Connect with us

Horoskopi

Kane mbetur edhe 2 dite nga muaji MAJ/ Kjo eshte shenja me FAT e fundit te muajit

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 30 maj 2021

Ka rrezik të mos i pranoni aftësitë që keni sot dhe mundet ta nënvlerësoni veten. Dielli dhe Saturni do jenë planetët me negativë. Nëse keni një lidhje do keni vetën debate pafund me partnerin. Asgjë nuk do funksionojë mirë dhe gjërat nuk do stabilizohen edhe pse do i pranoni fajet tuaja. Ju beqarët besojuni miqve tuaj më të mirë sepse ata do ju prezantojnë me persona vërtet interesantë. Në punë priten probleme. Mundet të vendosni edhe të ikni nga atje ku jeni për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta. Dijeni se më mirë se atje nuk keni për të gjetur. Financat do i përkeqësoni vete duke shpenzuar pambarimisht.

Demi

Horoskopi i datës 30 maj 2021

Urani dhe Jupiteri do ju bëjnë të pandalshëm gjatë kësaj dite dhe do viheni më në veprim. Nëse keni një lidhje, pak nga pak do arrini ta bindni partnerin për t’ua plotësuar një dëshirë të madhe. Pas mesditës emocionet do shtohen më tepër. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk do keni turp dhe mund të bëni edhe vetë deklarata dashurie. Gjëra të paimagjinueshme do ju ndodhin gjatë kësaj dite. Në punë ka mundësi t’iu kërkohet të ndërroni pozicion. Fillimisht nuk do ju pëlqejë, por keni për ta parë që do jeni më mirë atje. Financat do përmirësohen edhe më shumë nga sa mund ta kishit planifikuar.

Binjakët

Horoskopi i datës 30 maj 2021

Hëna dhe Jupiteri do kundërshtojë njëri-tjetrin sot dhe do ndiheni të trazuar e në ankth. Nëse keni një lidhje nuk do ju ndodhë ndonjë gjë ë jashtëzakonshme. Përfitoni nga qetësia që do mbizotërojë për të karikuar bateritë dhe për ta bërë të nesërmen më të mirë. Ju beqarët do merrni goxha ftesa dhe do ju tejçohen mesazhe, megjithatë mirë është të prisni pak kohë para se të hidhni hapa. Reflektimi do ju bëjë shumë mirë. Në punë nuk do dorëzoheni përballë vështirësive që do ju dalin e madje do keni kurajë të provoni edhe gjëra të reja. Paratë do mbeten në gjendjen që kanë qenë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 30 maj 2021

Sot do jeni shumë më realistë dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë. Nëse jeni në një lidhje, duke filluar nga mesdita, gjërat do përmirësohen jashtëzakonisht. Do mendoni t’i bëni edhe surpriza, njëri-tjetrit e madje mund të gatuani edhe pjatat e preferuara të secilit. Ju beqarët nuk do dini të humbni në dashuri dhe sot do filloni lidhjen e ëndrrave. Në punë do ju duhet të bëni një riorganizim të projektit të nisur. Mos ua tregoni eprorëve pa qenë plotësisht të bindur. Në planin financiar do arrini t’i mbani të ardhurat nën kontroll dhe do e frenoni veten për të shpenzuar.

Luani

Horoskopi i datës 30 maj 2021

Sot nuk dini të bëni zgjedhje dhe do ndiheni shpesh të paqartë në mendime. Nëse keni një lidhje dhe doni që gjithçka të ecë mirë me atë që keni në krah, duhet të logjikoni dhe të pranoni gabimet e bëra. Nëse reflektoni më shumë do kuptoni më mirë çdo gjë. Ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm dhe do bini menjëherë pre e disa flirteve. Ka mundësi që sot të mos hidhni hapat e duhura. Në punë, pas disa ditëve të ndërlikuara, do vijë një fazë më e qetë. Do i përfundoni pa probleme disa detyra të dhëna. Sektori financiar do jetë më i privilegjuari dhe gjendja do jete e kënaqshme.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 30 maj 2021

Do jeni shumë praktikë gjatë kësaj dite dhe do e merrni çdo gjë me lehtësi. Nëse keni një lidhje nuk do ju ndodhë asnjë lloj konflikti. Do merreni vesh edhe me shikime me partnerin dhe marrëdhënia juaj do forcohet akoma më shumë. Për të mirën e të dyja palëve mendoni të dilni për ndonjë darkë. Ju beqarët do e kuptoni se personi që keni afruar disi së fundmi nuk ju pëlqen vërtet dhe do vendosni të mos shoqëroheni më. Në punë nuk do mbizotërojë gjithë kohës qetësia. Do ju duhet të përballeni edhe me sfida të vështira në disa momente. Me financat do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do bëni gabime menaxhimi.

Peshorja

Horoskopi i datës 30 maj 2021

Falë Diellit dhe Plutonit sot do arrini të bëni diferencën mes gjërave të kota dhe atyre që kanë rëndësi me të vërtetë. Nëse jeni në një lidhje do e afroni edhe më shumë pas vetes partnerit sepse do e kuptoni që nuk bëni dot as një minutë pa të. Mes jush do ketë edhe momente romantike e sensualë që do e bëjnë zemrën të rrahë shumë fort. Ju beqarët do e keni paksa të vështirë t’i shprehni ndjenjat dhe as sot nuk do arrini të filloni lidhje. Sipas Dritare.net, në punë nuk do jeni shumë të motivuar, por nuk do dorëzoheni asnjë moment. Financat do kenë disa përmirësime të vogla.

Akrepi

Horoskopi i datës 30 maj 2021

Hëna do ju bëjë më të kthjellët gjatë kësaj dite dhe do keni ide brilante. Do ju duhet të bëni pak më shumë kujdes me kokëfortësinë. Nëse keni një lidhje mund ë keni edhe keqkuptime me partnerin, por nëse duroni dhe i merrni me qetësi keni për ta parë që ato do zgjidhen sa hap e mbyll sytë. Ju beqarët vetëm sa do vrojtoni dhe do piketoni, pasi në ditën në vijim do veproni. Në punë Mërkuri do ju nxitë të reflektoni sa më shumë dhe të merrni fjalën pa druajte kur të keni diçka për të thënë. Priten zhvillime pozitive. Me financat bëni kujdes me llogaritë sepse do humbisni shumë.

Shigjetari

Horoskopi i datës 30 maj 2021

Do ju mungojë pragmatizmi gjatë kësaj dite dhe humori do ju ndryshojë gjithë kohës. Nëse keni një lidhje gjërat nuk do ju ecin si duhet. Do kapeni edhe për gjërat më elementare me partnerin dhe do thoni fjalë të pamenduara. Pasditja do jetë më e nxehta nga të gjitha. Ju beqarët nuk do kënaqeni me njohjet që do realizoni dhe nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa. Në punë do ju duket sikur do ju kërkohet më shumë se të tjerëve dhe mundet edhe te debatoni me eprorët. Bëni kujdes sepse atyre nuk mund t’iu thuhen gjëra të tepruara. Financat do jenë po aq sa kanë qenë edhe dje.

Bricjapi

Horoskopi i datës 30 maj 2021

Me Hënën në krah do avanconi me hapa te vogla sot, por të sigurta. Keni mësuar nga gabimet e së shkuarës dhe nuk do doni t’i përsërisni më. Ju që jeni në një lidhje do keni një marrëdhënie të adhurueshme sot. Çdo gjë do shkojë në perfeksion dhe çastet e lumtura do mbizotërojnë përherë. Ju beqarët do bëni dhe do merrni deklarata dashurie. E pamundur të shmangni një fillim lidhjeje sot. Në punë do përballeni me sfida të vështira në disa momente. Durimi dhe këmbëngulja do ju bëjnë të mos dorëzoheni për asnjë çast. Në planin financiar duhet të rregulloni disa probleme urgjente

Ujori

Horoskopi i datës 30 maj 2021

Planetët do i keni ndihmë të paçmuar gjatë kësaj dite. Falë tyre do dini të zgjidhni që të gjitha konfliktet që do ju dalin. Ju të dashuruarit do jeni edhe më bashkëpunues me partnerin dhe gjithçka do ju ecë në mënyrën më të mirë të mundshme. Respekti për njëri-tjetrit do jetë në kulm. Ju beqarët do tërhiqni shumë persona pas vetes dhe do e keni paksa të vështirë të vendosni se me kë do vazhdoni më tej. Në punë mësoni të keni paska më të duruar dhe keni për ta parë se çdo gjë do ju ecë për mrekulli. Për të mos pasur probleme financiare shpenzoni, por me shuma të vogla e me llogari.

Peshqit

Horoskopi i datës 30 maj 2021

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të vendosur dhe askush nuk do ju largojë nga objektivat që keni vënë vetes. Nëse keni një lidhje sot do keni nevojë për më shumë qetësi në mënyrë që të arrini më lart në jetën profesionale. Partneri do ju mbështesë pamasë dhe do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Nëse jeni beqarë ka mundësi të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje në distancë. Në punë do bëni gjithçka që t’i arrini të gjitha objektivat që keni pasur dhe asgjë nuk do ju ndalë dot. Gjendja e financave nuk do jetë e shkëlqyer, por disi më e mirë se dje. Mos filloni ende të bëni shpenzime për gjëra qejfi.

Horoskopi

Horoskopi javor 28 Mars- 3 Prill sipas astrologut Paolo Fox/ Kjo eshte shenja me FAT e javes

Published

on

Dashi

Në dashuri nuk duhet të keni frikë. Në fakt, ju duhet të pranoni një ftesë nga dikush që keni takuar së fundmi dhe të relaksoheni, të lini veten të lirë dhe të argëtoheni. Ditët e fundjavës premtojnë gjëra të mëdha, edhe falë mbështetjes së Mërkurit: tani duhet të merrni një vendim vërtet të rëndësishëm, ka ardhur koha për ta bërë atë. Në punë duhet të mendoni para se të veproni: Jupiteri do të jetë pranë jush nga muaji maj, ndaj duhet të bëni edhe pak durim.

Demi

Në dashuri që nga fillimi i marsit keni pak siguri, nuk dini si të veproni. Por tani pasionet do të ringjallen, takimet do të favorizohen: gjithçka varet nga ju, duhet të mësoni të jetoni momentin, pa bërë plane të mëdha. Ndryshimet do të vijnë në prill. Në punë jeni shumë të stresuar, por mos u shqetësoni: lajmet janë afër, sidomos për ata që kanë një aktivitet të pavarur. Kini durim, se do të mund të ecni përpara dhe të zbuloni veten!

Binjakët

Në dashuri ka ardhur koha për të marrë vendime, por duhet ta lini veten të përjetoni emocionet e mëdha dhe e diela do të jetë një ditë shumë e veçantë dhe emocionuese. Favorizohen takime të reja. Në punë, mund të keni marrë tashmë një konfirmim: ditët e fundit të marsit janë të shkëlqyera nëse planifikoni të ndiqni një rrugë të re. Por ka edhe nga ata që janë pak në ekuilibër, nuk janë të sigurt se si të veprojnë. Gjithçka do të funksionojë!

Gaforrja

Në dashuri nuk keni pse të ktheheni në të kaluarën. Gjithçka do të funksionojë, por duhet të vazhdoni para. Fillimi i javës do të jetë pak i vështirë për ju. Nëse keni një dashuri në distancë, duhet të përpiqeni të qëndroni të qetë dhe të mbani larg pakënaqësitë. Në punë, ndoshta po shpenzoni shumë para, përpiquni t’i realizoni kërkesat tuaja, pa pritur shumë!

Luani

Të lindurit e kësaj shenje, nuk u besojnë shumë njerëzve që ju rrethojnë. Përsa i përket dashurisë, nëse po jetoni një lidhje jozyrtare ka ardhur momenti të sqaroni raportin tuaj. Muaji Prill do të fillojë me qëllime të mira. Në punë kushtojini vëmendje çështjeve ekonomike. Me saturnine në shnejës nuk mund të bëni zgjedhje të nzituara dhe të rrezikshme, ta paktën për momentin.

Virgjëresha

Në dashuri, java nuk është shumë emocionuese, sepse keni shumë mendime, shumë probleme që ju largojnë nga sfera sentimentale. Jeni shumë të shqetësuar për paratë. Mundohuni të shmangni përplasjet dhe polemikat me të lindurit e shenjës së Binjakëve ose Shigjetarit. Në punë java premton gjëra të mëdha, por të mërkurën mund të debatoni me dikë. Mundohuni të bëni minimumin këto ditë, pa shumë përpjekje.

Peshorja

Dashuritë e lindura kohët e fundit duhet t’i përjetoni me qetësi dhe në mënyrë diskrete, pa nxitim. Nga ana tjetër, Dielli dhe Mërkuri janë në kundërshtim me shenjën tuaj, ndaj nuk duhet të nxitoni për të vepruar. Në të vërtetë, ndoshta do ta gjeni veten në një vështirësi dhe do të ndiheni të lënë anash, jashtë loje. Në punë, ndryshimet janë afër: përpiquni të reflektoni sepse deri në muajin prill do t’ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme , mbase edhe kompromise!

Akrepi

Dashuria nuk të jep kënaqësi të madhe, në të vërtetë javët e fundit kanë qenë vërtet të vështira në frontin sentimental. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të mos iu përgjigjeni provokimeve, veçanërisht të hënën dhe të martën. Në punë do të luftoni sepse nuk pranoni ide dhe projekte që nuk ju pëlqejnë. Ju keni kaq shumë dyshime, do të përpiqeni të kuptoni qëllimet e tyre.

Shigjetari

Afërdita dhe Marsi janë në anën tuaj dhe tani mund ta lini veten të lirë në dashuri, gjithçka varet nga ju. Mundohuni të qëndroni të qetë, kushtojini më shumë vëmendje dikujt që keni takuar kohët e fundit. Në punë Jupiteri është kundër dhe do t’iu duhet të bëni zgjedhje që lidhen mbi të gjitha me financat.

Bricjapi

Në dashuri keni nevojë për qetësi, nuk duroni dot xhelozinë dhe impulsivitetin e partnerit apo partneres suaj. Nëse keni të bëni me një partner që nuk është aspak i sinqertë tani do të duhet të bëni një zgjedhje dhe të komunikoni me të. Diçka e çuditshme mund të dalë në sipërfaqe të enjten. Në punë nuk do të mund të merrni vendime të nxituara: mendoni pak më shumë, ndaj mes prillit dhe majit do të ketë konfirmime dhe çdo problem do të kapërcehet!

Ujori

Lajm i mirë në dashuri sepse Afërdita është në anën tuaj, jeni të dashuruar ose ndoshta kërkoni risi. Mundohuni të njihni njerëz sepse takimet janë të preferuara dhe intriguese, veçanërisht të dielën kur Hëna, e cila do të kalojë në shenjën tuaj, do t’ju bëjë veçanërisht tërheqës dhe joshes. Në punë jeni të përgatitur, por duhet të shikoni nga e ardhmja dhe pothuajse duhet të prisni konfirmimin. Ju nuk keni frikë nga sfidat, përkundrazi: ju jeni një luftëtar dhe tani është koha juaj!

Peshqit

Edhe beqarët tashmë do mund të përjetojnë një emocion të bukur sepse pasioni me Venusin është gati të rindezet, e cila pas pak ditësh do të jetë në shenjën e Peshqve. Historitë që kanë pak vlerë, nga ana tjetër, do të mbyllen, lehtësisht. Në punë gjithçka do të shkojë më së miri dhe së shpejti do të shihni përfitimet. Ky është momenti juaj, mos e neglizhoni, pqërqëndroni të gjithë fuqitë tuaja.

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi javor 28 Mars- 3 Prill/ Keto jane 3 shenjat me shume far me parate kete jave qe vjen

Published

on

Dashi

Falënderojini gjithë kohës yjet këtë javë sepse ato do ju përkëdhelin. Do jetë Marsi ai që do e mbrojë në çdo moment jetën tuaj në çift këtë jave. Priten vetëm momente të bukura dhe tejet emocionuese, kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do iu lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhe me fat për ju. Buxheti nuk do jetë aspak i keq. Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet që do kryeni dhe do i menaxhoni me maturi paratë që do ju mbeten. Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta. Në punë duhet t’i hidhni hapat me qetësi dhe maturi, pasi po nxituat situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi për ju që jeni në një lidhje, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë ata mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Sipas Horoskopit, shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni ne forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Këtë javë duhet të filloni t’i mendoni gjërat ndryshe dhe të konkretizoni disa projekte. Për të dashuruarit do jetë javë e mbushur me peripeci. Do ju dalin probleme të njëpasnjëshme dhe të dy palët do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Ju beqarët do jeni të gatshëm të joshni gjithë kohës dhe do tërhiqni pas vetes goxha persona. Të enjte ose të premte mund të filloni edhe një lidhje. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por as shumë i keq. Me një menaxhim të mirë do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të vuani nga ndonjë sëmundje kronike, do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Në pune do hasni vështirësi dhe shpesh do ndiheni konfuzë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Dëgjojeni më shumë zemrën tuaj këtë javë dhe ndiqni intuitën pasi ato nuk do ju çojnë në drejtim të gabuar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më shumë pasionantë dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës atë që keni në krah. Nuk do mungojnë as surprizat nga ju dhe gjithashtu nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet të njihen më mirë me disa persona para se të japin fjalën. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do arrini t’i shlyeni një e nga një të gjitha borxhet. Jupiteri do ju mbrojë nga çdo lloj problemi shëndetësor dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Në pune do përfundojë periudha e vështirë dhe çdo gjë për ju do jetë më e lehtë për t’u arritur.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Qetësia do mbizotërojë gjate kësaj jave ne jetën tuaj. Ambienti në çift do jetë i ngrohtë dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Do e mbështesni njëri-tjetrin për gjithçka. Ju beqarët do mbështeteni nga Venusi dhe do kenë surpriza mjaft të këndshme. Ka shumë gjasa që jeta juaj sentimentale të ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Nga ana tjetër me financat do keni probleme të vogla. Mos shpenzoni pa menduar më parë sa e kenë buxhetin sepse pamaturia mund t’iu sjelle probleme të mëdha. Shëndeti do jetë i mirë vetëm nëse ju nuk e teproni me ushqimin kalorik. Në jetën profesionale do i arrini objektivat dhe do merrni vendime të rëndësishme.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Yjet do ju favorizojnë gjithë kohës këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotet ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mire imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga virozat e stinës. Sipas Horoskopit, në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Një etapë shumë më e bukur do fillojë gjatë kësaj jave për të gjithë ju. Nëse jeni në një lidhje do keni vetëm dite të lumtura. Venusi dhe Marsi do ju ndihmojnë ta intensifikoni edhe më shumë lidhjen dhe kënaqësitë do jenë akoma më të forta. Ju beqarët duhet të njiheni mirë me disa persona e më pas të vendosni cilin do zgjidhni për te filluar një lidhje. Mos u nxitoni. Në planin financiar duhet maturi e sa më shume maturi. Reflektoni disa herë para se të hidhni çdo lloj hapi. Shëndeti në disa momente do jetë disi delikat, për shkak të lodhjes në punë. Jeta profesionale nuk do jetë as e shkëlqyer, as e keqe. Disa pengesa që ju kishin dalë do dini si t’i kaloni.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Gjate kësaj jave yjet do i keni në anën tuaj dhe ata do ju ndihmojnë të ecni në rrugën e duhur. Ju të dashuruarit do e çmoni më shumë atë që keni në krah dhe do i përkushtoheni më tepër. Nëse ai iu bën një propozim për të ardhmen mendohuni mirë para së të jepni çfarëdo lloj përgjigjeje. Me shpenzimet do tregoheni goxha të matur dhe kjo do iu ndihmojë ta stabilizoni buxhetin. Që shëndeti të jetë i mirë duhet të bëni pak më shumë aktivitet fizik dhe të ecni më tepër më këmbë. Në punë më në fund do i arrini të gjitha ambiciet që i kishit vëne vetes. Do keni sukses të garantuar dhe falë kësaj do ndiheni të plotësuar.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Nën influencën e madhe të Venusit këtë javë do kaloni momente intensive. Nëse keni një lidhje do jetoni gjithë kohës në një ambienti përherë pasionant. Mes jush dhe atij që keni në krah do ketë vetëm dashuri, respekt dhe ngrohtësi. Nëse jeni beqarë duhet të dilni e të njiheni me sa më shumë persona që të mundni sepse ashtu do mund të bëni më pas përzgjedhjen më të mirë. Yjet do e ndikojnë pozitivisht edhe sektorin financiar, por nëse ju shpenzoni pa kursim do vijë një moment kur situata do fillojë të bëhet problematike. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e përkryer. Herë pas here do ndiheni të lodhur e të këputur. Në punë do jeni gjithë kohës ambicioze dhe nuk do dorëzoheni përpara çdo lloj sfide.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta. Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë me parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar.

Continue Reading

Horoskopi

Do te filloj permiresimi ne jeten tuaj/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Parashikimi Astrologjik dt 27 Mars 2022

Dashi

Futja e Merkurit sot ne shenjen tuaj do ndikoj qe te kete perparim ne shume aspekte te jetes suaj !

Demi

Futja e Merkurit ne Dash do ndikoj ne veprime te fsheta nga ana juaj ose prapaskena qe mund tju behen Kujdes nga skandalet !

Binjaket

Megjithe problemet qe keni patur dhe veshtiresite ne pune ,futja e Merkurit ne Dash ju fuqizon mbeshtetjen qe ju japin miqte !

Gaforrja

Merkur qe futet ne Dash ju forcon karrieren dhe publicitetin !Do takoni persona me pushtet !

Luani

Po fillon permiresimi ne jeten tuaj Futja e Merkurit ne Dash premton shume per ju Do vini ne kontakt me persona te dashur !

Virgjeresha

Do filloni qe nga sot te rregulloni ceshtjet tuaja ekonomike .Hena ne Ujor perparon ceshtje pune .!

Peshorja

Merkiri ne Dash perball shenjes tuaj ju fut ne nje periudhe ku bashkepunimet dhe marredheniet do vijne ne skene !

Akrepi

Do keni shume situata por ceshtjet e punes do jene ato qe do ju preokupojne me shume ne kete periudhe dhe shendeti !

Shigjetari

Futja e Merkurit ne Dash do ju sjelle edhe nje here ne vemendje ceshtje te jetes erotike dhe te fushes se krijimtarise !

Bricjapi

Nga sot do filloni te merreni me familjen dhe ne pasurine e patundshme Nje ndryshim shtepie del si prioritet !

Ujori

Jeta juaj e perditshme do ndryshoj ne menyre te fuqishme Do keni shume takime e kontakte e njohje te reja !

Peshqit

Me futjen e Merkurit ne Dash do filloni te mereni me ceshtjet ekonomike !Do kete permiresim !

Continue Reading

Trending