Connect with us

Aktualitet

Mbani mend daten 14 dhe 20 Dhjetor/ Astrologu Paolo Fox jep horoskopin e muajit Dhjetor 2020

Published

on

DASHI: Ky është muaji i reflektimit profesional. Nëse prej kohësh keni tension mes ortakësh dhe bashkëpunuesish, do të arrini një pikë pa kthim. Tregtarët dhe sipërmarrësit mund të mendojnë të blejnë, të shesin ose të transferohen, në varësi të situatës. Viti 2021 do të jetë i mbushur me shpresa për ju. Në fund të muajit do të prisni lajme të mira. Para Krishtlindjes do t’ju paraqitet një projekt afatgjatë. Ata që kërkojnë prej kohësh drejtësi për një çështje ligjore, do të kenë mundësinë të sqarohen. Në raste ekstreme, mund të kërkohet edhe ndihma e një juristi për të zgjidhur një problematikë që zvarritet prej muajsh.

Gjatë vitit 2021, situatat aspak interesante nuk do të ekzistojnë më. Mos iu kundërvini të gjithëve, pasi do të afrojë një periudhë më e mirë që do t’ju mundësojë të bëni më shumë. Në aspektin sentimental, është periudhë refleksioni. Gjithsesi, nuk do të mungojnë problemet mes çifteve që janë në krizë prej muajsh. Edhe ata që janë të martuar prej pak kohësh duhet të sqarojnë çështja të lëna pezull. Duhet të bëni një veprim konkret për t’i treguar partnerit se sa e çmoni. Nëse ky gjest nuk vlerësohet, mund të lindin zhgënjime të mëdha dhe largësia do të thellohet. Nëse doni të takoni dikë për të sqaruar ndonjë keqkuptim, mos harroni që fundi i muajit ju bën shumë më pak tolerantë. Kujdes me historitë e shkuara që nuk janë sqaruar asnjëherë plotësisht, pasi mund të jenë shkaktare trazirash dhe polemikash. Duhet të mendoheni mirë në lidhje me disa zgjedhje familjare.

Mund të keni edhe diskutime që lidhen me pronën, ndaj është më mirë t’i shmangni përballjet në fund të vitit. Në fund të vitit duhet të bëni kujdes në planin psikofizik, sepse mund të përjetoni momente sikleti dhe nervozizmi. Mund të keni një moment tensioni të fortë rreth datës 12. Mund të përballoni me sukses problemet me reumatizmin. Do të nervozoheni për shkak të shpenzimeve të tepërta, të paparashikuara, që mund të shkaktojnë debate familjare.

DEMI: Projektet tuaja profesionale kanë një bazë të mirë. Planetët e mëdhenj të vitit 2021 janë në favorin tuaj, por duhet të kapërceni nevojat e përditshme. Për sa i takon aspektit ekonomik, e dini që duhet të merreni me shumë riparime, prishje, në shtëpi ose zyrë. Rreth Krishtlindjes mund të merrni një lajm të bukur. Nuk do të keni fitime të mëdha gjatë këtij muaji, por do të ndieni shumë kënaqësi. Duhet thjesht të bëni kujdes me investimet. Gjithashtu, s’duhet të ekspozoheni tepër. Mund t’ju rëndohen borxhe të prapambetura.

Vetëm në gjysmën e dytë të muajit të fundit të vitit mund ta merrni veten nga ana sentimentale. Nëse keni pasur diskutime, ose një marrëdhënie ka qenë e tensionuar, duhet të tregoheni të kujdesshëm deri më datë 15. Në datat 4, 6, 11 dhe 13 duhet të tregoheni të matur në lidhjet që kanë pasur probleme në të shkuarën. Në fund të muajit paraqitet një horoskop i shkëlqyer për ju, pasi do ta keni më të lehtë të bisedoni për të rigjetur qetësinë në dashuri. Krishtlindja dhe Viti i Ri janë festa veçanërisht të favorshme për ju, për shkak të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Mund të keni probleme fizike rreth datës 11. Duhet t’i kushtoni rëndësi ushqyerjes. Mund të filloni terapi për të qenë më mirë, sidomos pas datës 21. Ata që duan të nisin një kurë, mund të fillojnë javën e fundit të dhjetorit për rezultate më të mira.

BINJAKËT: Muaj që nis rrëmujshëm dhe përfundon në mënyrë interesante, pas ndikimit të rëndësishëm të Saturnit rreth datës 17, i cili do të pasohet nga ndikimi i Jupiterit më datë 19. Megjithatë, nga këndvështrimi ekonomik ka ende disa probleme, pasi do të jetë një periudhë ku do të shpenzoni për dëmtime, riparime të paparashikuara ose çështje familjare. Por pas kësaj periudhe, fitimet do të jenë shumë optimiste. Duhet të duroni pak, ndonëse janë bërë muaj që prisni që situata të ndryshojë. Pas këtyre muajve të lodhshëm, më në fund do të krijohet një mundësi dhe do të keni ide dhe propozime të mira që vijnë nga jashtë. Mund të paraqitet rasti që të rifilloni atë që e kishit ndërprerë kohë më parë. Gjatë datave 14 dhe 21 duhet të tregoni të kujdesshëm me shpenzimet.

Debatet e lindura që në tetor mund të jenë burim i ndonjë problemi të ri rreth datës 15. Gjithsesi, duhet kuptuar edhe gjendja e partnerit. Nëse nuk ka vështirësi të mëdha, do ta kapërceni gjithçka pa problem. Ndonjëherë ju duket sikur flisni me një të huaj. Duhet të mendoni për të ardhmen, sepse dhjetori do të zhdukë pasiguritë dhe muajt e ardhshëm janë në favorin tuaj! Ata që janë ndarë do të përjetojnë një dashuri të papritur. Kush është i lidhur prej kohësh, do ta ligjërojë tani atë. Nuk këshillohen diskutimet tani, pasi mund të shkatërroni gjithçka për motive banale. Gjatë muajit do të ndieni lodhje psikofizike, si dhe nevojën për të rifituar pak qetësi. Do të ketë ditë që do të humbni vërtet toruan, por më mirë shmangini udhëtimet e gjata dhe tensionet rreth datave 7, 8, 14 dhe 20. Fundi i vitit do t’ju sjellë më shumë qetësi, ndërsa viti 2021 do të jetë edhe më interesant për ju.

GAFORRJA: Ky mund të quhet muaji i çlirimit, sidomos pas datës 17, që do të fillojë një fazë rilindjeje dhe qetësie. Faza e tejzgjatur, e rënduar dhe e mbushur me tensione ka pasur edhe momentet e veta interesante. Ata që synonin suksesin në një sipërmarrje, më në fund, në vitin 2021, do të kenë mundësi të tregojnë veten, ndaj nuk duhet të dorëzoheni tani! Është e vërtetë që gjithçka kushtoi shtrenjtë, por do t’i shihni rezultatet. Çështjet e punës duhen kryer me shumë vendosmëri. Fundi i muajit do të jetë i mbushur me lajme pozitive, pasi situata profesionale është më e lehtë dhe nuk përjashtohet një propozim i ri nga janari. Për shkak të ndikimit të Venusit deri më datë 15, dhjetori rikthen ndjenjat.

Edhe zemrat e vetmuara ose ata që janë ndarë së fundmi mund të kenë takime të rëndësishme gjatë javëve të fundit të muajit. Çiftet që kanë kaluar kriza të forta duhet të flasin, të sqarohen. Nëse një histori ka përfunduar, mos u dëshpëroni, sepse datat 11 dhe 13 janë vendimtare për emocione të rëndësishme. Favorizohen më shumë takimet e reja. Duhet kohë për të parë përmirësime në problemet shëndetësore të krijuara përgjatë dy vjetëve të fundit. Duhet të bëni kujdes që të mos krijoni konflikte me familjen. Më datë 22 dhe 23 është më mirë të shmangni shpërqendrimet. Përreth nuk keni më të njëjtët njerëz, keni kaluar shumë peripeci, por tani jeni më të fortë.

LUANI: Do ta keni të vështirë të ndieni kënaqësi në dhjetor, pasi situata profesionale nuk është e thjeshtë. E vërteta është që doni të ndryshoni diçka në aspektin profesional, ose jeni të detyruar të bëni zgjedhje të reja. Për shkak të ndikimeve të jashtme, gjërat po ndryshojnë. Nuk është çasti i duhur që të bëni investime të nxituara. Ata që kanë konkurrentë të fortë do të zemërohen pak, sepse fitorja duket e pamundur. Deri më datë 20 do të kaloni disa peripeci. Mundohuni të mos i fryni zjarrit më kot, sidomos rreth datës 11. Nëse mendoni se bëni një punë që nuk është në lartësinë tuaj, ose nëse dikush ju ka mënjanuar, do t’ju dyfishohet zemërimi. Dhjetori është muaji i duhur për t’u ndalur pak dhe t’u jepni fund disa situatave të pavlera. Nuk ju mungon guximi dhe dëshira për ta nisur nga e para. Mundohuni të bëni gjithçka me qetësi, përndryshe rrezikoni të humbni para.

Nëse keni gjëra për të sqaruar, lërini rreth datave 14, 15 ose 22. Edhe në aspektin personal do të ndiheni çuditshëm dhe do të kaloni disa siklete gjatë muajit dhjetor. Historitë e konsoliduara nuk rrezikojnë shumë, ndonëse do të keni diskutime që lidhen me paratë. Rrezikojnë shumë lidhjet ku nuk ka shumë mirëkuptim, por vetëm konkurrencë. Idetë tuaja mund të mos mirëpriten nga njeriu i zemrës, por duhet të kuptoni se disa gjëra janë të pamundura. Kujdes me tradhtitë, pasi mund të jenë zgjidhja më e keqe nëse një lidhje nuk funksionon më. Pjesa e parë e dhjetorit do të më pak e favorizuar nga yjet krahasim me atë pas datës 15. Çiftet që kanë pasur probleme do të pajtohen rreth datës 23. Ndërsa ata që përjetojnë prej kohësh tensione dhe konflikte nuk do të kenë më durim. Bëni kujdes me shëndetin, pjesa e parë e muajit do t’ju bëjë të tensionuar dhe polemik. Më datë 12 do ta keni të vështirë të ruani qetësinë. Në familje do të ketë njëfarë tensioni, me njerëz që i takoni shpesh gjatë fundjavave. Është një fazë diskutimesh, sepse do të bëni disa zgjedhje që mund t’ju ndryshojnë jetën, duke hequr dorë nga një punë që s’ju intereson më.

VIRGJËRESHA: Duhet të tregoheni racionalë në atë çka prisni. Është vit i rëndësishëm, por mund t’ju dhurojë kënaqësi vetëm në bazë të aftësive tuaja konkrete. Nuk duhet t’i anashkaloni propozimet e reja. Nëse prisni një shpërblim, do të nisë një fazë e rëndësishme pikërisht në fund të dhjetorit dhe mund të merrni një lajm të mirë për Krishtlindje. Situata vazhdon të jetë e favorshme për ata që duan të bëjnë një projekt me partnerin. Është normale të shqetësoheni herë pas here, duke qenë natyrë që kërkon perfeksionin, por intuita juaj është e përkryer dhe do të keni diçka që në datat 7 dhe 8. Duhet t’i besoni instinktit, sepse keni ide të rëndësishme për të ardhmen. Për çdo diskutim me partnerin duhet të shfrytëzoni dy javët e para të muajit, pasi mund të lindin polemika rreth datave 13, 14, 27 dhe 28. Muajt e fundit kanë qenë të ngarkuar dhe kanë shkaktuar shumë stres, ndaj doni që t’ju dëgjojnë tani.

Është moment interesant për ata që kërkojnë dashurinë. Që në fillim të vitit ka ndryshuar mënyra si i përjetoni ndjenjat, jeni më të fortë, ndikoheni më pak dhe ky është një ndryshim thelbësor. Do të dini të doni sërish më lirshëm dhe me më shumë pasion. Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje kënaqësive personale dhe njerëzve të dashur. Bëni kujdes me pjesën e dytë të dhjetorit, pasi në ditë të caktuara, si data 23, mund të mos keni shumë forcë fizike. Megjithatë, bazuar në ato që keni ndërtuar në vitin 2020, do të nisë një vit i rëndësishëm,. Më datë 27 duhet të shmangi shpërqendrimet. Viti 2021 parashikohet i mbushur me shpresa dhe mundësi të reja.

PESHORJA: Pak e nga pak po shfaqen mundësitë e reja. Më datë 19, Saturni s’do të jetë më armiqësor. Pas dy muajve me investime të rëndësishme dhe me ambicie profesionale, më në fund do të merrni atë që dëshironi. Sipërmarrësit ose të vetëpunësuarit që vjet në këtë periudhë kaluan një krizë të madhe, tani shohin një perspektivë të re. Punonjësit që kanë pasur probleme në aspektin profesional do të kenë më shumë siguri. Më në fund ka ardhur çasti të mblidhni frytet e mundit tuaj, por mundohuni të mos mendoni vetëm për punën dhe detyrimet. Ndonëse çështjet profesionale ju marrin shumë kohë, është e rëndësishme t’i kushtoni kohë vetes dhe familjes, sidomos pas datës 20. Datat 22 dhe 23 janë të mbushura me pasiguri dhe dyshime, por do të jenë kalimtare. Shtohet besimi në dashuri. Ata që kanë mbyllur një histori, tani do të kenë një shpresë të re. Nëse shtyni prej kohësh një bashkëjetesë, mund ta mendoni deri në fund të vitit tjetër, pasi keni kohë të kthjelloheni për gjithçka që ishte errësuar gjatë dy vjetëve të fundit. Pas datës 15, ndikimi i Venusit do të jetë shumë interesant. Do të jetë fazë e favorshme edhe për ata që duan të bëjnë fëmijë.

Gjithsesi, edhe ata që duan të jetojnë dashuri kalimtare, pa u lidhur përjetë, do të jenë të favorizuar. Gjatë Vitit të Ri duhet të qëndroni në shtëpi dhe të mos e teproni, pasi duhet të rifitoni energji dhe të mendoni për ato që duhen bërë vitin tjetër. Më në fund, tani do të buzëqeshni dhe madje mund të kapërceni edhe një problem të vogël shëndetësor. Duhet të shmangni disa shpërqendrime në datat 21 dhe 31. Mundohuni të ruani sa më shumë qetësinë, të merrni fuqi. Ka ardhur momenti të merrni sërish në dorë jetën tuaj. Do të keni sukses personal që do t’jua shtojë vetëvlerësimin, ndaj mos kini frikë!

AKREPI: Ata që kanë ndryshuar punë ose shef, janë përballur me njerëz të dyshimtë ose jo besnikë. Ata që deri më sot kanë ruajtur një ekuilibër, duhet të bëjnë kujdes, sepse edhe durimi e ka një kufi. Ju e dini mjaft mirë këtë. Më datë 19 mos iu kundërvini askujt, pasi nga tani nis një periudhë në të cilën mund të revolucionarizoni jetën tuaj profesionale. Do të bëni gjëra të rëndësishme, por edhe do t’u jepni fund marrëdhënieve me njerëz ose situata që nuk ju pëlqejnë më. Bëni kujdes me paratë, vetëm nëse keni fatin që ju ndihmon familja. Do të lindë nevoja për një shtëpi të re, të shpenzoni më shumë, ose ndoshta edhe të afroheni me zyrën. Mund t’ju duhet edhe të ndryshoni qytet. Do të merrni propozime që duhet t’i vlerësoni mirë më datë 14. Duhet t’u krijoni hapësirë ndjenjave, sidomos për të ekuilibruar stresin e tepërt nga puna. Dhjetori shpalos emocione të vërteta, sidomos për çiftet që kanë mundësi të krijojnë një të ardhme të rëndësishme së bashku. Mundohuni të sqaroheni nëse keni pasur diskutime për arsye ekonomike.

Janë më të zjarrta lidhjet e krijuara së fundmi, sidomos deri më datë 15. Por mund t’ju bëjnë edhe një propozim dashurie rreth datës 20. Kush është ndarë së fundmi, mund të krijojë një lidhje të re, me më shumë besim për të ardhmen. Keni të drejtë të keni një jetë të qetë, ndonëse mendoni se keni pasur jetë më të vështirë se të tjerët. A është vërtet kështu? Ndoshta sepse jeni kryelartë dhe nuk harroni lehë. Nuk gjeni qetësi, pasi mendoni gjithmonë për të ardhmen dhe doni të përmirësoni situatën profesionale dhe atë ekonomike. Gjithsesi, nga këndvështrimi fizik është mirë të largoni çdo lloj lodhjeje. Viti i Ri këtë vit është më i favorshëm se Krishtlindja, ndaj parashikohet shumë argëtim dhe qetësi. Viti 2021 parashikohet me zgjedhje të rëndësishme, por edhe me shumë punë dhe angazhime, ndaj duhet të filloni që tani të kurseni energji.

SHIGJETARI: Viti do të mbyllet shkëlqyeshëm dhe ndikimi i Marsit dhe Mërkurit do të ndihet maksimalisht më datë 15. Ky është muaji ideal për një çështje ligjore ose profesionale, pasi nuk do të mungojnë përgjigjet pozitive. Dhjetori ju dhuron të gjithë energjinë dhe aftësitë për të nisur mbarë një vit të ri. Do të keni mundësinë të menaxhoni sipas mënyrës suaj një punë, të merrni sërish një program që jua morën ose të merrni një shpërblim të majmë nëse jeni dëmtuar. Vitin tjetër, shumë gjëra do të përmirësohen por që tani ndieni një energji të re brenda vetes dhe gjysma e dytë e muajit është edhe më e rëndësishme. Ata që nuk punojnë, që janë prej kohësh në shtëpi, do të kenë mundësi të rikthehen në punë, ndonëse kjo varet shumë nga mosha dhe nga vullneti personal.

Është muaj i shkëlqyer edhe për ata që duan të martohen ose të bëjnë fëmijë. Duket se e kapërcyet fazën e vështirë në pranverë, kur disa lidhje kaluan në krizë, ose disa të tjera nuk e kaluan verën. Do të mund të ndërtoni një të ardhme më të konsoliduar. Pozicioni i ri i Saturnit është i rëndësishëm për ata që vuajnë nga reumatizmi, sepse do të shërohen më mirë, duke ju bërë kështu edhe më pozitivë për të ardhmen. Ata që janë më të kujdesshëm ndaj fizikut mund t’i nënshtrohen ndonjë ndërhyrjeje të vogël estetike.

Bricjapi Ndikimi favorizues i Venusit në shenjën tuaj do të sjellë një tjetër muaj të rëndësishëm për sa u takon marrëdhënieve sociale. Ndikimi i Mërkurit në shenjën tuaj që më datë 20 do t’ju sjellë një sukses personal ose një blerje të rëndësishme, por edhe ata që punojnë prej një viti me një projekt do të kenë një sukses të papritur. Viti 2021 do të jetë viti i fuqizimit ekonomik. Me dëshirë, gjithçka ndryshohet, mjafton të ndiqni rrugën e duhur që ju ofrojnë yjet. Ata që janë të vetëpunësuar do të kenë një rast të volitshëm, por edhe vartësit, pas një periudhe krize, mund të marrin veten në të njëjtën kompani ose gjetiu. Përgatituni për një 2021 me shumë forcë dhe guxim, pasi angazhimi juaj është i padiskutuar. Dashuria rikthehet plot pasion dhe shpresojmë që edhe më mosbesuesit të hapin zemrën. Ka ardhur momenti të thoni “po” ose të përjetoni një miqësi që do të sjellë dashurinë. Për ata që kanë mbajtur dy lidhje paralele ka ardhur koha që të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme, pasi dy javët e para të muajit janë intriguese për dashurinë. Marrëdhëniet familjare janë pozitive dhe marrëdhënia me fëmijët do të jetë më e qetë. Do të keni shumë forcë për ta nisur nga e para dhe për të bërë projekte të rëndësishme.

Nëse dikush kërkon t’ju përfshijë në problemet e veta, do të mbani një distancë kritike, pa u lënduar si dikur. Nga data 21 do të keni më pak paqëndrueshmëri emotive dhe më shumë forcë fizike. Duhet të merreni me meditim, nëse s’keni filluar tashmë ndonjë aktivitet shpirtëror që ju bën më të qetë. Pjesa e dytë e dhjetorit është më e këndshme dhe nga Krishtlindja do t’ju rikthehet energjia dhe mundësia për ta parë të ardhmen me më shumë pozitivizëm. Reflektimet tuaja, njësoj si idetë, mund të jenë shumë të çmuara në të ardhmen. Ky është një vit në rritje, ndaj muajt e ardhshëm do të jenë të volitshëm dhe duhet t’i shfrytëzoni në maksimum!

Ujori Do t’ju shtohen përgjegjësitë dhe ekziston mundësia të kapërceni një pengesë që do t’ju sjellë përfitime. Të gjitha ndryshimet e muajve të fundit mund t’ju sjellin sukses. Megjithatë, duhet të bëni kujdes me financat, pasi nuk duhet t’i shtrini këmbët më shumë se jorgani. Mund të përshtateni me një stil të ri jetese, do të merrni edhe një lajm të mirë në fund të muajit. Ata që punonin me kohë të pjesshme dhe kanë treguar se vlejnë, mund të sigurojnë të ardhmen në një kohë të shkurtër. Afatet mbeten e vetmja anë negative në dy fundjavat e para të muajit, ndaj bëni mirë të mos përfshiheni në situata shumë të ndërlikuara. Jeta për të lindurit në shenjën e Ujorit ka ndryshuar gjatë muajve të fundit, për disa arsye. Për zgjedhje personale, ose sepse nuk rrethohet më nga të njëjtët njerëz si dikur. Në këtë periudhë vendoset për një jetë të re, për një përvojë të re emocionale. Mund të përmbyllen me kënaqësi lidhjet që s’kanë më arsye të ekzistojnë. Nëse një lidhje është në krizë, është çasti i duhur që t’i jepni fund. Për shkak të ndikimit të Venusit në shenjën tuaj më datë 15, pjesa e dytë e muajit do të jetë periudha më interesante për lidhjet e reja, pasi do të përjetoni me më shumë qetësi jo vetëm lidhjet, por edhe marrëdhëniet familjare.

Dikush mund të largohet, ndoshta për pak kohë. Jo për shkak të mungesës së ndjenjave, por mbase për shkak të profesionit. Ata që kanë dy lidhje paralele duhet të vendosin. Viti i Ri do të jetë interesant. Gjatë dy javëve të fundit të dhjetorit duhet të kujdeseni për formën tuaj, sikundër duhej të keni filluar që në fillim të vitit. Duhet të jetoni të tashmen, të përballeni me problemet, të kapërceni zemërimin dhe frikën që mund të keni në jetë. Mirëqenia lind nga njohja e vetes. Nga data 19 do të jeni më të qartë.

Peshqit Nuk duhet të shpenzoni shumë. Ata që së fundmi janë emëruar për të organizuar diçka të rëndësishme, janë shumë të motivuar dhe në dhjetor mund të marrin një shpërblim të mirë profesional. Nuk ju mungojnë impenjimet, por e rëndësishme është që gjithçka të bëhet pa stres. Kushdo që është përpjekur t’ju mënjanojë vitin e kaluar, tani do të mposhtet. Mirëpritet çdo shpërblim ose ngritje në detyrë. Sigurisht që mund të keni kushte më të mira, në bazë të asaj që bëni. Nëse punoni në një kompani private dhe keni arritur majën e karrierës, mund ta menaxhoni më së miri punën tuaj. Ky është muaj i rëndësishëm për profesionistët e lirë. Propozimet e lindura në nëntor janë të rëndësishme edhe tani. Viti do të mbyllet me një sukses të rëndësishëm personal. Nëse keni një propozim për të bërë, ju këshillohet ta bëni deri më datë 15.

Kini shumë kujdes çështjet që kanë lidhje me pronat, sidomos nëse keni pasur një problem me të afërm në lidhje me një trashëgimi. Dhjetori do të rikthejë disa problematika krejt kalimtare. Nga data 15 deri më 31 duhet të vendosni ç’do të bëni. Shpresojmë që puna të mos bëhet pengesë për dashurinë, të mos ju marrë kohën që duhet t’ua kushtoni ndjenjave, pasi do të ishte gabim të mos përjetoni emocionet më të bukura në këtë periudhë të vitit. Bëni kujdes me polemikat në datat 26 dhe 28. Shumica e çifteve debatojnë për shkak të parave, por gabojnë. Do të ndiheni të lodhur në pjesën e parë të dhjetorit, ditët më të vështira janë datat 7 dhe 8. Mund të stresoheni për shkak të parave ose për çështje profesionale. Por nga data 21, shumë gjëra do të sistemohen. Tensioni në pjesën e parë të muajit nuk është krejtësisht negativ.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi i datës 31 Tetor nga astrologia Christine Haas

Published

on

Dashi

Dita e sotme nuk ka për të qenë perfekte dhe shpesh do ndiheni pa dëshirë për të ecur përpara. Nëse keni një lidhje nuk do përjetoni ndonjë emocion të madh. Partneri do ju lërë pas dore sepse do ketë çështje të tjera shumë më të rëndësishme me të cilat do merret. Ndonjëherë edhe mund të qani. Nëse jeni beqarë realiteti do ju duket edhe më i trishtë nga sa e keni menduar. Në punë nuk do arrini dot të negocioni për një çështje të rëndësishme dhe do ju vijë shumë inat. Shpenzimet sado të mundoheni t’i mbani nën kontroll në një moment gjithçka do ju dalë nga duart.

Demi

Sot Mërkuri do ju bëjë shumë impulsivë dhe do bëni atë që do ju vijë në mendje në moment. Tendenca për të komanduar do bëhet e padurueshme për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje nuk do ketë moment pa debate. Nuk do merreni vesh aspak me atë që keni në krah dhe do e kritikoni edhe kur nuk do keni arsye. Lidhja juaj nuk do jetë ne ditën me fat. Ju beqarët në të kundërt do favorizoheni. Mund të afroheni më shumë me disa persona seriozë. Në punë do keni ide fantastike dhe do merrni rolin e komandantit. Shpenzimet do i kryeni pa maturi dhe ne mbrëmje mund të vijnë pasojat e para.

Binjaket

Merrini gjërat si t’iu vijnë sot dhe dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen. Nëse jeni në një lidhje ka shumë gjasa që ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Tensioni do shuhet përfundimisht dhe partneri do bëjë çdo gjë që ka në dorë për t’ua plotësuar qejfet. Ju beqarët do keni një ditë më të bukur nëse i shprehni ndjenjat më tepër. Mbrëmja ka për të qenë edhe më intensive. Në punë çdo gjë do ju ecë mirë. Nuk do lodheni dhe nuk do stresoheni aspak. Për financat duhet të jeni edhe më të kujdesshëm sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur më pak do e prisni.

Gaforrja

Priten të vijnë çaste shume të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment sa më shume dhe mos e kufizoni veten për asgjë. Nëse jeni në një lidhje për të mbajtur marrëdhënien të qëndrueshme do ju duhen shumë pak gjëra. Shtoni dozat e fantazisë dhe diskutoni hapur për gjithçka. Nëse jeni vetëm mos prisni të filloni menjëherë lidhje, por hidhni hapat një e nga një. Në punë do ecni para me ritme shumë të shpejta dhe do i habisni të gjithë. Paratë do kenë më shumë përmirësime nga sa e kishit parashikuar.

Luani

Dita e sotme nuk do jetë ndonjë kushedi se çfarë. Herë pas here do ndiheni të vetmuar. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të tensionuara. Në shumë momente do e ngrini zërin dhe do thoni fjalë të pamenduara. Ju beqarët do keni një ditë fantastike dhe të mbushur me emocione të njëpasnjëshme. Mirë është ta shfrytëzoni çdo moment në maksimum. Në punë fatmirësisht do ju mbështesin shumë kolegët sepse vete do përtoni dhe nuk do merrni iniciativa. Financat nuk do jenë të këqija, por ju do e keni të vështirë të bëni ekonomi.

Virgjeresha

Bëni shumë kujdes me impulsivitetin gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e tensionuar. Do ndikoheni shumë nga fjalët e të tjerëve dhe do debatoni edhe për gjëra të pavërteta. Ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm dhe ka mundësi të bini në dashuri me të parin që do ju dalë para. Në punë do jeni spontanë, por në disa momente do turbulloheni e nuk do dini nga të ikni. Kërkoni ndihmë sa më parë. Me financat tregohuni sa më të kujdesshëm e të matur sepse pak më vonë do keni nevojë jetike për me shumë para.

Peshorja

Mundohuni të jeni sa më të kujdesshëm gjatë kësaj dite dhe mos i besoni personave që dikur ju kanë shara pas krahëve. Ju të dashuruarit do keni herë pas here konflikte e debate me partnerin tuaj, por për fatin e mirë dita do mbyllet pozitivisht. Ju beqarët do jeni të parezistueshëm dhe do merrni propozime të njëpasnjëshme. Nëse do doni vetë do e ndryshoni shpejt statusin. Në punë mos u nevrikosni nëse nuk ja dilni me tentimin e parë. Të gjithë kanë vështirësi në fillim, por lum ata që bëjnë durim dhe këmbëngulin. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur dhe do jeni shumë më të qetë kur të kryeni shpenzime.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do kaloni shumë kohë duke medituar dhe në fund do merrni vendimet e duhura. Ju të dashuruarit do jeni më të duruar, të logjikshëm dhe tolerantë. Të gjitha këto karakteristika do bëjnë që marrëdhënia me partnerin të ecë mirë dhe të mos keni debate. Ju beqarët do ndiheni si nëpër ëndrra pas gjërave që do ju ndodhin. Në punë Jupiteri do forcojë komunikimin dhe lirinë e të shprehurit. Shumë gjëra do qartësohen dhe orientimi mund të ndryshojë. Edhe në planin financiar keni për të pasur më tepër fat nga më parë. Shfrytëzojeni rastin për të bërë çdo shpenzim që keni ëndërruar.

Shigjetari

Dita e sotme do jetë e përshtatshme për reflektim dhe për të sqaruar disa probleme. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë e bukur dhe e mbushur me emocione të forta. Do merreni vesh më së miri me njëri-tjetrin dhe për çdo gjë do bashkëpunoni para se të hidhni hapa. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër sepse sot mund të jetë dita e njohjeve të rëndësishme. Në punë do jeni shumë krenarë dhe nuk do doni ta ulni hundën për asnjë moment sado vështirësi të hasni. Financat do mbeten të qëndrueshme dhe aspak problematike.

Bricjapi

Sot bëni aq sa mundeni dhe ndihmojini të afërmit tuaj. Përvoja dhe vështirësitë që keni kaluar në jetë ju kanë mësuar shumë. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të lirë se më parë dhe do ndiheni të çliruar për të shprehur ndjenjat ashtu si do i keni në zemër. Nuk do ketë më izolime për ju. Ju beqarët do keni gjithashtu ndryshime. Do e shihni me një sy tjetër një mik dhe mund të filloni të ndieni për të. Venusi do e privilegjojë jetën tuaj profesionale. Do jeni në humor shumë të mirë dhe dinamizmi do ju shoqërojë gjithë kohës. Asgjë nuk ka për të qenë e pamundur për ju. Shpenzime mund të bëni pak më tepër dhe gjendja do mbetet e mirë.

Ujori

Mëngjesi mund të jetë paksa i vështirë sot për ju, por për fat të mirë Venusi do riktheje gëzimin dhe harenë gjatë pasdites. Nëse jeni në një lidhje bëni gjëra interesante, gatuani së bashku, argëtohuni dhe mos qëndroni asnjë moment në heshtje. Vetëm kështu jeta juaj nuk do jetë e mërzitshme. Nëse jeni ende beqarë mendoheni gjatë para se të hidhni hapa. Nuk është e thënë që ta pranoni me patjetër sot një ftesë që do iu bëhet. Në punë vendosni disa limite dhe mos pranoni çdo gjë që do ju kërkojnë shefat. Për financat ka për të qenë një ditë shume e mirë.

Peshqit

Sot do e vlerësoni shumë pavarësinë që keni dhe do bëni më të mirën për të ruajtur këtë mënyrë të jetuari. Vetëm se jo të gjithë do ju përshtaten dhe disa as nuk do i kuptojnë zgjedhjet që do bëni. Nëse jeni në një lidhje duhet të jeni shumë më të kujdesshëm me çdo veprim sepse ndonjëherë gjërat pa ndonjë rëndësi të madhe mund të ndryshojnë gjithë të ardhmen. Ju beqarët do e keni çdo gjë shumë më të thjeshtë dhe do arrini të realizoni takimet e ëndrrave. Një etapë e re ka për të filluar për ju. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe di e dini mirë si të veproni edhe në situatat më të vështira. Shpenzimeve duhet t’iu vini fre sa pa qenë shumë vonë.

Continue Reading

Aktualitet

Qëllimet në jetë për secilën shenjë të horoskopit na i zbulon sot astrologia Meri Shehu

Published

on

Çdo shenjë e horoskopit ka një qëllim në jetë, e ndërsa qëllimi kryesor për çdo njeri mund të ndryshojë, janë pothuajse njësoj për ata të shenjës së njëjtë.

DASHI

Dashi janë ata të cilët kërkojnë gjithmonë të jenë më të mirë se të tjerët. Kjo shëenjë është entuziaste dhe konkurruese dhe do gjithmonë të krijojë gjërat më të mira, si p.sh të thyejë një rekord botëror. E vetmja gjë që një dash nuk do të dojë të bëjë në këtë jetë, është të flejë gjumë.

Qëllimi I një dashi në jetë është të bëjë progress, qoftë në teknologji, shkrim, shkencë etj. Sido që të jetë gjithmonë do të gjesh një dash që përpiqet të arrijë një qëllim.

DEMI

Si nje shenjë e tokës, demi dëshiron stabilitet. Ky është motivi dhe qëllimi I një demi në jetë, të krijojë një bazë të besueshme me këdo që takon në jetë.

Sipas horoskopi.vip Demi do të jetë ai të cilit mund ti kesh besim, që do të jetë gjithmonë aty kur tit ë kesh nevojë. Kjo shenjë do tu japi të tjerëve atë që ata kanë nevojë kur gjenden keq, dhe do të sigurohen që ata të ndihen që kanë dikë që I ndihmon.

BINJAKËT

Binjakët janë fluturat e botës. Qëllimi I tyre është të bashkojë njerëzit. Ata I ndihmojnë të tjerët të takojnë dikë special, ose një mik të ri në një qytet të ri. Janë të aftë apo jo?

GAFORRJA

Gaforrët kanë ardhur në jetë për ti treguar dashurinë të gjithëve. Si një shenjë e ujit, ata janë shumë në kontakt me ndjenjat e tyre, por edhe të të tjerëve, dhe kjo veti u është dhënë si avantazh.

Nuk është një avantazh I keq, mbajeni mend. Gaforret dashurojnë të përdorin inteligjencën emotive për ata që I rrethojnë. Janë ata që do të jenë aty kur të kesh nevojë, një shpatull ku mund të qash dhe nuk do të lënë të biesh në një moment të keq.

LUANI

Kush udhëheq botën? Luan e udheheqin botën, duan të jenë të njohur dhe të adhuruar, kështu që mos u çudisni nëse qëllimi I tyre është që të shkëlqejnë.

Një gjë është e sigurtë, që luanët do të mbahen mend gjatë dhe kur most ë jenë më në këtë botë.

VIRGJËRESHA

Virgjëreshat janë analizuese dhe të besueshmë dhe sigurohen që bota të vazhdojë të rrotullohet. Kjo shenjë e tokës preferon të sigurohet që çdo gjë ecën ashtu siç duhet dhe janë aty për ta rregulluar nëse diçka nuk ecën ashtu siç duhet.

Duan që gjërat të ecin vaj dhe të ruajnë paqen. Janë gjithë kohës duke punuar për ti bërë gjërat më të mira që të funksionojnë mirë sepse për këtë janë këtu. Mos pusho se punuari virgjëreshë, bota ka nevojë për ty.

PESHORJA

Shenjat e ajrit si peshorja adhurojnë komunikimin e mirë  dhe duan të desgjojnë të dyja anët e historisë. Kjo e bën qëllimin e tyre në jetë akoma me të rëndësishëm.
Peshoret janë këtu për të siguruar që në botë ka ekuilibre dhe në një farë mënyre janë gjykuesti jo zyrtarë të botës që dëgjojnë problemet dhe gjejnë një mënyrë për ti zgjidhur.

Një peshore mund të qëndrojë neutral, për të luftuar për kauza që ta bëjnë botën një vend më të mirë.

AKREPI

Akrepat janë këtu për ti treguar pasionin botës. Janë të apasionuar dhe e shfaqin atë. Nuk mund ta kapësh një akrep në diçka ku ai nuk do ti jepet 100%.

Akrepat bëjnë gjithçka ose asgjë dhe të gjithë rrotull mund ta dallojnë kur ata janë të përfshirë në diçka. Ata janë këtu ti tregojnë botës sesi bëhen gjërat kur ti I hedh një dozë të fortë pasioni.

SHIGJETARI

Një shenjë e lirë dhe kurioze si shigjetari është në tokë për ta zbuluar atë.

Janë duke udhëtuar gjithë kohës dhe dukë kërkuar mënyra të reja për ti bërë gjërat dhe nuk mund të evitojnë kërkimin e kulturave apo teknikave të reja. Ky është motivi përse një shigjetar ka qëllimin të kërkojë të renë kudo.

BRICJAPI

Janë në këtë tokë tu tregojnë të tjerëve se miqtë mund të jenë dhe të familjes. Investojnë shumë në familjet e tyrë të vërteta. Të gjithë e dinë që gjaku ujë s’bëhet.

Bricjapët duan të tregojë se miqtë gjithashtu janë të rëndësishëm sa edhe familja. Ata I japin një kuptim të veçantë miqësisë dhe duan që bota ta shikojë që miqtë e vërtetë janë si një familje.

UJORI

Ujorët janë këtu për të treguar anën humane të gjithsecilit. Investimi I tyre personal është dashuria për njerëzit në përgjithësi. Përqafojnë faktin që jemi humanë dhe bëjmë gabime, dhe janë të arët që ecin përpara dhe angazhohen në kauza të mira. Ujorët duan që që të gjithë në tokë të duhen dhe të kujdesen për të tjerët sesa të urrehen dhe të shfaqin dhunë dhe urrejtje.

PESHQIT

Më shumë mundësi shenja e peshqve është në harmoni me ndjenjat e saj dhe si shenjë e ujit, arti është një mënyrë e të shprehurit shumë e vlerësuar. Qëllimi I tyre është që të nënvijëzojnë rëndësinë e kreativitetit.

E dinë që vetshprehja është e mirë për shpirtin dhe arti është një nga menyrat më të njohura për tu shprehur. Peshqit promovojnë muziken. Artin, poezinë dhe çdo lloj kreativiteti që njerëzit përdorin për të shprehur emozionet dhe mendimet.

Continue Reading

Aktualitet

3 gabimet më të mëdha që bën secila nga shenjat e horoskopit në çift sipas astrologes Susan Miller

Published

on

Shenjat astrologjike ndonjëherë të shtyjnë për mirë, por mund të ndodhë edhe e kundërta. Ja çfarë gabimesh bëni më shpesh me partnerin nxitur prej yjeve.

Dashi: Inatosja, padurimi dhe dëshira për të qenë lider. Duke qene energjikë, entuziastë dhe ambiciozë, dashët mund të bëhen edhe agresivë dhe tejet kërkues pa e kuptuar. Në momente intime ata duhet ta lenë ndonjëherë partnerin të bëjë atë që dëshiron dhe kanë për t’u ndier edhe më mirë.

Demi: Kokëfortësia, përtacëria dhe vetëkënaqësia . Në përgjithësi demat i marrin gjërat shumë shtruar dhe kjo mund të merret si përtacëri nga personi tjetër. Një tjetër gabim që ata bëjnë në një lidhje është kokëfortësia. Kur thonë diçka mendojnë se janë të pagabueshëm dhe nuk ndryshojnë mendim. Ata vetëkënaqen dhe ku duket sikur e bëjnë mirë gjithçka pa ua thënë këtë personi në krah.

Binjakët: Joshja e tepërt, kopjimi dhe luajtja e lojërave. Binjakët mund të jenë herë pas here edhe dy persona të ndryshëm nga njëri-tjetri. Shpesh atyre ju mungon koherenca dhe kjo nuk ju pëlqen personave që kanë pranë. Nja nga gabimet më të mëdha është flirtimi me të tjerë.

Gaforrja: Serioziteti i tepërt, shmangia e konflikteve dhe dëshira për të kaluar gjithë kohën me partnerin. Një nga gabimet më të mëdha të gaforreve është se nuk pranojnë që dikush të bëjë shaka me ta. Gjithsesi ata i shmangin gjithmonë edhe konfliktet dhe kjo nuk ju pëlqen personave që kanë në krah. Ndonjëherë duhet edhe të debatosh për të mbrojtur idetë. Të shtyrë nga yjet gaforret duan të jenë gjithë kohës pranë me të dashurinë zemrës çka mund të krijojë edhe atmosfera mbytëse. Kushdo ka nevojë edhe për liri.

Luani: Kërkimi i vëmendjes, mungesa e përulësisë dhe trillimi. Luanët duan të trajtohen përherë sikur janë më të mirët. Në shumë raste ata mund të jenë të tillë, por përulësia do i bëjë të pëlqehen edhe më tepër. Ndonjëherë ata mund të tregohen edhe arrogantë në çift dhe mund të trillojnë për të marrë komplimente dhe vlerësime sa më shumë.

Virgjëresha: Analizimi i tepërt, parashikueshmëria dhe vetëpërmbajtja. Ata janë shumë tokësore dhe duan ta kenë gjithçka në rregull kudo. Ata fiksohen edhe pas detajeve të vogla, duan të parashikojnë çdo gjë dhe kjo mund ta mërzitë personin që kanë në krah. Ndonjëherë gjërat duhen lënë të rrjedhin vetë në një lidhje dhe ata nuk duhet ta kontrollojnë as të folurin.

Peshorja: Argumentimi i tepërt, kapricot dhe ekuilibrimi i tejskajshëm. Peshoret janë të logjikshëm dhe i peshojnë mirë gjërat, por në një lidhje ndonjëherë ekuilibri i tepërt nuk është i mirë. Në raste debatesh ata mundohen te argumentojnë gjithçka me pikë e me presje çka është një tjetër gabim.

Akrepi: Të qenit shumë të fshehtë, të tërhequr dhe të veçuar. Në përgjithësi këta persona rrethohen me mire që askush të mos i afrojë. Vetëm në rastet kur dikush ju pëlqen shumë mund të shfaqen hapur dhe të afrohen. Gjithsesi në një lidhje janë të fshehtë dhe nuk ndajnë çdo gjë pasi kanë frikë nga zhgënjimet. Këto janë gabime që nuk e lënë marrëdhënien të ecë si duhet.

Shigjetari: Pavarësia, gënjeshtrat dhe nxitimi. Këta persona duan të jenë përherë të lirë , spontanë dhe të përjetojnë aventura. Këto janë gabime që ne një lidhje mund t’iu kushtojnë. Një tjetër problem përbëjnë edhe gënjeshtrat që përdorin për të dalë nga disa situata.

Bricjapi: Të menduarit se dinë çdo gjë, janë kufizues dhe shumë kërkues. Bricjapët mund të jenë të fiksuar pas disa zakoneve që mund ta bëjë një lidhje të vështirë për të ecur përpara. Atyre ju duket sikur dinë çdo gjë dhe nuk i marrin parasysh ato që thotë partneri.

Ujori: Mungesa e empatisë, pasja e mendimeve të ngurta dhe lëshimi i vetvetes. Ujorët nuk janë shumë të lehtë për t’u duruar. Ata i mendojnë gjërat me detaje, mund të krijojnë ide të ngurta që askush nuk ua ndryshon dot dhe në raste sfidash e lëshojnë veten menjëherë. Këto janë gabime që jo çdokush i pranon në një marrëdhënie. Në shumë raste ujorët nuk i vlerësojnë sa duhet as ndjenjat e partnerit.

Peshqit: Ndjeshmëria e tepërt, fshehja e ndjenjave dhe dëshira për vlerësim. Peshqit njihen si shpirtra të ndjeshëm dhe bëjnë pjesë tek ata partnerë që duan që ndjenjat t’iu pranohen e dëshirat t’iu plotësohen. Në fakt ata mundohen t’i fshehin ato që ndjejnë dhe për partnerin çdo gjë bëhet më e vështirë. Mendojnë se janë më të mirët dhe e kërkojnë me ngulm vlerësimin.

Continue Reading

Trending