Connect with us

Aktualitet

Horoskopi i dashurise per vitin 2021/ Kjo eshte shenja qe do te perjetoje vitin e dashurise se vertet

Published

on

Në fund të vitit ne shpesh raportojmë se çfarë ndodhi në atë që sapo mbaroi dhe gjithmonë pyesim veten se çfarë do të ndodhë në të ardhmen..

Ç’thonë yjet për 12 muajt e ardhshëm për sa i përket dashurisë? Jeni gati për ta zbuluar?

Dashi

Në vitin 2020 Jupiteri dhe Saturni kanë lënë shumë pak hapësirë për zemrën. Por tani – për fat të mirë për ju – energjia ndryshon, përmirësohet. Nga qershori i kaluar e tutje, Marsi ju ka ndezur me pasionet e tij, me dëshirën e tij për gjëra të veçanta, ato që mbase vetëm 2021-shi do t’ju japë. Venusi do të jetë aleati i vërtetë i dashurisë për ju në shkurt, prill, korrik dhe gjithashtu në tetor, ndërsa Marsi – një zëdhënës autentik i erosit – do shfaqet nga mesi i qershorit deri në fund të korrikut dhe pastaj përsëri në tetor, duke sjellë të gjithë forcën e instikteve, nevojën për të pasur pasione të tjera. Kini parasysh datën e 20 tetorit dhe 12 prillit nëse doni të përmirësoheni në fushën e ndjenjave.

Demi

Ndërsa do të jeni shumë të zënë me menaxhimin e Jupiterit dhe Saturnit me çështjet e tyre praktike, mos harroni t’i kërkoni Venusit, planetit tuaj, një dorë për ndjenjat e për çështjet e zemrës. Viti 2021 premton të jetë intensiv, por interesant, ndoshta sepse Venusi nuk do të ndalet kurrë, domethënë nuk do të dorëzohet para ngjarjeve. Prandaj mënyra juaj e të dashuruarit do të jetë vendimtare, e sigurt, gjithmonë e gatshme për t’u përfshirë. Venusi do të jetë veçanërisht miku juaj në janar, mars, në gjysmën e parë të majit dhe gjithashtu në verë, me pak fjalë, për një kohë të gjatë. Marsi do të jetë një aleat i mirë deri në fillim të marsit, majit dhe më pas në gusht. Datat më të mira për të falur dashuri do të jenë ato të 11 majit dhe 19 nëntorit.

Binjakët

Për të kuptuar nëse 2021-shi do të jetë një vit i rëndësishëm (dhe me fat) në dashuri, thjesht shikoni Jupiterin, i cili është ylli që përshkruan më mirë afeksionet tuaja. Në mes të majit dhe më pas nga fundi i korrikut, janë momentet kur punët e zemrës ndoshta do të jetë më të lehta dhe do të keni më shumë fat. Mërkuri, planeti juaj, do të kalojë një pjesë të mirë të vitit mes shenjave miqësore duke ju bërë të ndiheni shumë të fortë, gjithmonë të gatshëm për të përjetuar dashuri, sfida e ndjenja. Afërdita do t’ju sjellë shumë ëmbëlsi në shkurt, maj dhe në pjesën e dytë të gushtit. Ndërsa datat e 26 majit dhe 10 qershorit do t’ju bëjnë vërtet protagonistë të marrëdhënieve që po përjetoni.

Gaforrja

Ju keni shumë nevojë për lehtësira, njerëz dhe situata që thonë “po”, që nuk krijojnë probleme për mënyrën e të shprehurit të ndjenjave. Për një kohë të gjatë, Jupiteri dhe Saturni (kundër) ju kanë penguar të përjetoni shumë gjëra. Edhe yjet do të binden se meritoni më shumë, si pasojë nuk do të keni më punë me kundërshtime, sepse Jupiteri do t’ju ndihmojë të rriteni, duke sjellë fat për realizimin e ëndrrave tuaja dhe në ambiciet sentimentale. Momentet më të mira? Nga 24 qershori deri më 10 korrik, edhe pse yjet duke filluar prej mesit të janarit do t’ju japin një dorë në çdo vendim në çift që do t’ju duhet të merrni.

Luani

Saturni është kundër, por kjo nuk do të thotë që jeni të privuar nga ndenjat dhe dashuria përgjatë këtij viti. Gjatë 2021-shit, do të keni mundësinë të përcaktoni më mirë pozicionin tuaj në një marrëdhënie, duke u përpjekur ta konsolidoni atë. Ose, nëse nuk e doni këtë gjë, do të kuptoni që ka ardhur koha për të thënë lamtumirë. Erotizmi dhe pasionet do të jenë të pranishëm nga mesi i qershorit deri në fund të korrikut, falë kalimit të Marsit në Luan. Ndërsa Venusi siguron ëmbëlsi dhe përkëdhelje midis marsit dhe prillit dhe pastaj përsëri në korrik. Lajme të reja dhe disa përmirësime do të ndodhin në mes të shkurtit (ose pak më parë) dhe në javën e parë të gushtit.

Virgjëresha

Jupiteri do të lëvizë dhe kjo do të thotë që dikush, në muajt e ardhshëm, do të vendosë të gjejë guxim dhe pasion, të jetojë gjithçka më mirë, madje edhe ndjenjat. Vëzhgoni Jupiterin veçanërisht nga mesi i majit deri në fund të korrikut (sidomos nëse keni lindur në gusht), pozicionimi i tij mund t’ju sjellë një tension ose konfrontim me partnerin tuaj. Për fat të mirë, Afërdita do ta zbusë vitin tuaj nga mesi i prillit deri në mes të majit dhe më pas nga 23 korriku deri në gusht, ndërsa erosi do të jetë i pranishëm së bashku me Marsin në janar dhe shkurt. Datat që favorizojnë punët e zemrës për Virgjëreshën do të jenë ato të mesit të marsit dhe fundit të shtatorit. Takime pranverore parashikohen, ndërsa zgjedhjet dhe vendimet do të merren me mbërritjen e vjeshtës.

Peshorja

Edhe për shenjën tuaj, 2020-a sigurisht nuk ishte shumë e mirë: pozicionimet dhe kundërshtimet shpesh i bënin marrëdhëniet paksa të tensionuara. Tani ju keni një dëshirë të madhe për të shkuar më tej, për të hedhur hapa në vijim. Jupiteri dhe Saturni do t’jua bëjnë gjithçka më të lehtë, argëtuese dhe të këndshme. Me pak fjalë, do të ndiheni më të sigurt dhe të aftë për të jetuar plotësisht një ëndërr. Marsi do të bëjë që të ndiheni më afër pasioneve, sidomos në muajt mars, prill dhe tetor. Më në fund, periudhat e mesit të prillit dhe fundit të tetorit janë shumë të favorshme për zemrën.

Akrepi

Ju mund të përfitoni nga pozicionimet e Saturnit dhe Jupiterit (ky i fundit vetëm pjesërisht), së bashku me lëvizjet gjithmonë të drejtpërdrejta të Venusit dhe Marsit, për të vendosur më në fund të sqaroni marrëdhëniet, me mënyrën tuaj të trajtimit dhe jetesës së një marrëdhënieje. Jupiteri, megjithatë, do të jetë shoku juaj nga mesi i majit deri në fund të korrikut dhe do të jetë një ndihmë e fortë, e rëndësishme, diçka që do t’ju lejojë të kaloni një kohë shumë argëtuese, me emocione që do të shpërthejnë. Marsi do t’ju japë një dorë sidomos në qershor, korrik dhe pastaj përsëri në dhjetor, periudha në të cilat do të keni nevojë. Nga ana tjetër, Venusi do të bëjë të takoheni me dashurinë në mars, prill, korrik dhe tetor.

Shigjetari

Do të duhet të komunikoni më shumë, të bini në sy, të vëzhgoheni ndërsa lëvizni midis dashurive dhe tundimeve. Jupiteri, deri në mes të majit, do t’ju shërbejë pikërisht për këtë, për të mos bërë gabime me qëndrimet, me lëvizjet dhe iniciativat e lidhura me zemrën. Mundohuni të besoni në veten tuaj, të jeni më të sigurt për pamjen tuaj. Pozicionimi i Marsit do t’ju ndihmojë. Merrni parasysh se Mërkuri do t’jua vështirësojë punët me dashurinë, ndërsa gjithçka do të shkojë shumë më mirë deri në mes të marsit dhe pastaj në verë. Mos harroni Hënën e Re më 10 qershor, sepse kjo do të jetë një kohë e veçantë për takime.

Bricjapi

Gjithçka lëviz në shtëpinë e dytë, atë të gjërave praktike, konkrete, për këtë do të keni një qasje shumë më fizike me të tashmen, me vitin tuaj. Sidoqoftë, dashuria me siguri do të ketë diçka interesante për t’ju treguar deri në ditët e para të marsit dhe më pas nga fundi i korrikut deri në mes të shtatorit. Venusi, me ëmbëlsinë e tij, do të përpiqet të ngjyrosë zemrën tuaj në janar, në maj dhe më pas nga fundi i korrikut deri në mes të gushtit. Me pak fjalë, në ato periudha do të jeni më romantikë se zakonisht. Periudha që do t’ju sjellë fat në çift është në mes të janarit. Do të gjykoni më mirë një situatë të çështjeve të zemrës rreth 10 korrikut.

Ujori

Gjithçka është e mundur kur shenja jonë është shenja më me fat e vitit. Fakti është, të dashur Ujorë, që Jupiteri dhe Saturni do të bashkohen (ata e bëjnë këtë gjë çdo 20 vjet) menjëherë pranë jush, me efekte të pashmangshme edhe në jetën tuaj në çift. Ju keni nevojë të rriteni, të zhvilloheni, t’u jepni jetë dhe formë marrëdhënieve që kanë rëndësi. Do të jeni të sigurt për atë që dëshironi me të vërtetë, me disa hezitime të mundshme vetëm nga fundi i majit deri në mes të tetorit, kur Saturni do të jetë në prapavijë. Marsi do të ndezë pasione të reja në pranverë dhe vjeshtë. Venusi do t’ju japë aq shumë ëmbëlsi në shkurt, maj dhe nga mesi i gushtit deri në mes të shtatorit. Hëna favorizon një ndodhi të rëndësishme në shkurt dhe gusht.

Peshqit

Në pjesën qendrore të vitit 2021, do të jeni në gjendje të mbështeteni në një forcë speciale, në një siguri që nuk është shumë e zakonshme. Mërkuri do të jetë aty për t’ju kujtuar periudhat kryesore kur duhet të fokusoheni te ndjenjat: nga fillimi i majit deri në mes të korrikut nuk duhet të neglizhoni emocionet e atyre që doni. Ndërsa nga fillimi i janarit deri në mes të marsit çështjet e zemrës nuk do të jenë shumë të rëndësishme. Venusi do ta bëjë bashkëjetesën të bukur në muajt mars, qershor dhe pastaj përsëri në shtator. Marsi do të ndezë pasionet në maj dhe nëntor. Më në fund, Hëna e mesit të marsit dhe fillimit të shtatorit do të favorizojë takimet.

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: nova88

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending