Connect with us

Horoskopi

Horoskopi i fundjaves nga Astrologia Meri/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do kete ndryshime madhore

Published

on

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 23 DHE 24 JANAR 2021

RREGULLIM HAP PAS HAPI I HUMORIT

Sot e Shtune dhe Marsi ne Dem do jete ne lidhje tensionuese me Jupiterin ne Ujor

Nevojitet me kembengulje te zhvillojme talentet dhe punet tona Cdo veprimtari qe te kete sukses ka nevoj domosdoshmerisht te kete baze te shendoshe dhe qellim real te perqendruar

Kundershtimi ndaj rregullave dhe kanuneve qe na mbajne te frenuar dhe sidomos i Stereotipeve, mund te behet me nje veprim te fshehte por te mire organizuar

Degjohen shume Hiperboles kete periudhe ne cdo drejtim Prandaj duhet te presim momentin e duhur per te vepruar Mjafton te mos dorezohemi dhe te HEDHIM ARMET poshte

Shperberja e shume mundesive do na japi hapesire per mundesi dhe shanse te reja

Mund te behemi autokatastrofik kete periudhe Kujdes ne ceshtje pronesie dhe ekonomike Por kujdes edhe ne perballje me njerez qe kane dhene shprese ne dashuri dhe tashme i prishin te gjtitha

Dashi

Sot do debatoni per nje pozicion ne jeten sociale dhe ne nje marredhenie shoqerore Nje prezantim apo nje pakenaqsi do ju kushtoj ne te ardhmen edhe ekonomikisht

Demi

Ne jeten personale do ndermerni nje inisiative qe do ju veje perball me persona te rendesishem per ju Per kete duhet te jeni gati per cdo vendim qe do merret ne jeten tuaj

Binjaket

Nje person qe vjen nga large mund te sjelle lajme apo tju shtyj te beni nje revolucion ne lidhje me punen tuaj duke ju ekspozuar ndaj nje rreziku

Gaforrja

Sot do beni nje shpenzim te rendesishem por qe do detyroheni ta beni ne lidhje me nje qellim qe ju mban peng ne ecurine tuaj Ne jeten personale keni nje ballafaqim te veshtire

Luani

Dite me kundershtime dhe me debate ne nje ambjent familjar apo ne lidhje me nje marredhenie martesore qe rrezikon te marre drejtim negativ

Virgjeresha

Nje ceshtje ligjore do ju lodhi apo do marre permasa te cilat i kapercejne kompetencat tuaja Kjo perballje do jete delikate pasi prek punen dhe shendetin

Peshorja

Do futeni ne nje ambjent te ri jetese dhe ne nje rrethane te re emocionale dhe persa i perket talenteve dhe deshrave tuaja Tani cdo gje qe ndryshoni ka nje cmim konkret ekonomik jo vetem cmim moral

Akrepi

Nje konflikt me partnerin ne cift apo me nje bashkepuntor do ju ndryshoj predispoziten per te ardhmen duke menduar tashme nje ndryshim ne lidhje me punen

Shigjetari

Kujdes ne mesazhet qe dergoni apo menyren si artikuloni akuzat apo planet tuaja pasi mundesia e keqkuptimit eshte e madhe dhe gati gati te filloj sherri

Bricjapi

Nje ceshtje erotike do ju mbaj pak psikologjikisht te bllokuar Shpresoj te mos beheni me shume xheloz se duhet pasi mund te ndermeni veprime te pakontrrolluara Po keshtu edhe ne nje ceshtje ekonomike e pune keni nje provokim

Ujori

Super optimist do jeni ne kete periudhe por duhet te shmangni nje debat famijar apo me nje epror ne lidhje me nje projekt pune Por edhe sikur te ndodh keshtu pasioni i madh per jeten do ju fus ne lidhje shume pasionante

Peshqit

Nje pasiguri e brendshme ju kthehet ne nje ceshtje pune pasi mendoni se jeni afer nje zbulimi te nje gabimi qe mund te rendoj mbi ju Kujdes ne rruge dhe ne takime me njerez shume materialiste

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Horoskopi

Luani me 5 yje, Bricjapi me 1 yll/ Astrologia Meri zbulon shenjat e favorizuara te javes 28 Mars-3 Prill

Published

on

Në parashikimin e saj të horoskopit javor në “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu rendit disa shenja që do të favorizohen së tepërmi. Sigurisht e para që do të marrë vëmendjen mbi të tjerat është Dashi pasi tashmë ndodhemi në muajin e tij.

Meri Shehu: Javë shumë impulsive, energjike, Mërkuri është në Dash dhe i paraprijmë një Hëne të re në Dash kështu që gjithë energjia do shkojë në shenjat e zjarrit: Dash, Luan e Shigjetar dhe në shenjat kardinale: Dash, Gaforre, Peshore dhe Bricjap. Dy ditët e para të javës duhet të jemi të kujdesshëm sepse Afërdita e Saturni janë pranë njëri-tjetrit dhe gjërat kushtëzohen e nuk japin harmoninë që duam.

Do ta përjetojnë më shumë të lindurit në 10-ditëshin e dytë që i përkasin shenjave Luan, Akrep, Ujor dhe Dem që duhet të tregojnë më shumë kujdes. Të tjerët do marrin mesazhe shumë të mira, sidomos shenjat Dash, Gaforre e Bricjap. Vetëm pak kujdes në dashuri e ekonomi në dy ditët e para.

Dashi – 5 yje

Është javë impulsive, Dashi po merr veten, ka ide të reja. Mërkuri në shenjën e tyre do të sjellë takime, mendime energjike, të shpejta, të zgjuara, të shkathëta. Do plotësohen shumë dëshira.

Demi – 2 yje

Janë në një moment të vështirë, planetët në Dash i bëjnë të bërtasin nga brenda e të mos shprehin dot atë çfarë duan duke i bllokuar. Të kenë kujdes këtë javë në ekonomi e dashuri.

Binjakët – 3 yje

Do shkëlqejnë në dashuri, shoqëri, komunikime, dalje e shpenzime. Nuk do t’i thonë dot jo një joshjeje për t’u argëtuar.

Gaforrja – 3 yje

Javë e mrekullueshme. Do shkëlqejnë në karrierë, do takojnë njerëz me rëndësi, pushtet dhe do kenë shumë publicitet në emrin e famën e tyre. Janë në një ndriçim të paparë këtë javë.

Luani – 5 yje

Fillon java dhe epoka e tyre. Pas një muaji do flasim më mirë, por mund të bëjnë një fillim të ri nga fundi i javës që do të ndiejnë çlirim. Që tani do të nisin të ndiejnë shijen e tij me kontakte, studime, ide dhe udhëtime.

Virgjëresha – 2 yje

Këtë javë do merren shumë me çështjet ekonomike, detyrimet dhe trashëgimitë. Ata që kanë pasur probleme në këto çështje kanë një javë disi të ndërlikuar që do ta heqin qafe shpejt.

Peshorja – 4 yje

Bëhen shumë komunikuese. Partneri do i fusë në lojë, i tërheq, vijnë më afër me ide, por edhe mund të martohen.

Akrepi – 2 yje

Do lodhen me punë ose do kenë shumë energji të fortë e ritëm në të. Do udhëtojnë, do jenë gjithmonë në lëvizje dhe do shpenzojnë energji. Të kenë kujdes mos të bëhen nervozë.

Shigjetari – 5 yje

Java më erotike. Shumë planetë në Dash dhe Hëna e re do iu japin takime e flirte që nuk do i thonë jo, por kanë edhe javë krijuese.

Bricjapi – 1 yll

Shenjë kardinale që këto ditë ka pasur probleme të vogla me çështjet ekonomike e personale. Do iu dalë një ndryshim shtëpie.

Ujori – 4 yje

Shenja më komunikuese, në lëvizje që do dojë të japë e marrë ide, do ketë udhëtime të shkurtra, por jetë shumë intensive e në kontakt.

Peshqit – 2 yje

Do merren me çështjet ekonomike, do vënë përpara disa ide por nuk duhet të rrezikojnë. Nëse kanë një mendim të zgjuar duhet ta vënë në zbatim se do iu japë kthesë për një prurje të mirë financiare./tvklan.al

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi i muajit PRILL 2022/ Keto jane 5 shenjat e horoskopit qe do bejne namin kete muaj

Published

on

Për fat të mirë, muaji prill 2022 duket i favorshëm për shenjat e ujit, pasi planeti Venus do të jetë në yjësinë e Peshqve.

Prania e planetit Mars gjithmonë në të njëjtën plejadë duke filluar nga data 14, do të jetë vendimtare edhe për disa shenja të tokës.

Këto parashikime do të kenë të bëjnë veçanërisht me pesë shenja.

Peshqit

Pasojat pozitive do të ndjehen në punë dhe biznese dhe projektet më ambicioze do të jenë të preferuarat e fatit këtëj muaji. Me siguri do të keni një krijimtari që do të kontribuojë gjerësisht për çështjet profesionale, por në të njëjtën kohë Afërdita do të mund të ofrojë edhe momente shumë të këndshme me partnerin, apo takime që mund të jenë vendimtare për krijimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe efektive.

Gaforrja

Synimet që keni në mendje me siguri do të gjejnë një realizim optimal gjatë muajit prill 2022. Bizneset do të prodhojnë gjithnjë e më shumë fitime dhe do t’ju ofrojnë mundësinë për të parë karrierën tuaj të rritet gjithnjë e më shumë. Të pjekurit profesionalisht do t’ju bëjë edhe më të pjekur emocionalisht, sipas horoskopit. Qëndrimi juaj ndaj punës do t’ju sjellë dobi.

Bricjapi

Do të keni mundësi që do t’ju lejojnë ta bëni karrierën dhe fitimet tuaja shumë më pjellore, në gjendje t’ju ofrojnë shpenzime ekzistuese dhe mundësinë për të bërë një investim shumë më ambicioz se zakonisht. Do t’ju duhet të përballeni me vendime shumë efektive në nivel burokratik, në të njëjtën kohë do të gjeni një dinamizëm vërtet të lakmueshëm. Në planin emocional do të keni mundësi të tregoni dashurinë për njerëzit tuaj të dashur.

Demi

Fati do të shfaqet në momentin e duhur për shenjën tuaj, ose kur koha që do t’ju shohë dinamike në punë dhe në profesion do të jetë plotësisht e pjekur. Kur të vijë koha, do të keni gjithçka që ju nevojitet për të përfituar nga kjo pasuri, veçanërisht në nivel biznesi. Do të keni një qëndrim shumë më të shkëputur me emocionet, veçanërisht me ato ndjenja që ju kanë sforcuar së fundmi, sipas horoskopit.

Akrepi

Fati që planeti Venus do t’ju rezervojë do të jetë shumë efektiv për të kapërcyer disa vështirësi që mund të shfaqen gjatë muajit. Sfidat e kësaj periudhe do të jenë thelbësore për t’ju forcuar, por edhe për të krijuar marrëdhënie që parashikojnë të ardhura të shkëlqyera financiare dhe që mund ta çojnë karrierën tuaj drejt një arritjeje shumë të rëndësishme dhe që do t’ju bëjë të fitoni më shumë se zakonisht.

Continue Reading

Horoskopi

Do te fitojne shume leke dhe do behen milionere/ Keto jane 5 shenjat me FAT per vitin 2022

Published

on

Jo të gjithëve an ecën mirë sa i përket financave, por këtë vit për 5 shenja të zodiakut, yjet po punojnë në favor të tyre.

Ato do të fitojnë shumë këtë vit, shikoni nëse ju do të jeni një prej tyre.

Luani

Luanët do të marrin një nxitje të shumëpritur për statusin e tyre financiar. Profesionalisht ata do të arrijnë shumë me punën e tyre të palodhur, por duhet të monitorojnë shëndetin e tyre fizik dhe mendor.

Virgjëresha

Virgjëresha do të përparojë si asnjë vit tjetër. Studentët me shenjën e Virgjëreshës do të fitojnë arsimin dhe detyrat jashtë shtetit që synonin. Do të jetë tremujori i fundit i këtij viti i cili me shumë mundësi do të jetë më me fat për Virgjëreshat.

Akrepi

Akrepat nuk do të fitojnë telebingon, por do të kenë një vit financiar të rehatshëm me pak fitime aty-këtu. Viti i tyre financiar do të jetë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave këtë vit vetëm pas prillit.

Shigjetari

Ky është një vit i favorshëm për financat e tyre. Gjendja e tyre bankare do të përmirësohet dhe ky vit do të jetë i mirë edhe për studentët. Megjithatë, ata duhet të monitorojnë shëndetin e tyre për shkak të ndryshimeve sezonale.

Ujori

Kjo shenjë e zodiakut parashikohet të ketë rezultate të favorshme në financa. Në mars, për shkak të lidhjes së ndërsjellë të Marsit, Venusit, Mërkurit dhe Saturnit, parashikohet sukses. Në prill dhe maj, Ujorët mund të duhet të tregohen më të zgjuar në mënyrën se si i trajtojnë financat e tyre.

Continue Reading

Trending