Connect with us

Magazina

Te forta per femijet/ Ja kush jane 13 super MAMAT VIP qe po i rrisin femijet te vetme

Published

on

Jo gjithmonë marrëdhënia mes dy personave funksionon siç duhet dhe për arsye nga më të ndryshmet, çiftet marrin vendimin për t’u ndarë, megjithëse mes tyre mund të ketë fëmijë.

Pavarësisht ndarjes, nënave u duhet të bëhen të forta për fëmijët e të vazhdojnë jetën të vetme, duke u kthyer në heroina që përballen vetëm me çdo vështirësi.

Xing sjell sot për ju 13 super nënat e showbizit shqiptar, që e kanë vazhduar jetën pas ndarjes të vetme me fëmijët e tyre.

Fjolla Morina

Fjolla Morina është nënë e dy vajzave, Lediana dhe Alaya, baballarët e të cilave ka preferuar t’i mbajë larg syrit të publikut.

Megjithatë, sherri me babain e Alayas, Kushtrim Gecin, bëri bujë të madhe në media dhe kudo u përhap lajmi se Fjolla i dha fund marrëdhënies vetëm 2 muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushes. Tashmë Fjolla është single dhe në profilin e saj në Instagram tregon se kalon shumë kohë me vajzat e saj.

Bora Zemani

Dy vite më parë, moderatorja e njohur Bora Zemani i dha fund marrëdhënies së saj me dj-n e njohur Vin Velin, me të cilin ka një djalë të quajtur Arbor.

Adrola Dushi

Dy vite më parë, bëri bujë të madhe në media lajmi i ndarjes së modeles së njohur, Adrola Dushit, me partnerin e saj, Adis Patushin. Çifti janë prindër të një djali të quajtur Troi dhe kanë treguar se bëhen gjithmonë bashkë kur bëhet djalë për Troin.

Jonida Maliqi

Një vit më parë bëri bujë të madhe divorci i këngëtares Jonida Maliqi nga bashkëshorti, Gent Prizreni. Artistja dhe biznesmeni i dhanë fund martesës 17-vjeçare, ndërkohë që janë prindër të një djali të quajtur Dan.

Eneda Tarifa

Në janar të vitit të kaluar, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa i dha fund martesës 18-vjeçare me partnerin Erjon Zaloshnja. Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Aria.

Graciela Pashaj

Këngëtarja Graciela Pashaj, e njohur si ish-bashkëshortja e Stines, u nda me këtë të fundit në dhjetor të vitit 2018. Ishte Stine ai që lajmëroi ndarjen nëpërmjet një statusi, duke treguar se ruanin ende respekt mes tyre. Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Estia, transmeton “Xing.al”.

Anjeza Branka

Në vitin 2009, këngëtarja Anjeza Branka deklaroi publikisht ndarjen nga partneri, Leonard Kodheli, me të cilin ka një djalë të quajtur Leanzo.

Hygerta Sako

6 vite më parë, prezantuesja e njohur sportive, Hygerta Sako, i dha fund martesës me biznesmenin Artur Aligjoni, me të cilin ka një vajzë të quajtur Anais.

Ingrit Gjoni

Pas një lidhjeje 9-vjeçare dashurie e cila pasoi me bashkëjetesë, Ingrit Gjoni humbi partnerin e saj, biznesmenin me origjinë nga Shkodra, Arian Selimin. Prej lidhjes së tyre erdhi në jetë një vajzë që u pagëzua me emrin Coco Antonel.

Erjona Sulejmani

Pas 2 vitesh martesë, në nëntor të vitit 2017, modelja Erjona Sulejmani dhe futbollisti Blerim Xhemaili i dhanë fund lidhjes së tyre. Çifti janë prindër të një djali të quajtur Luan.

Xhesika Ndoj

Në moshën 23-vjeçare, Xhesika Ndoj u bë nënë e një vajze nga lidhja e saj me të dashurin, identitetin e të cilit e ka mbajtur të fshehtë nga publiku. Megjithëse ai nuk e dëshironte një fëmijë, Xhesika ishte e vendosur t’a sillte në jetë vajzën, të cilën po e rrit e vetme, pasi zbuloi se partneri i saj kishte një familje tjetër dhe i dha fund gjithçkaje mes tyre.

Grida Duma

Në mars të këtij viti, ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, u divorcua nga bashkëshorti Ilir Shqina, pas një martese 21-vjeçare. Çifti janë prindër të një djali të quajtur Darjel.

Alberie Hadërgjonaj

Në moshën 15-vjeçare, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj u martua me Mentor Hadërgjonaj, me të cilin ka dy vajza, Agnesa dhe Anxhelina. Megjithatë, marrëdhënia e tyre përfundoi për shkak për problemeve të shumta dhe tashmë çifti ruan një marrëdhënie korrekte.

Eli Fara

Këngëtarja e njohur Eli Fara i dha fund martesës me bashkëshortin Lul Kapurani kur vajza e tyre, Marina, ishte vetëm disa muajshe. Marina mban mbiemrin e të atit dhe ligjërisht në gjendjen civile është regjistruar me emrin Roxhensa Kapurani.

Hueyda El Saied

Në nëntor të vitit 2017, Hueyda El Saied i dha fund martesës me francezin Michael Tamisier, me të cilin ka një djalë të quajtur Gabriel

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Magazina

Rritja e vajzes se saj eshte suksesi me i madh i aktores/ Ja sa eshte rritur bukuroshja e Arjola Demirit

Published

on

Arjola Demiri eshte nje prej aktoreve me te dashura te skenes humoristike dhe me gjere e cila ka me mijera fansa te cilet e mbeshtesin ne cdo projekt qe ajo ndermerr me komentet me te mira dhe pozitive ne Instagram apo Facebook.

Aktorja thuri mjaft suksese dhe pse eshte bere e famshme kohet e fundit ne skenen e “Portokallise” dhe me pas ne filmin e Ermal Mamaqit “I love Tropoja”. Aktorja eshte shume e talentuar dhe na ka shkrire me rolet e saj te shumta ne “Portokalli”.

Arjola ka nje te shkuar jo aq shume te suksesshme pasi eshte ndare nga bashkeshorti i saj shume vite me pare dhe i eshte dashur te rrisi e vetme bukuroshen e saj Alessia. Rritja e nje femije pa nje prinder eshte sukses shume i madh per prindrin qe e rrit pasi veshtiresite jane te shumta.

Por bukuroshja eshte bere kaq shume e rritur saqe duken shoqe me mami Arjolen jo sikur kane marredhenie nene e bije. Alessia eshte bere nje zonjushe e cila eshte kopja e se emes, ato kane nje ngjashmeri te frikshme me njera-tjetren.

Vajza e aktores eshte bere kaq e pavarur saqe ka hapur nje llogari te sajen ne Instagram ne te cilen poston cdo dite foto ose video nga perditshmeria e saj. Babai i vogelushes nuk ka qene nje personazh i famshem per publikun shqiptar.

Bukuroshja e aktores eshte dhjete vjece dhe ka nje gjatesi mbi normale krahasuar me femijet e moshes se saj. Le ti urojme Arjoles nje udhetim sa me te lehte ne rritjen dhe perkujdesjen per vogelushen e saj dhe te gjeje sa me shpejte njeriun e zemres.

Continue Reading

Magazina

Nga Alketa Vejsiu te Aurela Gace/ Disa ne fshat disa ne natyre,keshtu e kaluan fundjaven VIP-at shqiptar

Published

on

Te qenurit vip nuk qenka gjithmone te besh nje jete te shtrenjte dhe luksoze, mjaft vipa tane mund ta kalojne diten e tyre qe e kane pushim ne shtepite e tyre apo ne nje vend shume modest. Vipat tane sjane komentuar mjaft per veshjet e shtrenjta te luksit apo restorantet e shtrenjta qe frekuentojne.

Por disa prej vipave tane bejne nje jete shume te thjeshte me te mira materiale te perballueshme nga shumica dhe kjo i ben ata te jene shume modest ne syrin tone. Mos prisni shume nga ata, as pushime te papritura ne Maldive, as daljet cdo fundjave jashte shtetit, por nje mbledhje familjare kudo.

Kete here disa prej tyre kane zgjedhur fshatin, ambjentet e hapura publike, shtepine e tyre, apo bulevardin per te shpenzuar nje kohe te kendshme me miqte dhe familjaret e tyre. Olsa Muhameti eshte nje personazh mjaft i diskutuar kohet e sotme dhe ajo ka menduar ta shpenzoje kohen e saj me familjaret ne fshat ne nje restorant.

Ndersa nga ana tjeter Aurela Gace ka menduarta shpenzoje kohen e saj te lire me bujuroshen e saj te vogel duke bere nje shetitje ne bulevard. Vajza e saj leviz me monopatina ndersa Aurela e ndjek nga pas duke e shijuar kete moment te se bijes.

Alketa Vejsiu eshte nje tjeter personazh i cili ka zgjedhur nje vend qe askush nuk e priste per kete fundjave, ajo ndodhet ne mal prane disa bagetive. Kete gje nuk e prisnim po ku ka me mire se sa te kalosh nje kohe te shendetshme prane gjelberimit dhe ajrit te paster.

Klea Huta ka dashur te beje nje shetitje me te voglin e saj ndersa nga ana tjeter Bora Zemani ka zgjedhur shtepine e saj per te shpenzuar diten e saj me djalin e saj. Keta jane vipat tane, modest dhe te cuditshem ne menyren e tyre.

Continue Reading

Magazina

‘Nuk munda te kontrolloj emocionet’ /Arbana Osmani preket ne emision dhe nuk i mban dot lotet

Published

on

Emisioni “Dua të të bëj të kumtur” i Arbana Osmanit na ka bërë të gjithëvé të paktën një hérë të dérdhim lot nga historitë prékësé që transmétohén në ékran.

E kémi vlérësuar gjithmonë modératorén për faktin që shfaqét aq é fortë dhé përpiqét të ménaxhojë sa më mirë situatat, mirëpo ka rasté që édhé Arbanës i dél situata jashtë kontrollit.

Kështu ka ndodhur në puntatën é radhës që do të transmétohét së shpéjti. Modératorja ka tréguar sé s’i ka mbajtur dot lotët për asnjë momént dhé ka qarë mé ngashërimé.

“Si ia bën të mos qash në émision?”- é pyét dikush, ndërsa Arbana ia ka kthyér:

“Në émisionin që régjistruam djé (që do të transmétohét në javët në vijim), kam qarë pa pushim dhé mé ngashërimé) përgjatë një historié dhé për hérë të parë në punën timé nuk kam mundur të kontrolloj émocionét në asnjë çast. Nuk jua përshkruaj dot.”- ka tréguar modératorja, duké na bërë kaq kuriozë.

Tashmë, dita é Arbanës është tépër é ngarkuar mé xhirimé dhé mé dy vogëlushët, Diéllin dhé Jonin, që kërkojnë vëméndjén maksimalé nga mami.

Nuk mbétét pas as partnéri, Eduart Grishaj, i cili mégjithësé é ndihmon shpésh në shtëpi, sërish kërkon përkushtimin é tij.

Continue Reading

Trending