Connect with us

Horoskopi

Dikush do te mundohet tju vere shkopinj ne rrota/ Ky eshte horoskopi i detajuar i dates 19 Janar 2021

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 19 janar 2021

Nuk do jeni shumë optimistë gjatë kësaj dite dhe do e merrni çdo gjë me frikë. Ju të dashuruarit do ndiheni shpesh në vështirësi dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Më mirë qëndroni pak në heshtje dhe reflektoni pasi në të kundërt do bëni gabime. Ju beqarët do bëni çdo përpjekje të mundshme për ta ndryshuar statusin tuaj dhe do ja arrini qëllimit. Në punë duhet të tregoheni gjithë kohës vigjilentë sepse përndryshe rrezikoni të gaboni. Iu janë dhënë përgjegjësi të reja dhe nuk duhet t’i zhgënjeni eprorët. Me shpenzimet nuk do keni vështirësi nëse tregoheni përherë të logjikshëm.

Demi

Horoskopi i datës 19 janar 2021

Planetët do ua bëjnë gjërat shumë herë më të lehta sot dhe do ju duket sikur mund të arrini çdo objektiv. Ju të dashuruarit do jeni në humor të shkëlqyer ashtu si edhe ai që keni në krah. Do bëni gjëra të jashtëzakonshme së bashku dhe emocionet do jenë të pafundme. Ju beqarët më në fund do i thoni lamtumirë vetmisë dhe do filloni t’i shihni gjërat me një sy tjetër. Në punë, për t’ia dalë mbanë duhet të shtoni përpjekjet, të shprehni mendimet dhe të bashkëpunoni më tepër me kolegët. Dijeni se të vetëm nuk do arrini dot shumë lart. Sipas Dritare.net, të ardhurat nuk do jenë të këqija, megjithatë mirë është të mos shpenzoni kuturu sepse situata mund të marrë shpejt tatëpjetën.

Binjakët

Horoskopi i datës 19 janar 2021

Sot nuk do jeni shumë të bindur për gjërat që duhet të bëni dhe mund të hidhni hapa të gabuara. Nëse keni një lidhje, dashuria e jetës së përditshme nuk do ju mjaftojë dhe do kërkoni diçka më shumë. Ju beqarët do takoni dikë interesant, por të ftohtë e jo shprehës. Mirë është të mundoheni ta joshni më tepër dhe do e shihni që akulli do shkrihet. Ato që iu janë dukur të pamundura edhe mund të ndodhin sot. Në punë gjërat nuk do jenë shumë të lehta. Shumë kolegë do ju dalin kundër dhe do flasin keq për ju. Në planin financiar nuk do keni probleme të mëdha dhe do ndiheni më rehat. Jeni vërtet mjaft këmbëngulës.

Gaforrja

Horoskopi i datës 19 janar 2021

Venusi do ju bëjë të kuptoni sot se duhet të ndryshoni sjellje që gjërat të rregullohen. Nëse jeni në një lidhje do e keni të vështirë të ndieni një ritëm të caktuar dhe do preferoni të bëni çdo gjë si do e ndieni për momentin. Zemra do ndihet e përmbushur dhe do ndiheni me fat që keni partnerin në krah. Ju beqarët nuk do e realizoni dot takimin tuajve të ëndrrave dhe do vazhdoni të keni një ditë të zakonshme. Në punë dëgjojini këshillat e shefave dhe kolegëve të besuar sepse do keni përfitime. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do ju dalin vështirësi në asnjë moment.

Luani

Horoskopi i datës 19 janar 2021

Humori do ju ndryshojë gjithë kohës sot dhe herë pas here mund të gjendeni në situata të vështira. Ju që keni një lidhje do e ndryshoni shpesh sjelljen me atë që keni në krah dhe në disa momente mund ta acaroni tej mase atë. Po e tepruar ai edhe mund t’iu largohet përgjithmonë. Ju beqarët duhet të dilni sa më shumë me miqtë sepse ashtu do mund të takoni edhe persona interesantë. Shefat do ju kërkojnë t’i përmbushni sa më parë detyrat që iu kanë dhënë dhe do ndiheni nën trysni. Mos i dramatizoni gjërat sepse pak nga pak gjithçka mund të arrihet. Me financat nuk do i keni punët aspak mirë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 19 janar 2021

Jupiteri do e stabilizoje jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe rutina do marrë fund. Për ju të dashuruarit do fillojnë të dalin rrezet e para të diellit. Atmosfera do përmirësohet tej mase dhe komunikimi do rikthehet si asnjëherë më parë. Ju beqarëve do iu jepen mundësi të mira për njohje, por do preferoni të prisni pak kohë para se të hidhni hapa. Gjithsesi mirë është qe ata persona te mos i largojnë nga vetja. Në planin profesional do jeni më të frymëzuar dhe do arrin i atje ku keni dëshiruar përherë. Mund të merrni edhe një lajm të rëndësishëm. Financat do jenë goxha të mira dhe do arrini të bëni investimet e dëshiruara.

Peshorja

Horoskopi i datës 19 janar 2021

Gjatë kësaj dite do jeni shumë në ankth dhe nuk do arrini dot të mendoni qartë. Gjërat nuk do ju ecin aspak ashtu si keni dashur. Nëse keni një lidhje për shkak të mungesës së komunikimit mund t’iu dalin edhe të papritura të pakëndshme. Mund ta teproni edhe me ngritjen e zërit. Beqarët do kenë një ditë mjaft delikatë. Sado përpjekje të bëjë ata nuk do mundin dot ta ndryshojnë statusin e tyre dhe kjo për shkak të disa personave që ju hiqen si miq. Në punë, do e shtoni ritmin dhe do mundoheni të rregulloni problemet më urgjente. Të paktën do e keni rrugën më të mirë për të ecur përpara. Sipas Dritare.net, në planin financiar do jeni me fat dhe kjo gjë do ua ngrohë disi zemrën.

Akrepi

Horoskopi i datës 19 janar 2021

Sot do keni shumë ide në kokë dhe do mendoheni gjatë sesi t’i vini në zbatim. Pasdite ka mundësi që disa ëndrra të mund t’iu realizohen. Marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë dhe e bukur, megjithatë në disa momente influenca e disa planetëve do sjellë edhe ndonjë konflikt të vogël. Mundohuni që t’i shmangni në mos t’i rregulloni menjëherë. Nga ana tjetër, nëse jeni beqarë do keni një ditë shumë të lumtur e plot diell. Në punë tregohuni më të arsyeshëm e më të organizuar sepse përndryshe mund t’iu dalin të papritura të pakëndshme. Klima në sektorin financiar nuk do jetë e zymtë, megjithatë tregohuni të mençur me menaxhimin e buxhetit.

Shigjetari

Horoskopi i datës 19 janar 2021

Yjet do iu japin mundësinë të ndryshoni disa gjëra sot dhe të tregoni më shumë autoritet. Flisni gjithmonë me të vërteta sado lënduese të jetë ato. Ju që jeni në një lidhje do qëndroni më afër partnerit dhe do dalin nga një situatë delikate, që i ka ftohur pak gjërat. Me ndihmën e Marsit situata do rregullohet goxha. Nëse jeni beqarë do keni një dite të mirë në planin sentimental. Mundohuni të hiqni maninë për të dominuar. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe të duruar kështu që gjërat do ju ecin ashtu si e keni planifikuar. Në planin financiar nuk rrezikoni ndonjë katastrofë, por gjithsesi duhet të bëni kujdes. As hua mos merrni.

Bricjapi

Horoskopi i datës 19 janar 2021

Sot do jeni të mendimit që t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Edhe problemet që do ju dalin do mundoheni t’i zgjidhni me sa më shumë qetësi dhe pa stres. Ju të dashuruarit duhet të përdorni ledhatimet dhe fjalët e ëmbla nëse doni të merrni diçka nga partneri. Po u treguat të ftohtë dhe hundë përpjetë nuk do arrini asgjë. Ju beqarët do jeni më dinamikë dhe më të hapur kështu që do mund të filloni edhe lidhje afatshkurtra. Në punë nuk do keni dëshirë të bëni asgjë pa qenë të bindur plotësisht për rezultatet që mund të arrini. Me shpenzimet vazhdoni të tregoheni të arsyeshëm.

Ujori

Horoskopi i datës 19 janar 2021

Sot do dini si t’i bëni të tjerët të ndihen mirë pranë jush dhe kjo do ua mbushë edhe ju shpirtin me gëzim. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni në detaje për personin që dashuroni. Ai gjithashtu do mendojë si t’ua bëjë qejfin sa më shumë. Për ju beqarët do ndodhin gjëra të çuditshme, fillimisht nuk do kuptoni asgjë, por deri ne mbrëmje çdo gjë do kthjellohet. Në punë mundet t’iu kërkohet të bëni edhe punën e një kolegu që mungon. Organizojeni ditën si duhet në mënyrë që të mos mbeteni mbrapa me ato që keni nisur. Financat nuk kanë për të qenë shumë të kënaqshme prandaj duhet të bëni kujdes.

Peshqit

Horoskopi i datës 19 janar 2021

Ditë sharmante do jete kjo e sotmja për ju dhe buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Nëse jeni në një lidhje do kaloni orë të këndshme pranë atij që dashuroni. Nuk do mungojnë nga të dyja palët komplimentet, fjalët e ëmbla dhe gjestet romantike. Gjithçka do jetë në perfeksion. Për beqarët dashuria do fillojë me një shoqëri kështu që tregohuni sa më të hapur për njohjet e reja. Në punë vërtet do jeni të ngarkuar, por përkujdesi dhe përgjegjshmëria nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Organizimi gjithashtu do jetë një pikë e fortë. Në planin financiar mund të keni disa vështirësi të vogla, por sidoqoftë gjendja nuk do jetë alarmante.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Horoskopi

Do te keni nje kthese te forte per mire ne jeten tuaj/ Horoskopi i detajuar per daten 13 Prill 2021

Published

on

Dashi

Do qëndroni në një vend sot dhe nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndonjë lëvizje. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë pasive. Here pas here edhe mund të mërziteni dhe do doni të bëni diçka ndryshe. Nëse jeni beqarë nuk do doni të bëni aspak ndryshime sepse edhe ashtu si jeni ndiheni për mrekulli. Puna nuk do ketë ndonjë zhvillim shumë të rëndësishëm. Mund të humbisni edhe disa mundësi të shkëlqyera që do iu jepen. Më menaxhimin e financave nuk do jeni aspak serioze dhe gjendja ka rre zik të përkeqësohet edhe më tepër. Asgjë nuk do jetë më si më parë.

Demi

Mundohuni të bëni çdo lloj përpjekjeje sot për ta përmirësuar marrëdhënien me të gjithë që ju rrethojnë sepse vetëm ashtu do jeni më optimistë dhe do ndiheni mirë. Ju të dashuruarit nuk do keni durimin e duhur për ta dëgjuar partnerin tuaj dhe kjo do nxitë herë pas here debate dhe pro bleme. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni një ditë të mbushur me aventura dhe emocione. Do bëni mirë nëse e shfrytëzoni në maksimum çdo çast sepse nuk do ketë më të tilla ditë. Në punë, ngaqë do doni të arrini çdo gjë menjëherë, ka rr ezik t’i ngjitni shpejt shkallët dhe do lini boshllëqe. Financat do jenë të kënaqshme kështu që përfitoni nga për të bere edhe ndonjë investim më shumë.

Binjakët

Përgatituni për një ditë të mbushur me pr obleme dhe paqëndrueshmëri. Për ju që jeni në një lidhje asgjë nuk do ecë mire. Gjatë gjithë kohës do keni dyshime dhe nuk do dashuroheni dot qetësisht. Ju beqaret nuk duhet ta joshin dikë me gënjeshtra sepse gjithçka që do bëni do jetë në dëmin tuaj nesër. Në punë do keni shumë ide në mendje dhe gjërat do ju ngatërrohen. Nuk do arrini dot të riktheni ato që do mendoni dhe për pasojë as nuk do i vini në zbatim kur duhet. Me shpenzimet mundohuni te jeni të arsyeshëm gjatë gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mund të shlyeni edhe ndonjë borxh.

Gaforrja

Do zgjidheni me më shumë optimizëm sot dhe nuk do e lëshoni veten përballë sfidave që mund t’iu dalin. Ju që jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni edhe pse mund të keni pro bleme në jetën tuaj ne çift.. Duke u mbyllur në vetvete dhe duke e lëshuar veten asgjë nuk do mund të rregullohet. Ju beqarët do jeni të përkushtuar ndaj një projekti të rëndësishëm dhe nuk do e keni mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në punë do bëni edhe përpjekjet që nuk i kishit menduar ndonjëherë për të arritur çdo gjë që dëshironi. Për financa më të mira duhet patjetër të limitoni në maksimum shpenzimet.

Luani

Sot harmonia, alegria dhe ngjyrat do jenë mbizotëruese në jetën tuaj. Çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni shumë më optimistë. Ju beqarët do merrni shumë ftesa, por asnjeri nuk do mund t’ua ndryshoje mendjen për të filluar një lidhje. Në punë do kërkoni të punoni në një ambient të qetë dhe pasi t’iu plotësohen të gjitha kushtet keni për të arritur atë që doni. Në sektorin e financave do ndiheni si të përhumbur sepse gjendja me të vërtetë që do jetë goxha pro blematike dhe delikate.

Virgjëresha

Nuk do ndiheni aspak mirë gjatë kësaj dite dhe zemra sërish do jetë bosh. Ju të dashuruarit, edhe pse në një lidhje do ndiheni shumë vetëm. Nuk do e ndieni aspak ngrohtësinë e dikurshme të partnerit dhe kjo do ju brengosë. Ju beqarët duhet të tregoheni më të matur dhe më të kujdesshëm sepse jo të gjithë personat që do iu joshin do jenë ashtu si duken në pamje të pare. Në punë nuk do ju njihen meritat dhe kjo do ju mërzitë së tepërmi. Flisni hapur me shefat dhe nëse ata nuk pranojnë disa kushte mendoni të kërkoni diçka tjetër. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë në mënyrë që në një moment mos mbeteni keq.

Peshorja

Po ditët të silleni dhe po nuk nxituat çdo gjë ka për të ecur më së miri gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabimin e madh të flirtoni me persona të tjerë sepse keni për t’u penduar për gjithë jetën. Do shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar dhe asgjë nuk do mund të rikthehet si më parë. Ju beqarët do keni shumë njohje, por për asnjërin nga personat nuk do ju rrahë zemra fort. Sipas Dritare.net, në punë mund të ndiheni gati të ndërmerrni edhe disa rreziqe për të arritur akoma më lart. Maturia dhe durimi do jenë pikat tuaja të forta. Në planin financiar ka ardhur koha të vendosni ekuilibër sa më parë sepse përndryshe situata do përkeqësohet.

Akrepi

Dita e sotme do fillojë qetësisht, por dalëngadalë do zbukurohet dhe do bëhet më emocionuese. Nëse jeni në një lidhje dhe keni edhe dyshimin më të vogël ndaj partnerit tuaj, flisni hapur me të dhe mos i mbani asgjë të fshehtë. Vetëm në këtë mënyrë do i shmangni pro blemet serioze. Nëse jeni beqarë më në fund do realizoni një takim interesant dhe mjaft serioz. Për ju çdo gjë do ndryshoje tashme. Në punë mendohuni mirë para se të veproni dhe parashikojini ato që do ndodhin. Me shpenzimet tregohuni sa me të moderuar që të mundeni dhe nuk ka për t’iu ndodhur asgjë e keqe.

Shigjetari

Dielli do ua zbukurojë ditën sot dhe do ju shtojë optimizmin. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Yjet do ju mundësojnë çaste fantastike dhe nuk do keni asgjë çfarë të kërkoni më shumë. Ju beqarët nuk do jeni shumë të vendosur dhe ka rr ezik të mos përfitoni nga mundësitë e shkëlqyera që do iu jepen. Në punë do e keni çdo gjë shumë të thjeshtë sepse e keni ndërtuar tashmë terrenin e duhur. Konfliktet do mungojnë plotësisht. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe do keni mundësinë të bëni edhe investime afatgjata që do iu risjellin qetësinë e dëshiruar.

Bricjapi

Në përgjithësi euforia do rikthehet në jetën tuaj dhe do keni plot momente të këndshme. Yjet do ju mbështesin tej mase ju të dashuruarve dhe gjërat mes jush dhe atij që keni në krah do ecin për mrekulli. Ju beqarët jo vetëm që do keni njohje interesante, por në jetën tuaj pasioni mund të ndizet flakë. Përfitoni nga çdo moment. Në punë do ju duhet të bëni edhe zgjedhje përfundimtare për t’u futur në një etapë tjetër shumë më të favorshme. Mund të largoheni edhe nga pozicioni aktual. Në planin financiar mjafton të shmangni operacionet e rrezi kshme dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë.

Ujori

Sado të mundoheni sot nuk do mund ta përmirësoni jetën tuaj. Shpesh do jeni edhe kokëfortë dhe nuk do flisni aspak. Për të dashuruarit ka për të qenë një ditë shumë e vështirë. Ne disa momente do ndiheni si të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët nuk do jetë e nevojshme të bëni asnjë lloj përpjekjeje për ta ndryshuar statusin sepse çdo gjë do ndodhë natyrshëm. Në punë jo se do keni pro bleme, por nuk do jeni më këmbëngulës si më parë për të arritur atje ku keni dashur. Në planin financiar do jeni gjatë gjithë kohës optimistë dhe nuk do ndaleni përballë sfidave që do iu dalin.

Peshqit

Përgatituni për ditë të hareshme sot. Buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra dhe çdo gjë do e bëni me dëshirë. Për ata që janë në një lidhje kjo ka për të qenë një ditë mjaft dinamike dhe plot risi. Do kaloni plot çaste të lumtura pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Nëse jeni beqarë duhet të reflektoni disa here para se të veprojnë pasi në të kundërt mund të lëndohen. Në punë do dini t’i menaxhoni gjërat me më shumë kujdes dhe për çdo paqartësi do ju drejtoheni direkt shefave. Në planin financiar do bini viktima të dëshirave tuaja të çmendura dhe mund të mbeteni keq. 

Continue Reading

Horoskopi

Ne muajin Maj keto 6 shenja do te kene shume fat/ Astrologia Meri Shehu parashikon keto shenja

Published

on

Dashi

Muaj përgjithësisht më i qetë do jetë ky për ju. Do ndiheni shumë më të qetë se më parë. Shëndeti gjithashtu nuk do ketë pro bleme serioze, por ama herë pas here do keni shqetësimet e zakonta të kokës, barkut, etj. Financat mundet edhe të përmirësohen po patet dëshirën e mirë dhe durimin e duhur për t’i menaxhuar. Data 13 do jetë me fat për të bërë diçka që do ua shtojë të ardhurat, mos e harroni.

Demi

Ky do jetë një muaj i qetë e i kënaqshëm për ju. Më në fund do gjeni paqen shpirtërore aq shumë të dëshiruar. Sipas Merit, gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer edhe për shkak të motit dhe lodhjes, por gjëra shqetësuese nuk ka për të pasur. Mundohuni të kujdeseni pak më tepër për veten. Planetët do ju ndihmojnë me financat, mos keni merak.

Binjakët

Sado që të bëni përpjekje nuk do arrini atje ku doni këtë muaj. Tregohuni më të kujdesshëm. Për shëndet të mirë hani me maturi dhe mos kaloni limitin e lodhjes. Gjithsesi në fund të muajit do jeni më dinamikë. Kujdes, mos punoni me shume sesa mundeni sepse do lodheni shpejt. Pro blemet financiare më në fund duket se do mbarojnë. Kjo do ju gëzoje dhe do bëni edhe ndonjë blerje.

Gaforrja

Dëgjojeni me kujdes zërin tuaj të brendshëm këtë muaj dhe do e shihni që do ndiheni akoma më mirë. Për shëndetin oral duhet të tregoni më tepër kujdes pasi shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm. Situata financiare do fillojë të përmirësohet kështu që shfrytëzojeni për të shpenzuar për gjërat e domosdoshme.

Luani

Ky do jetë një muaj perfekt dhe pikërisht ashtu si e keni ëndërruar gjithë këto kohë. Shëndeti do jetë i shkëlqyer, madje do ndiheni të qetë edhe nëse vuani nga pro bleme kronike. Fundi i muajit do jetë më i kënaqshëm. Financat nuk do jenë ende të stabilizuara. Do bëni shumë shpenzime dhe buxheti sa do vije e do pakësohet.

Virgjëresha

Cilësia e këtij muaji do varet nga aftësia juaj për të jetuar momentin dhe kapja e mundësive që do iu jepen. Shëndeti do mbetet gati i njëjtë me një muaj më parë. Duhet vetëm të tregoni pak më tepër kujdes me disa organe që i keni më delikate. Financat nuk do kenë aspak pro bleme. Çdo gjë do shkoje mire sidomos që nga data 19.

Peshorja

Këtë muaj në shumë momente do qëndroni në pritje dhe nuk do veproni nga frika se mos gaboni. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla që do lidhen kryesisht me gojën dhe barkun. Mirë është të mos neglizhoni asgjë. Sipas Merit, financat do jenë të mira. Edhe do shpenzoni edhe do fitoni goxha.

Akrepi

Nuk do ndiheni shumë të qetë këtë muaj dhe do ju duket sikur nuk do jeni më fat. Në fakt ndonjëherë duhet edhe ju të bëni përpjekje më shumë. Gjendja shëndetësore do jetë përgjithësisht e qëndrueshme dhe pa pro bleme serioze. Me financat duhet të bëni pak kujdes sidomos pas datës 19.

Shigjetari

Edhe pse nuk do jetë një muaj perfekt, disa periudha të këtij muaji do i adhuroni me të vërtetë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar sidomos nëse nuk bëni kujdes me ushqimin. Dëgjojini këshillat e të afërmve tuaj sepse do iu bëjnë mirë. Financat do jenë të paqëndrueshme sidomos deri në datën 13.

Bricjapi

Ky do jete një muaj vërtet i bukur dhe çdo gjë do ecë qetësisht. Çdo moment do jeni plot jetë dhe energji. Miqtë do jenë mbështetje e fortë. Shëndeti për fat të mirë nuk do ketë pro bleme serioze. Financat do vazhdojnë të mbeten të mbrojtura edhe pse në shumë momente do ju duhet të veproni me më shumë kujdes.

Ujori

Këtë muaj do ju duhet të merrni vendime në çdo fushë. Reflektoni qetësisht dhe bëni atë që mendoni se është më e drejta. Gjendja shëndetësore nuk do jetë perfekte, por duke u kujdesur më shumë për veten situata do jetë më e mirë. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por situata do jetë më e qëndrueshme dy javët e fundit.

Peshqit

Këtë muaj do ndodhin shumë gjëra dhe në disa momente mund të mbeteni me gojë hapur. Shëndeti nuk do jetë i keq edhe pse në fakt mund të abuzoni me disa ushqime të dëmshme. Financat nuk do jenë shumë të mira, por as shume të këqija. Mos u shqetësoni fare dhe pakësoni shpenzimet. Pas datës 15 priten ndryshime. 

Continue Reading

Horoskopi

Tualeti qenka vendi i “celesit” te suksesit per te/ Ja se ku gjen qetesi nga emocionet Jona Spahiu

Published

on

Jona Spahiu eshte nje prej gazetareve me ne ze dhe me te talentuara qe kane mediet shqiptare. Ajo eshte mjaft e suksesshme ne punen e saj dhe fansat e mbeshtesin per cdo projekt te sajin te ri.

Moderatorja ka nje jete publike shume interesante pasi eksploron vazhdimisht neper emisione dhe televizione te ndryshme. Prej kohesh ajo bashkejeton me te dashurin e saj, Frenkli dhe nga kjo bashkejetese ajo ka nje djale te bukur.

Jona Spahiu eshte pjese e emisionit “Kosherja” dhe nuk ka shume kohe qe ka celur si emision por gjithsesi Jona po tregon talentin e saj te lindur dhe te gjitheve po na pelqen shume.

Moderatorja e cila prezanton kete emision se bashku me Besart Kallakun gjithashtu po na shfaq nje ane tjeter te karakterit te saj, anen humoristike qe nuk e kishim pare me pare.

Por mikja e saj i paska nxjerre te palarat sot dhe bukuroshja jone nuk ka fjale per ta mohuar kete video qe shoqja e saj ka publikuar. Perpara fillimit te emisionit “Kosherja” bukuroshja jone lexon skenarin ne menyre qe te dale e pergatitur ne skene.

Me sa duket moderatorja qenka shume e emocionuar kete puntate dhe emocionet do ti nxjerre ne tualet ku po lexon dhe perserit skenarin me veten e saj. Pra nuk qenka aq e lehte te jesh moderatore ne nje emision ku te ndjekin me mijera shqiptare.

Nuk duhet te harrojme se Jona Spahiu ka qene pjese e emisionit “E diell” ne Top Channel ku me pas u largua dhe tashem eshte bere pjese e “Abc News”. Le ti urojme bukuroshes tone mjaft suksese ne karrieren e saj dhe shpresojme te arrije majat.

Continue Reading

Trending