Stil
Mos blini gjera kot me kot/ Keto jane 8 Veshjet qe ju tregojne femra me klas dhe te pasura

Ju ka ndodhur që të shfletoni galerinë e editoreve të modës dhe të thoni me vete “Ka shpenzuar 1’000 dollarë për këtë pallton dhe këpucët, me patjetër”. Këtyre hamendësimeve ato u përgjigjen duke na treguar disa sekrete se Si dhe Çfarë duhet të kemi parasysh për ta bërë një look të duket sikur e kemi shpenzuar në të vërtetë shifrën me tre zero. Mbani shënim sepse janë truke që me siguri deri tani nuk u keni kushtuar rëndësinë e duhur!
Më poshtë kemi listuar disa nga detajet që e bëjnë një veshje të duket luks, edhe pse në të vërtetë nuk është e tillë. Disa mund të duken të thjeshta, por mendoni ta shtoni dozën me 10-fish? Nuk është shkencë raketash, por ju sigurojmë që do tërheqi vëmendjen që do të dëshironit.
1- Zgjidhni tonalitetin tuaj të preferuar por me një kusht, çdo gjë në atë ngjyrë!
E gjitha në të bardhë, ose të zezë. Jo vetëm që është më shumë se elegante por një veshje monokrome gjithmonë ka qëllimin t’ju tregojë moderne dhe klasike në të njëjtën kohë.

“Mospërfillja” duket se është një mënyrë të sjelluri që në departamentin e modës përkthehet në stil. Nëse jeni nga ato femra me këmbë në tokë, që dinë se çfarë bëjnë, vishni një pulovër të gjerë dhe shtrëngoni belin me një rrip chic për një impakt maksimal. Duket kaq e thjeshtë…

3- Çanta që shkëlqejnë nga pastërtia!
Synoni çantat e lëkurës që edhe të keni mundësinë ti bëni të shkëlqejnë, çdo ditë. Përdorni locion trupi (pa aromë) në të gjitha llojet e lëkurave dhe me një pëlhurë të thjeshtë mund të largoni çdo papastërti. Edhe nëse udhëtoni, gjithmonë paketojini!

4- Sigurohuni që mos ketë asnjë rrudhë!
Kjo duket si ato shprehjet që të thotë mami përpara se të dalesh nga shtëpia dhe ne e dimë që koha e mëngjesit është e çmuar. Merrni 5 minuta nga kjo kohë për ti shtuar shkëlqimin e duhur veshjes tuaj. Do bëjë diferencën, na besoni.

5- Një xhaketë treçerekshe mund të jetë shoqja jote më e ngushtë!
Arma sekrete duket se është një xhaketë me prerje mashkullore e jakë sport. I jep xhinseve një kuptim tjetër, i përshtatet më së miri çdo prerje fustani, duket super chic e hedhur supeve dhe i bën pantallonat e ngushta të duken moderne në çdo rast.

6- Flokë voluminozë dhe thonj që shkëlqejnë.
Një krehje voluminoze, buzë të kuqe, lëkurë e shndritshme – këto janë “prekja” finale.

7-Shtoni aksesorët gold.
Ka gjithmonë diçka të veçantë kur shikon një veshje të personalizuar në aksesorë në ngjyrë ari, qoftë kjo një varëse apo një çantë.

8- Investoni në trende pa kohë!
Fokusohuni të gjeni aksesorë që zgjasin gjithë jetën, si përshembull një palë syze, një pallto në ngjyrë camel, një palë xhinse klasike ose një rrip lëkure. Kurrë nuk i dihet se kur do të të duhen. E sigurtë është që do të duhen!


-
Sot10 months ago
Rudina Magjistari fton ne emision bashkeshorten e Arian Canit/ Shikoni sa e bukur eshte ajo
-
Sot11 months ago
Ja tregoi te gjitha format e trupit/ Xhensila dhe Marina bejne ”XING” me te njejtin fustan
-
Aktualitet1 year ago
E lindur për të qenë E PARA, kjo është shenja kardinale e horoskopit që e kanë zili të gjithë
-
Sot12 months ago
Kane blere rroba te ”gabi”/ Keto jane 9 vajzat VIP qe cfare nuk kane gjetur duke kerkuar
-
Magazina7 months ago
Mobilje te shtrenjta dhe 100 pale kepuce/ Ja si duket nga brenda shtepia luksoze e Jonida Maliqit
-
Keshilla11 months ago
Harrojini metodat e dhimbshme të depilimit, ja si të hiqni qimet me paste dhembesh, ruajeni receten
-
Aktualitet10 months ago
Do te merrni nje oferte nga jashte vendit/ Horoskopi i detajuar i muajve Nentor dhe Dhjetor 2020
-
Magazina6 months ago
U vesh me fustanin e tejdukshem ne emision/ Marina Vjollca merr kritika per fustanin ekstravagant