Connect with us

Horoskopi

Do te keni nje dite te shkelqyer/ Horoskopi i detajuar per daten 27 Mars 2021, puna dashuria financat

Published

on

Dashi

Sot do jeni shumë inteligjentë dhe të kujdesshëm me gjithçka prandaj nuk kanë për t’iu dale probleme të mëdha. Nëse keni një lidhje do e keni model partnerin dhe do doni ta kopjoni sa më shumë. Ai për ju i ka të gjitha cilësitë dhe këtë gjë do ja vini në pah në çdo moment. Ju beqarët mund të afroheni me një person në punë që mund të jetë një koleg ose një klient. Jeta profesionale ka për t’iu ecur shumë mirë. Nuk do sforcoheni shumë për të arritur ato që dëshironi dhe gjithë kohës do jeni të motivuar. Në planin financiar situata nuk do jetë e shkëlqyer. Në asnjë mënyrë nuk duhet të sakrifikoni çdo para që keni nëpër duar për të plotësuar qejfet tuaja apo të atyre që ju rrethojnë.

Demi

Sot do gjendeni shpesh në konfuzion total sepse do ju duhet të bëni disa zgjedhje të vështira. Nëse jeni në një lidhje mirë është të reflektoni gjatë dhe të këshilloheni edhe me miqtë e ngushtë për disa hapa që duhet të hidhni. Edhe nëse keni pasur probleme mirë është që të mos nxitoheni t’i jepni fund gjithçkaje. Sipas Dritare.net, ju beqarët duhet të mësoni të kontrolloni veten dhe të bëni kujdes me fjalët sepse disa mund t’ua marrin për keq ato që do thoni. Në punë do ju duhet më shumë durim dhe besim tek vetja. Sado vështirësi të keni asgjë nuk është e paarritshme. Në planin financiar nuk do keni probleme sepse do dini si t’i bëni llogaritë.

Binjakët

Nëse nuk doni të mërziteni dhe të keni një ditë të keqe mirë është të mos fiksoheni pas detajeve pa rëndësi. Nëse keni një lidhje debatet do fillojnë që në mëngjes dhe nuk do kenë të ndalur për asnjë moment. Gjithë kohës do ndiheni të mërzitur. Ju beqarët do jeni të shpërqendruar dhe nuk do arrini të përfitoni nga mundësitë e mira që do iu jepen. Për punën do jetë një ditë e pafavorshme kështu që nëse keni menduar për të filluar projekte të reja apo një sipërmarrje mos e bëni sot. Gabimet pranojini dhe kontrollojeni veten sa të mundeni. Në planin financiar do keni gjithë kohës mbështetje nga miqtë dhe nuk do përballeni me vështirësi.

Gaforrja

Sot do jeni më të privilegjuar dhe çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Gjithçka do ndriçohet. Nëse jeni në një lidhje do e filloni ditën qetësisht dhe orë pas ore do shtohen dozat e fantazisë si dhe emocionet. Disa gjeste të thjeshta ndonjëherë mund të ndryshojnë çdo gjë. Ju beqarët do keni një ditë shumë të ngrohtë dhe me takime të papritura që do ua ngrohin zemrën. Përfitoni sa më shumë. Në punë keni për të arritur rezultate më të mira falë këmbënguljes, guximit dhe largpamësisë. Paratë nuk do jenë në gjendje të keqe, megjithatë më mirë shpenzoni me kursim që të keni gjendje të mirë edhe më vonë.

Luani

Do punoni shumë fort gjatë kësaj dite për të zgjidhur çdo lloj problemi që keni pasur dhe do ja dilni mbanë. Nëse keni një lidhje do diskutoni më lehtësisht me partnerin. Nga ana tjetër ndjenjat për të do jenë aq të forta saqë nuk do tundoheni aspak nga personat e tjerë që do iu joshin. Nëse jeni beqarë do e ndeshni princin e kaltër në momentin që më pas e prisni, por gjithçka do ju ndryshojë si me magji. Në punë do përfundoni me shumë sukses një projekt të nisur prej disa kohësh dhe që ju ka marrë kohë dhe mund. Rezultatet do ju kënaqin ju dhe shefat. Gjendja financiare do jetë shumë herë më e mirë se më parë.

Virgjëresha

Yjet do ju shtyjnë të ndryshoni shumë gjëra sot dhe ta shihni gjithçka me një sy tjetër. Nëse keni një lidhje, do keni një jetë më intensive nëse e dëgjoni partnerin dhe bëni ato që do ju propozojë ai. Zënkat do jenë shumë të pakta dhe fare elementare. Ju beqarët do bëni më shumë përpjekje për ta gjetur dashurinë e madhe, por mundësitë nuk kanë për të qenë shumë të mira. Në punë do ju jepen shumë detyra në të njëjtën kohë sepse shefat ua njohin aftësitë dhe e dinë se mund të realizoni çdo gjë në perfeksion. Mund të merrni edhe ndonjë shpërblim për këtë gjë çka do e përmirësojë buxhetin

Peshorja

Sot do shkëlqeni në të gjitha fushat dhe kjo do ju japë më shumë energji e pozitivitet. Nëse jeni në një lidhje nuk do ketë ndonjë shpërthim momentesh intime, ama çdo çast që do kaloni pranë njëri-tjetrit do jetë i mbushur me gëzim, harmoni dhe momente të këndshme. Ju beqaret do kërkoni dashurinë atje ku mund të duket e pamundur, por që në fakt do realizoni një nga ëndrrat më të mëdha. Sipas Dritare.net, në punë do iu jepet një mundësi shumë më e mirë për të treguar veten. As vetë nuk e kishit imagjinuar se mund të arrinit kaq lart. Për shkak të këtyre arritjeve do vijnë edhe përfitimet e para financiarë që do ua ngrohin xhepin.

Akrepi

Dita e sotme nuk ka për te qene shume e qete sot megjithatë mire është te mos nxitoheni për te marre vendime përfundimtare. Nëse jeni ne një lidhje do përballeni me vështirësi te mëdha. Partneri do ketë disa bindje te gabuara dhe ju duhet te gjeni mënyrën për t’i treguar se gabohet. Po nuk tentuat gjerat mund te përkeqësohen. Ju beqarët do arrini të realizoni disa takime interesante, por nuk do bindeni plotësisht sa për të filluar një lidhje. Në punë do ua dëgjojnë idetë që do keni, por duhet të prisni pak kohë para se të merrni përgjigjet e dëshiruara. Në planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do i merrni gjërat më seriozisht dhe do arsyetoni para se te hidhni hapa. Çdo gjë do e bëni në momentin e duhur, duke mos lënë asgjë për më vonë. Nëse keni një lidhje do i shprehni akoma më shumë ndjenjat do e bëni marrëdhënien më të bukur. Energjia, gëzimi dhe hareja do jenë pjesë e jetës. Ju beqarët do keni një komunikim shumë të ngrohtë me disa kolegë dhe duke kaluar kohë me ta mund t’i shihni me një sy tjetër. Në punë do jeni të motivuar dhe do keni kurajën të provoni edhe gjëra të reja që nuk keni menduar ndonjëherë se mund t’i arrini. Nëse me shpenzimet tregoheni vigjilentë, Urani do ju ndihmoje të keni së shpejti përmirësime.

Bricjapi

Ka rrezik që gjatë kësaj dite të ndiheni keq në disa momente dhe do ju duket sikur diçka do ju mbysë. Nëse keni një lidhje mos lejoni askënd të futet në jetën tuaj në çift sepse përveçse nuk do rregullojë asgjë mund të sjelle akoma më shumë telashe. Më mirë se ju vetë askush nuk mund të kujdeset për zemrën. Ju beqarët sado që do mundoheni nuk do realizoni asnjë takim të veçantë. Në punë nuk do pranoni të bashkëpunoni me kolegët dhe ky do jetë një minus që do ua bëjë gjërat edhe më të vështira. Në planin financiar rekomandohet me shume maturi edhe sikur situata të jetë e mirë.

Ujori

Sot ka shumë mundësi të fiksoheni tek detajet e vogla dhe të lini pas dore gjërat thelbësore. Nëse keni një lidhje do jeni të papërqendruar dhe mundet edhe të debatoni kot së koti me atë që keni në krah. Për fat ai nuk do jetë me nerva sepse gjërat mund të shkonin shumë më keq. Ju beqarët do bëni gabime të njëpasnjëshme dhe as nuk do filloni lidhje e as nuk do jeni të qetë. Në punë do vonoheni me përfundimin e detyrave që iu janë dhënë dhe keni për të marrë kritika nga shefat. Gjërat nuk do ju ecin ashtu si keni dashur. Financat do mundoheni t’i organizoni më mirë, por nuk do ja dilni dot mbanë.

Peshqit

Mund të duket e çuditshme, por sot ju do vlerësoni rutinën. Qetësuese dhe aspak stresuese ajo ju mundëson të endeni nëpër mendime. Nëse keni një lidhje partneri mundet edhe t’iu kritikojë për lënien disi pas dore dhe marrjen e gjërave si t’iu vijnë. Duhet të bëni diçka ndryshe për ta mbajtur atë pas vetes. Ju beqarët do pranoni të dilni me këdo dhe ky do jetë një gabim sepse do tregoni edhe gjëra që nuk duhet. Në punë nuk do keni shumë vështirësi. Mirë është që të jeni paksa më të vëmendshëm dhe të mos lejoni të tjerët të përfitoni nga aftësitë që keni. Financat do jenë inkurajuese dhe do ndiheni më të qetë. /dritare.net

Horoskopi

Do te keni nje kthese te forte per mire ne jeten tuaj/ Horoskopi i detajuar per daten 13 Prill 2021

Published

on

Dashi

Do qëndroni në një vend sot dhe nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndonjë lëvizje. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë pasive. Here pas here edhe mund të mërziteni dhe do doni të bëni diçka ndryshe. Nëse jeni beqarë nuk do doni të bëni aspak ndryshime sepse edhe ashtu si jeni ndiheni për mrekulli. Puna nuk do ketë ndonjë zhvillim shumë të rëndësishëm. Mund të humbisni edhe disa mundësi të shkëlqyera që do iu jepen. Më menaxhimin e financave nuk do jeni aspak serioze dhe gjendja ka rre zik të përkeqësohet edhe më tepër. Asgjë nuk do jetë më si më parë.

Demi

Mundohuni të bëni çdo lloj përpjekjeje sot për ta përmirësuar marrëdhënien me të gjithë që ju rrethojnë sepse vetëm ashtu do jeni më optimistë dhe do ndiheni mirë. Ju të dashuruarit nuk do keni durimin e duhur për ta dëgjuar partnerin tuaj dhe kjo do nxitë herë pas here debate dhe pro bleme. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni një ditë të mbushur me aventura dhe emocione. Do bëni mirë nëse e shfrytëzoni në maksimum çdo çast sepse nuk do ketë më të tilla ditë. Në punë, ngaqë do doni të arrini çdo gjë menjëherë, ka rr ezik t’i ngjitni shpejt shkallët dhe do lini boshllëqe. Financat do jenë të kënaqshme kështu që përfitoni nga për të bere edhe ndonjë investim më shumë.

Binjakët

Përgatituni për një ditë të mbushur me pr obleme dhe paqëndrueshmëri. Për ju që jeni në një lidhje asgjë nuk do ecë mire. Gjatë gjithë kohës do keni dyshime dhe nuk do dashuroheni dot qetësisht. Ju beqaret nuk duhet ta joshin dikë me gënjeshtra sepse gjithçka që do bëni do jetë në dëmin tuaj nesër. Në punë do keni shumë ide në mendje dhe gjërat do ju ngatërrohen. Nuk do arrini dot të riktheni ato që do mendoni dhe për pasojë as nuk do i vini në zbatim kur duhet. Me shpenzimet mundohuni te jeni të arsyeshëm gjatë gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mund të shlyeni edhe ndonjë borxh.

Gaforrja

Do zgjidheni me më shumë optimizëm sot dhe nuk do e lëshoni veten përballë sfidave që mund t’iu dalin. Ju që jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni edhe pse mund të keni pro bleme në jetën tuaj ne çift.. Duke u mbyllur në vetvete dhe duke e lëshuar veten asgjë nuk do mund të rregullohet. Ju beqarët do jeni të përkushtuar ndaj një projekti të rëndësishëm dhe nuk do e keni mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në punë do bëni edhe përpjekjet që nuk i kishit menduar ndonjëherë për të arritur çdo gjë që dëshironi. Për financa më të mira duhet patjetër të limitoni në maksimum shpenzimet.

Luani

Sot harmonia, alegria dhe ngjyrat do jenë mbizotëruese në jetën tuaj. Çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni shumë më optimistë. Ju beqarët do merrni shumë ftesa, por asnjeri nuk do mund t’ua ndryshoje mendjen për të filluar një lidhje. Në punë do kërkoni të punoni në një ambient të qetë dhe pasi t’iu plotësohen të gjitha kushtet keni për të arritur atë që doni. Në sektorin e financave do ndiheni si të përhumbur sepse gjendja me të vërtetë që do jetë goxha pro blematike dhe delikate.

Virgjëresha

Nuk do ndiheni aspak mirë gjatë kësaj dite dhe zemra sërish do jetë bosh. Ju të dashuruarit, edhe pse në një lidhje do ndiheni shumë vetëm. Nuk do e ndieni aspak ngrohtësinë e dikurshme të partnerit dhe kjo do ju brengosë. Ju beqarët duhet të tregoheni më të matur dhe më të kujdesshëm sepse jo të gjithë personat që do iu joshin do jenë ashtu si duken në pamje të pare. Në punë nuk do ju njihen meritat dhe kjo do ju mërzitë së tepërmi. Flisni hapur me shefat dhe nëse ata nuk pranojnë disa kushte mendoni të kërkoni diçka tjetër. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë në mënyrë që në një moment mos mbeteni keq.

Peshorja

Po ditët të silleni dhe po nuk nxituat çdo gjë ka për të ecur më së miri gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabimin e madh të flirtoni me persona të tjerë sepse keni për t’u penduar për gjithë jetën. Do shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar dhe asgjë nuk do mund të rikthehet si më parë. Ju beqarët do keni shumë njohje, por për asnjërin nga personat nuk do ju rrahë zemra fort. Sipas Dritare.net, në punë mund të ndiheni gati të ndërmerrni edhe disa rreziqe për të arritur akoma më lart. Maturia dhe durimi do jenë pikat tuaja të forta. Në planin financiar ka ardhur koha të vendosni ekuilibër sa më parë sepse përndryshe situata do përkeqësohet.

Akrepi

Dita e sotme do fillojë qetësisht, por dalëngadalë do zbukurohet dhe do bëhet më emocionuese. Nëse jeni në një lidhje dhe keni edhe dyshimin më të vogël ndaj partnerit tuaj, flisni hapur me të dhe mos i mbani asgjë të fshehtë. Vetëm në këtë mënyrë do i shmangni pro blemet serioze. Nëse jeni beqarë më në fund do realizoni një takim interesant dhe mjaft serioz. Për ju çdo gjë do ndryshoje tashme. Në punë mendohuni mirë para se të veproni dhe parashikojini ato që do ndodhin. Me shpenzimet tregohuni sa me të moderuar që të mundeni dhe nuk ka për t’iu ndodhur asgjë e keqe.

Shigjetari

Dielli do ua zbukurojë ditën sot dhe do ju shtojë optimizmin. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Yjet do ju mundësojnë çaste fantastike dhe nuk do keni asgjë çfarë të kërkoni më shumë. Ju beqarët nuk do jeni shumë të vendosur dhe ka rr ezik të mos përfitoni nga mundësitë e shkëlqyera që do iu jepen. Në punë do e keni çdo gjë shumë të thjeshtë sepse e keni ndërtuar tashmë terrenin e duhur. Konfliktet do mungojnë plotësisht. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe do keni mundësinë të bëni edhe investime afatgjata që do iu risjellin qetësinë e dëshiruar.

Bricjapi

Në përgjithësi euforia do rikthehet në jetën tuaj dhe do keni plot momente të këndshme. Yjet do ju mbështesin tej mase ju të dashuruarve dhe gjërat mes jush dhe atij që keni në krah do ecin për mrekulli. Ju beqarët jo vetëm që do keni njohje interesante, por në jetën tuaj pasioni mund të ndizet flakë. Përfitoni nga çdo moment. Në punë do ju duhet të bëni edhe zgjedhje përfundimtare për t’u futur në një etapë tjetër shumë më të favorshme. Mund të largoheni edhe nga pozicioni aktual. Në planin financiar mjafton të shmangni operacionet e rrezi kshme dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë.

Ujori

Sado të mundoheni sot nuk do mund ta përmirësoni jetën tuaj. Shpesh do jeni edhe kokëfortë dhe nuk do flisni aspak. Për të dashuruarit ka për të qenë një ditë shumë e vështirë. Ne disa momente do ndiheni si të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët nuk do jetë e nevojshme të bëni asnjë lloj përpjekjeje për ta ndryshuar statusin sepse çdo gjë do ndodhë natyrshëm. Në punë jo se do keni pro bleme, por nuk do jeni më këmbëngulës si më parë për të arritur atje ku keni dashur. Në planin financiar do jeni gjatë gjithë kohës optimistë dhe nuk do ndaleni përballë sfidave që do iu dalin.

Peshqit

Përgatituni për ditë të hareshme sot. Buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra dhe çdo gjë do e bëni me dëshirë. Për ata që janë në një lidhje kjo ka për të qenë një ditë mjaft dinamike dhe plot risi. Do kaloni plot çaste të lumtura pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Nëse jeni beqarë duhet të reflektoni disa here para se të veprojnë pasi në të kundërt mund të lëndohen. Në punë do dini t’i menaxhoni gjërat me më shumë kujdes dhe për çdo paqartësi do ju drejtoheni direkt shefave. Në planin financiar do bini viktima të dëshirave tuaja të çmendura dhe mund të mbeteni keq. 

Continue Reading

Horoskopi

Ne muajin Maj keto 6 shenja do te kene shume fat/ Astrologia Meri Shehu parashikon keto shenja

Published

on

Dashi

Muaj përgjithësisht më i qetë do jetë ky për ju. Do ndiheni shumë më të qetë se më parë. Shëndeti gjithashtu nuk do ketë pro bleme serioze, por ama herë pas here do keni shqetësimet e zakonta të kokës, barkut, etj. Financat mundet edhe të përmirësohen po patet dëshirën e mirë dhe durimin e duhur për t’i menaxhuar. Data 13 do jetë me fat për të bërë diçka që do ua shtojë të ardhurat, mos e harroni.

Demi

Ky do jetë një muaj i qetë e i kënaqshëm për ju. Më në fund do gjeni paqen shpirtërore aq shumë të dëshiruar. Sipas Merit, gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer edhe për shkak të motit dhe lodhjes, por gjëra shqetësuese nuk ka për të pasur. Mundohuni të kujdeseni pak më tepër për veten. Planetët do ju ndihmojnë me financat, mos keni merak.

Binjakët

Sado që të bëni përpjekje nuk do arrini atje ku doni këtë muaj. Tregohuni më të kujdesshëm. Për shëndet të mirë hani me maturi dhe mos kaloni limitin e lodhjes. Gjithsesi në fund të muajit do jeni më dinamikë. Kujdes, mos punoni me shume sesa mundeni sepse do lodheni shpejt. Pro blemet financiare më në fund duket se do mbarojnë. Kjo do ju gëzoje dhe do bëni edhe ndonjë blerje.

Gaforrja

Dëgjojeni me kujdes zërin tuaj të brendshëm këtë muaj dhe do e shihni që do ndiheni akoma më mirë. Për shëndetin oral duhet të tregoni më tepër kujdes pasi shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm. Situata financiare do fillojë të përmirësohet kështu që shfrytëzojeni për të shpenzuar për gjërat e domosdoshme.

Luani

Ky do jetë një muaj perfekt dhe pikërisht ashtu si e keni ëndërruar gjithë këto kohë. Shëndeti do jetë i shkëlqyer, madje do ndiheni të qetë edhe nëse vuani nga pro bleme kronike. Fundi i muajit do jetë më i kënaqshëm. Financat nuk do jenë ende të stabilizuara. Do bëni shumë shpenzime dhe buxheti sa do vije e do pakësohet.

Virgjëresha

Cilësia e këtij muaji do varet nga aftësia juaj për të jetuar momentin dhe kapja e mundësive që do iu jepen. Shëndeti do mbetet gati i njëjtë me një muaj më parë. Duhet vetëm të tregoni pak më tepër kujdes me disa organe që i keni më delikate. Financat nuk do kenë aspak pro bleme. Çdo gjë do shkoje mire sidomos që nga data 19.

Peshorja

Këtë muaj në shumë momente do qëndroni në pritje dhe nuk do veproni nga frika se mos gaboni. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla që do lidhen kryesisht me gojën dhe barkun. Mirë është të mos neglizhoni asgjë. Sipas Merit, financat do jenë të mira. Edhe do shpenzoni edhe do fitoni goxha.

Akrepi

Nuk do ndiheni shumë të qetë këtë muaj dhe do ju duket sikur nuk do jeni më fat. Në fakt ndonjëherë duhet edhe ju të bëni përpjekje më shumë. Gjendja shëndetësore do jetë përgjithësisht e qëndrueshme dhe pa pro bleme serioze. Me financat duhet të bëni pak kujdes sidomos pas datës 19.

Shigjetari

Edhe pse nuk do jetë një muaj perfekt, disa periudha të këtij muaji do i adhuroni me të vërtetë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar sidomos nëse nuk bëni kujdes me ushqimin. Dëgjojini këshillat e të afërmve tuaj sepse do iu bëjnë mirë. Financat do jenë të paqëndrueshme sidomos deri në datën 13.

Bricjapi

Ky do jete një muaj vërtet i bukur dhe çdo gjë do ecë qetësisht. Çdo moment do jeni plot jetë dhe energji. Miqtë do jenë mbështetje e fortë. Shëndeti për fat të mirë nuk do ketë pro bleme serioze. Financat do vazhdojnë të mbeten të mbrojtura edhe pse në shumë momente do ju duhet të veproni me më shumë kujdes.

Ujori

Këtë muaj do ju duhet të merrni vendime në çdo fushë. Reflektoni qetësisht dhe bëni atë që mendoni se është më e drejta. Gjendja shëndetësore nuk do jetë perfekte, por duke u kujdesur më shumë për veten situata do jetë më e mirë. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por situata do jetë më e qëndrueshme dy javët e fundit.

Peshqit

Këtë muaj do ndodhin shumë gjëra dhe në disa momente mund të mbeteni me gojë hapur. Shëndeti nuk do jetë i keq edhe pse në fakt mund të abuzoni me disa ushqime të dëmshme. Financat nuk do jenë shumë të mira, por as shume të këqija. Mos u shqetësoni fare dhe pakësoni shpenzimet. Pas datës 15 priten ndryshime. 

Continue Reading

Horoskopi

Tualeti qenka vendi i “celesit” te suksesit per te/ Ja se ku gjen qetesi nga emocionet Jona Spahiu

Published

on

Jona Spahiu eshte nje prej gazetareve me ne ze dhe me te talentuara qe kane mediet shqiptare. Ajo eshte mjaft e suksesshme ne punen e saj dhe fansat e mbeshtesin per cdo projekt te sajin te ri.

Moderatorja ka nje jete publike shume interesante pasi eksploron vazhdimisht neper emisione dhe televizione te ndryshme. Prej kohesh ajo bashkejeton me te dashurin e saj, Frenkli dhe nga kjo bashkejetese ajo ka nje djale te bukur.

Jona Spahiu eshte pjese e emisionit “Kosherja” dhe nuk ka shume kohe qe ka celur si emision por gjithsesi Jona po tregon talentin e saj te lindur dhe te gjitheve po na pelqen shume.

Moderatorja e cila prezanton kete emision se bashku me Besart Kallakun gjithashtu po na shfaq nje ane tjeter te karakterit te saj, anen humoristike qe nuk e kishim pare me pare.

Por mikja e saj i paska nxjerre te palarat sot dhe bukuroshja jone nuk ka fjale per ta mohuar kete video qe shoqja e saj ka publikuar. Perpara fillimit te emisionit “Kosherja” bukuroshja jone lexon skenarin ne menyre qe te dale e pergatitur ne skene.

Me sa duket moderatorja qenka shume e emocionuar kete puntate dhe emocionet do ti nxjerre ne tualet ku po lexon dhe perserit skenarin me veten e saj. Pra nuk qenka aq e lehte te jesh moderatore ne nje emision ku te ndjekin me mijera shqiptare.

Nuk duhet te harrojme se Jona Spahiu ka qene pjese e emisionit “E diell” ne Top Channel ku me pas u largua dhe tashem eshte bere pjese e “Abc News”. Le ti urojme bukuroshes tone mjaft suksese ne karrieren e saj dhe shpresojme te arrije majat.

Continue Reading

Trending