Connect with us

Horoskopi

Nje mik i vjeter do ju jape nje oferte te mire pune/ Horoskopi i detajuar per daten 28 Mars 2021

Published

on

Dashi

Gjatë kësaj dite do ju rikthehet buzëqeshja sepse do jene financat ato që do kenë përmirësime të mëdha. Nëse keni një lidhje do i keni shumë të qarta mendimet dhe do dini si ta mbani partnerin përherë pas vetes. Të dy palët do jeni në humor dhe do dashuroheni pa dorashka. Edhe për ju beqarët mund të ndizet flaka e dashurisë. Do ju pushtojë një gëzim dhe hare e paparashikuar. Në punë do keni edhe disa vështirësi. Mund t’iu ikë një klient i rëndësishëm, por nuk duhet ta lëshoni veten. Financat do jenë të shkëlqyera dhe më të mira se kurrë.

Demi

Sot nuk do jeni shumë objektivë kur t’iu duket të bëni zgjedhje dhe mundet të gaboni. Në disa momente do duhet ta lini veten më të lirë dhe të jetoni momentin. Nëse jeni në një lidhje do mendoni më shumë për ta bërë çdo moment sa më të bukur, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Partneri në disa momente do jetë i pabindur. Sipas Dritare.net, ju beqarët keni për të realizuar takime shumë të veçanta, por më mirë të mos nxitoheni për të hedhur hapa sepse disa histori mund të jenë të ndërlikuara. Në punë duhet të reflektoni shumë gjatë para se të veproni sepse çdo gabim do ju shkatërrojë çdo gjë që keni arritur deri më sot. Financat nuk do jenë të këqija.

Binjakët

Me një komunikim të mirë, me durim dhe këmbëngulje do arrini gjithçka gjatë kësaj dite. Nëse jeni të dashuruar do kaloni vetëm momente të bukura dhe të mbushura me emocione. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do ua shprehë ndjenjat pafundësisht. Ju beqarët po nuk i shprehët ndjenjat sot nuk keni për ta bërë dot më kurrë. Në punë do ju duhet më shumë durim nëse doni të arrini objektivat. Arti i komunikimit do ju ndihmojë për të arritur edhe më lart. Buxheti do jetë shumë herë më i mirë kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më shumë se më parë..

Gaforrja

Do jeni shumë të duruar sot dhe të gatshëm të dëgjoni çdo këshillë që do iu jepet. Nëse keni një lidhje mund të pranoni edhe disa gabime që nuk i keni bërë vetëm që marrëdhënia juaj të ndryshojë për mirë. Partneri nuk do jetë shumë në humor dhe pa menduar gjatë mund t’iu thotë gjëra të gabuara. Mos ja vini veshin e mos u mërzitni. Ju beqarët duhet të hapni zemrën, veshët dhe sytë sepse para do ju dalin mundësi të shkëlqyera. Në punë do jeni praktikë dhe shumë të kujdesshëm me çdo hap. Buxheti do jetë i mirë dhe mund të përfitoni për të hequr disa para mënjanë.

Luani

Dinamizmi dhe kuraja do ju shoqërojë gjate gjithë kohës sot. Ju të dashuruarit do jeni shumë të dashur me atë që keni në krah dhe do mendoni të bëni dhe surpriza për ta mbajtur zgjuar pasionin. Premtimet e bëra do i mbani të dyja palët. Ju beqarët do zgjoheni nga gjumi letargjik ku kishit rënë dhe do ndiheni gati të provoni edhe aventura afatshkurtra. Në punë keni për të pasur më shumë sukses në orët e pasdites, atëherë kur të keni zgjidhur edhe disa mosmarrëveshje me kolegët. Shefat do iu japin edhe shpërblime. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe dhe nuk duhet të ankoheni.

Virgjëresha

Urani do ju bëjë më të arsyeshëm gjatë kësaj dite dhe do reflektoni gjerë e gjatë para se të veproni. Në tërësi nuk do ketë të papritura të pakëndshme. Nëse jeni në një lidhje do i zgjidhni që në mëngjes mosmarrëveshjet e vogla dhe me pas do dashuroheni qetësisht me partnerin. Ju beqarët do jeni akoma më të favorizuar. Do realizoni takimet e ëndrrave dhe nuk do ndiheni bosh si dikur. Në punë në disa momente mund të irritoheni me disa kolegë dhe do shpërqendroheni, megjithatë kjo do zgjasë vetëm pak minuta. Shpenzimet kryejini me llogari dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Peshorja

Duke u treguar të përulur dhe të qetë keni për të arritur fitore më të mëdha gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje do e lini çdo gjë në dorë të partnerit dhe ai do e pëlqejë këtë fakt. Ne mbrëmje do mendojë t’iu surprizoje me dhurata dhe diçka tjetër që as nuk mund t’iu shkojë mendja. Ju beqarët nuk duhet të jeni pesimistë sepse sot yjet parashikojnë ndodhi shumë interesantë. Sipas Dritare.net, në punë mëngjesi do jetë paksa i mërzitur, por më pas Marsi do ju nxitë të ndryshoni strategji dhe të arrini ato që doni. buxheti mund të përmirësohet dalëngadalë duke bërë më shumë ekonomi.

Akrepi

Do jeni të etur intelektualisht dhe seksualisht sot prandaj do jeni të gatshëm të provoni e të tentoni gjëra të reja. Nëse keni një lidhje do jeni të dy me partnerin shumë të dashuruar dhe për të mos lejuar rutinën t’iu pushtojë do bëni diçka ndryshe. Pasditja dhe mbrëmja do jenë flakëruese. Nëse jeni beqarët do keni takime, por do preferon të mos hidhni menjëherë hapa. Në punë mëngjesi do jetë pak i tensionuar, por më pas çdo gjë do ndryshojë, Do arrini atë që doni, por do keni dëshirë të mësoni edhe mbi fusha të tjera veprimi. për financat dëgjojini këshillat që do iu japin miqtë.

Shigjetari

Marsi do jete planeti që do ju udhëheqë gjatë kësaj dite dhe do ua bëjë më të lehtë rrugën për të arritur majat më të larta. Thuajse në çdo fushe keni për të pasur sukses. Nëse keni një lidhje do dini ta menaxhoni me mençuri edhe ndonjë debat të vogël dhe do bëni të pamundurën për të rikthyer harmoninë dhe emocionet si asnjëherë më parë. Ju beqarët mjafton t’ia vini syrin dikujt sepse keni për ta bërë për vete. Në punë, pavarësisht disa vonesave dhe pengesave, keni për të arritur atje ku keni dashur gjithmonë. Financat do jenë të kënaqshme dhe mund të shpenzoni sa të doni.

Bricjapi

Sot do keni njëmijë e një pyetje si ne planin sentimental ashtu edhe në atë profesional prandaj nuk do jeni shume të qetë. Nëse keni një lidhje gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin dhe për të folur me të [për gjërat që ju ndodhin në përditshmëri. Mos i mbani njëri-tjetrit të fshehta sepse ashtu vetëm sa do largoheni. Nëse jeni beqarë mund te ketë flirtime, por nuk pritet asgjë serioze. Në punë, projektet e nisura do marrin më shumë kohë dhe kjo do ju mërzitë pak. Më mirë pak durim sesa të nxitoni e të gaboni. Me financat duhet të jeni më të matur edhe sikur së fundmi të keni fituar ndonjë lotari.

Ujori

Sot do veproni gjithë kohës në hije dhe nuk do doni të dukeni. Nëse keni një lidhje nuk do ja shprehni hapur ndjenjat partnerit ama surprizat që do bëni do jene të mëdha dhe do e bëjnë marrëdhënien më të ngrohtë. Nëse jeni beqarë, një takim i papritur do ua ngrohë zemrën dhe do ju risjellë shpresën. Në punë do iu jepni më shumë rëndësi detajeve dhe mundet të keni disa vonesa. Gjithsesi shefat do ju kuptojnë dhe do ju vlerësojnë më pas për punën cilësore dhe të përkushtuar. Ekuilibri në planin financiar do ketë goxha tronditje prandaj nuk duhet të shpenzoni me shumicë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të dhënë pas gjërave të rafinuara dhe do adhuroni bukurinë, elegancën dhe kulturën e gjerë. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të shkoni nëpër vende historikë dhe do pëlqeni që partneri ta bëjë çdo gjë me elegancë. Në fakt jo të gjitha dëshirat do mund t’iu plotësohen. pasdite mund të ketë edhe mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni dikë në mendje dhe nuk do pranoni të hidhni asnjë hap për t’u njohur me personat që do iu joshin. në punë do mundoheni shumë për të arritur sa më lart, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Për fat të mirë gjendja financiare do jetë shumë herë më ë mirë se dje. /dritare.net

Horoskopi

Do te keni nje kthese te forte per mire ne jeten tuaj/ Horoskopi i detajuar per daten 13 Prill 2021

Published

on

Dashi

Do qëndroni në një vend sot dhe nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndonjë lëvizje. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë pasive. Here pas here edhe mund të mërziteni dhe do doni të bëni diçka ndryshe. Nëse jeni beqarë nuk do doni të bëni aspak ndryshime sepse edhe ashtu si jeni ndiheni për mrekulli. Puna nuk do ketë ndonjë zhvillim shumë të rëndësishëm. Mund të humbisni edhe disa mundësi të shkëlqyera që do iu jepen. Më menaxhimin e financave nuk do jeni aspak serioze dhe gjendja ka rre zik të përkeqësohet edhe më tepër. Asgjë nuk do jetë më si më parë.

Demi

Mundohuni të bëni çdo lloj përpjekjeje sot për ta përmirësuar marrëdhënien me të gjithë që ju rrethojnë sepse vetëm ashtu do jeni më optimistë dhe do ndiheni mirë. Ju të dashuruarit nuk do keni durimin e duhur për ta dëgjuar partnerin tuaj dhe kjo do nxitë herë pas here debate dhe pro bleme. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni një ditë të mbushur me aventura dhe emocione. Do bëni mirë nëse e shfrytëzoni në maksimum çdo çast sepse nuk do ketë më të tilla ditë. Në punë, ngaqë do doni të arrini çdo gjë menjëherë, ka rr ezik t’i ngjitni shpejt shkallët dhe do lini boshllëqe. Financat do jenë të kënaqshme kështu që përfitoni nga për të bere edhe ndonjë investim më shumë.

Binjakët

Përgatituni për një ditë të mbushur me pr obleme dhe paqëndrueshmëri. Për ju që jeni në një lidhje asgjë nuk do ecë mire. Gjatë gjithë kohës do keni dyshime dhe nuk do dashuroheni dot qetësisht. Ju beqaret nuk duhet ta joshin dikë me gënjeshtra sepse gjithçka që do bëni do jetë në dëmin tuaj nesër. Në punë do keni shumë ide në mendje dhe gjërat do ju ngatërrohen. Nuk do arrini dot të riktheni ato që do mendoni dhe për pasojë as nuk do i vini në zbatim kur duhet. Me shpenzimet mundohuni te jeni të arsyeshëm gjatë gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mund të shlyeni edhe ndonjë borxh.

Gaforrja

Do zgjidheni me më shumë optimizëm sot dhe nuk do e lëshoni veten përballë sfidave që mund t’iu dalin. Ju që jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni edhe pse mund të keni pro bleme në jetën tuaj ne çift.. Duke u mbyllur në vetvete dhe duke e lëshuar veten asgjë nuk do mund të rregullohet. Ju beqarët do jeni të përkushtuar ndaj një projekti të rëndësishëm dhe nuk do e keni mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në punë do bëni edhe përpjekjet që nuk i kishit menduar ndonjëherë për të arritur çdo gjë që dëshironi. Për financa më të mira duhet patjetër të limitoni në maksimum shpenzimet.

Luani

Sot harmonia, alegria dhe ngjyrat do jenë mbizotëruese në jetën tuaj. Çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni shumë më optimistë. Ju beqarët do merrni shumë ftesa, por asnjeri nuk do mund t’ua ndryshoje mendjen për të filluar një lidhje. Në punë do kërkoni të punoni në një ambient të qetë dhe pasi t’iu plotësohen të gjitha kushtet keni për të arritur atë që doni. Në sektorin e financave do ndiheni si të përhumbur sepse gjendja me të vërtetë që do jetë goxha pro blematike dhe delikate.

Virgjëresha

Nuk do ndiheni aspak mirë gjatë kësaj dite dhe zemra sërish do jetë bosh. Ju të dashuruarit, edhe pse në një lidhje do ndiheni shumë vetëm. Nuk do e ndieni aspak ngrohtësinë e dikurshme të partnerit dhe kjo do ju brengosë. Ju beqarët duhet të tregoheni më të matur dhe më të kujdesshëm sepse jo të gjithë personat që do iu joshin do jenë ashtu si duken në pamje të pare. Në punë nuk do ju njihen meritat dhe kjo do ju mërzitë së tepërmi. Flisni hapur me shefat dhe nëse ata nuk pranojnë disa kushte mendoni të kërkoni diçka tjetër. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë në mënyrë që në një moment mos mbeteni keq.

Peshorja

Po ditët të silleni dhe po nuk nxituat çdo gjë ka për të ecur më së miri gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabimin e madh të flirtoni me persona të tjerë sepse keni për t’u penduar për gjithë jetën. Do shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar dhe asgjë nuk do mund të rikthehet si më parë. Ju beqarët do keni shumë njohje, por për asnjërin nga personat nuk do ju rrahë zemra fort. Sipas Dritare.net, në punë mund të ndiheni gati të ndërmerrni edhe disa rreziqe për të arritur akoma më lart. Maturia dhe durimi do jenë pikat tuaja të forta. Në planin financiar ka ardhur koha të vendosni ekuilibër sa më parë sepse përndryshe situata do përkeqësohet.

Akrepi

Dita e sotme do fillojë qetësisht, por dalëngadalë do zbukurohet dhe do bëhet më emocionuese. Nëse jeni në një lidhje dhe keni edhe dyshimin më të vogël ndaj partnerit tuaj, flisni hapur me të dhe mos i mbani asgjë të fshehtë. Vetëm në këtë mënyrë do i shmangni pro blemet serioze. Nëse jeni beqarë më në fund do realizoni një takim interesant dhe mjaft serioz. Për ju çdo gjë do ndryshoje tashme. Në punë mendohuni mirë para se të veproni dhe parashikojini ato që do ndodhin. Me shpenzimet tregohuni sa me të moderuar që të mundeni dhe nuk ka për t’iu ndodhur asgjë e keqe.

Shigjetari

Dielli do ua zbukurojë ditën sot dhe do ju shtojë optimizmin. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Yjet do ju mundësojnë çaste fantastike dhe nuk do keni asgjë çfarë të kërkoni më shumë. Ju beqarët nuk do jeni shumë të vendosur dhe ka rr ezik të mos përfitoni nga mundësitë e shkëlqyera që do iu jepen. Në punë do e keni çdo gjë shumë të thjeshtë sepse e keni ndërtuar tashmë terrenin e duhur. Konfliktet do mungojnë plotësisht. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe do keni mundësinë të bëni edhe investime afatgjata që do iu risjellin qetësinë e dëshiruar.

Bricjapi

Në përgjithësi euforia do rikthehet në jetën tuaj dhe do keni plot momente të këndshme. Yjet do ju mbështesin tej mase ju të dashuruarve dhe gjërat mes jush dhe atij që keni në krah do ecin për mrekulli. Ju beqarët jo vetëm që do keni njohje interesante, por në jetën tuaj pasioni mund të ndizet flakë. Përfitoni nga çdo moment. Në punë do ju duhet të bëni edhe zgjedhje përfundimtare për t’u futur në një etapë tjetër shumë më të favorshme. Mund të largoheni edhe nga pozicioni aktual. Në planin financiar mjafton të shmangni operacionet e rrezi kshme dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë.

Ujori

Sado të mundoheni sot nuk do mund ta përmirësoni jetën tuaj. Shpesh do jeni edhe kokëfortë dhe nuk do flisni aspak. Për të dashuruarit ka për të qenë një ditë shumë e vështirë. Ne disa momente do ndiheni si të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët nuk do jetë e nevojshme të bëni asnjë lloj përpjekjeje për ta ndryshuar statusin sepse çdo gjë do ndodhë natyrshëm. Në punë jo se do keni pro bleme, por nuk do jeni më këmbëngulës si më parë për të arritur atje ku keni dashur. Në planin financiar do jeni gjatë gjithë kohës optimistë dhe nuk do ndaleni përballë sfidave që do iu dalin.

Peshqit

Përgatituni për ditë të hareshme sot. Buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra dhe çdo gjë do e bëni me dëshirë. Për ata që janë në një lidhje kjo ka për të qenë një ditë mjaft dinamike dhe plot risi. Do kaloni plot çaste të lumtura pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Nëse jeni beqarë duhet të reflektoni disa here para se të veprojnë pasi në të kundërt mund të lëndohen. Në punë do dini t’i menaxhoni gjërat me më shumë kujdes dhe për çdo paqartësi do ju drejtoheni direkt shefave. Në planin financiar do bini viktima të dëshirave tuaja të çmendura dhe mund të mbeteni keq. 

Continue Reading

Horoskopi

Ne muajin Maj keto 6 shenja do te kene shume fat/ Astrologia Meri Shehu parashikon keto shenja

Published

on

Dashi

Muaj përgjithësisht më i qetë do jetë ky për ju. Do ndiheni shumë më të qetë se më parë. Shëndeti gjithashtu nuk do ketë pro bleme serioze, por ama herë pas here do keni shqetësimet e zakonta të kokës, barkut, etj. Financat mundet edhe të përmirësohen po patet dëshirën e mirë dhe durimin e duhur për t’i menaxhuar. Data 13 do jetë me fat për të bërë diçka që do ua shtojë të ardhurat, mos e harroni.

Demi

Ky do jetë një muaj i qetë e i kënaqshëm për ju. Më në fund do gjeni paqen shpirtërore aq shumë të dëshiruar. Sipas Merit, gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer edhe për shkak të motit dhe lodhjes, por gjëra shqetësuese nuk ka për të pasur. Mundohuni të kujdeseni pak më tepër për veten. Planetët do ju ndihmojnë me financat, mos keni merak.

Binjakët

Sado që të bëni përpjekje nuk do arrini atje ku doni këtë muaj. Tregohuni më të kujdesshëm. Për shëndet të mirë hani me maturi dhe mos kaloni limitin e lodhjes. Gjithsesi në fund të muajit do jeni më dinamikë. Kujdes, mos punoni me shume sesa mundeni sepse do lodheni shpejt. Pro blemet financiare më në fund duket se do mbarojnë. Kjo do ju gëzoje dhe do bëni edhe ndonjë blerje.

Gaforrja

Dëgjojeni me kujdes zërin tuaj të brendshëm këtë muaj dhe do e shihni që do ndiheni akoma më mirë. Për shëndetin oral duhet të tregoni më tepër kujdes pasi shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm. Situata financiare do fillojë të përmirësohet kështu që shfrytëzojeni për të shpenzuar për gjërat e domosdoshme.

Luani

Ky do jetë një muaj perfekt dhe pikërisht ashtu si e keni ëndërruar gjithë këto kohë. Shëndeti do jetë i shkëlqyer, madje do ndiheni të qetë edhe nëse vuani nga pro bleme kronike. Fundi i muajit do jetë më i kënaqshëm. Financat nuk do jenë ende të stabilizuara. Do bëni shumë shpenzime dhe buxheti sa do vije e do pakësohet.

Virgjëresha

Cilësia e këtij muaji do varet nga aftësia juaj për të jetuar momentin dhe kapja e mundësive që do iu jepen. Shëndeti do mbetet gati i njëjtë me një muaj më parë. Duhet vetëm të tregoni pak më tepër kujdes me disa organe që i keni më delikate. Financat nuk do kenë aspak pro bleme. Çdo gjë do shkoje mire sidomos që nga data 19.

Peshorja

Këtë muaj në shumë momente do qëndroni në pritje dhe nuk do veproni nga frika se mos gaboni. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla që do lidhen kryesisht me gojën dhe barkun. Mirë është të mos neglizhoni asgjë. Sipas Merit, financat do jenë të mira. Edhe do shpenzoni edhe do fitoni goxha.

Akrepi

Nuk do ndiheni shumë të qetë këtë muaj dhe do ju duket sikur nuk do jeni më fat. Në fakt ndonjëherë duhet edhe ju të bëni përpjekje më shumë. Gjendja shëndetësore do jetë përgjithësisht e qëndrueshme dhe pa pro bleme serioze. Me financat duhet të bëni pak kujdes sidomos pas datës 19.

Shigjetari

Edhe pse nuk do jetë një muaj perfekt, disa periudha të këtij muaji do i adhuroni me të vërtetë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar sidomos nëse nuk bëni kujdes me ushqimin. Dëgjojini këshillat e të afërmve tuaj sepse do iu bëjnë mirë. Financat do jenë të paqëndrueshme sidomos deri në datën 13.

Bricjapi

Ky do jete një muaj vërtet i bukur dhe çdo gjë do ecë qetësisht. Çdo moment do jeni plot jetë dhe energji. Miqtë do jenë mbështetje e fortë. Shëndeti për fat të mirë nuk do ketë pro bleme serioze. Financat do vazhdojnë të mbeten të mbrojtura edhe pse në shumë momente do ju duhet të veproni me më shumë kujdes.

Ujori

Këtë muaj do ju duhet të merrni vendime në çdo fushë. Reflektoni qetësisht dhe bëni atë që mendoni se është më e drejta. Gjendja shëndetësore nuk do jetë perfekte, por duke u kujdesur më shumë për veten situata do jetë më e mirë. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por situata do jetë më e qëndrueshme dy javët e fundit.

Peshqit

Këtë muaj do ndodhin shumë gjëra dhe në disa momente mund të mbeteni me gojë hapur. Shëndeti nuk do jetë i keq edhe pse në fakt mund të abuzoni me disa ushqime të dëmshme. Financat nuk do jenë shumë të mira, por as shume të këqija. Mos u shqetësoni fare dhe pakësoni shpenzimet. Pas datës 15 priten ndryshime. 

Continue Reading

Horoskopi

Tualeti qenka vendi i “celesit” te suksesit per te/ Ja se ku gjen qetesi nga emocionet Jona Spahiu

Published

on

Jona Spahiu eshte nje prej gazetareve me ne ze dhe me te talentuara qe kane mediet shqiptare. Ajo eshte mjaft e suksesshme ne punen e saj dhe fansat e mbeshtesin per cdo projekt te sajin te ri.

Moderatorja ka nje jete publike shume interesante pasi eksploron vazhdimisht neper emisione dhe televizione te ndryshme. Prej kohesh ajo bashkejeton me te dashurin e saj, Frenkli dhe nga kjo bashkejetese ajo ka nje djale te bukur.

Jona Spahiu eshte pjese e emisionit “Kosherja” dhe nuk ka shume kohe qe ka celur si emision por gjithsesi Jona po tregon talentin e saj te lindur dhe te gjitheve po na pelqen shume.

Moderatorja e cila prezanton kete emision se bashku me Besart Kallakun gjithashtu po na shfaq nje ane tjeter te karakterit te saj, anen humoristike qe nuk e kishim pare me pare.

Por mikja e saj i paska nxjerre te palarat sot dhe bukuroshja jone nuk ka fjale per ta mohuar kete video qe shoqja e saj ka publikuar. Perpara fillimit te emisionit “Kosherja” bukuroshja jone lexon skenarin ne menyre qe te dale e pergatitur ne skene.

Me sa duket moderatorja qenka shume e emocionuar kete puntate dhe emocionet do ti nxjerre ne tualet ku po lexon dhe perserit skenarin me veten e saj. Pra nuk qenka aq e lehte te jesh moderatore ne nje emision ku te ndjekin me mijera shqiptare.

Nuk duhet te harrojme se Jona Spahiu ka qene pjese e emisionit “E diell” ne Top Channel ku me pas u largua dhe tashem eshte bere pjese e “Abc News”. Le ti urojme bukuroshes tone mjaft suksese ne karrieren e saj dhe shpresojme te arrije majat.

Continue Reading

Trending