Connect with us

Aktualitet

Iku gjysma e muajit Nentor/ Astrologu Paolo FOX jep horoskopin per periudhen 19-30 Nentor 2020

Published

on

Dashi:

Ndikimi i yjeve do të bëjë që përjetimi i ndjenjave të jetë më konfuz, ndoshta për shkak të tensioneve të mëdha në fushën profesionale. Duhet të bëni shumë kujdes nëse një histori dashurie nuk funksionon më, pasi viti 2020 është goxha i vështirë për çiftet që s’kanë harmoni prej kohësh. Ata që janë më tolerantë i shmangin debatet për të pasur ekuilibër në lidhje. Duhet të tregoni më shumë mirëkuptim reciprok. Është më mirë të mos krijoni zënka të kota, sidomos rreth datës 18. Do ta keni të vështirë të tregoheni mirëkuptues në këtë muaj gjatë të cilit ndiheni kaq të zemëruar, të stresuar dhe ndoshta edhe të mërzitur. Kush ka pasur një histori të hidhur në të shkuarën, tani i druhet përsëritjes së një përvoje negative. Ditët e fundit të nëntorit mund ta lehtësojnë situatën sentimentale.

Demi:

Mendohuni para se të veproni, edhe pse mund të jeni pak të mërzitur ose të zhgënjyer nga dikush. Mos u tregoni armiqësorë nga data 21-30 nëntor. Të sapomartuarit duhet të shmangin diskutimet rreth përgjegjësive në shtëpi. Do të jetë periudhë e bezdisur, por në fund do të rezultojë konstruktive.

Binjakët:

Është muaj më i thjeshtë se tetori në aspektin personal dhe dashuria do të jetë më afër. Mund të mendoni edhe t’i riktheheni një historie të vjetër, pasi tani mund të kuptoni ç’ndodhi vërtet. Shtohet forca dhe dyfishohet magjepsja. Ndikimi i Venusit në favorin tuaj i bën më pozitive datat 3 dhe 4. Tri fundjavat e para të muajit janë goxha interesante, por edhe data 29. Periudhë e favorshme edhe për çiftet që duan të bëjnë një fëmijë.

Gaforrja:

Tensioni në punë sigurisht që do të ndikojë edhe në dashuri, ndaj në nëntor mund të vini në pikëpyetje ndjenjat tuaja. Bëni kujdes, sepse nuk është periudha e duhur për diskutime të kota që mund të sjellin dëme të pandreqshme. Gjithsesi, problemi juaj janë lidhjet e reja dhe xhelozia që mund të lindë në lidhjet më pak të konsoliduara. Rreth datave 5 dhe 6 nuk do ta keni të lehtë të mbani gjithçka në kontroll në familje. Situata do të ndryshojë dhe do të keni më shumë lehtësira që në fund të muajit, më datë 21.

Luani:

Gjithë ky presion në punë do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme edhe në dashuri. Polemikat mund të nisin në fundjavën e datës 13 dhe 15. Më mirë shmangni diskutimet dhe polemikat, sidomos nëse jeni të lidhur me një Shigjetar ose Akrep. Nëse është dikush që nuk i kupton nevojat tuaja, mund të lindë ndonjë konflikt. Lidhjet e reja janë të dyshimta. Ata që janë të lidhur prej kohësh kanë konflikte, por s’do të thotë që janë në krizë. Me pak durim mund të kapërcehen edhe ditët më të vështira dhe duhet të bëni pak kujdes nga datat 22-30.

Virgjëresha:

Nëntori është muaj i rëndësishëm për ndjenjat, të cilat janë në mëdyshje që në shtator, pasi sharmi juaj është i padiskutueshëm. Për njohjet e reja, periudha më e mirë fillon nga data 10 deri më datë 21. Nëse keni përjetuar një krizë gjatë prillit dhe qershorit, tani mund ta kapërceni. Është periudhë e mbarë për ata që duan të hapin një aktivitet me partnerin ose partneren. 27 është data e duhur për të diskutuar të ardhmen tuaj, por në përgjithësi, nëntori mbetet muaj shumë intrigues. Nuk duhet t’u riktheheni dashurive të përfunduara.

Peshorja:

Ndjenjat janë në plan të parë për çiftet që duan të martohen ose që duan të bashkëjetojnë dhe që e kanë shtyrë për motive të ndryshme. Do ta keni më të lehtë të krijoni njohje të reja. Dashuritë e pasionuara janë gjithmonë të pranishme, por me një Dash ose me një Bricjap mund të lindin pasiguri dhe mund t’ju vënë me shpatulla pas muri. Data 21 nëntor është edhe më efikase për sa u takon ndjenjave. Gjithë lidhjet e krijuara gjatë tri javëve të para do të shkojnë goxha mirë. Edhe për ata që janë ndarë ka ardhur momenti për njohje të reja.

Akrepi:

Më datë 10 do ta ndieni zemrën t’ju rrahë më fort dhe më datë 21, Venusi do të favorizojë shenjën tuaj dhe do të shkaktojë emocione të veçanta. Ata që janë vetëm dhe kanë humbur shpresën për të zënë një boshllëk, do të vërtetojnë të kundërtën. Duhet ta shfrytëzoni këtë muaj për t’u qetësuar dhe për të fituar terren në dashuri. Lidhjet e reja lindin të mbushura me pasion dhe do ta keni më të lehtë të mposhtni mosbesimin e lindur. Të ndarët nuk kërkojnë një dashuri të përjetshme, por mund të krijojnë një shoqëri të përzemërt. Nëse lidhja juaj nuk ka asnjë gjasë të ecë, mund të ndaheni.

Shigjetari:

Meqë nëntori nuk ka tensione, do t’ju sjellë lumturi. Një Dash, Peshore ose Luan mund t’ju japin emocione, ndaj nuk duhet kurrsesi t’ia mbyllni derën fatit, edhe pse gjatë pjesës së parë të vitit keni pasur probleme ose mosmarrëveshje. Ekziston mundësia e takimeve interesante dhe njohjeve të reja. Nëse së fundmi jeni ndarë, mos u shqetësoni, gozhda del me gozhdë.

Bricjapi:

Në planin personal, nëntori është interesant. Historitë që janë krijuar rishtazi janë të mbrojtura. Vetëm në tri javët e para duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi punës. Nëse ka ndonjë ish që nuk ju ndahet, ndoshta duhet të jeni më të qartë. Ndikimi pozitiv i Venusit do të rikthehet në shenjën tuaj më datë 21. Një deklaratë dashurie do t’i ngrohë ditët e fundit të nëntorit.

Ujori:

Historitë e vjetra të dashurisë ecin dhe kush është vetëm mundohet, por me kujdes, pasi ka ardhur momenti i zgjedhjeve të rëndësishme, që mbase mund të jenë edhe të përjetshme. Ata që kanë fatin të kenë partnerin ose partneren e duhur në krah mendojnë për një shtëpi të re, për një fëmijë, pasi në këtë drejtim kanë nisur ndryshimet që në verë. Nëse keni gjëra për të sqaruar, bëjeni brenda datës 31. Megjithatë, xhelozia mbetet thikë me dy presa. Ndonëse Ujori është shenjë e lirë, që parapëlqen edhe ta lërë të lirë njeriun që do, kohët e fundit po shfaqni një dëshirë kontrolli që mund të vrasë besimin në çift. 10 ditët e fundit të muajit do të jenë me mëri në çift. Data 27 dhe 28 do të jenë për sqarime në çift.

Peshqit:

Dashuritë që lindin në nëntor dhe dhjetor janë me fat, sidomos pas datës 21. Sprovat në dashuri nuk kanë të sosur, por tani jeni ju ata që gjykoni të tjerët. Nuk keni më dëshirë të humbni kohë. Yjet nuk mund ta ndryshojnë karakterin e atyre që na qëndrojnë pranë, por mund të na japin mundësinë të kuptojmë në bazë të përvojave të shkuara se cila është rruga e duhur në dashuri. Në fund të muajit, nga datat 23-30 pritet të keni më shumë emocione.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Aktualitet

”More 1 shpulle te ftohte nga te gjithe ne/ Roza Lati i pergjigjet Bieta Sulos pas debatit ne studio

Published

on

Roza Lati ishte e ftuar në emsionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u duk se gjërat nuk shkuan dhe aq mirë gjatë kësaj interviste.

Ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj të fundit fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.

Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?

Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza. Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”  Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.

Mesa duket Roza është ndier e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.

“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj…
Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga ëalli ??????
Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza. 

Mirëpo, s’ka vonuar shumë dhe Roza i ka kërkuar ndjesë Bietës për deklaratën e saj dhe për “shpullën e ftohtë” që ka marrë nga publiku.

Në një tjetër postim në Instagram, Roza tregon se s’ka asgjë personale me Bietën, teksa shkruan:

“Ne emer te publikut, ne emer te Instagram, dhe te YouTube, dua te te kerkoj ndjese @bietasulo qe more mbrapsht kete shp ulle te ftohte nga te gjithe ne.
Na vjen keq Bieta se u rrembyem nga emocionet te gjithe e na rreshkiten si copeza diamantesh te ftohta…
Asgje personale.
Kjo eshte arsyeja pse publiku me do. Sepse une i kapercej kufijte mi. Por jo kufijte e tu.
Une tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurine time! 
Keshtu qe hajde te cohemi te gjithe ne kembe dhe te bejme Gezuar!!! 
Se Roza neser ka ditelindjen!! E s’duhet ta shtrojme diten e pare te vitit te Shenjte, me urre jtje dhe mllef! Ne jemi me te medhenje se kaq…… apo jo zemrat e mia?

// Foto e pa-publikuar me pare nga projekti “BILLIONAIRE”

Neser hedh fotot e tjera, qershite e fundit te tortes “BILLIONAIRE” ‍”

Continue Reading

Aktualitet

Me veshjen luksoze qe kushton 3200 euro/ Kjo eshte veshja qe Marina ka paguar sa qimet e kokes

Published

on

Ajo eshte nje nder femrat me terheqese te ekranit shqiptare e cila gjithmone shfaqet e kuruar deri ne detaje. Marina Vjollca ka ditur te beje per vete te gjithe publikun shqiptar me embelsine e saj.

Dalja e saj e pare publike ka qene ne emisionin investigative ‘Fiks Fare’. Me pas asaj ju besuan disa nga emisionet me te suksesshme ku mund te permendim ‘Top Fest’ apo ‘E diell’.

Ndersa tani Marinen e shikojme cdo te shtunen nen moderimin e emisionit te humorit ‘Klanifornia’ ne televizionin Klan. Moderatorja e njohur kujdeset shume per pamjen e saj dhe njihet edhe per shpenzimet e shumta qe ben. Veshjet e saj jane gjithmone te trendeve me te fundit te kohes dhe shume te kushtueshme.

Ne nje foto te publikuar ne rrjetin social ‘Instagram’ ajo shfaqet e veshur me nje pallto te holle te markes ‘Gucci’. Kjo pallto shumengjyreshe kushton plot 3200$.

Marines kjo pallto i shkon shume pavaresisht cmimit qe ka.

Continue Reading

Trending