Connect with us

Horoskopi

Horoskopi i detajuar i dates 28 MAJ 2021/ Kjo eshte shenja me FAT e dites me parate

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 28 maj 2021

Humori juaj do ndryshojë herë pas here sot dhe do kaloni si momente pozitive ashtu edhe negative. Nëse keni një lidhje e nuk mundoheni t’i imponoheni tjetrit e nuk i thoni gjëra që mund ta lëndojnë, jeta juaj ka për të ecur më së miri. Ju beqarët do jeni të logjikshëm dhe nuk do hidhni asnjë hap pa qenë të sigurtë. Në punë do jeni më të gatshëm të ndërmerrni iniciativa dhe të rrezikoni ndonjëherë vetëm për të arritur më të mirën. Buxhetin do vazhdoni ta menaxhoni me shumë kujdes dhe përpikmeri kështu që situata do vijë nga ora në orë duke u stabilizuar e duke u përmirësuar.

Demi

Horoskopi i datës 28 maj 2021

Organizimi do jetë sfida juaj më e vështirë gjatë kësaj dite. Do mundoheni gjithë kohës të vendosni rregull në idetë tuaja dhe në çështjet më të rëndësishme. Jeta juaj në çift do jetë plotësisht e qetë dhe pa asnjë lloj shqetësimi. Do jeni bashkëpunues dhe të logjikshëm në çdo çast. Ju beqarët do keni plot mundësi për aventura, por do i refuzoni dhe do preferoni të presin për historitë serioze. Në punë do jetë ditë paksa delikatë, megjithatë me më shumë përpjekje mund të arrini ta stabilizoni situatën. Sipas Dritare.net, në planin financiar do keni goxha probleme dhe mund të gjendeni në situata të vështira. Për fat miqtë dhe familjaret nuk do ju lënë në baltë.

Binjakët

Horoskopi i datës 28 maj 2021

Asgjë nuk do jetë e thjeshtë për ju gjatë kësaj dite madje në shumë raste do gjendeni përballë zgjedhjesh goxha të vështira. Nëse keni një lidhje, zemra nuk do ndihet shumë mirë. Partneri do ju bëjë disa kritika që nuk do ju pëlqejnë dhe do trishtoheni. Më vonë keni për ta kuptuar se gjithçka është bërë për të mirën tuaj. Ju beqarët duhet të prisni ende pak kohë para se të hidhni hapa, pasi tani për tani nuk do jeni gati. Në punë do jetë ditë paksa e lodhshme. Pranojeni mbështetjen që do iu japin disa kolegë sepse do e keni me të vërtetë të nevojshme. Financat nuk do jenë aspak të mira kështu që as mos mendoni të kryeni njëherë për njëherë shpenzime të mëdha.

Gaforrja

Horoskopi i datës 28 maj 2021

Mos kërkoni të keni gjithë kontrollin mbi të tjerët sot sepse do ju dalin probleme shumë të mëdha. Ruani sa të mundeni qetësinë. Ju të dashuruarit do keni një ditë të qëndrueshme. Secili do mbajë përgjegjësitë e veta dhe do kujdeset që atmosfera të jetë gjithmonë e këndshme. Ju beqaret do ndiheni më në fund gati për të tentuar e për të provuar eksperienca të reja. Emocionet do shtohen ore pas ore. Në punë mund t’iu bëhet një propozim, i cili duhet menduar mirë. Mos jepni përgjigje përfundimtare pa qenë të bindur për atë që doni të bëni. Buxheti ka për të qenë shumë herë më i mirë se më parë. Do jeni më të lumtur kur të bëni edhe ndonjë shpenzim më shumë.

Luani

Horoskopi i datës 28 maj 2021

Falë Diellit sot do keni një jetë shumë të lumtur. Do ndiheni aq mirë saqë ndonjëherë nuk do e besoni dot se jeni në realitet. Fale ndikimit të Hënës, ju që jeni në një lidhje, nuk do keni asnjë lloj problemi. Nga ana tjetër dita nuk ka për të qenë aspak rutinë pasi të dy palët do mendoni të bëni diçka ndryshe. Nëse jeni beqarë do keni shumë ngarkesë në punë dhe duke u marrë me të nuk do e keni mendjen aspak tek jeta sentimentale. Në punë përveç ideve të mira nuk do ju mungojë as fati. Përfitoni sa më shumë sepse rralle mund të vijnë ditë të tilla. Çështjet financiare do favorizohen tej mase. Do ndiheni mirë kur situata të përmirësohet.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 28 maj 2021

Situata në të cilën do ndodheni gjatë kësaj dite do kërkojë realizëm. Mos u ndikoni nga emocionet sepse do gaboni. Nëse keni një lidhje mos ushtroni asnjë lloj presioni tek partneri sepse mund të keni probleme dhe debate të forta. Secili ka të drejtën të veprojë sipas mënyrës së vet dhe me detyrim nuk mund të behet asgjë. Nëse jeni beqarë do keni më shumë se kurrë nevojë të ndiheni të dëshiruar dhe të merrni komplimente. Yjet do ua plotësojnë dëshirat. Në punë vërtet do jeni goxha të ngarkuar, por kjo nuk do ju trembë aspak. Përkundrazi kjo situatë do ju shtyjë të bëni akoma më shumë përpjekje. Në planin financiar do reflektoni disa herë para se të hidhni hapa dhe nuk do keni probleme.

Peshorja

Horoskopi i datës 28 maj 2021

Gjatë ditës së sotme do ju mungojë shpesh vendosmëria dhe mund të ndiheni të përhumbur. Jo të gjithë planetët do i keni në krah. Për ju që keni një lidhje ka rrezik që marrëdhënia juaj me partnerin të ftohet. Nuk do jeni të gatshëm për t’ia plotësuar çdo dëshirë atij që keni në krah dhe në shumë momente do e lini vetëm. Ju beqarët do bëni mirë të mos luani shumë me zjarrin sepse do digjen keq dhe do e ndieni dhimbjen gjatë. Sipas Dritare.net, në punë do mundoheni të mos hidhni hapa kuturu, por do bëni përpjekje për të vendosur disa piketa para fillimit të gjithckaje. Për të përmirësuar buxhetin nuk duhet të fiksoheni tek lojërat e fatit sepse në një moment mund të fitoni dhe në tjetrin do humbisni shumë.

Akrepi

Horoskopi i datës 28 maj 2021

Sot do keni vërtet shumë nevojë për qetësi. Qëndroni më shumë me personat e dashur dhe thjesht flisni me ta dhe përqafojini. Ngrohtësinë e tyre nuk mund t’ua falë askush tjetër. Venusi do e privilegjoje jetën tuaj në çift dhe në çdo moment do përjetoni vetëm emocione pozitive. Nëse keni kohë që po mendoni për një fëmijë më në fund do merrni lajmin e gëzuar. Ju beqarët do jeni shumë të kujdesshëm për pamjen e jashtme dhe do merrni plot ftesa. Në punë do i merrni gjërat shtruar dhe nuk do nxitoheni të hidhni hapa për gjëra që nuk jeni shumë të bindur. Të ardhurat do kenë disa përmirësime të vogla, megjithatë jo aq sa për të kryer investime ekstravagante.

Shigjetari

Horoskopi i datës 28 maj 2021

Jeta juaj do jetë shumë intensive sot. Hëna dhe Plutoni do ju bëjnë edhe më të ndjeshëm dhe do mendoni gjithë kohës si ta bëni çdo moment sa më të veçantë. Nëse keni një lidhje gjeni disa orë kohë, qëndroni pranë partnerit në vende të qeta dhe flisni për të kaluarën. Në këtë mënyrë do njiheni edhe më mirë dhe do afroheni më tepër. Nëse jeni beqarë do përjetoni ndjesi shumë të forta pas një takimi të ndodhur si me magji. Miqtë kanë gisht në çdo gjë. Çështjet profesionale do ndjekin rrjedhën e duhur dhe nuk do përbëjnë më asnjë lloj problemi. Gjendja financiare do përmirësohet në mënyrë të jashtëzakonshme.

Bricjapi

Horoskopi i datës 28 maj 2021

Sot do iu druheni ndryshimeve, por në fakt çdo gjë do shkojë për mrekulli dhe vizione të tjera do iu hapen. Për ju që keni një lidhje do jetë ditë e begatë kjo e sotmja. Do ja kaloni për mrekulli në krahët e partnerit tuaj dhe emocionet do shtohen moment pas momenti. Nëse jeni beqarë do dini si ta joshni dikë që do pëlqeni dhe shume shpejt do fillojnë edhe një lidhje me te. Në punë do keni kohën e nevojshme për t’u menduar, për të diskutuar e për të vendosur. Me shumë gjasë rezultatet që do arrini të jenë pozitive. Problemet financiare do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë falë përkushtimit të madh që do tregoni. Bravo për çdo përpjekje.

Ujori

Horoskopi i datës 28 maj 2021

Ka rrezik që rutina ta pushtojë jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe ajo do rëndojë pafundësisht tek ju. Shpesh do ndiheni edhe pa rrugëdalje. Nëse jeni në një lidhje, çdo gjë do ecë mirë. Edhe në ndonjë rast debati të vogël do dini si të dilni gjithmonë nga situata dhe do ruani qetësinë. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të mbushur me mundësi për aventura të jashtëzakonshme, por do jetë në dorën tuaj nëse do përfitoni apo jo. Në punë duhet të bëni pak kujdes sepse vetëm ashtu do e ndërtoni rrugën e duhur nga e cila mund të arrini shumë lart. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Peshqit

Horoskopi i datës 28 maj 2021

Dëshira juaj për të dominuar mbi të tjerët do jetë mbizotëruese sot. Shpesh kjo do krijojë probleme të shumta. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e paqëndrueshme kjo e sotmja. Në shumë momente do ziheni keq me partnerin dhe mund të thoni gjëra të gabuara. Nëse jeni beqarë, edhe pse do keni disa njohje të reja, nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa të rëndësishme. Në punë do kërkoni gjithë kohës të jeni mbi të tjerët, por në fakt nuk do i keni të gjitha aftësitë e duhur. Mendjemadhësia vetëm sa do ju prishë punë. Për fatin e mirë në planin financiar nuk do keni për çfarë të ankoheni. Gjendja do ketë edhe më shumë përmirësime nga sa mendonit.

Horoskopi

Do te fitoni 1 sfide qe do ju dal perpara/ Astrologia Meri Gjini paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Dashi: Gjendja shëndetësore do mbetet e mirë. Financat do përmirësohen por edhe shpenzimet do rriten. Miqtë mund të ndërhyjnë në jetën tuaj personale. Ditë e ndërlikuar për romancë. Jini të sinqertë në qasjen tuaj. Vendosmëria dhe aftësitë tuaja do të vihen re. Është shumë e rëndësishme të kaloni kohë me partnerin tuaj.

Demi: Do jeni plot energji dhe do i kryeni detyrat shpejt. Këshillohet që t’i merrni prindërit tuaj me besim në lidhje me projektet dhe planet tuaja të reja. Puna juaj do të vlerësohet në vendin e punës. Ju mund të merrni një promovim. Biznesmenët mund të marrin këshilla nga njerëz me përvojë për zgjerimin e biznesit të tyre. Do të përjetoni diçka të pazakontë në jetën tuaj martesore.

Binjakët: Do të jeni energjikë dhe entuziastë dhe do të përdorni çdo mundësi të dhënë në avantazhin tuaj. Investimi në tokë ose ndonjë pronë nuk këshillohet. Fëmijët tuaj mund ta bëjnë ditën tuaj të vështirë për ju. Jeta e dashurisë do të marrë një kthesë për mirë. Ditë e përshtatshme për të realizuar projekte dhe plane të reja. Ju do të jeni në gjendje të gjeni kohë për veten tuaj. Do kaloni kohë të mirë me bashkëshortin.

Gaforrja: Do të ndiheni të sigurt për të luftuar problemet tuaja dhe do të merrni gjithashtu zgjidhje. Do të zgjidhet një mosmarrëveshje personale. Kalojeni kohën duke ndjekur hobin tuaj. Shmangni grindjet me gruan për të mbajtur larg stresin. Beqarët e kësaj shenje të zodiakut mund të gjejnë dashurinë e tyre. Ata që lidhen me tregtinë në vendet e huaja do të marrin rezultatet e dëshiruara. Talentet tuaja do të vlerësohen në vendin e punës. Do të kuptoni se bashkëshorti juaj është me të vërtetë engjëlli juaj.

Luani: Tek ju do të zhvillohen gjëra pozitive. Mund të përfshiheni në ndonjë bamirësi për të pasur paqe mendore. Mund të kaloni kohë në sport dhe aktivitete të ngjashme për të rritur qëndrueshmërinë tuaj. Jini të vetëdijshëm për skemat financiare të mashtrimit. Dashuria dhe romanca janë në skenë ku do të kënaqeni me të bërë dashuri. Ju duhet të kuptoni të dashurin tuaj. Nëse ai/ajo nuk e mban premtimin, mos u lëndoni. Ju duhet të bëni dialog së bashku duke u ulur në një vend të izoluar. Nëse ndiheni të trishtuar, kalonjeni kohë vetëm.

Virgjëresha: Frustrimet dhe vështirësitë do të kalojnë. Pengesat në jetën tuaj do të zgjidhen në afat të gjatë. Mbani nën kontroll temperamentin tuaj. Bëni gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë. Ndani lumturinë tuaj me të tjerët. Gjendja financiare do mbetet e fortë, por shpenzoni me maturi. Ditë e mirë për romancë. Do të njiheni për besnikërinë dhe përsosmërinë tuaj. Udhëtimi është i mundur. Do t’ju pëlqejë hapësira personale në jetën bashkëshortore. Do kaloni moment cilësor me bashkëshortin.

Peshorja: Të gjithë do ta vlerësojnë sjelljen tuaj të mirë. Shumë do t’ju lavdërojnë. Pa këshillën e një personi me përvojë, dikush i kësaj shenje të horoskopit nuk duhet të ndërmarrë asnjë hap që mund të shkaktojë humbje financiare. Ju do të jeni në gjendje të pastroni borxhet e papaguara të familjes. Lidhja juaj romantike do të vuajë. Në punë, dikush që ka qenë më pak i pajtueshëm me ju, do të ketë një bisedë të frytshme me ju. Udhëtimi do të jetë i kënaqshëm. Partneri juaj i jetës mund t’ju tregojë tëkaluarën e tij/saj, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni në siklet.

Akrepi: Orari i ngjeshur i punës mund t’ju bëjë të keni gjakftohtësi. Do të gjeneroni burime të reja të ardhurash me ndihmën e njerëzve që njihni. Gjatë kohës së lirë duhet të ndihmoni anëtarët e familjes. Mos vishni rroba që nuk i pëlqen të dashurit tuaj. Në punë gjërat duken bukur. Humori juaj do të jetë i mirë. Merrni kohë për veten tuaj nga orari i ngjeshur dhe dilni me bashkëshortin tuaj por, ka mundësi të ndodhë një debat mes jush. Mund të irritoheni nga fjalët e partnerit por, ai/ajo do të japë më shumë për t’ju bërë përshtypje.

Shigjetari: Besimi te vetja është thelbi i heroizmit dhe të njëjtën gjë do ta kuptoni teksa luftoni me një sëmundje të zgjatur. Spekulimet do t’ju sjellin fitime. Shfrytëzojeni kohën tuaj të lirë në zbukurimin e shtëpisë, kjo do të marrë vlerësim nga anëtarët e familjes. Mundohuni të kontrolloni fjalimin tuaj. Fjalët e ashpra mund të prishin paqen dhe ritmin e qetë të lidhjeve me të dashurën. Do të jeni shumë aktivë dhe shumë social gjatë gjithë ditës. Njerëzit do të kërkojnë këshillat tuaja dhe do të pajtohen me çdo gjë që thoni. Mes orarit tuaj të ngjeshur, do të keni kohë të mjaftueshme për veten tuaj dhe do të jeni në gjendje të bëni gjërat e preferuara. Partneri juaj i jetës mund të sillet shumë egoist.

Bricjapi: Do të qëndroni me shpresë. Biznesmenët duhet të investojnë paratë e tyre me shumë kujdes. Mund të jetë një ditë e dobishme për shumë njerëz megjithatë, mundësitë janë që dikush të cilit i besoni mund t’ju zhgënjejë. Jeta juaj e dashurisë do të jetë e bukur. Muzika mund t’ju shërojë në mënyra që nuk e kishit menduar kurrë. Një surprizë e papritur në mëngjes mund ta bëjë të mahnitshme gjithë ditën tuaj.

Ujori: Pavarësisht orarit të ngjeshur, shëndeti juaj do të jetë i mirë. Sidoqoftë, duhet t’i kushtoni vëmendje herë pas here vetes. Kryerja e evazionit fiskal mund t’ju vërë në telashe serioze. Dhuratat e papritura nga miqtë dhe të afërmit mund t’ju gëzojnë. Do të qëndroni entuziastë në vendin e punës. Bashkëshorti juaj dhe ju mund të kaloni pak kohë duke e njohur njëri-tjetrin më nga afër.

Peshqit: Vitaliteti juaj i ulët mund të shqetësojë shëndetin tuaj. Angazhimi në punë krijuese do të jetë një mënyrë e mirë për të qëndruar të motivuar. Mund të ketë mundësi të rrjedhjes së vazhdueshme të parave dhe mund ta keni të vështirë të grumbulloni pasuri. Dhuratat nga miqtë ose anëtarët e familjes mund ta kthejnë ditën tuaj në një ditë emocionuese. Puna juaj e palodhur mund të shpërblehet. Një ditë e mirë për funksione sociale dhe fetare. Jeta juaj bashkëshortore do të jetë në ekstazë.

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi i muajit Prill 2022/ Dashi me pune te re, Demi do prese deri ne daten 10 Prill

Published

on

Dashi

Ju keni shijuar një shpërthim besimi dhe dëshirë për të komanduar vëmendjen si rezultat i diellit që sjell vitalitet deri më 19 prill. Qielli është pothuajse kufiri për sa i përket sa lart dëshironi t’i vendosni qëllimet vetes. Do të jeni gati për të përcaktuar një qëllim ambicioz, ndoshta lidhur me rrugën tuaj profesionale ose mirëqenien e përgjithshme. Marrja në konsideratë e mirëqenies suaj shpirtërore do të ishte diçka e mençur. Financat do të jenë gjithashtu në vëmendje, veçanërisht kur planeti i komunikimit dhe dielli janë në zonën tuaj të parave. Messenger Mercury do të jetë atje nga 10 deri më 29 prill, ndërsa udhëtimi i diellit zgjat nga 19 prilli deri më 20 maj. Përpunoni CV-në tuaj për t’ia dërguar atë punëdhënësve të mundshëm, ky mund të jetë një moment super-produktiv. Ju gjithashtu do të krijoni baza të mira të financave. Mund ta gjeni veten duke reflektuar se si po vlerësoheni në punën tuaj dhe nëse është koha për të ndryshuar drejtimin për t’u ndjerë më i shpërblyer.

Demi

Le të jemi të sinqertë Dem. Stina dinamike e Dashit mund të jetë energjike për disa shenja, por mund të jetë plotësisht e përgjumur për ju, sepse dielli po lëviz nëpër zonën tuaj të spiritualitetit, duke e sjellë fokusin tuaj brenda. Rreth datës 1 të muajit, hëna e re mund të jetë një mundësi e mrekullueshme për të kanalizuar atë që po mësoni rreth emocioneve të rrënjosura thellë në krijimin e një rruge të re. Së shpejti, koha do të jetë e përshtatshme që edhe ju të ndani se si ndiheni, sepse Afërdita, do të jetë në zonën tuaj të miqësisë nga 5 prilli deri më 2 maj, duke e bërë më të lehtë lidhjen me të afërmit dhe më të dashurit më të afërt. Mërkuri është në shenjën tuaj nga data 10 deri më 29 prill, duke përforcuar besimin në mendimet dhe fjalët tuaja. Ju jeni përgjithësisht një krijesë e zakonit që do të preferonit t’i përmbaheni qasjeve të kujdesit për veten që keni parë se janë të provuara dhe të vërteta. Mund të ndodhë që nuk po merrni të njëjtat rezultate që keni pasur më parë dhe është koha të mendoni për një mënyrë të re për t`i shërbyer shëndetit mendor, fizik dhe emocionalisht. Ndryshimi masiv mund të jetë afër, duke ndikuar në mënyrën se si po e prezantoni veten dhe marrëdhëniet tuaja më të afërta dhe më të dashura. Por ju keni fuqinë për ta marrë me qetësi.

Binjakët

Me diellin që kalon nëpër zonën tuaj të miqësisë deri më 19 prill, jeta juaj shoqërore ka të ngjarë të ketë qenë pikërisht ashtu siç ju pëlqen: super e zënë dhe potencialisht një vorbull e plotë. Në fillim të prillit do të merrni një dritë jeshile për të ideuar ose për të nisur një ndërmarrje të re grupi. Ndoshta jeni të shtyrë për të planifikuar një pushim veror me miqtë, ose po mendoni të bëheni bashkë me një koleg për të dalë me një propozim biznesi. Çfarëdo që dëshironi të realizoni, mund të jetë një mundësi për të ecur përpara — dhe për të parë rezultate të lakmueshme në gjashtë muaj. Mos u habitni shumë nëse filloni të ndiheni pak më pak social duke filluar nga 10 prilli. Pra, më shumë vetë-reflektim dhe pushim mund të jetë veçanërisht rigjenerues. Dijeni se gjithçka është për të mirën më të madhe për t’u përgatitur energjikisht për sezonin tuaj muajin e ardhshëm. Një moment veçanërisht i ëmbël: Rreth 16 prillit, ndriçon zonën tuaj të romancës, gjë që mund të ndezë natyrën tuaj vetë-shprehëse dhe ta bëjë më të lehtë për ju të ndani – dhe të përmbushni – dëshirat tuaja.

Gaforrja

Padyshim që dielli ka lëvizur nëpër zonën tuaj të karrierës. Qoftë nëse jeni duke e shqetësuar për CV-në tuaj ose një propozim emocionues ose duke biseduar me kolegët e vjetër për mundësitë, hëna e re e 1 prillit mund të jetë një moment që ndryshon lojën dhe katalizon një ëndërr profesionale të gjatë dhe të madhe. Të punosh me të tjerët për të arritur atje ku dëshiron të shkosh është një domosdoshmëri. Mund të shihni një rritje të vrullit. Imagjinata juaj s`do të ketë limite. Ju do të filloni të përmirësoni aftësitë tuaja, të dilni nga zona juaj e rehatisë, të shijoni më shumë rritje personale. Dhe rreth 16 prillit, mund të jeni të preokupuar me përpjekjet për të gjetur një ekuilibër më të mirë midis asaj që ju nevojitet nga jeta juaj private dhe asaj publike. Dëgjimi i zërit tuaj të brendshëm është çelësi.

Luani

Me fillimin e muajit, dielli që forcon vitalitetin, sundimtari juaj, ka qenë në zonën tuaj të aventurës për dy javët e fundit, duke ju nxitur të largoheni nga çdo gjë e zakonshme dhe shumë komode. Ju dëshironi të shtrini krahët, të mësoni, të rriteni, ndoshta edhe të mahniteni nga një përvojë që ju hap sytë, qoftë e lidhur me udhëtimin apo arsimimin. Rreth 1 prillit, hëna e re mund t’ju frymëzojë që të angazhoheni në një plan krejtësisht të ri loje, qoftë regjistrimi për një kurs online, ose për të rezervuar atë udhëtim që keni ëndërruar për një kohë të gjatë. Do të gjeni mjaft kënaqësi në marrëdhëniet personale. Në fakt, më 12 prill, kur Jupiteri dhe Neptuni mistik bashkohen, dijeni se po hyni në një cikël emocionues 13-vjeçar, në të cilin lidhjet tuaja më të afërta mund të jenë një burim frymëzimi i jashtëzakonshëm, shpirtëror. Dhe muaji nuk do të ishte i plotë pa shumë veprime edhe në botën tuaj profesionale. Do të jeni në qendër të vëmendjes dhe do të tërhiqni vëmendjen e njerëzve më lart në hierarki – edhe më shumë se zakonisht.

Virgjëresha

Sezoni i Dashit mund të jetë tepër i nxehtë për ju, falë diellit që kalon në sektorin tuaj të intimitetit emocional dhe seksual. Pra, pa dyshim që e keni shijuar këtë atmosferë gjatë dy javëve të fundit dhe do të vazhdojë pak a shumë njësoj. Nëse jeni beqar dhe dëshironi një partner me të cilin mund të ndërtoni vërtet një të ardhme, ky mund të jetë një moment i rëndësishëm. Nëse jeni të lidhur, merrni parasysh të flisni për vizionin tuaj për të ardhmen me të dashurin tuaj. Do të keni një dëshirë të fortë për të mësuar dhe për të filozofuar me të tjerët. Ju gjithashtu mund ta keni më të lehtë të lidheni me miqtë dhe të dashurit që jetojnë larg. Mund ta gjeni veten duke kultivuar një perspektivë të re për marrëdhëniet tuaja, duke pasur parasysh një takim frymëzues midis Jupiterit dhe Neptunit. Kjo lidhje nuk do të ndodhë më deri në vitin 2035, kështu që vendosni tani. Në aspektin financiar do të ndiheni të vlerësuar.

Peshorja

Sezoni i Dashit tërheq vëmendjen në marrëdhëniet tuaja – madje më shumë se zakonisht – sepse dielli po lëviz nëpër zonën tuaj të partneritetit, duke nxjerrë në pah çdo lidhje një me një, romantike, platonike ose profesionale. Shanset janë që të keni shijuar këtë atmosferë për dy javët e tjera. Bisedat mund të jenë edhe më të fokusuara nga 11 deri më 29 prill. Rreth datës 16 prill, kur hëna e plotë bie në shenjën tuaj, mund të ndiheni veçanërisht të ndjeshëm emocionalisht dhe reflektues. Nëse diçka duhet të ndryshojë në mënyrë që të ndiheni më të përqendruar, veçanërisht në marrëdhëniet tuaja më të ngushta, mund të bëni mirë të hapeni tani. Ky është veçanërisht rasti, sepse disa javë më vonë, më 30 prill, eklipsi diellor bie në zonën tuaj të intimitetit dhe do të zbuloni se një ndryshim i madh – ndoshta edhe mahnitës – në lidhjen tuaj mund të jetë i nevojshëm për rritje.

Akrepi

Në ditët e para të prillit, fokusi mund të jetë tek shëndeti. Pavarësisht nëse keni dashur të ktheni një fletë të re në lidhje me kujdesin për veten ose të gjeni më shumë ekuilibër midis punës dhe jetës, do të jeni të fuqizuar për ta bërë atë realitet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Në të njëjtën kohë, loja, kreativiteti dhe spontaniteti që keni shijuar gjatë gjithë sezonit të Peshqve nuk kanë mbaruar. Nga ana tjetër, ky mund të jetë një muaj sa i çuditshëm, aq edhe plot me momente spontane mes jush dhe dikujt të veçantë për ju. Do të keni durim me tepri, si për çështjet e zemrës, ashtu edhe për ato profesionale. Dhe rreth 30 prillit mund të përjetoni një lëkundje të madhe – fillimin e një epoke të re – brenda një prej marrëdhënieve tuaja më të ngushta. Është koha të mendoni se si përforcohet ose komprometohet ndjenja juaj për veten në këtë lidhje — dhe bëni lëvizjen tuaj të radhës në përputhje me rrethanat.

Shigjetari

Sezoni i Dashit mund të jetë i mbushur me argëtim, gëzim, plot me flirt, kreativitet dhe spontanitet, i cili padyshim i përshtatet personalitetit tuaj të zjarrtë. Ky është për ju sezoni i vetëshprehjes. Nëse jeni duke menduar për një projekt artistik në të cilin do të dëshironit të zhyteni, duke dashur të përmirësoni profilet e aplikacionit tuaj të takimeve ose të shfrytëzoni një shans dhe të detajoni një fantazi, kjo ngjarje dinamike është një mundësi e mirë për ta bërë këtë. Më 12 prill mund të nisësh një cikël frymëzues që zgjat deri në 13 vjet. Do të mendoni për rrënjët dhe folenë tuaj dhe do të mendoni se si mund ta arrini kënaqësinë shpirtërore.

Bricjapi

Duke qenë kaq i orientuar drejt qëllimit, mund të jetë e vështirë për ju të ngadalësoni shpejtësinë dhe të shijoni kënaqësitë e familjes. Këto ditë do të mundeni! Hëna e re atje ju ofron një shans për të fituar qartësi rreth asaj që dëshironi me të vërtetë. Mund të jetë koha për të nisur një kapitull krejtësisht të ri në të cilin ndiheni më të ekuilibruar, ndërsa jeni në rrugën tuaj profesionale dhe kujdeseni për mirëqenien tuaj emocionale. Keni dashur gjithmonë më shumë mundësi për të përdorur imagjinatën tuaj mbi mendjen tuaj racionale dhe për t’iu besuar impulseve tuaja artistike. Ky është pikërisht momenti. Rreth 30 prillit, kur eklipsi diellor aktivizon këtë fushë të jetës suaj, mund të jetë i nevojshëm ndryshimi brenda një marrëdhënieje — romantike ose profesionale. Do ta ndjeni vetë se është koha për të përqafuar një ndryshim.

Ujori

Ndërsa dielli që sjell vitalitet lëviz nëpër zonën tuaj të komunikimit – siç ka bërë gjatë dy javëve të fundit – kurioziteti juaj rritet dhe jeta juaj shoqërore është edhe më e këndshme se zakonisht. Ka të ngjarë të keni pasur shumë ftesa për t’u shoqëruar me miqtë ekzistues dhe së shpejti do të keni mundësi për të bërë të reja. Me fjalë të tjera, ju jeni duke lulëzuar. Për më tepër, nëse keni pasur ide për të ndryshuar rrjedhën tuaj të të ardhurave ose keni mësuar më shumë rreth tregjeve në zhvillim për të investuar, ky është momenti. Mos hezitoni të vraponi me një plan loje të guximshme dhe imagjinative, veçanërisht rreth 12 prillit. Duke eksploruar mund të merrni aftësi që do t’ju përgatisin për një rrugë të re karriere apo edhe thjesht një plan pushimesh që mund t’ju bëjë të ndiheni të rifreskuar dhe të përtërirë.

Peshqit

Dielli filloi udhëtimin e tij nëpër zonën tuaj të parave, fokusi juaj u zhvendos nga çështjet personale, në rritjen e të ardhurave tuaja. Ju mund të vendosni një qëllim të fuqishëm. Pavarësisht nëse ndiheni sikur talentet dhe energjia juaj nuk vlerësohen siç duhet, ose jeni gati ta çoni biznesin tuaj në një nivel tjetër, ky mund të jetë një moment dinamik për të fituar qartësi dhe për të ndërmarrë veprime fillestare. Ju gjithashtu duhet të ndiheni mjaft të fuqizuar nga fakti që sezoni juaj nuk ka përfunduar vërtet, falë Venusit që sundon marrëdhëniet në shenjën tuaj. Çfarë kjo do të thotë: Bota po flet gjuhën tuaj të dashurisë dhe po ëndërron si një mënyrë për të çuar topin përpara drejt qëllimeve, duke ju vënë në një pozicion të fuqishëm. Do të shijoni një nga momentet më me fat të vitit – ndoshta të dekadës. Pavarësisht nëse keni dashur të prekni anën tuaj krijuese ose të bëni përparime në shërimin ose rritjen tuaj personale, mund ta kuptoni atë që dëshironi të arrini dhe të filloni ta bëni atë realitet tani.

Continue Reading

Horoskopi

Do te keni 1 takim te rendesishem/ Astrologia Susan Miller paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Dashi

Një kuadër yjor vërtet shumë i mirë për të dashuruarit e kësaj shenje bën që dita të jetë shumë pozitive. Edhe erosi do jetë i stimuluar nga Hëna e Afërdita. Beqarët do kenë një ditë euforike dhe të mbushur me takime. Financat do dini si t’i menaxhoni.

Demi

Pozicioni i Marsit është në një orbitë aspak të favorshme për ju që jeni në një lidhje, gjë që do të vështirësojë edhe gjërat më elementare për ju. Megjithatë ju sugjerohet të mos bini pre e viktimizimit. Beqarët duhet të reflektojnë mirë përpara se të bëjnë zgjedhjen. Kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Pas një periudhe deri diku pozitive sot dita për ju që jeni në çift duket se do të fillojë me të “përpjeta”. Megjithatë, rezultatet që do të arrini do t’ju sjellin një farë sodisfaksioni. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime mjaft mbresëlënëse. Në planin financiar do merrni vendime të rëndësishme.

Gaforrja

Nuk është një periudhë e lehtë edhe për ju që i përkisni kësaj shenje. Vetëm Hëna duket se sot do të jetë e predispozuar t’ju ndihmojë në jetën tuaj sentimentale. Beqarët duhet të presin ende para se të hedhin hapa më tej, në të kundërt mund të lëndohen. Situata e financave do mbetet e njëjtë.

Luani

E zbehtë fusha e dashurisë. Një situata yjore e trazuar, me hyrjen në shenjë të Uranit, do të reflektohet te ju duke bërë që t’ju mungojë qetësia shpirtërore. Beqarët duhet të qartësohen njëherë me veten para se të vendosin. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi.

Virgjëresha

Me gjithë vështirësitë në të cilat ndodheni me partnerin/en, sot me Merkurin në shenjë do të mund të përballoni një ditë të ngarkuar me shumë punë. ”Kokëfortësia” nuk ju ndihmon aspak. Beqarët do marrin shumë ftesa sot, vetëm duhet të vendosin. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur.

Peshorja

Pritet një ditë pozitive për ju të dashuruarit, por duhet të veproni me shpejtësi sa jeni në kohë, sepse situata mund të kthehet shumë shpejt në disfavorin tuaj. Merkuri është stresues. Beqarët do kenë takime, por asgjë më shumë se kaq dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Duket se ”marshimi” juaj do të vazhdojë i pandalshëm, aq më tepër tani që ”opozita” e Saturnit në shenjë duket shumë më e dobësuar. Mundohuni të mbani pranë vetes partnerin/en. Beqarët nuk duhet të privojnë veten nga asgjë, por të shfrytëzojnë lirinë e tyre. Financat do stabilizohen.

Shigjetari

Qielli për ju që jeni në një lidhje edhe sot pritet të jetë i ”ngrysur”, pasi Marsi vazhdon të jetë në një orbitë aspak të favorshme. Megjithatë, së shpejti do ju vijnë edhe sinjale pozitive. Beqarët do kenë plot aventura, por asgjë serioze. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Bricjapi

Tashmë tensionet dhe streset për ju të dashuruarit i përkasin plotësisht të kaluarës dhe shenja juaj sot është nën ndikimin e mjaft yjeve të mirë. Nëse do të ketë diçka që s’ecën, kjo mund të vijë vetëm për fajin tuaj. Beqarët do kenë ndihmën e yjeve dhe çdo gjë do ju eci mirë. Me shpenzimet tregohuni vigjilentë.

Ujori

Dyshja Mars-Afërditë do të jetë edhe sot një binom ”fituesish”, për ju që jeni në një marrëdhënie, prandaj sot nuk do të keni asnjë pengesë në rrugën tuaj. Beqarët do nxitohen me vendimet dhe mund të lëndohen. Financat nuk parashikohen të jenë të këqija.

Peshqit

”Shtrëngoni dhëmbët dhe duroni”. Ky mund të jetë mesazhi për ju që i përkisni kësaj shenje, dhe që gëzoni një marrëdhënie, pasi gjërat priten të ndryshojnë për mirë. Beqarët nuk do duan të bëjnë ndryshime dhe do ndihen mirë edhe me atë status që kanë. Financat nuk do jenë aspak të mira, kujdes me shpenzimet.

Continue Reading

Trending