Connect with us

Horoskopi

Tejet ambiciozë dhe me besim në vetvete/ Keto jane shenjat qe fatin do e kene kete periudhe,sipas Merit

Published

on

Dashi

Tejet ambiciozë dhe me besim në vetvete, ju do kërkoni të zgjidhni çdo pro blem gjatë kësaj dite. Në fakt përpjekjet dhe impenjimi do të shpërblehen. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft. Do shpreheni më lirisht dhe nuk do druheni të diskutoni edhe për tema delikate. Ju beqarët do keni mundësi me shumicë për takime dhe aventura dhe mund të përgatisni terrenin për të filluar shumë shpejt një lidhje serioze. Në punë nuk do merrni dot përgjigje për të gjitha pyetjet që do bëni, megjithatë mos u dorëzoni dhe prisni një tjetër moment për të kërkuar atë që doni. Ndryshime pozitive do ndodhin në planin financiar. Filloni të hiqni disa lek mënjanë për raste rreziku.

Demi

Merreni jetën si t’iu vijë sot dhe mos e brengosni shpirtin duke kërkuar t’iu bëhet çdo gjë në perfeksion. Hëna do ua ndërlikojë jetën ju të dashuruarve dhe do keni debate të ashpra me partnerin. Do prekeni mjaft nga disa gjëra që ai do iu thotë dhe do trishtoheni. Ju beqarët do e keni të vështirë të gjeni personin më të përshtatshëm për veten. Bëni edhe pak durim. Sipas Merit, në punë do iu jepen mundësi të shkëlqyera për ta treguar sesa vleni. Strategjitë që do ndiqni do ju çojnë atje ku keni dashur gjithë këto kohë. Çështjet financiare nuk do shkojnë ashtu si duhet. Do keni vështirësi të cilat mezi do i kaloni.

Binjakët

Mërkuri do jetë planeti që do kujdeset pafundësisht për ju gjatë kësaj dite kështu që duhet t’i jeni falënderues përherë. Nëse jeni në një lidhje, asnjë planet nuk do mund të tronditë sektorin tuaj të dashurisë, madje Hëna do iu ndihmojë të shihni edhe një të ardhme të mirë së bashku. Për ju beqarët mund të ketë dashuri të reja, por më pasionantet do jenë dashuritë e vjetra që do të rikthehen. Shfrytëzojeni ditën sa të mundeni. Në punë, sido që t’iu vijnë gjërat mirë është të tregoheni të duruar dhe të mos bëni gabime. Nëse dikush ju propozon diçka, dëgjojeni me kujdes dhe nëse diçka nuk ju pëlqen mos ua vini veshin, por mos ua thoni. Plutoni do të favorizojë financat dhe do keni mundësinë të shlyeni edhe borxhet që keni pasur. Ruajeni ekuilibrin që do vendoset.

Gaforrja

Edhe pse gjërat nuk do ju ecin sipas parashikimeve, sot nuk duhet të mendoni se jeni fatkeqë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni realistë dhe mos mendoni se keni gjithmonë të drejtë. Të gjithë bëjnë gabime dhe ju nuk keni si të jeni ndryshe. I vlerësuar është ai që i pranoni ato dhe kërkon falje. Ju beqarët do kërkoni gjatë gjithë kohës, por ende nuk do e gjeni atë që iu përshtatet. Në punë do qëndroni orë shtese dhe jo vetëm që nuk do paguheni, por nuk do merrni as falënderime. Financat nuk do jenë as shumë të mira as shumë të këqija. Ruani sa të mundni ekuilibrin.

Luani

Mos u bëni supersiciozë sot. Kjo ditë do jetë me të vërtetë shumë ë bukur, me fat dhe e mbushur me gëzim. Planetët do kenë një ndikim mjaft pozitiv për ju që keni një lidhje. Do i matni mirë fjalët dhe nuk do bëni gabime. Bashkëpunimi do fillojë të përforcohet. Nëse jeni beqarë nuk duhet të filloni aventura të cilat mund t’iu bëjnë të vuani më vonë. Në punë duhet të zgjidhni sa më parë disa çështje që i kishit lënë pezull sepse në të kundërt do merrni kritika. Me financat nuk duhet të tregoheni impulsivë. Shpenzoni për gjërat më të nevojshme, por me kujdes. Në këtë mënyrë nuk do keni tronditje.

Virgjëresha

Sot do keni luhatje të shpeshta humori, mund ta ngrini edhe zërin, por të gjithë do ju tolerojnë. Nëse jeni në një lidhje do vazhdoni të keni dyshime mbi vazhdimësinë e jetës në çift. Mundohuni të mos merrni vendime të nxituara sepse kjo do iu bëjë të lëndoheni më vonë. Ju beqarët do e keni të vështirë të krijoni lidhjen që keni ëndërruar. Prisni edhe pak kohë. Në punë do jetë pak e vështirë për të realizuar një takim me shefat, por nuk do dekurajoheni dhe do arrini qëllimin që i keni vënë vetes. Financat do jenë mjaft të ekuilibruara dhe nuk do keni tronditje të mëdha. Ruajeni këtë situatë.

Peshorja

Për shkak të vendosjes jo të mirë të planetëve, sot nuk do kaloni një ditë shumë të qëndrueshme. Nëse keni një lidhje, mrrëdhënia në çift nuk do jetë shumë e qetë. Mundohuni të mos e impononi mendimin tuaj me çdo kusht sepse kjo do sjellë debate. Ju beqarët do tregohen të paduruar dhe mund të bëni disa zgjedhje të gabuara. Në punë nuk do ju mungojë as imagjinata dhe as vendosmëria për të realizuar çdo objektiv. Me këmbëngulje dhe besim do i kaloni edhe vështirësitë. Sipas Merit, në planin financiar nuk duhet në asnjë mënyrë të ndërmerrni rreziqe të mëdha dhe as të jepni para hua. Sot duhet me patjetër të ruani ekuilibrin.

Akrepi

Mundohuni të jeni më të matur dhe të reflektoni para çdo hapi që do hidhni. Saturni do ju bëjë më të guximshëm. Nëse jeni në çift dhe marrëdhënia juaj po kalon një periudhë të vështirë, duhet të bëni çmos që t’i rregulloni gjërat dhe të diskutoni hapur me partnerin. Mos dëgjoni ato që do iu thonë të tjerët. Ju beqarët do betoheni se askush nuk mund t’ua marrë “lirinë” që keni dhe nuk do doni lidhje, por ka gjasa që nga mbrëmja të ndryshoni mendim. Në punë do doni të bëni çdo gjë me kujdes dhe largpamësi. Dëgjojini edhe kolegët e vjetër sepse përvoja e tyre do iu japë shtysë. Në planin financiar do shpenzoni me maturi dhe kjo do bëjë që të mos keni pro bleme.

Shigjetari

Asgjë nuk do ju ecë sipas parashikimeve gjatë kësaj dite dhe kjo gjë do ju demoralizojë pafundësisht. Plutoni do sjellë mosmarrëveshje për ju të dashuruarit. Tregohuni të përmbajtur dhe bëni kujdes me ato që do thoni. Ju beqarët do keni shumë fat në dashuri. Venusi do iu ndihmojë të gjeni personin e duhur me të cilin të krijoni një lidhje serioze. Në punë do merrni një promovim, i cili do ju motivojë më shumë dhe do ju shtyjë të bëni edhe përpjekje. Konkurrenca do jetë e fortë nëse punoni në sektorin privat kështu që bëjini sytë katër. Nëse shpenzoni pa menduar gjatë kësaj dite, ekuilibri financiar do të tronditet ndjeshëm. Shmangni edhe marrjen e vendimeve të mëdha.

Bricjapi

Mos flini gjatë kësaj dite, por bëni çdo gjë që të keni dëshirë. Askush dhe asgjë nuk do ju ndalë dot kur e bëni diçka me zemër. Nëse jeni në një lidhje do keni mundësi të shijoni lumturinë. Nuk do keni as debate dhe as konflikte me njëri-tjetrin. Shfrytëzojeni sa të mundni ditën sepse jo të gjitha janë të tilla. Ju beqarët duhet të tregoheni më vigjilentë kur të kërkoni personin e duhur. Mos u nxitoni në mënyre që të mos vuani. Në punë konkurrenca do jetë shumë e madhe, por nëse përpiqeni mundet edhe të arrini ku doni. Nëse keni ëndërruar ndryshime, mund të jetë edhe dita juaj e privilegjuar. Financat do përmirësohen ndjeshëm. Tashmë ju mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Ujori

Sot do jeni të guximshëm, sypatrembur dhe realistë. Jeta juaj do jetë e ndriçuar, por do i ndihmoni edhe të tjerët të kalojnë momente të këndshme. Jeta sentimentale për ju që jeni në një lidhje do vazhdojë të mbrohet nga yjet edhe gjatë kësaj dite. Klima do jetë e ngrohtë dhe do jeni të lirë të bëni çfarë të doni. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni prandaj nuk do kërkoni me ngulm të keni dikë pranë. Në punë duhet t’i bëni sytë katër dhe duhet t’ua vini veshin këshillave të eprorëve. Gjithashtu mirë është të reflektoni para se të veproni. Me financat duhet të vazhdoni të tregoheni të matur ende. Nuk ka ardhur ende koha të bëni shpenzime të mëdha.

Peshqit

Bujaria juaj e tepër mund të nxitë disa persona të këqij të përfitojnë prej jush sot. Tregohuni më të kujdesshëm. Ju të dashuruarit do flisni pa u menduar sepse do keni bindjen se partneri ju do aq shumë saqë mund të pranojnë edhe ndonjë gabim. Në fakt kjo nuk do ndodhë sepse ai nuk do jetë aspak në humor. Ju beqarët do ndikoheni nga financat e disa personave që do takoni dhe do bëni zgjedhje të gabuara. Në punë mund të ndodhin disa vonesa me çështjet që keni nisur, por nuk duhet të alarmoheni. Kujdes me disa kolegë të vjetër që do ju hiqen si shokë ndërkohë që do kërkojnë t’iu prishin planet. Në planin financiar duhet të ndiqni një strategji shumë strikte.

Horoskopi

Do te keni nje kthese te forte per mire ne jeten tuaj/ Horoskopi i detajuar per daten 13 Prill 2021

Published

on

Dashi

Do qëndroni në një vend sot dhe nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndonjë lëvizje. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë pasive. Here pas here edhe mund të mërziteni dhe do doni të bëni diçka ndryshe. Nëse jeni beqarë nuk do doni të bëni aspak ndryshime sepse edhe ashtu si jeni ndiheni për mrekulli. Puna nuk do ketë ndonjë zhvillim shumë të rëndësishëm. Mund të humbisni edhe disa mundësi të shkëlqyera që do iu jepen. Më menaxhimin e financave nuk do jeni aspak serioze dhe gjendja ka rre zik të përkeqësohet edhe më tepër. Asgjë nuk do jetë më si më parë.

Demi

Mundohuni të bëni çdo lloj përpjekjeje sot për ta përmirësuar marrëdhënien me të gjithë që ju rrethojnë sepse vetëm ashtu do jeni më optimistë dhe do ndiheni mirë. Ju të dashuruarit nuk do keni durimin e duhur për ta dëgjuar partnerin tuaj dhe kjo do nxitë herë pas here debate dhe pro bleme. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni një ditë të mbushur me aventura dhe emocione. Do bëni mirë nëse e shfrytëzoni në maksimum çdo çast sepse nuk do ketë më të tilla ditë. Në punë, ngaqë do doni të arrini çdo gjë menjëherë, ka rr ezik t’i ngjitni shpejt shkallët dhe do lini boshllëqe. Financat do jenë të kënaqshme kështu që përfitoni nga për të bere edhe ndonjë investim më shumë.

Binjakët

Përgatituni për një ditë të mbushur me pr obleme dhe paqëndrueshmëri. Për ju që jeni në një lidhje asgjë nuk do ecë mire. Gjatë gjithë kohës do keni dyshime dhe nuk do dashuroheni dot qetësisht. Ju beqaret nuk duhet ta joshin dikë me gënjeshtra sepse gjithçka që do bëni do jetë në dëmin tuaj nesër. Në punë do keni shumë ide në mendje dhe gjërat do ju ngatërrohen. Nuk do arrini dot të riktheni ato që do mendoni dhe për pasojë as nuk do i vini në zbatim kur duhet. Me shpenzimet mundohuni te jeni të arsyeshëm gjatë gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mund të shlyeni edhe ndonjë borxh.

Gaforrja

Do zgjidheni me më shumë optimizëm sot dhe nuk do e lëshoni veten përballë sfidave që mund t’iu dalin. Ju që jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni edhe pse mund të keni pro bleme në jetën tuaj ne çift.. Duke u mbyllur në vetvete dhe duke e lëshuar veten asgjë nuk do mund të rregullohet. Ju beqarët do jeni të përkushtuar ndaj një projekti të rëndësishëm dhe nuk do e keni mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në punë do bëni edhe përpjekjet që nuk i kishit menduar ndonjëherë për të arritur çdo gjë që dëshironi. Për financa më të mira duhet patjetër të limitoni në maksimum shpenzimet.

Luani

Sot harmonia, alegria dhe ngjyrat do jenë mbizotëruese në jetën tuaj. Çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni shumë më optimistë. Ju beqarët do merrni shumë ftesa, por asnjeri nuk do mund t’ua ndryshoje mendjen për të filluar një lidhje. Në punë do kërkoni të punoni në një ambient të qetë dhe pasi t’iu plotësohen të gjitha kushtet keni për të arritur atë që doni. Në sektorin e financave do ndiheni si të përhumbur sepse gjendja me të vërtetë që do jetë goxha pro blematike dhe delikate.

Virgjëresha

Nuk do ndiheni aspak mirë gjatë kësaj dite dhe zemra sërish do jetë bosh. Ju të dashuruarit, edhe pse në një lidhje do ndiheni shumë vetëm. Nuk do e ndieni aspak ngrohtësinë e dikurshme të partnerit dhe kjo do ju brengosë. Ju beqarët duhet të tregoheni më të matur dhe më të kujdesshëm sepse jo të gjithë personat që do iu joshin do jenë ashtu si duken në pamje të pare. Në punë nuk do ju njihen meritat dhe kjo do ju mërzitë së tepërmi. Flisni hapur me shefat dhe nëse ata nuk pranojnë disa kushte mendoni të kërkoni diçka tjetër. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë në mënyrë që në një moment mos mbeteni keq.

Peshorja

Po ditët të silleni dhe po nuk nxituat çdo gjë ka për të ecur më së miri gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabimin e madh të flirtoni me persona të tjerë sepse keni për t’u penduar për gjithë jetën. Do shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar dhe asgjë nuk do mund të rikthehet si më parë. Ju beqarët do keni shumë njohje, por për asnjërin nga personat nuk do ju rrahë zemra fort. Sipas Dritare.net, në punë mund të ndiheni gati të ndërmerrni edhe disa rreziqe për të arritur akoma më lart. Maturia dhe durimi do jenë pikat tuaja të forta. Në planin financiar ka ardhur koha të vendosni ekuilibër sa më parë sepse përndryshe situata do përkeqësohet.

Akrepi

Dita e sotme do fillojë qetësisht, por dalëngadalë do zbukurohet dhe do bëhet më emocionuese. Nëse jeni në një lidhje dhe keni edhe dyshimin më të vogël ndaj partnerit tuaj, flisni hapur me të dhe mos i mbani asgjë të fshehtë. Vetëm në këtë mënyrë do i shmangni pro blemet serioze. Nëse jeni beqarë më në fund do realizoni një takim interesant dhe mjaft serioz. Për ju çdo gjë do ndryshoje tashme. Në punë mendohuni mirë para se të veproni dhe parashikojini ato që do ndodhin. Me shpenzimet tregohuni sa me të moderuar që të mundeni dhe nuk ka për t’iu ndodhur asgjë e keqe.

Shigjetari

Dielli do ua zbukurojë ditën sot dhe do ju shtojë optimizmin. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Yjet do ju mundësojnë çaste fantastike dhe nuk do keni asgjë çfarë të kërkoni më shumë. Ju beqarët nuk do jeni shumë të vendosur dhe ka rr ezik të mos përfitoni nga mundësitë e shkëlqyera që do iu jepen. Në punë do e keni çdo gjë shumë të thjeshtë sepse e keni ndërtuar tashmë terrenin e duhur. Konfliktet do mungojnë plotësisht. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe do keni mundësinë të bëni edhe investime afatgjata që do iu risjellin qetësinë e dëshiruar.

Bricjapi

Në përgjithësi euforia do rikthehet në jetën tuaj dhe do keni plot momente të këndshme. Yjet do ju mbështesin tej mase ju të dashuruarve dhe gjërat mes jush dhe atij që keni në krah do ecin për mrekulli. Ju beqarët jo vetëm që do keni njohje interesante, por në jetën tuaj pasioni mund të ndizet flakë. Përfitoni nga çdo moment. Në punë do ju duhet të bëni edhe zgjedhje përfundimtare për t’u futur në një etapë tjetër shumë më të favorshme. Mund të largoheni edhe nga pozicioni aktual. Në planin financiar mjafton të shmangni operacionet e rrezi kshme dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë.

Ujori

Sado të mundoheni sot nuk do mund ta përmirësoni jetën tuaj. Shpesh do jeni edhe kokëfortë dhe nuk do flisni aspak. Për të dashuruarit ka për të qenë një ditë shumë e vështirë. Ne disa momente do ndiheni si të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët nuk do jetë e nevojshme të bëni asnjë lloj përpjekjeje për ta ndryshuar statusin sepse çdo gjë do ndodhë natyrshëm. Në punë jo se do keni pro bleme, por nuk do jeni më këmbëngulës si më parë për të arritur atje ku keni dashur. Në planin financiar do jeni gjatë gjithë kohës optimistë dhe nuk do ndaleni përballë sfidave që do iu dalin.

Peshqit

Përgatituni për ditë të hareshme sot. Buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra dhe çdo gjë do e bëni me dëshirë. Për ata që janë në një lidhje kjo ka për të qenë një ditë mjaft dinamike dhe plot risi. Do kaloni plot çaste të lumtura pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Nëse jeni beqarë duhet të reflektoni disa here para se të veprojnë pasi në të kundërt mund të lëndohen. Në punë do dini t’i menaxhoni gjërat me më shumë kujdes dhe për çdo paqartësi do ju drejtoheni direkt shefave. Në planin financiar do bini viktima të dëshirave tuaja të çmendura dhe mund të mbeteni keq. 

Continue Reading

Horoskopi

Ne muajin Maj keto 6 shenja do te kene shume fat/ Astrologia Meri Shehu parashikon keto shenja

Published

on

Dashi

Muaj përgjithësisht më i qetë do jetë ky për ju. Do ndiheni shumë më të qetë se më parë. Shëndeti gjithashtu nuk do ketë pro bleme serioze, por ama herë pas here do keni shqetësimet e zakonta të kokës, barkut, etj. Financat mundet edhe të përmirësohen po patet dëshirën e mirë dhe durimin e duhur për t’i menaxhuar. Data 13 do jetë me fat për të bërë diçka që do ua shtojë të ardhurat, mos e harroni.

Demi

Ky do jetë një muaj i qetë e i kënaqshëm për ju. Më në fund do gjeni paqen shpirtërore aq shumë të dëshiruar. Sipas Merit, gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer edhe për shkak të motit dhe lodhjes, por gjëra shqetësuese nuk ka për të pasur. Mundohuni të kujdeseni pak më tepër për veten. Planetët do ju ndihmojnë me financat, mos keni merak.

Binjakët

Sado që të bëni përpjekje nuk do arrini atje ku doni këtë muaj. Tregohuni më të kujdesshëm. Për shëndet të mirë hani me maturi dhe mos kaloni limitin e lodhjes. Gjithsesi në fund të muajit do jeni më dinamikë. Kujdes, mos punoni me shume sesa mundeni sepse do lodheni shpejt. Pro blemet financiare më në fund duket se do mbarojnë. Kjo do ju gëzoje dhe do bëni edhe ndonjë blerje.

Gaforrja

Dëgjojeni me kujdes zërin tuaj të brendshëm këtë muaj dhe do e shihni që do ndiheni akoma më mirë. Për shëndetin oral duhet të tregoni më tepër kujdes pasi shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm. Situata financiare do fillojë të përmirësohet kështu që shfrytëzojeni për të shpenzuar për gjërat e domosdoshme.

Luani

Ky do jetë një muaj perfekt dhe pikërisht ashtu si e keni ëndërruar gjithë këto kohë. Shëndeti do jetë i shkëlqyer, madje do ndiheni të qetë edhe nëse vuani nga pro bleme kronike. Fundi i muajit do jetë më i kënaqshëm. Financat nuk do jenë ende të stabilizuara. Do bëni shumë shpenzime dhe buxheti sa do vije e do pakësohet.

Virgjëresha

Cilësia e këtij muaji do varet nga aftësia juaj për të jetuar momentin dhe kapja e mundësive që do iu jepen. Shëndeti do mbetet gati i njëjtë me një muaj më parë. Duhet vetëm të tregoni pak më tepër kujdes me disa organe që i keni më delikate. Financat nuk do kenë aspak pro bleme. Çdo gjë do shkoje mire sidomos që nga data 19.

Peshorja

Këtë muaj në shumë momente do qëndroni në pritje dhe nuk do veproni nga frika se mos gaboni. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla që do lidhen kryesisht me gojën dhe barkun. Mirë është të mos neglizhoni asgjë. Sipas Merit, financat do jenë të mira. Edhe do shpenzoni edhe do fitoni goxha.

Akrepi

Nuk do ndiheni shumë të qetë këtë muaj dhe do ju duket sikur nuk do jeni më fat. Në fakt ndonjëherë duhet edhe ju të bëni përpjekje më shumë. Gjendja shëndetësore do jetë përgjithësisht e qëndrueshme dhe pa pro bleme serioze. Me financat duhet të bëni pak kujdes sidomos pas datës 19.

Shigjetari

Edhe pse nuk do jetë një muaj perfekt, disa periudha të këtij muaji do i adhuroni me të vërtetë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar sidomos nëse nuk bëni kujdes me ushqimin. Dëgjojini këshillat e të afërmve tuaj sepse do iu bëjnë mirë. Financat do jenë të paqëndrueshme sidomos deri në datën 13.

Bricjapi

Ky do jete një muaj vërtet i bukur dhe çdo gjë do ecë qetësisht. Çdo moment do jeni plot jetë dhe energji. Miqtë do jenë mbështetje e fortë. Shëndeti për fat të mirë nuk do ketë pro bleme serioze. Financat do vazhdojnë të mbeten të mbrojtura edhe pse në shumë momente do ju duhet të veproni me më shumë kujdes.

Ujori

Këtë muaj do ju duhet të merrni vendime në çdo fushë. Reflektoni qetësisht dhe bëni atë që mendoni se është më e drejta. Gjendja shëndetësore nuk do jetë perfekte, por duke u kujdesur më shumë për veten situata do jetë më e mirë. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por situata do jetë më e qëndrueshme dy javët e fundit.

Peshqit

Këtë muaj do ndodhin shumë gjëra dhe në disa momente mund të mbeteni me gojë hapur. Shëndeti nuk do jetë i keq edhe pse në fakt mund të abuzoni me disa ushqime të dëmshme. Financat nuk do jenë shumë të mira, por as shume të këqija. Mos u shqetësoni fare dhe pakësoni shpenzimet. Pas datës 15 priten ndryshime. 

Continue Reading

Horoskopi

Tualeti qenka vendi i “celesit” te suksesit per te/ Ja se ku gjen qetesi nga emocionet Jona Spahiu

Published

on

Jona Spahiu eshte nje prej gazetareve me ne ze dhe me te talentuara qe kane mediet shqiptare. Ajo eshte mjaft e suksesshme ne punen e saj dhe fansat e mbeshtesin per cdo projekt te sajin te ri.

Moderatorja ka nje jete publike shume interesante pasi eksploron vazhdimisht neper emisione dhe televizione te ndryshme. Prej kohesh ajo bashkejeton me te dashurin e saj, Frenkli dhe nga kjo bashkejetese ajo ka nje djale te bukur.

Jona Spahiu eshte pjese e emisionit “Kosherja” dhe nuk ka shume kohe qe ka celur si emision por gjithsesi Jona po tregon talentin e saj te lindur dhe te gjitheve po na pelqen shume.

Moderatorja e cila prezanton kete emision se bashku me Besart Kallakun gjithashtu po na shfaq nje ane tjeter te karakterit te saj, anen humoristike qe nuk e kishim pare me pare.

Por mikja e saj i paska nxjerre te palarat sot dhe bukuroshja jone nuk ka fjale per ta mohuar kete video qe shoqja e saj ka publikuar. Perpara fillimit te emisionit “Kosherja” bukuroshja jone lexon skenarin ne menyre qe te dale e pergatitur ne skene.

Me sa duket moderatorja qenka shume e emocionuar kete puntate dhe emocionet do ti nxjerre ne tualet ku po lexon dhe perserit skenarin me veten e saj. Pra nuk qenka aq e lehte te jesh moderatore ne nje emision ku te ndjekin me mijera shqiptare.

Nuk duhet te harrojme se Jona Spahiu ka qene pjese e emisionit “E diell” ne Top Channel ku me pas u largua dhe tashem eshte bere pjese e “Abc News”. Le ti urojme bukuroshes tone mjaft suksese ne karrieren e saj dhe shpresojme te arrije majat.

Continue Reading

Trending