Connect with us

Horoskopi

Dikush do mundohet tju fuse shkopinj nen rrota/ Meri Shehu paralajmeron keto shenja te horoskopit

Published

on

Dashi

Sot do ju pushtojë gjithë kohës optimizmi dhe do i përmbushni të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes. Ju të dashuruarit do jeni tej mase romantikë dhe do mendoni surpriza nga më të ndryshmet. Partneri do jetë i gatshëm të provoje çdo gjë që do i propozoni dhe do ndihet për mrekulli. Nëse jeni beqarë, më mire t’ia lini gjërat kohës dhe të mos bëni asgjë me ngulm sepse jo vetëm që nuk mund t’ia dilni, por edhe mund të lëndoheni. Në punë do i keni idetë fikse për hapat që duhet të hidhni dhe diplomacia do ju ndihmojë të keni arritjet e shumë dëshiruara. Buxheti do ketë më shumë përmirësime.

Demi

Do jeni shumë në humor sot dhe të gatshëm për të luftuar për të marrë ato që ju takojnë. Ambicia nuk do shterojë asnjëherë. Për ju të dashuruarit, harmonia dhe kënaqësia do jetë në program, kështu që shfrytëzojeni sa më shume çdo sekondë. Ju beqarët, sado të mundoheni apo të ndihmoheni nga të afërmit, nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin e tyre. Në punë do e shtoni pak ritmin dhe do arrini edhe më lart nga kishit menduar. Po ecët kështu do merrni një propozim për rritje në detyrë. Sipas Merit, buxheti do jetë disi më i stabilizuar, por ende jo në periudhën më të mirë.

Binjakët

Yjet do ju japin më shumë vullnet gjatë kësaj dite dhe askush nuk do ju ndalë dot. Askush nuk do arrijë tua ndryshojë mendimet që keni për diçka. Ju të dashuruarit do bëni, por edhe do merrni deklarata të forta që do ua ngrenë zemrën peshë. Mbrëmja ka për të qenë fantastike dhe e mbushur me pasion të zjarrtë. Ju beqarët më në fund do e gjeni personin më të përshtatshëm që do ua ndryshojë statusin dhe jetën në tërësi. Në punë do dini si të veproni kurdoherë dhe nuk do keni besim të verbër tek kolegët. Kjo gjë do shmangë edhe zhgënjimet. Me menaxhimin e financave do merrni akoma më shumë kështu që gjendja nuk do ketë pro bleme.

Gaforrja

Dita e sotme nuk do jetë shumë e keqe, por në përgjithësi gjërat nuk do ecin si duhet. Ju të dashuruarit do kapeni edhe për gjëra të vogla me partnerin dhe nuk do hapni rrugë për asnjë moment. Shpirti romantik do mungojë plotësisht dhe në shumë momente do ndiheni bosh. Gabime do keni si ju ashtu edhe ai që keni në krah. Ju beqarëve do ju mungojë besimi tek vetja dhe nuk do guxoni as të joshni. Në punë, nevoja për perfeksion do ju bëjë të keni frikë të hidhni hapa. Po pritët vetëm ndihmën e të tjerëve nuk do shkoni askund. Financat do jenë të kënaqshme, por ju do ju mungojë sensi i organizimit.

Luani

Sot do fryje edhe erë e ngrohtë edhe e ftohtë për ju. Mund të keni kundërshtime të njëpasnjëshme me ata që ju rrethojnë dhe vështirë se mund t’i kuptoni gabimet. Nëse keni një lidhje duhet patjetër të dyfishoni energjinë për të bërë më të mirën. Nëse vetëm debatoni me partnerin ose nëse e lini shumë pas dore atë gjërat do marrin tatëpjetën dalëngadalë. Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndryshime në jetën tuaj, por një person nuk do ju shqitet derisa t’iu bëjë për vete. Në punë me shumë gjasë do ndërmerrni edhe disa rreziqe për të treguar sesa vleni. Çuditërisht disa kolegë do ju mbështesin fort. Financat do fillojnë të dobësohen pas mesditës.

Virgjëresha

Hëna dhe Urani do jenë kundërshtare të njëra tjetrës sot prandaj mund të kaloni një ditë të mbushur me shqetësime dhe stres. Nëse e keni tashmë një lidhje do i merrni shumë seriozisht ato që do ju thitë partneri dhe mund të mërziteni. Ka mundësi që t’i dramatizoni edhe gjërat me elementare. Ju beqarët do e mbroni veten nga personat që do ju vijnë rrotull dhe me dëshirë do refuzoni mundësi të shkëlqyera. Do vijë shpejt koha kur do pendoheni për këto që keni bërë. Në punë gjërat nuk do ju ecin aq mirë sa i kishit menduar, megjithatë mos ja hidhni gjithë fajin vetes. Në planin financiar do ju lindin ide nga më të ndryshmet për të përmirësuar gjendjen dhe ka rrezik të bëni edhe gabime.

Peshorja

Sot do jeni më të logjikshëm dhe do mundoheni të toleroni në cdo situatë. Jeta juaj në çift do konsolidohet akoma më shumë. Do ia hapni zemrën njëri-tjetrit dhe do i plotësoni dëshirat reciproke. Ju beqarët nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar statusin sepse thjesht ideja e humbjes së lirisë që keni pasur deri më sot iu tmerron. Në punë duhet të ndiqni me përpikmëri planet që keni bërë në mënyrë që të arrini majat. Po bëtë devijime gjërat do ndërlikohen akoma më tepër. Sipas Merit, në planin financiar nuk do jeni shumë të kujdesshëm, por falë ndihmës së familjarëve gjendja ka për të mbetur goxha e mirë.

Akrepi

Marsi do ju bëjë më guximtarë sot dhe do jeni të gatshëm të nisni çdo lloj aventure për një jetë më të begatë. Ju të dashuruarit që keni pasur mosmarrëveshje të vogla kohët e fundit do jeni më të qetë sepse do sqaroni gjithçka që në mëngjes. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe emocionet do iu pushtojnë furishëm. Për ju asgjë nuk do jetë me si më parë, por e sigurt që do jetë më flakëruese. Në punë mund të keni disa konflikte me shefat dhe e ardhmja juaj në kompani do jetë e rrezikuar. Tregohuni sa më të matur me çdo veprim. Me shpenzimet tregohuni realiste që të mos keni asnjë pr oblem.

Shigjetari

Sot do kapeni me veten tuaj gjithë kohës dhe mund ta bëni veten fajtorë për çdo të keqe që po ju ndodh. Ju të dashuruarit do keni një ditë të ndërlikuar Persona të jashtëm do ndikojnë tek ju dhe do ju bëjnë të debatoni edhe për gjërat më të vogla. Edhe nëse jeni beqarë do jeni të palogjikshëm dhe do bëni gabime të pafalshme. Edhe për punën do jetë një jave disi e vështirë, por me pak me shumë përpjekje mund t’ia dilni. Pr oblemet financiare duhet t’i zgjidhni sa me parë që të jetë e mundur sepse po i late pas dore situata mund të marre seriozisht tatëpjetën.

Bricjapi

Sot do jeni të fiksuar pas familjes dhe do harrini se në jetë ka dhe gjëra të thera të rëndësishme përveç saj. Ju të dashuruarit do jeni tej mase impulsivë dhe do bëni gjëra aq të gabuara saqë as vetë nuk i kishit menduar ndonjëherë. Ju beqarët nuk do jenë në humor shumë të mirë dhe do preferoni të qëndroni vetëm e të reflektoni. As miqtë apo familjaret nuk do preferoni t’i kenë pranë. As në punë nuk do keni rezultate shumë pozitive dhe do ndiheni më pesimistë se më parë. Në planin financiar duhet të bëni njëherë llogarite para se të veproni në mënyrë që të mos keni të papritura.

Ujori

Do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat shumë personalisht. Nëse jeni në një lidhje bëni të pamundurën për të shmangur tensionin dhe hapni rrugë sa më tepër. Po u treguat kokëfortë vetëm sa do i përkeqësoni gjërat dhe do vuani vetë. Nëse ende nuk e keni gjetur shpirtin binjak, as sot nuk do ndodhë ndonjë mrekulli. Do keni njohje të reja, por askush nuk do ua mbushë mendjen. Në punë nuk do doni t’iu bini në qafë të tjerëve dhe as të përfitoni nga dobësitë e disa kolegëve. Në fakt këto do jenë gabime që do ju lënë mbrapa. Për shkak të disa borxheve të marra më parë apo të disa faturave të papaguara financat do dobësohen goxha.

Peshqit

Yjet do ju krijojnë mundësinë për të komunikuar më mirë me të gjithë sot dhe për të dhënë mesazhet e duhura. Jeta sociale do jetë edhe më intensive sot. Për ju që jeni në një lidhje marrëdhënia me partnerin ka për të qenë fantastike. Do dini si ta surprizoni njëri-tjetrin, s ta përkëdhelni dhe si ta bëni të ndihet më mirë se kurdoherë. Pasioni do mbizotërojë gjithë kohës. Edhe ju beqarët do kaloni momente të bukura pas disa njohjeve të nxitura nga miqtë. Në punë do merreni vesh më mirë me kolegët dhe duke bashkëpunuar do i arrini të gjitha objektivat. Buxhetin vështirë se do ta menaxhoni si duhet, por gjithsesi tani për tani paratë do jenë të mjaftueshme. 

Horoskopi

Do te keni nje kthese te forte per mire ne jeten tuaj/ Horoskopi i detajuar per daten 13 Prill 2021

Published

on

Dashi

Do qëndroni në një vend sot dhe nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndonjë lëvizje. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë pasive. Here pas here edhe mund të mërziteni dhe do doni të bëni diçka ndryshe. Nëse jeni beqarë nuk do doni të bëni aspak ndryshime sepse edhe ashtu si jeni ndiheni për mrekulli. Puna nuk do ketë ndonjë zhvillim shumë të rëndësishëm. Mund të humbisni edhe disa mundësi të shkëlqyera që do iu jepen. Më menaxhimin e financave nuk do jeni aspak serioze dhe gjendja ka rre zik të përkeqësohet edhe më tepër. Asgjë nuk do jetë më si më parë.

Demi

Mundohuni të bëni çdo lloj përpjekjeje sot për ta përmirësuar marrëdhënien me të gjithë që ju rrethojnë sepse vetëm ashtu do jeni më optimistë dhe do ndiheni mirë. Ju të dashuruarit nuk do keni durimin e duhur për ta dëgjuar partnerin tuaj dhe kjo do nxitë herë pas here debate dhe pro bleme. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni një ditë të mbushur me aventura dhe emocione. Do bëni mirë nëse e shfrytëzoni në maksimum çdo çast sepse nuk do ketë më të tilla ditë. Në punë, ngaqë do doni të arrini çdo gjë menjëherë, ka rr ezik t’i ngjitni shpejt shkallët dhe do lini boshllëqe. Financat do jenë të kënaqshme kështu që përfitoni nga për të bere edhe ndonjë investim më shumë.

Binjakët

Përgatituni për një ditë të mbushur me pr obleme dhe paqëndrueshmëri. Për ju që jeni në një lidhje asgjë nuk do ecë mire. Gjatë gjithë kohës do keni dyshime dhe nuk do dashuroheni dot qetësisht. Ju beqaret nuk duhet ta joshin dikë me gënjeshtra sepse gjithçka që do bëni do jetë në dëmin tuaj nesër. Në punë do keni shumë ide në mendje dhe gjërat do ju ngatërrohen. Nuk do arrini dot të riktheni ato që do mendoni dhe për pasojë as nuk do i vini në zbatim kur duhet. Me shpenzimet mundohuni te jeni të arsyeshëm gjatë gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mund të shlyeni edhe ndonjë borxh.

Gaforrja

Do zgjidheni me më shumë optimizëm sot dhe nuk do e lëshoni veten përballë sfidave që mund t’iu dalin. Ju që jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni edhe pse mund të keni pro bleme në jetën tuaj ne çift.. Duke u mbyllur në vetvete dhe duke e lëshuar veten asgjë nuk do mund të rregullohet. Ju beqarët do jeni të përkushtuar ndaj një projekti të rëndësishëm dhe nuk do e keni mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në punë do bëni edhe përpjekjet që nuk i kishit menduar ndonjëherë për të arritur çdo gjë që dëshironi. Për financa më të mira duhet patjetër të limitoni në maksimum shpenzimet.

Luani

Sot harmonia, alegria dhe ngjyrat do jenë mbizotëruese në jetën tuaj. Çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni shumë më optimistë. Ju beqarët do merrni shumë ftesa, por asnjeri nuk do mund t’ua ndryshoje mendjen për të filluar një lidhje. Në punë do kërkoni të punoni në një ambient të qetë dhe pasi t’iu plotësohen të gjitha kushtet keni për të arritur atë që doni. Në sektorin e financave do ndiheni si të përhumbur sepse gjendja me të vërtetë që do jetë goxha pro blematike dhe delikate.

Virgjëresha

Nuk do ndiheni aspak mirë gjatë kësaj dite dhe zemra sërish do jetë bosh. Ju të dashuruarit, edhe pse në një lidhje do ndiheni shumë vetëm. Nuk do e ndieni aspak ngrohtësinë e dikurshme të partnerit dhe kjo do ju brengosë. Ju beqarët duhet të tregoheni më të matur dhe më të kujdesshëm sepse jo të gjithë personat që do iu joshin do jenë ashtu si duken në pamje të pare. Në punë nuk do ju njihen meritat dhe kjo do ju mërzitë së tepërmi. Flisni hapur me shefat dhe nëse ata nuk pranojnë disa kushte mendoni të kërkoni diçka tjetër. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë në mënyrë që në një moment mos mbeteni keq.

Peshorja

Po ditët të silleni dhe po nuk nxituat çdo gjë ka për të ecur më së miri gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabimin e madh të flirtoni me persona të tjerë sepse keni për t’u penduar për gjithë jetën. Do shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar dhe asgjë nuk do mund të rikthehet si më parë. Ju beqarët do keni shumë njohje, por për asnjërin nga personat nuk do ju rrahë zemra fort. Sipas Dritare.net, në punë mund të ndiheni gati të ndërmerrni edhe disa rreziqe për të arritur akoma më lart. Maturia dhe durimi do jenë pikat tuaja të forta. Në planin financiar ka ardhur koha të vendosni ekuilibër sa më parë sepse përndryshe situata do përkeqësohet.

Akrepi

Dita e sotme do fillojë qetësisht, por dalëngadalë do zbukurohet dhe do bëhet më emocionuese. Nëse jeni në një lidhje dhe keni edhe dyshimin më të vogël ndaj partnerit tuaj, flisni hapur me të dhe mos i mbani asgjë të fshehtë. Vetëm në këtë mënyrë do i shmangni pro blemet serioze. Nëse jeni beqarë më në fund do realizoni një takim interesant dhe mjaft serioz. Për ju çdo gjë do ndryshoje tashme. Në punë mendohuni mirë para se të veproni dhe parashikojini ato që do ndodhin. Me shpenzimet tregohuni sa me të moderuar që të mundeni dhe nuk ka për t’iu ndodhur asgjë e keqe.

Shigjetari

Dielli do ua zbukurojë ditën sot dhe do ju shtojë optimizmin. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Yjet do ju mundësojnë çaste fantastike dhe nuk do keni asgjë çfarë të kërkoni më shumë. Ju beqarët nuk do jeni shumë të vendosur dhe ka rr ezik të mos përfitoni nga mundësitë e shkëlqyera që do iu jepen. Në punë do e keni çdo gjë shumë të thjeshtë sepse e keni ndërtuar tashmë terrenin e duhur. Konfliktet do mungojnë plotësisht. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe do keni mundësinë të bëni edhe investime afatgjata që do iu risjellin qetësinë e dëshiruar.

Bricjapi

Në përgjithësi euforia do rikthehet në jetën tuaj dhe do keni plot momente të këndshme. Yjet do ju mbështesin tej mase ju të dashuruarve dhe gjërat mes jush dhe atij që keni në krah do ecin për mrekulli. Ju beqarët jo vetëm që do keni njohje interesante, por në jetën tuaj pasioni mund të ndizet flakë. Përfitoni nga çdo moment. Në punë do ju duhet të bëni edhe zgjedhje përfundimtare për t’u futur në një etapë tjetër shumë më të favorshme. Mund të largoheni edhe nga pozicioni aktual. Në planin financiar mjafton të shmangni operacionet e rrezi kshme dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë.

Ujori

Sado të mundoheni sot nuk do mund ta përmirësoni jetën tuaj. Shpesh do jeni edhe kokëfortë dhe nuk do flisni aspak. Për të dashuruarit ka për të qenë një ditë shumë e vështirë. Ne disa momente do ndiheni si të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët nuk do jetë e nevojshme të bëni asnjë lloj përpjekjeje për ta ndryshuar statusin sepse çdo gjë do ndodhë natyrshëm. Në punë jo se do keni pro bleme, por nuk do jeni më këmbëngulës si më parë për të arritur atje ku keni dashur. Në planin financiar do jeni gjatë gjithë kohës optimistë dhe nuk do ndaleni përballë sfidave që do iu dalin.

Peshqit

Përgatituni për ditë të hareshme sot. Buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra dhe çdo gjë do e bëni me dëshirë. Për ata që janë në një lidhje kjo ka për të qenë një ditë mjaft dinamike dhe plot risi. Do kaloni plot çaste të lumtura pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Nëse jeni beqarë duhet të reflektoni disa here para se të veprojnë pasi në të kundërt mund të lëndohen. Në punë do dini t’i menaxhoni gjërat me më shumë kujdes dhe për çdo paqartësi do ju drejtoheni direkt shefave. Në planin financiar do bini viktima të dëshirave tuaja të çmendura dhe mund të mbeteni keq. 

Continue Reading

Horoskopi

Ne muajin Maj keto 6 shenja do te kene shume fat/ Astrologia Meri Shehu parashikon keto shenja

Published

on

Dashi

Muaj përgjithësisht më i qetë do jetë ky për ju. Do ndiheni shumë më të qetë se më parë. Shëndeti gjithashtu nuk do ketë pro bleme serioze, por ama herë pas here do keni shqetësimet e zakonta të kokës, barkut, etj. Financat mundet edhe të përmirësohen po patet dëshirën e mirë dhe durimin e duhur për t’i menaxhuar. Data 13 do jetë me fat për të bërë diçka që do ua shtojë të ardhurat, mos e harroni.

Demi

Ky do jetë një muaj i qetë e i kënaqshëm për ju. Më në fund do gjeni paqen shpirtërore aq shumë të dëshiruar. Sipas Merit, gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer edhe për shkak të motit dhe lodhjes, por gjëra shqetësuese nuk ka për të pasur. Mundohuni të kujdeseni pak më tepër për veten. Planetët do ju ndihmojnë me financat, mos keni merak.

Binjakët

Sado që të bëni përpjekje nuk do arrini atje ku doni këtë muaj. Tregohuni më të kujdesshëm. Për shëndet të mirë hani me maturi dhe mos kaloni limitin e lodhjes. Gjithsesi në fund të muajit do jeni më dinamikë. Kujdes, mos punoni me shume sesa mundeni sepse do lodheni shpejt. Pro blemet financiare më në fund duket se do mbarojnë. Kjo do ju gëzoje dhe do bëni edhe ndonjë blerje.

Gaforrja

Dëgjojeni me kujdes zërin tuaj të brendshëm këtë muaj dhe do e shihni që do ndiheni akoma më mirë. Për shëndetin oral duhet të tregoni më tepër kujdes pasi shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm. Situata financiare do fillojë të përmirësohet kështu që shfrytëzojeni për të shpenzuar për gjërat e domosdoshme.

Luani

Ky do jetë një muaj perfekt dhe pikërisht ashtu si e keni ëndërruar gjithë këto kohë. Shëndeti do jetë i shkëlqyer, madje do ndiheni të qetë edhe nëse vuani nga pro bleme kronike. Fundi i muajit do jetë më i kënaqshëm. Financat nuk do jenë ende të stabilizuara. Do bëni shumë shpenzime dhe buxheti sa do vije e do pakësohet.

Virgjëresha

Cilësia e këtij muaji do varet nga aftësia juaj për të jetuar momentin dhe kapja e mundësive që do iu jepen. Shëndeti do mbetet gati i njëjtë me një muaj më parë. Duhet vetëm të tregoni pak më tepër kujdes me disa organe që i keni më delikate. Financat nuk do kenë aspak pro bleme. Çdo gjë do shkoje mire sidomos që nga data 19.

Peshorja

Këtë muaj në shumë momente do qëndroni në pritje dhe nuk do veproni nga frika se mos gaboni. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla që do lidhen kryesisht me gojën dhe barkun. Mirë është të mos neglizhoni asgjë. Sipas Merit, financat do jenë të mira. Edhe do shpenzoni edhe do fitoni goxha.

Akrepi

Nuk do ndiheni shumë të qetë këtë muaj dhe do ju duket sikur nuk do jeni më fat. Në fakt ndonjëherë duhet edhe ju të bëni përpjekje më shumë. Gjendja shëndetësore do jetë përgjithësisht e qëndrueshme dhe pa pro bleme serioze. Me financat duhet të bëni pak kujdes sidomos pas datës 19.

Shigjetari

Edhe pse nuk do jetë një muaj perfekt, disa periudha të këtij muaji do i adhuroni me të vërtetë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar sidomos nëse nuk bëni kujdes me ushqimin. Dëgjojini këshillat e të afërmve tuaj sepse do iu bëjnë mirë. Financat do jenë të paqëndrueshme sidomos deri në datën 13.

Bricjapi

Ky do jete një muaj vërtet i bukur dhe çdo gjë do ecë qetësisht. Çdo moment do jeni plot jetë dhe energji. Miqtë do jenë mbështetje e fortë. Shëndeti për fat të mirë nuk do ketë pro bleme serioze. Financat do vazhdojnë të mbeten të mbrojtura edhe pse në shumë momente do ju duhet të veproni me më shumë kujdes.

Ujori

Këtë muaj do ju duhet të merrni vendime në çdo fushë. Reflektoni qetësisht dhe bëni atë që mendoni se është më e drejta. Gjendja shëndetësore nuk do jetë perfekte, por duke u kujdesur më shumë për veten situata do jetë më e mirë. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por situata do jetë më e qëndrueshme dy javët e fundit.

Peshqit

Këtë muaj do ndodhin shumë gjëra dhe në disa momente mund të mbeteni me gojë hapur. Shëndeti nuk do jetë i keq edhe pse në fakt mund të abuzoni me disa ushqime të dëmshme. Financat nuk do jenë shumë të mira, por as shume të këqija. Mos u shqetësoni fare dhe pakësoni shpenzimet. Pas datës 15 priten ndryshime. 

Continue Reading

Horoskopi

Tualeti qenka vendi i “celesit” te suksesit per te/ Ja se ku gjen qetesi nga emocionet Jona Spahiu

Published

on

Jona Spahiu eshte nje prej gazetareve me ne ze dhe me te talentuara qe kane mediet shqiptare. Ajo eshte mjaft e suksesshme ne punen e saj dhe fansat e mbeshtesin per cdo projekt te sajin te ri.

Moderatorja ka nje jete publike shume interesante pasi eksploron vazhdimisht neper emisione dhe televizione te ndryshme. Prej kohesh ajo bashkejeton me te dashurin e saj, Frenkli dhe nga kjo bashkejetese ajo ka nje djale te bukur.

Jona Spahiu eshte pjese e emisionit “Kosherja” dhe nuk ka shume kohe qe ka celur si emision por gjithsesi Jona po tregon talentin e saj te lindur dhe te gjitheve po na pelqen shume.

Moderatorja e cila prezanton kete emision se bashku me Besart Kallakun gjithashtu po na shfaq nje ane tjeter te karakterit te saj, anen humoristike qe nuk e kishim pare me pare.

Por mikja e saj i paska nxjerre te palarat sot dhe bukuroshja jone nuk ka fjale per ta mohuar kete video qe shoqja e saj ka publikuar. Perpara fillimit te emisionit “Kosherja” bukuroshja jone lexon skenarin ne menyre qe te dale e pergatitur ne skene.

Me sa duket moderatorja qenka shume e emocionuar kete puntate dhe emocionet do ti nxjerre ne tualet ku po lexon dhe perserit skenarin me veten e saj. Pra nuk qenka aq e lehte te jesh moderatore ne nje emision ku te ndjekin me mijera shqiptare.

Nuk duhet te harrojme se Jona Spahiu ka qene pjese e emisionit “E diell” ne Top Channel ku me pas u largua dhe tashem eshte bere pjese e “Abc News”. Le ti urojme bukuroshes tone mjaft suksese ne karrieren e saj dhe shpresojme te arrije majat.

Continue Reading

Trending