Connect with us

Horoskopi

Muaji Prill do ti favorizoje keto 2 shenja/ Astrologia Meri Shehu jep paralajmerimin shume te detajuar

Published

on

Dashi

Fillimi i muajit do jetë shumë i qetë sidomos për ju që jeni në një lidhje. Do reflektoni me kujdes për çdo hap që do hidhni dhe nuk do nxitoheni. Pas datës 12 situata ka rrezik të pësojë disa ndryshime. Tregohuni të kujdesshëm sepse shumë persona do mundohen t’iu prishin punë. Ju beqarët nuk do keni mundësi shumë të mira për të realizuar takime të rëndësishme, megjithatë muaji nuk do jetë i keq. Miqtë dhe familjaret do ju surprizojnë në çdo moment. Nëse për shëndetin nuk përkujdeseni, situata do ju dalë tërësisht jashtë kontrollit. Do keni goxha shqetësime. Financat do jenë herë pas here delikate. Shpenzoni aq sa mundeni, mos i kaloni limitet. Në punë do përballeni me një p roblem serioz të cilat do e kaloni vetëm me ndihmën e kolegeve. Asgjë nuk do jetë aq e thjeshtë sa e keni menduar.

Demi

Ky do jetë një muaj shumë pozitiv për të gjithë. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do ju gjeni zgjidhje prob lemeve. Nëse jeni në një lidhje do filloni projekte të përbashkëta me partnerin dhe do afroheni më shumë se kurrë me njëri-tjetrin. Në çdo kohë do mbizotërojë harmonia, paqja dhe bashkëpunimi. Ju beqarët vërtet do keni takime të rëndësishme dhe emocionuese, por bëni mirë të mateni mirë para se të hidhni hapa të mëdha. Shëndeti do ketë shqetësime shumë të vogla. Do e merrni çdo gjë me lehtësi dhe nuk do e lëshoni veten asnjë çast. Sipas Meri Shehut, financat do jenë dinamike që në fillim të muajit. Do mund të shpenzoni sa të doni për ato që keni nevojë dhe do hiqni edhe para mënjanë. Në punë do e zgjeroni horizontin dhe do provoni edhe emocione të reja. Do i bindi të gjithë se jeni më të mirët.

Binjakët

Gjate këtij muaji nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here gjërat nuk do ju rrjedhin si do dëshironit. Ju që jeni në një lidhje do kërkoni gjëra të pamundura nga partneri dhe do mërziten kur ai të mos ua plotësojë dëshirat. Reflektoni me kujdes dhe ndreqini gabimet pa qenë vonë. Ju beqarët do i shohin miqtë me një sy tjetër dhe nuk do keni as druajtje t’i shprehin ndjenjat. Statusin do ndryshoni shumë më shpejt nga sa mendonit. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë mund të ketë prob leme të vogla. E mira është të mos qëndroni të mbyllur dhe të merrni ajër të pastër. Për financat, 10 ditët e para do jenë më delikatet. Menaxhojini me kujdes paratë dhe mos shpenzoni shuma të konsiderueshme. Në punë do përballeni me vështirësi, por me pak këmbëngulje dhe me ndihmën e familjareve do ja dilni.

Gaforrja

Këtë muaj do jeni shumë me pozitive se një muaj më parë dhe do e keni më të lehtë komunikimin. Për ju çiftet atmosfera do jetë gjatë gjithë kohës e kënaqshme. Do ndani çdo ide dhe mendim me atë që keni në krah dhe mund të merrni vendime të rëndësishme. Secili prej jush do i dijë pikat e dobëta të partnerit dhe do ja plotësojë dëshirat. Ju beqarët do keni një muaj të mbushur me risi. Nëse takoni persona që do ju tërheqin që me shikim të pare, mos i lini t’iu ikin nga duart. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq, përkundrazi pas javës së parë do jeni edhe më energjikë dhe në formë të shkëlqyer. Financat do dini gjithë kohës si t’i menaxhoni dhe nuk do ju dalin të papritura. Në punë do keni ide brilante dhe do i mahnitni të gjithë. As vetë nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë suksesin që do arrini.

Luani

Këtë muaj do jeni shumë të përgjegjshëm dhe do ju ndodhin gjëra vërtet interesante në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë e qetë dhe dialogu do mbizotërojë në çdo moment. Do jeni të hapur dhe do i respektoni mendimet e tjetrit. Ju beqarët do keni takime interesante dhe do kaloni momente të bukura pranë disa personave. Mund të mendoni për lidhje ose mund të mjaftoheni thjesht me takime dhe argëtim pa filluar angazhime. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë duhet pasur gjithmonë kujdes me ushqimet sidomos me ato që përmbajnë vezë. Financat nuk do jenë aspak ashtu si ju do kishit dashur, por kjo nuk do të thotë që ta lëshoni veten dhe të mos bëni përpjekje për t’i përmirësuar. Në punë duhet të mendoheni disa herë para se të veproni sepse po gabuat nuk do ju falin. Gjithsesi në tërësi do jetë një periudhe e begatë dhe pa vështirësi të mëdha.

Virgjëresha

Në përgjithësi do jeni në humor të mirë gjatë këtij muaji dhe do ecni në rrugën e duhur. Nëse keni një lidhje do kaloni momente të këndshme me partnerin, por nga ana tjetër në disa momente mund të bëheni edhe shumë xhelozë. Mos e teproni sepse do e mërzitni dhe do e largoni nga vetja atë që dashuroni. Mos mendoni keq për të pasi ai ju dashuron me gjithë zemër. Ju beqarët do keni plot takime, por nuk do ndihen gati për të filluar lidhje serioze. Nëse nuk hidhni hapa të paktën mos i lini pas dore disa persona interesantë. Shëndeti do jetë më i mirë se më parë. Do keni energjinë dhe dinamizmin e duhur. Financat do dini si t’i organizoni dhe nuk do ju dalë asnjë lloj prob lemi në këtë sektor. Në punë do ju duhet më shumë mund dhe sakrifica për të arritur majat e suksesit.

Peshorja

Këtë muaj do keni goxha pro bleme në familje dhe nuk do ndiheni shumë të qetë. Në përgjithësi do jeni me humor të keq. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni as kohë dhe as nerva t’i përkushtoheni si më parë partnerit dhe kjo mund të sjellë prob leme. Më e mira do jetë të flisni hapur me partnerin dhe t’ia tregoni situatën në te cilën ndodheni. Ju beqarët do keni surpriza të mira dhe të këqija. Mirë është t’i bëni sytë katër në çdo moment që të mos lëndoheni ose mos i lini mundësitë e mira t’iu ikin nga duart. Shëndeti do jetë shumë herë më i mirë se kohët e fundit, kështu që nuk do keni për çfarë të qaheni. Sipas Meri Shehut, financat serish do jenë të pakta, por do ju mbështesin disa miq të ngushte. Në punë do jeni gjithë kohës në stres sepse nuk do mundni dot t’i çoni në drejtimin e duhur paratë që keni.

Akrepi

Këtë muaj do të mbizotërojë një klimë e tensionuar dhe pro blemet mund të jenë të vazhdueshme. Nëse jeni në një lidhje do keni here pas here debate me partnerin dhe nuk do hapin rrugë lehtësisht. Të dy palët në fakt do jeni kokëfortë dhe ky do jetë një prob lem i madh. Ju beqarët do keni takime të paparashikuara dhe të veçanta, por do keni frikë të hidhni hapa. Po i latë shumë pas dore do i humbni ata përgjithmonë. Për fat të mire shëndeti nuk do jetë shumë pro blematik. Përveç shqetësimeve të vogla e kalimtare nuk do ketë asgjë për t’u alarmuar. Financat do vazhdojnë të mbeten delikate. Me zor do i kryeni edhe shpenzimet më të domosdoshme. Në punë duhet të bëni të pamundurën për t’i mbrojtur idetë tuaja sepse shumë kolegë do mundohen t’iu prishin planet.

Shigjetari

Muaj më pozitiv do jete ky për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do përkujdeseni më tepër për atë që keni në krah dhe nuk do doni të bëni ndryshime të mëdha. Ndjenjat do jenë reciproke. Ju beqarët do keni njohje të reja të cilat do fillojnë si miqësi dhe brenda pak javëve do shndërrohen në dashuri emocionuese. Mos kini frike të bëni ndryshime statusi. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Nuk do jeni në formën më të mirë edhe sepse nuk do ushqeheni si duhet. Kujdes sepse temperaturat e ngrohta do ju bëjnë ta humbisni tërësisht fuqinë. Buxhetin do e keni në vëmendje dhe do mundoheni ta riorganizoni me kujdes. Pas javës së dytë mund të ketë stabilizim të situatës. Në punë do dini çfarë përpjekjesh të bëni që gjërat të ecin si duhet. Për çdo gjë do reflektoni me kujdes.

Bricjapi

Ky muaj pritet të jetë shumë më i qëndrueshëm se ai që kaluat. Do jeni më të hapur dhe me komunikues me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni më tepër kohë me atë që doni dhe mund të mendoni t’i çoni gjërat në një tjetër stad. Nëse keni fëmijë do merrni lajme të mira nga kopshti apo shkolla e të vegjëlve tuaj. Ju beqarët do jeni shumë nostalgjike dhe me zor do shkëputeni nga e shkuara. Hapini sytë dhe përfitoni nga ftesat që do iu bëhen. Shëndeti nuk do jetë aspak i mirë. Shumë shpesh stresi dhe lodhja do ju krijojnë pro bleme të mëdha. Sektori i financave do mbetet delikat deri javën e dytë, ndërsa më pas gjendja do fillojë të normalizohet. Në punë do keni plot projekte për të realizuar dhe nuk do ju mungojë aspak vullneti për t’ia dalë mbanë. Do i rregulloni edhe marrëdhëniet me shefat.

Ujori

Gjatë këtij muaji do mbizotërojë dialogu dhe mirëkuptimi në jetën tuaj. Edhe nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur mosmarrëveshje të mëdha më në fund do pajtoheni dhe do ndiheni të qetë. Ju beqarët do jeni gjithë kohës të rrethuar nga miqtë e ngushtë dhe nuk do e keni mendjen për të kërkuar dashurinë. Gjithsesi nga java e tretë ka gjasa të ndodhe diçka e mrekullueshme. Shëndeti nuk do jetë aspak në gjendje të mire. Do e ndieni shumë ndryshimin e temperaturave dhe mund të ftoheni. Financat do jenë të qëndrueshme për aq kohë sa ju të shpenzoni me kujdes. Mos luani me zjarrin sepse mund të digjeni keq. Në punë duhet të bëni plane dhe të ecni në bazë të tyre në mënyrë që të arrini sa më lart. Po ecët kuturu mund të përballeni edhe me disa pr obleme. Situata në disa raste do ju ndërlikohet së tepërmi.

Peshqit

Tre javët e para të këtij muaji nuk do jeni në gjendjen më të mirë dhe çdo gjë do e bëni sepse duhet bërë. Ju që jeni në një lidhje do keni edhe mosmarrëveshje të forta me partnerin tuaj dhe do vendosni distancë me njëri-tjetrin. Nëse keni një lidhje që ka kohë që nuk ec dhe nuk ju sjell kënaqësi, më mirë jepini fund njëherë e mirë. Ashtu do ndiheni të çliruar. Ju beqarët duhet të mendoheni disa herë para se të pranoni ftesa. Jo të gjithë janë ashtu si do ju shfaqen juve para. Shëndeti herë do jetë i mirë e herë delikat. Duhet të kujdeseni më tepër për ushqimin dhe duhet patjetër të hiqni dorë nga jeta sedentare. Financat vetëm falë ndihmës së familjarëve nuk do dobësohen. Falënderojini ata. Në punë javët e para do jenë goxha të ndërlikuara dhe plot angazhim. Herë pas here nuk do dini çfarë të bëni më parë. 

Horoskopi

Do te keni nje kthese te forte per mire ne jeten tuaj/ Horoskopi i detajuar per daten 13 Prill 2021

Published

on

Dashi

Do qëndroni në një vend sot dhe nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndonjë lëvizje. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë pasive. Here pas here edhe mund të mërziteni dhe do doni të bëni diçka ndryshe. Nëse jeni beqarë nuk do doni të bëni aspak ndryshime sepse edhe ashtu si jeni ndiheni për mrekulli. Puna nuk do ketë ndonjë zhvillim shumë të rëndësishëm. Mund të humbisni edhe disa mundësi të shkëlqyera që do iu jepen. Më menaxhimin e financave nuk do jeni aspak serioze dhe gjendja ka rre zik të përkeqësohet edhe më tepër. Asgjë nuk do jetë më si më parë.

Demi

Mundohuni të bëni çdo lloj përpjekjeje sot për ta përmirësuar marrëdhënien me të gjithë që ju rrethojnë sepse vetëm ashtu do jeni më optimistë dhe do ndiheni mirë. Ju të dashuruarit nuk do keni durimin e duhur për ta dëgjuar partnerin tuaj dhe kjo do nxitë herë pas here debate dhe pro bleme. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni një ditë të mbushur me aventura dhe emocione. Do bëni mirë nëse e shfrytëzoni në maksimum çdo çast sepse nuk do ketë më të tilla ditë. Në punë, ngaqë do doni të arrini çdo gjë menjëherë, ka rr ezik t’i ngjitni shpejt shkallët dhe do lini boshllëqe. Financat do jenë të kënaqshme kështu që përfitoni nga për të bere edhe ndonjë investim më shumë.

Binjakët

Përgatituni për një ditë të mbushur me pr obleme dhe paqëndrueshmëri. Për ju që jeni në një lidhje asgjë nuk do ecë mire. Gjatë gjithë kohës do keni dyshime dhe nuk do dashuroheni dot qetësisht. Ju beqaret nuk duhet ta joshin dikë me gënjeshtra sepse gjithçka që do bëni do jetë në dëmin tuaj nesër. Në punë do keni shumë ide në mendje dhe gjërat do ju ngatërrohen. Nuk do arrini dot të riktheni ato që do mendoni dhe për pasojë as nuk do i vini në zbatim kur duhet. Me shpenzimet mundohuni te jeni të arsyeshëm gjatë gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mund të shlyeni edhe ndonjë borxh.

Gaforrja

Do zgjidheni me më shumë optimizëm sot dhe nuk do e lëshoni veten përballë sfidave që mund t’iu dalin. Ju që jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni edhe pse mund të keni pro bleme në jetën tuaj ne çift.. Duke u mbyllur në vetvete dhe duke e lëshuar veten asgjë nuk do mund të rregullohet. Ju beqarët do jeni të përkushtuar ndaj një projekti të rëndësishëm dhe nuk do e keni mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në punë do bëni edhe përpjekjet që nuk i kishit menduar ndonjëherë për të arritur çdo gjë që dëshironi. Për financa më të mira duhet patjetër të limitoni në maksimum shpenzimet.

Luani

Sot harmonia, alegria dhe ngjyrat do jenë mbizotëruese në jetën tuaj. Çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni shumë më optimistë. Ju beqarët do merrni shumë ftesa, por asnjeri nuk do mund t’ua ndryshoje mendjen për të filluar një lidhje. Në punë do kërkoni të punoni në një ambient të qetë dhe pasi t’iu plotësohen të gjitha kushtet keni për të arritur atë që doni. Në sektorin e financave do ndiheni si të përhumbur sepse gjendja me të vërtetë që do jetë goxha pro blematike dhe delikate.

Virgjëresha

Nuk do ndiheni aspak mirë gjatë kësaj dite dhe zemra sërish do jetë bosh. Ju të dashuruarit, edhe pse në një lidhje do ndiheni shumë vetëm. Nuk do e ndieni aspak ngrohtësinë e dikurshme të partnerit dhe kjo do ju brengosë. Ju beqarët duhet të tregoheni më të matur dhe më të kujdesshëm sepse jo të gjithë personat që do iu joshin do jenë ashtu si duken në pamje të pare. Në punë nuk do ju njihen meritat dhe kjo do ju mërzitë së tepërmi. Flisni hapur me shefat dhe nëse ata nuk pranojnë disa kushte mendoni të kërkoni diçka tjetër. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë në mënyrë që në një moment mos mbeteni keq.

Peshorja

Po ditët të silleni dhe po nuk nxituat çdo gjë ka për të ecur më së miri gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabimin e madh të flirtoni me persona të tjerë sepse keni për t’u penduar për gjithë jetën. Do shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar dhe asgjë nuk do mund të rikthehet si më parë. Ju beqarët do keni shumë njohje, por për asnjërin nga personat nuk do ju rrahë zemra fort. Sipas Dritare.net, në punë mund të ndiheni gati të ndërmerrni edhe disa rreziqe për të arritur akoma më lart. Maturia dhe durimi do jenë pikat tuaja të forta. Në planin financiar ka ardhur koha të vendosni ekuilibër sa më parë sepse përndryshe situata do përkeqësohet.

Akrepi

Dita e sotme do fillojë qetësisht, por dalëngadalë do zbukurohet dhe do bëhet më emocionuese. Nëse jeni në një lidhje dhe keni edhe dyshimin më të vogël ndaj partnerit tuaj, flisni hapur me të dhe mos i mbani asgjë të fshehtë. Vetëm në këtë mënyrë do i shmangni pro blemet serioze. Nëse jeni beqarë më në fund do realizoni një takim interesant dhe mjaft serioz. Për ju çdo gjë do ndryshoje tashme. Në punë mendohuni mirë para se të veproni dhe parashikojini ato që do ndodhin. Me shpenzimet tregohuni sa me të moderuar që të mundeni dhe nuk ka për t’iu ndodhur asgjë e keqe.

Shigjetari

Dielli do ua zbukurojë ditën sot dhe do ju shtojë optimizmin. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Yjet do ju mundësojnë çaste fantastike dhe nuk do keni asgjë çfarë të kërkoni më shumë. Ju beqarët nuk do jeni shumë të vendosur dhe ka rr ezik të mos përfitoni nga mundësitë e shkëlqyera që do iu jepen. Në punë do e keni çdo gjë shumë të thjeshtë sepse e keni ndërtuar tashmë terrenin e duhur. Konfliktet do mungojnë plotësisht. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe do keni mundësinë të bëni edhe investime afatgjata që do iu risjellin qetësinë e dëshiruar.

Bricjapi

Në përgjithësi euforia do rikthehet në jetën tuaj dhe do keni plot momente të këndshme. Yjet do ju mbështesin tej mase ju të dashuruarve dhe gjërat mes jush dhe atij që keni në krah do ecin për mrekulli. Ju beqarët jo vetëm që do keni njohje interesante, por në jetën tuaj pasioni mund të ndizet flakë. Përfitoni nga çdo moment. Në punë do ju duhet të bëni edhe zgjedhje përfundimtare për t’u futur në një etapë tjetër shumë më të favorshme. Mund të largoheni edhe nga pozicioni aktual. Në planin financiar mjafton të shmangni operacionet e rrezi kshme dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë.

Ujori

Sado të mundoheni sot nuk do mund ta përmirësoni jetën tuaj. Shpesh do jeni edhe kokëfortë dhe nuk do flisni aspak. Për të dashuruarit ka për të qenë një ditë shumë e vështirë. Ne disa momente do ndiheni si të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët nuk do jetë e nevojshme të bëni asnjë lloj përpjekjeje për ta ndryshuar statusin sepse çdo gjë do ndodhë natyrshëm. Në punë jo se do keni pro bleme, por nuk do jeni më këmbëngulës si më parë për të arritur atje ku keni dashur. Në planin financiar do jeni gjatë gjithë kohës optimistë dhe nuk do ndaleni përballë sfidave që do iu dalin.

Peshqit

Përgatituni për ditë të hareshme sot. Buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra dhe çdo gjë do e bëni me dëshirë. Për ata që janë në një lidhje kjo ka për të qenë një ditë mjaft dinamike dhe plot risi. Do kaloni plot çaste të lumtura pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Nëse jeni beqarë duhet të reflektoni disa here para se të veprojnë pasi në të kundërt mund të lëndohen. Në punë do dini t’i menaxhoni gjërat me më shumë kujdes dhe për çdo paqartësi do ju drejtoheni direkt shefave. Në planin financiar do bini viktima të dëshirave tuaja të çmendura dhe mund të mbeteni keq. 

Continue Reading

Horoskopi

Ne muajin Maj keto 6 shenja do te kene shume fat/ Astrologia Meri Shehu parashikon keto shenja

Published

on

Dashi

Muaj përgjithësisht më i qetë do jetë ky për ju. Do ndiheni shumë më të qetë se më parë. Shëndeti gjithashtu nuk do ketë pro bleme serioze, por ama herë pas here do keni shqetësimet e zakonta të kokës, barkut, etj. Financat mundet edhe të përmirësohen po patet dëshirën e mirë dhe durimin e duhur për t’i menaxhuar. Data 13 do jetë me fat për të bërë diçka që do ua shtojë të ardhurat, mos e harroni.

Demi

Ky do jetë një muaj i qetë e i kënaqshëm për ju. Më në fund do gjeni paqen shpirtërore aq shumë të dëshiruar. Sipas Merit, gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer edhe për shkak të motit dhe lodhjes, por gjëra shqetësuese nuk ka për të pasur. Mundohuni të kujdeseni pak më tepër për veten. Planetët do ju ndihmojnë me financat, mos keni merak.

Binjakët

Sado që të bëni përpjekje nuk do arrini atje ku doni këtë muaj. Tregohuni më të kujdesshëm. Për shëndet të mirë hani me maturi dhe mos kaloni limitin e lodhjes. Gjithsesi në fund të muajit do jeni më dinamikë. Kujdes, mos punoni me shume sesa mundeni sepse do lodheni shpejt. Pro blemet financiare më në fund duket se do mbarojnë. Kjo do ju gëzoje dhe do bëni edhe ndonjë blerje.

Gaforrja

Dëgjojeni me kujdes zërin tuaj të brendshëm këtë muaj dhe do e shihni që do ndiheni akoma më mirë. Për shëndetin oral duhet të tregoni më tepër kujdes pasi shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm. Situata financiare do fillojë të përmirësohet kështu që shfrytëzojeni për të shpenzuar për gjërat e domosdoshme.

Luani

Ky do jetë një muaj perfekt dhe pikërisht ashtu si e keni ëndërruar gjithë këto kohë. Shëndeti do jetë i shkëlqyer, madje do ndiheni të qetë edhe nëse vuani nga pro bleme kronike. Fundi i muajit do jetë më i kënaqshëm. Financat nuk do jenë ende të stabilizuara. Do bëni shumë shpenzime dhe buxheti sa do vije e do pakësohet.

Virgjëresha

Cilësia e këtij muaji do varet nga aftësia juaj për të jetuar momentin dhe kapja e mundësive që do iu jepen. Shëndeti do mbetet gati i njëjtë me një muaj më parë. Duhet vetëm të tregoni pak më tepër kujdes me disa organe që i keni më delikate. Financat nuk do kenë aspak pro bleme. Çdo gjë do shkoje mire sidomos që nga data 19.

Peshorja

Këtë muaj në shumë momente do qëndroni në pritje dhe nuk do veproni nga frika se mos gaboni. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla që do lidhen kryesisht me gojën dhe barkun. Mirë është të mos neglizhoni asgjë. Sipas Merit, financat do jenë të mira. Edhe do shpenzoni edhe do fitoni goxha.

Akrepi

Nuk do ndiheni shumë të qetë këtë muaj dhe do ju duket sikur nuk do jeni më fat. Në fakt ndonjëherë duhet edhe ju të bëni përpjekje më shumë. Gjendja shëndetësore do jetë përgjithësisht e qëndrueshme dhe pa pro bleme serioze. Me financat duhet të bëni pak kujdes sidomos pas datës 19.

Shigjetari

Edhe pse nuk do jetë një muaj perfekt, disa periudha të këtij muaji do i adhuroni me të vërtetë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar sidomos nëse nuk bëni kujdes me ushqimin. Dëgjojini këshillat e të afërmve tuaj sepse do iu bëjnë mirë. Financat do jenë të paqëndrueshme sidomos deri në datën 13.

Bricjapi

Ky do jete një muaj vërtet i bukur dhe çdo gjë do ecë qetësisht. Çdo moment do jeni plot jetë dhe energji. Miqtë do jenë mbështetje e fortë. Shëndeti për fat të mirë nuk do ketë pro bleme serioze. Financat do vazhdojnë të mbeten të mbrojtura edhe pse në shumë momente do ju duhet të veproni me më shumë kujdes.

Ujori

Këtë muaj do ju duhet të merrni vendime në çdo fushë. Reflektoni qetësisht dhe bëni atë që mendoni se është më e drejta. Gjendja shëndetësore nuk do jetë perfekte, por duke u kujdesur më shumë për veten situata do jetë më e mirë. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por situata do jetë më e qëndrueshme dy javët e fundit.

Peshqit

Këtë muaj do ndodhin shumë gjëra dhe në disa momente mund të mbeteni me gojë hapur. Shëndeti nuk do jetë i keq edhe pse në fakt mund të abuzoni me disa ushqime të dëmshme. Financat nuk do jenë shumë të mira, por as shume të këqija. Mos u shqetësoni fare dhe pakësoni shpenzimet. Pas datës 15 priten ndryshime. 

Continue Reading

Horoskopi

Tualeti qenka vendi i “celesit” te suksesit per te/ Ja se ku gjen qetesi nga emocionet Jona Spahiu

Published

on

Jona Spahiu eshte nje prej gazetareve me ne ze dhe me te talentuara qe kane mediet shqiptare. Ajo eshte mjaft e suksesshme ne punen e saj dhe fansat e mbeshtesin per cdo projekt te sajin te ri.

Moderatorja ka nje jete publike shume interesante pasi eksploron vazhdimisht neper emisione dhe televizione te ndryshme. Prej kohesh ajo bashkejeton me te dashurin e saj, Frenkli dhe nga kjo bashkejetese ajo ka nje djale te bukur.

Jona Spahiu eshte pjese e emisionit “Kosherja” dhe nuk ka shume kohe qe ka celur si emision por gjithsesi Jona po tregon talentin e saj te lindur dhe te gjitheve po na pelqen shume.

Moderatorja e cila prezanton kete emision se bashku me Besart Kallakun gjithashtu po na shfaq nje ane tjeter te karakterit te saj, anen humoristike qe nuk e kishim pare me pare.

Por mikja e saj i paska nxjerre te palarat sot dhe bukuroshja jone nuk ka fjale per ta mohuar kete video qe shoqja e saj ka publikuar. Perpara fillimit te emisionit “Kosherja” bukuroshja jone lexon skenarin ne menyre qe te dale e pergatitur ne skene.

Me sa duket moderatorja qenka shume e emocionuar kete puntate dhe emocionet do ti nxjerre ne tualet ku po lexon dhe perserit skenarin me veten e saj. Pra nuk qenka aq e lehte te jesh moderatore ne nje emision ku te ndjekin me mijera shqiptare.

Nuk duhet te harrojme se Jona Spahiu ka qene pjese e emisionit “E diell” ne Top Channel ku me pas u largua dhe tashem eshte bere pjese e “Abc News”. Le ti urojme bukuroshes tone mjaft suksese ne karrieren e saj dhe shpresojme te arrije majat.

Continue Reading

Trending