Connect with us

Horoskopi

Horskopi i muajit Qershor nga Astrologu Jorgo Pulla/ Kjo eshte shenja me FAT e muajit

Published

on

DASHI

Shmangni udhëtimet, firmosjen e dokumenteve të rëndësishme dhe blerjen e një pajisjeje të re teknologjike pasi Merkuri do jetë në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të tretë komunikuese diellore. Nga 30 Maj deri në 23 Qershor, fjalët tuaja dhe mënyra sesi do shpreheni nuk do gjejnë kundërpërgjigjen e plotë nga personat rreth jush dhe herë të caktuara mund të ndjeni se dicka bëni gabim apo se askush nuk mundet t’ju kuptojë. Nuk do gjeni mënyrën e përshtatshme për të shprehur sa keni në mëndje dhe në zemër dhe është e pritshme se do ekzistojnë keqkuptime. Mirë është këtë periudhë, të shmangni bisedat e rëndësishme, marrveshjet e reja dhe nëse programatizoni blerje kontrolloni detajet, për të mos surprizoheni! Nidkimi pozitiv që pranoni nga rrugëtimi kundërt i Merkurit në shenjën e Binjakëve, është se këtë periudhë kohore do frymzoheni nga e kaluara dhe do rizbuloni mënyra shprehimi.

DEMI

 Pyetje në situatën tuaj ekonomike shkakton Merkuri në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të dytë diellore, të parave, kështu që do duhet të jeni të përmbajtur me të ardhurat tuaja dhe të llogarisni c’do gjë që shpenzoni. Detyrime të cilat kishit lënë pas dore, do dalin në sipërfaqje dhe do duhet menjëherë ti menaxhoni. Do ishte më mirë për momentin të shmangni kompromentimet e reja ekonomike/investimet dhe të shmangni rreziqet. Paralelisht, nga 30 Maj deri në 23 Qershor, është një periudhë që do ju problematizojë c’do lloj angazhimi që ekziston në jetën tuaj. . Do mendoni serjozisht nëse të kaluarën keni bërë zgjedhjet e përshtatshme dhe nëse jeni në këtë fazë të lumtur nga zhvillimi që ekziston rreth jush. Pork a mundësi t’ju kthehen para që ju detyronin, por mos jepni dhe merrni hua, nëse doni të mundet tuaja të kenë rezultat.

BINJAKET

Udhëheqësi juaj Merkuri do jetë në vijë të kundërt në shenjën tuaj dhe gjithcka rreth jush mund t’ju duken të ngatërruara, të doni kohën tuaj për tu menduar c’farë është ajo që doni, c’farë ju mbush, sesi mund të arrini qëllimet tuaja, c’farë prisni nga personat rreth jush dhe shumë pyetje të tjera që do ju krijohen. Vonesat, keqkuptimet dhe vonesat e zhvillimeve ju mbushin me kokfortësi. Nga 30 Maj deri në 23 Qershor kur Merkuri do lëvizë në vijë të kundërt në shenjën tuaj, mund të ekzistojnë nervozizma dhe dilema, porn ë thelb ju jepet mundësia e rinovimit . Eshtë një periudhë ku mund të përfitoni nga mundësi të dyta, por mos filloni asgjë nga zero. Lajme, kontakte dhe komunikime me persona të kaluarës, do ju japin kënaqësi, por mund t’ju ngatërrojnë dhe sentimentalisht. Merrni kohën tuaj në c’do lëvizje dhe vendimin tuaj.

GAFORRJA

Përpiqeni të kërkoni të kaluarën dhe pyetjet që ju kanë shkaktuar disa persona por ndodheni në turbull pasi Merkuri është në vijë të kundërt në shtëpinë e 12 diellore të turbullt dhe paqartë, kështu që do doni të vecoheni dhe të mendoni serjozisht ndjenjat tuaja. Nga 30 Maji deri në 23 Qershor është një periudhë që nuk do keni të njëjtën lehtësi të shprehni mendimet dhe ndjenjat tuaja dhe mund të ruani sekrete apo të doni të largoheni nga personat tuaj të dashur. Eshtë periudhë ideale, për të aspiruar caste të vecanta, që do ju ndihmojnë të zbuloni disa ndjenja që fshihen brenda jush periudhën e fundit. Ajo që nuk duhet të harroni, është se heshta disa caste është flori.

LUANI

Gjeni shokët tuaj të vjetër apo grupe pasi Merkuri do jetë në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të 11 diellore, të shoqërisë, të grupeve dhe teknologjisë. Për më tepër, ndoshta krijohen keqkuptime dhe hamendësime me ndonjë shokun tuaj apo në një grup. Kështu nuk është casti ideal për të filluar një projekt të rëndësishëm apo të filloni dicka nga zero. Akoma mundet dhe të doni të qëndroni larg nga mjetet informuese apo të largët të kufizoni kohën që shpenzoni në rrjetet sociale. Planet tuaja për sesi të realizoni qëllimet tuaja mund të ndryshohen apo të anullohen, vecanërisht nëse përfshihet teknologjia. Kini kujdes mos dërgoni një mesazh profesional elektronik tek personi gabuar, dhe kujdesuni të krijoni kopje të dosjeve në kompjuterin tuaj apo ti printoni apo ti ruani. Mbani mend se asgjë nuk është e mirqënë dhe asgjë nuk është e përhershme,

VIRGJERESHA

Merkuri do jetë në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të dhjetë diellore, të karrierës, dhe sjell pengesa dhe ndryshime në rrugëtimin tuaj profesional, luftë për pushtet dhe për qëllimet tuaja afatgjata. Nga 30 Maj deri në 23 Qershor është një periudhë ku disa cështjet tuaja profesionale do bllokohen dhe do vonohen. Mund të mendoni disa nga vendimet por edhe lëvizjet që keni bërë në të kaluarën dhe lidhen me karrierën tuaj apo mund të “ngrini” një cështje profesionale, thjesht dhe vetëm sepse nuk ju ofron qëndrueshmërinë dhe sigurinë që do donit.   . Më e rëndësishmja nga të gjitha është se gjatë rrugëtimit të kundërt të Merkurit tek Binjakët, do dalin në sipërfaqje mendime, propozime dhe plane që kishit për punën tuaj në të kaluarën dhe nuk i kishit vënë në zbatim deri tani.

PESHORJA

Mednoni nëse planet tuaja munden të bëhen realitet pasi Merkuri do jetë në vijë të kundërt tek shtëpia tuaj e nëntë diellore zgjeruese dhe ëndërruese dhe ju rinovon, sjell në sipërfaqje mendime, ide, njohje që ekzistonin në të kaluarën, por nuk ishin vënë kurrë në zbatim, nga 30 Maj deri në 23 Qershor. Më e rëndësishmja nga të gjitha është se këtë periudhë do shihni se ndryshoni teori, mendime dhe besime për jetën… si pësimet e të kaluarës t’ju bëhen tashmë mësime! Ky nuk është momenti përshtatshëm për të filluar plane të reja pao të merrni c’do lloj iniciative të madhe apo të bëni një hedhje të madhe në dicka nëse nuk keni gjetur rrugëzgjidhje, . Nga ana pozitive, mund të plotësoni një dije të lënë në gjysëm apo të shkoni një udhëtim kudo ku keni rishkuar apo të rilidheni me persona që jetojnë në tjetër qytet apo vënd se I juaji.

AKREPI

Nëse këtë periudhë prisni disa para, të dini se do vonohen pasi rrugëtimi kundërt i Merkurit nga shenja Binjakëve, shkakton ngatërresa, vonesa por edhe risistemime në fushën e financave tuaja. Nuk është momenti ideal për të menaxhuar cështje ligjore, siguracione apo bankare, por aq dhe të bëni një hapje të re ekonomike, sepse në vazhdim do ju jetë e vështire ti përmbushni. Cështjet ekonomike që konsideronit se kishin përfunduar, tani mund të ridalin në sipërfaqje. Kujdes rreth 5/6, sepse do shfaqen probleme me personat tuaj të dashur, në lidhje me ndonjë cështje ekonomike. Nga ana tjetër Merkuri në vijë të kundërt nga shenja Binjakëve ju kujton instikte, dëshira, pishmane dhe caste erotike nga e kaluara. Nuk përjashtohet të hapet përsëri një histori erotike nga të vjetrat, . E mira është gjithashtu se mund t’ju kthehen para që duhej të merrnit, apo të arrini të shlyeni një borxh tuaj të vjetër.

SHIGJETARI

Merkuri do lëvizë në vijë të kundërt nga 30 Maji deri në 23 Qershor në shenjën e Binjakëve, domethënë në shtëpinë e shtatë të horoskopit tuaj dhe vijnë në sipërfaqje cështje lidhjesh, bashkpunimesh dhe martese. Kështu që preni shpejtësinë nëse mendoni të bëni lidhjen tuaj zyrtare, ndoshta më pas bëheni pishman. Njohje të reja erotike impresionuese dhe bashkpunime do mundeshin të shfaqen tani, por kujdesuni të rikontrolloni gjithcka në thellësi dhe mos falni lehtë zemrën tuaj apo nxsitoheni të mbyllni marrveshje të reja. Gjithashtu preferoni të qëndroni larg nga nënshkrimi marrveshjeve të rëndësishme dhe dokumentave ligjore pasi mund të ekzistojnë gabime që nuk i kishit vënë re. Për më tepër, do mundej të ekzistojë një keqkuptim me partnerin tuaj apo një kolegun tuaj. Në fund, personat apo kërkesat nga ambjenti juaj sentimental rikthehen fuqishëm

BRICJAPI

Merkuri do jetë në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të gjashtë diellore, të përditshmërisë dhe punës, kështu do jetë e vështirë do ndiqni programin tuaj të përditshme. Merkuri i kundërt ndryshon planet tuaja, duke krijuar probleme në teknologji nëpërmjet hapësirës së punës së tij dhe keqkuptime me kolegët tuaj. Fatkeqsisht nuk do mundeni të ndiqni një rrugëtim stabil, aq edhe të anashkaloni detyrimet tuaja në hapësira të parapërcaktuara.

Nëse synoni të merrni përsipër një pozicion të përgjegjshëm udhëheqës apo pozicion kryesor në përgjithësi në ambjentin tuaj të punës, mos u nxitoni pasi më pas mund të vëreni se ky pozicion nuk është i përshtatshmi për ju. Gjatë kësaj periudhe do mundeshit të keni disa dështime në përditshmërinë tuaj dhe të nevojitet të ndryshoni programin tuaj . Por mund të sistemoni të gjitha sa janë lënë pezull nga të vjetrat.

UJORI

 Ndryshime dhe keqkuptime në jetën tuaj erotike krijon Merkuri në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të pestë diellore erotike. Nga 30 Maj deri në 23 Qershor, jeta juaj erotike do jetë disi e hallakatur dhe ngatërruar. Nëse jeni në një lidhje, atëher problemet në komunikim nuk do mungojnë, por më e rëndësishmja është se do doni përfundimisht të mirkuptoni c’farë është ajo që kërkoni nga personi që keni krah jush dhe do mendoni serjozisht nëse përfundimisht lidhja juaj ju mbulon sentimentalisht. Nëse nuk keni ndonjë lidhje erotike, nuk është periudha më ideale për të filluar dicka të përhershme. Me Merkurin në vijë të kundërt tek Binjakët, mundeni të shtyni zhvilimet nga cështjet erotike të kaluarës, pasi c’farë kishte mbetur në mes, apo ndonjë keqkuptim nuk ishte biseduar, do dalë përsëri në sipërfaqje. Fundja mbarësia nuk mungon në dashuri,

PESHQIT

Merkuri në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të katërt diellore, të shtëpisë dhe familjes, do mundej të krijojë një ngatërresë të vogël në shtëpinë tuaj dhe me persona që bashkjetoni. Nga 30 Maj deri në 23 Qershor, përshkoni një periudhë gjatë së cilës do mendoni serjozisht c’farë ndryshimesh do bëni, për të fituar më shumë stabilitet dhe siguri në jetën tuaj. Ndoshta bëheni pishman për veprat dhe zgjedhjet e të kaluarës apo akoma dhe të merrni shembuj vendime dhe lëvizje që keni bërë më parë. Fusha e shtëpisë dhe familjes, do jetë epiqëndra e interesit tuaj. Me shumë mundësi do ekzistojnë pakuptim me familjarët tuaj, apo shumë thjesht këtë periudhë mund të vendosni menjëherë biseda që kurrë nuk janë bërë dhe gjithnjë shtynit, me persona që doni.  . Nëse keni kohë pa parë një person familjar, atëher këtë periudhë do ekzistojë ndonjë ribashkim.

Horoskopi

31 Marsi do ju jap 1 mundesi te re te madhe/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe duhet ti beje syte kater

Published

on

Dashi

Horoskopi javor 28 mars- 3 prill 2022 nga Christine Haas

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Ju të dashuruarit nuk duhet të tregoni dyshues për atë që keni në krah sepse në të vërtetë ai nuk iu tradhton. Mos lejoni xhelozinë ta drejtoje sjelljen tuaj. Ju beqarët do keni një javë të bukur dhe me diell. Personi që do takoni do jetë i këndshëm dhe mjaft i respektueshëm. Shëndeti do jetë i mirë. Nuk do vuani nga asnjë lloj sëmundje dhe do jeni më në formë. Nëse keni kaluar një infeksion para disa kohësh do pastroheni tërësisht. Në planin financiar do keni disa vështirësi. Mos u tregoni të pamatur dhe shpenzoni me kujdes. Në sektorin profesional, Marsi do iu nxitë të jeni më ambicioze dhe të bëni çdo gjë për ta arritur atë qe dëshironi.

Demi

Horoskopi javor 28 mars- 3 prill 2022 nga Christine Haas

Planetët do ju mbështesin fort gjatë gjithë kësaj jave dhe do ua ndriçojnë mendimet. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë harmonike. Do tregoheni më të gatshëm të bëni ato që iu kërkon partnerin dhe do kaloni momente emocionuese pranë tij. Optimizmi që do keni do jetë një armë e fortë edhe për të ardhmen. Ju beqarët do tregoheni të papërgjegjshëm dhe do filloni lidhje të pamenduara mirë. Shëndeti do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Do jeni në gjendje të mirë fizike dhe morale. Mos harroni të konsumoni fruta dhe të bëni kujdes me yndyrën e tepruar. Financat duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi. Yjet këshillojnë që të mos jepni as hua. Në punë do jetë javë e favorshme për të nisur projekte me rëndësi. Disa kolege do iu ndihmojnë të arrini më shpejt objektivat.

Binjakët

Horoskopi javor 28 mars- 3 prill 2022 nga Christine Haas

Këtë javë do keni shumë forcë brenda vetes dhe do mundoheni ta bëni çdo moment të animuar. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë të bukur dhe me momente të shumta kënaqësie. Nëse keni pranë një person të shenjës së Dashit do jeni më të privilegjuar. Ju beqarët do keni një takim impresionues, i cili mund të shndërrohet shpejt në një lidhje të qëndrueshme nëse shpreheni dhe largoni turpin. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Planetët do iu nxitin të mos bëni kujdes me ushqimin dhe do keni disa shqetësime sidomos me zorrët dhe stomakun. Financat nuk do jenë shumë të mira, por e ardhmja pritet të jetë premtuese. Mund ta stabilizoni situatën nëse tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. Në pune do keni fat. Mund t’iu behet edhe një propozim interesant për ndryshim posti, por kjo duhet menduar me kujdes.

Gaforrja

Horoskopi javor 28 mars- 3 prill 2022 nga Christine Haas

Ruajini objektivat gjatë kësaj dite dhe mos ndryshoni asgjë edhe pse në shumë momente mjedisi do ju bëjë të keni dyshime. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë për shkak të stresit dhe ankthit qe do ju pushtojë shpesh. Financat do mbeten të mira deri në momentin që ju do shpenzoni shuma të mëdha. Fatmirësisht jeta profesionale nuk do jetë e keqe dhe gjërat do ju ecin mirë. Disa madje mund edhe të ndryshojnë profesion dhe të fitojnë më tepër.

Luani

Horoskopi javor 28 mars- 3 prill 2022 nga Christine Haas

Për ju çdo gjë ka për të shkuar për mrekulli gjatë kësaj jave. Dielli, mjedisi ku do jetoni dhe të afërmit do ju shtojnë gëzimin dhe buzëqeshjen. Ju të dashuruarit do i shprehni më tepër ndjenjat dhe këtë do e bëjnë me mënyra nga më të veçantat. Partneri nga ana tjetër do iu dashurojë pa dorashka dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët vërtet do lodheni tej mase duke joshur, por rezultatet që do arrini do iu çlodhin menjëherë. Shëndeti do varet tej mase nga mënyra e të ushqyerit. Po e tepruat me vaktet, me yndyrën dhe me kripën duhet të përgatiteni për probleme. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do shpenzoni pa menduar dhe do rrezikoni tej mase. Në punë do jeni këmbëngulës dhe të vendosur për të arritur atje ku dëshironi. Mund të lodheni disi, por do arrini atje ku doni.

Virgjëresha

Horoskopi javor 28 mars- 3 prill 2022 nga Christine Haas

Kjo javë nuk ka për të qenë perfekte. Nuk do jeni shumë të frymëzuar dhe në shumë momente nuk do dini çfarë të bëni. Që nga e mërkura mund të shtihet padurimi dhe nervoziteti. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Për planin financiar do jetë javë e rëndësishme sepse do merrni një trashëgimi të majme falë se cilës do i zgjidhni problemet. Në punë dëgjojini gjithmonë këshillat e kolegëve më të vjetër, por vendimet merrini vetë pasi të keni reflektuar me kujdes.

Peshorja

Horoskopi javor 28 mars- 3 prill 2022 nga Christine Haas

Këtë javë duhet patjetër të bëni ndryshime në mënyrë që asnjë çast të mos jetë e mërzitshme. Nëse keni një lidhje flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Do e ndryshoni edhe perceptimin që keni pasur për dashurinë. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervoze, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Në punë do keni fushë të lirë për të bërë çdo gjë që do mendoni.

Akrepi

Horoskopi javor 28 mars- 3 prill 2022 nga Christine Haas

Klima ujore do ngrohet edhe më shumë gjatë kësaj jave. Pas të martës do fillojë një etape shumë më e bukur dhe me emocionuese për të gjithë. Edhe për ju beqarët do jetë një jave e këndshme dhe e mbushur me takime mbresëlënëse. Do ndiheni shumë mirë dhe të lumtur për zgjedhjet që do bëni. Shëndetin mos e lini shumë pas dore sepse situata mund të ndërlikohet në atë gradë sa nuk do dini çfarë të bëni më pas. Financat do përmirësohen në mënyrë të jashtëzakonshme dhe do ngeleni të habitur edhe vetë. Shfrytëzojeni rastin për të hequr edhe disa para mënjanë. Në punë do jeni shumë profesioniste, kërkues ndaj vetes dhe këmbëngulës.

Shigjetari

Horoskopi javor 28 mars- 3 prill 2022 nga Christine Haas

Mundohuni të jeni më optimistë këtë javë dhe gjithçka do ju ecë më mirë. Ju qe jeni në një lidhje nuk duhet t’i dramatizoni gjërat sepse do e prishni harmoninë me dorën tuaj. Mundohuni që herë pas here të hapni edhe rrugë. Ju beqarët do jeni të ndjeshëm dhe ka rrezik të bini pre e çdokujt që do iu joshë. Kujdes me hapat sepse më pas nuk do ketë më kthim mbrapa. Shëndeti herë pas here do lërë për të dëshiruar. Do keni dhimbje stomaku, koke, mbase edhe veshkash. Në planin financiar do dini si ta mbani situatën nën kontroll. Nuk do kryeni aspak shpenzime të pamenduara dhe nuk do jepni as para hua. Në pune të gjitha përpjekjet e bëra së fundmi do shpërblehen me sukses dhe fitime.

Bricjapi

Horoskopi javor 28 mars- 3 prill 2022 nga Christine Haas

Marsi rekomandon ta dëgjoni më shumë zërin tuaj të brendshëm gjatë kësaj jave. Do jeni të frymëzuar dhe plot imagjinatë. Qielli do e favorizojë së tepërmi jetën tuaj në çift. U bë kohë që ishit të shqetësuar dhe nuk po iu gjenit dot zgjidhje problemeve. Ju beqarëve nuk do iu mungojnë dashuriçkat. Mundet edhe të pajtoheni me të dashurin e mëparshëm. Puthjet e zjarrta do jenë në program. Për sa i përket shëndetit, ai nuk do jetë i qëndrueshëm. Kujdes me lodhjen e tepërt dhe pagjumësinë. Financat do influencohen negativisht. Bëni çmos që të paktën të mos bini në humnerë. Ambicia në punë do rritet edhe më shumë. Nëse doni të arrini sa më lart në jetën profesionale duhet të kujdeseni për çdo veprim tuajin.

Ujori

Horoskopi javor 28 mars- 3 prill 2022 nga Christine Haas

Plot energji, me moral të ngritur dhe me ide të mira do jeni këtë javë. Mos u ndalni asnjë çast dhe keni për t’i lënë të gjithë me gojë hapur. Ju të dashuruarit do i jepni më shumë prioritet jetës në çift. Do tregoheni më tolerantë me partnerin dhe do bëni më tepër lëshime. Takimet për ju beqarët do jenë të shumta, por mund të lindin veçse aventura kalimtare dhe pa ndonjë të ardhme. Do e keni vetë në dore zgjedhjen. Për të qenë më të shëndetshëm duhet të merreni me pak sport dhe të bëni kujdes me ushqimet. Gjithsesi nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Për shkak të shumë shpenzimeve që do iu duhet të bëni financat do tronditen. Mos e humbni në asnjë moment sensin e masës dhe maturinë. Në punë do hidhni hapa galopante dhe do e arrini sa hap e mbyll sytë objektivin.

Peshqit

Horoskopi javor 28 mars- 3 prill 2022 nga Christine Haas

Nëse nuk doni të keni probleme gjatë kësaj jave duhet të bëni kujdes me çdo gjest apo veprim. Po u nxituat keni për të humbur. Jupiteri do e ua mbrojë jetën tuaj në çift. Gëzimi dhe lumturia do iu pushtojë gjithë kohës. Mundet edhe të merrni vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Ju beqarët më në fund do jeni entuziastë. Takimet që do ju ndodhin do jenë emocionuese dhe të veçanta. Për sa i përket shëndetit, ai do jetë përgjithësisht i mirë. Do jeni në formë dhe plot energji. Perspektivat materiale do jenë të mira. Mos hezitoni të bëni edhe ndonjë shpenzim të vogël nëse iu nevojitet patjetër diçka. Në fushën profesionale do i arrini disa nga ambiciet, megjithatë këshilla e yjeve është të mos nxitoheni.

Continue Reading

Horoskopi

Dashi me 5 yje, Gaforrja me 3 yje/ Kjo eshte renditja e shenjave me FAT per javen 28 Mars deri 3 Prill

Published

on

Dashi

Dashuria – Mund të merrni një ftesë këtë javë nga dikush që sapo keni takuar, mos e refuzoni. Mërkuri ka në mendje një javë argëtuese për ju. Çiftet që janë ndarë duhet të arrijnë një kompromis, të nënshkruajnë një armëpushim. Puna – Çfarëdo që planifikoni të bëni, filloni të mendoni për të. Mos harroni se Jupiteri do të jetë në shenjën tuaj duke filluar nga maji. ☆☆☆☆☆

Demi

Dashuria – Që në ditët e para të marsit nuk ka siguri në dashuri, pasionet e vogla theksohen me persona diametralisht të kundërt me ju. Gjëja më e mirë për të bërë këtë javë është të jetoni ditën pa pritur asgjë. Shumë prej jush ndihen të lënë pas dore gjatë kësaj kohe, por nëse historia është e shëndetshme, atëherë duhet të luftoni dembelizmin. Bëni dyfish kujdes me Luanin dhe Akrepin. Pun – Po vijnë disa lajme të mira, veçanërisht për ata që kanë biznesin e tyre. Tani ju duhet vetëm të prisni, kjo nuk është java e duhur për të bërë hapa përpara. ☆☆☆☆

Binjakët

Dashuria – Kjo pranverë ju shtyn të merrni vendime të rëndësishme. Edhe gjatë një ngjarje të paplanifikuar mund të gjeni ose të rizbuloni një ndjenjë. Favorizohen takime të reja. Historitë e forta vazhdojnë me energji. Është një javë e rëndësishme për zgjedhje dhe për forcimin e marrëdhënieve të gjata. Puna – Duhet të kishit marrë tashmë një konfirmim. Ditët e fundit të marsit janë ideale për rrugë të reja. ☆☆☆☆☆

Gaforrja

Dashuria – Krizat e refuzimit janë tashmë një gjë e së kaluarës. Gjithçka do të funksionojë, të vetmet ditë paksa të rënda do të jenë të hënën dhe të martën. Çiftet që kanë kaluar një periudhë plot keqkuptime nuk mund të ndryshojnë papritur. Puna – Dalje të konsiderueshme parash për shtëpinë. Prej kohësh keni dashur të rikuperoni para dhe ndoshta edhe disa marrëveshje të tjera. ☆☆☆

Luani

Dashuria – Ju jeni shkëputur nga dashuria që në fillim të marsit. Nëse nuk jeni të kënaqur me marrëdhënien tuaj, kjo është java për t’u përballur me partnerin tuaj dhe për të vendosur gjërat në vend. Vëmendje për ditën e martë. Njerëzit dhe situatat shfaqen papritmas, mos e humbni toruan. Puna – Mbani nën kontroll sektorin ekonomik. Me Saturnin në opozitë nuk është e mundur të hidhet hapi më i gjatë se sa duhet. ☆☆☆

Virgjëresha

Dashuria – Nuk është një javë emocionuese për ndjenjat. Ka shumë shqetësime dhe angazhime që përfshijnë çështje praktike. Duhen shmangur përplasjet, sidomos me shenjat e Binjakëve dhe Shigjetarit. Në jetën në çift ka shumë probleme për të kapërcyer. Nuk flitet për një krizë, por do të jetë mirë të mos tensionoheni shumë. Puna – Është një javë interesante, vetëm të mërkurën do të ketë diskutime. Nëse nuk ndiheni të vlerësuar, thjesht bëni atë që është rreptësisht e nevojshme. ☆☆☆☆

Peshorja

Dashuria – Dashuritë e lindura në tre javët e fundit duhet të vazhdojnë me maturi. Çiftet e reja mund të ndihen jashtë loje këtë javë. Konflikte të mundshme në fund të muajit, sidomos nëse njëri nga dy partnerët ka pasur probleme pune. I dashuri apo e dashura juaj gjithashtu mund të jetë i/e zhgënjyer në sjelljen tuaj. Puna – Ju duhet të konsideroni me kujdes çdo hipotezë ndryshimi. Deri në prill duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme. ☆☆☆

Akrepi

Dashuria – Kjo pranverë e veçantë nuk sjell përfitime të mëdha sentimentale, përkundrazi. Duket se tre javët e fundit kanë qenë më të ndërlikuara përsa i përket ndjenjave. Duhet t’u rezistoni provokimeve, veçanërisht të hënën dhe të martën. Disa çifte duhet të çlirohen nga pak mërzia që mundon marrëdhënien. Diskutimet me peshë të caktuar duhet të shtyhen për muajin prill. Puna – Jeni në betejë të plotë me një projekt që nuk ju pëlqen. Dhe kështu java nis me shumë dyshime. Do të ishte një ide e mirë të relaksoheni dhe të kuptoni të tjerët. ☆☆☆

Shigjetari

Dashuria – Kjo javë ofron aventura dhe dashuri të reja. Ka shumë mundësi që këtë javë të jeni të llastuar për zgjedhje. Ata që janë ndarë mund të gjejnë diçka më shumë. Për çiftet që e duan njëri-tjetrin do të jetë një periudhë arritjesh. Disa diskutime për paratë, së fundmi ka pasur shumë shpenzime. Puna – Ky kundërshtim i Jupiteri flet për zgjedhje në lidhje me financat, por gjysma e dytë e vitit do të jetë në rregull. ☆☆☆☆

Bricjapi

Dashuria – Keni nevojë për qetësi, ikje nga historitë impulsive dhe nga njerëzit që nuk ju japin përgjigje të caktuara. Nëse keni të bëni me një person të pasinqertë, shfrytëzojeni këtë javë për t’i vendosur me shpatulla pas murit. Marrëdhëniet e krijuara prej kohësh nuk kanë probleme, por fundi i marsit sjell disa keqkuptime për t’i mbajtur nën kontroll. Puna – Horoskopi i Paolo Fox thotë se nuk është koha për të bërë zgjedhje të menjëhershme. Duhet të keni shumë durim, mes prillit dhe majit do të vijnë konfirmimet nga lart. ☆☆☆

Ujori

Dashuria – Zemra juaj ka rrahur shpejt ose keni qenë në kërkim të gjërave të reja për një kohë të gjatë. Ditët e fundit të javës sjellin një frymë sensualiteti dhe dëshira. Çiftet që e duan njëri-tjetrin kanë plane të mëdha në mendje. Puna – Keni treguar se jeni të përgatitur, tani duhet të kërkoni konfirmime për të ardhmen. Një kërkesë mund të bëhet edhe në fillim të javës. ☆☆☆☆☆

Peshqit

Dashuria – Një javë rilindjeje, edhe ata që janë vetëm mund të përjetojnë një emocion të veçantë. Historitë që nuk kanë vlerë do të mbyllen, pa shumë komplikime. Gjithçka mirë për ata që besojnë në vlerën e çiftit dhe gjithashtu kanë në krah partnerin e duhur. Puna – Jeni duke punuar shumë dhe së shpejti do të merrni një telefonatë. Fundi i marsit sjell pak sukses personal. Ju do të jeni në gjendje të dilni, të shkoni larg. ☆☆☆☆☆.

Continue Reading

Horoskopi

Dashi do arrij qellimin, Demi merr 1 lajm/ Astrologia Meri Gjini paralajmeron keto 4 shenja horoskopi

Published

on

Dashi

Është dita e duhur për t’u përpjekur maksimalisht për qëllimin tuaj. Do të keni rezultatin që dëshironi nëse tregoheni diplomatë gjatë zgjidhjes së një problemi emergjent. Nuk është koha e duhur për të rrezikuar duke ndërmarrë një projekt të ri.

Demi

Disa Demë do të surprizohen nga një lajm që do të marrin këtë të hënë. Ka gjasa që ky lajm të vijë nga dikush që do të rikthehet sërish në jetën tuaj. Në përgjithësi kjo ditë nuk do të sjellë probleme, por as ndonjë rezultat të rëndësishëm.

Binjakët

Nuk ka ndonjë këshillë të veçantë sesi duhet të veproni. Kushtojini vëmendjen e duhur partneres/partnerit tuaj pasi do të ketë shumë nevojë për mbështetjen tuaj. Në mbrëmje ka gjasa të zhvilloni një bisedë të rëndësishme për të ardhmen me personin e zemrës.

Gaforrja

Gaforret duhet të përpiqen të gjejnë kompromis mes ambicies dhe realitetit objektiv. Ekziston mundësia që qëllimet tuaja të arrihen në një kohë të shkurtër. Shmangni ndërhyrjet e të huajve, pasi nuk do të kenë ndikimin duhur.

Luani

Mos e shpenzoni energjinë për të tjerët. Ekziston rreziku që gjithçka që do të bëni në të mirë të të tjerëve nuk do të vlerësohet. Ekziston edhe mundësia që përpjekjet tuaja të keqinterpretohen. Mos ndani idetë me këdo, por vetëm me ata që i besoni.

Virgjëresha

Besojini intuitës suaj, pasi ka shumë mundësi që t’ju çojë drejt rrugës së duhur. Mos i besoni verbërisht gjithçkaje që dëgjoni rreth romancave spontane. Nëse në mbrëmje do të jeni në një takim të rëndësishëm, mos u përpiqni të silleni si dikush tjetër.

Peshorja

Peshoret rekomandohen të mos nxitojnë nesër. Mos merrni përsipër detyra që nuk mund t’i realizoni. Mos mendoni vetëm por të ardhmen, por jetoni të tashmen. Detyra kryesore për këtë të hënë është të rregulloni marrëdhëniet tuaja personale.

Akrepi

Disa Akrepë do të ndihen të stresuar në punë nesër. Do të bënit mirë që kohën e lirë ta kaloni me familjarët tuaj. Ata që janë të detyruar të punojnë më shumë seç e kishin parashikuar, këshillohen të përqendrohen vetëm tek vetja dhe të refuzojnë kërkesat për ndihmë, pasi do të jetë e pamundur për ju.

Shigjetari

Shigjetarët kanë mundësi ta kalojnë këtë ditë nën shoqërinë e partnerit/partneres. Ka gjasa të fitoni vëmendjen e një prej kolegëve. Shigjetarët e martuar mund të tundohen të nisin një marrëdhënie sekrete, por mos harroni që ky do të ishte një gabim fatal.

Bricjapi

Bricjapët do të jenë mjaft të ngarkuar në punë nesër. Një projekt do të kërkojë vëmendje të veçantë nga ana juaj. Shpenzoni energjitë aty ku duhen dhe përpiquni të mos shpërqendroheni. Rekomandohet të kërkoni ndihmë nga personat tuaj të afërt.

Ujori

Përpiquni të mbani veten nën kontroll dhe tregohuni të përmbajtur. Kjo këshillë vjen për të gjitha fushat e jetës. Shmangni presionin e tepërt në marrëdhënien personale, por edhe ambicien e tepërt në punë.

Peshqit

Ka gjasa që kjo ditë të mos sjellë shumë rezultate produktive. Arsyet për këtë mund të jenë përtesa, mungesa e fuqisë ose mungesa e interesit. Të gjitha këto do të jenë të papranueshme nëse keni një axhendë të ngarkuar përpara./

Continue Reading

Trending