Connect with us

Magazina

Duhet te prisni deri ne daten 16 Dhjetor/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do marr 1 surprize

Published

on

Dashi

Këtë javë do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë vetëm për t’u ndier mirë dhe të lumtur. Klima yjore e kësaj periudhe do kontribuojë në harmoninë dhe paqen e jetës tuaj në çift. Për të përfituar sa më shumë bëni më tepër lëshime për njeri-tjetrin. Kësaj jave ju beqarët do keni mundësinë të realizoni një takim premtues. Për të menaxhuar më mirë të ardhurat duhet të kërkoni ndihmën e dikujt. Sigurisht që paraja nuk sjell gjithmonë lumturinë, por nuk mund të jesh i lumtur pa të tilla. Kujdesuni më shumë për veten dhe ruajuni nga problemet me tretjen e ushqimit. Në jetën profesionale do keni goxha ndryshime pozitive. Dikush do iu bëjë edhe një propozim interesant.

Demi

Mos lejoni rutinën t’iu pushtojë këtë jave sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë. Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vije duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë. Pak me shumë kujdes duhet të bëni nëse vuani nga diabeti. Sipas Dritare.net, në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.

Binjakët

Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj jave, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente. Planetët do ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqaret do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe nëse keni pasur probleme të ndryshe do ndiheni shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.

Gaforrja

Javë e bukur do jetë kjo për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje në çift gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Ju beqarët duhet të jeni më të kujdesshëm dhe nuk duhet të besoni verbërisht tek fjalët e bukura që do ju thonë disa persona. Klima yjore do jetë e përshtatshme që ju të përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi që iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni në situata të tilla. Shëndeti gjithashtu do jetë i shkëlqyer. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Në punë klima do jetë e trazuar ditët e para, por do ambientoheni dhe do dini çfarë hapash të hidhni.

Luani

Këtë javë duhet të tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me të gjithë që gjërat t’iu ecin mirë. Nëse jeni në një lidhje do i kaloni sfidat që do ju dalin këtë periudhe dhe gjendja do filloje të përmirësohet ndjeshëm. Ju beqarët do keni ditë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot ta gjeni shpirtin tuaj binjak. Do ju duhet ende kohë të prisni për ndryshime. Buxheti ka për të qenë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të shpenzoni me kursim dhe duke menduar për të ardhmen. Gjendja shëndetësore do lerë shpesh për të dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga ndryshimet e temperaturave. Në punë do ecni me plane dhe kjo do ju çojë shpejt në rrugën e duhur.

Virgjëresha

Kjo do jetë një javë vendimtare për ju. Nëse jeni në një lidhje do kaloni ditë me emocione të forta do jetë kjo për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mirë dhe nuk do mbeteni vetëm asnjë çast. Nëse jeni beqarë do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket shumë i trishtë. Kthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe për këtë duhet të falënderoni yjet. Marsi do ju bëjë të jeni në forme të shkëlqyer fizike. Në pune do jeni energjike dhe luftarakë. Me pak mundim, por do arrini atje ku doni dhe do i habisni të gjithë. Vazhdoni kështu dhe shumë shpejt keni për t’u bërë ju shefat.

Peshorja

Yjet do ju favorizojnë gjithë kohës këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotet ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mire imunitare. Sipas Dritare.net, në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.

Akrepi

Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses.

Shigjetari

Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm këtë jave dhe më të matur me hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje duhet të shmangini sa më shumë debatet me partnerin sepse problemet që mund të lindin do jenë tepër të mëdha. Mundohuni të luftoni edhe me kokëfortësinë. Ju beqarë, nëse doni të krijoni një lidhje duhet t’i merrni parasysh të gjitha gjërat. Jeta juaj do jetë e ndarë edhe në një pjesë më shumë. Në sektorin e financave do keni përmirësime të ndjeshme. Neptuni do jetë në anën tuaj. Shëndeti nuk do paraqesë probleme nëse ju vendosni disa limite me ushqimin dhe me lodhjen e tepruar. Ambicia në jetën profesionale do jetë e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merrini gjërat shtruar.

Bricjapi

Yjet do i keni në krah këtë javë, por ju do jeni të pabindur dhe do bëni gabime. Në jetën tuaj në çift tensioni dhe problemet do mbizotërojnë gjithë kohës. Nuk do jeni aspak të qetë dhe ndonjëherë do e ngrini zërin më shumë sesa duhet. Ju beqarët do bëni çmenduri gjatë gjithë javës vetëm e vetëm që të afroni një person interesant. Sektori i financave në shumë momente do jetë delikat dhe i trazuar. Kujdes për çdo shpenzim që do kryeni në mënyrë që të mos mbeteni keq më pas. Shëndeti do ketë goxha probleme sidomos nga ato që lidhen me sistemin e tretjes. Kujdes me ushqimin që do konsumoni dhe pini sa më shumë lëngje. Në punë do jeni autoritarë dhe do arrini çdo qëllim që do i vini vetes.

Ujori

Gjate kësaj jave do preferoni të mendoheni e të reflektoni gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi. Ju të dashuruarit edhe pse nuk do keni shumë kohe për të qëndruar me partnerin tuaj do gjeni kohë dhe do i sqaroni edhe dyshimet që keni pasur. Harmonia dhe buzëqeshja do ju rikthehen si më parë. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni të nxituar sepse personat që mund të afroni pas vetes mund t’iu krijojnë më shumë çaste të hidhura sesa të gëzuara. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe kjo ka për të sjellë probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini të kryeni dot as shpenzimet më të domosdoshme. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer. Mund të keni shqetësime nga mëlçia ose stomaku të cilat nuk duhen lënë pas dore. Në punë vështirësitë do jenë të mëdha dhe vetëm me këmbëngulje dhe vendosmëri do ja dilni.

Peshqit

Këtë javë nuk duhet t’i përshpejtoni aspak gjërat sepse do futeni në rrugë të gabuara. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të shqetësoheni aspak sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e mrekullueshme. Ju beqarët do afroheni akoma më shumë me disa persona që keni pëlqyer prej kohesh dhe do siguroheni se ata janë të duhurit. Për financat do jetë një javë e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe në vështirësi për të kryer shpenzimet. Për shëndet akoma më të mirë duhet të lini sa më parë duhanin, të ushqeheni mirë dhe të mos neglizhoni aktivitetin fizik. Në punë nuk do ju dalë asnjë lloj problemi, kështu që çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Magazina

Horoskopi i dates 10 Mars sipas astrologes Christine Haas/ Kjo eshte shenja me FAT e dites ne cdo gje

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 10 mars 2022 nga Christine Haas

Mirë është që gjatë kësaj dite të bëni një bilanc të jetës tuaj dhe të merrni disa vendime. Nëse keni një lidhje dhe dyshoni se partneri nuk po ju qëndron besnik më mirë flisni hapur me të dhe zgjidhni njëherë e mirë çdo gjë. Mund të jenë edhe thjesht hamendësimet tuaja. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni pak më të duruar sepse tani për tani nuk do ndodhë ndonjë mrekulli. Në punë menaxhojeni me shumë kujdes çdo gjë dhe keni për ta parë do ju realizohen të gjitha planet. Buxheti do jetë i mirë dhe mund të arrini të shlyeni çdo borxh që keni marrë.

Demi

Horoskopi i datës 10 mars 2022 nga Christine Haas

Bëni atë që do ju thotë zemra sot dhe nuk keni për t’u zhgënjyer në asnjë moment. Nëse keni një lidhje mendoni për ndonjë udhëtim në ditët në vijim sepse do ju bëjë mirë. Gjithsesi gjatë kësaj dite emocionet që do përjetoni do jenë goxha të forta. Ju beqarët do keni temperament të fortë dhe do dini çfarë hapash të hidhni e me kë. Në punë nuk duhet të shqetësoheni për asgjë sepse planetët do i keni pranë dhe shefat do ju vlerësojnë përherë. Mund të merrni edhe një detyrë të re shumë më të përshtatshme. Shpenzimet do i shtoni goxha, por situata do vazhdojë të mbetet e mirë.

Binjakët

Horoskopi i datës 10 mars 2022 nga Christine Haas

Ditë aspak problematike kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerit do bazohet tek bashkëpunimi dhe mirëkuptimi reciprok. Do jeni shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe do dashuroheni pa dorashka. Ju beqarët duhet të dëgjoni përherë zërin arsyes sepse vetëm ashtu keni për të pasur jetën që keni ëndërruar. Në punë do dini të bëni përpjekjet e duhura dhe gjendja do përmirësohet. Kolegëve të vjetër mund t’iu besoni pa frikë. Jupiteri do jetë planeti që do ua mbrojë financat dhe do bëjë që ato të jenë përherë të mira. Mund të blini edhe ndonjë gjë për qejf.

Gaforrja

Horoskopi i datës 10 mars 2022 nga Christine Haas

Sot çdo gjë do ju nevrikosë dhe nuk do jeni aspak në humor. Nëse keni një lidhje Neptuni do ju ndihmojë në çdo moment. Do jeni vërtet shumë xhelozë dhe të pabindur, por pavarësisht fjalëve që do thoni gjatë ditës, në mbrëmje do pendoheni dhe do kërkoni falje. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do merrni ftesa të njëpasnjëshme. Mos u tregoni mendjemëdhenj, por filloni të mendoni seriozisht se çfarë zgjedhjeje do bëni. Në punë do i bëni gjërat me nerv dhe inat prandaj nuk keni për të arritur shumë lart. Ndryshoni sjellje nëse nuk doni të keni vetëm humbje. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha sepse keni për të rrezikuar.

Luani

Horoskopi i datës 10 mars 2022 nga Christine Haas

Sot do jeni më entuziastë dhe më të logjikshëm prandaj gjërat do ju ecin edhe më mirë. Nëse keni një lidhje do arrini më në fund t’i zgjidhni edhe disa probleme të hershme dhe do mendoni pozitivisht. Partneri do kujdeset jashtëzakonisht për t’iu bërë të ndiheni si mbi re. Ju beqarët duhet të dëgjoni intuitën sepse ajo do ju çojë në rrugën e duhur. Mund të merrni mesazhe të ngrohta dashurie. Në punë do jeni ambiciozë dhe shumë të përqendruar në objektivat tuaja. Asnjë sfidë nuk do ju trembë. Në planin financiar mos u sforconi shumë, por nëse ju duhet ndihmë kërkoni mbështetje.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 10 mars 2022 nga Christine Haas

Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, mirë është që sot të jeni më të logjikshëm dhe të mendoheni para se të veproni. Keni për ta parë që me shumë pak përpjekje gjithçka do normalizohet. Nëse jeta juaj ne çift ka qenë e vështirë, gjatë kësaj ditë gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do ndiheni më të qetë dhe më në harmoni me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë, më në fund do e gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një histori dashurie të jashtëzakonshme. Në punë nuk duhet të filloni një projekt pa marrë parasysh të gjitha pasojat që mund të shkaktojë, pozitive apo negative qofshin ato. Në planin financiar jo çdo gjë do jetë e thjeshtë, prandaj duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.

Peshorja

Horoskopi i datës 10 mars 2022 nga Christine Haas

Mërkuri do e shtojë imagjinatën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të realizoni të gjitha projektet që kishit menduar. Të shkuarën e hidhur do e lini pas krahëve. Nëse jeni në një lidhje, përveçse partnerë do jeni edhe miq me njëri-tjetrin kështu që çdo moment ka për të qenë i ngrohtë. Çdo problem do e përballoni së bashku. Nëse jeni beqarë do e kaloni gjithë kohën me miqtë dhe mund të keni vetëm dashuriçka platonike sot. Në punë, ndryshe nga zakonisht nuk do doni aspak të luftoni e të ndesheni. Do preferoni të qëndroni në një ambient harmonik sepse kjo gjë do ju frymëzojë më tepër. Financat do jenë në përmirësim e sipër.

Akrepi

Horoskopi i datës 10 mars 2022 nga Christine Haas

Sot do jeni gati të eksperimentoni në çdo moment dhe mund të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik. Ju të dashuruarit do keni një mëngjes të zakonshëm, por pas mesdite shume gjëra do ndryshojnë, Do e surprizoni partnerin dhe në fakt atij do i pëlqejë pafund gjithçka që do i propozoni. Ju beqarët do e rigjeni buzëqeshjen pas kaq shumë kohësh. Për ju mund të fillojë një etapë e re. Në punë nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi. Nëse shefat ju propozojnë diçka të re, nuk do mendoheni dy herë para se të pranoni. Në fakt kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni. Edhe në planin financiar do merrni masa dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Shigjetari

Horoskopi i datës 10 mars 2022 nga Christine Haas

Dielli dhe Plutoni do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për të rimëkëmbur gjithçka që keni lënë pas dore. Ju të dashuruarit do keni një durim të jashtëzakonshëm dhe do përballoni edhe histerinë e partnerit. Për ju më ë rëndësishmja nga të gjitha është ekuilibri dhe harmonia. Deri në fund të ditës do e bëni të logjikojë edhe atë që keni pranë. Ju beqarët do jeni misteriozë dhe do keni shije të veçanta në dashuri. Nuk pritet ndonjë gjë e re për ju. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe nuk do ndaleni përballë asnjë lloj sfide. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Shpenzimet do i shtoni pak dhe buxheti mund te pësojë tronditje të vogla.

Bricjapi

Horoskopi i datës 10 mars 2022 nga Christine Haas

Ditë e mbushur me surpriza të njëpasnjëshme do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që doni dhe me fat që e keni në krah. Nuk do mungojnë asnjë çast surprizat, përkëdheljet dhe ledhatimet për të. Nëse jeni beqarë nuk do keni ditën tuaj më me fat dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe sot. Në planin profesional, planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Disave do iu bëhen edhe disa propozime të papritura, por mjaft interesante. Në planin financiar do keni më shume fat se kurrë ndonjëherë më parë prandaj duhet të përfitoni për të bere disa investime.

Ujori

Horoskopi i datës 10 mars 2022 nga Christine Haas

Jeta juaj do jetë e ndriçuar sot dhe nuk do mërziteni për asgjë. Nëse keni një lidhje do kaloni vetëm çaste të lumtura dhe të bukura pranë atij që dashuroni. Si ju ashtu edhe partneri do jeni pozitivë dhe do e merrni çdo gjë shtruar. Ju beqarët duhet të bëni vetëm pak kujdes me nxitimin. Vërtet personat që do takoni janë interesantë, por duhet të prisni pak para se të hidhni hapa. Në punë do jetë Marsi që do iu japë më shumë dinamizëm. Do jeni më të drejtpërdrejtë dhe sipërmarrës. në planin financiar gjërat do fillojnë të kenë përmirësimet e para dhe do ndiheni shumë më të qetë.

Peshqit

Horoskopi i datës 10 mars 2022 nga Christine Haas

Qielli do hapet sot dhe do lindin rrezet e para te diellit. Nëse jeni në një lidhje do kaloni momente shumë të këndshme pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapa më tej. Ju beqarëve nuk do iu joshin më aventurat kalimtare dhe do jeni në kërkim të dashurisë së madhe. Mundësitë nuk do jenë shumë të mira, por të paktën do tentoni. Në punë Urani do ju ndihmojë t’i realizoni në mënyrën më të mirë projektet e nisura dhe do merrni plot vlerësime e falënderime. Edhe vetë do e kuptoni se tashmë e keni bërë çdo gjë dhe më mirë. Financat do jenë më të normalizuara.

Continue Reading

Magazina

Horoskopi javor 22-28 Nentor sipas astrologut Jorgo Pulla/ Keto jane 4 shenjat me FAT te javes

Published

on

DASHI JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Per juve te kesaj shenje fillon një javë e ndritshme pasi gjatë saj do të ketë dy lëvizje planetare, të cilat do t’ju ndryshojnë humorin për mirë dhe do t’ju forcojnë optimizmin. Dielli dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën e Shigjetarit në datat 22 dhe 24/11 përkatësisht, duke krijuar ekstroversion, optimizëm dhe humor për flirtim! Pozicioni i ri i këtyre dy trupave qiellorë mbron që të fillojë një periudhë e cila do të jetë me interes të veçantë për jetën tuaj personale, pasi do të ketë ndryshime në të përmes njohjeve të reja dhe komunikimit me njerëz interesantë.

Dashuria

Lëvizja e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit do ta ndihmojë shumë komunikimin mes jush dhe partnerit, duke ju nxjerrë nga introversioni i hapësirës së mëparshme. Tani është një javë e mirë për të bërë disa gjëra për ju, edhe nëse mund të vizitoni një vend të preferuar ose të shkoni në një udhëtim në natyrë. Nëse jeni të lirë nga njëra anë pozicioni i ri i Diellit dhe i Mërkurit nga ana tjetër, gjashtëkëndëshi i Aferdites  në shenjën e Bricjapit me Marsin në shenjën e Akrepit tregoni se kjo javë do të jetë veçanërisht intensive, pasi forcon pasionin dhe premton ditë intensive si dhe netë.

Puna dhe Ekonomia

Detyrimet e biznesit duket se janë në akull për këtë javë dhe sado që dëshironi të përqendroheni te puna, mendja juaj do të jetë diku tjetër. Gjashtëkëndëshi Aferdite/Mars do të ndihmojë shumë në veprimet e koordinuara, ndaj nëse vendosni të merrni masa për një çështje që ka të bëjë me sektorin profesional, përpiquni të ecni “sipas planit” pasi në këtë mënyrë do të rrisni shanset për sukses.

DEMI JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Per juve te shenjes se Demit këtë javë ka mundësi të ndjeni se keni nevojë për pushim dhe qetësi, pasi periudha e mëparshme ishte veçanërisht intensive kryesisht për fushën e marrëdhënieve tuaja ndërpersonale, diçka që mund t’ju lodhë praktikisht dhe emocionalisht. Lëvizja e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit më 22 dhe 24/11 përkatësisht tregon se fillon një periudhë e cila do të ketë mundësi për të dëgjuar më shumë ndjenjat dhe nevojat tuaja. Këto ditë kanë nevojë për meditim dhe introspeksion, pasi ato do t’ju ndihmojnë të vendosni prioritetet tuaja dhe të shihni se çfarë është më e rëndësishme për ju këto ditë.

Dashuria

Gjashtëkëndëshi i Afërditës në shenjën e Bricjapit me Marsin tek Akrepi tregon se kjo do të jetë një javë dashurie që do të ngrejë emocione të forta. Nëse jeni në një lidhje shfrytëzoni momentet që do të kaloni me partnerin për t’u afruar dhe për të kaluar kohë në lidhjen tuaj. Nëse jeni të lirë duket se do të ketë kimi intensive me një person që ndodhet në mjedisin tuaj më të gjerë, diçka që do të krijojë një shqetësim të ëmbël.

Puna dhe Ekonomia

Çështjet që lidhen me punën do ju pushtojnë shumë këtë javë, por mos i lini t’ju krijojnë stres, pasi nëse i trajtoni me vullnet dhe durim, është e sigurt që do të arrini t’i zgjidhni. Dëgjoni intuitën tuaj, e cila do të jetë veçanërisht e fortë këto ditë pasi do t’ju ndihmojë të merrni vendime për zgjedhjet e punës. Kjo javë duket se po krijon momente të mira për të zgjidhur disa çështje që kanë të bëjnë me sektorin financiar.

BINJAKËT JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

kjo javë fillon një periudhë e cila do të theksojë marrëdhëniet tuaja ndërpersonale, pasi lëvizja e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit më 22 dhe 24/11 përkatësisht tregon se marrëdhëniet personale, profesionale dhe bashkëpunimet do ju pushtojnë mjaftueshëm. Tani ka mundësi që të krijohen mundësi për zhvillimin e një marrëdhënieje apo diskutime për një bashkëpunim të ri. Komunikimi do të luajë një rol të rëndësishëm në marrëveshjet, marrëveshjet dhe gjithçka tjetër që lidhet me shoqërimin tuaj me të dashurit tuaj.

Dashuria

Prania e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit tregon se këtë javë do t’i kushtoni vëmendje të veçantë zhvillimit të një njohjeje që ju intereson ose -nëse jeni në një lidhje- në kontaktin dhe komunikimin që do të keni me partner. Gjashtëkëndëshi i Afërditës në shenjën e Bricjapit me Marsin në Akrep ju nxit të shprehni ndjenjat tuaja. Nëse jeni të lirë, disa rrethana duket se ju afrojnë me një person që është në përditshmërinë tuaj, me shumë mundësi jeni në të njëjtin vend pune.

Puna dhe Ekonomia

Disa detyrime pune mund t’ju shkaktojnë ankth këtë javë, por mos i paragjykoni situatat, pasi nëse vendosni të merreni me to, është e sigurt që do t’i realizoni. Prania e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit tregon se kjo do të jetë një javë me disa diskutime për një bashkëpunim apo disa çështje që shqetësojnë sektorin profesional. Takimet dhe takimet e biznesit do të kenë vendin e tyre të nderit, duke treguar se po fillon një periudhë kur marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e biznesit do të jenë në plan të parë.

GAFORRJA JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Gaforrja këtë javë mund të sjellë disa çështje që lidhen me jetën e përditshme si punët, dhe detyrimet që nuk ishin në orarin tuaj dhe kështu duhet të rrisni shpejtësinë në mënyrë që të mund t’i integroni ato në ditët tuaja. Hyrja e Diellit në shenjën e Shigjetarit më 22/11 por edhe e Mërkurit në të njëjtën shenjë më 24/11 tregojnë se kjo do të jetë një javë shumë komunikuese, e cila do të sjellë shumë lëvizshmëri, takime, diskutime dhe punë në jetën tuaj të përditshme. Sa më shumë të ndiqni planin tuaj dhe të mos e lini punën për më vonë, aq më e lehtë do të jetë ta konfiguroni atë në përputhje me rrethanat, në rast të ndonjë emergjence.

Dashuria

Koha juaj e lirë duket se do të jetë e kufizuar këtë javë pasi duket se përditshmëria bashkë me detyrimet e saj do ju ndjekë “në këmbë”. Por aspekti i favorshëm gjashtëkëndor mes Aferdites në shenjën e Bricjapit dhe Marsit tek Akrepi ka një këndvështrim tjetër, pasi tregon se pavarësisht se çfarë pune dhe përgjegjësish keni, do të ketë çështje që do t’ju shqetësojnë dhe do të shqetësojnë fushën e marrëdhënieve. Nëse jeni të lirë, një takim me një person specifik do t’ju ngrejë humorin dhe do t’ju lehtësojë atmosferën e ditës, dhe nëse jeni në një lidhje, komunikimi thelbësor me partnerin do t’ju ndihmojë shumë në humorin e të dyve.

Puna dhe Ekonomia

Punët dhe detyrimet duket se do të japin një prezencë dinamike gjatë kësaj jave, për këtë do t’ju duhet një plan pune për të mos harruar ndonjë detyrim të rëndësishëm por edhe për të vendosur prioritetet e duhura. Gjashtëkëndëshi i Afërditës me Marsin tregon se njerëzit e mjedisit tuaj profesional dhe bashkëpunëtorët do t’ju ofrojnë ndihmën e tyre dhe do të mbështesin praktikisht një bashkëpunim të mirë. Mos hezitoni t’u drejtoheni njerëzve që njihni, të cilët ju kuptojnë, nëse mendoni se keni nevojë për një ndihmë, për disa çështje profesionale.

LUANI JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Ne këtë javë me hyrjen e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit në datat përkatësisht 22 dhe 24/11 duket se do të merrni frymë nga periudha introverte që keni kaluar deri tani, pasi psikologjia dhe disponimi juaj do të përmirësohen ndjeshëm. Shkak për këtë mund të jetë një lidhje, një dashuri si dhe angazhimi juaj me një aktivitet, i cili do t’ju mbushë me emocione të këndshme. Përpiquni t’i bëni vetes një “dhuratë” këto ditë dhe kaloni kohë me njerëzit që doni, partnerin apo hobin tuaj të preferuar.

Dashuria

Prania e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit tregon se tani fillon një periudhë e cila do të ketë disa mundësi për aferat tuaja romantike dhe do të sjellë disa zhvillime të këndshme. Nëse jeni në një lidhje këto ditë janë ideale për të kaluar kohë në marrëdhënien me partnerin dhe për të kujtuar sërish gjërat që ju kënaqin dhe ju mbushin me energji. Nëse jeni të lirë, ka mundësi të keni një njohje të re me një person që do t’ju interesojë shumë, ka shumë mundësi që të ketë edhe një dashuri të re, nëse kjo është diçka që e lejon harta juaj personale.

Puna dhe Ekonomia

Disa çështje profesionale si dhe përgjegjësitë që lidhen me punën do t’ju mbajnë të angazhuar këtë javë, por duket se mënyra se si do t’i trajtoni do të ndryshojë. Pra, me qëndrimin tuaj pozitiv do të ndikoni pozitivisht jo vetëm në zhvillimin e një detyrimi profesional por edhe te njerëzit me të cilët do të shoqëroheni në mjedisin tuaj profesional. Përdorni frymëzimin dhe imagjinatën tuaj, pasi kjo do të jetë një javë shumë kreative për ju.

VIRGJËRESHA JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Per juve te shenjes se Virgjëreshes, energjitë e juaja  po ndryshojnë këtë javë pasi Dielli dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën e Shigjetarit më 22 dhe 24/11 respektivisht. Për ju tani do të fillojë një periudhë që do të përqendrojë vëmendjen tuaj në përgjegjësitë familjare dhe çështjet që kanë të bëjnë me shtëpinë. Bisedat me njerëzit e afërt do të kenë vendin e tyre të nderit, shfrytëzojini për t’u afruar dhe jo për të krijuar polemika për çështje specifike. Kontakti me të dashurit tuaj do të luajë një rol të madh në humorin tuaj këtë javë.

Dashuria

Afërdita është në një shenjë miqësore për ju dhe këtë javë do të formojë një kend gjashtëkëndore me Marsin që është gjithashtu në një shenjë miqësore për ju. Takimi harmonik Aferdit/Mars do të ndihmojë veçanërisht komunikimin, i cili do të jetë baza për të zhvilluar një njohje që ju intereson dhe për t’u afruar me një person specifik. Kjo javë do të sjellë lajme të mira për çështjet tuaja personale dhe çështjet tuaja emocionale, do t’ju ndihmojë të mbyllni disa çështje pezull dhe të kapërceni disa vështirësi.

Puna dhe Ekonomia

Prezenca juaj fizike mund të jetë në punë këtë javë, por mendimet tuaja duket se janë diku tjetër, me shumë mundësi për ndonjë punë ose disa përgatitje që duhet të bëni në shtëpi. Kjo do t’ju pengojë të përqendroheni, kështu që nuk do të jetë e lehtë të përfundoni disa nga detyrimet tuaja profesionale ose të kaloni më shumë kohë se zakonisht në mënyrë që të jeni në gjendje të përqendroheni. Kushtojini vëmendje gabimeve që fshihen.

PESHORJA JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Mesa duket per juve te shenjes se Peshores, introversioni që ka ekzistuar në periudhën e mëparshme do t’i hapë vendin një periudhe të re optimiste dhe ekstroverte, e cila do të jetë shumë e dobishme për marrëdhëniet sociale, personale, madje edhe farefisnore. Hyrja e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit në datat 22 dhe 24/11 respektivisht përuron një periudhë që do të ketë mjaftueshëm komunikim dhe shoqërim me persona që janë në mjedisin tuaj të ngushtë dhe më të gjerë. Diskutimet, udhëtimet dhe takimet do të kenë të drejtën e tyre duke nderuar ritmin e kësaj jave.

Dashuria

Një diskutim do të ketë efekte shumë të dobishme në zgjidhjen e një çështjeje që ka lindur mes jush dhe partnerit ose -nëse jeni të lirë- të afroheni me një person që ju ka tërhequr interesin. Ndikimet astrologjike që do të ndodhin këtë javë do të ndihmojnë në çështjet që kanë të bëjnë me jetën tuaj personale. Gjashtëkëndëshi i Afërditës në shenjën e Bricjapit me Marsin në Akrep do t’ju forcojë vetëbesimin, i cili do të luajë një rol të veçantë në përfundimin e një afere romantike.

Puna dhe Ekonomia

Klima e punës do jetë më e këndshme këtë javë, pasi duket se nuk do të ketë detyrime stresuese të periudhës së mëparshme, të cilat mund të kenë sjellë një klimë e qet por edhe polemika. Me praninë e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit do të vini re se komunikimi do të përmirësohet dhe do të ndihmojë ndjeshëm në trajtimin e çështjeve profesionale.

AKREPI JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Këtë javë, duket se po ndryshoni prioritetet dhe po lini pas pjesën më të madhe të asaj që keni qenë të zënë në të kaluarën. Hyrja e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit në datat 22 dhe 24/11 respektivisht përuron një periudhë e cila do të sjellë prioritet për çështjet që kanë të bëjnë me sektorin ekonomik. Tani do ta gjeni veten duke u shqetësuar më shumë për shpenzimet ose duke menduar më shpesh për ide që mund të rrisin burimet tuaja. Në këto ditë mund të lindë një diskutim me rastin e një çështjeje ekonomike, e cila duhet zgjidhur.

Dashuria

Marsi vazhdon rrugëtimin e tij në shenjën tuaj të zodiakut dhe këtë javë Afërdita do ta takojë nga shenja e Bricjapit, përmes një kendit  të favorshme gjashtëkëndore. Marsi/Afërdita bashkojnë forcat dhe nxjerrin në plan të parë nevojat dhe dëshirat tuaja. Nëse jeni të lirë, ka mundësi të afroheni me një person që është rreth jush, por deri më tani nuk ka pasur rrethana që mund të thyejnë akullin mes jush. Nëse jeni në një lidhje kjo javë është shumë e mirë për t’u shoqëruar dhe për të ecur me partnerin.

Puna dhe Ekonomia

Humori për t’u marrë me disa çështje pune do të rikthehet këtë javë dhe klima në ambientin tuaj profesional do jetë shumë më e mirë se më parë. Çështjet që lidhen me sektorin financiar do të dalin në pah dhe shumica e diskutimeve do të fokusohen tek të ardhurat, shpenzimet dhe detyrimet financiare. Nëse tregtoni në mënyrë profesionale, frymëzimi dhe idetë tuaja krijuese do t’ju ndihmojnë në punë.

SHIGJETARI JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Shigjetari këtë javë dhe konkretisht nga data 22/11 fillon zyrtarisht muaji i ditëlindjes suaj pasi Dielli kalon në shenjën tuaj të horoskopit dhe përuron një periudhë shumë interesante me shumë optimizëm dhe mundësi për ju! Dy ditë më vonë më 24/11 do ta ndjekë Merkuri duke treguar se ndër të tjera periudha e ardhshme do të jetë mjaft komunikuese. Diskutimet dhe informacionet do ta kenë të drejtën e tyre në të ardhmen e afërt, por do të duhet të jeni të kujdesshëm pasi stuhia e informacionit për disa çështje ka të ngjarë të krijojë efektin e “telefonit të prishur ”.

Dashuria

Prania e Diellit dhe Mërkurit në shenjën tuaj të zodiakut tregon se kjo javë do të ketë një notë optimiste për jetën tuaj personale, duke treguar se periudha e mëparshme introverte ka marrë fund. Nëse jeni në një lidhje këto ditë do ju ndihmojë shumë të bëni gjëra me partnerin dhe të dilni pak nga rutina që mund të jetë shfaqur fort për shkak të rrethanave të caktuara. Nëse jeni të lirë, gjashtëkëndëshi i Afërditës në shenjën e Bricjapit me Marsin në Akrep mund të sjellë një mundësi për një romancë të vjetër romantike.

Puna dhe Ekonomia

Humori juaj komunikues dhe ekstroversioni që do të shfaqet këtë javë do të përmirësojë edhe klimën në punë dhe marrëdhëniet me njerëzit e ambientit tuaj profesional! Do të ishte mirë t’i jepni prioritet çështjeve që kanë të bëjnë me pjesën financiare të një çështjeje biznesi, pasi duket se detyrimet financiare dhe çështjet që lidhen me të ardhurat, shpenzimet dhe fondin në përgjithësi, do t’ju ​​shqetësojnë shumë edhe këtë javë. dhe periudhën e ardhshme.

BRICJAPI JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

kete jave duket se do te dale lodhja e periudhes paraardhese si pasoje nuk do te jete i disponueshem per t’u marre me shume gjera pervec elementeve dmth disa pune te perditshme dhe disa detyrime pune. Dielli dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën e Shigjetarit në datat 22 dhe 24/11 përkatësisht dhe do të përurojnë një periudhë gjatë së cilës shumë shpesh do të sjellë në mendje kujtime të së shkuarës. Mundohuni të mos e humbni energjinë tuaj në mendime që nuk do të ndryshojnë çështjet që kanë kaluar, pasi kjo do të rrisë lodhjen dhe do të ndikojë në krijimtarinë tuaj.

Dashuria

kete jave duket se do te dale lodhja e periudhes paraardhese si pasoje nuk do te jete i disponueshem per t’u marre me shume gjera pervec elementeve dmth disa pune te perditshme dhe disa detyrime pune. Dielli dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën e Shigjetarit në datat 22 dhe 24/11 përkatësisht dhe do të përurojnë një periudhë gjatë së cilës shumë shpesh do të sjellë në mendje kujtime të së shkuarës. Mundohuni të mos e humbni energjinë tuaj në mendime që nuk do të ndryshojnë çështjet që kanë kaluar, pasi kjo do të rrisë lodhjen dhe do të ndikojë në krijimtarinë tuaj.

Puna dhe Ekonomia

Këto ditë mund të keni shumë gjëra në mendje që dëshironi të bëni ose duhet të bëni, por nga mendimi do të jetë e vështirë t’i vini në praktikë. Humori dembel i këtyre ditëve do të prekë edhe ju, gjë që mund të vonojë përfundimin e disa çështjeve. Takimi harmonik Aferdit /Mars tregon se frymëzimi, imagjinata dhe kreativiteti nuk do t’ju braktisin.

UJORI JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Këtë javë humori juaj po ndryshon për mirë dhe një rol të rëndësishëm në këtë ndryshim do të kenë miqtë, kolegët dhe njerëzit me të cilët do të shoqëroheni gjatë këtyre ditëve! Dielli dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën e Shigjetarit në datat 22 dhe 24/11 dhe do të theksojnë rëndësinë e kontaktit me miqtë dhe njerëzit me mendje të njëjtë. Aktivitetet kolektive si dhe komunikimi do të kenë nderin e tyre këtë javë, e cila duket të jetë shumë aktive për ju.

Dashuria

Takimi me disa miq dhe pjesëmarrja juaj në një aktivitet kolektiv mund të sjellë një njohje të re, edhe aty ku nuk e prisni. Gjashtëkëndëshi i Afërditës, i cili është në shenjën e Bricjapit me Marsin në Akrep, ju krijon një terren të përshtatshëm për t’u afruar me njerëzit që ju kanë tërhequr interesin. Nëse jeni në një lidhje këto ditë do të jetë shumë e dobishme të bëni disa gjëra me partnerin tuaj, të takoni miqtë tuaj, të bëni disa nga hobi tuaj dhe të bëni një pushim nga përditshmëria.

Puna dhe Ekonomia

Punët dhe detyrimet profesionale duket se janë “ngrirë” për pak gjatë kësaj jave, duke qenë se do t’u jepni përparësi dëshirave tuaja, me rezultat që gjithçka tjetër të mbetet pak pas. Mund të ketë mundësi për të zgjidhur disa çështje që vijnë nga e kaluara dhe janë ende pezull. Komunikimi i mirë me njerëzit në mjedisin tuaj profesional do të luajë rolin e vet në shlyerjen e detyrimeve.

PESHQIT JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Këtë javë do të ndryshojnë prioritetet tuaja dhe do ta kthejnë vëmendjen e tij në fushën profesionale. Hyrja e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit më 22 dhe 24/11 përkatësisht shënon një periudhë të re, e cila mund të ketë më shumë përgjegjësi dhe detyrime profesionale, por do të sjellë edhe mundësi për zhvillimin e disa çështjeve që lidhen me punën. Përfitoni prej tyre pasi duket se do të arrini të gjeni zgjidhje për çështje që deri më tani dukeshin të pazgjidhura.

Dashuria

Kjo javë mund të ketë disa detyrime profesionale që nuk do t’ju lënë aq shumë kohë të lirë, por nuk ka rëndësi nëse koha është sasiore, por cilësore. Gjashtëkëndëshi i Aferdites në shenjën e Bricjapit me Marsin në Akrep sjell mundësi për t’u argëtuar me partnerin tuaj, duke bërë gjëra të thjeshta si shëtitja apo takimi me të dashurit tuaj. Nëse jeni të lirë ka shumë mundësi që të shihni një person që e keni parë prej kohësh dhe ky takim do të krijojë një flirt të ri.

Puna dhe Ekonomia

Sektori profesional do jetë në plan të parë nga data 22/11 e në vazhdim pasi prania e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit sjell lajme që lidhen me punën. Ata mund të sjellin edhe disa diskutime që do të kenë të bëjnë me perspektivën e një bashkëpunimi të ri. Periudha e ardhshme – duke filluar nga kjo javë – do të jetë e përshtatshme që ju të bëni disa lëvizje që kanë të bëjnë me qëllimet e biznesit, por kjo është diçka që kërkon përkushtim. 

Continue Reading

Magazina

“Dukesh sikur nuk sillesh mire me Arbanën”/ Ja si i kthehet Xhemi ndjekëses

Published

on

Miqesia e tyre eshte gjithmone ne qender te vemendjes mediatike. Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu jane mike prej shume vitesh dhe gjithmone ndajne me fansat e tyre foto apo video te ndryshme. Dy mikeshat shfaqen gjithmone bashke duke na treguar se miqesia e tyre eshte shume e forte edhe pertej ekranit.

Por nje ndjekese e Arbanes nuk mendon keshtu. Ajo eshte shprehur se Xhemi nuk eshte aspak e sinqerte me te.

Ne nje prej fotove qe Arbana ka publikuar Xhemi ka shkruajtur: “E shef sa mire kur duron”. Pikerisht ketu nje ndjekese nuk eshte stepur per te shprehur mendimin e saj ne lidhje me keto komente dhe ka shkruajtur: “Se ç’ben ca komente ti mi Xhemi. Gjithmone sa here poston Arbana ti dukesh sikur tallesh, me thene qe ja te shkrujta meqenese te kam shoqe s’te lashe pa shkruar gje. Keto komentet e tua s’i hyn ne pune asnje shoqeje”

Me pas edhe Xhemi ka replikuar duke i thene : “Ti se di sa ne pune me hyn ky komenti jot pershembull”

Continue Reading

Trending