Connect with us

Magazina

Xhensila dhe Ajka bejne ”XING” me njera tjetren/ Mami dhe bija vishen njelloj dhe duken kaq bukur

Published

on

Kengetarja e nohur Xhensila Myrtezaj eshte munduar ta mbaje sa me larg syrit te mediave vogelushen e saj Ajka. Ajo eshte treguar gjithmone shume e kujdesshme dhe rastet kur kemi pare ndonje foto te Ajkes jane te rralla

Kohet e fundit, Xhensila ka publikuar me shpesh foto me te voglen e saj dhe na ka kenaqur syrin.
Ajka eshte bere nje zonjush e vogel e cila rritet cdo dite e me shume.

Kengetarja e njohur na ka dhene dozen e sheqerit teksa ka publikuar nje foto me te bijen.
Krah pozes se tyre qe na dha kaq pozivitet sot, Xhensila shkrua: “Shoqja me e mire e mamit.Ajka qumeshtorja”.

Ato shfaqen te veshura njesoj teksa jane duke perqafuar njera-tjetren. Xhensila ka treguar shpesh sesa shume e ka ndryshuar Ajka jeten e saj.

Pak kohe me pare,kengetarja e njohur beri dhe nje tatuazh shume te vecante dedikuar se bijes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Magazina

Burrat më të lumtur janë martuar me gratë që i përkasin këtyre 3 shenjave te horoskopit

Published

on

Është interesante se si shenja zodiakut mund të thotë aq shumë për personalitetin e dikujt. Nëse keni kohë që jeni në një lidhje dashurie dhe prisni të hidhni hapin e madh drejt një martese, prisni…ndoshta duhet të lexoni më parë këtë artikull ! 

Ky parashikim me siguri do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse po bëni zgjedhjen e duhur. 

Më poshtë janë renditur tre shenjat e zodiakut të cilat mendohet se femrat që u përkasin këtyre shenjave janë gratë më të mira. 

Gaforrja

Gaforret përjetojnë emocione të forta dhe si mund t’ju dashurojë një gaforre nuk do të mundet asnjë shenjë tjetër. Këto femra ofrojnë dashuri pa kushte dhe do të bëjnë gjithçka për t’ju bërë të lumtur. Është e rëndësishme të përmendet se këto gra ndonjëherë mund të bëhen pak dramatike,ashtu si fakti që ato janë të shkëlqyera në kuzhinë.

Dashi

Gratë Dash janë veçanërisht të forta, të palëkundura dhe mund të bëjnë çdo mashkull t’i ulet në gjunjë. Këto gra gjithmonë i arrijnë qëllimet e tyre, dhe në qoftë se mendoni se jeni mjaftueshëm të fortë dhe të guximshëm për të kaluar tërë jetën me këtë grua të guximshme dhe të fortë, ju nuk duhet ta lini kurrësesi t’ju ikë. Mbani në mend se kjo grua do t’ju mbështesë në çdo gjë që ju bëni. Kjo është arsyeja pse ju do të gëzoni një status të lartë shoqëror dhe të gjithë do të t’ju trajtojnë me respekt. Perandoresha e bën burrin e saj më të fortë, të përgjegjshëm dhe të denjë për vëmendje. Megjithatë, ju duhet të jeni të vetdijshëm se nuk është e lehtë të tërheqësh një femër dash. Këto gra duan partnerë me një karakter të fortë dhe vendosmëri.

Luani

Gratë luanesha janë luftëtare dhe të forta. Mund të jenë pak të ashpra dhe kurrë nuk tërhiqen nga njerëzit e zakonshëm. Nuk ka pse një luaneshë të bëjë shumë për të rënë në sy sepse ato janë një magnet për meshkujt. Gratë luanesha janë partnere të përkushtuara, besnike dhe bëjnë gjithçka për dashurinë e tyre. Dashuria e saj është vetëmohuese dhe e pastër. Ajo do të luftojë si një luaneshë, për burrin e saj, dhe të njëjtën gjë do te beje dhe për fëmijët e saj. Është gjithmonë e gatshëm për të mbrojtur familjen, gjënë më të shtrenjtë.

Continue Reading

Magazina

Tea dhe Bearti konfirmojnë lidhjen! Publikohen fotot e tyre duke shkëmbyer puthje në buzë

Published

on

By

Para disa ditësh, Shqipja publikoi një foto në të cilën pretendonte se ishin Tea dhe Bearti, që sipas saj janë të lidhur jashtë emisionit. “Çifti i parë që u përputh jashtë emisionit. Andi e ka lënë në emision o Fation Kuqari, se vërtetë ta hodhi fundin ty, por shigjeta ishte diku tjetër. E the mirë janë bërë dashnor me njëri-tjetrin. Faleminderit që jeni tallur me të gjithë ne.. unë kam fol gjithmonë me fakte, por çfarë të bëjmë që kanë njerëz sipër tyre që i mbulojnë”, shkroi Shqipja.

Ajo kishte kohë që thoshte se Tea dhe Bearti ishin në një lidhje e madje kishte publikuar foto për ta vërtetuar këtë gjë. Mirëpo Tea bëri një reagim në rrjete sociale dhe tregoi se nuk ishte asgjë e vërtetë. Madje ajo publikoi një video nga ballkoni i shtëpisë së saj, për të vërtetuar se nuk ndodhej në Bogë me Beartin, por në Tiranë.

Por sot vetë Tea e hodhi poshtë të gjithë deklaratën e saj, duke postuar një video nga i njëri vend ku  Shqipja publikoi foton. Ish-konkurrentja që doli çift me Andin nga “Për’puthen” shfaqet e veshur me të njëjtin xhup, si ai në foton që publikoi Shqipja foton, duke pranuar kështu se ka qenë ajo në atë foto.

Madje në rrjete sociale po qarkullojnë foto në të cilat shihet Bearti dhe Tea duke u puthur në buzë, duke treguar kështu të gjitha ato çfarë Shqipja ka thënë deri më sot janë të vërteta.

Madje motra e Beartit ka publikuar një video në të cilën shihet Tea dhe djali nga Kosova brenda në një dhomë.

No description available.

Tea dhe Bearti nuk kanë bërë ende asnjë reagim, edhe pse fotot e tyre kanë marrë dhenë. Pritet të shohim në orët në vijim se çfarë shpjegimi do të japin të gjithë protagonistët të përfshirë në këtë ngjarje pas publikimit të këtyre fotove.

Continue Reading

Magazina

Te forta per femijet/ Ja kush jane 13 super MAMAT VIP qe po i rrisin femijet te vetme

Published

on

By

Jo gjithmonë marrëdhënia mes dy personave funksionon siç duhet dhe për arsye nga më të ndryshmet, çiftet marrin vendimin për t’u ndarë, megjithëse mes tyre mund të ketë fëmijë.

Pavarësisht ndarjes, nënave u duhet të bëhen të forta për fëmijët e të vazhdojnë jetën të vetme, duke u kthyer në heroina që përballen vetëm me çdo vështirësi.

Xing sjell sot për ju 13 super nënat e showbizit shqiptar, që e kanë vazhduar jetën pas ndarjes të vetme me fëmijët e tyre.

Fjolla Morina

Fjolla Morina është nënë e dy vajzave, Lediana dhe Alaya, baballarët e të cilave ka preferuar t’i mbajë larg syrit të publikut.

Megjithatë, sherri me babain e Alayas, Kushtrim Gecin, bëri bujë të madhe në media dhe kudo u përhap lajmi se Fjolla i dha fund marrëdhënies vetëm 2 muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushes. Tashmë Fjolla është single dhe në profilin e saj në Instagram tregon se kalon shumë kohë me vajzat e saj.

Bora Zemani

Dy vite më parë, moderatorja e njohur Bora Zemani i dha fund marrëdhënies së saj me dj-n e njohur Vin Velin, me të cilin ka një djalë të quajtur Arbor.

Adrola Dushi

Dy vite më parë, bëri bujë të madhe në media lajmi i ndarjes së modeles së njohur, Adrola Dushit, me partnerin e saj, Adis Patushin. Çifti janë prindër të një djali të quajtur Troi dhe kanë treguar se bëhen gjithmonë bashkë kur bëhet djalë për Troin.

Jonida Maliqi

Një vit më parë bëri bujë të madhe divorci i këngëtares Jonida Maliqi nga bashkëshorti, Gent Prizreni. Artistja dhe biznesmeni i dhanë fund martesës 17-vjeçare, ndërkohë që janë prindër të një djali të quajtur Dan.

Eneda Tarifa

Në janar të vitit të kaluar, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa i dha fund martesës 18-vjeçare me partnerin Erjon Zaloshnja. Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Aria.

Graciela Pashaj

Këngëtarja Graciela Pashaj, e njohur si ish-bashkëshortja e Stines, u nda me këtë të fundit në dhjetor të vitit 2018. Ishte Stine ai që lajmëroi ndarjen nëpërmjet një statusi, duke treguar se ruanin ende respekt mes tyre. Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Estia, transmeton “Xing.al”.

Anjeza Branka

Në vitin 2009, këngëtarja Anjeza Branka deklaroi publikisht ndarjen nga partneri, Leonard Kodheli, me të cilin ka një djalë të quajtur Leanzo.

Hygerta Sako

6 vite më parë, prezantuesja e njohur sportive, Hygerta Sako, i dha fund martesës me biznesmenin Artur Aligjoni, me të cilin ka një vajzë të quajtur Anais.

Ingrit Gjoni

Pas një lidhjeje 9-vjeçare dashurie e cila pasoi me bashkëjetesë, Ingrit Gjoni humbi partnerin e saj, biznesmenin me origjinë nga Shkodra, Arian Selimin. Prej lidhjes së tyre erdhi në jetë një vajzë që u pagëzua me emrin Coco Antonel.

Erjona Sulejmani

Pas 2 vitesh martesë, në nëntor të vitit 2017, modelja Erjona Sulejmani dhe futbollisti Blerim Xhemaili i dhanë fund lidhjes së tyre. Çifti janë prindër të një djali të quajtur Luan.

Xhesika Ndoj

Në moshën 23-vjeçare, Xhesika Ndoj u bë nënë e një vajze nga lidhja e saj me të dashurin, identitetin e të cilit e ka mbajtur të fshehtë nga publiku. Megjithëse ai nuk e dëshironte një fëmijë, Xhesika ishte e vendosur t’a sillte në jetë vajzën, të cilën po e rrit e vetme, pasi zbuloi se partneri i saj kishte një familje tjetër dhe i dha fund gjithçkaje mes tyre.

Grida Duma

Në mars të këtij viti, ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, u divorcua nga bashkëshorti Ilir Shqina, pas një martese 21-vjeçare. Çifti janë prindër të një djali të quajtur Darjel.

Alberie Hadërgjonaj

Në moshën 15-vjeçare, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj u martua me Mentor Hadërgjonaj, me të cilin ka dy vajza, Agnesa dhe Anxhelina. Megjithatë, marrëdhënia e tyre përfundoi për shkak për problemeve të shumta dhe tashmë çifti ruan një marrëdhënie korrekte.

Eli Fara

Këngëtarja e njohur Eli Fara i dha fund martesës me bashkëshortin Lul Kapurani kur vajza e tyre, Marina, ishte vetëm disa muajshe. Marina mban mbiemrin e të atit dhe ligjërisht në gjendjen civile është regjistruar me emrin Roxhensa Kapurani.

Hueyda El Saied

Në nëntor të vitit 2017, Hueyda El Saied i dha fund martesës me francezin Michael Tamisier, me të cilin ka një djalë të quajtur Gabriel

Continue Reading

Trending