Connect with us

Horoskopi

Femrat me klas nuk i bejne asnjehere/ Keto jane 6 rregulla te sjelljes qe nuk duhet ti shkelni

Published

on

Me kalimin e kohes rregullat etike qe grate duhet te ndjekin kane ndryshuar..

Ne shoqerine moderne ka rregulla te reja dhe me poshte keni disa prej tyre qe te dukeni gjithmone si zonja te verteta:

Mos e shtrini shpinen ne karrige

Eshte shume e rendesishme qe te lini pak hapesire mes karriges dhe shpines nese uleni ne karrige. Mos shtini shpinen ne te por mbani nje qendrim te rregullt.

Mos kini frike te beni pune fizike

Ajo cfare nje zonje e vertete nuk duhet te shmange kurre eshte puna fizike. Dukeshat kane bere shume pune vullnetare ne spitale ne kohe lufte.Ju mund te beni disa pune vullnetare edhe tani ne kohet moderne e nese jo ne ne spitale por ne kopsht po.

Ndiqni rregullat e makijazhit

Nuk jane nje kombinim per zonjat e vertata hija e erret e syve dhe buzekuqi i kuq. Keto produket bukurie duhet te aplikohen veç e veç.

Respektoni veten tuaj

Ju nuk mund te dilni para miqve te paftuar ne shtepi me veshjen qe jeni. Truku i zonjave britanike eshte : nje pallto ,nje pale kepce dhe nje cader. Ajo i vishte dhe i priste njerezit qe troksnin ne dere papritur.
Nese i pelqenin te ftuarit, thoshte: “Ah sa me fat, sepse sapo u ktheva nga jashte”, por nese nuk i pelqenin, thoshte: “Sa keq, se tani po dal nga shtepia dhe s’mund t’ju pres”.

Mos lini celularin ne tavoline

Nese eshte ne nje vend publik nje zonje e vertete nuk mund te lere
telefonin e saj ne tavoline. Ju nuk mund te tregoheni e vemendshme ne bisede duke qene se mund t’ju vijne shume mesazhe. Kjo gje tregon mungese respekti ndaj personit qe keni perballe.

Mos i mbani duart ne bel

Zgjedhje e nje zonje nuk duhet te jete kurre mbajtja e duarve ne bel. Kjo gje nuk korrospondon me rregullat e miresjelljes dhe pse mund ta beni edhe pa vetedije. Zgjidhja me e mire eshte t’i mbani duart para.

Mos e ktheni koken nese nje person nuk ju therret ne emrin tuaj

Nese pas shpines se saj degjon nje “Hej” nje zonje e vertete nuk do ta kthente kurre koken. Kur nje i huaj do t’ju flase kjo thirrje vulgare eshte nje nga format joshese. Kur ata ju thone “me falni” vetem atehere mund te pergjigjeni.

3 Comments

3 Comments

  1. Pingback: cvv dumps

  2. Pingback: สล็อตวอเลท

  3. Pingback: sbo

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Horoskopi

Mbani shenim daten 19 dhe 21 Shtator/ Astrologu Hysgen Dauti paralajmeron keto 3 shenja horoskopi

Published

on

Astrologu Hysgen Dauti ka folur për parashikimin e yjeve. Ai bëri parashikimin për muajin shtator duke u ndalur te të 12 shenjat e Zodiakut, nga dashuria, financat deri te sfidat që do të hasen 

Dashi

Ka qenë goxha i favorizuar gjatë periudhës së verës dhe po arrin në një pikë që kërkon të ketë plane më afatgjata dhe më të larta. Shtatori është momenti që i bën atë ndalesën stop që t’i marr gjërat më me qetësi. Dashi ka plane dhe nisma të reja këtë periudhë, ku do të jetë pjesëmarrës. Projektet dhe punët kanë ardhur nga spontaniteti, zgjerimi i kontakteve, nga rrethet e zgjeruara shoqërore. Por marrëdhënia me njerëzit, kolegët dhe sidomos marrëdhënia në çift fillon të ketë keqkuptime dhe fillon të ketë ngatërresa. Është e rekomandueshme të kalojë në një formë izolimi, mbrojtje me njerëzit dhe të kërkojë evitimin e problemeve, të mos presi t’i konkretizojë me shumë shpejtësi.

Demi

Situata e Demit është goxha kaotike. Tani që ndodhet në retrograd Demi preket në identitet, në vetvete, në vendime, në njerëzit që mban afër dhe në misionin e jetës që po bën. Ka qenë një periudhë paqësore ku ka pasur qetësi dhe kjo gjë e shqetëson se nuk ka energjinë e duhur për ta përballuar. Po ashtu, fillon përballjen me njerëzit për shkak të neglizhencës. Pra, do ishte shumë më e saktë që Demët të marrin vendime, nëse nuk duan diçka të heqin dorë, sa të luftojnë dhe ta mbajnë zvarr atë punë, po ashtu dhe atë marrëdhënie.

Binjakët

Janë të favorizuar, pra ndryshe nga çdo shenjë nuk do kenë kriza aq të mëdha. Nuk do kenë aq ankth sa shenjat e tjera. Kjo për arsye se është një periudhë shumë e mirë e zgjerimit të kontakteve, bashkëpunimesh. I vetmi problem është në komunikimin në marrëdhëniet në çift, sepse Binjakët kanë kohë të gjata që kanë luhatje. Pra, marrëdhënia që ata po shtyjnë është një marrëdhënie ku ka konflikte të vazhdueshme, por nuk po avancon asgjë. Ata do vendosin të avancojnë vetë, nëse pala tjetër nuk po avancon nuk do të jetë më një problem për ta. Mund t’i shohim Binjakët në pika shumë të larta në karrierë, në famë, në promovim, jo domosdoshmërisht në shtator, por aty vjen nisma e projekteve.

Gaforrja

Ajo ç’ka lidhet me Gaforren këtë muaj, është imazhi, reputacioni. Vazhdimisht, diskutohet se çfarë po bëjnë me jetën, disponibiliteti i Gaforreve është shumë i ulët dhe puna është shumë e lartë. Mund të jetë duke ju marrë fryma me punë, por ndihen më të mirë dhe më të vlefshëm sesa për të investuar në njerëz dhe situata të panevojshme sepse duan të jenë produktiv dhe kjo shkakton sukses të mëvonshëm. Por fillimisht probleme, mërkuri në retrograd i shkakton probleme në familje, probleme nga hiçi të vazhdueshme. Pjesa e karrierës dhe punës është e favorizuar. Nuk dua të harroj pa thënë që mund të përballen me një dashuri të madhe Gaforret dhe të rëndësishme.

Luani

Kanë favorizim nga ana e dashurisë dhe romancës në muajin shtator. Një marrëdhënie që mund të ketë 2-3 muaj dhe duan t’i japin vazhdimësi. Çfarë është pak kritike është sektori i punës. Mund të ketë Luan që mund të kenë punë të re në një shtet të ri, mund të kenë dilema, a të kthehen mbrapsht, por kjo nuk do të ndodhi. Pavarësisht, problemeve që mund të japi shtatori, që mund të jetë përballja e menjëhershme me kolegët. Kjo për shkak se puna e tyre do të ketë transferime, do ketë lëvizje, ndryshime dhe Luanët do t’u duhet të përshtaten.

Virgjëresha

Është muaji i tyre. Kanë kaluar krizën e vitit lidhur me financat dhe partneritetin. Këtë muaj e kanë favorizimin për t’i vënë gjërat në rregull. Vetëm një problem do të jetë nga fundi i muajit, ku Mërkuri në retrograd nga Peshorja do kalojë te Virgjëresha. Mund të jetë fundi pak problematik, por për një periudhë shumë të shkurtër kohore. Maksimumi, ndonjë sherr në çift, por jo diçka shumë e madhe. Është momenti i tyre që të zgjidhin shumë gjëra dhe në shtator të vendosin mirë. Diçka që mund të jetë shumë e rëndësishme, do të jetë ndërrimi i një pune.

Peshorja

Dy gjëra kanë pasur në këtë periudhë vere, ose kalimi në fejesë dhe martesë, ose ndarje. Pra, kanë qenë vendime drastike. Kështu që në shtator, do t’i rikthehen planeve të tyre, punës. Stili i jetesës do të jetë i mirë. Ana shëndetësore do të jetë e lartë në performancë. Ana e dashurisë do të jetë akoma pezull. Për ata që do të kenë arritur në stad fejese apo martese do të përballen me keqkuptime. Çfarë do të thotë kjo jetesë në çift për ta? Kjo lloj gjëje do të jetë e papritur në jetën e Peshoreve.

Akrepi

Akrepi ka favorizimin më të mirë lidhur me anën e karrierës, lidhur me kontratat e punës. Kjo gjë i ka ndjekur përgjatë verës, i ndjek edhe në shtator. Ama problemi është te dashuria, sepse Urani që ndodhet në retrograde te Demi i prek ata drejtpërdrejtë. Prek anën e tyre në çift, mund të kemi lidhje shumë të gjata që kalojnë në krizë, mund të kemi zbulimi i një tradhëtie. Por jo të gjithë mund të trembemi, ka dhe çifte të shëndetshëm. Janë në një ambient toksik tani, si edhe në ambiente pune.

Shigjetari

Shigjetarët fatmirësisht shijuan njëv verë shumë të mirë financiare, me pushime të bukura. Tani duhet t’i rikthehen familjes, sepse viti ka qenë totalisht familjar. Familja kërkon shumë fokus, shumë Shigjetarë që mund të jenë fejuar ose martuar gjatë verës po i hyjnë një jete familjare që është shumë e re për ta. Mos të përqendrohen shumë në gjëra që kanë ulje dhe ngritje, duhet të bëjnë diçka që është stabël, qoftë edhe hapja e një biznesi është e favorizuar për pjesën e mbetur të 2022.

Bricjapi

Bricjapët e shkretë po përqendrohen shumë te karriera, te puna, te financat, por kanë një dashuri momentalisht që i shkakton drama. Mos është problemi te ata vetë që i mohojnë emocionet dhe nuk i japin rëndësi. Pastaj do të duhet të përballen me një krizë të madhe në dashuri. Do t’u duhen të gjejnë një balancë mes karrierës dhe dashurisë. Natyrisht pala tjetër do e ndjejë neglizhencën. Ata kanë nevojë për partnerin, prandaj duhet të gjejnë një balancë.

Ujori

Kanë ecur në një rrjedhë shumë të bukur për gjatë veres. Kanë pasur shumë suport në projekte dhe biznes, ndihma nëpërmjet miqve. Në shtator do të kthehen në investime, te financat. Nëse gjatë verës i mblodhën, tani do tu duhet ti investojnë. Kështu që kurseni sa më shumë këtë muaj. Sa për dashurinë, do të gjejnë harmoninë përgjatë verës. Kështu që i ktheni merreni më shtruar, më ngadalë. Këto njohjet e verës mos i merrni në konsideratë se do jenë afatshkurtra.

Peshqit

Ka qenë viti i Peshqve, le ta mohojnë sa të duan. Kanë vendosur pikat mbi i për shumë gjëra. Kanë ndarë më shumë prioritete, kanë gjetur punë shumë të mira. Është momenti që të gjejnë edhe një partner, që me shumë gjasa mund të jetë në shtator. Kalojnë pak pengesa me kthimin e eks-ave, do kalojnë disa sqarime që nuk do jenë shumë të nevojshme. Këshilla ime është që të mos kthehen se Peshqit e kanë natyrë që të mos kthehen, ama për atë që do njohin do jetë person shumë familjarë për ta. Do i shoqërojë për të arritur një stabilitet shumë stabilitet.

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi javor 13-19 Shtator sipas astrologes Susan Miller/ Keto jane 3 shenjat me FAT te javes

Published

on

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Me një entuziazëm të madh po dëshironi t’i realizoni punët e planifikuara, duke i injoruar telashet që po ju dalin para. Do ta keni të vështirë ta përballoni këtë temp. Megjithatë, falë këtyre ambicieve dhe këmbëngulësisë që i keni do të arrini sukses, por duhet t’u shmangeni veprimeve manipuluese. Edhe pa to, rezultatet do të jenë të arritshme. Gjendja juaj ekonomike këtë javë në përgjithësi do të jetë e mirë.

Shëndeti: Në përgjithësi është i kënaqshëm. Problemet që po ju shqetësojnë janë pasojë e lodhjes së madhe në punë. Gjeni kohë për relaksim psikik, por edhe për pushim fizik. Qëndroni më shumë në natyrë.

Dashuria: Në planin e dashurisë çdo gjë do të shkojë mirë. Ata që janë në lidhje partnerët do t’i përkrahin pa rezervë, ndërsa ata që nuk kanë lidhje dashurie do të kenë shumë njohje të reja nga të cilat mund të lindin shoqëri dhe miqësi që do t’i gëzojnë favoret e yjeve.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Punët nuk po i merrni me seriozitetin e duhur dhe po i zvarrisni gjithnjë e më shumë. Kjo javë do t’ju sjellë momente tensioni, sidomos në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Është me rëndësi ta mbani situatën nën kontroll dhe të ruani gjakftohtësinë. Ju këshillohet të organizoheni në mënyrë totale.

Shëndeti: Probleme me veshkat dhe me traktin urinar mund t’ju shfaqen, por nuk do të thotë se do t’ju jenë me afat të gjatë.

Dashuria: Një lidhje e zjarrtë dashurie po ju pret këtë javë. Nëse arrini ta mposhtni xhelozinë, do të kaloni çaste të lumtura dhe të paharrueshme. Është mirë t’i ndiqni ndjenjat tuaja. Kënaquni me butësinë dhe përkrahjen që do t’jua ofrojë personi juaj i dashur.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Situata aktuale në të cilën keni rënë kërkon që urgjentisht të merrni një vendim të mençur, nëse dëshironi të keni sa më pak probleme. Jeni person që mësoni nga gabimet vetjake. Jeni konfuz, andaj kjo gjë po ndikon edhe në afarizëm. Ka rrezik që të pësoni humbje materiale. Është koha të kuptoni se nuk duhet të investoni më shumë seç duhet.

Shëndeti: Dhembjet e stomakut janë pasojë e ushqimit jo të rregullt dhe e nervozizmit.

Dashuria: Do të jeni në situatë që në lidhjen tuaj dashurore t’ju imponohet t’i zgjidhni disa dilema shumë të pakëndshme. Nga kjo situatë mund të dilni vetëm nëse veproni me qetësi dhe me arsye. Do të ndodhin ato gjëra që zakonisht ndodhin në situata të këtilla.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Keni arritur në një fazë më të qetë. Ditët e kaluara për ju kanë qenë tepër shqetësuese, mirëpo keni arritur në momentin kur problemet do të mbeten pas jush. Është mirë që të distancoheni pak nga rrethi ku veproni. Në saje të aspekteve pozitive planetare ka gjasa të përmirësoni situatën financiare. Nga bashkëpunëtorët do të merrni lëvdata.

Shëndeti: Problemet me shëndetin jeni duke i zgjidhur, meqenëse ato janë pasojë e ndryshimeve klimatike.

Dashuria: Me personat e shenjave të Peshores dhe të Shigjetarit mund të përjetoni çaste të zjarrta dashurie. Së shpejti do të arrijë çasti i volitshëm për pjesëtarët e lirë të kësaj shenje. Pritet të krijojnë lidhje të shëndosha dashurie. Mos harroni se në dashuri e mira me të mirë kthehet.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Kjo javë për ju do të jetë shumë e volitshme dhe e suksesshme, sa që nuk do të jeni të vetëdijshëm për këtë. Në çastin kur do të mendoni se do të bankrotoni, zgjidhja do t’ju vijë. Jeni person që nuk mund assesi të pajtoheni me situata që ju bëjnë të stagnoni. Preferohet që të keni më shumë durim.

Shëndeti: Telashet që kanë të bëjnë me infeksione dhe me probleme psikike kërkojnë një qasje më serioze. Më së miri është të kërkoni ndihmë profesionale.

Dashuria: Lidhja juaj dashurore nuk është duke funksionuar ashtu siç dëshironi. Është mirë të ndryshoni qëndrim nëse dëshironi të përjetoni kënaqësi në lidhjen tuaj. Mbase është mirë që të krijoni një qasje të re ndaj seksit. Personat e shenjës së Gaforres dhe të Dashit këto ditë janë fatalë për ju.

VIRGJËRESHA(23.07 – 22.08)

Puna: Në punë duhet të synoni më shumë te dialektika dhe te aftësia për të bindur e magjepsur të tjerët. Jeni person i aftë të ballafaqoheni me sfida në planin afarist. Vetëm që është një problem që do të fillojë t’ju humbë durimin. Po mendoni se bashkëpunëtorët po jua vështirësojnë gjërat.

Shëndeti: Grumbullimi i lëngjeve në organizëm po ju krijon situata të rënda dhe po ju bën të ndiheni të lodhur shumë. Diuretikët dhe kafeja vetëm pjesërisht ju ndihmojnë, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Sot mund të bëni gjëra që nuk i keni pasur mundësi t’i provonit më parë. Hëna në shenjën tuaj ju bën të jeni më seksualë dhe më romantikë se zakonisht. Përfitoni për të kaluar disa momente të këndshme intime me personin e dashur. Në fakt, përfitoni nga ky moment për të rregulluar një marrëdhënie paksa të vështirë gjatë këtyre ditëve të fundit.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Me pozicionin e favorshëm të yjeve në qiellin tuaj do të jeni më entuziast dhe më i gjallëruar nga dëshira për të investime të reja. Mirëpo do të ishte më mirë t’i rishikonit financat tuaja, përpara se të hyni në investime të mëdha. Nuk është kjo periudhë e mirë për sa u përket financave.

Shëndeti: Jeni duke e sanuar situatën shëndetësore. Të gjitha pengesat që po i ndieni janë për shkak të ndryshimeve të motit. Ndaj këtyre ndryshimeve po reagoni ashpër.

Dashuria: Në dashuri mirëkuptimi me partnerin do të jetë i shkëlqyer, sidomos në nivelin intelektual. Partneri juaj do të ketë një qëndrim tepër të afërt ndaj jush. Gjatë kësaj jave me personin e dashur do të përjetoni plot momente të këndshme, të cilat gjatë do t’i kujtoni.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Në qoftë se ju ngatërrohen punët në planin afarist, duhet ta dini se vetë e keni fajin. Mendoni pak më shumë përse po i fusni në punë emocionet. Shikoni se ku po gaboni. Duhet të jeni më të kujdesshëm të mos bëni shpenzime të panevojshme, sepse mund të mbeteni pa para në xhep.

Shëndeti: Shëndeti ju është i mirë. Asgjë s’ka për t’u brengosur.

Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore do të përballeni me disa sfida që do t’ju falin emocione që nuk i keni provuar më parë. Do t’u dorëzoheni pasioneve dhe do të kënaqeni me personin tuaj të dashur. Emocionet e vrullshme nuk do të thotë se do t’ju sjellin suksese. Në këtë javë duhet të funksioni sipas parimit të mendjes dhe ndjenjave.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Këtë javë yjet nuk do t’ju përkrahin. Në planin afarist ka gjasa t’ju shfaqen mjaft probleme. Bëni më shumë përpjekje që të vendosni një rend sa më rigoroz në zgjidhjen e tyre. Bashkëpunëtorët po përpiqen që me këshilla të sinqerta t’ju ndihmojnë që sa më lehtë të nxirreni nga kjo situatë.

Shëndeti: Kryesisht i mirë, përpos një nervoze të lehtë.

Dashuria: Këtë javë do të ballafaqoheni me disa të papritura edhe në lidhjen emocionale. Varet nga respekti që do të tregoni ndaj personit të dashur, por edhe nga qëndrimi i personit të dashur ndaj jush. Ka shumë mundësi që beqarët dhe beqaret gjatë kësaj periudhe t’ia thonë lamtumirën jetës vetmitare dhe të fillojnë të shijojnë jetën në çift.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Suksese do të kenë në planin afarist disa pjesëtarë të kësaj shenje të cilët punojnë në shëndetësi. Do të keni mbështetjen dhe përkrahjen e eprorëve dhe të shefave, të cilët do të jenë të kënaqur me punën që jeni duke e bërë.

Shëndeti: Nuk është edhe ashtu siç e dëshironi. Ndiheni shumë të lodhur, andaj është mirë që t’ia kushtoni vetes një pushim të mirë.

Dashuria: Kujdes të veçantë duhet t’ua kushtoni ndjenjave. Shmangi bisedat e kota me personin e dashur që mund ta bëjnë xheloz. Duhet të kini më shumë respekt për personin e dashur dhe të keni më shumë besim tek ai. Keni nevojë të madhe për përkrahje të partnerit tuaj.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Pritet të keni avancime në hierarkinë afariste. Do të keni argumente të bollshme për t’i mbrojtur pozicionet tuaja në planin profesional. Jeni në gjendje t’i bindni edhe bashkëpunëtorët më skeptikë për suksesin e ideve tuaja.

Shëndeti: Ka mundësi t’ju shfaqen probleme që kanë të bëjnë me ushqimin. Duhet ta kuptoni që shëndeti varet nga ajo që hani.

Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore do të përballoni me disa situata të vështira, të cilat do t’i zgjidhni shpejt. Me personin e dashur do të keni një ftesë për mbrëmje, në të cilën do të kaloni çaste të bukura. Me partnerin do të keni mirëkuptim të shkëlqyer. Mos lini asnjë mundësi pa e shfrytëzuar, të cilat do t’ju shërbejnë për plotësimin e ëndrrave të parealizuara deri tani.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Një punë të re që do ta filloni do t’ju sjellë suksese dhe fitime materiale. Nuk duhet të brengoseni nëse puna e mëparshme do të stagnojë, sepse pikërisht jeni në një situatë kur do t’ju lindin ide të reja të cilat mund t’i materializoni dhe që do t’ju sjellin suksese financiare.

Shëndeti: Situata shëndetësore është duke u përmirësuar. Do ta ndieni veten më të sigurt.

Dashuria: Një lidhje që do të krijoni këtë periudhë do t’ju nxjerrë tërësisht nga stabiliteti. Ju u përkisni tipave të cilët lidhjen e krijojnë në bazë të ndjenjave, ndërkaq këto ditë ato do t’i keni me bollëk. Nuk bëni mirë të filloni lidhje të re pa i sqaruar gjërat me lidhjen e vjetër. Pala tjetër me posesivitetin që e ka po ju shkakton shumë probleme.

Continue Reading

Horoskopi

Dashi me 1 yll, Demi me 3 yje/ Horoskopi javor 13-19 Shtator sipas astrologes Meri Shehu

Published

on

Parashikimi Astrologjik Javor per dt 13 deri ne dt 19 Shtator 2022

Dashi: Kanë vetëm një yll, duhet ta mbajnë fort sepse Mërkuri në Peshore përballë shenjës së dashëve, tregon kompleksitete në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve, të cilat mund t’i komplikojnë jetën dashëve.

Demi: Kanë tre yje, Afërdita në Virgjëreshë i jep avantazhe të mira demave, por Mërkuri i kundërt, ua ul yjet. Demët që kanë komplikacione me punën dhe shëndetin duhet ta shikojnë mirë këtë periudhë.

Binjakët: Kanë tre yje, janë në një moment me vrull, Jupiteri i ndihmon nga Dashi, por në çështjet erotike do rregullojnë marrëdhënie që kanë qenë të destabilizuara. Mërkuri i kundërt do i ndihmojë t’i rregullojnë, por deri sa t’i rregullojnë do ndiejnë lodhje.

Gaforrja: Ka një yll, është në katërkëndësh me Mërkurin e kundërt në Peshore, çështje familjare dhe unë e kam theksuar se gaforret do kenë komplikacione, në lidhje me karrierën duhet të kenë kujdes me ndryshimet në stilin e jetesës.

Luani: Merr dy yje, fundi i javës është zhgënjyes. Për luanët mund të kemi pabesi në çështjet ekonomike apo në lidhje me punën, por derisa të shkojmë në fund të javës.

Virgjëresha: 3 yje, kanë Afërditën në shenjën e tyre, vazhdojnë të ndihen mirë, por me Mërkurin e kundërt në Peshore fillon java ku duhet të kenë kujdes në çështjet ekonomike, apo në paqartësinë se ku dhe çfarë duhet të investojnë.

Peshorja: Peshoret kanë 4 yje, sepse Mërkuri i kundërt në shenjën e tyre ka ardhur për të rregulluar planet dhe projektet e tyre.

Akrepi: Tre yje, megjithëse kanë shumë fat. Afërdita në Virgjëreshë i bën shumë socialë, i nxjerr në qendër të vëmendjes, por Mërkuri i kundërt tregon se ka gjëra dhe prapaskena në lidhje me punën, që duhet të jenë të vëmendshëm. Nuk duhet të paraveprojnë pa i shikuar edhe njëherë veprimet.

Shigjetari: 3 Yje. Do kenë kujdes në çështjet familjare dhe personale, aty do kenë zhgënjim. Në lidhje me karrierën, në fundjavë i kanë 3 yje sepse gjithsesi Afërdita i ndihmon në mbështetjen ekonomike dhe dashurinë që marrin nga të tjerët.

Bricjapi: 3 yje. Planet dhe projektet vazhdojnë të mos mbështeten si duhet. Shkojnë deri te burimi dhe nuk pinë ujë.

Ujori: Kanë 2 yje. Duhet të merren me çështjet ekonomike dhe punën, se mund të kenë dallavere, pakënaqësi ose humbje punësh. Mërkuri i kundërt në Peshore i rikthen vëmendjen në studime.

Peshqit: I kam dhënë shumë yje. 4 yje, megjithëse do kemi kundërshtimin Diell në Virgjëreshë me Neptun në Peshk, këta do bëhen pjesë e një zhgënjimi dhe paqartësie, por do rregullojnë shumë situata, do kenë martesa, fejesa…

Continue Reading

Trending