Connect with us

Horoskopi

Duhet te prisni daten 18 Prill per nje surprize/ Astrologia Meri Shehu parashikon keto 8 shenja per fat

Published

on

Dashi

Planetët nuk do ndihmojnë shumë pozitivisht gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë më të ftohtë. Në shumë momente nuk do dini as si të silleni. Për sa i përket jetës në çift asgjë e rëndësishme nuk ka për të ndodhur. Bëni thjesht atë që do ndieni dhe nuk do jeni të plotësuar. Ju beqarët nuk do ndiheni ende të sigurt për të hedhur hapa, kështu që me disa persona do pranoni thjesht të shoqërohen si shokë. Në punë keni për të pasur performanca shumë më të mira nga sa e keni menduar edhe pse gjërat do i bëni dalëngadalë. Buxheti do përmirësohet mjaft falë një trashëgimie të madhe fituar nga paraardhësit tuaj.

Demi

Mundohuni të mos provokoni sot dhe të mos nxitoheni sepse gjërat nuk do i keni në avantazhin tuaj. Ju që keni një lidhje do i përkushtoheni pafund jetës tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do bëni çdo gjë qe është në të mirën e të dy palëve. Sipas Merit, ju beqarët duhet të keni kurajë t’i shprehin ato që do ndiejnë pasi nëse prisni gjatë ka mundësi që personat t’iu ikin nga duart. Në punë do jeni të motivuar dhe do realizoni çdo gjë në mënyrën më të mirë të mundshme. As vetë nuk kishit imagjinuar se ishit kaq të zotët. Në planin financiar do luftoni fort që ta stabilizoni dhe ta përmirësoni situatën.

Binjakë

Ditë e kënaqshme ka për të qenë kjo e sotmja. Do jeni të parrezistueshem dhe plot energji pozitive. Ju të dashuruarit përfitoni sa më shumë nga ambienti i qetë që po mbizotëron dhe filloni të bëni plane afatgjata me partnerin tuaj. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta mendoni lidhjen si një zinxhir në gryke që do iu pengojë të bëni gjërat që keni dashur sepse në këtë mënyrë keni për të mbetur gjithmonë vetëm. Në punë mund të ndiheni ndonjëherë edhe nervozë dhe të pasigurt, por do e kaloni çdo gjë pa asnjë pr oblem. Me financat do ju ndihmojë gjithë kohës Plutoni dhe nuk do keni vështirësi.

Gaforrja

Sot nuk do jeni aspak të sigurt dhe të qartë për hapat që do hidhni kështu që në disa momente do jeni në mëdyshje për hapat që do hidhni. Për ata që janë në një lidhje do jetë një ditë dite shumë e ndërlikuar kjo e sotmja. Për çdo gjë do debatoni ashpër me atë që keni në krah dhe për asnjë moment nuk do hapni rrugë. Ju beqarët më në fund do mund ta gjeni princin tuaj të kaltër dhe e gjithë bota do ju ndryshoje brenda disa sekondash. Në punë do e keni të pamundur t’i ndiqni rregullat dhe gjërat do ju ecin keq e më keq. Të ardhurat nuk kanë për të qenë shumë të mira, megjithatë me një menaxhim më të mirë mundet edhe t’ia dilni.

Luani

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të përgjegjshëm dhe ambiciozë. Do dini mirë si të ecni e si të veproni dhe nuk do gaboni. Për ju që keni një lidhje do jetë ditë e favorshme, harmonike dhe e mbushur me qëndrueshmëri. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni asnjë çast. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe do mund të takoni një person i cili do iu bëjë t’iu rrahë zemra fort. Në punë do keni edhe ndonjë moment kur duhet ta shtoni ritmin, por në përgjithësi do mbizotërojë qetësia. Për të stabilizuar financat do ju duhet ta pranoni ndihmën që do iu japin të afërmit.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do keni aftësinë t’i parashikoni gjërat dhe nuk do bëni asnjë gabim. Nuk do bini pre as e provokimeve që do ju bëhen. Ju që keni një lidhje do përjetoni plot çaste të lumtura dhe do mundoheni që kohën e lirë ta kaloni me atë që keni në krah. Momentet do jenë plot me ngjyra. Ju që jeni ende beqarë duhet të keni më tepër besim tek vetja juaj nëse doni që ta joshin atë që pëlqejnë. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe më profesionistë se më parë. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme prandaj shmangni çdo lloj investimi.

Peshorja

Do jeni shumë intuitivë gjatë kësaj dite dhe do e kaloni më lehtë çdo pengesë që do ju dalë. Nëse keni një lidhje do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë që ju kishin ndarë nga partneri dhe do jeni shumë më optimistë për të ardhmen. Ju beqarët nuk do keni asnjë lloj kompleksi dhe do joshni ashtu si do e mendoni më të arsyeshme. Çdo gjë do ju ecë edhe më mirë nga sa e kishit menduar. Sipas Merit, në punë do jeni më dinamikë dhe keni për të pasur sukses të garantuar në çdo fushë që të lëvroni. Për buxhetin mos u shqetësoni aspak sepse ai do jetë goxha i mirë.

Akrepi

Gjatë kësaj dite mund të bëni çdo gjë përveçse të merrni vendime të mëdha. Yjet nuk do i keni në krah. Ju të dashuruarit do flisni për çdo gjë me partnerin dhe do mundoheni që t’i zgjidhni njëherë e mirë pro blemet që keni pasur. Nuk do jetë diçka e lehtë, megjithatë me pak durim dhe këmbëngulje mund t’ia dilni. Ju beqarët do keni fat me shumicë dhe do realizoni takimin e jetës. Në punë do ju mungojnë kompetencat për të provuar diçka të re dhe do keni një ditë të zakonshme. Mundet edhe të lodheni në orët e fundit. Financat do i mbroni gjatë gjithë kohës dhe në këtë sektor nuk do priten aspak turbullira.

Shigjetari

Sot duhet patjetër të ndryshoni disa zakone të përditshme që gjërat t’iu ecin sa më mirë. Me pozitivizëm dhe buzëqeshje çdo gjë mund të kalohet. Ju që jeni në një lidhje dhe do keni disa mosmarrëveshje të vogla në orët e para të mëngjesit, por pas mesditës situata do fillojë të normalizohet. Ju beqarët do keni një takim të jashtëzakonshëm i cili do ua ndryshoje drejtimin dhe do ju bëjë të ndiheni shumë më mirë. Në punë do ju duhet herë pas here të përballeni me histerinë e shefave, por po duruat keni për të dalë të fituar. Financat do dini si t’i organizoni dhe do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhë.

Bricjapi

Sjellja juaj do jetë e paparashikuar gjatë kësaj dite dhe as vete nuk e dini sesi mund të reagoni në situata të ndryshme. Ju të dashuruarit nuk ka rrezik te mërziteni aspak sepse partneri do ju bëjë propozime interesante për t’u argëtuar edhe më shumë me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë, pa u lodhur shumë do mund të filloni një lidhje shumë të bukur dhe afatgjatë. Në punë ndryshe nga sa mund ta keni menduar do hidhni goxha hapa para. Do keni edhe më shumë autoritet se më parë. Financat herë pas here do kenë edhe ndonjë tronditje të vogël, por në tërësi gjendja nuk do jetë shume pro lematike.

Ujori

Gjatë kësaj dite mund të ndërmerrni edhe disa rreziqe pa pasur frikë. Do jetë si një periudhë tranzicioni kur do merren edhe vendime. Nëse jeni në një lidhje sot do futeni në një etape shumë më të favorshme dhe më të begatë. Marrëdhënia me partnerin do bëhet edhe më pasionante. Nëse jeni beqarë ka mundësi të afroheni edhe më shumë me një person më të ri se vetja për të cilin në fillim nuk keni pasur përshtypje të mira. Në punë do keni fat me shumicë dhe çdo gjë ka për të qenë shumë më e lehtë nga më parë. Për financat do keni ide gjeniale sesi t’i përmirësoni. Situata ka për të qenë e jashtëzakonshme.

Peshqit

Hëna do sjellë vezullim në jetën tuaj sot. Më në fund do keni mirëqenie, begati dhe harmoni pafund. Për ata që janë në një lidhje do jetë një ditë pozitive. Herë pas here do iu pushtojë edhe pasioni i zjarrtë. Ju beqarët do keni takimin më të veçantë të jetës tuaj. Me personat e rinj shumë shpejt do fillojnë edhe lidhje serioze, romantike dhe afatgjata. Në punë duhet të jeni realistë dhe të programoni çdo gjë para se te veproni. Në këtë mënyrë do shmangni edhe të papriturat. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur që të mundeni sepse vetëm kështu do shmangni pro blemet.

Horoskopi

Muaji MAJ do te nis me mbaresi te madhe/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Parashikimi Astrologjik dt 30 Prill 2021

Me letra te Hapura

Sot e Premte dt 30 prill dhe eshte Dita e Aferdites

Aferdita ne Dem kerkon siguri ekonomike dge personale

Dashuria do jete nje kenaqesi e pakundershtueshne dhe ata qe se kane gjetur tek partneret e tyre do ndjehen te manget

Po ne te njejten Kohe kemi Diellin ne Dem te takuar me Uranin ne Dem

Ky takim i heq barrierat e Demit dhe ne disa raste shtepia juaj ne

Thonjza pra Mbreteria juaj behet me dy porta te hapura

Sikur te vini dhe pagese biletash nuk do ndjeheshit keq pavaresisht se do ekspozoheshit hapur fare

Dashi

Sot mund te hidhi ne ere cdo stabilitet qe keni kerkuar dhe patur deri tani Kjo ndjesi per tu revoltuar duhet bazuar ne nje plan te ri konkret

Demi

Jeta juaj personale do jete be mes te furtunes dhe juk do keni as nje murr mbrojtes per te shmangur goditjet e rastesishme ose jo

Binjaket

Shpirterisht keni nevoj per nje clirim dhe kjo do reflektoj ne ndryshimet qe do beni me punen apo lidhjet e fshehta erotike qe ju mbanin peng

Gaforrja

Cdo gje mbetet e hapur per shenjen tuaj ne planin e qellimeve dhe social Po keshtu jeni akoma nen ndikimin e forcave te medha qe mund te permbysin ekuilibrat tuaja

Luani

Nje hapje e madhe ne ate qe kontrrolloni ju si ne jeten personale ashtu edhe ne karriere do ndikoj si carjace Ozonit perball shigjetimeve te kundershtareve ndaj jush dhe jetes suaj

Virgjeresha

Nje clirim nga nje detyrim ligjor mund te quhet nje mundesi e re ne planet tuaja per te ardhmen Po ndryshimi i rrethanave e bene te pavlefshem fitoren tuaj

Peshorja

Nje porte apo dy porta te hapura shpirterore per ju nuk mund tju digurijne dot sot privatesine dhe pasionin e madh qe doni te keni Nuk duhet ti lini ndjenjat ne rruge Mbidhini

Akrepi

Planetet e medhenj dhe te revoltes perball jush tregojne se keni krijuar nje figure te forte qe te tjeret duan ta permbysin Por ata nuk e dine qe ju jeni Ajrep e kane neglizhuar kete fakt

Shigjetari

Nuk mund te ndjeheni dhe aq mire nese ndjenjat tuaja nje here nxehen dhe nje here ftohen sikur po beni nje dush Skocez Puna shkon per ndryshime te medha

Bricjapi

Sot mund te ndjeheni qe jeni me mire nga nje pasion i madh apo fiksim per dike qe keni erotizem Mjafton te mos rendni di kal i terbuar pasi do ju vene kapistall per rezikshmeri

Ujori

Do te kuptoni sot qe gjerat po behen ashtu sic do deshironit ju dhe kjo mjafton per tu ndjere me fat pavaresisht me ke ndaheni apo me ke bashkoheni

Peshqit

Do ju pelqente me shume nje plan apo rruge pa surpriza por ju sot jeni te mbushur me surpriza qe do ndeshni ne rrugen tuaj Jo te gjitha do jene te kendshme

Continue Reading

Horoskopi

Do te keni nje kthese te forte per mire ne jeten tuaj/ Horoskopi i detajuar per daten 13 Prill 2021

Published

on

Dashi

Do qëndroni në një vend sot dhe nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndonjë lëvizje. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë pasive. Here pas here edhe mund të mërziteni dhe do doni të bëni diçka ndryshe. Nëse jeni beqarë nuk do doni të bëni aspak ndryshime sepse edhe ashtu si jeni ndiheni për mrekulli. Puna nuk do ketë ndonjë zhvillim shumë të rëndësishëm. Mund të humbisni edhe disa mundësi të shkëlqyera që do iu jepen. Më menaxhimin e financave nuk do jeni aspak serioze dhe gjendja ka rre zik të përkeqësohet edhe më tepër. Asgjë nuk do jetë më si më parë.

Demi

Mundohuni të bëni çdo lloj përpjekjeje sot për ta përmirësuar marrëdhënien me të gjithë që ju rrethojnë sepse vetëm ashtu do jeni më optimistë dhe do ndiheni mirë. Ju të dashuruarit nuk do keni durimin e duhur për ta dëgjuar partnerin tuaj dhe kjo do nxitë herë pas here debate dhe pro bleme. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni një ditë të mbushur me aventura dhe emocione. Do bëni mirë nëse e shfrytëzoni në maksimum çdo çast sepse nuk do ketë më të tilla ditë. Në punë, ngaqë do doni të arrini çdo gjë menjëherë, ka rr ezik t’i ngjitni shpejt shkallët dhe do lini boshllëqe. Financat do jenë të kënaqshme kështu që përfitoni nga për të bere edhe ndonjë investim më shumë.

Binjakët

Përgatituni për një ditë të mbushur me pr obleme dhe paqëndrueshmëri. Për ju që jeni në një lidhje asgjë nuk do ecë mire. Gjatë gjithë kohës do keni dyshime dhe nuk do dashuroheni dot qetësisht. Ju beqaret nuk duhet ta joshin dikë me gënjeshtra sepse gjithçka që do bëni do jetë në dëmin tuaj nesër. Në punë do keni shumë ide në mendje dhe gjërat do ju ngatërrohen. Nuk do arrini dot të riktheni ato që do mendoni dhe për pasojë as nuk do i vini në zbatim kur duhet. Me shpenzimet mundohuni te jeni të arsyeshëm gjatë gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mund të shlyeni edhe ndonjë borxh.

Gaforrja

Do zgjidheni me më shumë optimizëm sot dhe nuk do e lëshoni veten përballë sfidave që mund t’iu dalin. Ju që jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni edhe pse mund të keni pro bleme në jetën tuaj ne çift.. Duke u mbyllur në vetvete dhe duke e lëshuar veten asgjë nuk do mund të rregullohet. Ju beqarët do jeni të përkushtuar ndaj një projekti të rëndësishëm dhe nuk do e keni mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në punë do bëni edhe përpjekjet që nuk i kishit menduar ndonjëherë për të arritur çdo gjë që dëshironi. Për financa më të mira duhet patjetër të limitoni në maksimum shpenzimet.

Luani

Sot harmonia, alegria dhe ngjyrat do jenë mbizotëruese në jetën tuaj. Çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni shumë më optimistë. Ju beqarët do merrni shumë ftesa, por asnjeri nuk do mund t’ua ndryshoje mendjen për të filluar një lidhje. Në punë do kërkoni të punoni në një ambient të qetë dhe pasi t’iu plotësohen të gjitha kushtet keni për të arritur atë që doni. Në sektorin e financave do ndiheni si të përhumbur sepse gjendja me të vërtetë që do jetë goxha pro blematike dhe delikate.

Virgjëresha

Nuk do ndiheni aspak mirë gjatë kësaj dite dhe zemra sërish do jetë bosh. Ju të dashuruarit, edhe pse në një lidhje do ndiheni shumë vetëm. Nuk do e ndieni aspak ngrohtësinë e dikurshme të partnerit dhe kjo do ju brengosë. Ju beqarët duhet të tregoheni më të matur dhe më të kujdesshëm sepse jo të gjithë personat që do iu joshin do jenë ashtu si duken në pamje të pare. Në punë nuk do ju njihen meritat dhe kjo do ju mërzitë së tepërmi. Flisni hapur me shefat dhe nëse ata nuk pranojnë disa kushte mendoni të kërkoni diçka tjetër. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë në mënyrë që në një moment mos mbeteni keq.

Peshorja

Po ditët të silleni dhe po nuk nxituat çdo gjë ka për të ecur më së miri gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabimin e madh të flirtoni me persona të tjerë sepse keni për t’u penduar për gjithë jetën. Do shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar dhe asgjë nuk do mund të rikthehet si më parë. Ju beqarët do keni shumë njohje, por për asnjërin nga personat nuk do ju rrahë zemra fort. Sipas Dritare.net, në punë mund të ndiheni gati të ndërmerrni edhe disa rreziqe për të arritur akoma më lart. Maturia dhe durimi do jenë pikat tuaja të forta. Në planin financiar ka ardhur koha të vendosni ekuilibër sa më parë sepse përndryshe situata do përkeqësohet.

Akrepi

Dita e sotme do fillojë qetësisht, por dalëngadalë do zbukurohet dhe do bëhet më emocionuese. Nëse jeni në një lidhje dhe keni edhe dyshimin më të vogël ndaj partnerit tuaj, flisni hapur me të dhe mos i mbani asgjë të fshehtë. Vetëm në këtë mënyrë do i shmangni pro blemet serioze. Nëse jeni beqarë më në fund do realizoni një takim interesant dhe mjaft serioz. Për ju çdo gjë do ndryshoje tashme. Në punë mendohuni mirë para se të veproni dhe parashikojini ato që do ndodhin. Me shpenzimet tregohuni sa me të moderuar që të mundeni dhe nuk ka për t’iu ndodhur asgjë e keqe.

Shigjetari

Dielli do ua zbukurojë ditën sot dhe do ju shtojë optimizmin. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Yjet do ju mundësojnë çaste fantastike dhe nuk do keni asgjë çfarë të kërkoni më shumë. Ju beqarët nuk do jeni shumë të vendosur dhe ka rr ezik të mos përfitoni nga mundësitë e shkëlqyera që do iu jepen. Në punë do e keni çdo gjë shumë të thjeshtë sepse e keni ndërtuar tashmë terrenin e duhur. Konfliktet do mungojnë plotësisht. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe do keni mundësinë të bëni edhe investime afatgjata që do iu risjellin qetësinë e dëshiruar.

Bricjapi

Në përgjithësi euforia do rikthehet në jetën tuaj dhe do keni plot momente të këndshme. Yjet do ju mbështesin tej mase ju të dashuruarve dhe gjërat mes jush dhe atij që keni në krah do ecin për mrekulli. Ju beqarët jo vetëm që do keni njohje interesante, por në jetën tuaj pasioni mund të ndizet flakë. Përfitoni nga çdo moment. Në punë do ju duhet të bëni edhe zgjedhje përfundimtare për t’u futur në një etapë tjetër shumë më të favorshme. Mund të largoheni edhe nga pozicioni aktual. Në planin financiar mjafton të shmangni operacionet e rrezi kshme dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë.

Ujori

Sado të mundoheni sot nuk do mund ta përmirësoni jetën tuaj. Shpesh do jeni edhe kokëfortë dhe nuk do flisni aspak. Për të dashuruarit ka për të qenë një ditë shumë e vështirë. Ne disa momente do ndiheni si të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët nuk do jetë e nevojshme të bëni asnjë lloj përpjekjeje për ta ndryshuar statusin sepse çdo gjë do ndodhë natyrshëm. Në punë jo se do keni pro bleme, por nuk do jeni më këmbëngulës si më parë për të arritur atje ku keni dashur. Në planin financiar do jeni gjatë gjithë kohës optimistë dhe nuk do ndaleni përballë sfidave që do iu dalin.

Peshqit

Përgatituni për ditë të hareshme sot. Buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra dhe çdo gjë do e bëni me dëshirë. Për ata që janë në një lidhje kjo ka për të qenë një ditë mjaft dinamike dhe plot risi. Do kaloni plot çaste të lumtura pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Nëse jeni beqarë duhet të reflektoni disa here para se të veprojnë pasi në të kundërt mund të lëndohen. Në punë do dini t’i menaxhoni gjërat me më shumë kujdes dhe për çdo paqartësi do ju drejtoheni direkt shefave. Në planin financiar do bini viktima të dëshirave tuaja të çmendura dhe mund të mbeteni keq. 

Continue Reading

Horoskopi

Ne muajin Maj keto 6 shenja do te kene shume fat/ Astrologia Meri Shehu parashikon keto shenja

Published

on

Dashi

Muaj përgjithësisht më i qetë do jetë ky për ju. Do ndiheni shumë më të qetë se më parë. Shëndeti gjithashtu nuk do ketë pro bleme serioze, por ama herë pas here do keni shqetësimet e zakonta të kokës, barkut, etj. Financat mundet edhe të përmirësohen po patet dëshirën e mirë dhe durimin e duhur për t’i menaxhuar. Data 13 do jetë me fat për të bërë diçka që do ua shtojë të ardhurat, mos e harroni.

Demi

Ky do jetë një muaj i qetë e i kënaqshëm për ju. Më në fund do gjeni paqen shpirtërore aq shumë të dëshiruar. Sipas Merit, gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer edhe për shkak të motit dhe lodhjes, por gjëra shqetësuese nuk ka për të pasur. Mundohuni të kujdeseni pak më tepër për veten. Planetët do ju ndihmojnë me financat, mos keni merak.

Binjakët

Sado që të bëni përpjekje nuk do arrini atje ku doni këtë muaj. Tregohuni më të kujdesshëm. Për shëndet të mirë hani me maturi dhe mos kaloni limitin e lodhjes. Gjithsesi në fund të muajit do jeni më dinamikë. Kujdes, mos punoni me shume sesa mundeni sepse do lodheni shpejt. Pro blemet financiare më në fund duket se do mbarojnë. Kjo do ju gëzoje dhe do bëni edhe ndonjë blerje.

Gaforrja

Dëgjojeni me kujdes zërin tuaj të brendshëm këtë muaj dhe do e shihni që do ndiheni akoma më mirë. Për shëndetin oral duhet të tregoni më tepër kujdes pasi shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm. Situata financiare do fillojë të përmirësohet kështu që shfrytëzojeni për të shpenzuar për gjërat e domosdoshme.

Luani

Ky do jetë një muaj perfekt dhe pikërisht ashtu si e keni ëndërruar gjithë këto kohë. Shëndeti do jetë i shkëlqyer, madje do ndiheni të qetë edhe nëse vuani nga pro bleme kronike. Fundi i muajit do jetë më i kënaqshëm. Financat nuk do jenë ende të stabilizuara. Do bëni shumë shpenzime dhe buxheti sa do vije e do pakësohet.

Virgjëresha

Cilësia e këtij muaji do varet nga aftësia juaj për të jetuar momentin dhe kapja e mundësive që do iu jepen. Shëndeti do mbetet gati i njëjtë me një muaj më parë. Duhet vetëm të tregoni pak më tepër kujdes me disa organe që i keni më delikate. Financat nuk do kenë aspak pro bleme. Çdo gjë do shkoje mire sidomos që nga data 19.

Peshorja

Këtë muaj në shumë momente do qëndroni në pritje dhe nuk do veproni nga frika se mos gaboni. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla që do lidhen kryesisht me gojën dhe barkun. Mirë është të mos neglizhoni asgjë. Sipas Merit, financat do jenë të mira. Edhe do shpenzoni edhe do fitoni goxha.

Akrepi

Nuk do ndiheni shumë të qetë këtë muaj dhe do ju duket sikur nuk do jeni më fat. Në fakt ndonjëherë duhet edhe ju të bëni përpjekje më shumë. Gjendja shëndetësore do jetë përgjithësisht e qëndrueshme dhe pa pro bleme serioze. Me financat duhet të bëni pak kujdes sidomos pas datës 19.

Shigjetari

Edhe pse nuk do jetë një muaj perfekt, disa periudha të këtij muaji do i adhuroni me të vërtetë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar sidomos nëse nuk bëni kujdes me ushqimin. Dëgjojini këshillat e të afërmve tuaj sepse do iu bëjnë mirë. Financat do jenë të paqëndrueshme sidomos deri në datën 13.

Bricjapi

Ky do jete një muaj vërtet i bukur dhe çdo gjë do ecë qetësisht. Çdo moment do jeni plot jetë dhe energji. Miqtë do jenë mbështetje e fortë. Shëndeti për fat të mirë nuk do ketë pro bleme serioze. Financat do vazhdojnë të mbeten të mbrojtura edhe pse në shumë momente do ju duhet të veproni me më shumë kujdes.

Ujori

Këtë muaj do ju duhet të merrni vendime në çdo fushë. Reflektoni qetësisht dhe bëni atë që mendoni se është më e drejta. Gjendja shëndetësore nuk do jetë perfekte, por duke u kujdesur më shumë për veten situata do jetë më e mirë. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por situata do jetë më e qëndrueshme dy javët e fundit.

Peshqit

Këtë muaj do ndodhin shumë gjëra dhe në disa momente mund të mbeteni me gojë hapur. Shëndeti nuk do jetë i keq edhe pse në fakt mund të abuzoni me disa ushqime të dëmshme. Financat nuk do jenë shumë të mira, por as shume të këqija. Mos u shqetësoni fare dhe pakësoni shpenzimet. Pas datës 15 priten ndryshime. 

Continue Reading

Trending