miqtë, sesa me familjen. Edhe pse do të keni arsye specifike për këtë, në një moment mund të lindin konflikte me të dashurit tuaj, të cilët do të mendojnë se po ua kaloni të gjitha punët e shtëpisë atyre. Do të keni raste për mbledhje, takime me njerëz të këndshëm ose të dobishëm, por gjëja më e mirë që mund të bëni është të gjeni një ekuilibër midis aktiviteteve të këndshme dhe detyrave apo angazhimeve tuaja kryesore. Do të jetë shumë e rëndësishme që të mos i lini detyrat tuaja profesionale për nesër apo javën e ardhshme, sepse e nesërmja vjen me përgjegjësi dhe detyra të reja.

Akrepi

Do të keni plane shumë të rëndësishme dhe do të përpiqeni me çdo kusht t’i realizoni ato, por në përgjithësi shumë pak rrethana do të jenë në favorin tuaj. Kur hasni rezistencë të fortë ose pamundësi për të arritur atë që synoni, shmangni panikun ose konfrontimin, pasi ka të ngjarë të ketë një arsye të rëndësishme për vështirësi të tilla. Është më mirë të mendoni dhe vlerësoni situata të tilla realisht dhe nëse është e nevojshme të prisni një kohë më të favorshme. Gjatë javës do të keni një angazhim të rëndësishëm në lidhje me një person që nuk jeton në shtëpinë tuaj dhe që ndoshta jeton në një vend tjetër. Janë të mundshme zhgënjimet në lidhje me informacionin ose një dokument që prisni në lidhje me interesat tuaja pronësore. Këtë javë do të konsideroni disa ndryshime në jetën tuaj personale. Në përgjithësi, kini kujdes se çfarë blini këtë javë dhe sa keni nevojë vërtet për të. Djemtë dhe vajzat do të duhet të jenë më të sinqertë dhe të ndershëm, si me veten ashtu edhe me njerëzit me të cilët do të kenë kontakt gjatë këtyre shtatë ditëve. Nuk ka rëndësi nëse ata janë njerëz në familjen tuaj, të afërm apo miq. Kjo nuk është koha kur mund të përfshiheni në disa situata dhe marrëdhënie të paqarta ose të pasinqerta. Një sjellje e tillë mund të përkeqësojë seriozisht marrëdhënien tuaj me një grua, edhe nëse është nëna juaj. Në çështjet tuaja të parave, mësoni të mbështeteni në atë që keni, pa investuar asnjë pritshmëri shtesë për para nga prindërit tuaj, paga më të mira apo gjëra të tjera të ngjashme. Burrat, veçanërisht ata që tashmë kanë një fëmijë ose nip, do të duhet të tregojnë sjellje dhe përkushtim më serioz në jetën e tyre. Roli dhe ndikimi juaj duhet të jetë më i ndritshëm, por sigurisht në një mënyrë pozitive. Java do të jetë e favorshme për udhëtime ose përgatitje, veçanërisht nëse është në planin ose dëshirën e njerëzve të tjerë në familjen tuaj. Java mund t’ju sjellë emocione të papritura lidhur me një fëmijë që nuk jeton më me ju. Ngjarjet e ndryshme në aspektin personal, social apo politik këtë javë do të provokojnë mendime të ndryshme. Gratë do të jenë të zëna në fillim të javës për të zgjidhur disa probleme dhe telashe. Është një fillim shumë i vështirë emocionalisht, por do t’ju duhet t’u qaseni këtyre gjërave me vendosmëri dhe dëshirë për t’i përfunduar njëherë e përgjithmonë, sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse lironi më shumë hapësirë ??në jetën tuaj, duke e shkarkuar veten nga këto gjëra negative, atëherë dashuria do të mbushë menjëherë hapësirën boshe në jetën tuaj. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ato gra që kanë një lidhje romantike.

Shigjetari

Do të përjetoni një situatë të pakëndshme lidhur me konfliktin apo kundërshtimin, e cila do të prishë seriozisht ekuilibrin në marrëdhëniet tuaja me disa kolegë apo të afërm. Arsyeja e një eksperience të tillë nuk do të jetë e rastësishme dhe me shumë gjasa ka disa kohë që po jep shenja. Problemi me këtë situatë është se pasi të shkatërrohet një marrëdhënie, do të jetë e vështirë të rindërtohet. Kjo do të jetë një javë e pafavorshme për veprime të karakterit juridik apo gjyqësor dhe nëse është e mundur le të shtyhen. Gjatë javës do të befasoheni nga një bisedë, ngjarje apo propozim, i cili padyshim ju sjell ndonjë përfitim ose një shans për të bërë përparim në çështje të rëndësishme për ju. Jini shumë të kujdesshëm në punën tuaj me kolegët, klientët ose partnerët që mund t’ju diskreditojnë ose t`ju fajësojnë për gabime që në fakt janë faji i tyre. Djemtë dhe vajzat do të përballen me mungesë të mirëkuptimit, sjelljeve të mira apo pjekurisë tek të rinjtë, gjë që mund të krijojë disa shqetësime, probleme apo kundërshtime. Do të jetë veçanërisht e vështirë për ata që do të kenë një përvojë të ngjashme me një vëlla ose motër më të vogël. Situatat emocionale janë të mundshme në familjet ku njëri nga prindërit favorizon vëllain ose motrën tuaj. Situata të tilla do të jenë veçanërisht të dhimbshme këtë javë. Burrat do të duhet të tregohen shumë të mençur në një situatë të pakëndshme, pa kërkuar se kush është fajtori për të. Tashmë është më e rëndësishme që ‘shpirtrat’ të qetësohen dhe të normalizojnë komunikimin tuaj me ata persona që janë përfshirë në situatën specifike. Java do të kërkojë më shumë vëmendje për ata që do të përfshihen në një çështje gjyqësore apo ligjore. Gratë këtë javë do të kuptojnë se çdo gjë e mirë në jetë ndonjëherë ka një fund. Fillon një lëvizje më e ngadaltë e punëve tuaja, përballje me pengesa dhe vështirësi të ndryshme, mungesë rrethanash të favorshme ose ngecje në vend numëro. Nuk përjashtohen problemet shëndetësore ose do të shikoni me shqetësim zhvillimin e një sëmundjeje të një personi që është i afërmi ose miku juaj.

Bricjapi

Do të jetë një ide e keqe të udhëtoni gjatë javës nga 28 Marsi deri në 3 Prill, përveç nëse ka lidhje me punën tuaj ose ndonjë arsye tjetër urgjente. Lajmet që do t’ju vijnë nga vende të tjera shpesh do t’ju zhgënjejnë, trishtojnë ose shkaktojnë tension. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të rëndoheni me probleme të ndryshme që lidhen me pasurinë që ka familja juaj, të cilat mund të jenë shkak për konflikt mes jush. Kjo është një javë e pafavorshme për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me pasurinë e trashëguar apo lloje të tjera ndarjesh me persona të tjerë. Java do të favorizojë përmbushjen e dëshirave dhe synimeve tuaja të dashurisë, për sa kohë ato janë reale dhe në përputhje me ndjenjat e partnerit. Çdo imponim i vullnetit tuaj do të përballet me rezistencën e duhur nga personi tjetër. Një zhvillim i rëndësishëm gjatë javës do të përfshijë marrëdhëniet emocionale që lidhen me një partner të lindur nën shenjat e tokës. Gjatë javës do të jeni të kënaqur me zhvillimin e favorshëm të çështjeve dhe angazhimeve tuaja tashmë të nisura, të cilat do të vazhdojnë zhvillimin e tyre gjatë këtyre shtatë ditëve dhe me shumë mundësi do të kenë një përfundim të suksesshëm në të ardhmen e afërt. Djemtë dhe vajzat do kenë një humor që do të përcaktohet kryesisht nga mundësitë financiare për të realizuar planet e tyre për këtë javë. Situata do jetë më delikate për djemtë. Përpiquni të shmangni konfrontimet me prindërit tuaj, ose me njerëzit nga të cilët prisni ndihmë financiare, sepse situata aktuale është kryesisht për shkak të veprimeve tuaja të paarsyeshme ose të nxituara gjatë javëve të fundit. Burrat do të kenë punë të mjaftueshme në lidhje me riparimin e sendeve të ndryshme, pajisjeve, makinave. Midis gjithë këtyre detyrave që keni, do t’ju duhet të bëni diçka për fëmijën ose nipin tuaj. Do të jetë mirë që shumica prej jush do të jenë financiarisht të qëndrueshëm dhe kjo do të ndihmojë në përshpejtimin e ekzekutimit të çështjeve tuaja. Java sjell lajme interesante për ju lidhur me një person të lindur në shenjën e Gaforres, Akrepit apo Peshqve, me të cilët keni një marrëdhënie të ngushtë. Gratë do të kenë një kohë të mirë duke vizituar ose duke udhëtuar me të afërmit ose miqtë. Është e mundur që të keni një takim me një person të lindur në shenjën e Bricjapit, Demit ose Virgjëreshës, veçanërisht nëse ky është partneri juaj i jetës. Gjatë javës do të habiteni nga vendimet ose veprimet e miqve tuaj, të cilët në mënyrë intuitive kanë gjetur një vend për të arritur sukses të rëndësishëm në punën ose biznesin e tyre. Marrëdhënia juaj me një burrë në punën tuaj, një koleg, menaxher apo klient, do të kërkojë vëmendje.

Ujori

Ka mundësi që këtë javë të nisni një lidhje të re dashurie, e cila me kalimin e kohës do të shndërrohet në një lidhje serioze. Gjatë kësaj jave nuk duhet të shpenzoni në mënyrë të pamatur ose të veproni me nxitim në çështjet tuaja financiare, pasi jeni të prekshëm nga gabimet ose vlerësimi i gabuar i situatave specifike. Mund të jeni të zhgënjyer nga pritshmëria që do të keni për një kontratë apo dokument financiar. Gjatë këtyre shtatë ditëve, zhvillimi i ngjarjeve do të jetë i ngadaltë, por në mënyrë konstruktive dhe me perspektiva të mira për të arritur rezultate të rëndësishme në jetën tuaj. Mësoni të prisni zhvillimin e ngjarjeve, në mënyrë që të mos krijoni komplikime dhe të shkaktoni humbje. Do të habiteni nga një problem shëndetësor i papritur që do t’i lindë një personi nga rrethi juaj i të afërmve apo miqve të ngushtë. Djemtë dhe vajzat do të kalojnë një javë në të cilën do të kenë fatin të performojnë në shkollë apo në punë, si dhe të përcaktojnë rrugën e ardhshme të zhvillimit si individë. Për këtë javë do të keni pritshmëri paraprake dhe do të investoni shumë energji në realizimin e tyre, duke kuptuar rëndësinë e kohës në të cilën jeni. Java sjell lajme të mira financiare, mundësi apo të ardhura specifike në para për ju. Nevoja për t’u përshtatur me rrethanat e reja nuk do të jetë e lehtë për të gjithë, por për disa mund të shkaktojë shqetësim serioz. Jo se ka një arsye për këtë, por jo të gjithë përshtaten shpejt me ndryshimet e papritura. Kjo javë sjell lajme të rëndësishme ose biseda me njerëz nga distanca të ndryshme. Gratë do të shfaqin nervozizëm dhe padurim të pazakontë në kontaktet e tyre të përditshme me anëtarët e familjes ose në punë. Kjo jo vetëm që do të krijojë situata që mund të dalin jashtë kontrollit, por gjithashtu do të kërkojë justifikime dhe shpjegime nga ju për sjelljen tuaj të papërshtatshme. Gjatë javës do t’ju duhet të shkoni diku për punë ose një ftesë që lidhet me një mbledhje miqësore ose familjare.

Peshqit

Do të keni dëshirën dhe ambicien për të bërë disa gjëra të rëndësishme për familjen tuaj që ju kanë munguar deri më tani për arsye të ndryshme. Kjo do të jetë një javë e favorshme për martesë apo ngjarje familjare. Do të jetë një javë e favorshme për blerjet në shtëpi, për rinovimin e dhomës ose shtëpisë tuaj, për blerjen e pajisjeve të reja dhe gjëra të tjera të rëndësishme për ju. Nëse jeni përfshirë në një çështje prone, kjo do të jetë një javë e mirë për ta zgjidhur atë dhe për të arritur suksesin e dëshiruar. Gjatë javës bëni kujdes me kontaktet që do të keni me njohje të reja apo të vjetra, pasi mund të ketë një keqkuptim apo shkëmbim informacionesh të rreme, të manipuluara. Cilado qoftë ngjarja, nuk do t’ju dëmtojë, por do t’ju shkaktojë një periudhë tensioni dhe ankthi. Njohjet e reja këtë javë mund të jenë të vështira për t’u nisur, ose mund të krijoni një keqkuptim të paramenduar për individin. Më vonë do të kuptoni se keni takuar dikë nga i cili keni diçka për të mësuar ose për të folur. Djemtë dhe vajzat do kenë një javë interesante, sepse disa situata të reja do t’ju habisin. Nga njëra anë, do të kuptoni se ata janë shansi juaj, por nga ana tjetër, do të keni frikë se nuk jeni mjaftueshëm të përgatitur për realizimin e tyre. Shtyrja e këtyre gjërave për një kohë tjetër nuk do të ndihmojë. Por në fakt është më mirë të bëni gjëra për të cilat ndiheni të sigurt. Java do të mbahet mend me një ngjarje të rëndësishme familjare që do të ketë një lidhje me një grua. Burrat do të bëjnë shumë plane për këtë javë, por patjetër disa prej tyre do të mbeten të parealizuara. Disa prej jush do ta kujtojnë këtë javë me eksperienca të këndshme me një person të lindur në shenjën e Peshqve, Gaforres apo Akrepit, të cilat me shumë mundësi do të jenë të planifikuara paraprakisht. Jeta juaj e dashurisë do t’ju sjellë gjithashtu emocione të këndshme, veçanërisht nëse partnerja juaj aktualisht ndodhet pak larg jush ose jeni duke shkuar në një udhëtim së bashku gjatë fundjavës. Gratë mund të presin një javë ndryshimesh, vendimesh të rëndësishme, përpjekjesh të reja. Do të ndjeni shumë fort mbështetjen e miqve tuaj, disa prej të cilëve do të kenë lindur në shenjën e Binjakëve, Peshores apo Ujorit. Përpjekjet për t’u manipuluar do të shkaktojnë rezistencë serioze ose konflikt. Dhe këtë javë fëmijët në familje do të kërkojnë vëmendjen e tyre në radhë të parë me blerjet që do të duhet të bëni për ta.

Continue Reading

Horoskopi

Luani me 5 yje, Bricjapi me 1 yll/ Astrologia Meri zbulon shenjat e favorizuara te javes 28 Mars-3 Prill

Published

on

Në parashikimin e saj të horoskopit javor në “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu rendit disa shenja që do të favorizohen së tepërmi. Sigurisht e para që do të marrë vëmendjen mbi të tjerat është Dashi pasi tashmë ndodhemi në muajin e tij.

Meri Shehu: Javë shumë impulsive, energjike, Mërkuri është në Dash dhe i paraprijmë një Hëne të re në Dash kështu që gjithë energjia do shkojë në shenjat e zjarrit: Dash, Luan e Shigjetar dhe në shenjat kardinale: Dash, Gaforre, Peshore dhe Bricjap. Dy ditët e para të javës duhet të jemi të kujdesshëm sepse Afërdita e Saturni janë pranë njëri-tjetrit dhe gjërat kushtëzohen e nuk japin harmoninë që duam.

Do ta përjetojnë më shumë të lindurit në 10-ditëshin e dytë që i përkasin shenjave Luan, Akrep, Ujor dhe Dem që duhet të tregojnë më shumë kujdes. Të tjerët do marrin mesazhe shumë të mira, sidomos shenjat Dash, Gaforre e Bricjap. Vetëm pak kujdes në dashuri e ekonomi në dy ditët e para.

Dashi – 5 yje

Është javë impulsive, Dashi po merr veten, ka ide të reja. Mërkuri në shenjën e tyre do të sjellë takime, mendime energjike, të shpejta, të zgjuara, të shkathëta. Do plotësohen shumë dëshira.

Demi – 2 yje

Janë në një moment të vështirë, planetët në Dash i bëjnë të bërtasin nga brenda e të mos shprehin dot atë çfarë duan duke i bllokuar. Të kenë kujdes këtë javë në ekonomi e dashuri.

Binjakët – 3 yje

Do shkëlqejnë në dashuri, shoqëri, komunikime, dalje e shpenzime. Nuk do t’i thonë dot jo një joshjeje për t’u argëtuar.

Gaforrja – 3 yje

Javë e mrekullueshme. Do shkëlqejnë në karrierë, do takojnë njerëz me rëndësi, pushtet dhe do kenë shumë publicitet në emrin e famën e tyre. Janë në një ndriçim të paparë këtë javë.

Luani – 5 yje

Fillon java dhe epoka e tyre. Pas një muaji do flasim më mirë, por mund të bëjnë një fillim të ri nga fundi i javës që do të ndiejnë çlirim. Që tani do të nisin të ndiejnë shijen e tij me kontakte, studime, ide dhe udhëtime.

Virgjëresha – 2 yje

Këtë javë do merren shumë me çështjet ekonomike, detyrimet dhe trashëgimitë. Ata që kanë pasur probleme në këto çështje kanë një javë disi të ndërlikuar që do ta heqin qafe shpejt.

Peshorja – 4 yje

Bëhen shumë komunikuese. Partneri do i fusë në lojë, i tërheq, vijnë më afër me ide, por edhe mund të martohen.

Akrepi – 2 yje

Do lodhen me punë ose do kenë shumë energji të fortë e ritëm në të. Do udhëtojnë, do jenë gjithmonë në lëvizje dhe do shpenzojnë energji. Të kenë kujdes mos të bëhen nervozë.

Shigjetari – 5 yje

Java më erotike. Shumë planetë në Dash dhe Hëna e re do iu japin takime e flirte që nuk do i thonë jo, por kanë edhe javë krijuese.

Bricjapi – 1 yll

Shenjë kardinale që këto ditë ka pasur probleme të vogla me çështjet ekonomike e personale. Do iu dalë një ndryshim shtëpie.

Ujori – 4 yje

Shenja më komunikuese, në lëvizje që do dojë të japë e marrë ide, do ketë udhëtime të shkurtra, por jetë shumë intensive e në kontakt.

Peshqit – 2 yje

Do merren me çështjet ekonomike, do vënë përpara disa ide por nuk duhet të rrezikojnë. Nëse kanë një mendim të zgjuar duhet ta vënë në zbatim se do iu japë kthesë për një prurje të mirë financiare./tvklan.al

Continue Reading

Trending