Connect with us

Horoskopi

Ne cift do te keni shume permiresime per keto shenja/ Horoskopi i detajuar per daten 12 Prill 2021

Published

on

Dashi

Ditë shumë e thjeshtë do jetë kjo e sotmja. Do ju duket sikur të gjithë ju duan dhe do ndiheni shumë të qetë. Nëse keni një lidhje çdo gjë do ju ecë si keni dashur. Pa u munduar aspak, do arrini ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Ju beqarët do kaloni goxha peripeci, por në fund do arrini ta bëni për vete një person që do ua mbushë zemrën me gëzim. Në punë duhet të tregoheni më të gatshëm për të pranuar një post të ri sepse ai do ju bëjë edhe më të famshëm e më të njohur. Nëse nuk doni pr obleme serioze financiare, mundohuni të ulni shpenzimet dhe të ecni gjithmonë me plane në këtë sektor.

Demi

Hëna do e ndriçojë jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe do e bëjë atë shumë më të bukur. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja do jetë një dite pa asnjë re. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që doni dhe do e keni më të lehtë t’i shprehni ndjenjat. Ju beqarët do filloni menjëherë një lidhje pasionante dhe të jashtëzakonshme e cila do iu bëjë të përjetoni kënaqësi pafund. Sipas horoskopit, në punë mund të ketë edhe kriza të brendshme apo sfida për të kaluar. Sido që t’iu vijnë gjërat, me pak durim mund t’ia dilni mbanë. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak, përkundrazi gjendja ka për të qenë më e mirë nga sa e mendonit.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do jeni gjenialë dhe të paarritshëm. Çdo gjë që keni dashur do mund ta arrini pa shumë mundim. Fale Venusit, jeta juaj në çift nuk do jetë aspak e trishtuar. Në pjesën më të madhe të kohës ju do bëni çdo gjë sipas dëshirës tuaj dhe emocionet do shumëfishohen. Ju që jeni ende vetëm do keni dashuri me shikim të pare në momentin që më pak e prisni. Për ju çdo gjë tashme do jetë ndryshe. Në punë mund t’iu duket të qëndroni edhe vonë disa momente vetëm për të arritur në kohë ato që keni menduar. Në planin financiar do ju duhet të ndërmerrni edhe rreziqe për ta stabilizuar situatën.

Gaforrja

Saturni do i japë shkëlqim jetës tuaj sot. Nga ana tjetër do jeni të disiplinuar dhe nuk do veproni pa logjikë. Ju që keni një lidhje do kaloni momente të këndshme me partnerin tuaj dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Çdo çast ka për të qenë ashtu si e keni ëndërruar. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe pak kohe para se të ndryshojnë statusin sepse mundësitë e sotme nuk do jenë më të mirat e mundshme. Në punë do jeni më të përgjegjshëm he më të zotët për të çuar përpara projektet e nisura. Financat mos i lini në dorë të personave të tretë sepse do pendoheni tej mase.

Luani

Planetët do ju bëjnë me humor të mirë sot dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për ta zbukuruar ditën. Nëse keni një lidhje shtyjini për pak me vone angazhimet profesionale sepse partneri do ketë me te vërtetë shumë nevojë për mbështetjen dhe ngrohtësinë tuaj. Nëse jeni beqarë nuk duhet të bini pre e disa intrigave dhe kurtheve sepse do lëndoheni pamasë. Mirë është që edhe për pak kohë të qëndroni ashtu si jeni. Në punë do jeni profesionistë dhe të kontrolluar prandaj nuk do ju ndodhin të papritura. Me shpenzimet nuk do i keni punët aspak mirë dhe mund të ndodheni në situata të vështira.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do i merrni gjërat më shtruar dhe nuk do mendoni të veproni me nxitim. Nëse keni një lidhje do jeni mjaft të ngrohte, të dashur dhe të respektueshëm me partnerin tuaj. Marrëdhënia në çift do jetë e jashtëzakonshme dhe të gjithë do ju kenë zili. Nëse jeni beqarë nuk do tregoheni shumë të logjikshëm dhe mund të filloni edhe aventura kalimtare. Në punë do jeni me shumë fat, por duhet të përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të provuar veten edhe në fusha të tjera. Dielli do jetë planeti që do ju ndihmojë t’i përmirësoni të ardhurat. Mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do jeni më të duruar e më të logjikshëm prandaj çdo gjë do ju ecë më së miri. Nëse keni një lidhje do i sqaroni të gjitha pro blemet që ju kishin dalë me partnerin dhe do ndiheni disi më të qetë. Herë tjetër për çdo pakënaqësi duhet të flisni në moment me të pasi koha i ndërlikon gjërat. Sipas horoskopit, ju beqarët edhe pse do mundoheni pamase, nuk do arrini dot ta gjeni personin që do iu përshtatet në perfeksion. Në punë do i bëni ballë frikës dhe do guxoni të hidhni hapa që as vete nuk i kishit menduar ndonjëherë. Në planin financiar është momenti të ndërmerrni hapa dhe të merrni vendime.

Akrepi

Gjatë kësaj dite nuk do keni pro bleme serioze megjithatë jo gjithçka ka për të qenë e lehtë. Për ju të dashuruarit nuk do ecin gjërat si i kishit menduar. Nuk do arrini dot t’i shprehni sa duhet ndjenjat kundrejt partnerit dhe ai mund të keqkuptohet për këtë gjë. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni disi më të duruar dhe keni për ta gjetur personin për të cilin keni ëndërruar gjithmonë. Në punë do jeni objektivë dhe do i keni shumë të qarta qëllimet që doni të arrini. Pengesat do jenë të njëpasnjëshme, por jo të pakalueshme. Financat do konsolidohen tej mase, kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Shigjetari

Hëna dhe Dielli do e bëjnë ditën e sotme akoma më të bukur. Do keni energji pafund dhe çdo moment do jetë më fantastik. Nëse jeni në një lidhje do keni vetëm momente të lumtura dhe të begata. Shfrytëzojeni çdo sekonde sepse gjërat nuk kanë për të qene gjithmonë kështu. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjë prej personave nuk do i përmbushë kërkesat tuaja aq sa për të guxuar e për të filluar një lidhje. Në punë do keni sukses të garantuar dhe do gjeni zgjidhje edhe për ndonjë pro blem të vogël që keni pasur dikur. Në planin financiar jo vetëm që nuk do jetë nevoja të merrni borxhe, por mund të bëni edhe disa investime të kënaqshme dhe afatgjata.

Bricjapi

Asgjë dhe askush nuk do mund t’iu influencojë gjatë kësaj dite. Do keni mendjen tuaj dhe do ecni sipas planeve që keni bërë në kokë. Ju të dashuruarit do jeni tej mase kokëfortë dhe nuk do pranoni në asnjë mënyrë t’i hapni rrugë atij që keni ne krah. Marrëdhënia mes jush do lërë shumë për të dëshiruar. Ju beqareve do ju duket sikur vetë jeni perfektë dhe gjithë të tjerët kanë të meta. Duke menduar kështu keni për të mbetur ende me të njëjtin status. Në punë do jeni shumë pak persona dhe kjo do iu japë më shumë fushë të lirë për të vepruar. Që financat të vazhdojnë të jenë të mira, duhet t shpenzoni vetëm për gjërat më të domosdoshme.

Ujori

Mendja juaj do jetë e mbushur me ide negative sot dhe në disa momente do doni të ndryshoni çdo gjë. Për ju që keni një lidhje, jo vetëm që asgjë nuk do ecë mirë, por mund të mendoni edhe për ndonjë ndarje të mundshme. Ju beqarët do pranoni te keni njohje e të dilni nëpër takime, por nuk do arrini dot të fiksohen pas dikujt e të filloni një lidhje. Në punë mund të jeni produktivë vetëm duke përdorur kompjuterin ose makineritë e tjera sepse vetëm nuk do arrini dot asgjë. Financat nuk do jenë të këqija, por duhet të mundoheni të kurseni nga pak në mënyrë që të siguroni edhe të ardhmen.

Peshqit

Merrini gjërat sa më shtruar sot dhe mos kërkoni me ngulm vëmendje nga të tjerët. Ju të dashuruarit do i keni planetët kundër gjatë kësaj dite kështu që duhet të bëni të pamundurën që ta ruani vetë qetësinë dhe qëndrueshmërinë. Ju beqarët do përjetoni ndjesi shumë të forta atëherë kur nuk do e prisni. Dikush i njohur prej vitesh mund t’iu bëjë propozimin më të bukur që mund të kishit menduar. Në punë do dini të bindni dhe pikëpamjet që keni do respektohen nga të gjithë. Mundet të pranoni edhe përgjegjësi të reja pa pasur asnjë frikë. Perspektivat financiare nuk do jenë shumë të mira, kështu që mos guxoni as të bëni investime.

Horoskopi

Muaji MAJ do te nis me mbaresi te madhe/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Parashikimi Astrologjik dt 30 Prill 2021

Me letra te Hapura

Sot e Premte dt 30 prill dhe eshte Dita e Aferdites

Aferdita ne Dem kerkon siguri ekonomike dge personale

Dashuria do jete nje kenaqesi e pakundershtueshne dhe ata qe se kane gjetur tek partneret e tyre do ndjehen te manget

Po ne te njejten Kohe kemi Diellin ne Dem te takuar me Uranin ne Dem

Ky takim i heq barrierat e Demit dhe ne disa raste shtepia juaj ne

Thonjza pra Mbreteria juaj behet me dy porta te hapura

Sikur te vini dhe pagese biletash nuk do ndjeheshit keq pavaresisht se do ekspozoheshit hapur fare

Dashi

Sot mund te hidhi ne ere cdo stabilitet qe keni kerkuar dhe patur deri tani Kjo ndjesi per tu revoltuar duhet bazuar ne nje plan te ri konkret

Demi

Jeta juaj personale do jete be mes te furtunes dhe juk do keni as nje murr mbrojtes per te shmangur goditjet e rastesishme ose jo

Binjaket

Shpirterisht keni nevoj per nje clirim dhe kjo do reflektoj ne ndryshimet qe do beni me punen apo lidhjet e fshehta erotike qe ju mbanin peng

Gaforrja

Cdo gje mbetet e hapur per shenjen tuaj ne planin e qellimeve dhe social Po keshtu jeni akoma nen ndikimin e forcave te medha qe mund te permbysin ekuilibrat tuaja

Luani

Nje hapje e madhe ne ate qe kontrrolloni ju si ne jeten personale ashtu edhe ne karriere do ndikoj si carjace Ozonit perball shigjetimeve te kundershtareve ndaj jush dhe jetes suaj

Virgjeresha

Nje clirim nga nje detyrim ligjor mund te quhet nje mundesi e re ne planet tuaja per te ardhmen Po ndryshimi i rrethanave e bene te pavlefshem fitoren tuaj

Peshorja

Nje porte apo dy porta te hapura shpirterore per ju nuk mund tju digurijne dot sot privatesine dhe pasionin e madh qe doni te keni Nuk duhet ti lini ndjenjat ne rruge Mbidhini

Akrepi

Planetet e medhenj dhe te revoltes perball jush tregojne se keni krijuar nje figure te forte qe te tjeret duan ta permbysin Por ata nuk e dine qe ju jeni Ajrep e kane neglizhuar kete fakt

Shigjetari

Nuk mund te ndjeheni dhe aq mire nese ndjenjat tuaja nje here nxehen dhe nje here ftohen sikur po beni nje dush Skocez Puna shkon per ndryshime te medha

Bricjapi

Sot mund te ndjeheni qe jeni me mire nga nje pasion i madh apo fiksim per dike qe keni erotizem Mjafton te mos rendni di kal i terbuar pasi do ju vene kapistall per rezikshmeri

Ujori

Do te kuptoni sot qe gjerat po behen ashtu sic do deshironit ju dhe kjo mjafton per tu ndjere me fat pavaresisht me ke ndaheni apo me ke bashkoheni

Peshqit

Do ju pelqente me shume nje plan apo rruge pa surpriza por ju sot jeni te mbushur me surpriza qe do ndeshni ne rrugen tuaj Jo te gjitha do jene te kendshme

Continue Reading

Horoskopi

Do te keni nje kthese te forte per mire ne jeten tuaj/ Horoskopi i detajuar per daten 13 Prill 2021

Published

on

Dashi

Do qëndroni në një vend sot dhe nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndonjë lëvizje. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë pasive. Here pas here edhe mund të mërziteni dhe do doni të bëni diçka ndryshe. Nëse jeni beqarë nuk do doni të bëni aspak ndryshime sepse edhe ashtu si jeni ndiheni për mrekulli. Puna nuk do ketë ndonjë zhvillim shumë të rëndësishëm. Mund të humbisni edhe disa mundësi të shkëlqyera që do iu jepen. Më menaxhimin e financave nuk do jeni aspak serioze dhe gjendja ka rre zik të përkeqësohet edhe më tepër. Asgjë nuk do jetë më si më parë.

Demi

Mundohuni të bëni çdo lloj përpjekjeje sot për ta përmirësuar marrëdhënien me të gjithë që ju rrethojnë sepse vetëm ashtu do jeni më optimistë dhe do ndiheni mirë. Ju të dashuruarit nuk do keni durimin e duhur për ta dëgjuar partnerin tuaj dhe kjo do nxitë herë pas here debate dhe pro bleme. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni një ditë të mbushur me aventura dhe emocione. Do bëni mirë nëse e shfrytëzoni në maksimum çdo çast sepse nuk do ketë më të tilla ditë. Në punë, ngaqë do doni të arrini çdo gjë menjëherë, ka rr ezik t’i ngjitni shpejt shkallët dhe do lini boshllëqe. Financat do jenë të kënaqshme kështu që përfitoni nga për të bere edhe ndonjë investim më shumë.

Binjakët

Përgatituni për një ditë të mbushur me pr obleme dhe paqëndrueshmëri. Për ju që jeni në një lidhje asgjë nuk do ecë mire. Gjatë gjithë kohës do keni dyshime dhe nuk do dashuroheni dot qetësisht. Ju beqaret nuk duhet ta joshin dikë me gënjeshtra sepse gjithçka që do bëni do jetë në dëmin tuaj nesër. Në punë do keni shumë ide në mendje dhe gjërat do ju ngatërrohen. Nuk do arrini dot të riktheni ato që do mendoni dhe për pasojë as nuk do i vini në zbatim kur duhet. Me shpenzimet mundohuni te jeni të arsyeshëm gjatë gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mund të shlyeni edhe ndonjë borxh.

Gaforrja

Do zgjidheni me më shumë optimizëm sot dhe nuk do e lëshoni veten përballë sfidave që mund t’iu dalin. Ju që jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni edhe pse mund të keni pro bleme në jetën tuaj ne çift.. Duke u mbyllur në vetvete dhe duke e lëshuar veten asgjë nuk do mund të rregullohet. Ju beqarët do jeni të përkushtuar ndaj një projekti të rëndësishëm dhe nuk do e keni mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në punë do bëni edhe përpjekjet që nuk i kishit menduar ndonjëherë për të arritur çdo gjë që dëshironi. Për financa më të mira duhet patjetër të limitoni në maksimum shpenzimet.

Luani

Sot harmonia, alegria dhe ngjyrat do jenë mbizotëruese në jetën tuaj. Çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni shumë më optimistë. Ju beqarët do merrni shumë ftesa, por asnjeri nuk do mund t’ua ndryshoje mendjen për të filluar një lidhje. Në punë do kërkoni të punoni në një ambient të qetë dhe pasi t’iu plotësohen të gjitha kushtet keni për të arritur atë që doni. Në sektorin e financave do ndiheni si të përhumbur sepse gjendja me të vërtetë që do jetë goxha pro blematike dhe delikate.

Virgjëresha

Nuk do ndiheni aspak mirë gjatë kësaj dite dhe zemra sërish do jetë bosh. Ju të dashuruarit, edhe pse në një lidhje do ndiheni shumë vetëm. Nuk do e ndieni aspak ngrohtësinë e dikurshme të partnerit dhe kjo do ju brengosë. Ju beqarët duhet të tregoheni më të matur dhe më të kujdesshëm sepse jo të gjithë personat që do iu joshin do jenë ashtu si duken në pamje të pare. Në punë nuk do ju njihen meritat dhe kjo do ju mërzitë së tepërmi. Flisni hapur me shefat dhe nëse ata nuk pranojnë disa kushte mendoni të kërkoni diçka tjetër. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë në mënyrë që në një moment mos mbeteni keq.

Peshorja

Po ditët të silleni dhe po nuk nxituat çdo gjë ka për të ecur më së miri gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabimin e madh të flirtoni me persona të tjerë sepse keni për t’u penduar për gjithë jetën. Do shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar dhe asgjë nuk do mund të rikthehet si më parë. Ju beqarët do keni shumë njohje, por për asnjërin nga personat nuk do ju rrahë zemra fort. Sipas Dritare.net, në punë mund të ndiheni gati të ndërmerrni edhe disa rreziqe për të arritur akoma më lart. Maturia dhe durimi do jenë pikat tuaja të forta. Në planin financiar ka ardhur koha të vendosni ekuilibër sa më parë sepse përndryshe situata do përkeqësohet.

Akrepi

Dita e sotme do fillojë qetësisht, por dalëngadalë do zbukurohet dhe do bëhet më emocionuese. Nëse jeni në një lidhje dhe keni edhe dyshimin më të vogël ndaj partnerit tuaj, flisni hapur me të dhe mos i mbani asgjë të fshehtë. Vetëm në këtë mënyrë do i shmangni pro blemet serioze. Nëse jeni beqarë më në fund do realizoni një takim interesant dhe mjaft serioz. Për ju çdo gjë do ndryshoje tashme. Në punë mendohuni mirë para se të veproni dhe parashikojini ato që do ndodhin. Me shpenzimet tregohuni sa me të moderuar që të mundeni dhe nuk ka për t’iu ndodhur asgjë e keqe.

Shigjetari

Dielli do ua zbukurojë ditën sot dhe do ju shtojë optimizmin. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Yjet do ju mundësojnë çaste fantastike dhe nuk do keni asgjë çfarë të kërkoni më shumë. Ju beqarët nuk do jeni shumë të vendosur dhe ka rr ezik të mos përfitoni nga mundësitë e shkëlqyera që do iu jepen. Në punë do e keni çdo gjë shumë të thjeshtë sepse e keni ndërtuar tashmë terrenin e duhur. Konfliktet do mungojnë plotësisht. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe do keni mundësinë të bëni edhe investime afatgjata që do iu risjellin qetësinë e dëshiruar.

Bricjapi

Në përgjithësi euforia do rikthehet në jetën tuaj dhe do keni plot momente të këndshme. Yjet do ju mbështesin tej mase ju të dashuruarve dhe gjërat mes jush dhe atij që keni në krah do ecin për mrekulli. Ju beqarët jo vetëm që do keni njohje interesante, por në jetën tuaj pasioni mund të ndizet flakë. Përfitoni nga çdo moment. Në punë do ju duhet të bëni edhe zgjedhje përfundimtare për t’u futur në një etapë tjetër shumë më të favorshme. Mund të largoheni edhe nga pozicioni aktual. Në planin financiar mjafton të shmangni operacionet e rrezi kshme dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë.

Ujori

Sado të mundoheni sot nuk do mund ta përmirësoni jetën tuaj. Shpesh do jeni edhe kokëfortë dhe nuk do flisni aspak. Për të dashuruarit ka për të qenë një ditë shumë e vështirë. Ne disa momente do ndiheni si të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët nuk do jetë e nevojshme të bëni asnjë lloj përpjekjeje për ta ndryshuar statusin sepse çdo gjë do ndodhë natyrshëm. Në punë jo se do keni pro bleme, por nuk do jeni më këmbëngulës si më parë për të arritur atje ku keni dashur. Në planin financiar do jeni gjatë gjithë kohës optimistë dhe nuk do ndaleni përballë sfidave që do iu dalin.

Peshqit

Përgatituni për ditë të hareshme sot. Buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra dhe çdo gjë do e bëni me dëshirë. Për ata që janë në një lidhje kjo ka për të qenë një ditë mjaft dinamike dhe plot risi. Do kaloni plot çaste të lumtura pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Nëse jeni beqarë duhet të reflektoni disa here para se të veprojnë pasi në të kundërt mund të lëndohen. Në punë do dini t’i menaxhoni gjërat me më shumë kujdes dhe për çdo paqartësi do ju drejtoheni direkt shefave. Në planin financiar do bini viktima të dëshirave tuaja të çmendura dhe mund të mbeteni keq. 

Continue Reading

Horoskopi

Ne muajin Maj keto 6 shenja do te kene shume fat/ Astrologia Meri Shehu parashikon keto shenja

Published

on

Dashi

Muaj përgjithësisht më i qetë do jetë ky për ju. Do ndiheni shumë më të qetë se më parë. Shëndeti gjithashtu nuk do ketë pro bleme serioze, por ama herë pas here do keni shqetësimet e zakonta të kokës, barkut, etj. Financat mundet edhe të përmirësohen po patet dëshirën e mirë dhe durimin e duhur për t’i menaxhuar. Data 13 do jetë me fat për të bërë diçka që do ua shtojë të ardhurat, mos e harroni.

Demi

Ky do jetë një muaj i qetë e i kënaqshëm për ju. Më në fund do gjeni paqen shpirtërore aq shumë të dëshiruar. Sipas Merit, gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer edhe për shkak të motit dhe lodhjes, por gjëra shqetësuese nuk ka për të pasur. Mundohuni të kujdeseni pak më tepër për veten. Planetët do ju ndihmojnë me financat, mos keni merak.

Binjakët

Sado që të bëni përpjekje nuk do arrini atje ku doni këtë muaj. Tregohuni më të kujdesshëm. Për shëndet të mirë hani me maturi dhe mos kaloni limitin e lodhjes. Gjithsesi në fund të muajit do jeni më dinamikë. Kujdes, mos punoni me shume sesa mundeni sepse do lodheni shpejt. Pro blemet financiare më në fund duket se do mbarojnë. Kjo do ju gëzoje dhe do bëni edhe ndonjë blerje.

Gaforrja

Dëgjojeni me kujdes zërin tuaj të brendshëm këtë muaj dhe do e shihni që do ndiheni akoma më mirë. Për shëndetin oral duhet të tregoni më tepër kujdes pasi shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm. Situata financiare do fillojë të përmirësohet kështu që shfrytëzojeni për të shpenzuar për gjërat e domosdoshme.

Luani

Ky do jetë një muaj perfekt dhe pikërisht ashtu si e keni ëndërruar gjithë këto kohë. Shëndeti do jetë i shkëlqyer, madje do ndiheni të qetë edhe nëse vuani nga pro bleme kronike. Fundi i muajit do jetë më i kënaqshëm. Financat nuk do jenë ende të stabilizuara. Do bëni shumë shpenzime dhe buxheti sa do vije e do pakësohet.

Virgjëresha

Cilësia e këtij muaji do varet nga aftësia juaj për të jetuar momentin dhe kapja e mundësive që do iu jepen. Shëndeti do mbetet gati i njëjtë me një muaj më parë. Duhet vetëm të tregoni pak më tepër kujdes me disa organe që i keni më delikate. Financat nuk do kenë aspak pro bleme. Çdo gjë do shkoje mire sidomos që nga data 19.

Peshorja

Këtë muaj në shumë momente do qëndroni në pritje dhe nuk do veproni nga frika se mos gaboni. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla që do lidhen kryesisht me gojën dhe barkun. Mirë është të mos neglizhoni asgjë. Sipas Merit, financat do jenë të mira. Edhe do shpenzoni edhe do fitoni goxha.

Akrepi

Nuk do ndiheni shumë të qetë këtë muaj dhe do ju duket sikur nuk do jeni më fat. Në fakt ndonjëherë duhet edhe ju të bëni përpjekje më shumë. Gjendja shëndetësore do jetë përgjithësisht e qëndrueshme dhe pa pro bleme serioze. Me financat duhet të bëni pak kujdes sidomos pas datës 19.

Shigjetari

Edhe pse nuk do jetë një muaj perfekt, disa periudha të këtij muaji do i adhuroni me të vërtetë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar sidomos nëse nuk bëni kujdes me ushqimin. Dëgjojini këshillat e të afërmve tuaj sepse do iu bëjnë mirë. Financat do jenë të paqëndrueshme sidomos deri në datën 13.

Bricjapi

Ky do jete një muaj vërtet i bukur dhe çdo gjë do ecë qetësisht. Çdo moment do jeni plot jetë dhe energji. Miqtë do jenë mbështetje e fortë. Shëndeti për fat të mirë nuk do ketë pro bleme serioze. Financat do vazhdojnë të mbeten të mbrojtura edhe pse në shumë momente do ju duhet të veproni me më shumë kujdes.

Ujori

Këtë muaj do ju duhet të merrni vendime në çdo fushë. Reflektoni qetësisht dhe bëni atë që mendoni se është më e drejta. Gjendja shëndetësore nuk do jetë perfekte, por duke u kujdesur më shumë për veten situata do jetë më e mirë. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por situata do jetë më e qëndrueshme dy javët e fundit.

Peshqit

Këtë muaj do ndodhin shumë gjëra dhe në disa momente mund të mbeteni me gojë hapur. Shëndeti nuk do jetë i keq edhe pse në fakt mund të abuzoni me disa ushqime të dëmshme. Financat nuk do jenë shumë të mira, por as shume të këqija. Mos u shqetësoni fare dhe pakësoni shpenzimet. Pas datës 15 priten ndryshime. 

Continue Reading

Trending