Connect with us

Magazina

1 person i afert do ju beje prapaskena/ Ky eshte horoskopi ditor i detajuar per daten 2 Dhjetor 2020

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 2 dhjetor 2020

Nuk do jeni as të përpiktë dhe as të rregullt gjatë kësaj dite kështu që do përballeni me probleme. Ju të dashuruarit do jeni shumë agresivë me partnerin tuaj dhe kjo mund të sjellë probleme serioze me të. Asnjëri nuk do i kuptojë gabimet dhe secili do kërkojë të dalë e veta. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për ta ndryshuar statusin, pasi kohët e fundit po ja kaloni mirë me miqtë e ngushtë. Në punë duhet të ecni me hapat e kolegëve sepse përndryshe do mbeteni mbrapa. Shtojini edhe pak më tepër përpjekjet. Buxheti duhet pasur më tepër nën kujdes. Shmangni investimet e ekzagjeruara dhe dhëniet e huave.

Demi

Horoskopi i datës 2 dhjetor 2020

Dielli do sjellë më shumë Diell gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do jetë më e bukur. Pozitiviteti do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës. Ju të dashuruarit do e konsolidoni jetën tuaj dhe do ndiheni shumë më të qetë. Gjërat do ju ecin ashtu si e kishit ëndërruar. Ju beqarët do jeni të përqendruar tek një çështje që ka lidhje me punën dhe nuk do dëshironi të dalin nëpër takime. Në punë do keni imagjinatë të zhvilluar dhe do dini si të veproni në çdo situatë. Shkallët do i ngjitni një e nga një pa u nxituar aspak. Edhe kolegët do i keni përherë mbështetje. Sipas Dritare.net, në planin financiar do keni fat me shumicë. Do ndiheni të qete kur të shpenzoni për gjërat më të nevojshme.

Binjakët

Horoskopi i datës 2 dhjetor 2020

Do e keni të vështirë të përqendroheni gjatë kësaj dite dhe nuk do doni të bëni asnjë lëvizje. Në shumë momente do ju pushtojë pesimizmi. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e paqëndrueshme kjo e sotmja. Asgjë nuk do ecë si e keni ëndërruar. Ju beqarët nuk do qëndroni edhe për shumë kohe me këtë status. Takimet do jene disa dhe dikush mund t’iu tërheqë goxha. Për punën ka për të qenë një ditë e qetë megjithatë mos u përgatitni për arritje të jashtëzakonshme. Në planin financiar do jeni mjaft këmbëngulës dhe nuk do lejoni që situata të tronditet aspak Edhe familjaret do i keni pas vetes.

Gaforrja

Horoskopi i datës 2 dhjetor 2020

Do jeni shumë intelektualë gjatë kësaj dite dhe në çdo moment do e dini mirë çfarë hapash të hidhni për të mirën e të gjithëve. Nëse keni një lidhje dhe doni që gjërat me partnerin të ecin më mirë se kohët e fundit, do ju duhet me patjetër të ndryshoni zakonet e përditshme. Kokëfortësia dhe mendjemadhësia janë ato që duhen lënë mënjanë. Ju beqarët as që do e mendoni ta ndryshoni statusin sepse ndiheni për mrekulli edhe ashtu si jeni. Në punë do jeni më të vendosur se kurrë për t’i shkuar gjërave deri në fund. Do merrni edhe promocione nga shefat. Në planin financiar më në fund do merrni masa që situata të mbetet e mirë.

Luani

Horoskopi i datës 2 dhjetor 2020

Miqtë tuaj do jenë mbështetje e madhe dhe e çmuar sot. Ata do iu mbështesin në çdo moment dhe do iu japin këshillat e duhura. Ju që keni një lidhje do bini dakord me partnerin tuaj dhe do filloni projekte të përbashkëta me të. Kjo gjë do ju afrojë edhe më tepër se më pare. Nëse jeni beqarë vetëm sa do lodheni duke kërkuar dashurinë sepse nuk do jeni me fat dhe nuk do e gjejnë atë. Nuk ka ardhur ende momenti juaj. Në punë nuk do jeni të motivuar mjaftueshëm, por falë mbështetjes së miqve kolegë do arrini të hidhni hapat e nevojshme. Financiarisht do jeni në një gjendje të kënaqshme. Do mund të shpenzoni pa frike për çdo gjë që do e keni të nevojshme.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 2 dhjetor 2020

Marsi do mundohet t’iu bëjë disi më të disiplinuar gjatë kësaj dite. Duhet të përpiqeni me sa të mundeni të mos turbulloheni asnjë moment. Nëse keni një lidhje mos u tregoni mosbesues kundrejt partnerit tuaj. Nëse ju e ruani në çdo hap që do hedhë ai edhe mund të mërzitet. Ju beqarët do filloni të pëlqeni mjaft një koleg pune. Edhe ai ka kohë që iu pëlqen, por nuk ua ka shprehur nga frika se mund të humbe edhe miqësinë që keni krijuar. Në punë do mbizotërojë gjatë gjithë kohës qetësia dhe do dini të përshtateni me çdo lloj situate. Të gjitha këto do ju ndihmojë të hidhni hapa të mëdha para. Për sektorin financiar dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive për të shpenzuar.

Peshorja

Horoskopi i datës 2 dhjetor 2020

Në çdo fushë të jetës do dini të ruani kontrollin dhe të merrni vendimet e duhura në çdo moment. Ju të dashuruarit do keni momente plot e përplot me ndodhi të këndshme. Së bashku me partnerin do bëni edhe plane për të ardhmen. Kujdes, sepse gjithë këto emocione mund t’iu bëjnë të humbisni drejtimin. Ju beqarët do filloni të pëlqeni dikë që e njihni prej kohësh dhe që e kishit tallur dikur për shkak të pamjes. Nëse jeni në kërkim të një punë sot do merrni një lajm të rëndësishëm. Mundësi të reja dhe të jashtëzakonshme do shfaqen para jush kështu që duhet ta shfrytëzoni deri në fund. Sipas Dritare.net, në planin financiar kënaquni me ato që do iu sjellin planetët. Po të kishit më shumë para mund të shpenzonit më shumë.

Akrepi

Horoskopi i datës 2 dhjetor 2020

Hëna dhe Plutoni do ju vënë herë pas here në dyshim gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini të ruani dot qetësinë si më parë. Dashuria për ju që jeni në një lidhje nuk do shkojë shumë mirë. Do qëndroni pak larg njëri- tjetrit, por në fund të ditës do kuptoni se nuk mund të bëni dot pa të. Edhe për ju beqaret dita do jetë pak delikate. Fillimisht do entuziazmoheni, por më vonë do e kuptoni se jeni gabuar për atë që pëlqenit. Në punë nuk do tregoheni shumë të disponueshëm për të bashkëpunuar kështu që mund të keni edhe mosmarrëveshje. Mund të arrini t’iu thoni “ndal” edhe disa gjërave që nuk ju kanë pëlqyer. Financat do jenë shumë të mira, gjithsesi mirë është të tregoheni pak të matur me shpenzimet e tepruara.

Shigjetari

Horoskopi i datës 2 dhjetor 2020

Mundohuni të jeni sa më realistë gjatë kësaj dite sepse po nuk e bëtë këtë gjë gjërat do ju marrin tatëpjetën. Ju të dashuruarit do bëni gjëra të pamenduara dhe do merrni goxha kritika nga partneri. Pranojini gabimet dhe gjeni mënyrën më të mire për të kërkuar falje. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta kërkoni dashurinë mbi qiell ndërkohë që ai në fakt është mbi tokë dhe shumë më afër nga sa mendoni. Nëse puna juaj lidhet me artin, krijimin dhe komunikimin, keni për të pasur rezultate më të mira se të tjerët. Do jeni të frymëzuar dhe do keni ide mjaft origjinale. Në planin financiar do jeni me goxha fat dhe do ndiheni të qete kur të shpenzoni.

Bricjapi

Horoskopi i datës 2 dhjetor 2020

Mërkuri do ju bëjë mjaft intuitivë gjatë gjithë kësaj dite kështu që do arrini të kuptoheni më së miri me ata që keni pranë. Ju të dashuruarit do jeni më të pavarur se kurrë më parë dhe do bëni çdo gjë që do ndieni. Mbrëmja do jetë më e mirë për të kaluar momente intime. Nëse jeni beqarë ka rrezik të josheni nga persona jo me shumë vlera dhe nëse pranoni të filloni lidhje me ta do zhgënjeheni e do vuani. Në punë do jeni të jashtëzakonshëm dhe të gjithë do ju adhurojnë. Do dini të analizoni çdo gjë deri në detajet më të vogla dhe nuk do bëni gabime. Ka mundësi të nënshkruani edhe një kontratë fantastike. Në planin financiar do iu jepen mundësi të mira që ta përmirësoni situatën.

Ujori

Horoskopi i datës 2 dhjetor 2020

Për fat të mirë Hëna do e zbukurojë çdo moment sot. Nuk do keni më asnjë lloj meraku dhe nuk do ndieni ankth si më parë. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë të mira me atë që keni në krah. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione të pafundme që do ju mbushin me optimizëm. Ju beqarët do ua kushtojnë gjithë kohën e lirë miqve dhe nuk do e keni mendjen për të filluar një lidhje serioze. Në punë disa bashkëpunëtorë do ju kritikojnë për mospërqëndrimin në disa momente dhe kjo do ju zgjojë. Pas mesdite situata ka për të qenë shumë më ndryshe. Në planin financiar gjendja do jetë e shkëlqyer dhe do kryeni edhe investime afatgjata. Do ndiheni mirë në çdo moment sepse nuk do e keni problem të kryeni çdo shpenzim.

Peshqit

Horoskopi i datës 2 dhjetor 2020

Edhe pse mund të kaloni një ditë të ngarkuar asnjë moment nuk do ju mungojë frymëzimi. Do jeni të qeshur. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft pasiononte. Do përjetoni ndjesi të reja të cilat do ua shtojnë dëshirën për të jetuar. Ju beqarët do realizoni takime nga më të veçantat dhe do hidhni hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje. Në punë mundet t’i keni gjërat shumë më të vështira nga më parë, por kjo nuk do të thotë që të dorëzoheni menjëherë. Mos i ndalni përpjekjet deri në fund të ditës. Në planin financiar do jeni më të organizuar se më parë dhe do dini si t’i kryeni me maturi shpenzimet. Nuk do mendoni vetëm për të sotmen.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Magazina

“Dukesh sikur nuk sillesh mire me Arbanën”/ Ja si i kthehet Xhemi ndjekëses

Published

on

Miqesia e tyre eshte gjithmone ne qender te vemendjes mediatike. Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu jane mike prej shume vitesh dhe gjithmone ndajne me fansat e tyre foto apo video te ndryshme. Dy mikeshat shfaqen gjithmone bashke duke na treguar se miqesia e tyre eshte shume e forte edhe pertej ekranit.

Por nje ndjekese e Arbanes nuk mendon keshtu. Ajo eshte shprehur se Xhemi nuk eshte aspak e sinqerte me te.

Ne nje prej fotove qe Arbana ka publikuar Xhemi ka shkruajtur: “E shef sa mire kur duron”. Pikerisht ketu nje ndjekese nuk eshte stepur per te shprehur mendimin e saj ne lidhje me keto komente dhe ka shkruajtur: “Se ç’ben ca komente ti mi Xhemi. Gjithmone sa here poston Arbana ti dukesh sikur tallesh, me thene qe ja te shkrujta meqenese te kam shoqe s’te lashe pa shkruar gje. Keto komentet e tua s’i hyn ne pune asnje shoqeje”

Me pas edhe Xhemi ka replikuar duke i thene : “Ti se di sa ne pune me hyn ky komenti jot pershembull”

Continue Reading

Flitet se

Flet Diona/ Nuk eshte e vertete qe une e ndava Andin nga Jasmina

Published

on

Konkurrenti i emisionit ‘Per’puthen’ Andi Artani ka qene shkaku qe kenga ‘Sheqer’ e Diona Fones eshte komentuar nga te gjithe.

Ishte pikerisht pjesemarrja e tij ne kete klip ajo qe ka shkaktuar edhe debate me Jasminen.

Jasmina ne ate kohe eshte shprehur hapur se eshte ndjer shume xheloze. Ndersa Diona teksa ishte e ftuar ne emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun eshte pyetur edhe ne lidhje me kete histori. Ajo ka treguar se midis tyre ka patur vetem nje bashkepunim professional. GJithashtu Diona ka treguar se Andi i ploteson te gjitha kriteret qe ajo kerkon per mashkullin qe deshiron ne jeten e saj.

Me poshte do te lexoni disa nga pergjigjet e Diones gjate intervistes:

Diona Fona: I kam degjuar keto lajme, me kane rene ne vesh.

Jonida Shehu: Je shqetesuar per keto lajme?

Diona Fona: Jo aspak fare.

Jonida Shehu: Nuk ndihesh keq qe je bere preteks te ndahet nje çift?

Diona Fona: Çka duket ne televizion, nuk eshte e verteta. Gjithmone duhet te lesh hapesire qe te mendosh qe eshte ndryshe historia. Nuk eshte qe edhe i kam percjelle. Ata si çift nese kane vendosur qe te ndahen, kane vendosur qe te ndahen per arsyet e veta. Une nuk kam lidhje. Une kam pasur bashkepunim profesional. E kam marr si model, si aktor ne spot edhe kaq.

Jonida Shehu: Ne nje rrethane tjeter, ne nje kohe tjeter, nese nuk do kishim te benim me kete bashkepunimin profesional, mund te ishte Andi steriotipi i nje djali qe mund t’i pelqente Diones?

Diona Fona: Andi eshte shume i mire ne te gjitha aspektet dhe kam shume respekt per te. Eshte shume djale i mire. Mendoj qe e ka menaxhuar situaten shume mire. Po more, pse jo. Ka sene shume te mira te nje djali, s’i dihet. (duke qeshur).

Continue Reading

Magazina

Dikur ka qene shume e shendoshe por shikoni si duket sot Rudina Dembacaj me rroba banje

Published

on

Rudina Dembacaj ka bere per vete te gjithe publikun shqiptar me ciltersine dhe transparencen e saj. Ajo e ka filluar karrieren e saj ne nje prej emisioneve me te ndjekura te humorit ‘AL Pazar’. Me pas Rudinen e kemi pare nen moderimin e emisionit t saj ‘ Mos i fol shoqerit’ i cili ishte shume i sukseshem.

Aktorja e njohur eshte nene e nje vajze te quajtur Viktoria. Rudina eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe gjithmone ndan me ndjekesit moment te ndryshme nga perditshmeria e saj. Se fundmi ajo ka publikuar nje foto ne ‘ Instagram’ ku shfaqet ne plazh me nje pal rroba banjo te kuqe. Rudina duket se eshte kujdesur goxha per trupin e saj sepse ndodhet ne super forme.

Bashkengjitur fotos ajo shkruan: ‘ Shume me pelqen vetja, sinqerisht!’ . Tashme Rudina njihet per komentet e saj epike me plot vetebesim.

Kujtojme se tani aktorja e njohur jeton bashke me partnerin e saj Markun, me femijet e tij dhe me Viktorian.

Continue Reading

Trending

error: Content is protected !!