Connect with us

Flitet se

Pa kuptuar aspak dy bukuroshet tona paskan veshur te njejtin fund/ Ja sa bukur duken Rita Ora dhe Xhensila Myrtezaj pasi bejne “xing”

Published

on

Dy bukuroshet e showbizit shqiptar dhe atij nderkombetare jane mjaft te talentuara dhe te komentuara neper mediet shqiptare dhe ato te huaja. Xhensila dhe Rita Ora jane shume te suksesshme dhe kane me mijera fansa ne Instagram te cilet i mbeshtesin dhe i duan ato pamase.

Vajzat na habisin me zerin dhe kenget e reja qe publikojne perhere, pasi jane thjesht te mrekullueshme.

Dy bukuroshet kane nje jete shume ndryshe nga njera-tjetra pasi Xhensila jeton ne Shqiperi dhe eshte bere nene e nje bukuroshe, ndersa Rita Ora eksperimenton me ndjenjat ende dhe nuk ka gjetur ende personin e zemres.

Ajo qe i bashkon dy vajzat tona eshte fakti se ato kane bere “xing” me te njejten veshje dhe duken kaq sensuale dhe te bukura. Dy bukuroshet tona kane veshur te njejtin fund , i cili eshte blu dhe material xhins, i cili i tregon kembet e holla dhe te drejta qe ato kane.

Vajzat kane veshur te njejten veshje dhe nuk kane aspak komplekse dhe tregohen shume modeste duke i mbajtur fotot e tyre ne Instagram. Kjo tregon qe vajzat nuk e kane aspak problem kete fakt dhe jane shume te thjeshta.

Xhensila Myrtezaj po ben shume fame me kenget e saj te cilat behen hit sapo dalin, sidomos kenget verore qe ajo publikon. Gjithashtu dhe Rita Ora po thur mjaft sukses dhe per te flitet nderkombtarisht dhe ka fansa ne mbare boten.

Nuk duhet te harrojme se nga ana tjeter Rita Ora eshte nje personazh i cili nuk e harron kurre origjinen e saj por e permend ate shpesh neper intervista pasi ndihet krenare qe eshte shqiptare. Le ti urojme bukurosheve tona mjaft suksese ne karrierat dhe jetet e tyre private.

Flitet se

Do largoni 1 person nga jeta juaj/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Dashi – Të kapshëm dhe të vëmendshëm ndaj detajeve, ju do të tregoni aftësi të madhe në marrëdhënie, duke i përballuar të gjitha problemet. Do të jetë një fundjavë e këndshme me miqtë, por paksa e paqëndrueshme për zemrën, të cilën do ta ndjeni si një anije në det të stuhishëm. Sigurisht, dëshirat tuaja do të jenë të nxehta. Do të keni raport të mirë me Binjakët dhe Luanin dhe diskutime me një Dash tjetër.

Demi – Nëse organizoni një udhëtim ose duhet të diskutoni me dikë, kushtojini vëmendje keqkuptimeve pasi mund t’ju shkaktojnë të papritura të bezdisshme. Fundjavë për t’i kushtuar rëndësi mirëqenies tuaj: relaksim dhe pa ushqim të tepërt! Komunikim i mirë me Ujorin dhe Shigjetarin dhe momente tensioni me një Luan joshës.

Binjakët – Fundjavë e mirë për dashuri dhe emocion! Ju do të ndjeni nevojën për dashuri, për të dhënë dhe për të marrë konfirmim, për të shijuar sigurinë e zemrës, që për një kohë të gjatë ka qenë e helmuar nga hidhërimi. Do të kënaqni me Dashin dhe Peshoren, dhe mos e u mërzisni për zgjedhjet e një Virgjëre kokëfortë.

Gaforrja – Ju do të keni një kapacitet të madh organizativ. Simpatia dhe batutat e duhura do t’ju bëjnë të këndshëm dhe dashamirës. Do të jetë një fundjavë e mrekullueshme për tu njohur me njerëzit dhe për t’u argëtuar dhe me kë doni. Disa re do të kalojnë në zemrën tënde, por largojini dhe zhdukini! Do të shkoni mirë me Bricjapin dhe Peshqit dhe si zakonisht do të keni dyshime shumë dyshime me Binjakët!

Luani – Qielli juaj do të jetë rozë për dashurinë, por i zi për marrëdhëniet shoqërore, të vëna në provë nga një keqkuptim. Nëse një mik do t’ju zhgënjejë, mos u merrni fare: do të keni hakmarrjen tuaj shumë shpejt! Gëzoni emocionet, ëmbëlsinë dhe favorizimet. Do të keni pasion me Dashin dhe Akrepin. Mos mendoni për atë që ka thënë një Luan tjetër, por largojeni nga jeta juaj.

Virgjëresha – Fundjavë e mirë për tu argëtuar, për të shijuar një ditë relaksimi, për të takuar miq, për të organizuar një mbledhje familjare, dhe edhe nëse jeni të interesuar të punoni mund të keni dhe të ardhura të mira. Ju do të jeni me fat, veçanërisht në marrëdhëniet me njerëzit. Do të shkoni shumë mirë me Bricjapin dhe Ujorin ndërsa me një Shigjetar do të keni dyshime.

Peshorja – Yjet ju sugjerojnë të organizoni një fundjavë për të kaluar kohë me partnerin tuaj. Dhe nëse nuk keni një të tillë, kërkoni sepse është koha më favorshme që të bien në dashuri me ju! Harmoni e mirë me Binjakët dhe Peshqit por do ta keni të vështirë të kuptoni Bricjapin.

Akrepi – Dëshironi argëtim? Bëjeni! Ju mund të udhëtoni, organizoni një festë ose ndoshta të mendoni se si ta bëni ditëlindjen tuaj të veçantë, e cila është në të vërtetë shumë afër. Dhurata paraprake? Për zemrën, sigurisht që po! Do të shkoni mirë me Luanin dhe Shigjetarin, me të cilët do të ndiheni më të qetë.

Shigjetari – Fundjavë e bukur për zemrën tuaj, e cila do fillojë të rrahë përsëri, dhe do t’ju bëjë të ndiheni sërish të gjallë dhe të lumtur. Kush i dihet, ndoshta do të jetë për një takim fatal, ose do të ndodhë sepse më në fund një Dem ju tha “Po”. Mirëkuptim me një Akrep, por mos ushtroni presion tek një Peshore.

Bricjapi – Dëshironi të dilni jashtë nga guaska dhe të takoni njerëz të këndshëm dhe interesantë për arsye të ndryshme? Epo, kjo është fundjava juaj. Do të jesh i shkëlqyer dhe do të godasësh. Bonus shtesë? Ju mund ta bëni atë të qartë në familje dhe të shijoni disa orë harmoni. Do të shkoni me Gaforren dhe Virgjëreshën; lëreni të qetë një Peshoren sepse mund të ketë drejtë.

Ujori – Jeni para një fundjave të mirë për dashurinë. Si mendoni ta kaloni kohën? Ju mund të organizoni diçka të veçantë me partnerin tuaj ose t’i shpenzoni kohën duke mësuar diçka të re që do t’ju hyjë shumë në punë në të ardhmen. Do të shkoni mjaft mirë me Demin dhe Virgjëreshën; dyshime në rritje me një Gaforre.

Peshqit – Fundjavë e mirë për të bërë miq të rinj. Fundjavë e përshtatshme për udhëtime, festa dhe aktivitete të të gjitha llojeve. Do të kënaqeni por gjithashtu do të hasni dhe sqaroni një temë të pakëndshme me dikë që ju intereson. Komunikim të mirë me një Gaforre dhe Peshore dhe bezdisje nga një Dash!

Continue Reading

Flitet se

Puthje dhe perqafime dhe ngacmime/ Ja si shkoi takimi i Bores dhe Donaldit ne Big Brother VIP

Published

on

Bora Zemani ka mbërritur brenda shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’ për të shuar njëherë e mirë zërat që se mes Donaldit dhe Semit ka një raport më shumë se sa shoqëror.

Ajo takoi Semin, shoqen e saj prej 15 vitesh duke i dhënë asaj motivim për të vazhduan përpara me forcë dhe pozitivitet.

Pak çaste më vonë, ajo pranoi të takonte edhe Donaldin, ish-partnerin e saj.

Takimi i tyre nisi me një përqafim të gjatë dhe me një trendafil të dhuruar nga Donaldi.

‘’Si je…?’’, e pyeti Bora

‘’Jam i turbullt’’,- u përgjigj Donaldi.

Bora zgjodhi që t’i jepte pak forcë dhe motivim ish-partnerit të saj për të vazhduar me entuziasëm këtë rrugëtim.

Takimi i tyre u shoqërua me shumë emocion ndërsa publiku brohoriste për një puthje romantike. Me ne fund Donaldi e puthu dhe duket se ka nje rikthim te ciftit

Continue Reading

Flitet se

Kane ngelur edhe 9 dite nga muaji Tetor/ Astrologia Meri Gjini paralajmeron keto 5 shenja horoskopi

Published

on

Tashmë prapavija e Mërkurit mbaroi, por bashkë me të pati edhe dy planete të tjerë që u kthyen në vijën e tyre të drejtë, Saturni dhe Plutoni.

Pas një periudhe të vështirë me komunikimin dhe ekuilibrat, astrologia Meri Gjini, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan foli edhe për fenomenin që nisi gjatë kësaj jave: kalimi i Hënës së plotë në Dash.

Ajo shpjegoi ngjarjet e rëndësishme dhe ndikimet që do të ketë kjo ndodhi në secilën shenjë të zodiakut deri në fund të muajit Tetor.Dashi-Hëna është te vetja, do të kenë vëmendje mjaftueshëm, aq sa për të vendosur kufijtë e vetvetes.

Ajo që është e sigurt, me kthimin e Mërkurit në të drejtë dhe këtë Hënë të plotë, do të mund të zgjidhin çështjet që i përkasin profesionit dhe ekonomisë për të zgjidhur dhe sheshuar ankthin e mbartur që nga muaji Shtator. Duhet të shmangin vendosjen e gjërave në mikroskop, asgjë nuk është e përsosur.

Demi

-Gjërat që do të zgjidhen apo aty ku do të duhet të fokusohen në korrigjimin e çfarë është dëmtuar nga Mërkuri në të kundërt në hyrjen e trefishtë që patëm, e para lidhet me raportet njerëzore, si në shoqërore e familjare, dhe e dyta ka të bëjë me përmbylljen e bashkëpunimeve. Urani te Demat i ka përgatitur dhe projektuar në ndryshime thelbësore. Kjo periudhë, të paktën deri në fundin e muajit, do të kenë mundësira shumë të mira për t’u qartësuar dhe për të vendosur pikat e fundit apo çfarë ka ngelur e pakositur nga muajt Shtator-Tetor. Hëna e plotë i dhuron zhvillime të mira, por që mund të vijnë nga ndikime, kontakte, takime me njerëz që kanë diçka të rëndësishme për t’iu ofruar apo që kanë potencialin e duhur.

Binjakët-Hënë e plotë e bukur, edhe pse kanë qenë goxha të tensionuar, të ngarkuar, me toleranca të vogla, me një komunikim paksa të vështirë dhe me tendencën për tonacione të larta me vend e pa vend, kjo situatë do të mbyllet dhe do të jetë e mundur të kenë një sukses apo drejtim të rëndësishëm. Kthimi i Mërkurit në vijë të drejtë do t’i sheshojë shuam gjërat, pavarësisht se do të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, por do të arrijnë ta menaxhojnë shumë mirë egon, sharmin që do të shpërndahet me një ritëm të shpejtë. Do t’ia dalin mbanë të realizojnë gjërat që duan më shumë nga muaji Tetor.ADVERTISEMENT

Gaforrja-Mërkuri në të kundërt, në hyrje të trefishtë, solli një luhatje të ndjeshme te emocioni dhe paqëndrueshmëri në axhendën e tyre nga detyrime të vogla, të shtëpisë, të familjes. Nuk kanë treguar entuziazmin e tyre dhe nuk kanë shijuar rutinën. Kthimi i Mërkurit në të drejtë do të bëjë të mundur që të paktën kjo rutinë të marrë ngjyra që të japë buzëqeshje te e përditshmja e tyre. Hëna e plotë bën që shumë nga impenjimet në kokën e tyre të vendosen në vijë të drejtë. Hyrja e Marsit me Plutonin, i cili ndodhet përballë, ndërsa Marsi në një pozicion shumë të rëndësishëm, bëjnë që pavarësisht se është katërkëndësh, pra që pikëpyetjet të jenë të mëdha, në fund të javës do të marrin përgjigje nëse vazhdojnë t’i kushtojnë rëndësi vetes në çfarëdolloj drejtimi e lëvizjeje.

Luani-Tendenca është goxha e fortë për të treguar dominancën në ambientet e tyre dhe kjo mund të bëjë që reagimet e tyre të jenë nervoze, por edhe përgjigja po ashtu. Duhet të përgatisin veten se çfarë janë gati të presin prej të tjerëve dhe në këtë mënyrë do të mund të kontrollojnë nervozizmin apo tonacionin e tyre. Kjo Hënë e plotë, do të bëjë të mundur që detyrimet e tyre, të gjitha format, llojet e problematikave që ka nxjerrë Mërkuri do të zgjidhen drejt fundit të muajit, nisur nga dita e sotme nisur me një telefonatë apo diskutim të rëndësishëm.

Virgjëresha-Në familje të tetë në hartën e tyre personale, hyrje shumë e rëndësishme për të trajtuar çështje jetike që mbarten në brendësi të kohës, si pronësi, shitje, blerje, firmosje që lehtësohen shumë që bëhen të sakta me Mërkurin e drejtë. Hëna e plotë do t’i ndihmojë për t’u qartësuar me pikëpyetje personale si orientimi që duan t’i japin vetes në çështje praktike, mënyra si mund të pozicionohen në lidhje të afërta, jo detyrimisht intime apo në drejtim të dashurisë, por të shoqërive dhe bashkëpunëtorëve të tyre shumë të afërt, që do t’i lehtësojë shumë. Do të jetë një periudhë shumë intensive dhe nuk do të ndikohen nga katërkëndëshi i Marsit me Plutonin.

Peshorja-Ka Marsin me vete, alkool dhe timon në fundjavë nuk ka vend. Për sa i përket shanseve të dyta lidhur me vendimet që kanë marrë në pjesën e parë duket sikur do të bëjnë kompensim shumë të mirë.

Akrepi-Me rivalitetin, ambiciet, pikëpyetjet apo gjërat e vendosura brenda vetes së vet do të kalojnë ditën e sotme dhe ditën e nesërme. Ky katërkëndësh sjell për mirë mbylljen e një detyrimi ekonomik.

Shigjetari-Të dashuruar, të domosdoshëm, të nevojshëm në çfarëdolloj ambienti. Gjithë energjia do të ketë nevojë për ndihmën tënde, me Venusin tek vetja dhe Mërkurin në të drejtë do të zgjidhin çështjet që kanë të bëjnë me jetën personale, të mbartura prej fundit të Gushtit.

Bricjapi-Një sheshim të programit, një qartësim i axhendës. Truri dhe mendja e tyre do të kthjellohet me gjërat praktike me të cilat po merren. Hëna e plotë do t’i sjellë mundësinë për t’u marrë me veten, për t’u zbukuruar dhe për të nxjerrë më të mirën.

Ujori-Dilema dhe paqartësi në zhvillimet ekonomike, për shkak të situatave të mënyrave të ndryshme që nuk janë në të njëjtën formë. Ajo që do të shenjojë hyrja Saturn me Hënën e plotë është nisje dhe vazhdimësi shumë e rëndësishme biznesi, profesioni, karriere.

Peshqit-Kjo Hënë e plotë do të nxisë financat dhe fantazinë. Gjendet forma për të zgjidhur problemet e ekonomisë. Aty ku do të duhet të shijojnë me Venusin në Shigjetar është dashuria.

Continue Reading

Trending