Sot
Duhet te prisni deri ne daten 1 Dhjetor/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do kete javen me te mire

Dashi
Horoskopi javor 30 nëntor- 6 dhjetor 2020
Këtë javë do jetë jeta profesionale ajo që do ju shqetësojë më shumë. Do ju duket shpesh sikur nuk do kuptoheni nga shefat dhe nga ana tjetër nuk do i dëgjoni aspak këshillat që do iu jepen. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet ta teproni me kërkesat sepse partneri do ndihet keq kur të mos ua plotësojë dot të gjitha. Tregohuni realistë dhe gjërat kanë për t’iu ecur për mrekulli. Ju beqarët mire do jetë të mos luani shumë me zjarrin nëse nuk doni të digjen keq. Po i morët gjërat shtruar gjithçka do ju ecë më mirë. Shëndeti nuk do jetë i keq. Çlodhuni sa të mundni dhe shmangni qëndrimin jashtë. Financat do jenë në një gjendje delikate kështu që duhet të shmangni çdo lloj shpenzimi të tepruar. Në punë do jeni tejet të ngarkuar dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni më pare. Ecni me plane.
Demi
Horoskopi javor 30 nëntor- 6 dhjetor 2020
Këtë javë klima do jetë goxha e tendosur për ju dhe shpesh do bëheni nervozë. Shumë here do ju duket sikur nuk do i arrini dot qëllimet dhe kjo do ju stresojë pamasë. Ju të dashuruarit do jetoni në një klimë të qetë dhe pa emocionet që keni ëndërruar gjithmonë. Në shumë momente do ju duket sikur kurrë më gjërat nuk do lulëzojnë. Ju beqarët do jeni më sensualë dhe ka mundësi të kaloni edhe ditë të lumtura. Me shëndetin duhet të jeni më vigjilentë dhe të kujdeseni për çdo shqetësim para se gjendja të përkeqësohet. Sipas Dritare.net, financat nuk do jenë të shkëlqyera dhe kjo do ju mërzitë goxha. Në punë nuk do ua vënë veshin për ato që do kërkoni dhe asgjë nuk do iu ecë si keni dashur.
Binjakët
Horoskopi javor 30 nëntor- 6 dhjetor 2020
Gjatë kësaj jave do i përkushtoheni më tepër jetës tuaj sentimentale për shkak të një konflikti apo një shqetësimi që do ekzistojë. Do ngrini disa pikëpyetje qe nuk do ju lejojë të merrni frymë lirisht. Do keni diskutime goxha të gjata me partnerin dhe do vendosni pikat mbi “i” për disa çështje delikate. Ju beqarët do realizoni takime mbresëlënëse që ditët e para dhe gjatë gjithë javës do përjetoni emocione të këndshme. Shëndeti nuk do ketë aspak probleme dhe vështirësi, përkundrazi do jeni energjike dhe dinamike. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po nuk kryet çmenduri gjendja do mbetet e kënaqshme. Në pune do keni ide shumë të mira sesi të arrini atje ku keni dëshiruar. Do lodheni e do mundoheni paksa, por rezultatet do ua mbushin zemrën me gëzim.
Gaforrja
Horoskopi javor 30 nëntor- 6 dhjetor 2020
Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave. Ju të dashuruarit do keni një periudhë të mbushur me lumturi dhe emocione pa fund. Partneri do iu surprizojë gjatë gjithë kohës dhe do iu bëjë shpeshherë të ndiheni si në ëndërr. Ju beqarët jo vetëm që do keni takime, por ato shumë shpejt do shndërrohen në lidhje serioze ose martesa. Lodhja do ndikojë së tepërmi tek shëndeti. Nga ana tjetër mbrohuni edhe nga i ftohti, i cili nuk është i zakonshëm. Në planin financiar mos prisni përmirësime të mëdha, por gëzohuni me situatën e qëndrueshme që do ekzistojë. Në planin profesional, planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Mund t’iu bëhen edhe disa propozime të papritura, por mjaft interesante.
Luani
Horoskopi javor 30 nëntor- 6 dhjetor 2020
Nëse nuk bëni më të mirën nga vetja për të ruajtur qetësinë këtë javë gjërat do bëhen më delikate. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do mbrohet nga të gjithë planetët. Dielli do sjellë ngrohtësinë dhe do iu nxitë të tregoheni më mirëkuptues me njëri-tjetrin. Për ju beqarët do jetë periudhë e favorshme për takime interesante. Mos kërkoni menjëherë të krijoni lidhje serioze, por merrini gjërat shtruar. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Mos hani më tepër sesa duhet sepse stomaku juaj do jetë i ndjeshëm dhe do keni dhimbje. Në planin financiar do iu duhet të merrni disa vendime me të vërtetë të vështira, prandaj bëni kujdes. Në punë mundohuni të ndryshoni rutinën dhe të provoni përvoja të reja. Me pak mundim do arrini atje ku dëshironi.
Virgjëresha
Horoskopi javor 30 nëntor- 6 dhjetor 2020
Do ndiheni si të rilindur gjatë kësaj jave dhe rrahjet e zemrës do shtohen edhe më shumë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do jetë më e mirë. Nuk do i mbani inat njëri-tjetrit dhe do dini të kërkoni falje. Ju beqarët duhet të dilni nëpër takime, por nuk duhet t’i pranoni sa hap e mbyll sytë propozimet që do iu bëhen. Shëndeti nuk do jetë i keq, gjithsesi yjet këshillojnë të bëni pak më tepër kujdes me ushqimet. Nëse keni pasur probleme me qarkullimin e gjakut do keni përmirësime. Paratë do jenë shqetësimi juaj më i madh. Situata nuk do jetë e qëndrueshme prandaj duhen marrë masa edhe më strikte. Nëse puna në të cilën jeni nuk iu përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër. Java do jetë e përshtatshme.
Peshorja
Horoskopi javor 30 nëntor- 6 dhjetor 2020
Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Sipas Dritare.net, shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses. Po tentove gjithmonë e arrin atë që dëshiron.
Akrepi
Horoskopi javor 30 nëntor- 6 dhjetor 2020
Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi për ju që jeni në një lidhje, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë ata mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni ne forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.
Shigjetari
Horoskopi javor 30 nëntor- 6 dhjetor 2020
Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Ju që jeni në një lidhje ka rrezik ta kaloni partnerin në plan të dytë duke u marrë fillimisht me disa probleme familjare. Flisni sa më hapur me të dhe shpjegojani me kujdes situatën. Ju beqarët do keni disa probleme dhe nuk do e keni shumë mendjen për të flirtuar me. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.
Bricjapi
Horoskopi javor 30 nëntor- 6 dhjetor 2020
Gjatë kësaj jave planetët do ju ndihmojnë të kuptoni edhe më mirë aftësitë që keni. Ju të dashuruarit, edhe pse do keni disa mosmarrëveshje me partnerin në ditët e para të javës, duhet të keni kurajën t’i përballoni ato. Klima do fillojë të ngrohet pak nga pak nga fundi i javës. Ju beqarët do keni mundësi të shumta për aventura emocionuese. Përfitoni nëse kjo është ajo që dëshironi. Në sektorin e shëndetit gjërat do shkojnë më së miri. Do keni rezistencë të mirë dhe nuk pritet as shqetësimi më i vogël. Në planin financiar ka ardhur koha të tregoheni të kursyer nëse doni që financat mos kenë tronditje të mëdha. Në pune do jetë periudhë e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mirë ku të orientoheni dhe do arrini atë që keni programuar prej kohësh.
Ujori
Horoskopi javor 30 nëntor- 6 dhjetor 2020
Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Ju që jeni në një lidhje do e surprizoni partnerin me sjelljen tuaj shembullore. Do kujdeseni më tepër për të dhe do ia plotësoni dëshirat. Ai do ndihet mirë edhe pse do i duket çudi ky ndryshim i menjëhershëm. Ju beqarët më në fund do përjetoni emocionet e të qenit në një lidhje. Shëndeti nuk do jetë aspak problematik edhe pse lodhja do bëjë të veten. Flini me tepër dhe do keni më shumë energji . Mjedisi yjor nuk do jetë aq i përshtatshëm për sektorin e financave. Mos shpenzoni më shumë sesa ua mban xhepi sepse do keni probleme të mëdha më vonë. Në jetën profesionale do jeni plot vullnet dhe dëshirë për të ecur përpara. Inteligjenca dhe kujdesi që keni do iu çojë atje ku dëshironi.
Peshqit
Horoskopi javor 30 nëntor- 6 dhjetor 2020
Kjo javë nuk do jetë perfekte për ju, megjithatë planetët do ju ndihmojnë të merrni frymë më lirisht. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin nuk do jetë e kënaqshme. Do tregoheni shumë kërkues dhe kritikues njëkohësisht, çka nuk do i pëlqejë aspak atij që keni në krah. Ju beqarët nuk duhet të ecni me sy mbyllur dhe të shohin nga do iu çojë rruga sepse do përballeni me zhgënjime. Fizikisht do ndiheni mirë, megjithatë disa ushtrime fizike dhe pak më tepër kujdes me ushqimin do iu ndihmonte të kishit energji më tepër. Financat do jenë të qëndrueshme nëse shpenzoni vetëm për gjerat e nevojshme dhe nuk e teproni me gjërat e panevojshme. Në planin profesional do keni fat me shumicë dhe do jeni më të suksesshmit nga kolegët. Shefat do iu japin edhe mundësi të shprehni mendimet që keni mbi një temë delikate.
Sot
Tani eshte e kuruar deri ne detaje por ja si dukej Alketa Vejsiu para 16 vitesh

Alketa Vejsiu eshte padyshim imazhi me jetegjate ne ekranin shqiptar. Aftesia dhe elokuenca e saj per te sjelle gjera te bukura ne skene ka ditur si te terheq gjithmone vemendjen e publikut.
Perpos angazhimeve te shumta, Alketa eshte gjithmone aktive ne rrjetet sociale.
Moderatorja eshte bere nostalgjike dhe ka postuar nje foto para 15 vitesh.
Ne krah te fotos Alketa shkruan: ’15 vjet me pare, Njera nga ju, nje si te gjithe ju… vazhdoj te jem’
Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente nga ndjekesit te cilet e kane komplimentuar per pamjen e saj.
Vejsiu duket sikur ka bere pakt me kohen pasi vitet kalojne dhe ajo mbetet gjithmone kaq e bukur.
Kujtojme se ajo eshte shume e pelqyer nga publiku shqiptar i cili i ka qendruar prane qe ne fillimet e karrieres si folese ne radio e deri ne ditet e sotme.


Sot
Luana Vjollca ndryshon ngjyren e flokeve ne menyre drastike/ Ja si duket ajo me pamjen e re

Moderatorja Luana Vjollca ka ardhur ne ekran me emisionin e saj shume te ndjekur ‘Shiko kush luan’. Luana ka mahnintur gjithmone fansat me daljen ne ekran pasi shfaqet gjithmone shume e kuruar.
Prej vitesh ajo ka ruajtur thuajse gjithmone te njejtin look, me floket bionde.
Me sa duket Luanen e paska marr malli per ndryshme.
Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet me nje fustan te zi pas trupit dhe floket ngjyre kafe.
‘Kush je ti dhe cfare i ke bere Luanes?’, shkruan moderatorja bashkengjitur postimit.
Si zakonisht, fansat nuk i kane kursyer komplimentet per te. Duhet te pranojme se Luana ngjan e bukur me cdo lloj ngjyre apo modeli flokesh.
Ajo terheq gjithmone vemendjen e publikut i cili ka kuriozitet per cdo gje rreth saj.
Po ju si mendoni, si ngjan me bukur Luana bionde apo brune?



Sot
Do te filloj 1 cikel i ri ne jeten tuaj/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 19 DHJETOR 2020
JUPITERI NE UJOR
ERE E RE LIRIE PERMBYSJE DHE REVOLUCION
JUPITERI nje planet i Dashur ashtu sic ishte Zoti i Perendive simbolizon
Mbrojtjen
zhvillimin
Pervojen
Perparimin
Jupiteri shenon nje periudhepozitive ne shenjen ku futet ne Harten e Qiellit dhe ne harten personale te gjithkujt
Zakonisht na entuziazmon por edhe na bene te marrim rrezikojme duke marre risqe pa baze reale
Ne vitin 2020 Jupiteri ishte ne shenjen me te keqe per te ne Bricjap
U kushtezuan liri levizje zgjedhje ceshtje karriere e ekonomike Zhvillimi gezimi ngelen ne vend numero
Do largohet nga Ujori ne 28 Dhjetor 2021 Por ne maj ne dt 13 do bej nje futje te shpejt ne Peshk deri ne 29 Korrik
Nga 29 Korri deri ne 19 Tetor do jete i kundert si pozicion
Ne dt 21 Dhjetor ne daten e solsticit Dimeror do takohet me Saturnin ne Ujor
Ky takim ne shenjat e Ajrit ndodh nje here ne 200 vjet
Ne shenjen e Ajrit ne Ujor mund ta cilesojme si frymemarrje te Egzistences
Eshte momenti ku Krijuesi ON i Feshkellen Materies dhe i jep fryme ose shpirt
Idea behet fjale dhe Fjala drejton Energjine
Do jemi ne nje moment ku ngjan sikur jetojme ne nje shtepi pa Dritare dhe do shperthejme muret per tu futur Drita dhe ajri i fresket
Por mbi te gjitha na duhet nje Qellim per te bere ndryshimet
Shtetet dhe Qeverite ne planin politik e perfeksionuan Diktaturen me Jupiterin ne Bricjap dhe vete nga menyra e funksionimit shteti eshte Diktature
Tani Diktatura do mbetet pa shtepi pa Mure rrethuese dhe ajri do huje e do dal nga te gjitha anet
Si cdo organizem edhe shteti mund te fitoj imunitet nga ky ndryshim i madh
Nuk duhet ta lejojme
Dashi
Deshira juaj tashme do jete te shpetoni boten Por kete nuk mund ta beni E rendesishme eshte te jeni me altruist dhe te punoni ne grup ne kete periudhe ndryshimesh te medha Jeta erotike nuk ju perket me Do merreni me ceshtje me te rendesishme sociale
Demi
Per ju siguria vjen e para Por ne nje periudhe ndryshimesh te medha do ta keni te veshtire te pershtateni Gjithesei ju duhet te mesoheni me ndryshimet qe do ndodhin ne jeten tuaj Zgjeroni rrethin e kontakteve
Binjaket
Jupiteri do ju ndihmoj te merrni njohuri te reja shkencore dhe teknologjike Ju jeni te hapur drejt ndryshimeve dhe gjerave te reja dhe ideve te reja Ceshtjet ligjore do ju favorizohen Po keshtu edhe udhetimet dhe llogjika e re Do fitoni nje ndjenje drejtesie apo te se drejtes
Gaforrja
Ne ceshtjet ekonomike dhe te sigurise do ndikoj Jupiteri ne Ujor per shenjen tuaj Duhet te rregulloni kredite detyrimet borxhet Disa do ta perjetojne ndryshe ndjenjen e sigurise pasi do besojne ne forcen e tyre te brendshme Por nje ndryshim emocional do ju beje te humbni ekuilibrat dhe shendetin fizik Duhet te jeni optimist dhe jo melankolik
Luani
Do kete shume rendesi te madhe per ju futja e Jupietrit dhe Saturnit ne Ujor perball jush. Ne fushen e marredhenieve do keni rinovim te bashkepunimeve dhe te jetes personale Do vijne shanse te reja por duhet te beni zgjedhjen e duhur Duhet te shmangni marredheniet e paqarta dhe te silleni me me seriozitetKujdes nga ndarjet ne cift ose ne pune
Virgjeresha
Jeta juaj e perditeshme me Jupiterin en Ujor ashtu sic ishit mesuar do permbyset dhe do ndryshoj krejtesisht
Ne punen tuaj duhet te promovoni teknologjine e re dhe publicitetin Nuk mund te jeni me ankth dhe te kontrrolloni cdo gje Kujdes me shendetin Perdorni terapi te reja dhe menyre te shendetshme te ushqyeri dhe shplodhjeje
Peshorja
Forca me e madhe krijuese dhe talentet apo hobet tuaja tashme do marrin zhvillim dhe perparesi ne jeten tuaj Do shpenzoni kohn tuaj te lire me gjera qe ju pelqejne dhe ju japin liri Keni fatin te beni femijeDo keni fat me lojrat e Fatit Por mos e teproni
Akrepi
Ju do ta ndjeni mire Jupietrin ne Ujor me ndryshimet qe do vijne pasi keni nevoj per nje Metamorfoze Kryesisht ne ceshtje te nje shtepie prone apo ceshtje familjare Gjithsesi do donit qe perparimi te behej me hapa te matur e te sigurt Nese deshironi te zbuloni nje thesar ate do ta gjeni tek pervoja juaj Pervoja do jete guri juaj i cmuar per te Ardhmen Stabiliteti ne jeten tuaj personale dhe te te arfermve do kete perparesi
Shigjetari
Udheheqesi juaj Jupiteri tashme ne Ujor ndodhet ne nje shenje qe eshte ne natyren tuaj Nuk do ngeleni me vetem te merzitur dhe te menjanuar Tashme ajri i lirise dhe i veprimit rikthehet ne jeten tuaj te bllokur gjate ketij viti qe kaluam Do bashkepunoni me njerez serioz dhe marreveshje kontrata e bashkepunime do jene te mira per ju
Bricjapi
Per ju do fillojne ndryshimet ne ceshtjet e vlerave monetare dhe shkembimeve ekonomike Deri tani jeni mjaftuar me te qenit ne krye te marrdhenieve megjithese nuk keni patur zhvillime te rendesishme keto dy vitet e fundit Tashme duhet te ndryshoni filozofi qe te filloni te fitoni ne ekonomi apo ne siguri
Ujori
Nje cikel i ri 12 vjecar fillon ne shenjen tuaj me rezultate qe do ndjehen per 30 vjet rresht Ky eshte viti qe ju nxjerr nga nje bllokim i dukshem tre vjecar me Saturnin ne BricjapDuhet te beni levizje rregulluese ne gabimet qe keni bere dhe te perparoni ne karriere dhe jete personale
Peshqit
Jupietri dhe Saturni ne Ujor do ju pstrojne fillimisht se brendshmi ne shenjen tuaj Keni nevoj per nje lavazh shpirteror para se te filloni te jepni e te merrni me njerzit dhe te bashkepunoni Ne shenjen tuaj do ndodhin Apokalipse te rendesishme Nese keto tre vitet e fundit nuk keni bere aleanca apo plane reale Mund te themi qe keni humbur shanse Tashme duhet te ndryshoni neutropi Ky Apokalips do ju tregoj shume gjera qe nuk i dinit per veten tuaj dhe duhet ti ndryshoni
-
Sot2 years ago
Rudina Magjistari fton ne emision bashkeshorten e Arian Canit/ Shikoni sa e bukur eshte ajo
-
Sot2 years ago
Ja tregoi te gjitha format e trupit/ Xhensila dhe Marina bejne ”XING” me te njejtin fustan
-
Aktualitet2 years ago
E lindur për të qenë E PARA, kjo është shenja kardinale e horoskopit që e kanë zili të gjithë
-
Sot2 years ago
Kane blere rroba te ”gabi”/ Keto jane 9 vajzat VIP qe cfare nuk kane gjetur duke kerkuar
-
Keshilla2 years ago
Harrojini metodat e dhimbshme të depilimit, ja si të hiqni qimet me paste dhembesh, ruajeni receten
-
Sot2 years ago
I kane qare operacionet plastike/ Ja kush jane vajzat VIP qe kane ndryshuar per mire pas nderhyrjeve
-
Magazina2 years ago
Mobilje te shtrenjta dhe 100 pale kepuce/ Ja si duket nga brenda shtepia luksoze e Jonida Maliqit
-
Aktualitet2 years ago
Do te merrni nje oferte nga jashte vendit/ Horoskopi i detajuar i muajve Nentor dhe Dhjetor 2020