Connect with us

Sot

Jemi ne mes te muajit Dhjetor/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do kete fundvitin me te mire

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 14 dhjetor 2020

Neptuni do ju bëjë të logjikshëm sot dhe do kërkoni ta siguroni çdo sektor të jetës. Pritet një ditë shumë e ngrohtë. Ju që keni një lidhje do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurt është se asgjë nuk do jetë ashtu si më pare dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Në punë do jeni shumë kompetentë dhe të kujdesshëm. Para se të veproni do logjikoni përherë dhe kjo do shmangë problemet. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni. Matuni disa herë para se të veproni.

Demi

Horoskopi i datës 14 dhjetor 2020

Planetët do i keni gjithë kohës pranë dhe ata do ju bëjnë shumë më të logjikshëm. Jeta juaj në çift do jetë gjithë kohës e mbrojtur. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni, përkundrazi do ndiheni më së miri. Ju beqarët duhet të bëni akoma më shume durim që ta gjeni personin më të përshtatshëm. Po u nxituat mund të bëni zgjedhje të gabuara. Sipas Dritare.net, jeta profesionale do ketë ndryshime goxha pozitive të cilat do ju bëjnë t’i shihni gjërat më me optimizëm. Mund të ngriheni edhe në detyrë. Të ardhurat do përmirësohen ndjeshëm falë maturisë që keni treguar kohët e fundit me shpenzimet.

Binjakët

Horoskopi i datës 14 dhjetor 2020

Përgatituni për surpriza që nuk i kishit menduar ndonjëherë. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar një dite vërtet interesante dhe të mbushur me emocione. Çdo çast ka për të qenë i veçantë dhe i mbushur me shprehje ndjenjash. Ju beqarët gjithashtu do keni një ditë të bukur dhe me fat. Për ju mund të ketë ndryshime rrënjësore. Në punë do filloni disa projekte të vështira, por që me pak mund do ia dilni mbanë. Për financat duhet të përkujdeseni në çdo moment pasi në të kundërt situata mund të dale jashtë kontrollit dhe nuk do ketë kthim mbrapa.

Gaforrja

Horoskopi i datës 14 dhjetor 2020

Duke qenë se Hëna dhe Venusi do jenë në kundërshti me njëra-tjetrën sot, priten trazira në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje do i vini gjithë kohës në pah defektet partnerit dhe kjo do e acarojë atë pa mase\ë. Në fakt ju duhet të shihni nga vetja fillimisht sepse nuk jeni perfektë. Edhe mbrëmja do jete e nxehtë. Ju beqarët duhet të jeni më të guximshëm dhe t’ia shprehni dikujt ndjenjat. Në punë mund të zhgënjeheni dhe do ju humbasë plotësisht dëshira për të hedhur hapa më tej. Shpenzimeve vendosuni fre sa më parë të jetë ë mundur sepse situata do vijë duke u përkeqësuar.

Luani

Horoskopi i datës 14 dhjetor 2020

Ka rrezik që dita e sotme të jetë e mjegullt për të gjithë. Ju që jeni në një lidhje nuk do i keni shumë të qarta mendimet dhe nuk do dini çfarë hapash duhet të hidhni. Mos veproni asnjë moment pa u bindur. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të mos nxitoheni për asgjë pasi në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Në punë duhet të jeni të qartë para se të hidhni çdo lloj hapi. Vendimet e mëdha merrini pasi të konsultoheni me koleget tek të cilët besoni. Në planin financiar gjendja do përmirësohet tej mase falë ndihmës së çmuar që do iu japin disa të afërm.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 14 dhjetor 2020

Dite mjaft e qetë ka për të qenë kjo e sotmja. Do jeni më të logjikshëm dhe do arrini të zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje. Për ju që jeni në një lidhje kjo e sotmja do shërbejë për të reflektuar me kujdes dhe për të bere plane. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të paqëndrueshme dhe nuk do ndiheni aspak gati për të joshur. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe do programoni gjithçka përpara se të veproni. Në planin financiar problemet do jenë të shumta kështu që mire do jetë të kërkoni sa më shpejt ndihmën e specialistëve.

Peshorja

Horoskopi i datës 14 dhjetor 2020

Marsi dhe Urani do ua ndërlikojë goxha situatën gjatë kësaj dite. Do gjendeni në një mjedis ndryshe dhe me rregulla ndryshe, por do mundoheni të përshtateni. Nëse jeni në një lidhje keni për të hasur goxha pengesa dhe do debatoni partnerin. Para se të merrni vendimet përfundimtare, mendohuni mirë. Nëse jeni beqarë do jeni nostalgjikë për një histori të shkuar dhe nuk do e lini veten të lirë për të realizuar njohje të reja. Në punë vetëm nëse bashkëpunoni me të tjerët mund të arrini atje ku doni sepse vetë çdo gjë do jetë më ë vështirë. Sipas Dritare.net, ne planin financiar mos ndërmerrni asnjë hap pa bërë llogari nëse nuk doni të gaboni.

Akrepi

Horoskopi i datës 14 dhjetor 2020

Sot do zgjoheni me humor shumë të mirë dhe do doni ta shfrytëzoni ditën sa më mirë. Nëse keni një lidhje problemet do mungojnë dhe gjithë kohës do dashuroheni me shumë pasion dhe emocion me partnerin. Ai do ju adhurojë edhe më shumë sesa më parë. Nëse jeni beqarë do keni disa takime intensive të cilat do ju bëjnë të mendoni seriozisht për ndryshime të statusit. Në punë merrini gjërat më seriozisht dhe bëni përpjekjet e duhura. Gjithçka ka për t’u kthyer mbrapsht dhe do ndiheni shumë më mirë. Buxheti do normalizohet pas disa tronditjeve të vogla që ka pësuar së fundmi.

Shigjetari

Horoskopi i datës 14 dhjetor 2020

Gjatë kësaj dite do jeni gjenialë dhe të paarritshëm. Çdo gjë që keni dashur do mund ta arrini pa shumë mundim. Për ju të dashuruarit nuk do ecin gjërat si i kishit menduar. Nuk do arrini dot t’i shprehni sa duhet ndjenjat kundrejt partnerit dhe ai mund të keqkuptohet për këtë gjë. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni disi më të duruar dhe keni për ta gjetur personin për të cilin keni ëndërruar gjithmonë. Në punë mund t’iu duket të qëndroni edhe vonë disa momente vetëm për të arritur në kohë ato që keni menduar. Në planin financiar do ju duhet të ndërmerrni edhe rreziqe për ta stabilizuar situatën.

Bricjapi

Horoskopi i datës 14 dhjetor 2020

Saturni do i japë shkëlqim jetës tuaj sot. Nga ana tjetër do jeni të disiplinuar dhe nuk do veproni pa logjikë. Ju që keni një lidhje do kaloni momente të këndshme me partnerin tuaj dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Çdo çast ka për të qenë ashtu si e keni ëndërruar. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe pak kohe para se të ndryshojnë statusin sepse mundësitë e sotme nuk do jenë më të mirat e mundshme. Në punë do jeni profesionistë dhe të kontrolluar prandaj nuk do ju ndodhin të papritura. Financat mos i lini në dorë të personave të tretë sepse do pendoheni tej mase.

Ujori

Horoskopi i datës 14 dhjetor 2020

Asgjë dhe askush nuk do mund t’iu influencojë gjatë kësaj dite. Do keni mendjen tuaj dhe do ecni sipas planeve që keni bërë në kokë. Ju të dashuruarit do jeni tej mase kokëfortë dhe nuk do pranoni në asnjë mënyrë t’i hapni rrugë atij që keni ne krah. Marrëdhënia mes jush do lërë shumë për të dëshiruar. Ju beqareve do ju duket sikur vetë jeni perfektë dhe gjithë të tjerët kanë të meta. Duke menduar kështu keni për të mbetur ende me të njëjtin status. Në punë do jeni shumë pak persona dhe kjo do iu japë më shumë fushë të lirë për të vepruar. Që financat të vazhdojnë të jenë të mira, duhet t shpenzoni vetëm për gjërat më të domosdoshme.

Peshqit

Horoskopi i datës 14 dhjetor 2020

Mendja juaj do jetë e mbushur me ide negative sot dhe në disa momente do doni të ndryshoni çdo gjë. Për ju që keni një lidhje, jo vetëm që asgjë nuk do ecë mirë, por mund të mendoni edhe për ndonjë ndarje të mundshme. Ju beqarët do pranoni te keni njohje e të dilni nëpër takime, por nuk do arrini dot të fiksohen pas dikujt e të filloni një lidhje. Në punë mund të jeni produktivë vetëm duke përdorur kompjuterin ose makineritë e tjera sepse vetëm nuk do arrini dot asgjë. Financat nuk do jenë të këqija, por duhet të mundoheni të kurseni nga pak në mënyrë që të siguroni edhe të ardhmen.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sot

Tani eshte e kuruar deri ne detaje por ja si dukej Alketa Vejsiu para 16 vitesh

Published

on

Alketa Vejsiu eshte padyshim imazhi me jetegjate ne ekranin shqiptar. Aftesia dhe elokuenca e saj per te sjelle gjera te bukura ne skene ka ditur si te terheq gjithmone vemendjen e publikut.

Perpos angazhimeve te shumta, Alketa eshte gjithmone aktive ne rrjetet sociale.

Moderatorja eshte bere nostalgjike dhe ka postuar nje foto para 15 vitesh.

Ne krah te fotos Alketa shkruan: ’15 vjet me pare, Njera nga ju, nje si te gjithe ju… vazhdoj te jem’

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente nga ndjekesit te cilet e kane komplimentuar per pamjen e saj.

Vejsiu duket sikur ka bere pakt me kohen pasi vitet kalojne dhe ajo mbetet gjithmone kaq e bukur.

Kujtojme se ajo eshte shume e pelqyer nga publiku shqiptar i cili i ka qendruar prane qe ne fillimet e karrieres si folese ne radio e deri ne ditet e sotme.

Continue Reading

Sot

Luana Vjollca ndryshon ngjyren e flokeve ne menyre drastike/ Ja si duket ajo me pamjen e re

Published

on

Moderatorja Luana Vjollca ka ardhur ne ekran me emisionin e saj shume te ndjekur ‘Shiko kush luan’. Luana ka mahnintur gjithmone fansat me daljen ne ekran pasi shfaqet gjithmone shume e kuruar.

Prej vitesh ajo ka ruajtur thuajse gjithmone te njejtin look, me floket bionde.
Me sa duket Luanen e paska marr malli per ndryshme.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet me nje fustan te zi pas trupit dhe floket ngjyre kafe.

‘Kush je ti dhe cfare i ke bere Luanes?’, shkruan moderatorja bashkengjitur postimit.

Si zakonisht, fansat nuk i kane kursyer komplimentet per te. Duhet te pranojme se Luana ngjan e bukur me cdo lloj ngjyre apo modeli flokesh.

Ajo terheq gjithmone vemendjen e publikut i cili ka kuriozitet per cdo gje rreth saj.
Po ju si mendoni, si ngjan me bukur Luana bionde apo brune?

Continue Reading

Sot

Do te filloj 1 cikel i ri ne jeten tuaj/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 19 DHJETOR 2020

JUPITERI NE UJOR

ERE E RE LIRIE PERMBYSJE DHE REVOLUCION

JUPITERI nje planet i Dashur ashtu sic ishte Zoti i Perendive simbolizon

Mbrojtjen

zhvillimin

Pervojen

Perparimin

Jupiteri shenon nje periudhepozitive ne shenjen ku futet ne Harten e Qiellit dhe ne harten personale te gjithkujt

Zakonisht na entuziazmon por edhe na bene te marrim rrezikojme duke marre risqe pa baze reale

Ne vitin 2020 Jupiteri ishte ne shenjen me te keqe per te ne Bricjap

U kushtezuan liri levizje zgjedhje ceshtje karriere e ekonomike Zhvillimi gezimi ngelen ne vend numero
Do largohet nga Ujori ne 28 Dhjetor 2021 Por ne maj ne dt 13 do bej nje futje te shpejt ne Peshk deri ne 29 Korrik
Nga 29 Korri deri ne 19 Tetor do jete i kundert si pozicion

Ne dt 21 Dhjetor ne daten e solsticit Dimeror do takohet me Saturnin ne Ujor

Ky takim ne shenjat e Ajrit ndodh nje here ne 200 vjet

Ne shenjen e Ajrit ne Ujor mund ta cilesojme si frymemarrje te Egzistences

Eshte momenti ku Krijuesi ON i Feshkellen Materies dhe i jep fryme ose shpirt

Idea behet fjale dhe Fjala drejton Energjine

Do jemi ne nje moment ku ngjan sikur jetojme ne nje shtepi pa Dritare dhe do shperthejme muret per tu futur Drita dhe ajri i fresket

Por mbi te gjitha na duhet nje Qellim per te bere ndryshimet

Shtetet dhe Qeverite ne planin politik e perfeksionuan Diktaturen me Jupiterin ne Bricjap dhe vete nga menyra e funksionimit shteti eshte Diktature

Tani Diktatura do mbetet pa shtepi pa Mure rrethuese dhe ajri do huje e do dal nga te gjitha anet
Si cdo organizem edhe shteti mund te fitoj imunitet nga ky ndryshim i madh

Nuk duhet ta lejojme

Dashi

Deshira juaj tashme do jete te shpetoni boten Por kete nuk mund ta beni E rendesishme eshte te jeni me altruist dhe te punoni ne grup ne kete periudhe ndryshimesh te medha Jeta erotike nuk ju perket me Do merreni me ceshtje me te rendesishme sociale

Demi

Per ju siguria vjen e para Por ne nje periudhe ndryshimesh te medha do ta keni te veshtire te pershtateni Gjithesei ju duhet te mesoheni me ndryshimet qe do ndodhin ne jeten tuaj Zgjeroni rrethin e kontakteve

Binjaket

Jupiteri do ju ndihmoj te merrni njohuri te reja shkencore dhe teknologjike Ju jeni te hapur drejt ndryshimeve dhe gjerave te reja dhe ideve te reja Ceshtjet ligjore do ju favorizohen Po keshtu edhe udhetimet dhe llogjika e re Do fitoni nje ndjenje drejtesie apo te se drejtes

Gaforrja

Ne ceshtjet ekonomike dhe te sigurise do ndikoj Jupiteri ne Ujor per shenjen tuaj Duhet te rregulloni kredite detyrimet borxhet Disa do ta perjetojne ndryshe ndjenjen e sigurise pasi do besojne ne forcen e tyre te brendshme Por nje ndryshim emocional do ju beje te humbni ekuilibrat dhe shendetin fizik Duhet te jeni optimist dhe jo melankolik

Luani

Do kete shume rendesi te madhe per ju futja e Jupietrit dhe Saturnit ne Ujor perball jush. Ne fushen e marredhenieve do keni rinovim te bashkepunimeve dhe te jetes personale Do vijne shanse te reja por duhet te beni zgjedhjen e duhur Duhet te shmangni marredheniet e paqarta dhe te silleni me me seriozitetKujdes nga ndarjet ne cift ose ne pune

Virgjeresha

Jeta juaj e perditeshme me Jupiterin en Ujor ashtu sic ishit mesuar do permbyset dhe do ndryshoj krejtesisht
Ne punen tuaj duhet te promovoni teknologjine e re dhe publicitetin Nuk mund te jeni me ankth dhe te kontrrolloni cdo gje Kujdes me shendetin Perdorni terapi te reja dhe menyre te shendetshme te ushqyeri dhe shplodhjeje

Peshorja

Forca me e madhe krijuese dhe talentet apo hobet tuaja tashme do marrin zhvillim dhe perparesi ne jeten tuaj Do shpenzoni kohn tuaj te lire me gjera qe ju pelqejne dhe ju japin liri Keni fatin te beni femijeDo keni fat me lojrat e Fatit Por mos e teproni

Akrepi

Ju do ta ndjeni mire Jupietrin ne Ujor me ndryshimet qe do vijne pasi keni nevoj per nje Metamorfoze Kryesisht ne ceshtje te nje shtepie prone apo ceshtje familjare Gjithsesi do donit qe perparimi te behej me hapa te matur e te sigurt Nese deshironi te zbuloni nje thesar ate do ta gjeni tek pervoja juaj Pervoja do jete guri juaj i cmuar per te Ardhmen Stabiliteti ne jeten tuaj personale dhe te te arfermve do kete perparesi

Shigjetari

Udheheqesi juaj Jupiteri tashme ne Ujor ndodhet ne nje shenje qe eshte ne natyren tuaj Nuk do ngeleni me vetem te merzitur dhe te menjanuar Tashme ajri i lirise dhe i veprimit rikthehet ne jeten tuaj te bllokur gjate ketij viti qe kaluam Do bashkepunoni me njerez serioz dhe marreveshje kontrata e bashkepunime do jene te mira per ju

Bricjapi

Per ju do fillojne ndryshimet ne ceshtjet e vlerave monetare dhe shkembimeve ekonomike Deri tani jeni mjaftuar me te qenit ne krye te marrdhenieve megjithese nuk keni patur zhvillime te rendesishme keto dy vitet e fundit Tashme duhet te ndryshoni filozofi qe te filloni te fitoni ne ekonomi apo ne siguri

Ujori

Nje cikel i ri 12 vjecar fillon ne shenjen tuaj me rezultate qe do ndjehen per 30 vjet rresht Ky eshte viti qe ju nxjerr nga nje bllokim i dukshem tre vjecar me Saturnin ne BricjapDuhet te beni levizje rregulluese ne gabimet qe keni bere dhe te perparoni ne karriere dhe jete personale

Peshqit

Jupietri dhe Saturni ne Ujor do ju pstrojne fillimisht se brendshmi ne shenjen tuaj Keni nevoj per nje lavazh shpirteror para se te filloni te jepni e te merrni me njerzit dhe te bashkepunoni Ne shenjen tuaj do ndodhin Apokalipse te rendesishme Nese keto tre vitet e fundit nuk keni bere aleanca apo plane reale Mund te themi qe keni humbur shanse Tashme duhet te ndryshoni neutropi Ky Apokalips do ju tregoj shume gjera qe nuk i dinit per veten tuaj dhe duhet ti ndryshoni

Continue Reading

Trending